Ndahet nga jeta ish-presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën Jugore dhe ikona kundër aparteidit, Nelson Mandela, në moshën 95 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma. Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë në vitet 1990, pas 27 vitesh burg.

Ai ka qenë nën mjekim të vazhdueshëm për shkak të një infeksioni në mushkëri. Gjatë një deklarate për televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Zuma u shpreh se Nelson Mandela është ndarë nga jeta dhe tashmë prehet në paqe. Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, ndërsa si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, u zgjodh në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen pas 5 vjetësh në këtë post. 

143 Komente

Nderim dhe Përulje për këtë gjigand të historisë së njerëzimit! U preftë në paqe. 

U prehte ne paqe. 

Pervec burgut, cfare ka bere tjeter Mandela?

ka dale nga burgu

Ti se paske lexu fare edhe ato dy rreshta me siper? smiley 

Ai dha dorëheqjen pas 5 vjetësh në këtë post.

Kaq ???

 president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, 

Kaq, e mjaftueshme ! smiley 

Cne o Rono ke kaq "beef" me Mandelen?

 

nuk kam beef mer, e kam sinqerisht te gjithe thoneqe Mandela ka qene njeri i modhe po se ca ka bo te modhe pervec viteve te burgut nuk di njeri me thone. 

E beri Afriken e Jugut komb me nje ndeshje rugby. 

Kur te kesh mundesi shiko Invictus se ta tregojne Eastwood, Freeman dhe Damon se cfare ka bere Mandela. 

I am the master of my soul 

Di gje pse ka qene ne burg per gjithe ato vjet? Kjo mund te te japi nje ide pse konsiderohet njeri i madhe. Di gje cfare u be pasi doli nga burgu? Gjithashtu kjo mund te te japi nje ide pse konsiderohet njeri i madhe. Shkrim e lexim di besoj, futu librave e do ta kuptosh...

E denuan ligjet, zotrie (TM Vlera). Afrika e Jugut ne ate kohe ishte shtet!

Me shume se sa burgu, qe shume njerez e kane bere per kauza te drejta, eshte menyra si u soll me pushtetin, me te cilin shume njerez abuzojne edhe kur e kane merituar ta arrijne, ajo qe e beri te vecante. 

  Me shume se sa burgu.. eshte menyra si u soll me pushtetin, me te cilin shume njerez abuzojne

Dha dorheqjen mbas 5 vjetesh president! 

Nuk inicioi hakmarrje ndaj te bardheve, gje e madhe duke qene se kishte vuajtur prej tyre. Pastaj doreheqja. 

duhet me jetu vete diku e ne nje kohe te dhene, ose te marresh info nga "deshmitare okulare" (por te besueshem ama, dhe jo pas 70 e kusur vitesh), qe nje bindje ta kesh te konsolidume dhe water tight. Ne politike nuk kane rendesi qellimet, por rezultatet.

U denua sepse udhehoqi demostrata e medha kunder aparteidit dhe per lirine e barazine e popullsise me ngjyre.Masakrat e pergjakshme ne Lesotto, aparteidi i te bardheve i konsideroi si te iniciuara nga partia qe kishte organizuar Nelsoni.
Qendrimi i Nelsonit ne gjyq dhe sidomos ne burgjet e ndrruara disa ishte nje nxitje edhe me e furishme e popullsise me ngjyre qe u shnderrua ne uraganin qe paralizoi krejt jeten ne A.Jugut.
Ai doli nga burgu kur pakica e bardhe, e perkrahur nga i gjithe perendimi, nuk mund ta permbanin me ate uragan te zi...Dhe u nenshkrua " ne burg " pakti me Mandelen....per nje qeverisje tranzitore gjer ne zgjedhjet dhe me vone Mandela , president u tregua shume vizionar bazuar
ne devizen e tij te famshme" Gjithecka falim per Atdheun tone ...te te zinjve e te bardheve..." !
Ai ati nje jete mes dashurise popullit dhe tre dashurive te tij , duke e lene te paren, bashkeluftetaren e paepur , qe i qendroi prane gjer diten qe ra ne dashuri me bukuroshen atlete..

Ka shpikur lojen Rugby.

/ose jo, ate e shpiku Morgan Freeman... se i ngaterroj ata te dy...

Respekt! Shembull i padiskutueshem.

JE SUIS LE CAPITAINE DE MON ÂME

N Mandela.

I perndritshem!

