Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ka dhënë një intervistë për televizionin “News24”. Në intervistë zyrtari i lartë i DASH-it komenton zgjedhjet e 23 qershorit, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri pas përgjigjes negative të qeverisë për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, situatën politike në vend dhe shumë çështje të tjera.

Herën e fundit keni qenë në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Përfaqësuesit e opozitës ishin tërhequr nga KQZ pas zëvendësimit të përfaqësuesit të LSI-së. Ju deklaruat se KQZ mund ta kryejë funksionin edhe e cunguar. Një deklaratë që nuk u konfirmua nga opozita e atëhershme, por u konfirmua nga zgjedhjet. Si e vlerësoni procesin zgjedhor, përfshi këtu edhe punën e KQZ me 4 anëtarë?

Faleminderit shumë dhe mirë se vini në Ambasadën Amerikane. Është kënaqësi t’ju shoh këtu dhe i lumtur që kthehem në Shqipëri. Po ashtu për mundësinë sot. Ajo ishte një kohë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, si brenda vendit ashtu edhe në planin ndërkombëtar, për të kaluar periudhën e zgjedhjeve. Jam i kënaqur që analiza jonë ishte e saktë dhe që zgjedhjet u zhvilluan; sollën një rezultat dhe tani keni një qeveri të re. Prandaj, urime popullit të Shqipërisë. Ka gjithnjë skepticizëm, kush është udhëheqësi? Udhëheqësi nuk është Saliu apo Edi, është votuesi dhe votuesi solli një rezultat ndaj urime Shqipërisë për atë dhe se si po ecin gjërat. Për sa i përket KQZ, është organ shumë i rëndësishëm. Do donim ta shihnim të plotë. Do donim ta shihnim të angazhuar në të gjitha zgjedhjet në vend. Ndaj, tani që kaluat atë fazë zgjedhore, do ishte mirë që KQZ t’i kishte të gjithë anëtarët.

Zgjedhjet e 23 qershorit e zbuten klimën politike në Shqipëri. Por disa iniciativa të qeverisë, si akti normativ për shtyrjen e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, lëvizjen masive në administratë dhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2013 janë pritur keq nga opozita. Si e vlerësoni punën e qeverisë së re, pas pothuajse 3 muajsh?

Keni të drejtë që pyesni për punën e qeverisë dhe se si po përparojnë gjërat dhe me të drejtë vini në dukje që kanë kaluar rreth tre muaj. Mendoj që do thoja kanë kaluar vetëm tre muaj. Qartësisht, populli shqiptar mbështeti partitë që kandiduan dhe tani kanë formuar një koalicion. Qeveria po flet për një numër çështjesh. Ato duhen diskutuar dhe debatuar nga parlamenti dhe publiku, por mendoj do ishte e parakohshme të fillonim të gjykonim punën e qeverisë pasi kanë kaluar në fakt më pak se tre muaj.

Një nga pikat e nxehta në këtë periudhe të shkurtër të qeverisjes ka qenë edhe negociata për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri. Një negociatë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve që shkaktoi shumë protesta në vend. Zgjedhja e Shqipërisë u be për shkak të refuzimit të vendeve të tjera, apo për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik?

Shumë faleminderit për pyetjen. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Regjimi në Siri ka përdorur armë kimike për të vrarë popullin e tij – mbi 1,000 vetë vdiqën në atë sulm. Komuniteti ndërkombëtar, përfshi Shqipërinë, është i përkushtuar t’i eliminojë armët kimike nga Siria. Me anë rregullimesh ndërkombëtare do të jetë e mundur të largohen nga Siria. Shkatërrimi nuk mund të ndodhë aty; për fat të keq, konflikti vazhdon. Pra, duhen shkatërruar diku tjetër. Së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, ONAK, etj, disa vende u pyetën nëse mund të bëheshin terreni i shkatërrimit të armëve. Shqipëria ishte një prej atyre vendeve. SHBA pyetën disa vende që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria, dhe në të gjitha ato vende vendimet u bazuan mbi kritere politike dhe të tjera. Për fat të keq, asnjë prej vendeve që pyetëm, përfshi Shqipërinë, nuk patën mundësinë t’i pranonin armët për shkatërrim. Bazohej mbi një kombinim faktorësh. Përsëris, duke qenë një aleate e besueshme në NATO, edhe gjeografia ishte një element.

