Te kishe nje brime miu prej së cilës ajo krijesë e vogël që bën të ulërijnë shumë njerëz kur e hasin, në burgjet e komunizmit, ishte luks. Por për të burgosurin që rrinte muaj të tërë në një qeli të izoluar me përmasa sa të trupit të tij, ishte e vetmja mënyrë për të kaluar pak kohë me një qenie të gjallë. 

Po ta merrnin vesh që e kishe një “argëtim” të tillë, do ta izolonin edhe atë; do ta hiqnin edhe miun. Fragmente të tilla e ca edhe më të tmerrshme që ne i kemi rrëfyer sa e sa herë përmes personazheve që kemi sjellë në gazetë, Rose Dosti i ka mbledhur për t’i bërë pjesë të një serie dokumentarësh që janë shfaqur në shkolla të ndryshme në Amerikë, vendi ku Rose ka lindur e jeton.

“Shokues!”- kështu përgjigjet Rose, kur e pyet se si kanë reaguar studentët e universiteteve amerikane, pasi kanë parë këta filma dokumentarë. Po çfarë e bëri gazetaren shqiptaro-amerikane t’i hynte në rrënjë historisë 50 e më shumë vjeçare të tmerreve të komunizmit?! “Instinkti i gazetares”, ishte përgjigjja e saj e parë. Në të vërtetë, edhe sikur një histori të shkurtër të dëgjosh prej njerëzve që kanë vuajtur në skëterrën e Tepelenës, nuk mund të mos duash ta ulërish, ta marrin vesh të gjithë! Rose Dosti ka punuar për 35 vite te “Los Angeles Times”, sado që në këto vite që është marrë me projektin në Shqipëri, nuk ka mundur ta rrëfejë historinë për gazetën ku punoi një jetë të tërë. 

Çfarë rubrikash mbulonit në LATimes?

Ato që quheshin “soft neps”, por që në fakt përfshinin gjithfarë temash. Që nga ushqimi, te lajmet kulturore, stilet e jetesës në vende të ndryshme të botës etj. Për shkak të punës kam shëtitur gjithë botën. Kam bërë shkrime nga Iraku, Abu Dabi, Maroku, Japonia, Turqia, gjithandej… 

Prej këtej shkuat në Tepelenë, Lushnjë, Berat, Vlorë. Ndoshta mund të keni qenë edhe në vende që e kishin ende luftën të ngritur e megjithatë thoni se si foletë e internimit në Shqipëri nuk kishit parë kurrë… 

Jo, kurrë nuk kisha parë. Reagimi im i parë ka qenë shokues. Kam qarë për muaj të tërë, ishte një gjendje e tmerrshme. As që arrija ta konceptoja se si mund të kenë jetuar njerëzit në ato kushte. Pa bukë, në shi, me punë aq të rënda fizike, fëmijë e gra. Këto ju i morët vesh nga rrëfimet, sepse kampet i keni vizituar pas ’90-s. 

Mbiemri që mbani, Dosti, është i njohur në Shqipëri si familje e persekutuar… Si është historia? A ka qenë pikërisht lidhja me këtë familje që ju shtyu drejt historisë? 

Ajo ka qenë fillesa, po. Im shoq, Luan Dosti, ka ikur nga Shqipëria me Hasan Dostin, politikanin aktiv të qeverisë së Mustafa Krujës. Ata menduan se do të qëndronin në Amerikë vetëm për një farë kohe, por në fakt nuk u kthyen më kurrë. Im atë, Aliko Tushi, gjithashtu ka emigruar në Amerikë nga malet e Vërmikut, ishte nga Vlora. Prej andej u ndal së pari në Argjentinë e më pas në Amerikë. Ka ikur fare i vogël. Siç e dini historinë, Shqipëria u izolua krejt, kështu që kthimi më pas u bë i pamundur. 

Megjithatë, njeriu me të cilin ju jeni martuar, kishte lënë njerëz në Shqipëri që ishin nëpër burgje e internime. Ai duhet t’ju ketë treguar… apo nuk kishte kontakte me ta? 

Ata kanë shkëmbyer shumë pak letra, as Luani dhe askush nuk mund ta parafytyronte situatën në Shqipëri. Pra, e njihnim fare pak. E pamë gjendjen vetë kur erdhëm në Shqipëri në ’91- shin. Vëllezërit e motrat e tij i gjetëm ende në Lushnjë, ku kishin jetuar për shumë vite si të internuar.

