Festat, në SHBA ulen çmimet e armëve

 Ulja e çmimeve në Shtetet e Bashkuara, që nisi me të Premten e Zezë, do të zgjasë deri të hënën, duke u ofruar qytetarëve një fundjavë uljesh.

Por përveç produkteve të zakonshme që kërkojnë qytetarët, që nga ato ushqimore e deri tek ato elektronike, duket se ulje do të kenë edhe armët e zjarrit.

Siç raportojnë mediat amerikane, në magazinat e mëdha në qytete të ndryshme por edhe në ato online pushkët dhe pistoletat janë nxjerrë në shitje me oferta speciale.

Duket se incidentet e vazhdueshme që verifikohen në Amerikë, ku një apo disa persona të armatosur hyjnë në qendra tregtare apo shkolla dhe hapin zjarr, nuk po u bëjnë përshtypje amerikanëve.

63 Komente

ta ka hollu gjakun Hollanda, Beluuul. Dikur kur beje nje pale llastiqe, i maje posht jastikut prej qejfit smiley

PS: mos me thuj qe s'te pelqe Vera Dervishi. Si llokum ka qen. Hallall pushka, ciftja, karabina, automatiku model 56, mitrolozi, murtaja, naganti, walteri dhe belxhiku qe kendonte vendshe.

po mire o emo, ato llastiqet, por  edhe  nga ato atributet e tjera qe sherbenin si ''mjet mbrojtes'', tip kacavide apo doreze hekurismiley,  i mbanim vertet me qejf,  por deri ne nje moshe te caktuar.smiley derisa na dukej vet vetja qesharake..smiley

 

nuk e njoh Vera Dervishin...  eshte kengetarja qe   kendon  ''dua arme dhe municion''..?    kujtoja qe e ka kenduar Alida Hisku..

Alida Hisku ishte armike o Belul.

po armike u be nga nje periudhe e caktuar  Alida, gjembi.. se deri me perpara ishte Ok,  kengetare e njohur qe kendonte  ne festivale, estraden e Tiranes, ansamblin e shtetit etj..

 

ndersa emua  duket se ka te drejte.. gjeta videon e kesaj kenges ne youtube, por nuk po  me duket si Alida Hisku  kengetarja..smiley

Pikerisht Belul. Por pas shpalljes armike, ti e di qe personi duhet te harrohet e perbuzet.

Belulo, patllake e pucke sa te dush, po arme kimike niks per ju albanezet, tha.smiley 

Tirona.. si funksionon me keto ofertat atje.. p.sh  nese blen  nje automatik 1500$   te japin edhe nje  patllake te vogel 150$  gradis?smiley   apo  te japin kuti me 100 fisheke..smiley

Jo me, ofertat jane me te hapura, mund te kombinohen dhe me ndonje qender stervitje dhe ndonje reklame avokati per ndonje "gabim"....

Po une po mendoja, per t'ia embelsuar njecik ameriken Pjerit, te hidhej dhe VQ ne oferte. Vecse do ndryshuar pak titulli qe te kete sukses ketu. Psh si te behesh milioner dhe i suksesshem me b..derret.smiley  

Ne 97-en , kur armet ne amerike ishin shume shtrenjte,  ne i kishim  me arka, free fare smiley pa nje koker leku! 

Une bleva nje te vogel..

turp të blesh të voglin kur meriton gratis të madhin

Pse mo turp? Pistoleta nuk eshte e keqe! smiley

Keni lujt menç smiley

Po bleni o rob goma dimri smiley

smiley Nuk kemi bore sivjet..
 

Ja i bleve gomat. Ta ma me dale per "gjueti" thate? smiley

beluli mendon për opozitën

Vazhdojne uljet deri nga fillimi I shkurtit?

Ah ne Ny jane qytetaret mo Pjer smiley ( me perjashtime smiley )

Per temen shume opinione nga ato qe njoh jane kundrra shitjes se armeve.......por kapitalizmi ben te veten ...........nuk eshte se amerikaneve nuk u ben pershtypje, ka nje perjashtim :

te pangopurit  barkderra  kapitaliste ku nje milion njerez punojne per nje person jane ATA qe s'u ben pershtypje , per ta rendesi ka $

Ka lezet... individualizm e demokraci.

Prape te larta qenkan cmimet .

Ose varianti ndryshe:

The Good, the Bad, and the Pretty

Sharonja kaubojse smiley

smiley

Ka nje lajm shume te madh sonte, po nuk po di ku ta vendos. 

