Mediat italiane se fundmi po flasin Saimir Tahirin dhe deklarimin qe ka dhene ne radion 'Radio 24' :

Janë me dhjetëra studentët italianë që po hetohen, të diplomuar në universitetet private në Shqipëri, por që në fakt nuk i kanë ndjekur leksionet asnjë ditë”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri në një intervistë të dhënë për Radion 24, e cila ka tërhequr vëmendjen e gazetës La Repubblica

“Ne nuk duam turizëm me diploma të blera, këto studentë fantazmë janë nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe krime të tjera.”- thekson Tahiri nw prononcimin e tij.

Mes studentëve që janë nën hetim është edhe Renzo Bossi, djali i Umberto Bosit, një nga rastet më publike në Shqipëri dhe Itali, i cili kishte marrë një diplomë në një universitet privat shqiptar, pa qenë asnjë ditë në leksione. Në Tiranë, shkruan La Repubblica, qeveria ka nisur një operacion të verifikimit të cilësisë së universiteteve private. Në këtë pikë, ministri i Brendshëm është shprehur se Shqipëria synon të realizojë një vlerësim me anë të një shoqërie ndërkombëtarë të cilësisë së universiteteve.

“Studentët fantazmë janë një dëm për të gjithë. Ka rreth 10 studentë italianë që ne po i hetojmë, që kanë marrë një diplomë në shkencat shoqërore pa qenë asnjë ditë në leksion”- është shprehur Tahiri.

Tahiri ka konfirmuar po ashtu se po hetohet edhe për ata njerëz që shkojnë jashtë vendit për të gjetur njerëz që duan dhe paguajnë për diploma të tilla.

37 Komente

A ka njeri ne Shqiperi, ti kujtoje ministrit te brendeshem, ti flasi, ta keshilloje, se me vrapin qe e ka nis karrieren ministeriore, do rrezohet noi dite. Po ç'pune ka ai me studentet e huaj, kur edhe ne rregullore, nje student i shkolles se larte apo universitetit, nuk eshte i detyruar te paraqitet ne leksion. Ai/ajo eshte i detyruar te paraqitet ne provim.  

Po nese ai/ajo nuk paraqitet as ne provim, por provimin e merr? Ministri nuk flet kot. I ka bere ca verifikime te datave te hyrje-daljeve (nese ka patur) te Italianeve ne Shqiperi duke i krahasuar me datat e provimeve dhe i ka rezultuar se nuk perputhen. E thjesht apo jo Pierro? 

këto studentë fantazmë janë nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe krime të tjera.

Po shkollat qe japin diplomat re, ato s'kane faj? - tha Luftar Pajo

Ja kshu fillo.. pastaj ja bojn pretencën agjenture e huaj smiley

se shpejti per ju, Kristal online etj

Cfare qeveri e poshter... po ky qe biznes i mire qe sillte dhe para te huaj. Ju flisni per industri, por ne prodhojme e eksportojme dituri...

Tahiri gjithashtu foli per shperdorim detyre nga ana e studentave, vetem mua me beri pershtypje kjo?

shperdorimi i detyres me beri e mua pershtipje, sepse studentet paska nje detyre te caktuar publike,ne universitet private smiley

Ne fakt ti duhet te merresh me universitetet private dhe pronaret e tyre.

Tahiri ka konfirmuar po ashtu se po hetohet edhe për ata njerëz që shkojnë jashtë vendit për të gjetur njerëz që duan dhe paguajnë për diploma të tilla. smiley

Vuljaniç: Qeveria dhe Tahiri larg duart nga policia

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç i bën thirrje qeverisë të qendrojë larg sistemit policor dhe të mos politizojë policinë. Raportuesi për Shqipërinë theksoi rëndësinë që politika të mos përfshihet në sistemin gjyqësor apo atë policor, si e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin. “Kjo është çështja më serioze, edhe në rezolutë, por edhe në bisedimet që kemi zhvilluar mbi Shqipërinë në Parlamentin Europian. Duke qenë se partitë politike kanë ndikim serioz mbi gjyqësorin, sistemin policor etj, gjithmonë do të ketë korrupsion. Politika nuk duhet të përfshihet në këto fusha, dhe kjo është mënyra e vetme për ta luftuar këtë fenomen. Korrupsioni është gjithmonë i lidhur me politikën”, deklaroi Vuljaniç

 

 

S'e kuptova kete, i thone ministrit te brendshem hiqi duart nga policia?

Ja edhe nje Reagim nga SHBA : Jo Gjykates se "Asizit"

Vëmë re se, Ministria e Drejtësisë beson se, korrupsioni duhet të konsiderohet krim i rëndë dhe për këtë arsye transferohet si kompetencë e gjykatave dhe prokurorive të krimeve të rënda. smiley Ne nuk besojmë, se është ky kriteri që duhet përdorur për të përcaktuar kompetencën e këtyre gjykatave. Fjala “i rëndë” është përdorur në titullin e tyre, sepse ato kishin nevojë për një titull dhe ai mund të kishte qenë edhe “gjykata e Asizit”. Rëndësia e një krimi është një koncept, që ndryshon me kohën dhe ndikohet në mënyrë thelbësore nga situata politike, ekonomike dhe sociale në momentin e caktuar, por edhe nga përvoja dhe besimet e personit që po e gjykon këtë rëndësi.

..bo bo ..kena me degju thagma nga keta ministra injorant 

nejse, ky hetim e ka origjinën në itali. është këtu që po hetohet lega nord dhe familja bossi.

zor se do të ketë hetime në vënde të tjera

paramendo po te hetoheshin nga ne , sa doktoratura falso do dilte ,obobo!

te mos flasim per studime baze e mastera..

