Gazeta “Corrriere della Sera”, në një shkrim të publikuar këto ditë, evidenton klonimin e emisioneve të televizionit italian në televizionet shqiptare. Në shkrim përmenden disa formate të njohura në ekranet shqiptare, të cilat janë marrë copy-paste nga televizionet italiane. Këtej «Striscia la Notizia», andej «Fiks Fare» e «Ça thu..!?». Këtej «Che tempo che fa», andej «A Krasta Show». Këtej «Le Iene», andej «Antilope». Paska për të qeshur. Madje në rastin e fundit kanë ruajur edhe pamjen e faunës dhe kanë ndryshuar vetëm kafshën (nga hiena në antilopë).

Sa i përket përmbajtjes, formatit, drejtimit, montazhit dhe orarit të transmetimit janë të pothuajse të njëjtët. Binjake e «Zelig» në Tiranë është «Portokalli» (në Top Channel ) e «Al Pazar» (në Vizion+). Nëse këtu kemi «Domenica In» e «Domenica Cinque», atje  është «E diela shqiptare» (TvKlan ) dhe «E Diell» (Top Channel). «La vita in diretta» e «Pomeriggio cinque» janë frymëzimi i «Pasdite ne TCH» (Top Channel ), «Takim i pasdites» (Tv Klan ), «Vizioni i Pasdites» (Vizion+). Madje në rastin e fundit, deri pak kohë më parë, edhe logoja ishte pothuajse e njëjtë me atë të «La vita in diretta». Pastaj është  Scan Tv me lajmet mbi ekonominë dhe financën, shumë i ngjashëm me Class Cnbc (e cila ka një marrëveshje me versionin amerikan të Cnbc). Ndryshojnë vetëm ngjyrat, grafikat dhe lajmet për treguesit e bursës janë njësoj. Në Shqipëri nuk mungon as Bruno Vespa. Quhet Blendi Fevziu dhe prezanton në Tv Klan emisionin e debatit politik «Opinion», me një studio që të kujton atë të emisionit «Porta a Porta». Mungon vetëm mazhordomi. Mjafton të bësh një “udhëtim” nëpër kanalet televizive të vendit të shqiponjave për të zbuluar se frymëzimi janë programet e RAI-t dhe MEDIASET-it.

“E gjithë kjo famë nuk na bën mirë”, thotë një producent shqiptar që preferon të mbetet anonim, “një pjesë e fitimeve tona bazohet në imitimin e paaurotizuar të transmetimeve të RAI-t dhe MEDIASET-it. Nëse e ndjekin këtë punë mund të na çojnë në gjyq për shkelje të të drejave të autorit”.

 

Artikulli origjinal: La tv italiana clonata in Albania

27 Komente

Ketej " Le lene " andej " Antilope"  e kush ka kopju ketu ? ne apo ju ?
 

Mire per  Italianet qenka suprize, po ne pse habitemi duke e perkthyer kete shkrim te corrieres per publikun shqiptar?  Ku eshte lajmi per ne dmth smiley  

bukëpeshku smiley

Ça esht kopja otentike aò smiley

''majmunet'' e integrimit pa pike origjnaliteti!  keta jo vetem qe s'kane turp qe imitojne ne cdo gje nga pepinot por edhe mburren!

le pastaj faktin qe cdo te huaji i thote me mburrje qe shqiptaret dine italisht!  etiopi ,etiopi

epo tani c'pret nga nje vend i vogel.eshte amerika vend me nje jete te larmishme ne te gjitha fushat,qindra mijera  profesioniste dhe ekranet e tv mbushen me mediokritete se u mbarohen temat per cfare te flasin jo me nje bythe vend me 100 stacione tv.

Kushedi se sa janë lodhur ivestiguesit e medias së shkruar italiane, për të gjetur të vërtetën? Është e natyrshme të besoni se për këtë zbulim, ata (taljonët) duhet të kenë vënë në veprim kontigjentet intelektuale më të zotët të gazetarisë së ndershme latine, tipike për të pafajshmit, që u dallohet këtu e përtej në fytyrë qashtërsia fëminore. Hallall i paçin dietat e përfituara për të ardhur në Albania, ku për kohën tej punës, ju është dhënë mundesia edhe për pak çlodhje në shoqërinë e këndshme mes verës e shalëve.

Te gjithe marrin material nga njeri tjetri por ne Shqiperi kjo behet 100%, gje qe tregon sa pak profesioniste dhe kreative jane gazetaret e sotshem.  

Interesante eshte qe autori ne fakt eshte shipetar qe punon per corriere, Leonard Berberi, keshtu qe i ka patur mese te qarta keto fenomene, thjesht me sa duket ka ardhur momenti ti shkruante dhe kaq.

