Mikut tim A. i pëlqen të ma bëjë shpesh këtë pyetje. A. nuk është qeveritar, politikan ose njeri i thjeshtë. Ai është një aktor shqiptar prej Kosove, i apasionuar pas artit të vet dhe pas promovimit të artit shqiptar në Nju Jork e më gjerë. Ai dërgon emaile dhe mesazhe, bën telefonata, poston në FaceBook e forume të tjera, dhe me zemër mbështet aktivitetet e artistëve të tjerë shqiptarë e më gjerë këtu. Bashkë përballemi shpesh herë nëpër shfaqje, ekspozita, mbrëmje poetike, filma, koncerte dhe promovime librash, me emëruesin e përbashkët, prejardhjen ose tematikën shqiptare. Kanë merita s’kanë merita artistike, ne jemi aty, duke duartrokitur e komplimetuar, duke ngritur dolli dhe diskutuar me passion për atë që pamë. 

Natyrisht që nuk jemi të vetmit, ose të parët, ose patriotët e shekullit. Aktivitetet artistike në Nju Jork kanë disa figura të tilla konstante, që vijnë dhe përkrahin me aq sa munden. Këta janë njerëz të thjeshtë, që marrin pjesë nëpër aktivitete sepse u pëlqen të shohin pak art shqiptar, të bëjnë një dorë muhabet intelektual me pjesëmarrësit e tjerë, të mbështesin a të takojnë idhujt e fëmijërisë së tyre, ose të përmbushin ëndrrat e rinisë. Aktivitete të tilla janë bërë shkas më se një here për bashkëpunime interesante, miqësi frytdhënëse dhe ngjarje frymëzuese që mbajnë gjallë jetën artistike shqiptare këtu.

Them që A. nuk është njeri i thjeshtë sepse  përpos anës artistike, ai edhe organizon ose ndihmon në organizimin e  disa prej aktiviteteve të përmendura më sipër. Njëri nga më të rëndësishmit ndoshta është Java e Filmit Shqiptar, një javë e plotë me filma të kinematografisë shqiptare nga të tëra trojet dhe nga diaspora. Sivjet është viti i dytë që organizohet, dhe  ka pasur sukses. Ai ofron gjithshka të shndritshme shqiptare: filma të realizuar mirë brenda mundësive, mundësi për të njohur e për të pozuar me njerëz interesantë dhe mbi qilimin e kuq të famshëm, si edhe një shans të mrekullueshëm për të njohur amerikanët me një copëz kulturë shqiptare e përkthyer e tëra në anglisht. 

Nuk dua të merrem këtu me meritat artistike, qejfmbetjet, veshjet glamoroze ose mungesën e fondeve. Dua të fokusoj vëmendjen tek fakti që njësoj si A., konsulli kosovar është i kudogjendur në aktivitete të tilla, ndërsa kolegu/ja shqiptar/e nuk  shihet askund. Dhe ndërsa qeveria kosovare thuhet se jep fonde, e mbështet financiarist, qeveria shqiptare përsëri nuk gjendet gjëkundi. Bile ka shumë që shikojnë me habi organizues si A. e të tjerë aktivistë të palodhur që e marrin mundimin, dhe ende presin fonde, qoftë dhe simbolike nga qeveria shqiptare.

Nuk dua ta bëj këtë shkrim Shqipëri versus Kosovë. Nuk dua t’i them atdheut tim të varfër e të rrëmujshëm që ka nevojë të tundë ca para lart e poshtë e ta zbukurojë ca më shumë imazhin tonë se vetëm të mira do të shikojë nga kjo gjë. Nuk dua t’i përgjërohem kryeministrit tonë artist që e pritëm me buzëqeshje, sepse edhe ai para këtij nuk është se bëri ndonjë gjë më shumë. Qeveritë tona kanë treguar sa na duan, dhe kur. 

Dua vetëm të gjej një përgjigje për pyetjen e pashprehur të shumë shqiptarëve këtu, por të bërë me aq zë të lartë dhe ndoshta pa shumë diplomaci nga A. Mund t’i them atij se qeveritë e politikanët njësoj janë, por konsulli kosovar ma prish punën. Mund t’i them se është atdheu që pret nga ne, sepse qeveria është e varfër dhe pa fonde, por qeveria jonë ka 22 vjet që është e varfër, dhe vazhdon të  na shohë nga duart. Mund të them që shqiptarët nuk përkrahin asnjë nismë të tillë, por kjo nuk ka kuptim në këtë kohë globalizmi. Mund të them që ata presin nga komuniteti të kavërdiset me lyrën e vet që ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë pa da. Mund t’i them se konsulli/ja shqiptar/e këtu në Nju Jork është kaq e re në detyrë sa nuk i ka ende të qarta dinamikat e komunitetit. Shumë gjëra mund të them por gjithshka tingëllon e përsëritur deri në zbrazëti dhe justifikim i vakët.

