Këtë radhë në sytë e saj derdhen lot gëzimi. Edhe pse ndërtesa nuk është më si më parë, pasi muret janë shkatërruar dhe një pjesë e orendive është dëmtuar, Petritja ndjen ngrohtësinë e shtëpisë. E moshuara nuk ngurron t’i falënderojë të gjithë ata që u munduan t’i jepnin një ndihmë gjatë netëve të ftohta që kaloi jashtë për gati tre muaj.

Me mbështetjen e Avokatit të Popullit të dy gratë janë rikthyer prej dy ditësh në shtëpinë ku kanë jetuar gjithë jetën e tyre. Tashmë ato janë në ndjekje të të gjitha procedurave ligjore për të përfituar privatizimin e banesës me bindjen se drejtësia shqiptare do t’i ndihmojë. 

Ky rast është një ndër të shumtit ku qytetarëve u është dashur të përjetojnë daljen në rrugë të madhe nga paqartësia që solli akti normativ i miratuar një vit më parë, për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. (Shekulli)

____

Nga organizatorët e peticionit:

Ju njoftojmë se Petrite Xhaferri dhe vajza e saj Majlinda nuk jetojnë më në rrugë. Deri në sqarimin përfundimtar të pronësisë së banesës së  tyre, shteti, duke u respektuar dëshirën, u ka ofruar të rifuten e jetojnë në shtëpinë e tyre. Peticioni ynë ia arriti qëllimit të sensibilizojë komunitetin, organizatat e grave, median dhe, mbi të gjitha, institucionet shtetërore: Kryeministrinë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Bashkinë e Tiranës dhe Avokatin e Popullit. Të gjitha këto institucione po punojnë bashkarisht për një zgjidhje përfundimtare.
Për momentin nënë Petrite ka nevojë, së pari, për kujdesje mjekësore. Shtëpia e saj, gjysmë e shkatërruar nga fadromat, është bëre gati e pabanueshme. Ftojmë te gjithë ata që munden e janë të interesuar për t’i ndihmuar ekonomikisht të lidhen direkt me të dyja gratë.

Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen dhe angazhimin tuaj.

Kolektivi digjital MJAFT Nëpërkëmbjes

7 Komente

Nje faleminderim u takon organizatoreve te peticionit apo/edhe te gjithe atyre qe u bene shkak ta sillnin ne qender te vemendjes situaten e nene Petrites dhe vajzes se saj.  Nje falenderim u takon edhe njerezve qe pa buje u erdhen ne ndihme ne kohe te veshtira. Nje falenderim me gjysem zeri institucioneve perkatese qe gjeten nje zgjidhje. Them me gjysem zeri se i gjithe procesi "me mire vone se kurre" eshte me dhimbje e vuajtje. 

Nuk di te them me saktesi statistikore per rezultatet, por kam pershtypjen se sensibilizimi i publikut, i opinionit dhe si rrjedhoje te gjitha hapat e metejshme qe ndermerren mund te sjellin rezultate si ky ketu, rezultat qe as me shume e as me pak mund te permblidhet me: shpetojne jete.  

Ne lidhje me kete te fundit, le te kemi parasysh qe jo shume kohe me pare, nje rast i ngjashem pati nje fund faqezi

Eshte turp per shoqerine tone qe keto njerez te moshuar te rrijne rrugave dhe te mos ndihmohen. Kjo gje mund te na ndodhe te gjithe neve ne raste tragjedie. 

Faleminderit adminit/admines qe e solli kete lajm ketu, edhe prej tij/saj eshte perhapur lajmi.

Po kur do ngrihen apartamente sociali per shtresat ne nevoje.  Dhe sa te ngrihen ato, pse nuk i strehojne keta te varfer, ne apartamente bosh si tek Fresku apo Kombinat, etj, duke u dhene pronarve te pallatit nje qira simbolike. 

Jane te ngritura. Disa jave me pare lexova per disa banesa sociale krejtesisht te pabanuara qe po amortizohen. 

Ka kohe qe nuk lindin me burra atje Pjer

Shyqyr! Te shkretet njerez i hedhin sa andej ketej. smiley

Pashe dhe kete gjene ketu, me piku ne zemer.smiley

E tmerrshme c'vuajtje mban kjo toke! Edhe hiv-in kishim mangut. E kish marre dhe nga i shoqi e zeza grua.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).