Tipike inferiori shqiptar dhe gjeja qe ka shkruar.

po kopja nuk mbaron vetem te televizionet... nga italjanet kemi kopjuar makaronat, pastat, picat.. bile edhe emertimi tyre eshte njelloj. margarita, quatro stagioni, proshuto funghi etj etj.. ia thoni, ia thoni edhe keto corriere della sera...smiley

Kemi msu dhe talianishten falas smiley 

po ça mashtrushas keta pipinot ! po na diskutuam shume per zone e lire qe e kena huazuar nga franqezet, hopa keta direkt lexojne ppu e kunderpergjigjen te korrieri i mbremjes smiley

leqe pepinot po kopjojn edhe sistemin e arsimit ton (te Kristali sidomos)

ajo zone e lire eshte kopje ngjite fare ...edhe ne shprehjet e drejtusit, edhe ne gjeste edhe ne gjithshka...vetem se Cani e ka degjeneru me shume...dmth nuk eshte se ka naj censure mediatike atje po prap...

ta shikosh çanin kur ndalon muziken njesoj si Thierry me ate gjestin,lere ajo bluza e zeze nuk e heq fare.

gjithsesi ZL i duhet ati vendi ,ku di shryjn ..dufet .

Kopjimi eshte fenomen "vjedhje" dhe jo zhvillimi si rrejedhim, shume i rrezikshem per te ardhmen e shoqerise.

80% e shqiptareve para 90 es jetonin ne fshat edhe ai qyterim i paket (20%) u asimilua po thuajse u fshatarizua krejt!  Kopjimi u be nje fenomen i paster korruptiv. ne te te gjithe jeten sociale shqiptare! Bile edhe ne politike.Pas 1990 njerez te paafte si rrjedhoje e ketij fenomeni shkatruan cdo gje  pozitive te arritur deri athere .

Arriten majat me te larta te pushtetit, duke qene te paafte pa eksperience ne manaxhimin e problemeve sociale te cilat pas 1990 ishin madhore!  Si rezulatat i ketij fenomeni (Kopjimi)sot kemi Universitete kjoskash, diploma te blera, Zhvillim dhe sitem  hibrit, Shtet karikature, shoqeri karikatur! smiley

ka te drejte Korrierua , fund marrezise , ku eshte Samua qe ti mbylle smiley

Jam kurioze me dit, te patentuara i kane emisionet keto italionet?

Ca te bejme, jemi endene fazen e programeve televizive copy- paste.

Mos ndoshta keto te Corriere-s kane investiguar me gjet ndonje program televiziv ne Shqiperi per ta kopjuar andej smiley

"Jam kurioze me dit, te patentuara i kane emisionet keto italionet?"

Po! te gjithe me te naftes. smiley

epo bravo i qofte qe s'kerkojne te drejtat e autorit prasmiley

Ket gjo e kemi thone me kohe e me vakt !

Por ka disa fevzij qe duan te behen me te mire se bruno vespat italiane athere them o zot !!!!

 

Me thuaj nje shtet qe s'ka nje emision si opinion e si porta a porta, qe kur eshte krijuar televizioni.

Kjo eshte shume e vertete. Eshte permbajtja dhe jo formati qe e ben nje emision te vlefshem ose jo per shoqerine. Cfare rendesie ka nqs. skena eshte shume e ngjashme me nje tjeter? Neqoftese do diskutohet per artin, kulturen, politiken formatet jane te kufizuara deri diku. Eshte e vertete qe ka dhe origjinale por do ishte kunder-intuitive te saktifikosh permbajtjen per hir te se vecantes. 

Thuaji korrieres qe dhe italianet i kane kopjuar ato formate nga amerikanet, dhe te gjitha shtetet e europes e kane nga nje kopje, dhe ketyre ne Tirane skenografite vijne ua bejne po italianet e televizioneve te tyre. I paguajne per ate pune.

Nuk e di si ia bejne europianet nder vedi, po ketej t'i numerojne kokerr me kokerr te drejtat e autorit, copyrights etj.

Nëse e ndjekin këtë punë mund të na çojnë në gjyq për shkelje të të drejave të autorit.

Po shyqyr de, ardhte ajo dite. 

Une e kuptoj qe ide origjinale nuk vijne perdite, e kuptoj dhe qe ne nje vend si Shqiperia nuk mund te lindin e zhvillohen kompani si Endemol, etj. Por ajo qe nuk kuptoj eshte se pse jane kaq majmuna dhe ne kopjim. P.sh. Krasta duket si trangull mes reve se i ka ikur kuptimi (kam pershtypjen se nuk e kam pare origjinalin) i "Che tempo che fa". Apo tek Opi-leshi i Fevziut edhe kolltuqet e bardhe duhet te kopjoheshin? Se hajt mo idea, por jo, i duhet shkuar kompleksit te inferioritetit dhe pertacise e shterpesise se ideve deri ne fund - kopjo gjithshka per tu dukur komplet si i jashtem. Dhe te mendosh qe kjo eshte elita gazetareske, qe boton dhe libra(!!)

Astero, puna eshte se skenografet, por edhe shume teknike te tjere, ne tv kryesore shqiptare jane italjane.. se medemek, kane pervoje, dine me shume, kane fantazi etj...... ndersa skenografet italjane i bien shkurt, i bejne skenografite kopjo, njesoj, si te programeve origjinale ne Itali..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).