TIRANE- Aktorja Ema Andrea ka ironizuar sot ftesën në kryeministri të kryeministrit Edi Rama për artistët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. Me një status në rrjetin social, Facebook, Ema Andrea i referohet ‘Natës së Bardhë’, duke e quajtur Ramën prepotent që fton vetëm artistët e huaj dhe nuk kthen vëmendjen tek artistët brenda vendit që punojnë në kushte të vështira dhe nuk shpërblehen mjaftueshëm.

“Ne naten e bardhe Ministria e Kultures me lajmeron se Portat e te Madhnishmes Kryeministri do te jene te hapura ne oren 9 per artistet, jo per ndonje takim, por per te pare mobiljet dhe korridoret!! Me erdhi te qesh ne fillim me kete prepotence prej provinciali qe te fton te shohesh kolltuqet e reja. Pastaj me erdhi keq per veten, per koleget, per sakrificat! Me vone mora vesh se rreth te njejtes ore Kryeministri pinte nje gote vere me artistet qe jetojen jashte... bukur... shume bukur Zoti i Shtepise!! Ata munden me te nderu me ardhjen e tyre, jo vetem se kane ecur me talentin dhe punen e tyre por edhe sepse kane para per te blere nje bilete avioni! Une i dashur zoti i Shtepise, nuk kam mundesi te blej bileten e avionit, persa arritjet e mia nuk shperblehen financiarisht (dhe kete ju e dini shume mire) e keshtu s’mundem me qene ne tryeza mikpritjesh, por ftohem per me pa karrika dhe mure bosh! Kam punuar ne kete vend, pa drita, pa uje, zhgenjyer dhe genjyer nga te gjitha politikat kulturore shqiptare, kam nderuar kete vend kudo kam shkelur ne skena e auditore ballkanike dhe evropiane... dhe jam kthyer serish ketu... ne token time te cilen e jetoj edhe ne te keqen e vet!... Keshtu kam zgjedhur, por kjo s’me ben me pak te talentuar e aq me pak nuk me ve ne rreshtin e lypsareve qe i ftoni te habiten me muret dhe me kolltuket tuaj!! Te bardhe e pac mendjen sic ke mosmirnjohjen dhe fyerjen i dashur Zoti i shtepise qe... ani... une t'kam zgjedhe... e tash duhet me te durue!!! Edhe Ty.....!!!”, shkruan Ema Andrea ne Facebook.

151 Komente

kam nderuar kete vend kudo ku kam shkelur..thote motra. Ja me ket patos i lliu te gjitha nderimet qe na paska bere. 

 

Po kjo ka inot qe siku dhe vete jashte shtetit si artistet e tjere apo i kan ardh ato?

Shume cudi qe Ema nuk paska pare per me ble nji bilet avioni

S'i gjete dot ndonje foto tjeter me kompromentuese?

S'ja vle fare me diskutu se duket ashiqare qe osht inot femne. Duhet ti kete ngel qejfi per ndonje gjo tjeter dhe hakerehet ti ti vije per se mbari. Shpikje e modhe facebook-u!!

1400 $ karrike dhe te anashkalosh mundsine per ti pare mga afer pa bilet ? Gapim.

Kabim dhe ti Fiqo. Aq e kishte karrikllen nje cope minister. Kryerilindasi i ka vepra arti. Dmth kjo artistja eshte dopio gabim. Do thush ti, po vete e votoi. Atehere gabimet zerohen te gjitha. 

 “Ne naten e bardhe Ministria e Kultures me lajmeron se Portat e te Madhnishmes Kryeministri do te jene te hapura ne oren 9 per artistet, jo per ndonje takim, por per te pare mobiljet dhe korridoret!! Me erdhi te qesh ne fillim me kete prepotence prej provinciali qe te fton te shohesh kolltuqet e reja.

 

 ska faj, i ka mbetur nga koha  kur blije TV  Iliria a Butrinti..  vinte lagja  vizite per urim me  nga nje pako llokume..smiley       ehhh, ca zakone nuk shqiten kollaj, tha.