 

Intervisten nga Ani Jaupaj e lexoni sot ne suplementin “Une Gruaja” ne “Panorama”

 

http://www.youtube.com/watch?v=G-HIt1ovYnw

 

 

14 Komente

tani kjo eshte  intervista e plote, apo nje pjese e saj..?  perndryshe me duket  nje interviste shume e thate.   

meqense zonja ka punuar per shume vite si gazetare  ne  LAT, gazete e njohur, plus faktin qe eshte shqiptaro-amerikane,  prisja dicka me interesante....

Pjesen tjeter te intervistes mund ta gjesh ne Shqiperi, sepse online nuk gjindet. 

 

Naten.

mire,  po e porosis te ma sjellin nga Shqiperia.  faleminderit!   

naten.

Shiko se kjo do kete mbuluar edhe Burgjet e Guantanamos , Rezervatet e Amazoneve ,Tribute e  Afrikes dhe i ngatrron gjerat .

Këto ju i morët vesh nga rrëfimet, sepse kampet i keni vizituar pas ’90-s. ...

Dmth kjo hyn tek pergjigjet smiley ose erdhen Sharlatanet te na tregojne se si ishte jeta ne Shqiperi ne 91 apo ne Kohen e Mustafa Krujes . Patjeter tek Panorama ose Peshtymorja e Shtypit Shqiptar do gjejne vend te gjithe keta qe e kane " me te qare " me oi oi dhe smiley

Sic thote dhe vete ka mbuluar Që nga ushqimi, te lajmet kulturore, stilet e jetesës në vende të ndryshme të botës ... Qeka nga te Destiles se Xhibit !

Arme Mbush!

Tmerret dhe krimet e regjimit komunist ne Shqiperi, ja u kalojne edhe barbarive me te medha qe mund te na kene degjuar veshet. Lexoni me poshte se cka bere "heroi i popullit" Pal Melyshi dhe detyrimisht na ben ti japim te drejte Edi Rames nga 91-92 qe drejtuesit e diktatures kerkonte qe ti linconte publikisht me varje ne shtyllat e dritave prej neoni te rrugeve:

"...nga libri me titull “Një Monument i Nëndheshëm” i Fritz Radovanit (faqe 160-161). Asllan Lici dhe Pal Melyshi ishin dy oficerë të Sigurimit të Shtetit, në qytetin e Shkodrës. Atë ditë kishin shkuar herët në zyrë. Kishin nxituar dhe kishin urdhëruar që at Aleksandër Sirdani dhe at Pjeter Çuni të prangoseshin dhe te silleshin nga burgu i tyre, në një vend pas godinës së Sigurimit. Priftërinjtë u sollën me pranga në duar, përmes një dere anësore. Rojet i nxisnin, ndërsa të burgosurit lëviznin me vështirësi, për shkak të torturave që kishin vuajtur. Pastaj, dy oficerët e Sigurimit i pyetën për dy sfurqe të fortë, sjellë nga stallat e kuajve. Asllan Lici u hodh para tyre, duke çaluar, ndërsa Pal Mëlyshi u kamaros pas tij. “Përpiquni të lëvizni ju, qenër të Papës, tani do të kujdesemi ne për ju!
Ju kujtoni se mund të na bëni budallenj me shkarravinat tuaja?! Pse nuk pohoni se bashkëpunoni me kriminelët që i keni ushqyer fshehtas, në shpellat e tyre të fshehura në male?” Pa pritur përgjigje, ata ecën drejt një grope të hapur të ujërave të zeza. Priftërinjtë po qëndronin buzë gropës së ujërave të zeza kur, papritmas, Asllani i vuri duart në gjoks at Pjetrit dhe Pali kapi at Aleksandrin për krahësh. Duke i sharë, i shtynë prifërinjtë në gropën e ndotur. Kur priftërinjtë u përpoqën të ngrinin kokat mbi gropë, dy kriminelët i shtynë poshtë, me sfurqet e tyre. “Fol, ku është Krishti yt…fol…kjo është mënyra si gjithë priftërinjtë do të përfundojnë… A po e shihni gjëkundi Krishtin tuaj, ju, plehra të tokës?” At Aleksandri, i cili ishte hedhur në gropë i pari, qëndronte poshtë saj. At Pjetri shtyu kokën e tij mbi masën e fekales dhe, me gjithë forcën e vet, bërtiti: “Rroftë Krishti! Unë jam në rrugën time!...”"

