Më mirë më pak? 

Janë të njohura aksidentet që ndodhin ditën e blerjeve masive, ose gjatë të “Premtes së zezë”, siç njihet ndryshe, në mapot a Wallmart-it apo to Macy-t, në SHBA. Situata del pothuajse gjithmonë jashtë kontrollit, pasi qindra vetë zënë radhën para dyqaneve që paralajmërojnë ulje drastike çmimesh. Nga “100 dollarë që fitova me ulje për një kompjuter, harxhova mijëra të tjerë për kurim” -u shpreh njëra prej viktimave, pasi u përplas nga uragani i klientëve që vërshuan brenda kur u hapën dyert e mapos. Në një formë pak më të zbutur, mania për të blerë, është e pranishme tek secili prej nesh. “Nuk e vesh x fustan se e kam veshur njëherë në x dasëm”, ose një palë këpucë të reja çdo gjashtë muaj prej ndryshimit të modës- janë pretendime mëse të zakonshme për një grua a një burrë në kohën tonë, madje edhe në Shqipëri. Mobilje të kohës, një firmë të mirë makine, pushime të shtrenjta, celular të teknologjisë së fundit, janë gjithashtu pretendime normale. Pa bërë krahasim me të shkuarën, kur kostumi i dasmës të përcillte edhe në botën tjetër, gjithsesi e ndjejmë që këto nevoja “normale” për një rinovim të vazhdueshëm estetik të jetës, ushtrojnë të njejtin presion po aq sa pamundësia për ta bërë këtë. Po cila është kostoja me të cilën e paguajmë? Dhe a na jep apo na merr më shumë? Kjo është një pyetje, që rrallëherë gjejmë kohë t’ia bëjmë vetes.

Të bësh punën që urren, për t’u pëlqyer njerëzve që nuk i pëlqen

Për një përgjigje të saktë sjell në vëmendje librin “Të jetosh më mirë me pak” i shkruar nga Alicia Arrizabalaga (spanjolle) dhe Daniel Wagman (amerikan), i përkthyer dhe botuar në shqip nga “Botart”, i cili është një studim për shoqërinë e konsumit, të shndërruar tashmë në një kulturë globale.

Dy studiuesit, shpjegojnë fillimisht se nga e ka burimin modeli konsumues. “Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për t’i përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre”- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit. Por përfytyro shprehjet gati në ekstazë të njerëzve me karroca ose në butiqe, të cilët, blejnë edhe gjëra të cila mund t’i veshin edhe njëherë ose kurrë, e që sipas autorit, të kujtojnë Romën e Lashtë gjatë orgjive para tavolinave që thyheshin nga pjatancat, dhe kur pasi hahej, shkonin e villnin dhe lironin stomakun për të ngrënë përsëri. Dhe pastaj autorët marrin me radhë dhe analizojnë se cilat janë nevojat dhe ku fillojnë të ekzagjerohen nevojat, duke filluar nga ushqimi, rrobat, estetika e pamjes, shtëpia, transporti, turizmi dhe seksi. Dhe nga ky arsyetim logjik dhe i detajuar, ne arrijmë të kuptojmë se sa shpenzime të panevojshme bëjmë nga dita në ditë, të cilat konvertohen në energji, kohë, nerva, emocion, të cilat, mund të ishin përdorur për diçka që mund të na falte më kënaqësi. Një psikolog shpjegon se shumë njerëz, e paguajnë duke bërë punën që urrejnë. Pra, bëjmë punën që e urrejnë (për të fituar para), për (t’i përdorur për) t’iu pëlqyer njerëzve që në të vërtetë nuk i pëlqejmë. Por, nëse konsumi është një keqkuptim i kënaqësisë, atëherë pse të gjithë biem në grackën e tij?