Bravo Ema qe ke bredhur e qe je kthyer, e bravo per nismen qe te kerkosh te drejtat. Uroj ta besh me shume, por zgjidh nje menyre me me takt, se keshtu tingellon thjesht sikur mban inate politike, jo sikur po kerkon te drejtat. Artistet shqiptare jane ndare shpesh sipas qefit te politikaneve, duke firmosur peticione e budallalleqe, ne vend qe te mos mbajne ane. Degjohesh me fort po ta besh më me takt.

Ku e sheh nismen per te kerkuar te drejten tek paragrafi me siper, ti?!

Ne fakt, s'e lexova te gjithin. Kjo nga fundi ia fuska shqipes si jozefecka. S'e perjashtoj mundesine te jene ne fis e thjesht po mbron kusheriren. Thjesht shpresoj te jete duke kerkuar te drejtat, pse jo. Keta artistet po te duan mund te ndihmojne ne politike.

sigurisht nuk ka asgje te keqe kerkimi i te drejtave, por jo duke meshiruar vetveten ne fund...gjithsesi kjo eshte gjuha e nje statusi prej disa reshtash ne FB, mbase nuk duhet gjykuar kaq thelle

duhet ta besh me takt - thote.
Kupto ti, edhe ne profilin tat ne fb duhet me mor leje me postu mendimin tat per dicka si kjo.
Ta thote ky inteligjenti socialist prej amerike

Ku kam thene une se si duhet te shkruaje ne FB ajo? Une kam thene se si duhet t'i drejtoje ankesat ndaj kryeministrit nese do qe te merret seriozisht. Nese s'ke inteligjence aq sa per te kuptuar kaq por do qe te kapesh, eshte problemi yt.

po ca ankese flet mer? kjo qe ka ngrit kjo eshte llogjike, aq me teper per dike qe vjen nga bota e artit, qe ka qene minister kulture dhe qe sa ishte kryetar opozite, e ngriti mjaft here faktin se artistet ne vend nuk marrin ate qe meritojne.

Ku thashe qe s'eshte logjike? Me veten debaton ti apo cfare?

Jo po duhet degju kete prej Kanade, qe pa u mbush hala dy muj ne pushtet kryeministri duhet ti plotesonte Emes ci la mangut per tete vite Salikusari..
Domozdo, domozdo!

Ju lutem na sillni protokollin dhe rregullat e taktit qe duhet perdorur kur i drejtohesh kryeministrit. Faleminderit paraprakisht.

Ik kerkoje ne vitet 1800. e shoh qe paskeni qef te kapeni me gjera pa lidhje logjike, si ti, si ky tjetri. Sugjeroj t'i futeni njeri tjetrit me llape tani se qenkeni si dy pika uji. Shitty life, eh? Duhet te kapeni me dike? haha

smiley
 smiley

ka nje protokoll per kerkesen e protokollit mbi rregullat e taktit rreth te drejtuarit kryeministrit...

Me takt-pa takt, kjo eshte e 10-me me shkolle, nese do shpreheshim ne gjuhen popullore, e nese do te shpreheshim ne gjuhen intelektuale do te thonim se kjo eshte nje sfide qe nje artiste i ben kryeministrit, kryeminister qe duhet ta shohi pak me mire kulturen shqiptare. 

e nese do te shpreheshim ne gjuhen intelektuale

Kam idene qe kjo per ty eshte nje gjuhe e huaj. 

Ja qe e ke gabim kete ide Roni, siç e ka patur gjithmon gabim. 

Pjero,  po ty nuk te vrau  syrin dhe veshin qe kryeministri paskerka ftuar   per vizite vetem artistet e diaspores,  dhe jo bie llafi   intelektualet e tjere  te shquar  si  p.sh:  doktoret,  inxhinieret apo makroekonomistet e diaspores..??