ti s'ke kuptuar asgje, po asgje fare. ata larte fare mund te kishin dhene ok qe prifterinjte te vriteshin, por s'i kishin thene as palit dhe as atij tjetrit te silleshin si u sollen . varet nga njeriu o njeri, s'ka te beje sistemi fare. ka kendej kriminele sa te duash, ka kriminele nen demokratet sa te duash por s'e kane fajin demokratet. e ka sqaruar shume mitre mitrush kuteli, por ju as lexoni ose as qe doni te kuptoni. kur ishte i burgosur ai, nje idjot e trajtone shume keq dhe desh e vrau, nje tjeter roje burgu ishte mjaft i mire dhe e ndihmoi. askush s'i kish thene te parit qe ta keqtrajtonte mitrushin por e bente se ishte i lig dhe kishte fuqi. kjo s'ka te beje me sistemin. ka ketej njerez shume te liq qe te bejne te zezen kur kane dicka ne dore. njerzit jane kudo njesoj. 

kush e vrau hazem hajdarin, pa me thuaj? ja ata demokratet e ty, por asnjehere s'bej fajtore p.d.

Vazhdojme me rubriken e turpit:

"Kur ne fëmijët u kthyem një ditë nga shkolla, gjetëm në shtëpi një polic që porsa kish lidhur me pranga nënën tonë. Ai na porositi me kërcënim të mos ia zgjidhnim duart dhe na mësoi si ta ushqenim ashtu të lidhur e si ta shpinim në banjë. Po ta zgjidhnim do ta pësonim prej tyre më keq. E tronditur thellë, ajo kish guxuar t'u thosh komunistëve se e kishin filluar keq, ndërkaq natën fliste si në kllapi. Nuk vonoi dhe një ditë na e rrëmbyen nënën nga shtëpia dhe na urdhëruan t'i shpinim një dyshek në polici, ku mësuam se e kishin mbyllur në një nevojtore. Aty ajo kish tentuar të varte veten me një litar të thurur nga leshi i dyshekut, por, e diktuar, qe rrahur deri sa u mbyll prej tyre në psikiatri, ku edhe vdiq pas shumë vitesh me vetëdije të humbur."

Nen Terrorin Komunist, Luan Myftiu.

komunistet bene dhe ate, qe ja u bene rrupi-supi ju qe mos vrisnit njeri-tjetrin ne gjakmarrje duke ju kursyer me mijra jete, ate jete qe nuk ja u kursyen bajraktaret maskarenje qe kishit dhe prifterinjte. po s'u bete njerez, perseri filluat gerr-verr me njeri-tjetrin dhe filluat perseri gjakmarrjen. keni vrare dhe femra dhe keni ngujuar femije. vec ju s'keni goje te flisni per komunizmin qe ju hapi shkollen ne maje te malit me drite elektrike. por mjerisht s'u bete njerez!!!!

Ne po flasim per eksperiencat e njerezve atehere jo per çfare ndodh tani. Jam dakord me ty qe sistemi i komunizmit na zhvilloi ne shume aspekte dhe sistemi berishian i 'reversoi' shumicen, por ama krijoi nje vuajtje te thelle shpirterore tek populli dhe per mendimin tim kjo eshte arsyeja kryesore pse njerezit iken te gjithe me shpejtesi te madhe nga Shqiperia.

Historia duhet rishikuar, jo per te bere nje komparativ mes atehere dhe tani, por per te eksploruar eksperiencat qe kane pasur te internuarit dhe te persekutuarit ne pergjithesi. Do te ishte mire te behen edhe filma ne baze te letrave te atehershme dhe njerezve qe jetojne akoma sot, dhe me çudit fakti qe nuk eshte bere deri tani. Kjo do t'i shtonte pike historiografise shqiptare, qe ose merret me mitet e vjetra, ose refuzon ta dokumentojne historine. 

 

Hetuesi im i ri do të ishte nji burralec e burracak me emnin Ali Xhunga,
i ardhun në Shkodër prej fshatrave të Përmetit me gradën e ultë të aspirantit,
gja që e tregonte se edhe në luftë nuk kishte shkue në kohën e duhun, megjithë
moshën e përshtatshme që kishte pasë. Vinte mjaft i shkurtër nga trupi e kur
ndodhte që të m’u afronte tue më bërtitë e kërcënue, më vinte të pëlcitsha
prej inatit që e shifsha një pllambë nën vete.