Qeveria shqiptare, përpara se të deklaronte pamundësinë për t’u përfshirë në operacion, kishte marrë një letër falenderimi nga Presidenti Obama. Letër që as sot nuk është bërë publike. Falenderimi i Presidentit Obama, lidhej me një vendim të marrë për përfshirjen në operacion, apo për fillimin e negociatave?

Nuk mund të komentoj korrespondencë diplomatike specifike që përgjithësisht mbahet konfidenciale mes qeverive. Megjithatë, ishte shumë e qartë prej fillimit të diskutimeve tona, qoftë takime përballë, telefonata, apo letra, që SHBA po pyeste Shqipërinë të shqyrtonte mundësinë e pranimit për shkatërrim të kimikateve – nuk po ia kërkonte, po e pyeste nëse ishte e mundur. Këtë e ndoqëm në disa nivele. Me rëndësi për t’u vërejtur është edhe që teksa pyesnim, po bënim shumë të qartë, në respekt të plotë të popullit dhe mjedisit në Shqipëri, që çdo përpjekje për t’i shkatërruar këto kimikate do kryhej në mënyrë të sigurt dhe të siguruar dhe nuk do të kishte kurrfarë pasoje as për popullin dhe as për mjedisin në Shqipëri.

Ambasadori Arvizu deklaroi pak përpara vendimit të Qeverisë shqiptare, se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin shumë në rast se do të kishte një vendim për tërheqje. C’do të thotë kjo për marrëdhëniet SHBA–Shqipëri?

Sigurisht, në të gjitha rastet, ne qëndrojmë në mbështetje të fjalëve të ambasadorit tonë, siç bëmë për paraardhësin e tij, siç do të bëjmë për pasardhësin e tij. U zhgënjyem që Shqipëria nuk mundi t’i pranonte kimikatet për shkatërrim. U zhgënjyem edhe që vende të tjera nuk mundën t’i pranonin për shkatërrim, por jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi për t’ju konfirmuar që të gjithë ne në Uashington dhe sigurisht ambasada jonë këtu në Tiranë jemi të përkushtuar të vazhdojmë atë që është një partneritet shumë i fortë dhe i efektshëm me Shqipërinë, një aleancë shumë e forte dhe e efektshme në NATO me Shqipërinë. Ky vendim i vetëm, kjo çështje e vetme, edhe pse e rëndësishme në planin ndërkombëtar, nuk ndryshon faktin që ne kemi një marrëdhënie afatgjatë, të palëkundur, shumë pozitive me vendin tuaj.

Të mbetemi tek kjo çështje. Një nga protestat kundër përfshirjes së Shqipërisë në operacionin e asgjësimit të armëve kimike u bë përpara selisë së Ambasadës Amerikane. Keni ndonjë koment për këtë proteste?

E vlerësojmë fjalën e lirë; jemi mirënjohës që Shqipëria është një demokraci ku mund të praktikohet fjala e lirë. Në asnjë çast nuk kemi ndjerë se shënjestra e protestuesve ishte SHBA. Në gjithë botën, ka pasur shumë frustrim mbi përdorimin e këtyre armëve të tmerrshme dhe në të njëjtën kohë shqetësim për çfarë po bëhet për t’i shkatërruar ato. Pra, ka pasur debat të mirëfilltë këtu në Shqipëri. E respektojmë këtë; jemi krenarë për marrëdhëniet që kemi me njerëzit që janë të shqetësuar për mjedisin dhe i bashkëndajmë ato shqetësime. Pra, fakti që një protestë ndodhi këtu apo kudo tjetër nuk na shqetëson. Ajo që është me rëndësi është që të gjitha protestat u zhvilluan paqësisht dhe pa dhunë.

Po për qëndrimin e opozitës a mund t’u shtoni diçka deklaratave të ambasadorit Arvizu?

Mendoj se të gjithë po përpiqeshim të kuptonim se cili ishte reagimi i mirëfilltë nga organizatat joqeveritare, partitë në opozitë, partitë në koalicionin qeverisës. Por, kam pasur mundësinë në këtë vizitë të flas me kreun e PD-së, Kryeministrin, Kryeparlamentarin Meta; mendoj të gjithë e kuptojmë që kjo është një çështje ku nuk kishte aq shumë informacion dhe kishte shumë emocione, por ngaqë jemi miq dhe aleatë, e kemi kapërcyer. Shumë prej diskutimeve të mia dje dhe sot kanë qenë mbi Bashkimin Europian dhe argumentin e fortë që ka Shqipëria për të qenë kandidate për anëtare e BE. Kjo është diçka për të cilën qeveria, opozita, dhe sigurisht ne të gjithë biem dakord. Ndaj, jo, nuk mendoj ka ndonjë problem me pikëpamjet e shprehura gjatë asaj kohe të mbushur me mjaft emocione.

