Nga Sul Bargjini te Revolucioni virtual…

“Do shkoj bari n’rronjë“, është një shprehje që tironsit e përdorin shpesh. Katër fjalë mjaftojnë për të kuptuar mes tyre identitetin historik të çdo familjeje autoktone, pa të cilat kryeqyteti sot nuk ka kuptim.

“Do shkoj bari n’rronjë”, mendoi në ditën 16 Muharrem të vitit 1022 (v.1614 në kalendarin e krishterë) trashëgimtari i një prej dyerve më të mëdha të Arbërisë, Sulejman Pashë Bargjini, gjatë rrugëkthimit në atdhe. Dëshira e tij i ktheu jetën rrënjës e i dhuroi filizave të barit vendndodhjen e sotme të këtij qyteti.

“Do shkoj bari n’rronjë”, skaliste vula e M.S. Seit Toptanit në dokumentin historik mes nëntë firmash kundër copëtimit të Shqipërisë e vendimeve të Kongresit të Berlinit. Vit pas viti e shekull pas shekulli, filizat krijuan selvi të larta, e hija e tyre i dha zë burrave patriotë në Sheshin e Namazgjasë, kur vendosën që gjuha shqipe të shkruhej në alfabetin kombëtar. Selvitë rritën shtatin e veshën me histori çdo degë, secila prej tyre i dha kurajon për t’u quajt shqiptarë plot 150 trimave autoktonë, në një kohë kur qeveria turke shpallte të pafe e tradhëtar çdokënd që e pranonte këtë fjalë për vete.

“Do shkoj bari n’rronjë”, thirrën me dhimbje banorët e këtij qyteti, kur në fillim të ’900 pesë shqiptarët tironas; Jusuf Elezi, Mahmud Fortuzi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga e Mustafa Mara, u dënuan me 10 vjet burgim për nacionalizmën, shprehur në mendimin e tyre të lirë për të njohur gjuhën shqipe, stemën shqipe, Skënderbeun dhe Shqipërinë të ndarë nga osmallinjtë.

“Do shkoj bari n’rronjë”, ushtonin në fillim të ’900, minaret e 19 xhamive të Tironës, kur si kurrkund në çdo qytet tjetër, lutjet e faljet kryheshin nga 15 hoxhallarë shqiptarë si Beqir Luga, i burgos dy herë nga Durguti e në kohë të rebelët; Sali Fortuzi, Mehmet Maçi, Ahmet Efendi Sauku, Sali Hallulli etj., po të burgos po nga rebelët. Ideali “Do shkoj bari n’rronjë” i mblodhi shqiptarët tironas, kryesuar nga Abdi Toptani me vëllezërit Maz-har, Hamit e Refik për të krijuar në Mirditë qendrën e komitave të kësaj ane në luftë kundër osmanëve.

“Do shkoj bari n’rronjë”, qe sakrifica e tre studentëve tironas të shkollës së Drejtësisë së Selanikut, që u kthyen në Delvinë për të formuar në atë anë Komitetin Nacionalist të kryengritjeve për të çliruar qytetet.

“Do shkoj bari n’rronjë”, e pati emrin kurajo e protestës së shqiptarëve tironas Nikollë Nishku, Sheh Ahmet Pazari, Xhelal Toptani e Fuad Toptani, kur përballë komandantit serb thanë: “Shqipëria është një vend neutral e Tirona ka me shpallë vetqeverimin”.

“Do shkoj bari n’rronjë”, u bë krenaria e këtij qyteti që me zërin e Refik Toptanit në sheshin e nënprefekturës, shpalli pavarësinë kombëtare, dy ditë para pjesës tjetër të vendit e tha: “Dhantë Zoti e u puqshim kështu si sot, gojë ndër gojë, që ashtu të mundemi me e ruejtë atdheun tonë nga të shkelunit e armikut. Rroftë Shqipnia në vete, rroftë vllaznimi, rroftë flamuri ynë kombëtar!”

“Do shkoj bari n’rronjë” buçoi gjoksi i këtij qyteti, kur komunizmi i mohoi gjuhën, dialektin, traditat e artin, avllitë e hajatet ia mbushi me hije bishash, kalldrëmet ia sakatoi me gjak shqiptarie, tjegullat ia krisi me dhimbje nënash. Por, veç muret e odave nuk mundën me i prek, mbi bardhësinë e tyre historia kish shkruar “Do shkoj bari n’rronjë”!