Natyrisht Belulo, po une nuk mund te shprehem, se do thonin te tjeret qe ky (une) paska hallin e vet. Une ç'kisha ia shkruajta publikisht. Me vone do vije dhe nje leter per te, por ku te shoh rezultatet ..... 

Kur thu pak me mire, sa eshte vlera e pakut ne nje shkalle nga 1shi tek 10? Se ti si ekonomist duhet te jesh me i sakte besoj.

Se ti si ekonomist duhet te jesh me i sakte besoj.

Cja paske bere mire o PF!!!

...tani duhet me te durue

Pse???

 

Me duru skenat vanitoze te Rames ndoshta. Thjesht nje ide.

Per 2 muj ju merzit ksaj qe duhet me e duru?smiley

 I jap plotesisht te drejte Emes, per kete indinjim. S'ka kuptim qe te krijohen keshtu diferencash ne Shqiperi. Madje do ishte e udhes, qe te bashkonin artistat qe punojne jashte me ata qe punojne brenda, si nje menyre per te stimuluar bashkepunimet ndermjet tyre ne te ardhmen.

E kuptoj qe kjo eshte bere thjeshte per arsye logjistike, por duhet te kishte gjetur ambjente me te medha,dhe ti ftonte te gjithe pa perjashtim. Jo ca te nenes e ca te njerkes.

Tani pashe qe kjo Ema paska qene tek ai peticioni i artisteve te PDs kunder Rames, pas protestave te 2011. Qenka me PD. Normale qe kete avaz do kete kjo per sa kohe te mos jete jozefecka ne krye.

Cili peticion ?Sepse nuk e di.

Jo, s'qenka peticioni i artisteve te 21 janarit. Kur doli Rama ne protesta ne 21 janar, kur sala lajthiti e kaloi ne cadra antitank e stilolapsa pistolete, doli nje liste me artiste qe i bene thirrje Rames "mos e merr pushtetin me dhune", por peticioni qe paska firmosur Ema qenka ne kosove, se tani e lexova. Nga eshte kjo, ketej nga ne apo nga kosova?

 smiley Kjo eshte e te gjitheve ne! Po nejse mire.. s'e s'ka shume rendesi. Si te duket komenti i saj?

I drejte, por mungesa e taktit te ben te dyshosh per ngjyrime politike. Pastaj, s'e dime si jane punet. S'mund te ftohen te gjithe. Kete mbase e ka lene per ta ftuar ne tjeter vend.

link?

Pse Dora, domozdoshmerisht duhej ti takonte bashkerisht?Kjo perbeka shkelje te te drejtave te atyre....qe me urdher te salibanditit benin peticione politike kunder Edi Rames? Sa shpejt harroni xhanem!

Patjeter qe duhet ti bashkonte Grave. C'te keqe ka? Pse keshtu qenka puna, kush s'eshte me km ti tregojne tavanin. Ti lejme keto punet e peticionit se nuk i ka ardh e keqja Ed Rames nga artistet. Madje do tregonte fisnikeri sikur ti kishte mbledh te gjithe bashke. 

prepotence prej provinciali

Une ...nuk kam mundesi te blej bileten e avionit

jam kthyer serish ketu... ne token time te cilen e jetoj edhe ne te keqen e vet!... Keshtu kam zgjedhur

hmm, mire, mire, po zgjedhja e prioriteteve nuk vje pa pasoja. vjen si pakete kjo pune.

Pa fol qe paketa mund te te bjeri DS Durresi, po mund te detyrohesh te pish edhe cigare "Vullneti".

Po na turpero o Ed Rama!!! Po i ble karriget e kryeministrise se shtetit te dyte pas Gjermanise vetem 1400 dollare!!!!

Si o puna iher, se une nuk mora vesh gjo!!!