E vetmja gjë që i them A. është që unë dhe shqiptarët e tjerë nga Shqipëria kemi qenë dhe jemi aty, duke përkrahur me aq sa mundemi, e duke punuar me po aq zell e përkushtim sa vllaznit tanë kosovarë për të promovuar kulturën e artin shqiptar nga cilado trevë të vijë ajo. Ne nuk jemi mësuar të na ndihmojnë ose të na përfillin politikanët ose qeveritarët. Ne dalim në shesh e tundim flamujt, pozojmë me duart shqiponjë, duartrokasim e harxhojmë kohë e para sepse duam atdheun tonë. Ndoshta dikujt mund t’i hapë barkun si shprehje por Shqipëria është në zemrat tona. E kaq.

28 Komente

"Ne nuk jemi mësuar të na ndihmojnë ose të na përfillin politikanët ose qeveritarët. Ne dalim në shesh e tundim flamujt, pozojmë me duart shqiponjë, duartrokasim e harxhojmë kohë e para sepse duam atdheun tonë"

Bravo Blete, megjithate ka te drejte miku me emrin A..  perfaqesia   e shtetit Shqiptar ne pergjithesi le shume per te deshiruar, jo thjesht per mbeshtetje financiare te ndonje aktiviteti por dhe thjesht fizike .. mos te shkojme tek materialet promovuese brenda ambasadave.. aty NO COMMENT fare.

opo ku eshte Fate Velaj kur te duhet, tha... se ky sikur eshte shpallur misionari special, ambicioz, per Artin prane kryeminsitrit qe do bente namin..

Prit mor burre,duro! Sa i padurushem je ba kto kohe,ni e dy me kerku llogari e ke menjen ! 

nuk eshte puna se jam i padurueshem, por pritshmeria eshte shume e madhe... per kete e keni fajin vet.. dmth sektori juaj i agjit-propagandessmiley. deri dje, pa ardhur ne pushtet, pa qene e nevojshme, i mbushet mendjen publikut qe per gjithcka ndodh eshte nje "fajtor".. dale sa te iki ai e te vijme ne dhe do shihni.. as permbytje nuk do ndodhin, as aksidente, as krime nuk do kete...., ekonomia, arti, kultura ashtu e keshtu... do hame me luge te florinjte, tha.. he tashi..?! mos me thuaj dhe ti si beberi, skemi cbejme ne.. e ka fajin populli qe eshte pis milet..smiley

ca gjana merri me rezerva mer,sidomos agjit-propin, mos na e beso deri m'at mase sa te krijosh pritshmeri kaq te mdhona,se ja, vjen puna e zhgenjehesh n'ket farfeje. smiley

jo mer jo, dakord do ti marrim me sportivitet, ca do bejme..smiley. ja p.sh, sapo lexova ate temen e greves se minatoreve dhe reflektova direkt... po keta per carsye bejne greve thashe.? keto gjera zgjidhen me dialog sindikate-qeveri!smiley

Sapo doli nga furra - drejtorit te policise kufitare ne Korce i'u vune prangat.S'ka me kontrabande,do mblidhen taksat nje e me nje.Po do kete me shume lek e,po do kete me shume investime,duke pas me shum investime do kete me shume punsim, e pastaj vjen mirqenja e, prosperiteti e.Eh sa pune te mira do beje kjo qeveri, dhe per artin qe u merakose ne fillim, e per minatoret ne mbarim,me mire do te jete.Ki Besim. smiley

Po nuk jemi me ne kohen e komunizmit,  per te dhene fonde per artin kulturen! Mire e ke ti Bleta! Arti si gjithshka tjeter eshte aktivitet privat, varet nga biznezi.

Konsullit si behet vone fare mi motra
 

Po Bletë vargun  " nëno mos ki frikë se ke djemt në Amerikë" do ta shkruajmë :Nëno mos harro djemtë në Amerikë se duan pare që ti mos të kesh frikë". 

Nqs se Ministria e jashtme dhe ajo e kulturës kanë buxhet të përcaktuar për kte qëllim pse jo mos ndihmojnë por më duket pa sens dhe mjaft mëtues kërkesa për ndihmë financiare kur dhe buxheti për kulturën e sportin në Shqipëri e Kosovë është ulëritës .Nqs konsulli i qeverisë së kosovës shpenzon për aktivitete të "mikut" A duhet parë puna e tij.

Me pare e mbështetje nga qeveria të gjithë dinë të bëjnë e organizojnë por të kërkosh pare dhe për mbështetjen e nismave e ndërrmarrjeve private më duket guxim i madh.