SHBA ka mbështetur fort integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Megjithatë ecuria e vendit tonë ka qenë shumë e ngadaltë. Diskutohet marrja e statusit të vendit kandidat gjatë këtij muaji, ndërkohë që Shqipëria ka mbetur ndër vendet e fundit që nuk e kanë arritur këtë nivel. Si e shpjegoni këtë ecuri?

Çështjet politike në Shqipëri mund të jenë shumë emocionale. Jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Mund të ketë dallime të forta mes partive në qeveri dhe në opozitë. Jemi shumë të kënaqur tani që qeveria dhe opozita janë në një mendje për rëndësinë e dërgimit të mesazheve të forta në BE – në qendrën në Bruksel dhe tek të gjitha vendet anëtare. Është shumë e qartë që Shqipëria është e përkushtuar ndaj së ardhmes në BE dhe ne e mbështesim plotësisht këtë, siç thatë dhe ju, e mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit në tetor që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat. Pati vendime nga parlamenti përpara zgjedhjeve për të miratuar tri ligjet në parlament. Duhej të zhvilloheshin zgjedhjet. Europa e donte këtë sepse Europa donte të shihte një rezultat të mirë, që zgjedhjet të zhvilloheshin në mënyrë demokratike dhe në fakt zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë demokratike. Por, Europa priste edhe që këto zgjedhje të ndodhnin faktikisht. Siç diskutuam më herët, kjo është qeveria prej tre muajsh. Nuk është e mundur të bëhen shumë hapa në një kohë të shkurtër. Pra, ritmi varet nga shumë faktorë – koha e zgjedhjeve, miratimi i vendimeve në parlament, e pafat që parlamenti nuk i kishte miratuar më herët, por u miratuan, patët zgjedhjet; edhe Europa ka tempin e vet dhe kjo është pjesë e faktorit, kur takohet Komisioni, kur takohet Këshilli. Ndaj, po, e kuptojmë që populli shqiptar do që gjërat të ecin më shpejt. Mendojmë se kjo është e merituar pas këtyre ngjarjeve dhe atyre që janë bërë këtu. Por, në afat të gjatë, të gjithë mund të kemi besim që Shqipëria qartësisht e ka të ardhmen në BE. Tashmë keni liberalizimin e vizave, po ecni drejt statusit kandidat dhe anëtarësimi është edhe më i gjithanshëm. Mendojmë se e ardhmja është e mirë. Sapo isha në Bruksel dhe jam shumë i lumtur t’ju them që Shqipëria gëzon besueshmëri dhe respekt të jashtëzakonshëm nga Komisioni, shtetet anëtare, Parlamenti Europian, ndaj mendoj se perspektiva e përgjithshme është e mirë. Ajo që do të vendosë Këshilli saktësisht do të jetë e rëndësishme, por nuk do të jetë fundi i historisë.

Sa shqetësues është niveli i korrupsionit në Shqipëri dhe si do ta vlerësonit punën e bërë deri tani në luftën kundër këtij fenomeni? 

Korrupsioni është një çështje me të cilën përballen Shqipëria dhe vendet në mbarë botën. Është çështje edhe brenda BE-së; është çështje edhe në vendin tim. Është diçka e gjithanshme ku njerëzit në qeveri, njerëzit në strukturat ligj zbatuese, dhe sigurisht, në shoqërinë civile, duhet të jenë pjesë. Njerëzit duhet të shmangin praktikat korruptive. Kur ekzistojnë, duhen hetuar; duhen ndjekur penalisht; dhe personat përgjegjës duhen dënuar. Është problem i gjithanshëm këtu në Shqipëri dhe ka qenë për disa kohë. Do donim të shihnim më shumë punë në luftën kundër korrupsionit. Jemi partnerë në këtë përpjekje dhe do të punojmë dhe vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, siç punonim me të vjetrën, për të ndihmuar këtë luftë.