Shpend Ahmeti i VV ka mundur Isa Mustafen ne Prishtine, ne zgjedhjet lokale. 

E di qe ka plot njerez qe nuk jane teresisht te bindur nga VV, une jam nje nga ata. Po eshte moment vertet i vecante ne hapesiren shqiptare ku nje parti e ngritur vertet nga hici, me nje lloj idealizimi dhe besimi ndaj nje ideologjie qe nuk e sheh tjeter kund, ka fituar ndaj partive te medhaja. Dhe e ka bere kete mu ne mes te Kosoves. Mbase nje sinjal per ata qe tentuan te benin dicka te tille ne Shqiperi po qe deshira per pushtet te parakoshem ua vodhi idealin shume shpejt. 

ky osht lajm i mirsmiley

Korrupsion i madh me politikanet ne Kosove (si ne Shqiperi) prandaj ka humb Mustafa! 

Prandaj eshte lajm i mire fitorja e VV, kane nje shans per ta shkundur pak sistemin e per te na frymezuar dhe ne. 

Se c'me kujtoje nje kenge te bukur te kenduar nga Vera Dervishi, gezuar edhe njehere festen e clirimit peshq te dashur. smiley

Dua arme e municion,
Se do shkoj'.
E urrej dhe une fashizmin
Do luftoj'.
 
Jam nje vajze shqipetare
Vajze mali,
E kam forcen e kam zemren
Si te djalit.
 
Jam e forte si nje djale
Te luftoje.
Njesoj pushken edhe bomben
Perdoroj'.
 
Rrobat si te luftetarit
Do t'i vesh,
Do marr dyfekun, gjerdanin
Do t'i ngjesh.
 
Do marr trasten plot me bomba
Me fisheke.
Do t'i bej prite armikut
Ne cdo shteg.

Berbero, ti i lexove komentet e mesiperme apo, sic thote drizi "ta le dhe une nje koment?" smiley  Ta kane sjelle me ze e figure kengen.

Gjembo faleminderit per videon, me nxorri mallin! Ke te drejte komentet nuk i kisha lexuar. Sapo lexova titullin lart, biles nuk pata as durimin ta lexoj  cfare shkruhej per ameriken (se me thone te drejten as me plas fare se cbehet andej nga ju), me kapi nostalgjia dhe mu kujtua kjo kenge e mrekullueshme dhe e kenduar gjithe frymezim nga Vera. Ka pas kenu edhe nje tjeter nese e mban mend: alo jam une Vera, te uroj shendet. Shoke malesore ju presim ne qytet.  

(se me thone te drejten as me plas fare se cbehet andej nga ju)

Si andej nga ju dhe si andej nga ne, si ne kohen e Alida Hiskut dhe si ne kohen e sotme Rrasi Briskun, arixhofka e Shen Merise se Parisit ja ngref si frymoreve ashtu dhe jo-frymoreve sikur me qene Koracata Potjomkin.

 

Jane bo te gjalle ata te rrezistences anti bijeve-te-eterve, apo jo? Kam qe te premten ne mengjes, nga gazerma ne gazerme, qe mbledh municion...

lene Bame se ka mor fun ajo pune, do dalin neser te protestojne ne heshtje perpara kryeministrise. (Protestes i prin Altin Goxhaj). 

P.s. armatimin e ke me te drejte kthimi?

Nuk i maj faturat me shume se dy dite... Pertej kesaj, une kom besim ke cunat Rono, kom besim!!!!

Pastaj pse tallesh me Tinin ti? Pyet Pjerin se cer efekti ka ringjallja e diktatorit te ty si konsumator!!!!!

Bame, ke te drejte per ket punen e efektit te ringjalljes se dikatatorit te konsumatori. Sot po folsha ne skype me ato te shpise dhe shof guzhina mush me thase mielli, arka me konserva, muret e mushme me sallam te vare ne gozhde. Puuuu bame ishte bo shpija si magazine kryqit te kuq. Ci keni mer thashe gjithe kto ushqime. Pse nuk e ke mor vesh ti, me tha plaku. Ca ka bo vaki mer, i them une. Po ringjallet Enveri mer Ron, e kishin pa te varrezat e deshmorve, me tha plaku. Do rifillojne tollonat mer Ron, por kesaj rradhe me tha i kemi dale te keqes perpara, kemi ble ushqime per 40 vjet! Mos mer bab, thashe, paske fillu me pa Tv Klanin!!!