Ho moo sa i trashe qe behesh. Ja femres artiste Ema i ka ngel hatri qe km ka bere takim me artistat e jashtem e ska ber takim me artistat e brendshem. Ohhh...blasfemi, mbameni se po bie

Nuk e kuptova "fshesen"... per patetizmin e kesaj sinjores... Kaq shume i jepka rendesi vetes kjo..Pse ata qe kane qene jashte, apo jane shkolluar kashte, nuk e kane me djerrse shkollimin apo qofte edhe karieren e tyre...??? nuk eshte faji i tyre qe kjo zonja nuk e gjeti veten jashte...aq e kishe dollapin...... Nejse, xhelozia ben edhe ajo punen e vet...

Po se ata artistat e jashtem prej veni qe e nisin diten duke gjerbur starbucks te dystuar neper ato kolltuket e rehatshem te perendimit e qe debatojne per dallimet stilistike mes Derridad e Foucaultit, ja ata mikroborgjeze nuk kalojne perdite mes pluhrit, tymit, pusetave te hapura e rromuzeve vagabonde 'o yllo te hongsha p....sic kalojne artistet e rregjuar prej vendi e ketyre sja di mer sja di njeri sakraficen. Ehhh vetem ne paris blihen lulet me para...  Ja kjo me duket eshte esenca e ankeses se zonjushes. 

Ne FB e postoi kjo kete? E mire ka pas nje moment zhgenjimi. Ja qe ndodh. Ca ti themi ne tani 'asaj'?!! Kam punu fort tha ajo ne ate vend ?! Kjo aktorja shkodrane eshte kjo right ? Ajo qe bie prej motorri, si ja thonin emrin atij filmit, me duket 1 djale e 1 vajze. Anyway, prit se eshte vec fillimi. Sa zhgenjime do kete. Ehu. 

Nashti u kujtova. Ajo Ema qe kujtova une e ka pas Ema Ndoja lol . Kush o kjo tjetra ? Varja se nuk na intereson aniuej. Monologue me veten. Peace out. lol 

Mund te jete martuar?

Jo Jo une e ngaterrova. Ema per Ema. Kjo qe mendoja une ka qene me simpatike si aktore. Tani e kerkova dhe ka lujt te filmi " ne fillim te jetes". U be vite goxha qe si kam pa keto filmat shqip, sorry I ngaterrova. Ja dhe filmi, futi ndonje te pare kur ste ze gjumi.  http://youtu.be/wbRswe4CyU0

Danke. Ndoshta do shoh edhe Mimoza Llasticen. smiley

Ca  ka bo kjo qe ka bo Leter si kete Spiri rp Kico Ngjeles 

Kico ti e Kico Une / dil jasht se kemi pune 

kete Spiri kete Spiri /  lojte Boten nga Fiqiri ..... smiley 

Pse nuk e presin xhanem . Te pakten ta pyesin  " cfare ke dhene " ? Apo do  ti jape spunto Babasqapit nga "na kem Fejsin e Bukit or tie "  te Leshoi Kushtrimin 

" Neobllokmenet rrenuan Kulturen dhe Artin . Rrembeni Gajdet e Gernetat " smiley

 Ketu kemi njerez shume here me te rendesishem moj zonjushka Andrea si fatakeqi LefKOPESE alias Poeti smiley

"Te dhashe Voten dhe rrenove shtetin ...Rrembeni Armet "... dhe nuk po e qeth njeri sepse dihet qe Edvin Kriminel Kristaq Rama asht Antikulture e anti Shtet ! Perpara 

 

Po kjo Ema a jeton ne Shqiperi? Pse do te ftohet ne takimin e artisteve qe rrine jashte? Do te ftohet ne takimin e artisteve qe rrine brenda.

smiley 

Jane shume te perkedhelura aktoret  qe rrine brenda. Bohen xheloze shpejt, u ngihen nervat prandaj ! 

Shqetesimi i Ema Andreas mund te jete i drejte. Po a ja vlen te sillen ne peshk te gjithe komentet politike te njerezve ne Facebook, apo letrat per Ramen e Salen?

