Variacione, kombinacione

Fillimisht dy fjalë ...

Muzika gjatë 2013-ës nuk sjell ndonjë risi të vecantë dhe mbetet ende e zhytur në referenca të viteve 60’ (shih Unknown Mortal Orchestra, Foxygen), viteve 70’ (shih Daft Punk, Mikal Cronin), viteve 80’ (MBV, Arcade Fire), viteve 90’ (shih tendencat aktuale të muzikës elektronike/pop në përgjithësi). Megjithatë kjo gjë mbetet e padëmshme deri në momentin kur nga këto mbështetje referenciale, muzikantët ia dalin të krijojnë momente origjinaliteti. Për t’u shënuar është mjegullimi gjithmonë e më shumë i kufinjve mes zhanreve të ndryshme si rrjedhojë e kërkimit të inovimit në produksione dhe orkestrime gjë që mund të nxisë shtigje të reja eksplorimi si nevojë për t’u distancuar nga ana e muzikantëve të cilët gjenden qëllimisht në skajet e territorit muzikor. 

Lista me 15 këngët më të mira për vitin 2013 (mund ta dëgjoni këtu dhe mund ta shkarkoni këtu)

  • Vampire Weekend - Step
  • Arcade Fire - Reflektor
  • James Blake - Retrograde
  • Kanye West - Black Skinhead
  • Phosphorescent - Song for Zula
  • Courtney Barnett - Avantgardener
  • Foxygen - On Blue Mountain
  • Unknown Mortal Orchestra - So Good at Being in Trouble
  • Mikal Cronin - Weight
  • Arcade Fire - Here Comes the Night Time
  • Vampire Weekend - Diane Young
  • Nick Cave and the Bad Seeds - Jubilee Street
  • The Preatures - Is This How You Feel
  • Leagues - Spotlight
  • Dornik - Something About You

 

38 Komente

Squpu djali, na kishte marre malli!  

Flm paraprakisht, do e degjoj me mundesine me te pare smiley.

Perzgjedhja muzikore po me shoqeron n'ket dite bore...faleminderit! smiley

Falemnderit square!

Faleminderit!

Efkaleminderitshume zotnikatrorshtyrso pondonjekengeshqiptareqejavlenkishte?

Meqe ra fjale per muzike, duam me shume muzike, kshu qe le te fillojme nga puna per zgjedhjen e KPDT (komitetit te pergjithshem te dixhejve te Peshkut)...

 

skip falenderimet, ju lutmi shume; na sillni ndonje gje qe ju ka pelqyer kete vit, shqip, anglisht, pop, rock, metal, popullore smiley ...

Ate gje e thashe une bre, ti pse s'percakton ca peshqer vullnetare qe ta bejne kete pune detyrimisht? smiley

muzika eshte gje e mire, sa me shume edhe me mire. shpresoj te ta degjojne llafin. 

tani qe po e mendoj, xhib s'ti kam figure out shijet muzikore. dhe a eshte e vertete qe ke bere duet me poetin? (me kompozim te aurel bylykbashit sic thone llafet verdalle) smiley

Kenga qe na ka pelqyer me shume kete vit eshte dueti i xhibit dhe poetit "shteti ka rene" me muzike nga aurel bylykbashi

Mjaft me keto deklarata te thata, ne tema muzike bjeri qemanese, si dikur me serenata:

ne ju pyeste nene Ferideja per mua

i thoni qe peticioni i Rames u mbarua 

Shteti ka rene xhibi, nene Ferideja po pret ri-kthimin e berishes ne pushtet smiley 

Me 1 llaf s'e genjeve kur i the para ca vitesh "let's keep in touch nene Feride", jo si keta naltmadhnistet qe s'e mbajne fjalen!

Square, kete qe ke thene per 2013-en, e thua dot per muziken viteve '10, qe eshte shume eklektike per nga influencat e dekadave te me hershme, apo eshte akoma heret per te folur? Ta kam llafin, veren ndonje "return to X" sic pati psh "return to the eighties" ne vitet '00? 

per mendimin tim, ndikimi i muzikes se viteve '80 nuk ka qene domethenes ne muziken e viteve '00. Mbase pak nga vitet e fundit por me shume si tranzicion nga nje gjendje ne tjetren. P.sh. kete vit tingujt e viteve '80 ose jane zbehur ose perpunuar duke rezultuar ne nje gje te re.