Qeveria e re gjendet pa mundësi financiare për t’i dhënë një nxitje të ndjeshme ekonomisë dhe fajëson për këtë keqadministrimin e paraardhësve. Ndërkohë që, me ndihmën e SHBA, u negociua në shtator me BB-së dhe FMN-së një kredi rreth 250 milionë Euro. Në situatën e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm në nivele të larta, a mund të realizohet marrja e kësaj kredie? Sa mendoni se mund të ndihmojë kjo kredi në rimëkëmbien e financave të vendit? 

Ndjesë, nuk jam ekonomist, ndaj nuk mund t’ju them sa është mjaft dhe sa nuk është mjaft. Fjalia standarde që më vjen në mend është: sadopak të jetë, ndihmon. Nëse Shqipëria mund të paraqesë një argument të fortë, çka ne sigurisht e mbështesim, pranë institucioneve financiare ndërkombëtare, për hua të përshtatshme, ne do të donim ta shihnim të kishte sukses. Do donim ta shihnim këtë shans jo vetëm për qeverinë, por për cilindo në shoqëri që të kishte më shumë burime për t’u marrë me problemet konkrete me të cilat përballet Shqipëria. Korrupsioni është një prej tyre – sapo folëm për të. Por nuk është i vetmi. E mbështesim këtë përpjekje; kemi një rol në institucionet financiare ndërkombëtare dhe do donim që burimet të viheshin në dispozicion. Qeveria ka përgjegjësinë t’iu provojë bankave dhe institucioneve se e ka fituar mundësinë për ato hua.

Në politikën e jashtme qeveria e re i ka dhënë një prioritet të veçantë marrëdhënieve me Turqinë, ndërkohë që marrëdhëniet e kryeministrit Rama dhe kryeministrit turk Erdogan, janë deklaruar vëllazërore. Si e shikoni këtë orientim?

Shqipëria është një vend Sovran dhe merr vendimet e veta për marrëdhëniet diplomatike me cilindo vend. Është e qartë që është anëtare e NATO-s, edhe Turqia është anëtare e NATO-s, pra ka një kontekst të caktuar për disa vendime dhe disa marrëdhënie. Ne e shohim Turqinë si një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm në rajonin më të gjerë në këtë pjesë të Europës, por në gjithë botën; kemi një marrëdhënie të gjithanshme midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Besojmë në gjykimin e kësaj qeverie për të zhvilluar marrëdhëniet e saj diplomatike.

Kandidatura e Donald Lu është bllokuar në Senat për çështje të brendshme. Do të vazhdojë të jetë zoti Arvizu përfaqësues i shtetit amerikan në Shqipëri, derisa të vijë kandidatura e re?

Shpresojmë që ambasadori i emëruar Lu do të konfirmohet shpejt. Në Shtetet e Bashkuara kemi një sistem të ndarjes së pushteteve. Dega ekzekutive emëron ambasadorët dhe Senati ka të drejtën ta shqyrtojë dhe konfirmojë emërimin. Shpresojmë që do ta bëjnë shpejt. Shpresoj se është e qartë, meqë ra fjala, se Don është vetëm një ndër shumë ambasadorë të emëruar në këtë situatë. Ai është një diplomat i shquar e i lartë karriere që do të bëjë një punë të shkëlqyer këtu në Tiranë. Dhe, po, sigurisht, ndërkohë, kemi besim dhe siguri të plotë tek Ambasadori Arvizu dhe Alex do vazhdojë këtu në Tiranë.

 

News 24

62 Komente

Jemi shume te zhgenjyer nga Qeveria e re tha .

prite prite se po vje/ bishti i kalit po kerce.

aty mbahuni. 

Kush te mbahet aty ?

ju pra mo, te djathtet gjoja. ku ka t'djathte ne shqiperi aman. gjoja do rrezohet qeveria. 

Kush tha qe ne duam qe te rrezohet Qeveria ? pastaj Qeveria do rrezohet vete dhe ne te djathtet do merzitemi shume , kemi nevoje per pushim .

njoni ketu pra, ai thote herepashere qe shteti u shkermoq, qeveria ra. t'ka akuzu dhe ty per mos-shkermoqje.smiley

O Brado, me duket mu apo kjo alba1 i lesho kto komentet si me i pas njel makina ne cruise control?

