Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika foli dje për herë të parë për bisedat e tij me kryeministrin Rama, pasi ky urdhëroi prishjen e ndërtimeve pa dhe me leje në bregdetin e Vlorës. Gjika bëri një ndërhyrje telefonike në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut ku diskutohej për planin e qeverisë për të shembur kompleksin "Jon", një pallat buzë detit në zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë. "Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë 'kafe' apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!", tha kryebashkiaku i Vlorës duke replikuar me kreun e ALUIZNI, Artan Lame dhe prefektin Besnik Dervishi. 

"Kam një replikë me prefektin. Ta dish që ndërkombëtarët e marrin si model Vlorën. Është qyteti më i ruajtur, i shpëtuar nga masakra. Leja për kompleksin është dhënë konform ligjit dhe nuk ka asnjë shkelje. Lugomarja po ndërtohet me paratë e bashkisë, Vlorë", tha Gjika në linjë telefonike. Prefekti Dervishi nuk kundërreplikoi ndërkohë që kreu i ALUIZNI-t: tha se "vetë Gjika ose specialistët e tij nuk e kanë parë mirë rregulloren kur kanë dhënë lejen" për kompleksin "Jon". 

GJYQI NE VLORE 

Është shtyrë sërish dje seanca gjyqësore në ngar-kim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe shtatë personave të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe për ndërtim të paligjshëm. Seanca gjyqësore nisi në orën 11:30, por u shty për shkak se mungonte për arsye objektive avokati i të akuzuarit, Gentian Sherifaj, i cili kishte paraqitur raport mjekësor. Në këto kushte, pas konsultimeve të kryetares Anastasi Shehu, me përfaqësuesit e organit të akuzës, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për më 20 dhjetor. Sipas Shehut, arsyeja e mungesës së avokatit mbrojtës, Arjan Isufi, është plotësisht e ligjshme. Sikundër edhe në seancën e zhvilluar në datën 15 nëntor, në sallë ishte i pranishëm vetëm kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili në përfundim të saj, në një prononcim për mediat, theksoi se respekton ligjin dhe do ta respektojë atë, pikësëpari me prezencën e tij në gjykatë. Seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut vlonjat dhe shtatë personave të tjerë u prit me mjaft interes nga opinioni vlonjat dhe media, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm familjarë e të afërm. 

KRYEBASHKIAKU

"Jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, jam në paqe me ndërgjegjen time". Kështu ka deklaruar pas mbylljes së seancës, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për kërkesën e prokurorisë së Vlorës për transferimin e dosjes në Tiranë, për shkak të presioneve, Gjika e ka quajtur absurde. "Sa për kërkesën e prokurorëve për transferim në një tjetër gjykatë, e mendoj si një kërkesë absurde sepse bëhet nga prokurorë që kanë një vit që hetojnë dhe kanë qenë të qetë e kanë hetuar me qetësi të madhe. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë atmosferë jo të qetë, megjithatë nuk përbën asnjë problem, unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, të shkoj edhe në Strasburg madje", u shpreh kryebashkiaku Gjika. Ndërsa ato pak minuta që zgjati seanca e djeshme gjyqësore, çështja e transferimit të kërkuar nga prokurorët e çështjes nuk është prekur fare.

73 Komente

Gjika nuk iu pergjigj pyetjes qe iu be ne kete emisionin qe citon shkrimi.

Pyetja pa pergjigje ishte : Pallati i kompleksit Jon a e ka kapercyer lejen e ndertimit?                          

Ju pergjigj, nuk di ti pergjigjem kesaj pyetje tha smiley

E pse na duhen celesat e Gjikes?Ata tani jane celesat e kashtes...

Pse kshu gjithe kjo ceremoni?

Leri poshte tek roja e ik.

 

Me leje mo vlla,lere se cfare thone..me qe ra llafi,te 10-fsha lejen,ketu eshte i gjithe muhabeti!!

pse ja dorezon Rames e jo popullit te Vlores celesat ?

Pse nuk thone direkt, po e shpronesojme, demshperblejne dhe e prishim pallatin, sepse ashtu kemi nje projekt publik? Apo kane frike se zhgenjehen berberet?

ndersa Rama i qe pergjigjur: po deshe silli te "sheshi Skenderbej", se une nuk luaj ne fushe kundershtare.

p.s muhabet karagjozash!

