Kuvendi u mblodh pasditen e sotme në një seancë plenare jashtë radhe për miratimin e kalendarit të shqyrtimit të projektbuxhetit të vitit 2014 si dhe paketës fiskale që shoqëron atë. Seanca nisi me debate ku deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë se ka shkelur ligjin, duke sjellë me vonesë draftin në Parlament, draft qe sipas tyre eshte i pa konsultuar me grupet e interesit si dhe eshte teresisht jo transparent.
Pas debateve, Kuvendi miraton, datën 28 dhjetor për diskutimin dhe votimin e për projekt-buxhetit 2014.

Buxheti

"Buxheti i vitit 2014 ka mbështetjen dhe konsulencën e plotë të FMN-së dhe BB-së për të garantuar rivendosjen e stabilitetit makroekonomik dhe të garancive makroekonomike për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë", tha ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë prezantimit në Konferencëbn e Kryetarëve të p/buxhetit dhe paketës fiskale. 

Referuar parashikimeve të projektbuxhetit rritja ekonomike do të jetë 2.1 për qind. Por, rritje do të njohë edhe niveli i borxhit publik, që vitin e ardhshëm do t’i largohet shifrës optimale duke shkuar në 74.8 për qind. Por, krahas masave të parashikuara në buxhet, ekzekutivi shprehet optimist rreth efektit që do të ketë paketa re fiskale. 

Kjo e fundit, parashikon ndryshimin e modelit të taksimit, duke ulur taksimin për çdo pagë nën 130 mijë lekë dhe duke e rritur atë për pagat mbi këtë nivel. Kjo paketë, ndër të tjera, parashikon një serë lehtësish fiskale për bizneset e vogla e kategoritë në nevojë ndërsa për bizneset e mëdha, një ngarkesë fiskale më të madhe. 

Të ardhurat e buxhetit 2014 llogariten 363,966 miliardë lekë ose 26.1 % e PBB-së, shpenzimet llogariten 455,566 miliardë lekë ose 32.9 %, ndërsa defiçiti buxhetor llogaritet 91,600 miliardë lekë. 

Ndërsa shtroi për diskutim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ministri i Financave bëri publike edhe parashikimet për mbylljen e vitit 2013. Referuar pritshmërive, për vitin 2013, rritja ekonomike reale do të jetë 1.3 për qind ndërsa niveli i borxhit publik do të jetë në masën 69.1 për qind. 
Në seancën e sotme pritet të miratohet edhe projektligj "Për një ndryshim në ligjin nr. 9948,datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore,"të ndryshuar. 

PALOKA: 2 DITË KOHË PËR 8 AMENDAMENTE QË DO VARFËROJNË SHQIPTARËT? 
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ardhja me vonese e buxhetit në Kuvend, bëhet me qëllim që shqiptarët të mos marrin vesh se çdo të bëhet me paratë e tyre. Ai kërkoi më shumë kohë për diskutimet e projekt-ligjeve, me grupet e interesit dhe me qytetarët.
"Janë lënë 2 ditë kohë për 8 amendamente ndërkohë që janë 3 milionë shqiptarë që preken nga to. Të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumë dhe do të bëhen më të varfër, do paguajmë dhe kur i kemi shtëpitë tona por edhe kur jemi me qera. Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Çdo gjë që ndodh është në shkelje të plotë të ligjit, të procedurave parlamentare, dhe në mungesë të transparencës, siç është tashmë tipar i kësaj maxhorance. Duke vonuar dërgimin e projekt-buxhetit në parlament, ka shkelur ligjin për menaxhimin e fondeve e publike. Brenda datës 1 nëntor duhet ta kishte dërguar në parlament. 1 muaj e gjysëm në shkelje të ligjit. Qeveria kishte takim me FMN-së, prandaj është shkelur ligji. Nuk ka shqiptar naiv që të besojë se takimit me këtë apo atë, janë argumenta për të shkelur ligjin. Qëllimi është që shqiptarët të mos e marrin vesh çdo bëhet me paratë e tyre, të mos arrijnë të kuptojnë se çfarë gjëme dhe bombe u ka përgatitur Rama".

