Ministrat e kabinetit Rama nisin procesin e lënies së mandateve. Shtatë prej tyre tyre, përkatesisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë depozituar pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit. 

Ilirjan Celibashi, Ministri per Parlamentin, ministrja e Turizmit dhe Rregullimit te Territorit Eglantina Gjermeni, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ai i Drejtesise Nasip Naço, ministri i Mireqenies Sociale Erjon Veliaj dhe ministrja per Teknologjine Milena Harito kane firmosur deklaraten e doreheqjes, qe i eshte depozituar Parlamentit. 

Doreheqjet i kane mberritur tashme Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ky institucion do te mblidhet paraditen e se merkures per te bere procedurat ligjore te miratimit te lenies se mandateve te gjashte deputeteve dhe menjere ben zevendesimin e tyre me emrat qe vijne me pas ne listat respective, ku sipas kodit zgjedhor perparasi kane kandidatet femra. Emrat qe zevendosojne ministrat jane: Anduel Xhindi, zendeson Ilirjan Celibashin, Adelina Rista zevendeson Eglantina Gjermenin, Erjon Veliaj zevendesohet nga Vladimir Kosta, Miranda Rira zevendoson Edmond Haxhinaston, Enkeleda Shkreli zevendeson Milena Hariton, Klajda Gjosha zevendesohet nga Kejdi Mehmetaj, 20-vjeçarja qe eshte edhe me e reja qe hyn ne Kuvend. 

Procesi i lenies se mandateve do te vijoje edhe nga ministra te tjere te kabinetit Rama, por konfirmohet se ai do te vijoje ne janar. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive, e ka komentuar Ilirjan Celibashi deklaraten e doreqjes se nga mandati i deputetit. 

13 Komente

Anduel Xhindi djali i Fatmir Xhindit!

I dhenshin dum ceshtjes se te atit.

E po pastaj, do thosh Bradi. 

Kejdi do beje me korrespondence shkollen apo parlamentin? Apo thjesht ecen me shpejt dhe i ben te dyja njeherazi dhe s'flen gjume?

Syrin na si filxhan! smiley 

ta gzojne, u pa kjo pune, kshu eshte kur deputet behesh se t'kap lapsi n'liste

rrezik me te mire kta qe po e marrin, se ata qe po e lene

 

hec mo se toca kuklle jane, sa per numer

 parlamentarizem vari bidonat

20 vjece e me rroge deputeti... Cte ben partia sta ben as perendia i tha...

Pavaresisht moshes, eshte me e mire se shume prej deputeteve. 

Shume dakort. E kam pa te Fevziu,85% e parlamentit nuk i afrohen nivelit te saj.

muhabet kot...
 

Me ate Xhindin kane bere gjene me te shkelqyer .Le te ndeshet me Vrasesit e te Jatit ne salle . Te njohe nga afer Hipokrizine e tyre se si e shesin per Liri dhe te Drejtat Politike . Le ta degjoi Organizatorin e ketyre Krimeve se si Turfullon tani qe po ishtrengohet laku ....

Se statusi zotrie ... Ngrihuni ne mbrojtje , per pallatet e djalit tim ne Jon  . Rrembeni armet per vendin qe lashe si Grope Haleje !

njehere qe e degjova kete kejdin tek opinioni, duket se e kishte pervetesuar me se miri mesimin e kryetarit te saj, me fol shume e kryesisht "politikisht Korrekt" e njekeoshisht me mos thene asgje..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).