Ai shfletim i zakonshëm i faqeve informative mbi ngjarjet në vend është një rutinë e përditshme e imja. Po shkonte si një ditë më parë deri në momentin kur përpara syve të mi shfaqet artikulli “Vret bashkëmoshatarin e tij në shkollë me një armë automatike”. Jo, kjo nuk ishte pjesë e atyre lajmeve të përditshme që unë jam mësuar të lexoj.

Të jesh 15 vjec mbase ka qenë një ndër gjërat më të bukura që ne kemi kaluar në jetën tonë. Eshtë mosha kur ëndrrat arrijnë kulmin e tyre dhe me potencialin, fuqinë, optimizmin, shpresën edhe e pamundura të duket e mundur. Janë vitet që ne të gjithë që i kemi lënë mbrapa ca vite me përpara e dimë që s'do të vijnë kurrë sepse është i vetmi moment kur ëndrrat tona shkonin aq lart sa mposhtin edhe realitetin e hidhur që jetonim. Dhe vjen momenti që të gjitha këto ëndrra plot shpresë ndërpriten nga një plumb në kokë nga një bashkëmoshatar i cili qëllon nga një distancë e afërt. Mendoj qe edhe ai kishte ëndrra ashtu si cdo 15 vjecar tjetër në këtë planet. Por mbase endrrat e tij ishin NDRYSHE. Mbase babi i tij nuk i kishte treguar ende që të mbash një armë në dorë nuk të bën burrë, por të përballesh me sfidat e jetës cdo ditë, kjo po që të bën burrë. Mbase babi i tij nuk kishte kaluar pak më shumë kohë me të duke i treguar që është dashuria që duhet të kemi për të tjerët ajo që na bën të lumtur, jo urrejtja. Mbase shokët e tij nuk i thanë kurrë që të zihesh me shokët e klasës është e gabuar. Përkundrazi!

Janë gjëra kaq të vogla që do kishin ndikuar e mbase skena e momentin të shkrepjes së armës mund të mos kishte ndodhur kurrë, dhe mbase nuk do kishin nisur kurrë vuajtet e asaj nëne që kishte rritur me aq mundime atë djalë.

Mbase ... !

r.v

18 Komente

shfletoj i menduar

Meqe ra fjala : Grida Duma, si psikloge qi eshte, cfare mendimi ka per kete qeshtjen e adoleshenteve te dhunshem?

Të jesh 15 vjec mbase ka qenë një ndër gjërat më të bukura që ne kemi kaluar në jetën tonë. Eshtë mosha kur ëndrrat arrijnë kulmin e tyre dhe me potencialin, fuqinë, optimizmin, shpresën edhe e pamundura të duket e mundur. 

S'e di kur ke qene ti 15 vjec, por kur kam qene une, nuk ka qene hic fare periudhe e bukur.  Madje, nje nga me te veshtirat, sidomos po te ishe femer. Po dhe per meshkujt nuk ishte fushe me lule, sepse dhe ata duhej te perballeshin me gjithe cubat e lagjeve. Ndryshimi eshte qe armet ende s'ishin sheshit. Nga anet e tjera nuk eshte se ndryshon shume. 

yea, edhe unë kështu mendoj. Një 15 vjeçar çun, është as dumb as wood. Plus që është i mbushur kokë e këmbë me puçra. Dhe ka një vështrim prej idioti në fytyrë, pothuajse gjatë gjithë kohës. Zëri sapo fillon dhe i trashet, dhe i mbijnë musteqet. Fuck. Unë sdo doja me qënë edhe një herë 15 vjeç për vete.

 

As une. Po s'eshte ceshtje fiziku, eshte atmosfera e gjithe asaj periudhe qe me shkakton ankth.

ti po thua qe kur ke qen 15 vjec nuk ke pas endrrat me te bukura te jetes tende.. nuk ke fluturuar ?? :OO 

Ku te fluturoja une, mo vlla, une s'dilja dot ke pragu i deres. Po te mos mblidheshim 2-3 shoqe bashke kishim frike me shku ne shkolle. "Endrrat qe per ty i thura" thua ti smiley, enderroja sa c'ke me te, po ne mengjes duhej te zgjoheshe, ama. 

Po deshe te realizosh enderrat, zgjohu nga gjumi, tha. smiley

Hehe, u zgjova tamam ne kohen e duhur. smiley

Si mos zgjoheshe, kishe vene tre alarme, cove gjithe pallatin pa gdhire.smiley  

Grida asht frymezu nga skena kur Babasqapi Ulerinte para femijve dhe adoleshenteve me fotografine e Edvin Kriminel Kristaq Rames " Ja kue ka Edvini .E ka nxjerre ne Plazh " 

Dhe dylqinja e Babasqapit me sikaret e saj Jozefpercka , ngazellehej dhe shtrengonte kalamjt nga epshi "lakuric lakuric .Ne Litar. Ma nxirrni prej zhelesh"

Dhe se fundi u mbyll pas  21 Janrit dhente Jeta,  njehere e pergjithmone nder Shqiptare  " Hajdeni prap po nuk u vrava. Ke doni me sha Jue nga Karrikja e familjes "

Ka mbete vetem nje , fatakeqi i LefKOPESE alias Poeti smiley qe bertet "Rrembeni Armet " si zeri me melodioz i Saliut qe shpjegonshkaqet e Vrasjeve . 