Reklamat, qendrat tregtare, televizioni

Duket një zgjidhje praktike, kursim nafte dhe kohe, të marrësh makinën, e të shkosh në një qendër tregtare, ku brenda një kohe të shkurtër, mund të mbushësh bagazhin e makinës me gjithçka që të nevojitet për një javë a më shumë. Por shpeshherë, jo vetëm që harxhojmë trefishin e kohës së parashikuar, por kthehemi në shtëpi me produkte krejt të ndryshme nga ato që kishim parashikuar në listën e blerjes, pa mundur dot t’i bënim ballë tundimit ndaj karrocave që kalojnë anash nesh, uljeve të çmimeve stampuar në vitrina dhe fytyrave triumfuese që dalin nga dyert e dyqaneve, sikur sapo t’ia kenë hedhur dikujt. Në padyshim që bëhemi pre e impulseve të momentit. Dhe janë të gjitha aty. William Kowinsk, studiues në fushën e studimeve tregtare, duket se nuk e ekzagjeron aspak kur thotë se: “Do të vijë një ditë kur do të jetë e mundur të lindësh, të edukohesh që nga kopështi deri në universitet, të gjesh një punë, të martohesh, të divorcohesh, të bësh fëmijë, të zhvillosh një sërë garash, të marrësh trajtimin mjeksor madje të dënohesh, të gjykohesh deri edhe të burgosesh, të kalosh një jetë pak më të plotë… edhe në fund të vdesësh e të varrosesh, pa dalë nga qendra tregtare. Dhe ndodh që çdonjëra nga këto mundësi, të ofrohet në disa qendra tregtare në disa vende të botës.” Ato janë konceptuar të tilla; loja psikologjike me konsumatorin (je nisur për të blerë ushqime, përfundon në pavionin e kozmetikës), është pothuajse gjithmonë e fituar. Dhe ai, blerësi, më në fund gjakftohtë, kot betohet se nuk do të shkelë më në qendrat tregtare, sepse do ta bëjë atë sërish, padyshim. Por, nëse mund ta privosh veten nga frekuentimi i qendrave tregtare, nuk e privon dot veten nga televizioni, i cili është edhe mjeti më manipulues i njeriut. Një makinë me kredi të ulët, pushime që fillojnë me 99 EURO (shoqëruar me pamjet ekzotike të vendeve që as i ke ëndërruar), ta bëjnë ëndrrën realitet me pak gjë, sepse midis televizionit dhe konsumit ekziston një lidhje e tillë intime, falë imazhit. Dhe akoma më lehtë: u ulur në karrige para kompjuterit, me garancinë më të madhe, mund të blesh edhe një avion po deshe- një komoditet ky, i cili e bën ngasjen akoma më të papërballueshme. Dhe..më në fund, rrjetet sociale, ndarja e informacionit dhe përvojave, që e humanizon disi këtë raport, por edhe e rrit nivelin e kredibilitetit. Thjesht, duket pothuajse e pashpresë të lirohesh prej kësaj sindrome… Por jo për autorët e ketij studimi, të cilët japin edhe këshilla se si.

Fanatikët e konsumit

Para dy muajsh, isha e ftuar si mysafire në një familje franceze artistësh. Çifti jetonte në një apartament të vjetër të rinovuar pjesërisht, por ajo që më ra në sy më shumë, ishte pikërisht thjeshtësia dhe kostoja e lirë e mobilimit të banesës. Dyert dhe dritaret e shtëpisë ishin pothuajse të njejta me dyert dhe dritaret artizanale të prodhuara në zdrukthtari, të cilat, në shqiptarët i kemi shkulur me kohë prej mureve si démodé dhe të shëmtuara. Dhe pyetja që i bëra vetes ishte se si ishte e mundur që një francez, me të ardhurat e tij (shumë herë më të mira se të miat), kishte mundësinë ta bënte këtë rinovim prej dekadash dhe nuk e bëri, kurse unë, nën një presion të madh për t’u dukur bukur para fqinjit, të afërmve, miqve të vajzave, apo ku e di une se çfarë…e bëra brenda pak viteve. Pse gjithë ky sforcim? Ndërkohë, një tjetër i njohur që jeton në Perëndim, do të më më ankohej se “nuk guxoj të sjell dhurata kur vij në Shqipëri, sepse nuk m’i pëlqejnë.” Kaq “buzëhollë” të jemi bërë? Pse?

Ndoshta një sociolog, do të mund të jepte një shpjegim më të saktë mbi këtë çështje, por një gjë është e qartë: imazhi i prodhuar nga Perëndimi (sidomos Hollywood-i), duket se ka më efekt në vendet ku shitet, se sa atje ku prodhohet (e ngjashme me doktrinën, që importohet pa u vënë në dyshim.) Dhe kjo vëtetohet dukshëm për faktin se nevoja për të përshtatur këtë stil jetese të imponuar nga jashtë përmes televizionit, shkon kryekeput në shpërpjestim me mundësitë tona ekonomike. Llogaritjet janë fare elementare: çmimet e produkteve janë të njëjtat në të të gjithë botën, ndërsa të ardhurat tona janë ardhurat tona janë shumë herë më të vogla.

Një arsye tjetër, pse ky libër do të ishte me vend të lexohej këtu, është pikërisht konsumi si një nevojë për socializim. Një vendi si i yni, i cili vjen nga një kolektivizëm i imponuar, do t’i duhet kohë të gjejë kënaqësi në hapësira më individuale, më private. Ato që përmenda më sipër, si p.sh. një apartament i dizenjuar shtrenjtë, veshjet, makina, përdorimi i shfrenuar i celularëve, janë përpjekje për një afrim, aprovim dhe joshje sociale, mjete të cilat marrin një rëndësi të dorës së parë si mjete socializimi. Kjo zëvendëson në një farë mënyre edhe nevojën për psikologë, që konsiderohet si “një treg i ri i marrëdhënieve njerëzore, në të cilin, është e mundur të blesh dashuri, miqësi, shoqëri dhe komunikim, duke paguar që dikush të na dëgjojë” – një praktikë që akoma mungon tek ne.