BERISHA: BUXHET KLANDESTIN, NUK KENI PYETUR QYTETARËT
"Nuk ndodh në botë dhe jo më në Europë, që një buxhet të paraqitet klandestin për qytetarët e tij. U përdor si argument se u vonuam nga negociatat me FMN, a mund të bëj një pyetje po si ka mundësi që me FMN të merreni 2 muaj dhe me qytetarët as 2 ditë. Pse nuk merrni mendimin e qytetarëve?” 

TOPALLI: I KENI VENE BURKA KETIJ DOKUMENTI
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, kritikoi qeverinë për vonesat në sjelljen e buxhetit në Kuvend, duke e cilësuar këtë një shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullores së parlamentit. 
"Buxheti është sjellë në mungesë totale të transparencës dhe gjithpërfshirjes të opozitës dhe grupeve të interest. I keni vene burka ketij dokumenti, e fshihni ", tha Topalli. 

RUCI: PSE BËNI SIKUR NUK E DINI SI E LATË EKONOMINË. TA KALOJMË DERI MË 31 DHJETOR
Kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se këtë situatë të rëndë ekonomike e gjetën të trashëguar nga qeveria e mëparshme. Sipas Rucit, drafti duhet të diskutohet dhe të kalojë deri në datën 31 Dhjetor.
“Është i vonuar dhe ne e kemi pranuar, por opozita e sotme nuk ka të drejtë nga ana e tij për arsye tepër objektive të vonesës, por dhe kaq objektive, kolege opozitarë mos bëni sikur se dini situatën ekonomike, atë nuk e sollëm ne, e gjetëm midis jush, edhe situatën ekonomike dhe borxhin që i keni lënë biznesit, dhe investimet e papërfunduara dhe rrogat e lëna pa u dhënë, ka qenë kjo situata. Në kohën tuaj nuk ka pasur as arsye kur e vononit dhe sot ka arsye objektive. Keni qenë ju znj Topalli ashtu sikurse ju, ju kam kërkuar më shumë kohë dhe s’më keni dhënë me një argument. Ndaj le të rrimë këtu, të bëjmë transparencë dhe të diskutojmë dhe buxhetin do e miratojmë brenda këtij muaji. 
Sa i përket përmbajtjes jemi gati të dëgjojmë cdo lloj mendimi tuaj, por jo të kundërshtojmë me mendimet që keni paraqitur këtu që gjasme të hamë gjelin e vitit të ri dhe pastaj të shtyjmë nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. 
Jemi gati të shtyjmë dhe 48 orë, por buxheti të miratohet brenda kufirit të caktuar që është data 31 Dhjetor". 

75 Komente

Po ca te keqe ka burka, pervecse qe s'eshte fjale shqip? 

I keni vene burka ketij dokumenti

Fiqo, kot ke hapur fjale se gjoja Rilindja s'i do te persekutuarit; Ruci e ka hedhur tuç kete thashethem sot ne Kuvend.

Rono, u bene 100 ditet apo akoma?

Endrito zakonisht ditet i numron opozita jo pushteti!

You tell me, a u bone 100 dite apo jo!

Une jam qytetar i lire, pres te me thone kur kam te drejten ne fol se me ka thene njeri ketu qe nuk eshte etike me fol para 100 diteve. 

dakort pra, nese jane mbush 100 dite, bjeri, ku ti dhemi e ku ti djegi!

Pallati i Bashes ra, ndaj kjo pyetje kuptim me s'ka.

Faleminderit tritol, i ke bere te korruptuarit per tylenol!

Rono, u bene 100 ditet apo akoma?

Të ardhurat e buxhetit 2014 llogariten 363,966 miliardë lekë ose 26.1 % e PBB-së, shpenzimet llogariten 455,566 miliardë lekë ose 32.9 %, ndërsa defiçiti buxhetor llogaritet 91,600 miliardë lekë. 

  Ta gezoni Rilindjen !!!! 

Ne fund te 2014 borxhi publik do jete 80% i PBB.. Shqiperia eshte zyrtarisht e falimentuar dhe e komisionuar nga BB dhe FMN.

Sa % e buxhetit eshte per clirimin e detit nga okupatoret dhe pse kolaboracionistet e PD-se s'jane pro clirimit te detit shqiptar?

