Kryetari i FRD, Bamir Topi është shprehur sot në një konferencë për shtyp lidhur me punën që do të ndjekin strukturat e partisë që ai drejton në rrethe. Ai theksoi se FRD do t’i qendroje kesaj filozofile dhe strukturat e Tiranes do te kene nje pune te jashtezakonshme per te realizuar duke nisur nga janari. 

Sistemi zgjedhor

Sipas tij, FRD do te kerkoje me shume pasion qe ky sistem zgjedhor te ndryshoje, te jete me afer qytetareve qe te gjitha partite te mos vijne ne paradoksin qe marrin vota dhe nuk perfaqeson ne Kuvend.  

“Jemi vend i vogël që ka kaluar situata nga më të çuditshme dhe ne na vjen mirë kur dëgjojmë që këto zgjedhje ishin më të mirat, në sens relativ ishin më të mirat, por jo në sens absolut. Shqipëria ka nevojë që të ketë një gjykim të ri, së pari mbi sistemin dhe FRD e ka në programin e saj dhe do kërkojë me shumë pasion që ky sistem të ndryshojë që të jetë më afër partive dhe të mos jemi në paradoksin që të marrim aq shumë vota dhe të mos përfaqësohemi në Parlament kur të tjerët kanë marrë më pak dhe kanë nga 4 deputetë në Parlament ... Nuk mjafton te kesh vite jete per te thithur mendimin e eksperteve, por u krijua nje terren dhe ne paraqitem nje program, qe mendojme se ishte me i miri mes partive politike ne vend. Filozofia jone ishte politika per shtetin dhe qytetarin. Historia nuk eshte me tek emocionet politike, problemi qendron ne stabilitetin e strukturave te shtetit”

21 Janari

Topi bëri thirrje që shteti sot, kryesisht Parlamenti duhet të japë përgjigje rreth atij komisioni hetimor parlamentar që u ngrit dhe përfundoi pa asnjë raport. Në vigjilje të ngjarjes ku mbetën të vrarë 4 protestues, Topi bën thirrje që të zbardhet njëherë e mirë se kush e kreu atë që mazhoranca e atëhereshme e quajti, grushti i shtetit. 

”Do ndalem në një moment që i takon shtetit, moralit të shtetit të shqiptarëve dhe moralit të politikës dhe si një çështje me rëndësi të fortë juridike që do i japë kredibilitet në marrdhëniet e qytetarit me shtetin. Çështja e 21 janarit. Flas këtu si ish-kreu i shtetit, në emër të moralit dhe rëndësisë së institucioneve të pavarura. Politika që ka ndryshuar kahun ka një detyrë. Çështja e 21 janarit nuk është thjesht juridike, për t'u futur në labirinthet, është në këndvështrim të fortë, çështje politike dhe morali politik. Sepse në Parlamentin shqiptar, me urdhër të mazhorancës së atëhershme u ngrit një komision hetimor parlamentar që përfundoi hetimin pa asnjë raport. Sot nga Parlamenti i ri, presim një prononcim. Kanë kaluar 3 vjet. Cili është fati i atij komisioni hetimor? Nga kush u krye grushti i shtetit, nga ish-Presidenti, nga ish-Prokurorja e Përgjithshme,nga ish-Kreu i SHISH-it, nga gazetarë, nuk marrë përsipër të flas për politikën, është thjesht çështje e politikës”. 

Sipas Topit, nëse nuk ka një përgjigje rreth kësaj çështje, atëherë nuk do të ekzistojnë marrëdhënie kredibile mes politikës dhe institucioneve të pavarura. 

“Nuk do ketë marrëdhënie kredibile në shtet, në politikë nëse këto nuk qartësohen. Është hedhur shumë baltë në emër të institucioneve të pavarura. Kush do flasë në emër të tyre? Kur gjëra të tilla nuk fliten dhe flitet për gjëra perfikerike çfarë besimi do ketë shqiptari kur gjërat nuk çohen në vendin e duhur. Dhe në karakterin juridik duhet folur dhe unë nuk jam futur ndonjëherë në karakterin juridik sepse nuk më takonte”, tha Topi, duke theksuar se partia e FRD do i qëndrojë kësaj filozofie. 

Reformimi i së djathtës

Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka akuzuar ish kreun e PD-se, se po shkaterron filozofine e se djathtes ne vend, duke theksuar se eshte emergjente reformimi i së djathtës ne Shqiperi. 

“Kali gërmuq i Trojës vazhdon ende të shkatërrojë filozofine e së djathtës në shqipëri, i takon FRD të ndërmarrë një mision qytetar jo karrierist, apo pragmatist, sepse brenda këtyre interesave janë interesa jetike të demokracisë shqiptare, sot ne kemi të majtën në pushtet, ne jemi parti e moderuar, dhe kemi respektuar pikërisht formalisht që duhet respektuar 100 ditëshi i parë i qeverisë për të dhënë konsiderata dhe për të mos e kthyer atë në konsumimin e termave bajate, dhe 100 ditëshi konsumohet brenda muajit. FRD akumulon të dhëna edhe rreth situatës së menaxhimit të pushtetit në vend, por ajo që është më e rëndësishmja është historia e reformimit të së djathtës në vend, meqë jemi te Tirana, ajo ka një peshë të jashtëzakonshme, jo thjesht për cfarë përfaqëson, por për historinë e saj, cështje madhore që kanë mbetur jo vetëm pa zgjidhje, po janë minuar, sikurse është ajo e pronave, e papranueshme 23 vjet pas, njerëzit janë më keq se në ditën e parë.”

