Ku janë ata pleq bujarë, 
që qenë përpara ne, 
e ata trima sqimatarë, 
të shpejtëtë si rrufe? 

Ku janë ata djelm të ri, 
të bukur e të lulzuom, 
që pate pamë me sy, 
me ta folë e ligjëruom? 

Ku janë ata zotëninj, 
që dojin me zotënuom 
ndë sqimë e ndë madhështi, 
këte jatë tue shkuom? 

Ku janë ata perandorë 
gjithë shekulli nalcuom, 
në krye me një kunorë 
gurëshi cë paçëmuom? 

Ku janë ata letërorë 
t'urtë e dijes të ndëgjuom, 
të bardhatë posi borë 
letëra tue kënduom? 

Ku janë ato gra e vasha 
ndë sqimë e ndë madhështi, 
me petëkat të mëndafshta 
nalcuom mbë zotëni? 

Gjithë mortja i rrëzoi, 
sikur i pret me shpatë, 
për të ri s'i shikoi, 
as të vobegë,as të begatë.

5 Komente

Ka rene shteti.

... apo jo?

... po po, po jo te kjo teme

Ku jane?!

per te ri s'i shikoi

as te vobege, as te begate

Si puna e gotave dhe e filxhanve mo, edhe ato pa rradhe thyhen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).