Edhe qe thu ti Bame sot kish dal Spiropali dhe kish thone qe prap e kemi tejkalu planin e doganave. Po si mos ta tejkalosh planin kur konsumatori po ble mallrra ushqimore per 40 vjet!!! Vuuuuu importet!!!!

Bame une them me hudh ne treg obligacionet e ringjalljes!  

ti hedhim Ron, por duhet te konsultohemi me ekspertet ne fillim...

Je me vonese Rono, tani o çmim i larte, ato duheshin hedhur para zgjedhjeve, kur nuk kish njeri besim dhe çmimi do ishte i ulur. Tani po shohim se po realizohen te gjitha zerat smiley ne ekonomi. 

mos kujto se nuk e kuptojm se nga e ke ate fjaline e fundit. te pakten kur vjen me ide te tjeterkujt, jep burimin. sidomos kur je thik e brisk me te.

ps. i papritur ky zhvillim i ri.

Make it 2 Endrito,

Dhe une jam e ngazellyer nga fitorja e shpendit (edhe pse ky i fundit sma ka mush menjen asihere) . Me vjen mire qe qytetaria ka folur ne Prishtine, cka s'mbahet mend te kete ndodh ne tirane, ku na mbyten votat e blera, apo te dhena per trafik interesash, per urrjetje krahinore, per inate te vogla dhe cmira.

Hallall Prishtinalinjte ! Kane votu kundr hajnave, dhe jua kane dhene voten djemve te tyre te rinj, aktive, te shkolluar, te palekundur, te perkushtuar, dhe atdhedashes qe kane vite qe punojne si milingona duke grumbulluar pak e nga pak gjersa kane arrit ktu.

Sa per V.V. , tash ka rastin te tregoje veten, nese do punoje sipas asaj qe perfaqeson.

Urime Shpend !

Belulzimo e ke parasysh ate shprehjen plako "Si vret arma njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit". ? E pra, ai paragrafi i fundit ta ka bere shume te ceket kete postimin. Norvegjia e Anglia kane rregullat me te forta per armet, e prape i shef keto çmendurite e vrasjeve masive. Zvicra ka rregullat me te lehta, biles çdo qytetar po deshi mund te mari arme (se mungesa e ushtrise detyron popullsine te dali ne mbrojtje ne rast lufte) dhe prape rralle shikon cmendurira.

 

Eshte injorance te mendosh se lehtesia per te patur arme rrit vrasjet. Vrasjet i rrisin 1) mungesa e civilizimit per te zgjidhur problemet me dialog 2) problemet psiqike qe nuk u del njeri per zot. Ti po deshe te ankohesh per Ameriken, ankohu qe njerezit me probleme psiqike nuk ndihmohen sa duhet neper spitale qe te parandalojne vepra te tilla. Se ketu po flitet per armet me leje, e krimineli nuk do leje per te blere arme, njeriu i thjeshte e qe i bindet ligjit e qe do te mbroje veten blen arme me leje.me duket se je shume i konfuzuar per cfare po flitet.

kont-vranakonti,  ke nick te lezetshem   po ta perkthesh ate pjesen e bolduar nga hollandishtja..smiley

shiko, si fillim shkrimin nuk e kam bere une por Top-channel.. une thjesht e kam sjelle ketu.   per rrjedhim  nuk jam as i ankuari e as i konfuzuari..smiley  dakord, titulli eshte i imi..smiley

tani, ka dicka te vertet ne postimin tend,  por me se shumti  llogjika jote çedon!  p.sh  perse jo, Amerika  nen shembullin e legalizimit te armeve (shitjes se tyre me leje  pra)   nuk legalizon edhe drogerat e renda, kokaine heroine etj...??     fundja ai qe ka nevoje do ti bleje...

ndersa ato shembujt  per çmendurira ne Angli e gjetke, jane incidente, raste sporadike  ndodhin njeher ne kaq vjet dhe nuk mund te krahasohen kurre me Ameriken  ku raste te tilla tashme jane te zakonshme.. 3-4-5 here ne vit..   dhe ketu po flasim per ato qe quhen masakra, po i leme menjeane krimet e rendomta me arme zjarri ne pergjithsi  se pastaj krahasimi eshte i llahtarshem..