Nuk do të lëmë okupatorë të detit që bëjnë biznes mbi det.

Ecën në Sarandë dhe nuk e shikon detin, kthehu majtas e djathtas mure dhe vetëm në të cara sheh det.

Durresi plasi nga xhelozia, kurse Korca ka kontaktuar Selanikun urgjentisht per ti marre nje pjese det borxh per nja dy jave derisa te miratohet buxheti.

Commander Wiley - Rescue Sequence: Commander Wiley Sir. Package received, what's the verdict?

Nathan Muir: We're on for tonight.

Commander Wiley - Rescue Sequence: Roger sir, understand. Operation C4 is a GO. Confirm.

Nathan Muir: Correct, C4 is a go.

Dr. William Byars: C4 is a go? Hell of a way to fix the seaside.

Some people were just asking for C4, so C4 they got! (and yes, she is Mrs Kodheli kur qe e vogel)

Plus, nga nje kuti C4 pre-workout per te gjithe ata qe jane regjistruar vullnetarisht per Rilindje me ceten e Auron Tares.

FMN nuk do te thote folklor, por Amerike!

smiley smiley smiley smiley smiley 

        smiley smiley smiley  

               smiley  

                 !

President ne hije tjetri, jo llafe. 

aset i pacmuar per cdo opozite, e lavderoi Rama.

Ja tha icik si vone kete fjali Cimo, t'ja kishte thene qe para 23 qershorit them une 

Berisha : Ky eshte buxhet i vdekur.

Ka ndonje t`i thote qe mos e permende vdekjen...

I keni vene burka ketij dokumenti

Buxheti s'ka liri seksuale, do thoshte kopshtija. 

E ruajti veten deri naten e fundit smiley 

Si qenka jo-transparent? Sapo po thote brace qe kush te doje mund te shkoje ta marri te kuvendi. Cdo qytetar nga Saranda ose nga Thethi mund ti hypi furgonit, te shkoje te kuvendi, te kerkoje projekt-buxhetin, te beje dhe vitin e ri ne Tirane dhe te kthehet.

2 jave para 1 janarit? Bracja po luan rolin se ate di te bej, po e di qe deri te premten te ne darke nuk kishte vajtur akoma ne komision?

Cani: FMN, 1 miliard $ kredi në 3 vjet, s'kemi krizën greke

 

Me borxhin publik 80% dhe rritje ekonomike 0 ne mos minus sot dhe ne vitet ne vazhdim, ne nuk e kemi krizen greke

"Buxheti është sjellë në mungesë totale të transparencës dhe gjithpërfshirjes të opozitës dhe grupeve të interest. I keni vene burka ketij dokumenti, e fshihni ",

 

Cfare injorantet.

Ouuu.. se me vdiqe , thuhet " cfare injoranti "    smiley

Rrrrrespekte!

Pse Brad burre eshte ? 

Burre e ca burri se smiley

...që se luan topi kurr dhe br.pa sh.!

.

vallaj veshtire me i von gishtin (pa i .. lene se do censurohet)... pastaj nen presionin e luftes per barazi, bartur nga tema tjeter, si gjini, nuk e meritojme kete fyerje...

A do na beje surprize qeveria ndonje tjeter shperthim objekti pa leje naten e nderrimit te viteve? Kete duam te dime ne. Se kshu ka me lezet  bam bum me fishekzjarre dhe tritol i gjithe populli ne ekstaze. smiley

Data 28 Dhjetor.... hmmm le plot kohe per lexim e diskutim.

Ore mire them,  se me sa mbaj mend, ky eshte viti i pare qe diskutohet dhe debatohet ne politike dhe publik per Buxhetin. Ligji me i rendesishem i vitit. Se ishim mesuar me "hap kutine ose vdis", fajin e ka saliu etj 

Haxhinasto:

Une po e rris taksen e karburantit me incentivu transportin urban dhe me rujt mjedisin. 

I madh!!! Ekonomine e kemi ne dur te sigurta!smiley

 

Sinqerisht nuk e kuptoj si nuk eshte Cani aty. Te nxjerresh kete dhe Ahmetajn ne nje emision ekonomie eshte turp i zotit. 

e pse jo?