E mire, tek peshku, fushe asnjeanese. smiley

hakce hakce, fusha asnjanese i bie ne Lushnje te "sheshi i grurit".smiley

Jo mo, e paaneshme pulitikisht, e kisha llafn. smiley

Team MP W D L F A P
1 Skënderbeu Korçë 13 8 2 3 20 10 26
2 Partizani Tirana 13 7 2 4 13 10 23
3 Kukësi 13 6 3 4 14 13 21
4 Teuta Durrës 13 5 5 3 18 17 20
5 Laçi 13 6 1 6 11 12 19
6 Lushnja 13 5 3 5 13 14 18
7 Vllaznia Shkodër 13 5 2 6 18 16 17
8 Flamurtari Vlorë 13 6 2 5 17 16 17
9 Besa Kavajë 13 4 3 6 10 13 15
10 Bylis Ballsh 13 3 6 4 16 15 15
11 Kastrioti Krujë 13 5 0 8 10 14 15
12 Tirana 13 3 1 9 5 15 10

smiley Mos e mbjellin dhe sheshin me patate

 Gjika, o trim i xha Jahos!

Zaten, keshtu eshte: kur rri me fshatare per nje kohe te gjate, do u marresh huqet!!!

Ore ndonje qe merr pak me shume vesh nga sistemi gjyqesor: si i behet qe seancat gjyqesore te mos shtyhen kur nuk paraqitet avokati i te pandehurit? Se u bo si dikur kur ishim ne shkolle e qe palloheshim me pushime se mungote zysha!! 

sa shume te paska pelqyer edhe ty qe te shkosh ne shkolle.... smiley

dume nje vidjo ku gjika te thote: nuk eshte cudi qe rama te jete i korruptuar nga kocua. 

Celesat e audit do te dorezoje ki ne shesh te flamurit?

tashi nje gje smarr vesh  une.. ky Gjika ka nja 10-12 vjet qe eshte kryetar i bashkise se Vlores..  keto pislleqet,  me leje/ pa leje  ndertimi  nuk i  ka bere sot, dje apo para  nja 1 muaji,JO!    por  ka vite qe i ben  dhe diheshin..   atehere  pse  PS  insistonte  dhe e vinte kandidat per kryetar bashkie, sic beri edhe  heren e fundit,  nuk ndihet aspak pergjegjes Rama apo kryesia e PS..?

si fillim, do me falesh per nderhyrjen, por eshte e domosdoshme ne kete rast

nese ti je vertet nga Vlora ( sic deklaron) ky shqetesimi yt eshte pak i cuditshem...PS ne Vlore ne ato vite qe permenden me siper e kontrollonte nje grup i vecante me rrenjet shume te thella ne Brataj

PO populli qe e voton nuk ka faj fare?

populli eshte kryesisht i orjentuar majtas ne Vlore Alba2265, keshtuqe nuk e kuptoj pse PS insistoi me Gjiken kandidat edhe zgjedhjet e fundit, nderkoh qe kedo tjeter te vinte kandidat do te fitonte, mjafton te ishte nen siglen e PS.

S'e leshonte Gjika.  I thane ta leshonte me te mire, por s'degjoi.  

o Belul po kenbengul kot dhe po e fut edhe Alben me zamete smiley ne udhe pa krye...kupto qe ka hierarki fisnore andej nga vjen ti, s'jane gjenat aq te kulluara sa deshiron ti te jene prej verteti

Populli merr vesh Ben koncert ne mbrojtje te nje njeriu qe akuzohet se u ka vjedhur parate.

ata m'kryesoret jane te orientuar djathtas

Vlora jone heroike me Partine Demokratike...ke te drejte I dashur Emo, nuk dalin kot parullat e pop; Nese ka dicka se perse Koqet e Ademit nuk e humbasin vleren e tyre ne kohe dhe hapesire, kjo vjen ngaqe kane prodhueshmeri te larte...

e drejte e drejte.. te djathtet jane  vertet  pakice ne Vlore, por  ne shpirt jane shume!  ajo qe themi:  ''pakice e madhe''..smiley

 

krem de la krem!

Rames apo kryesise i kullon zemra gjak kur detyrohet te jape vendime te ashpra. Po s'mund te leshoje pe.

Doni më për Belulin, thotë Beluli...

Rama reagon urgjentisht, shkarkon nga puna Shpetim Gjiken dhe e le Vloren perkohesisht ne kujdesin e Elvis Rroshit.

gjika i ben karshillek rames me '' tek sheshi i flamurit''. te dy i dine pislleqe njeri-tjetrit dhe gjika indirekt i ben te ditur qe s'lahen kaq kollaj me njeri-tjetrin.

Eh ironia, Gjika hiqet per abuzime me lejet ne te njejten vit qe Kokedhima vendoset deputet ne Vlore. Keta thjesht zihen me njeri tjetrin per kontroll te zones numer 2 nga ana e lejeve...

Asqe egzistojne te tilla gjera.Propagande pd- iste !

O grave, meshoji vendit e mbroj gjerat qe jane per tu mbrojt. Se ca loje po luhet me Vloren u pa qarte qe ne zgjedhjet e 23 qershorit. Mos mbroj cdo hajni te Rames kot me kot. 