nderkaq, meqe thashe çedon llogjika  dhe meqense ti me jep  shume bukur te radhitura shkaqet...  atehere, kur kemi popull te pacivilizuar, apo aq me teper kur kemi  njerez me probleme psiqike... ateher jepu edhe arme ti psikopateve, cfare do ndodhi pastaj??      pra perderisa Amerika te zgjidh problemet sociale  te civilizimit, informimit  te popullit te vet,  apo te zgjidh diagnozat dhe kurimin e psikove  e te ndryshem qe qarkullojne atje, Ok edhe behet, por kjo eshte zgjidhje   e larget  ne makro, shuuume makro.. ,  atehere,  he per he  them une,  si rruge me e shpejte i bie te   rregulloj qarkullimin e armeve  dhe  perdoruesit e tyre.

Belulo, kerkoj ndejse per kequptimin, mu duk sikur e shkruajte ti.

Per muhabetin ne fjale, zgjidhja me e lehte nuk eshte gjithmone zgjidhja me e duhur. Shancet e tua per tu vrare ne nje nga keto incidente jane me te vogla se sa te vritesh nga rrufeja. Tani tu heqesh te drejten per armembajtje (qe ketu eshte pjese e kushtetutes) qytetarve eshte e pajustifikueshme per kete lloj rreziku. Pra rreziku nuk e justifikon denimin. Normal qe cdo jete njeriu eshte e shtrenjte e s'duhet te iki kot, por plot veta kane vdekur per te drejten per te mbajtur arme, keshtu qe o njerit o tjetrit jeta i ka ik kot. Po hoqe nje te drejte nga kushtetuta i bie te mund te heqesh cdo te drejte tjeter e u be vendi corap.

 

Pastaj po e perseris qe arsyeja nuk jane armet. Izraeli dhe Zvicra kane pak a shume te njejtat ligje dhe lehtesi per armembajtje por nuk kane te njejtat vrasje. Problemet jane diku tjeter, po perpiqemi te zgjidhim problemin duke mos ju kundervene arsyes kryesore. Se sic e thame, vrasje ndodhin kudo, pra dhe ne vende ku armet nuk jane me leje. Domethene vrasje prape do ndodhin por me pak. Nuk eshte se e eleminuam rrezikun. Me efikase do ishte te kishte rregulla me te forta per aftesite psikologjike te njeriut para se te blente armen dhe edukimi i njerezve para se te mbanin arme. Gjithashtu ndihme mjekesore ne pergjithesi per njerezit me probleme, sepse po pate probleme ne mos me arme - me thike dikujt ja hoqe koken (para ca kohesh ishte ne mes te Londres). Pra po hoqe armet e nuk trajtove problemin, i marri prape do vrasi, po do vrasi me pak. Pra dalim ne te njejtin konkluzion.

Po them se kjo puna e krahasimit te droges me armen u hodh kot sa per te ngaterruar ujrat, se jam i sigurt se ti e kupton fort mire ndryshimin midis tyre. Arma ka aspekte pozitive (per arsye te te cilave eshte vendosur si e drejte themelore ne kushtetute), droga (e per kete mund te debatohet gjate) nuk ka efekte pozitive.

o konnt vrana,  po mos e beni ate kushtetuten kaq te shenjte mor vlla, se fundja  ligje ka atje te cilat  jane shkruar ne nje periudhe te caktuar kohore  dhe historike (ka rendesi kjo)   por qe ne kohera te tjera   1 apo disa ligje e kane humbur funksionin..    kshuqe nuk me duket argument serioz kushtetuta.

 

drogerat nuk i hodha per te ngaterruar ujerat, se ne vendin e drogerave sot, ishte alkooli    dikur  ne Amerike..  pra sic e shikon,  gjerat ndryshojne.   mund ti legalizojme, ose jo.

ti kthehemi edhe njeher armeve ne Amerike..   problemi i krimeve me arme zjarri  (jo vetem  masakrat  ne shkola, mall etj) ne Amerike eshte shume i madh. keshtu thone statistikat  te pakten.  tani, zgjidhja  te bejme amerikanet si zviceranet  duket e pamundur...    te pakten te pakesojme armet e ti kontrollojme ato.

Nuk i vret arma njerezit, njerezit i vrasin njerizt... e vertete... por armet e bejne shume me te leht kete pune o Konntvrana. Se ne rast se ne vende te tjera adoleshenti i ngancmuar do merzitej shume por nuk do bente gje, ne Amerike merre armen e babait (qe ndjek ligjet nje per nje) e ja fut gjithe shkolles. Pra me te vertete qe adoleshenti i ngancmuar ai qe beri vrasjet, por arma e ndihmojti me shume.