“Do shkoj bari n’rronjë”, është arma e gjithpushtetshme e revolucionit human të një popullsie që prej katër shekujsh, e pse jo ndoshta më tepër, i ka kushtuar Tironës identitetin e një qyteti plot histori, traditë, kulturë e patriotizëm. Bari lëshoi rrënjë, rrënjët zgjeruan shtratin, shtrati lartësoi filizat e filizat mësuan të dashurojnë fjalët;

“Do shkoj bari n’rronjë”. Po mbushet plot një dekadë e fuqia e kësaj dashurie krijoi një revolucion të ri, ndoshta më të fuqishmin në historinë demokratike të një Shqipërie të lirë. Është revolucioni i vendalive të një qyteti të etur për një histori të vërtetë, të shkruar në libra, të vizitueshme në muze, të gdhendur në monumente patriotësh, të ruajtur në kala antike, të mbyllur në sepete kujtimesh.

“Do shkoj bari n’rronjë” bëhet përsëri arma e këtij revolucioni human, por tashmë virtual, kaq i madh në numër, sa duket e çuditshme që ka ende dikush që se kanë vënë re. Dhe pse suksesi i social networke-ve ia ka lehtësuar punën, revolucioni virtual i tironsve autoktonë ka mbi një dekadë që ka nisur. Në forume shqiptare, shpesh mes halleve politike e ekonomike të një vendi që s’po zë paqe, anëtarë të ndryshëm hodhën me kuriozitetet e tyre, hapat e para të këtij revolucioni. Herë një fotografi, herë një frazë në dialekt, herë një histori, mjaftoi për të krijuar grupet e para virtuale të një qyteti që kish nevojë për njerëzit e tij. “Do shkoj bari n’rronjë”, qe përgjigjja kur askush nuk na kuptoi të folmen, “zatën komunistët nuk ju lejun të na nigjoni”. Analfabet jo pak herë na quajtën, pa ditë se shumë prej nesh shkruanin brenda mureve të një Universiteti Evropian e dëshira për të folur në dialekt qe kërkesa jonë për të shkruajtur historinë e një qyteti që ulëriste: “Do shkoj bari n’rronjë”! Po me këtë shprehje, iu përgjigjëm dhe atyre “zavallëve” që nuk donin histori e me grushtin në ballë e në gjoks na tregonin qytetarinë. Forumet e faqet virtuale u mbushën me imazhe fotografish shekullore, ku qytetit tonë nuk i mungonte asgjë, as rrugë të shtruara, as pemë të mbjella, as shkollat, bibliotekat, shtëpitë botuese e shtypshkronjat, as xhamia e kisha, e as arkitektura moderne, e një qyteti evropian.

“Venaliu Tirona” prezantoi Tiranën e një shekulli më parë, krenaria e çdo shqiptari, kryeqyteti i një shteti të ri, frymëzimi patriotik që nuk pushoi së shkruari; “Do shkoj bari n’rronjë”! Figura patriotësh tironas u bënë idhujt tanë, shoqëri patriotike me idealet e tyre rifituan njohjen, shkrimtarë, poetë e artistë frymëzuan revolucionin e Tironës.

“Do shkoj bari n’rronjë”, evokoi “Ahengu tirons” me këngët e vjetra popullore tironse, pasuri kombëtare e një populli, që pa to nuk gëzohet dot. Halli, gëzimi, jeta, historia e dashuria, shprehur në nota muzike i dha formën humane këtij revolucioni virtual. Muzika përcolli e përcjell çdo ditë, relike këngësh të ndaluara, këngëtarë të harruar nga historia e politizuar e muzikës. Mijëra e mijëra janë utentët virtualë që i ndjekin, shumë prej tyre jo vendali autoktonë, por që bashkë me ne mësuan të na respektojnë historinë, njohurinë, dashurinë për qytetin tonë.

“Do shkoj bari n’rronjë”, qe pena frymëzuese e faqes “tironc kam le e tironc do vdes”, ku me bejte e poezi shkroi mbi të bardhë hallet e këtij qyteti, problemet e çdo banori vendali. Në këtë forum, me fotografi e vargje, opinionet e tironsve u bënë zemra e këtij revolucioni, e si në një sofër me miq shumë nuk harrohet kurrë pa përshëndet vendin në krye të qoshes, Tironën.

“Do shkoj bari n’rronjë”, qe mendimi i krijuesve qysh më 1998, i websitit “Sk-Tirona”. Nis fillimisht nga dashuria për skuadrën e zemrës, shumë shpejt u shndërrua në një gazetë të vërtetë lajmesh mbi qytetin, histori e diskutime që ia lehtësuan punën çdo anëtari të mëvonshëm të këtij revolucioni. Sot, me një aktivitet të ndarë në grupe pune, tifozëri e informacione, SK Tirona mbledh pranë saj në çdo fundjavë dhjetëra e qindra aktivistë, që pas shallit bardhë e blu nuk harrojnë të shkruajnë “Një skuadër, një qytet, një kryeqytet, një ekip, një histori, një dashuri: Tirona”.

