Motivimi i kërkesës sonë ka si bazë arsyet humanitare që lidhen pikësëpari me moshën në të cilën shtetësja në fjalë ka konsumuar veprën penale për të cilën është dënuar, mjedisin problematik ku është rritur, mospraninë e Shtetit dhe të shoqërisë..

Emrat më të njohur të letrave dhe artit në vend  bëjnë thirrje për faljen e Nazime Vishës. Përmes një letre që u bë publike në emisionin “Studio e Hapur”, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Tedi Papavrami kërkojnë të tregohet mëshirë për Nazime Vishën, e dënuar për vrasjen e të dashurit që e dhunonte. 

“Le të tregojmë një gjest mëshire, duke e falur këtë vajzë që ka aq shumë nevojë për ngrohtësinë e vatrës familjare, për shkollim, për edukim qytetar. Dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13-vjeçare, si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore”, shkruhet në letër. 

Pjese nga letra 

Motivimi i kërkesës sonë ka si bazë arsyet humanitare që lidhen pikësëpari me moshën në të cilën shtetësja në fjalë ka konsumuar veprën penale për të cilën është dënuar, mjedisin problematik ku është rritur, mospraninë e Shtetit dhe të shoqërisë atëherë kur asaj i është mohuar e drejta të ketë një adoleshencë normale.

Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje shqetësuese e krimeve kundër grave dhe vajzave. Kjo klimë përveç që ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë, tregon se shoqëria jonë ka nevojë urgjente për një emancipim rrënjësor dhe për njohjen reale të të drejtave të gruas. Gjendjen shqetësuese e tregon edhe “Raporti mbi hendekun gjinor 2013” i World Economic Forum, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në të 108-in në botë.

Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një shoqëri të ndërtuar me idealet e larta qytetare të respektit të personit, të barazisë gjinore dhe të vlerësimit maksimal të rolit të femrës.

Në këtë rrebesh krimesh kundër femrës shqiptare, një adoleshente që ende s’kishte arritur moshën madhore, e shkatërruar psikologjikisht nga dhunimi personal dhe kufizimi e lirisë që kur ishte fare fëmijë, në kushte trysnie ekstreme dhe braktisjeje të gjithanshme zgjodhi rrugën më të gabuar për të shpëtuar nga mënxyra që i kishte rënë mbi krye. 

Le të tregojmë një gjest mëshire duke e falur këtë vajzë që ka aq shumë nevojë për ngrohtësinë e vatrës familjare, për shkollim, për edukim qytetar, për reintegrim në shoqërinë tonë. Dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13 vjeçare si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore.

Me nderim

Dritero Agolli

Ismail Kadare

Inva Mula

Luljeta Lleshanaku

Rudolf Marku 

Tedi Papavrami

16 Komente

Burg perjete, pa te drejte apelimi dhe pa te drejte faljeje. Turp per kedo qe kerkon me pak.

Sigurisht qe duhet ti ulet denimi. Nje femije i rritur ne kushte shume te renda psikologjike, s'kishte cfare rezultate te prodhonte. Me gezon qe keto personalitet kane marr nje inisiative te tille. 

Ne fakt kam vene re qe gjykatat ne Shqiperi vrasjet e te rinjeve  19-20 vjec, qe vijne nga familje te varfera, i denon me burgim te perjetshem. Kurse vrasje te moshave madhore i denon me pak.Nderkohe qe ka dhe raste te femijve te deputeteve qe i denon me nga 2-3 vjet. Cfare standardi!!

Firmetaret kane te drejte.nese viktimat do te kishin guximin e nazmijes perdhunuesit do te mendonin dy here perpara se te abuzonin dike me te dobet se vetja.

Mesa vjet u denua ajo? 

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=...

Denimin e mori me shume sa per te permbushur ca formalitete ligjore ne leter se hetim te drejte as qe behet fjale!

shpresoj ta ndihmojne se vertet kesaj i eshte bere nje padrejtesi e pashembullt !

 

 

 

Kjo qenke super e turpshme! Harrojne keta zoterinjte poshterimet qe i behen shqiptareve. Duhet te merren masa per gjera te tilla.

Nuk e kuptoj pse kjo vajze eshte mbajtur e burgosur ne nje kohe kur pedofilet dhe vrasesit lirohen pa shkelur mire ne burg.

Kjo ësht çështja që i intereson më pak peshkistëve dhe tregon mentalitetin mesjetar seksit të tyre ashtu si dhe të shoqërisë shqiptare. 