I dha kuptim shprehjes "man of peace" -- rob i paqes.

"man of peace" sikur eshte i biri i Marise. 

S'ia di emrin e nenes. Ben vaki e ka Marie.

smiley

 

Per cilen nga Marite beni fjale?
E famshmja kishte dhe femije te tjere, por jo me te njejtin babe.Kur u martu me baben e Jezuit, ajo ishte shtatzane, ....por ...burri e gjeti te virgjer...!Ne fakt duan te thone se ajo ishte me barre me nje prift nga te sinagogave.Kurse ...te " zanes", qe nuk dime ku eshte, thone se mbeti me barre...me frymen e shenjte...!
Katolicizmi, nuk permend se J.kishte vellezer e motra plot ...por jo me te njejtin babe..
E pa sqaruar ky probem...Ca thone ashtu ca thone keshtu.Si balliste e partizane per te njejten ceshtje, per nje date te veteme

grave une nji pytje te sinqerte kam per ty: Perderisa zoti e denon tradhetine bashkshortore, perse ai zgjodhi qe birin e tij ta bej me nje grua te martuar? 

Njera nga akuzat ndaj kIshes Katolike eshte pikerisht sa ju trajtoni.Sepse shkalla e kultures aqe e larte nuk arrin te pranoje sa jane Bibel, bie llafi, me barredhe dhe e virgjer...!
Mirepo more i dashur Roni, sot flitet me mendien ... e sotme.Po si ka qene valle mendja e atyre qe do ta lexonin Biblen....?
Per mua Jeziu ka qene nje njeri i zakonshem, por qe u perzgjodh te merrte ...Mesazhin.Jo u krijua prej frymes se shenjte....

por qe u perzgjodh te merrte ...Mesazhin

zotrote dashke ta ulke nja 2-3 shkalle Jezusin, nga biri i zotit dashke ta besh thjesht nje profet me shume i shkretetirave te lindjes se mesme. 

Roni, sa vjet u desh qe Kisha Romane, ngritur mbi disa themele qe rezistuan 2000 vjet, te beje reformime? Por qe ajo hesht sot e gjith diten ndaj disa te vertetave, per te cilat shkenca nuk mund te ishte indiferente ndaj dogmave te papranushme, kjo sjell gjene habi.Ja pra perse ZOTI te sillte nje bir ..." Te paligjshe ".Para se te lindete Krishte Zoti punoi ne disa drejtime....Elia ..bie llafi.Para tij ai tjatri nuk lindete femije dhe e shoqja shkoi me nje skllav dhe lindi, e pas atij fill e shqja mbeti me barre. Nga kjo dylindje ...nisi urrejtja muslimane e katolike...Sa ka zanati mer Roni!
Bilez edhe perpjekjeve gjith kulture te Rev.Moon- it Kisha Atolike ju pergjigj me heshtjen.Por nje gje interesante kam vrejtur.Qe K.Katolike nuk i ka kontraditat me muslimanet, me fene islame, por me ortodoksine.Kendveshtrimi i tyre mbi Biblen eshte ...ne shekuj ka qene antagonist...

paske axhende islamike i nderuari grave. Dashke te fusesh ne konflikt kishat e krishtera.

Perkundrazi, eshte tema qe me ka terhequr tere jeten....ne kohe te lire

ehhh ne kohe te lire i beni planet per ringritjen e kalifatit ju muslimanet!

Sado qe po don me largu menien e ne te thjeshteve, ku don. ...me hudh gurin, kuptohesh !
Mos u anko masnej!

grava ti po thua qe JezuSi eshte femije i paligjshem? Ja se vjen heretiku dhe ta kallzon.

Nuk i kam thene une keto por ardhur se refleksione te pyetjeve te ateisteve.Lexoni ju
Lutem Principet...Nje vizion qe i erdhi Maries ndersa ishte me xhakomo...ne Nazaret....etj etj..Linja e gjakut ....
Po nuk e vazhdoj se nuk kam nge te zihem me r.v e sidomos me heretikun qe e dua per mik

Jo, une kam dyshuar perhere qe e gjithe historia e Jezusit eshte ngritur mbi nje fallsifikim.heretiku duhet te jete duke pire caj ne sallonin e  sinjora Bertinin dhe folur per prishjen e botes.

Jezusi ka qene nje murg budist.