 

p.s.

cka kujtuat nje rast , kisha nje koleg pa takuar 10 vite , tash gjyhnah te flas keq per te se ishte i urt por skish semester akademie qe nuk humbiste aq i paafte qe ishte . rastesisi ta takoj pas 10 viteve ( qe thash ) po ne nje fakultet privat ,

C'ne ti ketej , e pyeta ( duke aluduar me hallin qe sigurishte  eshte duke u rropatur akoma per nje diplome te gjore )

Jam dekani i keti fakulteti, me tha , bile ne shenje gezimi qe me pa me ofroj dhe kushte te mira oferte te jete mentor i imi ne  propozimin per doktorature .E besoni ose jo ,ju truri i peshkut pa uje , une mendova qe bente shaka duke dite aftesine e tij ne kohe studimesh atebote .

Gjithesesi i them do te lajmerohem , por nuk e kuptova ku perfundove studimet gjere ne doktorature ?

Ne Shqiperi .ma ktheu.

 

"True terror is to wake up one morning and discover that your high school class is running the country." smiley

Shqipnia ene me diplloma fallco ka % me te ulet te diplomuarve ne ballkan

Leni mer italianet, por shif kto karallojt me diploma leshi qe po na zene frymen gjithandej

 Nuk besoj ta kete shume seriozizht them une, thjesht ka dashe te jape ndo1 mesazh andej nga Italia se shume po talleshin atehere mbaj mend me ate historine e atij trotes/rrotes, ka dashe te thoje se tashme jemi nje vend serioz dhe nuk tolerojme me turpe te tilla, kupton apo jo, smiley.

 

sinqerisht e kam te veshtire qasjen e ktij. Ky heton studentet nderkohe fillimisht duhet hetu burimi i krimit, fakulteti qe ka shit diplomat. Eshte si te shkosh pas perdorusve te droges dhe te lesh pa ndershku prodhusit, si te shkosh pas atyre qe u japin ryshfet policave e gjyqtareve e t'mos i thush gjo ktyre te fundit

Epo keshtu i kane rekomanduar miqte ne Facebook kur pyeste si donin qe ta drejtonte Ministrine e brendshme.

Jetojme ne post modernizm; vendimet e ministrit leshohen nga facebook & e zbatohen me viber smileysmiley

e bene shqiperine lule keta dhe tani do ndihmojne  italine. budallenj jane keta a si. harxhojne para, kohe per italianet kur shqiperia eshte mbushur me diploma fallco nga vete shqiptaret. pse se fillojne nga vetja keta? apo ja u ka futur italia kepucet ne nje kembe. ka shtet italia, para dy javesh ishin mbledhur per te diskutuar kete problem dhe ja rezultati. italia ga, tahiri na. sal maloku gjithe ato vite qe  mbreteroi se beri qejfin qeder se po e merr lumi vendin me njerez sharlatane qe blejne dijen me para.

Ministri i brendeshem u merrka me cilesine e universiteteve! Besoj ajo e arsimit do gjymoka kriminelet per t'i kthy borxhin. 

S'me duket se eshte kjo kete rradhe. Por falsifikimi eshte krim keshtu qe e mbulon Ministria e tij. Dmth nqs eshte diplome e falsifikuar. Ndersa nese jane ligjitime por te dhena ne menyre korruptive nga universitetet... atehere s'e di tamam, ndoshta e mbulon Ministria e Arsimit. Ajo rremuje qe eshte ne Shqiperi, kush e merr vesh?

Nuk ka falsifikim formal ketu. Diplomat jane me vulat e firmat perkatese te Kristalit. Tjeter pune pse i ka dhene Kristali, apo dikush tjeter, po kete gje nuk e terezit dot min. e brendeshme. 

Dhe me tej: "Në këtë pikë, ministri i Brendshëm është shprehur se Shqipëria synon të realizojë një vlerësim me anë të një shoqërie ndërkombëtarë të cilësisë së universiteteve." 

Mesa duket po e provojne kooperativen ne qeverisje njehere.  

"Në këtë pikë, ministri i Brendshëm është shprehur se Shqipëria synon të realizojë një vlerësim me anë të një shoqërie ndërkombëtarë të cilësisë së universiteteve." 

Me kishte shpetuar kjo. OK atehere cfare the ti me pare qendron dhe une e terheq timen.

Jo me s'ka gje per te terhequr. 

Mesa duket Tahiri e ka marre me vrull, kot nuk eshte me i miri, sic thuhet kendej verdalle.smiley

kot nuk eshte me i miri, sic thuhet kendej verdalle.

Ato qe e thone kete duhet te jene dashnoret e tij smiley

Korrupsioni eshte bere menyre jetese atje ka hyre ne Cdo qelize te jetes . nga ana logjistike e praktike I pamundur te luftohet, vecse nese punesojne si prokurore gjysmen e shqiperise te fuse ne burg gjysmen tjeter.

sa qef ! te pakten meqe hoqem patenten e partise dje , sot i kemi pajis mire te gjithe handikapet nga mend me diploma akulli

urra

A u kapen te gjithe ata te arratisurit mo ?

A thu ti ken numru gapim?

Po thone qe njoni dmth i arratisuri origjinal nr 4 nuk ngjan me te kapurin nr 4 .

Mos valle EZEL - i ? smiley

Tobestafkullah. Shteti mbahet me Vjagra? 

ku ka leke mer burre per viagra .

Paska ren keq fare dmth. Spaska krehër ti beje derman kesaj shkrehje.

Ca thu mer jahuuu , ku shkel koma e Sali Berishes vetem gropa bo per kundershtarin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).