Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pranoi se ka zhvillime në Policinë e Shtetit, por nuk preferoi të jepte emra, pasi ende nuk është moment i duhur.

“Ka zhvillime, nuk mund të komunikoj tani. Në të gjithë procesin e  transparencës së auditit të përgjithshëm, nuk kemi ndërmend të kursejmë askënd që ka përgjegjësi.”- tha Tahiri, duke iu referuar paditjes së ish kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe 9 ish zyrtarëve të tjerë.

Në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm u fokusua tek rritja e pagave për 93% të punonjësve të policisë.
 
“Punonjësit e Policisë së Shtetit marrin pagë më të ulët sesa punonjësit e policisë në vendet fqinje për mos folur për vendet e BE sepse jemi shumë larg. Rreth 70% e punonjësve të policisë kanë të ardhura për frymë nën pagën minimale të vendit. Mund t’ju them se qeveria dhe kryeministri Rama dje kanë miratuar paketën më të plotë të mbështetjes financiare dhe buxhetore për Policinë e Shtetit në të gjithë historine e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Dje është miratuar rritja e pagës për 93% të punonjësve të Policisë së Shtetit. Rritja e pagës konsiston në përfitimin nga taksa progresive me 5% dhe rritjen buxhetore nga 15-20% pra rritje e pagës në masën 20 deri 25%.”- tha Tahiri, duke theksuar se ky është një investim që bëhet për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe të sipërmarrësve.

Ky tha, Tahiri është një premtim i mbajtur nga qeveria dhe kryeministri, Edi Rama. Tahiri tha se Ministria e Brendshme ka trashëguar 26 milion dollarë borxhe nga qeveria e mëparshme, nga të cilat 5.2 milionë vetëm për uniformat.

Kallëzim penal për Burgajn dhe 9-ish zyrtarë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm mësohet se ka depozituar në  Prokurorinë e Tiranës një kallzim penal ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Po ashtu mësohet se janë paditur edhe nëndrejtori i Përgjithshem, Rasim Boriçi dhe tetë anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Lidhur me këtë pritet që vetë ministri i Brendshëm,  Saimir Tahiri të dalë në një deklaratë për media në orën 18:00, për të dhënë më shumë detaje lidhur me paditë.

Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se abuzimet i përkasin reklamave të realizuara për procesin e liberalizimit të vizave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3 milionë eurosh. Megjithate, Prokuroria ende nuk ka konfirmuar depozitimin e paditë nga ana e SHKB-së.

13 Komente

teater , prap teater.

Askush nuk di nese doli apo jo buxheti 2014 ajo qe mban shtetin ne kembe , keto hedhin kocka mediatike majtas e djathtas.

Bukur.

Arben Imami i pari, Bujar Nishani i dyti ( me kete 3.1 ).

Tani pritet kallzimi penal per Gjusepina Qoba Tupalli per 960 000 usd bileta avioni dhe 6000 usd nafte ne muaj.

Pra, auditimi i brendshem mbasi fikson vjedhjet dhe se kush ka vjedh, propozon se si duhet te jene shpenzimet per vitin e ardhshem. Me bukur nuk ka.

Vetem se kush ka qene roli i keshilltarit te Drejtorit te Policise qe eshte bere zv.minister , nuk arrij ta kuptoj. Ishalla thuhet ndonje gje me shume.

Drejtori Burgaj ka lëshuar kompetencën e tij dhe të gjitha tratativat, janë kryer, sipas akuzës, nga zv.drejtori i Policisë, Rasim Borishi.
Pse kjo rrokadë në hierarki kur ka ardhur pun ate shpenzimi i 3.1 milionë dollarëve? Mbetet për t’u parë nga hetimi.Operatori fitues është shpallur në bazë të çmimit dhe jo të pikëve.

Në kundërshtim me ligjin nuk është bërë njoftim në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në komisonin nuk ka patur specialistë të fushave.
Këto shkelje duken më shumë si parregullsi dhe pakujdesi sesa si abuzim me paratë e shqiptarëve.

Po mo po. Per juve, as Gerdeci s'ka fajtore.

Ne burg te shkojn ter hajdutet. Po su zhbe der ne fund e keqja ska te mire. 

Cili nga keta i bie te jete Mr Tahiri..

Nje pyetje kisha une per ata qe jane brenda smiley A kane rene vjedhjet, krimet, se ne pranvere dhe vere u be kerdija, vidheshin edhe kabllo elektriku, pompa per 5 leke, varferi e madhe. 

.

Ooo snap!   smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).