Z. Ahmetaj mban titullin Doktor i Shkencave në fus­hën e Sigurisë Energjitike, Siguri Ndërkombëtare, prej Universitetit të Bukureshtit (2005-2009). Ai është diplomuar prej Universitetit të Tiranës për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze në vitin 1991. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universi­teti i Kentucky, SHBA.

Haxhinasto nuk ia ka haberin ekonomise fare (te pakten cfare duket kur del ne publik), ndersa Ahmetaj nuk eshte ne gjendje te argumentoje, vecse te flase me sllogane e te fajesoje Saliun.  

a ka kush parashikim si mund te veje kjo pune ,mysybet me duket thote vani te pallati 176

Buxheti 2014 , 40 komente .

A ka liri seksuale femra në Shqipëri ,  540 komente.

Xhaxhi ua pat thene femrave : Pa pavaresi ekonomike nuk ka pavaresi politike , po kush e degjoi seee...

 

"Buxheti 2014 , 40 komente . A ka liri seksuale femra në Shqipëri , 540 komente."

kjo, Ceno, do te thote qe punet ekonomike i kemi birinxhi ne Albanie.. ato seksualet pastaj, mos me keq, ka akoma shume per te bere..smiley

Kjo tregon se buxhetit si mungon liria se për liri s'të falim +  seksuale vdesim faresmiley

Haxhinasto sduhej nxjerre se ka qene pjese e qeverise se meparshme dreqi e mori, plus ja mbeshtillte kot. Aq me teper qe perballe kishin njerez qe kane 8 vite ne qeveri, dhe i kane ne xhep shifrat, hilet etj.

Ahmetaj u mundu te nxirrte argumentin e tij , qe eshte ne ket moment i vetmi argument qe ben sens : ne do i rrisim taksat. qe do i rrisim do i rrisim dhe ket se mohon dot njeri se skemi koqe leku dhe se na e kerkon FMN, ndryshe sna japin kokerr leku. Por do ulim informalitetin, nuk do ta godasim biznesin me gjoba, do lajme borxhet ndaj biznesit,do ulim kostot administrative, sdo shperdorojme etj. Pra nje fije drite shprese per frymemarrje, dhe qe vujtja qe e pret miletin ne vijim te kthehet ne perfitim ne nje kohe qe do zoti nuk eshet shume e larget. 

Por gjithesesi, as Beni nuk ishte i pergatitur mjaftueshem, beri bllof me krahasimet me rajonin, dhe ne plot gjera te tjera. Ne debat me shifra dalin te humbur, per mua duhet ti mshojne me mire tezes qe skemi nga tja majme, na e kerkon FMN, per te rikthyer stabilitetin fiskal dhe ekonomik te cilin juve te PD-se e dhjete me mut.

Po afermendsh qeveria ska ekspertize tjeter, se dhe Cani eshte bankier , dhe politika monetare eshte shume e ndryshme nga ajo fiskale.

Gjithesesi ne panel te fevziut ishin 4 kokrra hajdutesh, qe te 4rt e kane vjedh shtetin kush me shume e kush me pak. Figurat morale te kompromentuara.

p.s. Beni ama m'pelqeu kur i tha qe ne po i japim leke Lul Bashes smiley  e qepen gojen ato karnavalet e PD-se , se deshten veten smiley

qe dhe kjo, dhe skane faj, se vetem kto 2 dite ka fillu te qarkulloje klandestinshem paketa fiskale neper emaile, a thu se eshte trakt komunist

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=...

ti po e paske ndjeke me vemendje , a nuk kishteTV ndonje gja tjeter ma te hajrit smiley

Pse duhet te degjojme keto qe te kuptohet qe kjo pakete fiskale eshte e bere me b.... e jo me mend.

Aman Ruzhdie , ky popull jemi keto taksa meritojme .

po laja spinaqin , dhe  skishte ndonje gje tjeter me te mire.

une se kam lexu paketen Ceno, qe te flas, ti e ke gje ne dore paketen fiskale qe shprehesh ?

une ngjova ata burrat qe kane pas dhe kane celsat e kashtes, per aq info te verifikueshme qe kishin ne dore, se shumica ishin lloqe kavaje.

aq sa kam lexu nga paketa, ne mos qofte gabim, eshte qe gjonat i kane kopsit mire qe te mos levizesh shume, pra jane mundu me e shmang informalitetin (kur vjen puna ke tatimi rroges dhe ai mbi dividentin)

Biznesi vogel ama nxitet te deklaroje me shume.