Eshte postuar ne faqe lajmesh, o tutkun. Vetem me peshkun informohesh ti? Pse sma the qe ne fillim?

Sidoqofte Gjembi, mendoj se ia vlente t'a sillnin ketu, sepse nepermjet kesaj letre morrem vesh spektaklin e rradhes nga kryeministri. 

Pjer, ku eshte spetakli ketu?

Tek grumbullimi i artisteve grava, ketu une shoh spektaklin. Nje kryeminister, fare mire ia linte ministrit te Kultures kete spektakel, dhe vete mirret me ekonomine, me bankieret, profesoret e saj, ideatoret e saj. Nje kryeminister serioz mirret me biznesin ne fillim, me prodhimtaret, tregtaret, etjduke u njohur me ta, dhe jo me artistet, te cilet une i vlersoj dhe qe jan kontigjent i ministrise se Kultures. 

Pjer, takimi prej kryeministrit rrit nivelin takimit, te problemit, ne vartesi te objejtivave te qeverisjes o burre.Nuk perben kjo shkak per perfolje, pervecse kur behet propagande opozitare..

Sidoqofte Grava dhe Etnik, une po te isha keshilltar i tij, do t'a kisha rekomanduar qe kete pune t'ia linte ministrit te Kultures, dhe vete te mirrej me projekte te tjera. 

Pjer, mjerimi i Artit dhe problemet e tij zene nje vend po aw te rendesishem sa edhe problemet e tjera me karakter ekonomik, ne nje vend te vogel dhe te varfer si Shqiperia

 ndonje zyre ankesash per crregullimet e ciklit a ka ngritur Km?

smiley ka o si s'ka, madje sapo e kane ngritur...Byroja Kombetare e Hetimit smiley

 flm smiley

po Rita Ora cfare ka shkruar ne fejsbuk?

Me sillni pak ketu statusin e Rita Ores ne fejsbuk. Regjia te me vendose ketu harten e kontaminimit te aktoreve qe do te sjelle Amerika nga Siria!

Jo kete harte! Jo njishin, me sillni ketu harten 4 dhe grafikun 3!

so, nje person privat vendos dicka ne facebook. Nje gazete e merr dhe e boton verbatim. 

E merr dhe  Peshku dhe e hedh ketu duke i dhene platforme percartjeve private te nje individi. 

Kjo, imagjinoj, behet si bicim balance nga ana e peshkut. 

Une jam i sigurte qe nuk eshte karllik me brina, nga ana e adminave, por nuk po e gjej pse. 

 

Facebook ka opsione privatesie dhe nese ti e ben dicka publike, eshte publike, s'eshte private.

Endro, ja ke fut kot, po dhe me top tani. Private dmth eshte njeri si gjithe te tjeret. Si me ti marre ty statuses e me ti sjell ketu. Ja vlen tani me u marr me ca ke thene ti?! Lol

Po i bera publike, ke te drejte ligjore te m'i marresh. E ke te shkruar ne kontraten e FB. Ti i jep FB te drejta ekskluzive te permbajtjes qe poston, dhe FB mund te beje c'te doje me ato, dhe kjo kontrate mbaron vetem kur ti e fshin materialin. Nuk eshte prone e asaj, pasi e ka postuar.

O cun, mu po m'dhimet Peshku, jo copyrighti i Ema Andreas. 

 

S'i ka nxjerre peshku, po cdo faqe lajmesh. Sipas teje s'qenka moralisht e drejte te postosh lajmet e faqeve te tjera?

Kjo qe po thu ti nuk ka lidhje me ca po them une. 

Mire Endro. Kisha n'mend dicka tjeter. Eniuej. Ok. 

persa arritjet e mia nuk shperblehen financiarisht

 Te leku duket robi, po spate lek, bohesh keq me kryeministrin smiley 

Se pari kush i vlerson arritjet, qe te shperblehesh? S`besoj qe te jete Kryeministri! smiley Ka gabu adres me duket, duhet te gjej sponsor tjeter, privat motra! 

 nuk mund te jete robi kaq egoist, ti ngelet hatri perse nuk kerceu naplonin me Km.