Qe t'i rikthehem dhe njehere viteve '00 se i kam merak; mendoj se muzika e ketyre viteve ka ardhur si nje zhvillim i gjate i asaj qe vloi ne underground te viteve '90. Dhe ketu do permendja ndikimin e fuqishem te muzikes idm me 4 shtyllat kryesore: Aphex Twin, Autechre, Boards of Canada dhe Squarepusher qe i dhane viteve '00 nje template per manipulimin elektronik te tingullit ne te cilen u investuan muzikante nga te gjitha zhanret. Nga ana tjeter, ndikim te fuqishem pati fronti i post-rockut me Godspeed You! Black Emperor, Mogwai, Tortoise, etj...qe u zhvilluan ne mes te viteve '90 ne vazhden e grupeve si Talk Talk, Slint, etj... me zhvillimin e strukturave te lira dhe eksperimentale te kengeve. Une e shoh me teper keshtu, por normalisht ka pasur referenca ndaj epokave te meparshme sic eshte normale ne muzike dhe ne keto vite.

ma bone trunin dhalle. asnje emer nuk njof nga keto qe ke shkruar. Po pyesja me teper per mainstream se sa per avantgarde. Psh, une shoh nje lloj nderhyrje ne vitet 80 nepermjet punkut dhe popit, te tille qe progresi disi i vazhdueshem i rockut qe nga fundi i viteve 50 e deri ne vitet 70 pezullohet per t'u rrimare perseri si tingull ne vitet 90. Po ashtu, tingulli elektronik i viteve 90 dhe 00 me duket nje lloj vazhdimi i projektit te Dark Side of The Moon, projekt qe u nderpre ne vitet 80. Megjithate, ne vitet 00, pas rikthimit ne vitet '70 te viteve 90, me duket se pati nje rikthim tek vitet 80, dhe pikerisht nje lloj neo-popi, apo edhe neo-punk disi.

Ndoshta ky lloj degjimi eshte shume i thjeshte, ky retroaktivizim i dekadave te meparshme, por mua me duket se ne vitet 90 dhe 00 ka pasur nje lloj fokusi te perbashket te muzikanteve tek nje dekade e vetme. Retro, pra, me eshte dukur ne keto dekada per hir te nje tingulli te caktuar te se shkuares, nderkohe qe ne ne vitet 10 verej nje retro per hir te retros. Nuk e di a me kupton?

Ke te drejte per The Dark Side... por une e quaj projekt te mbyllur me leshimin e OK Computer ne 97. Vete RH ndryshuan kurs brenda 3 viteve dhe perkufizojne ate qe do karakterizoje vitet 00 nepermjet Kid A/Amnesiac. Pra, muzike qe nuk mund te quhet rock pasi elementi elektronik eshte shume prominent ne nje strukture muzikore tipike per rock-un. Nese do i riktheheshim viteve 70 per referenca, me te forte shoh pozicionin e kraut-rock (Kraftwerk, Can, Amon Duul, Neu!, etj...) ne muziken e viteve '00. 

Me retro per hir te retros jam dakord dhe une ne vitet '10. Eshte pothuajse flagrante. Gjithsesi kete vit kam vene re nje zbehje te fenomenit dhe verej ca zhvillime interesante.

p.s. Sigurisht qe per ndikimin ne pergjithesi po flas pa perjashtuar dhe muziken mainstream (ja nje shembull qe me vjen per momentin: Ae e 99 vs K. Minogue e 2003). 

si shpjegohet qe asnje nga keto kenget nuk e kam degjuar? nga i gjeni keto artikuj kaq pedante mor aman, kaq absolutiste. 

harruat bomben e ketij viti, te vetmin, unikun, Eminem! 20 milion kopje te shitura albumi i fundit, per 2 muajsmiley

 

Na ndihmo nje cike gjate vitit jo vetem me prurje ke tralalaja (flm ), po edhe me ndonje shpjegim here pas here. Ja, si ketu, po me specifike.

Kjo me ka pelqyer sh. nga shqip,  po s’besoj se eshte e ketij viti.

Tani, per t’iu pergjigjur listes, a quhet nje renditje marre nga tralalate (e fundit psh)? (I know, its pathetic)

duhet te jete e para dy viteve, 

pak nga pak po arrij ne konkluzionin qe s'duhet me pase pritshmeri te medhaja nga muzika shqiptare, pervec gjerave sporadike, te pakten per 1 ose 2 dekada te mira, kohe e mjaftueshme kjo per te shpelare gjithefarelloj ndikimesh ne fuqi.

na sjell dot nje liste te vogel nga shqiptaret, sa per ide. Po ndonje prezantim ndonjehere do mundesh? pak me bazik dhe cik si me konkret per temat a tingujt a rrymat, ku di une. Qe mbase na orienton, se pervec qe konfuzion, edhe injoranca goxha (flas per vete). sh. flm.

shiko ketu mbase gjen dicka qe te intereson; ca eshte 'kub' eshte me rryma dhe grupime te vecanta, ca eshte "katror" jane lista eklektike, zakonisht me nga nje kenge shqip brenda. Lista e vetme 100% shqip qe kam bere eshte kjo ketu. enjoy!

ku i ke lon Daft Punk mre....Get Lucky

e gjen tek linku per shkarkim, ne vend te 30-te smiley

ka dicka qe s'shkon me Get Lucky, por nuk e di ta them

po nigjojsha nje set nga The Pinker Tones...wow

worth checking out, rrofsh

Tobestakfurllah si msoi ky cun kshu!