Bari lëshoi rrënjë, rrënjët zgjeruan shtratin, shtrati lartësoi filizat e filizat mësuan të dashurojnë fjalët; “Do shkoj bari n’rronjë”. Embrionet më të freskëta të revolucionit virtual tirons janë “Çunat e gocat e Tironës”,një urëlidhje e të djeshmes me të sotmen.

“Do shkoj bari n’rronjë”, thërrasin njëzëri forumet “Venaliu Tirona”, “Aheng Tironas”, “tironc kam le e tironc do vdes”, “SK Tirona”, “Çunat e gocat e Tironës”, “Tirona Fanatics”, “Bejtja Tironase” etj., duke kërkuar:

“Të shkruhet historia”; “Të krijohet muzeu”; “Të nderohen patriotët, shkrimtarët, artistët tanë”; Të restaurohen shtëpitë “Monument kulture”; Të ruhen kalatë e objektet historike të qytetit tonë.

“Do shkoj bari n’rronjë”, mendoi në ditën 16 Muharrem të vitit 1022 (v.1614 në kalendarin e krishterë) trashëgimtari i një prej dyerve më të mëdha të Arbërisë, Sulejman Pashë Bargjini, gjatë rrugëkthimit në atdhe. Dëshira e tij i ktheu jetën rrënjës e i dhuroi filizave të barit vendndodhjen e sotme të këtij qyteti. Ky qytet është sot thembra e Akilit, e këtij revolucioni. Sulejman Pashë Bargjini fshehur pas një busti hijezi me një emër të panjohur sheh nga lart e thotë: Vallë ky është vendi im?

E shprehja “Do shkoj bari n’rronjë”, pa i dhënë përgjigje krijuesit të tij nuk do gjej kurrë paqe.

 

http://orientalizmi.wordpress.com/2013/1...

28 Komente

smoking stolen marlboro light

O re, mirë, se të na falni, se s'do jemi të gjithë na Vlora, nashi! 

Ne e kemi ndryshe. Ku ka rrjedhur do pikoj, do shkojë soja më sojë smiley

do shkoj bari n'rronj, buciti dhe Bamir Topi

Shprehjen e kane dhe qytete te tjera, se pertova ta lexoj gjithe artikullin. Per ca behet fjale?

tirona si vater e xeht e shqiptarizmes naper shekuj, fortes e pamposhtme kunder asmonllis, per gjuhen shqipe dhe atdheun. kjo e vazhdume sot me revolucion dixhital, kasem hallull dhe blogje!

 

flm. ja, kaq te kishte shkruar autorja smiley

S'jam kunder. I kam ca ne fis smiley. Te embel jane dhe kane ca fjale te lezecme. Vetem se ankohen shume. smiley Me ka bere gjithnje pershtypje sidomos fjala 'mos e bugaj ujtin, (apo bugoj), kur lozja te vaska qe kishin ne banje, te keto pallatet e italianit. "Mos fugo", kur ikja me vrap. Kete do ta kene marre nga italianet gjate kohes se pushtimit.

Alba do jete "tiranàse", se e ka perdor shprehjen komplet ne konotacion te gabuar. Kjo shprehje nuk perdoret kurre ne te ardhmen apo si frymezim, pasi si strukture mendimi nuk eshte e tille. Kjo eshte nje shprehje qe konfirmon dicka te ndodhur me pare, nje vazhdimesi tradicionale. Ky eshte varianti dialektikor tiranas e shprehjes me te njohur "dardha nen dardhe do te bjere" dhe une zor se e konceptoj edhe kete te fundit si parrulle te tipit "Le te bjere edhe dardha nen dardhe!" Po ca nuk bo vaki. 

Zonat e tjera e perdorin "do shkoje bari ne rrenje" kur femija merr veset e keqija te prinderve.

E drejte. Shprehja ne vetvete ka me shume konotacion negativ, megjithese mund te perdoret edhe jashte tij.

homologia e jugut: "vajti ne fis". gjithnje ne konotacion negativ.

O Emo, me erdhi per vizite para ca javesh nje Bregas safi. Prej tij ka degjuar per here te pare shprehjen epike

O grua, o muti ne përrua!

kur nuk po i pushonte birbili se shoqes ne nje muhabet.