E paska shkrujte gegnisht me i dhone nota epiko-dramatike tironsja le e rrit. 

Tinka Kurtin vejeni me e incizu qe ta luni pastaj cd-ne neper mbledhjet e seksionit. 

Ose Reshat Arbanen smiley

A nuk eshte shkodrane kjo?

Kur e kam njofte une ja qene tironse, noshta o bo shkodrone me ardhjen e demokracise.

si Lenini qe u bo shkodron (lazer filipi).

ene pandi raidhi pezak. 

Ca filmash ka lujt kjo mer jahu, se nuk me kujtohet per qamet? E gugllova edhe ne internet, po i dalin vetem ca foto si kuti shkrepse.

Nje vajze dhe nje djale.

Film eshte ky? Cfare viti? Apo nga ato filmat qe beheshin per te plotesu numurin e 14 filmave ne vit qe kishte thene partia qe duhej te beheshin.

'90 ndoshta. Cka si film. Kot me nje llafsmiley

po pedagoge te artet nuk quhet PF?
Tani qe ja fut cik kot, ja fut qe cke me te se kjo ka qene prej atyne qe t'bonte me kthy koken 360 grade. t'thush ti qe nuk e njef...

Mire, mire, tani qe po thu pedagoge tek artet, po e lidh pak. Kane qene nje dore gocash qe dolen atehere me role te dores se dyte, po kush i ma men te gjitha. Kam idene qe Kinostudio kishte nevoje per "gjak te ri" asokohe. smiley Personalisht ma shpifnin ne aktrim, se lujshin shume fallco neper filma. Me shume pak perjashtime.

une e kam te fiksume kur lujti te nata me hene e kadarese, teater.
Nuk di sot po ka qene kenaqsi per syte, PF. E maj mend kur e kam pa ne rruge, e gjate, me pantallona jeans atehere kur jeans konsideroheshin lluks, plus femer e bukur. Amon mer PF, sa femra syjeshile shifshe ne Tr. pash zotin!

na se ta gjeta. Jena ne kohen e jutubit

Hahahaha. Mire mer jahu, terhiqem. E shof se e paske vujt! Thjesht po them qe nuk me ishte ngulit ne koke. Plus me thone te drejten, kurre nuk me kane terheq keto femrat aktore, pervec Cameron Diazit.

Tamam e paska vuajtur i shkreti. Kushedi sa endrra me perfundime zgjimi jo te mira paska pare me Emen smiley

Ja ja, tek detajet ju rri mendja!

 - thote tjetri qe pyeti per detajet e filmave ku ka luajtur aktorja.

Po jo mer, ku ema per mu o vlla! Po tani ta boj si dhelpra un dhe t'them qe s'eshte gjo? s'e them dot vallaj

Eshte edhe aktore teatri.

Bravo Ema!

Kush e kercevi mo pra naplonin se sna e kallxut?

Ndonje foto te Emes please.

E kam shtuar foton Ketlina. Ema eshte shume e bukur dhe elegante.

Arsyeja pse e postova kete lajm ketu nuk ishte per te bere nje debat kunder/pro Rames por thjesht per neglizhencen qe i behet artisteve shqiptare. Kjo zonje - zonjushe ben nje thirrje shume te rendesishme qe shteti t'a njohe artin, dhe artistet shqiptare, t'a nxise krijimtarine artistike, dhe t'a promovoje ate me keto lloj ftesash dhe takimesh. Nje artist, pavaresisht rezidences se tij/saj ka vlere shpirtrore dhe artistike dhe kjo duhet marre parasysh nga qeveria. 

 

Besoj se zonja eshte e zhgenjyer nga aktet teatrale te Rames, dhe shperfilljes kundrejt artisteve qe jetojne brenda Shqiperise; nje zhgenjim qe ka burim me shume tek fakti qe ajo kishte shprese tek nje njeri qe e do artin dhe e kultivon ate sesa tek bindja politike qe mund te kete. 