Se do perfundojshe deri te Kayne West nuk ma merrte menia o Katroro! As Darieni nuk ka ra kaq poshte!!! E pra dihet qe ai o nje delenxhi muzikor, anti-metalar i terbume. 

 

sa i paparashikueshem qe s'je smiley

S'i skipim dot falenderimet kur ti e ben gratis kete pune. smiley Nje perzgjedhje vertet e kendshme.
Me nje degjim te shpejte te playlistes me siper dhe atyre pak kengeve qe rastesisht me kane ardhur ne vesh kete vit, do te thoja qe pervec mungeses se risise bie ne sy dhe thatesira qe ka prekur core-n (zemren) e kengeve pavaresisht realizimit teknikisht te arrire. Ne pergjithesi vihet re perpjekja per ta mbajtur ne kembe kengen vetem me persosjen e nje elementi, p.sh. disa prej tyre kane harmoni te pasura dhe shume shprehese, disa te tjera kane orkestracion mjaft interesant, ndersa disa te tjera kane si pike mbeshtetjeje modelet e gatshme (kryesisht ne ritmike) te muzikes se dekadave te kaluara; natyrisht qe ka elemente origjinale nder to, por keto nuk e ruajne autonomine e tyre dhe rrezikojne te humbasin brenda kenges. Per pasoje degjuesi eshte i prirur t'i perceptoje si stile te konsumuara dhe te mos impresionohet dhe aq prej tyre.

Sa i perket permbajtjes se vaket ideore, ndonjhere mendoj se kushedi stimulantet nuk u bejne me efekt smiley (m'u kujtua nje fraze pak vulg por me vend qe Mozarti thoshte per Salierin: " E si mund te beje ai muzike te bukur? Atij nuk i ngrihet! smiley) ose mbase (dhe kete besoj me shume) nuk perkushtohen sa duhet kur punojne me kenget. Talenti nuk mjafton dhe dihet qe duhet shume pune (te mbyllesh ne studio 10-12 ore ne dite, t'i rikthehesh kushedi sa here kenges per ta perpunuar), ndaj me mire pak e sakte.

Personalisht nuk e kam luksin e kohes te gerrmoj ne fushen e muzikes moderne dhe me aq sa kam degjuar nuk me ka mbetur ndonje keq ne mendje, megjithate sa per te mos ardhur duarbosh po sjell dicka te fresket nga U2 (1 & 2) dhe Depeche Mode meqe i kam shume perzemer keto 2 grupe, dhe u qendroj gjithnje besnike duke i dhene prioritet sa here nisem te kerkoj per produksione te reja.

 

Ne lidhje me muziken shqiptare une do te kembengulja te shfrytezonin motivet tradicionale qe jane burim i pashtershem materiali dhe mund te sjellin kenge shume te mira nese gershetohen me larmishmerine e madhe te stileve prezente. Flm gjithashtu per permbledhjen e Retrovizorens me siper (prej tyre mbaja mend nje bashkepunim me Elina Dunin ne kengen "Du" qe me ka pelqyer). Ata kane potencial te mire kreativ, dhe do te sugjeroja qe melodine te mos e trajtojne njelloj ne cdo kenge (melodite e tyre kane karakter jo te qendrueshem, improvizues) ne menyre qe te dale ne pah dhe te mos zbehet "e vecanta" e seciles prej kengeve.

rrofsh fee per komentet smiley

albumin e fundit nuk e kam degjuar, te parafundit siperfaqesisht ... kam ngecur tek Boxer & Alligator.

Justin Timberlake esht si shpirt.

U habita që Kanye ishte në listë, e kategorizova si përpjekje për të qenë anti-snob, por kënga qenka vërtet shumë e mirë.

Skueri rrofsh për punën e palodhur. Pse Jubilee Street nga gjithë ai album? Kaq tani për tani se rrufa më ka zënë veshët smiley.

kanye is the new heavy metal smiley

a mu duk mua apo qe akuze per snobizem pjesa e nenkuptuar smiley

persh +

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).