Muhametal, jane hap konkurset per drejtorite arsimore. Rastesisht ka fituar dhe kjo zonja https://www.youtube.com/watch?v=UzC-rCdE...

Kush i vlerson konkurset ? 

Po kush dreqin e di kush i vlereson, pse vleresuesve do ua vesh fajin ti?

Po ti the - " kjo zonja fitoi rastesisht" thashe semos dije pak me thelle! Mu duk sikur po ankoheshe prandaj! 

Jo po nuk jam aq naiv se te merrem me "vleresuesit" 

Kot. dmth zonja 52 vjece e ka merituar vendin e punes! smiley Nuk  e di si funksionon marja ne pune " mardheniet e punes" ne Shqiperi, me konkurse, apo me intervista? , ky eshte problemi dikush duhet ti vlersoj njerzit , nga Cv,ja rezultat ne pune,  eksperienca,

zonja me c`pash kishte goxha experience, ne pune dhe mund ta kete merituar nje vend pune, ne ministri, jo nga "rastesia" por nga vlersimi i merites! 

 

Une do kisha shume qef te isha sundimtari i nje vendi me elektorat optimist e dashamires si ty smiley 

E kam seriozisht. 

po pse sundimtar ti, dhe jo nje luftetar i thjeshte  elektorati si une ? smiley 

Po u bera dhe une optimist pra smiley 

Po pse s'je optimist Endrit?  Ne Shqiperi behen mrekullira, firmosin me frymen e shenjte*.  

*Per sqarim, e kam permendur qe pardje, para se te vershonte teologjia ne peshk sa andej ketej. 

Se harrova, kush do i demshperblej keta tani ne te ngrysur, qe jane falsifikuar letrat qe pa gdhire?

Monda, per 1001 arsye une dua qe kesaj ti shkojne ne fund. Te prishet pallati pa nje kokerr leku te buxhetit. E di ca gallate do kete pastaj? smiley 

Per 1001 arsye te tjera edhe une dua t'u shkojne deri ne fund.  Asnje leke nga buxheti as per tritolin, se per fishekzjarret qe do hidhen ate nate vlonjatet do i paguajne vete smiley.

Mundesisht aty nga fundi mbase del se si mire ketyre me fryme te shenjte hallall u qofte, por ketyre te tjereve si u ka dal prona te deti. 

Endrity, merre shtruar! Dhe me ndigjo dhe mua.Nuk ka burre te vere vlonjatet ne zap e jo me kocua qe eshte bere si badun kallajxhiu.Dhe regjistroje kete qe te them une se ke me pa.
Dhe dica: Rama distancimin prej Gjikes e ka per ..." syrret Inxhi han.."

Po ti e pe qe kryetarin e bashkise te prezantonte projektin e Lungomares, qe pretendon se e ka filluar vete ai, apo pe km qe fliste bashke me ish stafin e Bashkise se Tiranes ndersa Gjika nuk dukej kund?

Ahere nuk e ditke kuptimin e fjales ....Syrret Inxhi Han ".... ! ( per faqe gjindjes )

Jo nuk kam fare pasion per kete pjesen artistiko-folkloristike. E di qe shume njerez e perdorin si etalon per zgjuarsine dhe aftesine e tyre po jo une. 

Le ta leme kete, per ta pa pas disa muajsh....Ne " epoken pas gjyqit" !

Nuk e kuptoj si i mbani gjithe keto krahinizma, jo vlonjatet si bene njeri zap sikur eshte Sparta e lashte. Sikur Gjika nuk bente cti donte qejfi deri tani ne Vlore. Neser do kete shume para ne Vlore, zona e bregdetit eshte zona me e lakmuar pas qendres se Tiranes, por do jene te kontrolluara nga tjeter njeri. Kjo ka sjelle dhe problemin me Gjiken; se ne fund te dites ate qe bene Gjika e ka bere cdo kryetar bashkie ne shqiperi, e nuk eshte rastesi qe prozhektori fokusohet vetem tek ai...

Ne fakt Gjika ka bere nje gje icik me ndryshe, dhe mbase kete ta konfirmon dhe Monda. 

Ai vertet kishte ngritur feudin, apo bajrakun e vet aty. Po ndryshe nga kryetaret e tjere te bashkive socialiste nuk i jepte shume llogari Rames. Ndjehej aq i pushteteshem sa ne 2011 e sfidoi dhe rikandidoi megjithese ky donte ta hiqte. 

Pra ndryshimi i Gjikes nga te themi Vangjush Dako (nuk po i permend qytetet e tjera se thjesht nuk ka patur aq shume ndertime) ishte thjesht qe ai kishte ngelur "rebeli i fundit" ne parti. 

Me sa duket i ka bere llogarite gabim, besonte se do kishte pushtetin ta sfidonte perjetesisht Ramen. Ky i fundit i tha qarte "o hap krahun me te mire, o ne burg". 