31 Komente

motra, you're kinda spreading thin.

jane te sterthena e te stershkruara. kur kap nje status (sic zonja, na pelqen a s'na pelqen, e ka kapur), s'mund te vazhdosh më me "po le nje koment aty" smiley

 

jane te sterthena e te stershkruara

Per subjektin e ke fjalen?  Domethene terthorazi bie dakort me autoren "me mire me pak"? smiley

Kur kap nje status ... s'mund te vazhdosh më me "po le nje koment aty" 

Po kopjoj dicka qe kam thene kur u be cope e cike nje artikull i Hatibit "poezine ia duam autorit/autores, prozen e angazhuar jo dhe aq."  

Jam e mendimit qe per subjektin mund te shkruhej me mire, me shume, por jo me pak.  

Goca jone si kokone! Kap e shtjellon gjithmone tema interesante e kjo ktuna padyshim nga me interesantet.

 

Po lexoja nji kritike te ktnyne post-strukturalisteve, se maj mend kush ishte, po pika qi me boni pershtypje pershkrimi i fazes se tashme te konsumerizmit (qi me dukjet me shume vend) si nji stad deshire qi riprodhon kerkesa te panevojshne, dmth deshira per gjona/materie qi s’perdoren ndonjihere.

Assuming u have disposable income that is!

Mu per vete me bo pershtypje se sa impersonale bo bohet konsumi, cdo lloj kontakti njerzor me njoni tjetrin po zevendsohet me makina. 

Ky lloj konsumerizmi walmartian qe Luljeta analizon ketu,(ne fillim te pakten, se nuk me terhoqi me i shku deri ne fund) eshte me shume shenje e fukarallikut dhe low income class, te pakten ne North America. Nderkohe nga ana tjeter, tregu qe po ben boom ketu eshte tregu i gjerave organike, hand made, dhe old style. Po keto shiten me shume neper dyqane te specializuara qe nuk bejne kurre zbritje, ose internetrave. Kete site p.sh une e kam ndjek qekur ka pas vetem 5 gjera ne shitje dhe tani eshte bere nga me te njohurit e gjerave class. Purot nga Cuba po na i sjell shoqnia, rakine e Bregut farefisi...ca do me tina? smiley

 

 

veleria nga konsumerizmi qenkesh gati po aq e padurueshme sa skamja moniste.

Ekstremet puqen, thoshte Marksi. Black richve dhe white trashve i jane shtu edhe konsumeristet kineze. Flente gjithe naten perjashta populli i Maos per te blere 6 karriget e para tek IKEA qe do shiteshin 64 dollare nga 124 cmimi origjinal. 3500 kineze pjesetu per 6 karrige. Llogarine boje vete.

Ue e lexova Komunzmi, kenaqesia e keqkuptuar!

 

lol ene un isoj e lexova...scary shit tani qe i bie menjes qe e kam lexu isoj si ti.

Ethet e blerjes, ne fakt jane ethet me te keqia smiley po te kapi, s'te leshon. Edhe une kur shkoj ne supermarket, psh, kemi vendosur me gruan te blejme psh nje gje apo veç disa gjera, dhe veç kur dalim nga dyqani me karrocen plot smiley

 

Nje keshille modeste, mos bej kurre pazar I uritur sepse blen shume produkte te panevojshme.

Poetja te shikoje punen e poetes, per te tjerat vendi ka eksperte.

Pike e zeze! Nuk na mjaftojne gjithologet, por del edhe kjo te bej analizen e konsumerizmit, a thua se u fik dynjaja e mbeti poetja neogotike te na sqaroje keto pune! Me mire per keto te shkruaje disidenti i Zerit te Popullit.

Po me Luljeten c'pate! Ajo eshte edhe familje e nderuar diversantesh, nga Lleshanaket. Xhaxhai i kesaj luftonte komunizmin me kallash, kur ti votoje per frontin dhe Sala i bashkohej PPSH-se qe te clironte Pragen.

"p.sh. një apartament i dizenjuar shtrenjtë"

Shume shkurt i ka rene. Ne vende si Shqiperia njerezit kane tendence te jetojne per nje kohe te gjate ne te njejtin vend dhe te identifikohen me qytetin, lagjen, shtepine. Per kete arsye mund te shikosh qe eshte harxhuar shume per shtepine nga brenda, ne menyre joproporcionale me vleren e shtepise apo harxhimet nga jashte ne ambientin perreth. (Nuk e di Francen por) ne Amerike te pakten vlera e shtepise varet nga vendi ku jeton dhe pse do harxhosh shume per ta rimodeluar shtepine nga brenda kur nuk do ta sheses dot me shtrenjte se sa shtepia ngjitur pa asnje nga keto ndryshime.