Toyotat e 2007 kane dale me difekt tek pedalja gazit smiley

A thu te jete pedalja e gazit? Po marmiten si e shpjego atehere qe bucet si suma idrisit?

smiley

e konfirmume Brado. E cova n'servis qe e shkurtun se ishte shume e gjate dhe ngecte te tapeti thoshin...

Paske bo sevap Bredho , ajo e shkreta si jepte dum mo.

humor kinez!smiley

Paske bo sevap Kryetar . Eke shtu partine dhe mire ke bo . Mbetem ferave duke dhjere.I paske prure dy te rij me oferta smiley

shoket e kryesise ta kan vu ne dukje vazhdimisht xake po ti nuk degjon nga ai vesh. Po vazhdove t'hash kos me speca djegs 7 here ne dite, nuk ka per t'u nda diarreja. Me kte diete ke per t'i sjelle shume dem dhe levizjes.

vf-lp

Edhe tani qe te falenderova tu drodh mjekra e tu ngref Hunda ? Foli kryesise , do shtojme rradhet me njerez qe ofrojne objekte te kulturuara apo do e bejme ferave . Shifi si i ke te dy te rijte me grykore smiley

Ma men kur veje nga veje dhe e beje shuren tek PPU se te ishte cpu Topja ( jo Ml Tupe ) . Ja per ate mendova . Bravo Kryetari , di me cfare i shton rradhet e Partise smiley

VT -LSh 

gjithmone me ka habit pasioni jot per t'observu topet e robve, xake. Po un nuk paragjykoj

gjithmone me ka habit pasioni jot per te punuar jashte orarit dhe kthyer ne shtepi me taksine qe paguan puna, sepse kompania te do shume ( mendon ti).

a-ha, t'paska ngel ora n'vitin qe kaloi motra

Hic mos paragjyko i Tredhur .Nuk ke pse . Duhet ti kesh qe ti cmosh . Erdhe ?  Te isha si ty Kryetar shumsin e Topeve do e hiqja nga Fjalori . Monokoqs do thoja gjithmone .Ti e ke vene re qe une nuk ti atribuoj te dyja ? Eshte dhemke te jesh me nje . Prandaj te ruaj .

Por edhe per te miren e Partise te Tredhurve Mendore ku zotrote po luan nje Politke te shkelqyer per pranime te Reja smileyPo te raportoj qe Gjembi  me ka perkarur ne disa raste .Risi kjo smiley

ca t'ka bo gjembi mo xake?

Me ka perkrahur  ! Pse si e lexove ti ?

s'po te del miku prej menies, xake. nuk eshte per moshen tate lgbt-ja

Brado, pyte i cik Ronin ca ka bo vaki qe kryeministria nuk ka leshuar as deklarate per shtyp as noi lajm per takimin me Moore. 

ka rene shteti prandaj, eshte shkermoqur! enderroni enderroni se enderrat te bejne te lumtur!smiley

Roni eshte m'cef prej Pjerit kam mor vesh smiley

Brado, e ma men kur erdhi Hilary ne Tirone? Edhe qe thu ti me ben telefon Roni me i zell pionieri.

Zoteri - me kerko llogari Roni - Si e shpjegon qe Sekretarja e Departamentit te Shtetit nuk boni konference shtypi??!! - ma boni me i ton qe edhe avokati do ja kishte zili.

S'dote me nigju asnji arsye timen edhe ma bote: "O Zoteri, kjo eshte protokollare, nuk ka lojra me Ameriken!!!"

e ka kuptu e ka kuptu qe ska lojera me Ameriken smiley

Nuk eshte faji im o zoteri qe ti nuk kupton ndryshimin midis secretary of state dhe under secretary of state! 

 

Only in Peshku smiley

 

Titulli i artikullit: 

Jonathan Moore mbi zgjedhjet e 23 qershorit, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri etj

Komentet:

O Brado, me duket mu apo kjo alba1 i lesho kto komentet si me i pas njel makina ne cruise control?

Toyotat e 2007 kane dale me difekt tek pedalja gazit.

A thu te jete pedalja e gazit? Po marmiten si e shpjego atehere qe bucet si suma idrisit?

 

miqte e tu t'djathte pra mo, ata paqesorit e medhenj, o xhib.

Une s'u ankova ne fakt, vura re spontanitetin e humorit smiley

Pastaj ca eshte kjo miqte e mi te djathte? Une te gjithe miq i kam, pavaresisht se s'jam i djathte sic je ti.