Eshte e vertete qe arti shqiptar, perfshire teatrin, skulpturen, pikturen (etj.), ka vuajtur shume keto vitet e tranzicionit sidomos ne qytetet si Shkodra, Gjirokastra dhe te tjera, dhe kjo qeveri duke qene me e ndjeshme ndaj artit duhet te diskriminoje pozitivisht artin e krijuar brenda territorit. 

 

Une per veten time jam nga Shkodra dhe me trishton shume fakti qe teatri Migjeni ka shume pak aktivitet teatral dhe muzikal ne krahasim me dhjetra vite me pare. Niveli in ndjeshmerise per artin po ulet me shpejtesi marremendese, ndersa KM-ja jone fton disa artiste jashte shtetit qe ne fund te fundit nuk kontribojne direkt ne zhvillimin artistik dhe kulturor te vendit.

 

Per ju qe jeni te shqetesuar per kete kritike ndaj Rames, do t'ju sugjeroja te mos beheni merak sepse sikur te ishte Bisha ne qeveri, Andrea nuk do shkruante kurre diçka te tille (jo se e do Bishen, por se edin qe arti nuk ka shanse te promovohet prej tij).

Ore di gje njeri c'u be me ate meselene e ikonave te vjetra? Berbero, ke ndonje lajm ti?

mesa di une ata 2 personat jane te arestuar dhe akuzohen per veprimtari tregetare te jashteligjeshme. Mbase po gjykohen ne gjendje te lire, nuk jam shume i sigurte. 

Nje duartrokitje e forte per Ema Andrean nga ana ime.

smiley

Ketu po i bini me qafe kot Rames , ka ftuar artistet me qendrim jashte Shqiperise , kur te ftoje artistet me qendrim ne Shqiperi dhe po nuk e ftoi Emen atehere i jap te drejte kesaj te fundit , pastaj pse nuk shkoi Ema ne takim ? se mos di gjo Rama se kush eshte jasht apo kush eshte mrena .

Ne ato dite festash, edhe artistet shqitare duhet te ishin ftuar Bradland. Nje shkembim (kulturor) artistesh brenda dhe jashte vendit eshte shume konstruktive ne fakt.

Kisha ne mendje "échange culturel," por nuk di si t'a them ne menyre me pak te rafinuar. smiley

Man!! Ta ka lali?!!!

Jo ta ka lali se lali e ka por " te ka lali " do mesosh mire shqip ti apo jo smiley

Oh Bradland Bradland, as nuk e kam lexuar se çfare ishte e shkruar, tre fjalet e para te kenges dhe e hoqa me shpejtesi.Kosovare eshte kjo? lol! it's shit.

Po jo mi goc se eshte Silva me Mandin e nishtulles , po ne fillim ashtu duket por nga mesi te behet mishi puprra...puprra...nigjoje nigjoje , masnej flasim.

Flm Bradland por nuk mund te futet ne kategorine e muzikes. Eshte thjesht nje..... zhurme.  

 

 

Gott , bist du blod.

Si t'ja bej se ke qelluar ti i zgjuar.

Ske faj , ske ca te besh smiley

Po do te thoja qe kjo eshte pika konvergjente.

Keni edhe ca stacione per te bo neper unaze, mbase takohena dikur ketu

Grup per t'u respektuar.

Gjithmone kam pasur bindjen pavaresisht disa keqkuptimeve qe rruget tona diku do bashkoheshin, charlote.

Po nje histori dashurie pasionante.

Amon te keqen , dashuri pasionante me qejf , histori amon jo se me kane marre me qafe smiley

e tha i llaf nglisht ene Bradisoni....si mer s'arrita me te taku ne tiron.....