Ene ai ..u zgju prej gjumi thu? Nuk paska qene vetem Buda ...!

priterinjte budiste ca raporte kane me gjerat e embla grava? apo mbajne peris?
 

Ata nuk njohin " perizin", por nuk jane nepsllinj.Murgjit po.Se prej atyre njerzimi mesoi prodhimin e vererave cilesore...
Gjerat e kendeshme edhe pse jane o te demshme , o te ndaluara , ndizen me vere e shuhen pas .....veres

Historia e Jezusit nuk eshte ngritur mbi fallsifikim i dashur spiritus. Historia e Jezusit eshte ngritur mbi nje keq-perkthim. Ne hebraisht fjala "alma" ka dy perkthime: "e virgjer" dhe "vajze e re". Ne Greqish u perkthye si "e virgjer". Ishte pikerisht lindja e nje femre te virgjer qe kapi imagjinaten e besimtareve. Emagjino sikur te ish perkthyer "vajze e re" se sa mondane do te ish si histori lindja e Krishtit. 

Roni, nuk me duket i sakte intepretimi i juaj.Se i ngjan atij qe e mesoi prifti si te mbetej e shoqja me barre..Dhe ai i varferi e dinte si quhej ajo puna, qe i beri priftite shoqes, ne sy te tij, por e ngaterronte ajo puna e ...lyerjes me kos...!

Mos lexoni vetem VQ-ne i nderuari grave. 

I behet tarbiat njeriut kur mesohet me i gjo...

 Po pra, edhe perkthimi keq quhet fallsifikim i te vertetes. Dhe nuk ka ndodhur nga padija .Eshte e qellimshme.Pa kete "mrekulli" si mund te qendronte ne kembe e gjithe ngrehina, doktrina e krishtere? Besimtaret u mahniten nga e gjith kjo histori . Zoti eshte mendim, besim.Keshtu u "mbars" dhe Maria me Frymen e Zotit. si cdo pallim tjeter, edhe per Marien filloi nga truri kurse pllenimi u be atje ku behet.

Ka bo vaki ene knej...qe jane prish prej shales bicikletes...

grava, momenti tjeter pa te cilin nuk do kishte ngrehine doktrinare te krishtere, eshte ai i ringritjes nga varri dhe fluturimit Lart, tek Ati. Kjo u shtua ne Shkrim pas nja 2-300 vjetesh nga vdekja. Kupton tani? Nje besim global dhe mijevjecar nuk e bejne me te vertete dicka. Sic nuk e bene token me te sheshte, psh. smiley

gava qenke rend vlla

Maria Magdalena. 

Ose, me interesorante do ishte ai tha/ata thane per Maria Magdalenen, se sa, e ne kete teme ... nejse xhanem, ndjese per nderhyrjen, diskutim te kendshem edhe per priftin me barre. 

Monda, vertet nuk i ke hasur keto?

 Aparteidin, diskriminimin e popullates me ngjyre, privacionet dhe burgimin e tij te gjate e konvertoi ne pajtim dhe paqe ne emer te se ardhmes. RIP

Nje luftetar i vertete!
RIP!

Se shpejti del nje film bazuar ne jeten e tij. Nderim per idealiste te tille qe kane sakrifikuar kaq shume per dinjitetin njerezor.

Vdiq Mandela...Po plakemi

U prehte ne paqe

Vdiq Mandela...Po plakemi

My exact thoughts kur e mora vesh nga Fevziu te Opinioni  smiley  

 

Respekte per Mandelen! Respektohej jashte mase shume edhe nga te bardhet ne Afriken e Jugut cka thote shume.

 

Per bese 95 vjec eshte moshe bajagi e mire per me kalu matane.

I jep nje lloj sensi kompensimi gjithckaje cfare mund te kete heq njeriu ne jete. 

qofte edhe 30 vjet burg psh.

"No one is born hating another person because of the colour of his skin, or his background, or his religion. People must learn to hate, and if they can learn to hate, they can be taught to love, for love comes more naturally to the human heart than its opposite."

Shpetoi me ne fund i shkreti se shume vuajti smiley  RIP dhe respekte

Burr i mire ka qene. Femrat i kishte shume qejf. 

Edhe ne burg edhe 95 vjec. Kushedi sa te mira i kane burgjet andej. 

Rip!

P.S. U desh te vdiste Mandela qe peshqit te fillonin te dyshonin se mos valle Maria kishte bere seks. 