Alidenë e kuptoj si "patrone" a drejtuese Ojq ajo është mësuar me mbështetje finaciare 

 

Paske bo ter ket shkrim me i rraf krahet vetes ne fund me kete atdhedashurine vetmohuese e te pakompromis. Rrofsh pra. 

 

Se harrova, ne shtetin kapitalist shteti nuk para financon te tilla aktivitete. Jane donatoret private ata qe merren me te tilla. 

gabim e ke o kokoleps. Shteti gjithmone financon aktivitete te tilla ne vendet ku do te fitoje pak reputacion te mire. psh pyet ambasaden amerikane sa fonde ka harxhuar ne Shqiperi per te financuar aktivitete kulturore.

Faleminderit per vleresimin. We aim to please smiley

Realiteti eshte tjeter. Shqiperia eshte aktive. Vete kryeministri ka kercyer napolonin me artiste e intelektuale nga diaspora. Pse pak eshte kjo? 

hahah,katunaret kishin pushtu pallatin mbreteror ,po kercenin tallava e pinin naj gote rakie....kjo osht rilindje mo jahuuuu

  Ku eshte Qeveria? se Shqiperia aty ku ka qene eshte.Po doroni pak, qeverine e kemi akoma lehone, plus dhe Hirushe, cfare mund te presesh prej saj. Rama akoma nuk e ka gjetur llampen magjike te Aladinit. Sa iluzione ka krijuar fjala Rilindje, sa pritshmeri, e tmerrshme. !

Hartoni projekte serioze , mblidhni fonde nga diaspora shqiptare, fondacionet kulturore, biznesi dhe kerkoni bashkefinancim, qofte dhe simbolik nga amabasada shqiptare. Keshtu behen punet e mira.

Spiritus, ta garantoj qe Festivali i filmit shqiptar ne Nju Jork ishte perpjekje serioze e suksesshme. Kete vit pati rreth 300 veta pjesemarres ne naten e pare, dhe rreth 50-60 cdo nate me pas. Per me teper u financua thuajse krejtesisht nga "diaspora" (domethene u be nje crowdfunding effort, dhe pas trokitjes neper dyer, bizneset gjithashtu dhuruan mjaftueshem per te mbuluar koston e festivalit). Qeveria kosovare pati dashamiresine te jape fonde simbolike e te dergoje perfaqesues per te pershendetur pjesemarresit.

Nga kenaqesite e festivalit ishte fakti qe filmi "Agon" i Robert Budines pati jehone edhe pas festivalit.

Nje perpjekje tjeter per t"u perkrahur ishte edhe Festivali i Filmberesve te Rinj Shqiptare, realizuar nga Bujar Alimani, thuajse pa fonde fare, dhe mbeshtetur krejtesisht ne dashamiresine e "diaspores" perseri. Konsulli Kosovar pershendeti, shqiptari/ja nuk ishte gjekundi.

Domethene punet e mira behen. Pyetja ime eshte pse perfaqesuesit tane nuk duken as per mbeshtetje simbolike, as per mbeshtetje shpirterore? Vetes nder nder i bejne.

Blete, jepi pak kohe sa te organizohen. Perfaqesuesit e ambasades jane si nusja e re. Duan pak kohe sa te mesojne sesi funksionojne gjerat smiley

p.s. s'le feste pa shkuar de! smiley

parimi im eshte: show by example smiley

Shembull pozitiv po behet Kosova. Mbase do mesojne edhe kta tanet smiley
 

hehehehe, ke zhudrit del muhabeti perhere, pse s'jep shqipnia leke qe ca "artists" me shqiponje te qepme ke cepi i kmishes, t'bohen sebep qe te mblidhet mrroklla me bleten e ta nderrojne i dore muhabet ke producers club. 

Imagjinoni qe ket shkrim t'a lexoje edhe ajo plaka e peticionit te tos lubonjes dhe ai jetimi i temes tjeter.

syte kishin per t'na qit! Me t'drejte. 

P.s. 

Nuk vi mo ke pc. smiley

 

hec e mos e zgjat! urdher nga diaspora.

jetimi ka vendin e vet, plaka ka vendin e vet, qindra mijera shqiptare jashte atdheut kane vendin e vet po ashtu. pastaj te gjitheve barabar s'po na e fryn qeveria smiley

Blete rrofsh per kete artikull, Le te jete ky artikull, nje apel per qeverine e re. 

./.

Ja atdheu im, ja permes kaltersise, Shqiperia ime ja ku eshte.

Nje prurje e mire shume, gjith ide.Te lumte blete!

kush me tha qe per paraden e 28 nentorit ne NY s'kishte dale njeri ket vit?

Shqiperia eshte mbrapa! Shume mbrapa! Ka humb shume vlera! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).