" Na kemi fejsin eBukit or tie " po besoj  kalamajt e adoleshentet  nuk e lexojne PPU !

e politizove edhe kete... bravo do te japim yllin e kuq !!

Ka vetem nje kuptim 

Ne xhungel rriten derra dhe gje e eger dhe popullsi qe gjuan per te vrare ose Salij Berishiste

Ne qendra qytetese jetojne Banore te cdo moshe dhe nuk ka nevoje per te gjujt Derra , vetem ne rastin kur dynden si Salijt e xhungles !

Tahiri ka dashnore ...15 vjec masturbohesh...

15-16 vjec eshte moshe e bukur po dhe shume delikate. 'Dicka' evil takes over their body. They don't think! Po ne kete moshe kaq delikate eshte detyre dhe pergjegjesi mjaft e madhe e prindit. Nuk u falet ta neglizhojne kete moshe kaq delikate te femijeve. Ku ato transformohen dhe udhehiqen nga hormonet e Moshes. Ne ate moshe kane shume energji negative- aktivizoji me sports, apo pune qe ta kthejne, transformojne ne energji pozitive. Po u le shume kohe te lire neper kembe truri vec per mbrapsht u punon. Qashtu, me mend ne koke heres tjeter. 

energji negative

Sherr me profesoret, sherr me pastrusen e shkolles, sherr me fiziken

energji pozitive

Ne dashni me kimine, llogje ne gjeografi, kopjime vendce ne biologji, te henave qe beheshin pushim ne kembe deri ne Jonufer, diskoja e pasdites te shtunave.

Ne pergjithesi ose thene vlonjatce, vite te bukura "ylyver."  

perfytyro nje peme me rrenjet e mbjellura ne ajer.qashtu eshte nje 15 vjecar.nje identitet fluid, ende i paformuar ,  ne kerkim te nje tabani te forte ku te hedhe rrenjet personaliteti. adoleshentet e sotem, perpos shperthimit te te brendshem hormonal, ndryshe nga gjeneratat e kaluara, bombardohen nga hormonet e dhunes dhe seksualitetit nga tv. zenia e kohes se lire me sport apo aktivitete te tjera krijuese ne kushtet e sotme qe perjeton Shqiperia, eshte nje utopi.Nje pakice qe ka pare ose dominohet nga kulti trupit te bukur, frekuenton palestrat.Per te gjithe i vetmi sport argetues eshte iphon, fb.  Ne kete moshe adoleshenti pergjithsisht eshte i frustuar.Tek djemte vlon kompleksi edipit, tek gocat kompleksi elektres.

Disa i kerkojne shkaqet e agresivitetit tek boshlleku i edukimit familjar.Nuk e ka mbajt prindi afer thone, nuk ka komunikuar, nuk i ka treguar se nuk eshte arma dhe dhuna ajo qe te ben te forte por dija. Mund te jete dhe keshtu.Mund te kete boshllek ne edukimin familjar.Por edhe kur nuk mungon kujdesi familjar, adoleshenca nuk eshte frut vetem i mjedisit familjar por edhe i mikromjedisit social, i shkolles , rruges, televizionit. Nqs adoleshentet , sidomos ata te zonave suburbane, te ardhurit ose ata te periferive shikojne sesi Noizy apo Stresi adhurohen dhe mediatizohen me vidioklipet e tyre ku demostrojne arme dhe canabis, normalisht keta do behen modelet  e tyre.Disa prinder i mbajne afer duke ju plotesuar cdo teke sepse kane mundesite ekonomike.Disa i mbajne afer duke i tuteluar, duke  moralizuar dhe kjo "perkujdesje" prodhon rrebelizem.Cdo adoleshent eshte nje rrebel ne kerkim te clirimit nga  autoriteti prinderve,edukatoreve, te rriturve.

Adoleshentet ne familje mbajne masken e nje engjelli per te shmangur telashet kurse ne mjediset shkollore apo jashte familjes sillen si djaj te vertete. Prinderit kane rolin e tyre por jo gjithcka shpjegohet me kete rol apo mungesen e ketij roli edukues. Varet dhe nga berthamat neurotike qe ka femija ne koke, nese funksionojne normal apo kane marre virus.Prindi eshte pergjegjes moral por femija nuk eshte nje kukull plasteline ne duart e prindit.

Me kete rini qe po rritet sot, nervoze, te stresuar, pa respekt, m'duket s'ka gjo ne vije. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).