Sherbimet shendetsore me duket do perjashtohen nga TVSH, kshu qe mund te shkosh me kollaj ne doktorr privat kur te smunesh, meqe smunesh shpesh.

ika tashti se kena pune, se o shtrengu rrypi smiley

 

U mblodhen...

Haxhinasto ka studiu per anglischt pra nuk ja fut fare per financa

Arbeni gjasme ka bere nje cop ekonomiku te dulles pra eshte i afte vetem per treg central dhe jo ekomoni tregu sigurisht dhe specialist dergimi klandestin te pareve te piramidave ne greqi

Ruc X6 ka shkolle vetem me vra naten me dhe pa hene te plote e te qan diten me shi

Cani si nip i teftes katnare pre dibre u mcef athere me nje zyre ne bank aliste dhe tani na lu bankierin

 

Pra jane pikerisht ata qe duhet ti rrine larg ekonomise shqiptare qe bejne kopetentin 

Bir nona vet ...ku u katandisem !

Ke harru Tahirin qe ka dashnore.

mos e ke gjo fjalen per krietarin e kuvendit ? smiley

 

Ke harru Boden me ekonomi agrare po pa dashnore i shkreti. Ministra janë që duhet të zbatojnë programin politik nuk janë specialistë . 

Po pra bukur e the programin politik por ku eshte ky program se deri tashi skemi lexu gjo vecse Rilindje smiley

 

Kur se di programin politik mos fol hiç se s'ke ç'të thuash.

Mu me pelqeu shume ish kandidati per president... argumenti kryesor, biznesi me 8 milion + 1 lek... mofo!!!!

Me e bukra eshte se te gjith ata qe merrnin pjese ne ate diskutim, dhe qe i meshonin evazionit fiskal, kane nja 20 vjet qe bejne evazion. Mor po te gjithe!!!!!!!

Falenderoj kedo qe do sjelle kengen Komisar Katani, te grupit te Zharzes ne mos gaboj...

Kjo esht per ke dj-oboboja, Cani. Per kur te ftoje prap Benin.

Po ku është projek buxheti ? Keni sjellë vetêm disa diskutime.

shko e merre ne parlament hyrja eshte e lire ....

rrofsh !  

duhen 5000 lek te reja , pjese e buxhetit edhe kjo smiley

Aha ma paske ba me hile kujtova se ishte falas (u ngatrova me hyrja e lirë )nuk e du jo se duhet paguar dhe bileta deri aty vajtje- ardhje.smiley

Ceno,

boji i zile Kolicajt. Ai coc po sillet anej verdall gjith diten. smiley

gjeti pune dreqi dreqi , tip i shkathet smiley

thone qe byrzylyqet atij ja kane bo speciale, me dedikim... smiley

pervec inicialeve zakonisht vene edhe daten e marteses smiley

mo me pyt mu, pyt Lulin... smiley Ai coc ka ron dakort per ca gjona...

vetem aty te e ramja dakort qe nuk e kane problemin smiley

Me ne fund insistimi CenCenDurimadhor per buxhetin dha rezultat, asistuar koincidencialisht nga oreksi i Ruzhdijes per spinaq.

Dmth 4 dite perpara se te hyje ne fuqi, buxheti do diskutohet ne parlament. Era shtet!

Nëse Edi Rama  po kërkon që të mbushë gropat e krizës, duke u prerë paret e gjelit pensionistëve, është e sigurt se kësisoj do të presë ditët e tij si kryeministër i Shqipërisë!

jooo gjel madje gjel deti kishte administrata , pensionistet kishin pule smiley

Nuk po ju jep as zog pule ose vezë pensionistëve, të paktën ajo që iku ju dha nga një gjysëm gjeli....

E njeh nena lenin,e njeh,i madhi i te varferve!

Eh,iku Sala,miku i fukarase qe shperndante nje det me gjela. smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).