Nuk eshte krahinarizem ne se citon tipare karakteristike te nje popullate.Sepse krahinarizmi eshte cfaqje, eshte menyre vleresimi jo objektive. Besoj se nuk ke te drejte ! Sepse e shkuara tregoi se vetem nga Vlora ishin 5 antare byroje , ne sistem njepartiak.Ne vlore kane filluar e mbaruar ...te gjitha...
Gjika nuk do te denohet!
Padashur Endryti tregon nje prej tipareve te vlonjatit...ne rastin e Gjikes...Por dijeni, Gjika eshte njeriu i Rames , rrethin e gjere te te cilit Rama nuk guxon ta " lendoje " !

Rama ua ka fut miqve me te cilet eshte rrit mo grave, e ti kujto se po i behet vone per tu prish ose per tu ndreq me Gjiken. Shpetimi eshte nje askush ne llogarite e Rames. 

Endrity, nuk e njef Vloren...!

Dmth lufta kondra korrupsionit eshte thiatro.

Alba 2265, vetem mba shenim sa kam thene.

Te besoj plotesisht,prandaj them qe te bejne amnisti e te mos tallen me popullin se gjoja do denojne te korruptuarit.pastaj sikur nuk shkon te mos denojme gjiken se na merzitet rrethi I tij ,te mos denojme Salen se ngrene krye tropojanet...vendi duhet qeverisur mbi ligj Jo me usulle midis bajraqeve e fiseve.

Shume rastesisht...
 

smiley c'vete o c'vete

Per kur u shty seanca tjeter, di gjo njeri. 

Me verte jane kaq VK muhabetet ne Al apo i bojne gazetat. Kur do filloje me fut rob ne burg qeveria. Apo VK, 10mio dem dhe paret i pago poplli. 

me verte e ke ket pytje ti apo eshte efekti peshkut? Me ze dhe me figure i kemi ne pushtet.

"Gjika: Ramës i kam thënë “i dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”" Ja si i quajne e konsiderojne hapur fare institucionet keta zyrtaret tane, si me qen shpija vet!!

Po te pyetesh vlonjatet te thone se "ore burgu per burrat eshte" dhe sigurisht qe ata/ato nuk e kane per gje te bejne pak burg, biles duhet te mburen me te. Puna eshte si tia bejme qe keta qe kane vjedhur e abuzuar, qe kane shkelur ligjet dhe regulloret te demshperblejne arken e shtetit. Pra, a do te mundet dot shteti ti marre mbrapsht ndonje leke Gjikes, nga ato qe ka bere me shumice duke abuzuar me te qenurit kryetar bashkie? Kjo mendoj une qe eshte themra e Akilit pa goditjen e te cilit nuk mund te fitohet ndaj kriminalitetit dhe korupsionit.

burgu per burrat eshte

kjo shprehje qarkullon mes vlonjatesh qe njeh ti personalisht, apo eshte shprehje vlonjate ne pergjithesi?

Te kishte Vlora gjithe keto Dhi te PD-hit kaq efektive si ne kete prurje , i kishte thene exportit te BE  per Qumshtin .. Ndal !....Me rrofsh qimet e Cicave ...

Po qe qenka zgjuar ky me nje me nje po e ka nje ......Y ne fund smiley, perfaqesuesi i PD-hit per te xeberthyer shqetesimet ne PS smiley  Njeh Feudet e  ....njeh dheniet llogari e  ...njeh Stafin e ...njeh Lungomaren e ... pse nuk ishte ai ne krah  e.... Po sa shum di mor aman ! Amen !

Vetem thashethemexhijte e babasqapit njihen per Intrigim problemesh , derstile , larje , tjerrje krehje leshi dhe berje shtellunge . Jo Tropojanet , jo Vlonjatet , e me the te thashe.

Kur do arrije PPU te clirohet nga keta Dallkauke qe bejne fortuna ne Gote Uji ? Po ka shkele Ligjin te veje ne Hale ai dhe kush eshte pas tij ! Ka njeri fakte ta pasuroje kete Post pervec dengelave te fantazisteve shkencore te atij smiley" Na kemi Fejsin e Bukit or tie " 

Kane mbaruar " Tablot Sinoptike " qe ne 82 ...Eshte viti 201...$4 ose 32 vjet anash !

''une i dorezoj çelsat ne shesh te flamurit'' thot kryebashkiaku !

eh medet ky flet si te jet pune basti adoleshentesh,a muhabet grarie ne parukerine e lagjes,ja ça mut burrash jane ne krye te institucioneve !

i ben presion, indirekt!

pamvaresishte se ça ka politike ber Gjika, nje gje eshte shume e sigurt :  Vlora eshte qyteti qe i ka shpetuar masakres urbane e ndertimeve kaotike  ne atdhe per kete nuk ka asnje dyshim. Chapeau .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).