E tani mos me be argumentin republikan qe sikur te mos kishte armen e prinderit,  do shkonte adoleshenti tek ghetoja te blente armen, se adoleshtente te tille nuk shkojne kur tek ghetoja... per shume arsye.

Mire po thuaji atij redneckut nga southi, ta dorezoj armen. Ai jeton ne middle of nowhere. Se ne s'na duhet po ec fol me ato . Behet nami ta dorezojne. 

Gabim, nese babai i ndjek ligjet nje per nje sic thua ti, ai e di qe ligji kerkon qe arma te mbahet ne kasaforte te ndryshme nga municioni. Pra ky kalamani duhet te dije dy kombinime kasafortash. po problemi eshte qe ky prindi nuk e zbaton ligjin nje per nje. E di qe ka raste qe ka ndodhur kjo qe thua ti, po ka qene pakujdesi e prindit. Prandaj zgjidhja nuk eshte ndalimi komplet i armeve, por edukimi i atyre qe e kane (qofte dhe kurs vjetor) dhe kontroll me i forte ndaj aplikanteve. Ti po kerkon te heqesh nje te drejte themelore sepse dikush ishte i pakujdesshem.

 

ceshtja nuk eshte fare republikane e demokrate e nuk duhet politizuar. Po mos kishte armen e prindit do e gjente diku sic e bejne ne shume shtete te tjera (se nuk eshte vetem amerika me keto vrasjet ne shkolle, jo). heqja e armeve do ulte vrasjet po nuk do i eleminonte. E nese vrasjet mund te ulen duke edukuar popullaten e duke qene me te kujdesshem me licensat, pse u dashka te hiqen armet? Po denohen miljona persona per gabimet e nje pjese jashtezakonisht shume te vogel (sic u permend me pare shancet per tu vrare jane me pak se sa vrasjet nga rrufeja), kjo eshte zgjidhje Dr. Adhamudhi.

Ore, po femija jeton me prinderin, ti nuk mendon se i gjene dy kombinimet. Plus qe prinderi eshte biased pro-femijes, pra rralle e mendon te cmendur e si dikush nga i cili duhet te mbroje shume gjera.

Po mos kishte armen e prindit do e gjente diku sic e bejne ne shume shtete te tjera

Do qe shume me e veshtire, aq e veshtire sa qe mbase ajo ideja e vrasjes se shokeve te shkolles i ikte nga mendja. Ose nje burre kur i hipe shume inati me nje mik, apo me nje te dashur, mbase pasi ka pire ndonje bire me teper te shtune, mbase nuk do kishte vrasje ne rast se do i duhej dy muaj te gjente armen... kurse tani i duhet vetem te hapi kombinimin e kasafortes.

Njerezit zakonisht gjejne arme ne vende te tjera kur motivimi i tyre eshte kriminal ne formen tradicionale, une jame al capone apo hajrdut bankash, nuk gjene zakonisht 14 vjecar te bardhe ne ndonje ghetto per te blere arme...

 

heqja e armeve do ulte vrasjet po nuk do i eleminonte.

D'uh... por ate duam. Uljen, e dime qe nuk eliminohen... asnjeri nuk mundohet ti eliminoj por ti uli. Ti ku merre aeroplanin perseri ka nje shance shume shume i ulet qe te bjeri, por perseri shanci nuk eshte eliminuar komplet. Meqenese nuk eshte eliminuar komplet, kjo nuk perben argument qe rregullat per udhetime te sigurta ishin te gabuara.

 

E nese vrasjet mund te ulen duke edukuar popullaten e duke qene me te kujdesshem me licensat, pse u dashka te hiqen armet?

Sepse eshte shume, shume, shume me e veshtire te ulesh numrin e vrasjeve duke edukuar njerezit ne krahasim me te ulesh numrin e armeve ne qarkullim. Kemi vite qe i edukojme e perseri kriminaliteti eshte me i lart se ne vende te tjera, e perseri degjojme per vrasje qe nuk duhet te kishin ndodhur. Edukimi ka limite...