Peshqit me durim dhe këmngulje diskutojnë me  orë e faqe të tëra, për çdo vit për gjëra pa vlerë si 28 apo 29 me ballistë e partizanë të vdekur atë vrarë të cilët qenë të zot ta zgjidhin vetë problemin e tyre në kohën e duhur po peshqit nuk pajtohen dot me at zgjidhje sikur aty vendoset fati i shqiptarve për mijëvjeçarin e arrdhshëm. 

kurse një çështje si e Nazmies si dhe e trajtimit të fëmijve dhe grave në shoqërinë shqiptare që vërtet zgjidhja a përmisimi i së cilës hap perspektiva qytetërimi për shoqërinë  nuk munden të diskutojnë , s'ke ç'thua o  se kuptojnë rëndësinë o e pranojnë gjëndjen si pjesë e atij mentaliteti mesjetar.

 Përsa i përket çështjes i përshëndes këta personalitete për mundsinë që i japin këtij ringjalljes së këtij problemi edhe duke kërkuar mëshirë për Nazmien megjithse jam i bindur se do të zhgënjehen jo që Nazmia s'do përfitojë mëshirë por nga mënyra si do ta fitojë dhe që shoqëria as do të hap debat për kte problem.

Duke e ditur përfundimin, këta personalitete bëjnë një gabim të rëndë duke këkuar falje dhe jo pafajsi.(megjithse sot lexova mendimin e Inva Mulës që i qasaj pak këtij drejtimi).

Nqs ata e kanë me zemër kte kërkesë ama vërtet me zemër dhe sinqerisht ata duhet të kërkojnë paaftësinë e saj duke hapur një proces të ri gjykimi dhe hetimi ku të vihen para përgjegjsisë dhe gjykimit institucionet emarra me kte çështje(policia, hetimi, prokuroria dhe gjykata) por dhe personat e veçantë që janë marrë me kte çështje që nga fillimi.

Ata i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë nqs e kanë me gjithëmend dhe e kuptojnë kte si një çështje shumë të rëndësishme p^¨er zhvillimin normal të shoqërisë.

Shqëria shqiptare ka probleme të rënda me indetifikimin dhe gjykimin e pedofilisë si akt kriminal i dhunshëm dhe vrastar si dhe me aktin e dhunës ndaj femrave në përgjithsi (kjo duke se ata nuk do të mbanin të njëtin qëndrim sikur e Nazmia të ishte Nazmi)

Pafajsi për Nazmien dhe dënim pas vdekjes së përdhunuesit dhe të gjithë zinxhirit që detyrojë Nazmien të marrë vetbrojtjen përfundimtare me armë shumë më të lehta se dhunuesi i saj( pasi në fakt për të qenë "jek e jek"sipas drejtsisë në përputhje me mbrojtjene e përdorimin proporcional të mjeteve të brojtjes) Nazmia duhet ta torturonte dhe dhunonte vite me rradhë kte person.

Ismail Kadare , Dritëro Agolli , Luljeta Lleshanaku, Inva Mula,Rudolf Marku, Tedi Papavrami bëni diçka për shoqërinë shqiptare pa përfitim a me humbje materjale por me një përfitim moral që do ti qindfishojë atë që keni kërkoni në rrugë ligjore duke shfrytzuar çdo mjet ligjor e shoqëror për mbrojtjen e guximit dhe pathyeshmërisë së Nazmies si simbol i ruajtjes së jetës së fëmijve por pse jo dhe të mijra vajzave shqiptare të dhunuara e shfrytzuara me barbari seksuale.

Pafajsi për Nazmien në qoftë se e keni megjithëmend , mundsitë dhe mjetet i keni çdo kërkesë tjetër është një shfaqje që mund ti japë lirinë Asaj por jo drejtsinë që meriton as ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë për kte problem.

çer katunarie dhe thashethemexhish që ka peshku 147 komente për ankesën e Emës një "vajze me fat" për një "padrejtsi"nga i "zgjedhur i isaj"  dhe vetëm 10 komente për fatin e "vajzëz pa fat" por dhe  problem shoqëror shumë shqetësues.

kjo vajza, padiskutim qe duhet te falet sepse eshte viktime!
po jo vetem kjo, por edhe te gjitha grate dhe plakat qe jane denuar per, gjoja, kultivim hashashi.. le qe nuk mund te denosh dhe mbash ne burg keta njerez, kur plantacionet me hashash te Lazaratit bejne karshillek shtetit.

gjest i mrekullueshem..shpresoj me shpirt te jap rezultat

Mire do te ishte te liroheshin te gjithe vrasesit.

Nje pyetje per ata qe kane firmosur kete pedicion:

A do te reagonit njesoj nese e burgosura do te ishte e seksit mashkull?

Besoj se jo,do te thonin vendin ne burg e ka qeni qe vret.

Atehere perse duhet te kete preference per kete?vetem se eshte femer?

Barazia eshte barazi dhe nese ka barazi ka dhe pergjegjesi.

ABCDC, Jo se ësht femër por se ësht viktimë dhe ka vra për vetmbrojtje dhe ësht e pafajshme por jo për qorra e shurdhë.

Nese ka vrare per vetmbrojtje duhet te lirohet sipas ligjit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).