“Sikur  çamët të ishin kriminelë, do  zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë “

Edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat e Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve.

Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zëvendësprefekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë – shkruan historiani grek Jani Sharra – qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamët u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë.

Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës… i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”.

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën – shkruan Jani Sharra – asnjë çam nuk u bashkua me ta”.

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin.

Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t’i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çamë”.

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, “ më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj.

U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek.

Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it.

Historiani i lartpërmendur thekson se “çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë”. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë.

Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë.

Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM).

Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Burimi: http://www.kombetare.al/deshmia-e-rralle...

21 Komente

Histori te trishtueshme.

Roni dhe Nemesis besoj nuk duhet ta humbin rastin per diskutime te metejshme

gazo si ke qene ti? ka fillu ftofti anej nga ju?

 

Nuk te leverdis me e 'kqyr' se ke frike se mos te merzitet Nemesis eh? 

The Holy Alliance ..... smiley

e nigjove ate te funit Gazo? Kon mbikqyr aktivitetin internetik te shumices se liderave... faqet me te vizitume ishin ato roze, kuq, dhe kaf.... jallah jallah... as 72 premtimet nuk ja kishin mush menjen liderave me marr rrugen internetike te sodomes ne gomorres...

Shkrim pacavure pa fillim e pa mbarim. Historiani grek Jani Sharra, lol, me tregimet  e tija te krijon pershtypjen sikur Camet (ata musliman) ishin te gjithe si Jesusi; lincoheshin, zhdukeshin, poshteroheshin, por ata gjithmone ja shtrinin prape doren agresoreve te tyre, pra si te thuash i meshironin se kaq dinin dhe kaq bene. PO si o Jani, po ku ka rob apo frymor ne ket bote qe ti ta vrasesh, ta masakrosh, ta perzeshe, ta keqtrajtosh, ta tallesh etj. etj. dhe ai prape te te fale dhe te bashkepunoje. Ti qeke toc fare mer vlla. Jpo per gjo por qeke dhe grek me mbiemer Sharra. 

Tani këta çamët antifashistë, ku ishin gjatë festimeve të 29 Nëntorit - dmth të Çlirimit të atdheut. Se përndryshe, për çështje të tjera, unë i shoh shumë aktivë. Si është e mundur të mos jenë dalluar me prezencën e tyre, për një kauzë, që siç thuhet kanë derdhur gjak?

 

status në fb nga Artan Fuga

Ndoqa sot mitingun çam. 

Gabim. 

Oratori ishte pozicionuar gabim. 

Duhej të fliste si qytetar grek që i janë mohuar të drejtat në shtetin e tij dhe jo të vishte flamur shqiptar. 

Askush s'e mohon si shqiptarë, çamët janë pjesë e shpirtit tonë, por marrja e shtetësisë greke është hapi i parë që duhet të bëjnë.

Pse nuk e nisin nga fillimi? 

Përse nuk kërkojnë gjënë që duhet?

Pastrim i paster etnik. Gjethet e fikut jane qesharake. 

Pse gjethe fiku? Shume e qarte (me lart): fajin e kane camet qe nuk marrin shtetesine Greke. Greket plasen, ju doli goja mbrapa "aman merreni nenshtetesine dhe pronat qe ju kemi vjedhur, ju lutemiiiii" po kta Camet e dreqit jane kokeforte!

Te kujtohet kur e justifikonte krimin ndaj Cameve me "faktin" qe keta te fundit kishin qene "kolaboracioniste?"

Mbase duan dhe interesat camet. Mbasi te behen europiane, kush e di, ndonjeri dhe mund te behet nenshtetas grek. 

Ka ndonje nyje apo ndonje liber te ketij Niko Zhangu, nga dolen keto deshmi? E kerkova kete historian po nuk po e gjej, e nuk po gjej ndonje veper te tij. Pa deshmi qe te cojne te origjina, keto duken thjesht trillime. Jo se çamet nuk jane persekutuar, po keto s'i perdor dot si deshmi se behesh qesharak.

 

Po pati ndonjeri nyje direkte tek origjinali na ben nje nder te na i sjelli.

 

rrofsh Gjemb

Deshmi e ralle, performance shokuese, konference e jashtezakonshme, fjalim dritherues. Sa qejf i kemi kto epitetet hiperbolizues. Shpeshhere mendoj se ne jemi popull ne boten e cudirave. Si puna lizes. 

modelja shqiptare shtang italine.

bleona cmend manhatanin.

i riu nga kosova magjeps parisin.

profesori i gjenetikes nga shqiperia trondit boten shkencore me teorite e veta kunder darvinit.

dy hulumtues shqiptare zbulojne atlantiden. sekretin e perbotshem do e nxjerrin tek Koha Jone.

juria shpall shkrimtaret shqiptare te vitit 2013. smiley

kthen ujin ne energji. eshte shqiptar (me origjine). trustet e medha te naftes alarmohen. smiley

 

Sa mrapa qeke ti. Nje shqiptar sapo zbuloji vrimen e trete te p...kurse i tjeter po puno per motorin qe puno me uje tip perpetum mobile

Keto artikujt historike, duhen perkthyer ne gjuhet kryesore nga nje insitut historie ne Shqiperi, dhe te hidhen jo vetem ne internet por tu çohen edhe dipllomateve, parlamentarve te EU, revistave historike apo gazetave kryesore perendimore. 

Cfare flet o Pjer,

Vertet kujton se nuk i dine qendrat e berjes se politikes keto gjera?

Keto jane perkthyer dhe jane cuar disa here ne keto qendra,dhe te themi te drejten,duhet koha dhe momenti i pershtatshem qe keto qendra te merren me kete pune.

...Tani këta çamët antifashistë, ku ishin gjatë festimeve të 29 Nëntorit - dmth të Çlirimit të atdheut. Se përndryshe, për çështje të tjera, unë i shoh shumë aktivë. Si është e mundur të mos jenë dalluar me prezencën e tyre, për një kauzë, që siç thuhet kanë derdhur gjak?...

Nga sa di une psh,Ali Demi eshte cam dhe si ai ka dhjetra te tjere.

Po kujt i flas edhe une,nje jorgoje qe shet bythen per 300 euro.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).