 

Shikoje keshtu argumentin. Armet mund te me vrasin mua... nje njeri i pafajshem ne punen e tij. Prandaj, une dua sa me pak arme. Ti thua, jo te kete arme, thjesht do ti edukojme ata qe mbajne armet. Well, edukimi i tyre nuk arrine per mua si mbrojtje... Ti thua po jo pronari i armeve do ndjeki ligjet nje pas nje, etc, etc, e une te pergjigjem, pse duhet ta marre UNE, jeta ime, riskun qe ai do ndjeki ligjet nje pas nje, apo qe do edukoj femijen kur thjesht mund te bejme me te veshtire per ate person te kete akses tek aparati i cili mund te me vrasi.

 Armet nuk vrasin njerez, plumbat e bojne ate pune. Armet vetem sa i bojne plumbat te shkojne me shpejtsi. That's it. Ose me dash me thone shprehjen e te modhit Ozzy Osbourne: " If guns don't kill people ... Why do we send people with guns to fight wars, why don't just send people ? "

Redneck-et e Wayne LaPierre e kane shume konveniente me permend Zvicren kur vje puna ke kontrolli armeve ne USA, por nuk nihen per Australine ...

http://p.twimg.com/AySBoJACUAAYvFw.jpg:l...

 It is wrong to be able to buy a TANK over the internet, anyway you slice it...

redneket nuk njofin mato gruden. ata nuk din gjuhe te huja, perndryshe emri Matt (per mato, jo mathews) do ishte shtu rendshem nder familjet e tyne.

Kane Randy, Kyle, Rusty, Bubba ( just watch NASCAR one Sunday morning). Who needs Matt ? 

tash qe po e menoj,agushi pse nuk plaste gazit kur i thirrte mato smiley

Agushi nga inati duhet ta therriste  Mateo,  Maton..smiley

eee po mato grande uomo... pellemba si rrem varke...pastaj agushi, manxhare volere smiley

di qe po flisni per armet, po nuk besoj se dini se per c'po flisni...

Ajo 22 vjecarja e para disa muajve qe jetonte vetem me te birin nderkohe qe i shoqi jesh ne Irak, do ish perdhunu e vra nga 2 agresoret te cilet i la shakull mrena ne dhome te gjumit me patllaket e te shoqit (ekspertiza nxorri se keta ishin autore te edhe 4 perdhunim/vrasjeve te meparshme).

Ai robi ne NY, qe priste gocen me dal nga kopshti, dje do ish rraf per vdekje nga ata 18 vjecaret qe jane tu praktiku ate lojen ma te funit, "bjeri ti bim kalimtarit me te afert, e ta qisim ne jutub" (vunte nga zemra)

Puna o si me limitu mundesite qe armet te mos bine ne duart e te semureve dhe krimineleve.  Si me detyru shitesit qe te mbajne rekorder e shitjeve. Si me i detyru qe mos tu shesin krimineleve etj etj

Armet, si feja, aborti etj jane municion per zgjedhje.  Zorr se do behet noi gjo ne kete drejtim se shpejti...

Po jo o Bama, se ne nje shoqeri te civilizuar i japim besimin per mbrojten tone, apo per sigurine tone, qeverise. Ka rraste si keto qe flet qe ndodhin, po ma merre mendja se dhe meqenese bejne kaq zhurme nuk krahasohen me rastet kur armet behen problemi. Se mos harro se sic e perdori ai robi ne NY apo ajo gruaja armen per vetembrojte, dikush tjeter e perdor per tjeter pune...

Nejse... me thene te drejten... une personalisht mendoj se ka dy perjashtime qe e bejne ameriken ndryshe nga c'mendojne evropianet e jepe fuqi argumentit te armeve. Nje eshte qe kjo eshte pjese e kushtetutes. Tjetra eshte qe ne Amerike njerezit jetojne me larg nga tjetri, shpesh ne komunitete te vetmuara shume ndryshe nga zonat metropolitane ku jeton 90% e popullsise ne Evrope.

 kjo pika 4,  nuk  mund te rregullohet me piken 3  te manifestit tend Pjero,  ''bonot e ushqimit''.?

 

4 – sabotim i furnizimit me ushqim: sot nuk mbahen më rezerva ushqimore dhe nëse do të kishte probleme në rrjetet që kontrollojnë shpërndarjen e ushqimit, do të shpërthenin ‘trazira’ të pa-precedenta brenda 48 orëve.

oh la-la smiley

me  ate sopranon alto e beni duetin e luleve...duhet ta kesh komshi besoj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).