Një rënie në gjininë e romanit dhe përmirësim i cilësisë së përkthimit. Ky duket se është bilanci letrar për vitin 2012, që ka dalë pasi juria e çmimeve letrare ka shqyrtuar gjithë prurjet në këtë lëmë, për të nxjerrë veprat më të mira në gjininë e romanit, tregimit, poezisë, kritikës letrare, esesë, përkthimit, letërsisë për fëmijë, gjatë vitit të shkuar. Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Kulturës, pas një pune të gjatë, juria e përbërë nga Visar Zhiti në pozicionin e kryetarit, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku anëtarë, prej muajit mars ka marrë në shqyrtim prurjet letrare të vitit të shkuar, duke bashkëpunuar me Bibliotekën Kombëtare, me libraritë, botues, duke ndjekur Panairin e Librit, median, por edhe nga komunikimi me lexuesit. Në bazë të rregullores së çmimeve letrare dhe dispozitave të saj të përgjithshme lejohet të merren në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara në shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më parë.

Gjatë këtij shqyrtimi është konstatuar se gjinia e romanit nuk ka pasur kulme për vitin 2012, madje rënie, po kështu dhe letërsia për fëmijë, kurse përkthimi i letërsisë botërore në gjuhën shqipe ka njohur zhvillime dhe larmi të admirueshme. Në takimet e saj më të fundit është debatuar gjatë për romanet nga autorë si Ridvan Dibra dhe Ylljet Aliçka, Gjergj Vlashi dhe Idlir Azisi, Gazmend Krasniqi e Leonard Veizi, Albatros Rexhaj, Roland Gjoza etj. Po kështu dhe në fushën e poezisë, duke nxjerrë veprat e poetëve si Krenar Zejno, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Demir Gjergji etj. Debate ka pasur edhe për gjininë e tregimit apo letërsinë për fëmijë, e cila prej vitesh nuk po arrin të kapë nivelet e kërkuara. Ka pasur kandidatura të shumta në gjininë e kritikës letrare dhe të esesë. Vëmendje iu kushtua edhe debutuesve letrarë në gjini të ndryshme. Debati për kandidatët në lëmin e përkthimit nxori edhe të tjera probleme që lidhen me këtë fushë. Gjithsesi, sa u takon përkthyesve, u diskutuan vepra të sjella në shqip nga Pirro Misha e Nonda Varfi, Jonila Godole e Balil Gjini, Ahmet Selmani dhe Bajram Karabolli, Parid Teferiçi e Amantia Kapo, Rudi Erebara dhe Arben Dado. Pavarësisht debateve e emrave të shumtë, juria, në mbledhjen më të fundit të datës 27 nëntor, ka dalë me një listë kandidaturash. Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi për gazetarinë kulturore, që mban emrin “Teodor Keko”.

Juria
•  Visar Zhiti,
•  Dhurata Shehri
•  Bardhyl Londo
•  Flutura Açka
•  Romeo Çollaku

Kandidatët për çmimet letrare të vitit 2012 

Roman
Gazmend Krasniqi, “Shitësit e apokalipsit”
Ridvan Dibra, “Legjenda e vetmisë”
Ylljet Aliçka, “Valsi i lumturisë”

Tregim
Ardian-Cristian Kyçyku, “Perla”
Gjergj Vlashi, “Tregim i ëndërruar”
Vera Bekteshi, “Det i moçëm”

Poezi
Krenar Zejno, “Trilogjia e apologjisë së lugjeve”
Luljeta Lleshanaku, “Pothuajse dje”
Rudolf Marku, “Një ballkanas në Londër”

Autor debutues
Darien Levani, “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, roman
Edlira Tonuzi (Macaj), “Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit”, kritikë
Lindita Komani, “Postimpresion”, poezi

Përkthim
Alban Bobrati, “Nëse një natë dimri një udhëtar”… (Italo Calvino)
Bajram Karabolli, “Muaji më mizor” (Pilar Adon)
Jonida Godole, “Pështjellimet e Tërlesit” (Robert Musil)
Parid Teferiçi, “Delfini” (Robert Lowell)
Pirro Misha, “Dita e trifidëve” (John Wyndham)

Kritika letrare
Ali Aliu, “Don Kishoti shqiptar”
Korab Hoxha, “Shenja të munguara në letrat shqipe”
Shaban Sinani, “Tradita gojore si etnocitet”

Ese
Daut Gumeni, “Shënime nga Shkolla e Partisë”
Monika Shoshori (Stafa), “Gati për rinisje (Up in the air)”
Uran Butka, “Kristo Kirka”

Letërsia për fëmijë
Fatmir Terziu, “Rrëfenjat e xha Avramit”
Jani Duri, “Ishulli i karficës”
Thanas Jorgji, “Unë jam Kronosi, mbreti i kohës”

4 Komente

Poezi
Krenar Zejno, “Trilogjia e apologjisë së lugjeve”
Luljeta Lleshanaku, “Pothuajse dje”
Rudolf Marku, “Një ballkanas në Londër”

C'perzgjedhje!

 Dhurata Shehri e perhershme ne komisione.Nuk ka te tjere kritike apo njohes letersie? Bardhyl Londo? pese veta si mund te lexojne prurjet e gjiuthe vitit? Nuk do ishte mire qe te kishte nje juri te vecante per poezine dhe nje tjeter, me te specializuar , per perkthimet? Ne shkrim thuhet se juria ka komunikuar me shtepite botuese, librarite? ma merr mendja per te marre informacion mbi librat me te shitur. Po me lexuesin si kane komunikuar? Nuk do ishte me e udhes te behej nje anketim me nje liste te shkurter per romanet/ librat me poezi  apo tregime  me te pelqyera nga lexuesi dhe juria te bazohej ne perzgjedhjet e saj?

pese veta si mund te lexojne prurjet e gjithe vitit? 

Lexojne trapin tim! 

Letërsia për fëmijë
Fatmir Terziu, “Rrëfenjat e xha Avramit”
Jani Duri, “Ishulli i karficës”
Thanas Jorgji, “Unë jam Kronosi, mbreti i kohës”

kisha dashe me dit dicka me shume per letersine per femije ne Shqipni. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).