Shkurtabiq siç ishte, i ulun në karrigë, u frynte e u ngrefoste si gjel e për
t’i dhanë vetes randësi, merrte artificialisht poza serioze. Ky hetues karrierist,
tue mos pasë qenë aty ma injoranti dhe as ma brutali, sikurse dhe as ma
krimineli, u bante shumë i rrezikshëm për viktimën që i ishte servirë për ta
hetue, vetëm sepse ishte frikacak e shumë i nënshtruem ndaj eprorëve të tij.
Po të ndodhte që gjatë hetimit të një të burgosuni atij t’i hynte në zyrë p.sh.
shefi, ai menjiherë do t’u mpinte e do t’u bante bardh në fytyrë prej frike.
Simbas meje, atij i mungonte çdo personalitet, qoftë edhe personaliteti
negativ i kriminelit. Me siguri që ai ishte tipi i një lloji të keq të mercenarit, që
ishte qenë vu në shërbim të krimit me qëllime përfitimi. Do të ishte hetuesi
Ali Xhunga ai që për tre muej rresht do të më mbante të varun si Krishtin
dhe, si të mos mjaftonte kjo, në ndonjë rast, do të më bante edhe tortura të
tjera, me qëllim që unë domosdoshmërisht të bajsha proces. Proces ose
vdekje, do të ishte motoja e punës së tij kriminale me mue. Qysh prej ditës
së parë të hetimit e deri në atë të fundit, ai më pati lanë të brakisun mes
torturës ma ekstreme e vdekjes, vdekje që, për shumë kohë, do të ishte
shpresa ime e vetme e nëse unë nuk pata vdekë, ajo qe për një mrekulli të
pashpjegueshme të fatit tim.

TRE MUEJ MES JETËS DHE VDEKJES, Ahmet Bushati.

Ditën e tretë Ali Xhunga më priti, si i thonë, me të parat. “U
mendove”?! - më pyeti dhe unë si përherë iu përgjegja: “Nuk kam për çka
të mendohem”. U hodh mekanikisht prej karrige dhe pa folë, ashtu i shkurtë
siç ishte dhe i veshun si gjithmonë ushtarakisht, serioz e me hap të vendosun,
duel përjashta në korridor, prej kah futi një polic që të më ruente. U kthye
bashkë me një tjetër ushtarak, të cilin s’e kisha pa asnjiherë dhe as që do ta
shihsha ma, i cili në këtë rast mbante në dorë gjeneratorin e korrentit. “E
shikon këtë”, më pyeti Ali Xhunga si me ironi e vazhdoi: “E di ç’është”?
Dhe unë iu përgjigja me “Po”. “Atëherë ta provoç prapë sot”, tha si me
nervozitet. Ai oficeri i thatë më rrotulloi ndër veshë fijet e korrentit, ndërsa
Ali Xhunga me gjenerator ndër duer bani që unë t’u përplasshe disa herë me
forcë për dysheme, shkumbët më dilshin prej gojës si radhën tjetër dhe
veshi ende i pashëruem mirë, të rridhte përsëri gjak e të më dhimbte ma
shumë se herën tjetër. Kjo seancë, sado që e vështirë, nuk vazhdoi gjatë.

TRE MUEJ MES JETËS DHE VDEKJES, Ahmet Bushati.

Faleminderit qe i ke sjellur keto citime. Nuk kam degjuar ndonjehere per A. Bushatin. Jan pjese te nje ditari?

Rroftë Krishti! ... Poeti smiley

LefKOPE mblidhe se na prishi me Papatin .Thuet Laudetum smiley jo Rrofte !

Nje fije bari qe gudulis veshin smiley nuk eshte shume Burrerrore  per Kreshniket e Poetit  ...po sidoqofte ben pune .

Histori reale .....duke pire kafe me "kushon " dhe Hetuesin e tij qe i fuste fije bari ne vesh dhe e guduliste .

Do thuash pse deshe ta vrisje ...se kete pune kemi gjithe diten 

Ja thashe nje me nje . Nuk e mbaja dot !...smileysmileysmileysmiley

Poet smiley ...Aktet e Tortures denohen me LIGJ ne cdo vend te Botes edhe ne ish sistemin Do desheroja te ngrije nje Akuze Reale ndaj nje "troturuesi " me emer dhe Deshmitare per ti bere nje Gjyq Shembullor . Kryetar Gjyqi me vini Mua . 

Nga llapaqenerite e kesaj me Lart vetem eksiqet preken !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).