So, kush kerce Naplonin?

Cunat e Foggy Bottom.

Ore kot per muhabet, po ketu tek peshku s'ka asnje femer te djathte?

Pervec mua dhe nja cave neutrale,smiley te gjitha ta majtat qenkan?

Kjo i jepka nje lloj sensibiliteti te majtes.smiley

Kot kshu per muhabet , nuk e dija qe ti ishe e djathte.

Epo s'do ti dime te gjitha.smiley

as qe bohet llaf por meqe ra muhabeti i te qenit te Djathte .

Brado, Dora eshte e djathte ne spektrin politik suedez, qe i bje me qene me partine e Petro Kocit te ne, PSV Einthoven a si e ka emrin.

Mr. Deion, porque i bie gjerave anash? E vleresoj analizen , por me vjen keq te them qe s'ka lidhje. Per me teper une s'jam pjese e asnje grupi futbolli hollandez e aq me pak tek partia e Petro Kocit. Faleminderit per mirekuptimin.smiley

Deion mua me kane thene qe per ca kohe u angazhua ne fushaten e FRD - se por kjo nuk te ben automatikisht te djathte .

Brado, kam pershtypjen se gabon ktu. Nga informacionet e mia, Dora eshte rekrutu prej Artit dhe tani ben pjese ne celulen verilindore. Pjeri ala nuk e ka konfirmu po eshte ceshtje ditesh. Kjo shpjegon dhe reflektimin politik te Dores, paralel me ndryshimin e kursit nga Pjeri

Per ca eshte kjo celula, qe te pakten ta dime dhe ne ku na fusin.smiley

bravo Dora. Mesimi #1 eshte rujtja e sekretit. Shif sa natyrshem e ben kte Dora!
Jam i sigurt se ke per t'marre pergezime nga vete AI

Flm flm Bredh! Ne per keto dite jetojme.Jemi trajnuar per te qene me te miret.smiley

Une ende se kam idene per ke celule po flasim,po e rendesishme eshte ideja.smiley

Deri sa ta maresh vesh ti se cbehet, qeveria e permbylli mandatin e pare smiley 

nga behet Roni ? smiley 

edhe mundet , njerez jemi edhe gabojme , tani e leme Doren te qete se eshte goce Yll , vazhdojme punen smiley

Rrofsh Brado! Gjithashtu je cun yll sidomos kur te do qejfi.smiley

Dora, Mr. Deion, eshte e majte meqe ka mbiemrin Noli. I kane thene te ngrates se Fan Noli eshte pararendes i komunizmit ne Shqiperi e kjo e ka hanger kallup.

E habitshme mprehtesia jote. S'guxon robi te thote nje gje , se e ndane me dysh e ndane.

E paska thone bukur ky miku; nuk qeveriset emocionalisht! smiley

 

Shqiperia tashme eshte e orjentuar nga EU. Miqesia me SHBA do te vazhdoje por jo aq e ngushte sa me pare sepse demokracia tashme eshte konsoliduar ne Albanie.

Faleminderit Amerike!

Roni; "....Shqiperia tashme eshte e orjentuar nga EU..." 

Po ç'a kam thon une tek VQ, pikerisht kete, qe Shqiperia duhet te ktheje syte dhe gjithshka nga EU, se aty jane interesat tona. Apo akoma s'ke arritur tek ajo faqe. 

 

Roni; "....Miqesia me SHBA do te vazhdoje por jo aq e ngushte sa me pare..."

Mos do te thuash se e kujton me nostalgji kohen e Buall Mavrise smiley

ka per ta mohu; ktu do jemi. 

Do Zoti, e mohon tre here Emigranto smiley qe ta kuptoje gabimin dhe te reflektoje smiley

Kush flet per qeverisje emocionale, po  gov. shutdown me te cilet late nam ne gjithe boten, per cfare emocionesh u be.

E paska thone bukur ky miku; nuk qeveriset emocionalisht!

  ..nga Tirona gjer ne Vlore 

     dinamiti dore me dore 

                    populli smiley

me emocional se saliu o kapo, s'ka ne bote. i cmendur 90%. dhe pas i vijne te tjere me rradhe, dhe socialiste sa te duash...

p.s. s'na the si kalove ne mbremje. u veshe klas apo gjysem? pive shume apo pak?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).