25 Komente

Ky ne fakt flet rralle, por ama kur flet e tund. smiley

po si ka folur ky? Si dibran qe ka ardhe me shapka ne Tirane, si ish president, si ish nen-kryetar i PD apo si aleat ne qeverisje i Rames?

Bamka eshte ne koalicionin qeveritar, kshu qe do lehe sa here tia kerkoje Rama. Puna eshte te mos lehe peshku ne te njejten orkester e ore me Bamken. Te caktoje nje orar tjeter dhe vetem.

Ti besh opozite opozites ne kete kohe eshte baraz me krim qe i behet demokracise.

ca thu o plep ? 

ti malok i mutit - dhe s'ka pikë rëndësie se je nga vermoshi apo nga konispoli, veriu a jugu, se nuk është kjo që të bën malok, po struktura jote mendore  - bën mirë t'i veshësh shapkat e të bësh një shëtitje në tjetër vend, se ndoshta ajri i freskët të sjell ndërmend vargje më të mira nga ndyrësitë që vjen e dhjet këtu.

Ku le radhe konia e peshkut qe te degjohet ze tjeter.Bamiri ka nje nivel
Mezatar por nuk arrin te behet si " kali germuq" i cili edhe i menderosur i teri, marre shembull tiranasit dhe gjer ne Shkoder, prape nuk i mbyllet " bucia".E ne se Bamiri flet per reformim te se djathtes ka te drejten qe ta thote sepse eshte e sterthene qysh kur Germuqi e beri koqe qiqe te djathten.Sa per te ecur ne revan luli, duhet lexuar Blerimi...!

filozofine e te djathtes... ah thuj...

Me fara jemi mire, thote. Po qofte niks.smiley

Kam pershtypjen se zoti Topi mund te ndryshoj karriere akademike nga ajo qe ka, ne shkenca politike.

Vetem ne Shqiperi mund te dale kryetari i nje Partie ne konference shtypi per ti tregu popllit

 lidhur me punën që do të ndjekin strukturat e partisë që ai drejton në rrethe.

Sec me erdhi ne mendje ajo shprehja e vjeter urbane ne frongjisht: NaPlaBy!

kjo shprehja e vjeter urbane ne frongjish e ka origjinen tek ajo konga e vjeter ne anglish

more,  se c'eshte nje toronez qe na ka kurrorezuar ne te dy pa na pyetur fare... di gje kush mund te jete ky toroni????

si ishte kjo?

e leme fare me mire se lamasher me fantazi te shfrenuar, te cilet duan te nxjerin dhjam nga pleshti, ka me bollek...eshte bere e modes!

Si mund te flasesh per te djathten dhe opoziten,kur FRD eshte pjese e koelicionit qeveritar ,tashme.

Konference per shtyp ? per cfare ?

...nuk e di si i genjeu, por shume djem te mire mori me qaf ky Topi ,nje nga ata vinte ene ketu ne PPU smiley

Ore e njef temperamentin e Bamirit? Eeshte tip i bute o burre ku e ke Bamirin per intrigant

Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka akuzuar ish kreun e PD-se, se po shkaterron filozofine e se djathtes ne vend, duke theksuar se eshte emergjente reformimi i së djathtës ne Shqiperi. 

Cila eshte filozofia jote per te djathten ore Bamir, te bashkohesh me socialistat per te marre dy drejtori te qelbura? Si qeni kur i hedhin kockat.

Filozofia e se djathtes se vertete eshte te bashkohesh me LSI-ne e t'i hapesh postin e zv kryeministrit, nje dore te mire ministrishe, e plot zv ministra e drejtore drejtorishe.

E kush po thote qe PD-ja beri mire qe u bashkuan me LSI-ne njeher? Shum gabim bene madje. Me mire ne opozite vetem se sa ne pushtet me Meten. Eshte e vertete qe sot e djathta ka nevoje per reformim por kjo s'ka si te vije nga nje person si Bamir Topi. Shpresoj qe ata qe e kane ne dore ta bejne kete reformim te kene mesuar nga gabimet e se shkuares.

Kush e paska ne dore te reformoje te djathten? Te quash PD-ne te djathte, eshte njelloj si te quash PS-ne e LSI-ne te majte. Ne Shqiperi asnje nga partite kryesore nuk i perket krahut te vertete politike, ashtu sic njihet ne vendet e tjera, qe pretendon te jete.

Ok.

Bamiri eshte mbase i vetmi politikan shqiptar qe bashkon ngjalistet me naltmadhnistet ne Peshk. Njeriu i peshkvitit!

Jam i zhgenjym se po behen mbi tre jave e nuk i eshte shtuar asnje deputet mazhorances. Shpresoj imami te lsi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).