Eh, mua me duke se autorja ngatrojti modernizmin dhe minimalizmin qe mbase gjene ne France (pffff), me dizajnet gaudi ne shqiperi.

Gjithashtu me ngjane sikur ja ule shume rendesine sesi ngjane shtepia nga brenda ne Amerike. Kudo cmimi eshte nje kombinim i pozicionit (blloku me i shtrenjte se bathorja) e gjendjes nga brenda.

 1) ''Një vendi si i yni, i cili vjen nga një kolektivizëm i imponuar, do t’i duhet kohë të gjejë kënaqësi në hapësira më individuale, më private. 2) Ato që përmenda më sipër, si p.sh. një apartament i dizenjuar shtrenjtë, veshjet, makina, përdorimi i shfrenuar i celularëve, janë përpjekje për një afrim, aprovim dhe joshje sociale, mjete të cilat marrin një rëndësi të dorës së parë si mjete socializimi. 3) Kjo zëvendëson në një farë mënyre edhe nevojën për psikologë, që konsiderohet si “një treg i ri i marrëdhënieve njerëzore, në të cilin, është e mundur të blesh dashuri, miqësi, shoqëri dhe komunikim, duke paguar që dikush të na dëgjojë” – një praktikë që akoma mungon tek ne.''

4)Ndoshta një sociolog, do të mund të jepte një shpjegim më të saktë mbi këtë çështje, por një gjë është e qartë: imazhi i prodhuar nga Perëndimi (sidomos Hollywood-i), duket se ka më efekt në vendet ku shitet, se sa atje ku prodhohet (e ngjashme me doktrinën, që importohet pa u vënë në dyshim.)

moj zonjushe qe e ke kuptuar anapulla. njeriu nuk gjen kenaqesi vetem. 1) kjo shoqeris e sotme kerkon te kthehet tek vlerat njerezore dhe e ka te pamundur. si rrjedhim, prandaj vuajne nga depresioni dhe kerkojne psikolog sepse s'kane njerez rrotull. 2) lluksi dhe gjerat super te shtrenjta e largojne njeriun nga miqesite e verteta dhe e bejne te jetoje midis hipokriteve. 3) psikologu hyn aty ku jeta  eshte e varfer shpirterisht, me probleme te medha dhe pa miqesi te verteta. 

4) dhe anapulla e fundit dhe ndoshta jo e fundit po une po e le me kaq eshte kjo ''hollivudiania''.

jane keta vendasit qe ishin dhe jane majmunet e pare te hollivudit, pas u vine te tere...

lum kush ka mend te mos majmunizohet.smiley

 

Marrezia e "konsumeristeve" te modernitetit, eshte se vazhdojne ti lodhin Perendite ...me lutje !
E dashur poete, me bind qe je e ngritur edhe e gjezdisur, me goxha miq te rretheve te ngritura, si te thuash te "serave te larta", por nuk ke kuptuar asgje nga thelbi i asaj qe une te sjell ne mendje..
E gjithe e mira dhe e tere e keqja ne kete bote, ne perceptimin e njerezor, eshte pikerish Njohja apo mos njohja e REALITETIT.Se thote mire alba1...Majmunizohen njerezit pastaj

kenaqesia e konsumit, bof ja shiko nje kamarier ka me shume pordhe sesa pronari i barit smiley

Ke kompjuter ti luljete? Ke. Konsumizmi eshte mjet, nuk eshte qellim, oj luljete. kaq i thjeshte eshte muhabeti

te dish apo te kesh ... ?

Po dite, automatikisht dhe ke smiley

Duhet pyt Nard Ndoka me mire smiley

Faktikisht kjo s'eshte gjithmone e vertete, Stalker. 

Bota eshte me shume e shpirtave praktik, se teorik, psh.

Nuk eshte per tu futur ne kete muhabet, por kam pare shume njerez qe dine, dhe s'kane asgje. Dhe shume njerez qe kane, ndaj kane filluar dhe te dine.

Si u gedhive smiley ? nuku e kam sh te qarte ; po dine shume por s,kan fare ?

Mire faleminderit. Ju si jeni andej, me shtepi e katandi?smiley 

Ne fakt flasim per nivele te ndryshme te dijes, por ata qe kam njohur, dine aq shume sa nuk perdorin dot asnje gje ne te mire te tyre. 

Po kane dijen moj Dora! smiley

(pse 7? Po sa? 8! Pse 8? Po sa? 6!  ... 

 

Dija nuk hahet.smiley

Dolem me ne fund aty ku duhej dale: dija nuk haet por pikerisht nga dija haet!!

me mire gjallese vdekur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).