Po ti dole ne peshk me flamur shqiptar vetem me thone qe ne Tirone su shtyka fare dhe neser do iki ,smiley

axhende e ngjeshur qeveritare ksaj radhe, EDI vdes per eksperiencen angleze

Ya Man!

Ndoshta e ka ruajtur takimin me te brendshmet per nje nate tjeter, me afer Vitit te Ri? Nuk ja u del dot brenda nje nate. smiley

Ktu ke fol bukur!

Rama & Liri jane te zon me shperndarjen e teserave (vende punesh) 

Mu gjithsesi nuk me ngel hatri se edhe qeveria e meparshme njesoj vertitej. Kjo eshte e keqja e sistemit parlamentar, ku me vetedije transformohet pushteti te perfaqesuesit (dmth bllokmenet e skraparlinjte smiley)

Roni e di qe ktj fenomeni i thone Kontrate Sociale smiley

 

 

pastaj pse nuk shkoi Ema ne takim ? se mos di gjo Rama se kush eshte jasht apo kush eshte mrena .

smiley

Kjo i ka pas tana muncite me thone qe me luti me shku po une nuk shkova.

Na azhornoni ju lutem me te gjitha inatet ne vazhdim te Ema Andreas.

kur do te te pushojne nga puna? Edhe sa dite?

Kam kaluar me qera te LSI-ja. Kane marre aq shume torte pushteti sa nuk kane njerez mjaftueshem per te plotesuar vendet. Kendej e tutje nuk do adresohet asgje prej meje drejt Ilir trimit. Vec te degjosh si turfullojne keta te PS-se. U ka ikur truri fare.

smiley

Ça na bot me nigju kang shkodrane tashi: Drandofill te zgooodha..

C'pune kane artistet me shtetin apo shteti me ta.arti eshte privat.filmat jane investime.nese pelqehen I nxjerrin parate aktoret behen te pasur nese Jo ngordhin per buke.ed rama po behet pak I merzitshem me keto ahengjet.si kryeminister detyre paresore ka te fuse miletin ne Pune e te ule krimin e Jo ti  bjere qemanese.

teatri kombtar psh eshte akoma kombtar dhe varet nga ministria e kultures. Po ashtu dhe aktoret e punsum aty. Aty vec po financuan per naj komedi qe ja shesin ktyre tv private per vit te ri dhe aq. 

Aktoret e punesum aty marrin rrogen edhe pse nuk luajne ndonje rol.

po jo pra se nuk je i informum. Ka program dhe plan shfaqjesh. Perndryshe punsoheshin te gjithe te teatri kombtar

Kjo eshte ankesa e MK citoj"e vetmja Pune qe bejne eshte terheqja e rroges tek bankomati".

C'ia fusni kot qe te dy. Ema s'ka problem parash. Ka punuar gjithe kohen me Dancin With Stars, ka pasur emisionin e vet te Albanian Screen, ngeli nje e dy e ftuar neper emisione, beri gjithe ate zhurme neper gazeta me divorcin e te shoqit per gjysmen e pasurise, etj, etj. Te gjitha keto vec rroges ne teater. Kjo e ka ne terezi.

Ema ka te drejte.....vecse nuk ka faj Rama.

Te fillosh te kerkosh denimin moral mes "debatesh" shqiptare te iken deshira per te lexuar ne 3 rrjeshtat e para

Pa mor parasysh dialektin ( pse Ema ka zgjedhur kete dialekt !!!! ) them se e gjitha qendron

Jane turma plot qe perdite sa vjen e po zhgenjehen nga Rama dhe politikanet e politika e tij !

Shqiperia nuk eshte vetem oborri mbrapa i kryeministrise !

Yll! Bravo!!

I ka dhene nje shuplake te forte Rames, me pak rreshta ironike dhe domethenes!

Kush lexon le te kuptoje!

(Pjesa tjeter, fatkeqesisht eshte e pashprese!!)

Edhe unë për "Yll" jam, smiley
pa qenë medoemos kundër kritikave ndaj Kryeministrit Rama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).