Jam dhjere.smiley

smiley

smiley

po nje nga Bregu i tha te shoqit ne nje situate te ngjashme: "na qive koken, o Ismet"! S'do e harroj kurre. smiley

nga Vunoi i lavdishem ajo, paste ndjese, se ka vdekur. Eh...

ej, po kur i tha kkur erdhi ai i ndjeri A....... A ke te tjere o Ismet L... qe i ke hedhur ferrave...???

Salt of the earth! 

po kjo shprehje perdoret gjeresisht ne Vlore emo, nuk eshte tipike e Bregut .. ndersa po ta thosh Ismeti, varianti burrash dmth, do ishte keshtu: boll se na qive carin...smiley

PF,

Ktu ma ke qenis bukur!

ene una i ktij menimi jom; kjo zoja i ka dhon kuptim tjeter pertjeter ksaj thonie pa  i dhone shume ronsi kuptimit specifik ! Hakshe - hakshe kjo thonie osht: "ka gja' bari' n'rronje' ; pra i  pergjas' dikujt ne familje apo ne fis! 

Dmth, sic e ke shpjeguar dhe ti, behet fjale per vazhdimesine e tradites familjare dhe ne fakt eshte shume specifike dhe ska te beje me tradite krahinore apo kombetare sic mundohet ta portretizoje autorja.smiley

 

Ka edhe nje shprehje te bukur analoge qe thone tirancit"hek,çatia" po me duket se s'kane lidhje me shkrimin.

Hajt mooo, edhe e paskan mor ka i blog oriental, e kjo osht mo e dhimja.....

dhe gjoja ma e bukur e ketij shkrimi ishte:..........“Do shkoj bari n’rronjë” buçoi gjoksi i këtij qyteti, kur komunizmi i mohoi gjuhën, dialektin, traditat e artin, avllitë e hajatet ia mbushi me hije bishash, kalldrëmet ia sakatoi me gjak shqiptarie, tjegullat ia krisi me dhimbje nënash. Por, veç muret e odave nuk mundën me i prek, mbi bardhësinë e tyre historia kish shkruar “Do shkoj bari n’rronjë”!

ja, kjo po qe eshte perle e kesaj Albe pa zamete (tm Ziko)

Dylberlleku denohej me burg atehere prandaj mos u tall me vuajtjet e te tjereve.

ne kohen e internetit globalizmit ku njerez te lindur ne skaje te ndryshme te globit lidhen miqesohen me njeri tjetrin e zbulojne se te gjithe pavaresihst diferencave ne fund te fundit te gjithe  jane njerez te allahut, krahinorizmi shqiptar po rritet e selitet me i vrullshem si bari i livadheve.

“Do shkoj bari n’rronjë” buçoi gjoksi i këtij qyteti smiley, kur komunizmi i mohoi gjuhën, dialektin, traditat e artin, avllitë e hajatet ia mbushi me hije bishash, kalldrëmet ia sakatoi me gjak shqiptarie, tjegullat ia krisi me dhimbje nënash. Por, veç muret e odave nuk mundën me i prek, mbi bardhësinë e tyre historia kish shkruar “Do shkoj bari n’rronjë”!

Sepse kam nji bindje qe kur posto Beu i Fshatit alias Wilage bay do gjej i cep  me haperda konceptin e vet Tironas "U ka bo Muti mullar " smiley

Tirana nga nje Lagje  qe eshte quajtur Lagja e Dibraneve pas '30 u mbush me Maloke deri sa arriti 10 000 banore qe permirnin rrugeve e qosheve te shtepive me qerpic ,...lyer me bajga / brenda e jashte ... . . Erdhi 44 dhe erdhen cobene nga gjith Krahinat . Pati "cecua bicak " qe i vuri ne derexhe dhe dhuruan " TIRONEN "  

Erdhen barbaret pas 90 dhe akoma permiret Rrugeve nga Bejleret e fshatit nga qe ka shku " bari n' rronje " smiley 

Kalldrem ..turqishte - greko - korcare ....gur mi lale = tirnosshe 

Avllite ...me shume Labce ... obori = tironsshe

Tjegullat ...Permetarshe ... qegllat = tironsshe 

Odave ...dibrance .......... katua = tironsshe

Beu i fshtit sikur ben nga njehere edhe verejtje per gjuhen kom lexu ke PPU !

 smiley vb 

definitivish ja ka ndrru kutpimin, duke e bere dhe shkrimin me te merzitshem.

duhet te kishte nejt me shume me pleq

E bija e s'ames,psh(tale madre,tale figlia) Varet si ka qan e ama,ka shkon shprehja,ka negativja apo pozitivja. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).