Eshte me e felle se kaq. Politika legjendare e Mandeles qe coi ne rimekembjen dhe pajtimin e nje kombi te tere u teston peshqve shqipo besimin e tyre tek dasite e 'perjetshme' partizane-balliste, pa harruar 28-29 nentorin. S'ka mundesi qe Mandela t'ia kete arrit atje ne Afrike dickaje te perafert me alternativen shqiptare te supozuar por te pamundur te sheshimit te paleve nderluftuese ne bllogoret e LIIB. Prandaj duhet te veme ne dyshim edhe lindjen nga virgjeresha qe mite te tilla ku partizano-ballistet vellazerohen te hidhen poshte, madje pa ngritur koke hala. 

Nqs Maria s'ka qene e virgjer, as Mandela nuk eshte aq 'i shenjte' sa c'e paraqesin. Per rezultat partizanet me ballin mund te vazhdojne luften ne blog, se gjithe historite e tjera jane perralla.

A thua prandaj te jete hidheruar Roni dhe pyet per Mandelen ne nje menyre qe te ben vertet te besosh se Roni sapo ka zbritur nga ndonje planet i ndonje ngjalaksie te larget...dhe kur e shef qe pyetja alla-naive s'eshte diversion i mjaftueshem harxhon fishekun rezerve te gabimit 'perkthimor' per mosvirgjerine e Marise? smiley

On that note, here's the last strofa e poemes qe Mandela kishte per zemer, and a Mandela quote smiley

It matters not how strait the gate,

How charged with punishments the scroll.

I am the master of my fate:

I am the captain of my soul. 

For to be free is not merely to cast off one's chains, but to live in a way that respects and enhances the freedom of others.

Anglia dhe Holanda duhet te hapin dyret per te bardhet e diskriminum ne Afriken e Jugut. Me programe e ndihma te vecanta per integrim te shpejte. Sic ben izraeli per te vetet.

Pastaj te cojne ndihma neper Cad e Gana e Dahomei e ku di mo se cfare...

Punoj me nje te bardh nga afrika e jugut, i vjeter gati per pension, kur e pyeta c`ne ketu ne angli nga afrika e jugut, ska pune atje apo si ? - me pa me vemendje, shikoi rreth e rrotull kur skishte njeri, dhe mu pergjigj- " Lots of shit is going there right now, mate " -dhe iku 

Jane gati 5 milione.

''Poverty is not an accident. Like slavery and apartheid, it is man-made and can be removed by the actions of human beings.''

Nelson Mandela

 

Epo, kur bejne dhe shqiptaret sikur Mandela eshte i rendesishem per ata. E vene dhe ne faqe te pare. Perendimi e adhuron Mandelen sepse duhet ta bejne nga halli, qe te mos masakroheshin me shqelma te bardhet e mbetur ne Afriken e Jugut, kur pane qe s'e ruanin dot me mbizoterimin. Kur u interesonte, e quanin Mandelen terrorist, vete Regani e Theceri. Pastaj s'kishin c'benin me e thane hajt ta mbajme mire, me paqe. shqiptaret frymezohen. lol

Kur thua "Perendimi" per ke person/grup njerezish/ etnicitet/ gjini/ shkalle social/ nivel edukimi e ke fjalen? Keto termat e pergjithem jane te dobishem per te bere "sweeping generalizations" si edhe te pohojne "te verteten e dukshme" por e keqja eshte se bien pishte kollaj po u analizuan me tej. Politikanet nuk jane gjithnje perfaqesuesit me te denje te kombit nga dalin, se perndryshe e zeza Shqiperi! Regani dhe Thaceri jane maksimumi perfaqesues te nje grupi te vogel te popullsise (te bardhe, konservatore, raciste, seksiste etj) ndaj s'e nuk e deshen keta te dy Mandelen dhe e luftuan nuk do te thote se "Pernedimi" e urren per vete thelle ne shpirt. 

Mandela ishte mbi te gjitha nje njeri. E kam vene re dhe ne disa postime te tjerat tuajat qe jeni shume cinik ne arsyetime. Nuk ka asgje te keqe te duash dhe te prekesh nga vepra e disa individeve qe vertete jane perpjekur te bejne nje ndryshim. Pak rendesi ka sa larg realitetit shqiptar mund te jete ky individ. Edhe videot qe kishit vene me siper u duket sikur u humbet vlera kur mendon se dashur pa dashur, dhimbja e ketyre njerezeve shfrytezohet nga individe qe kane agjendat e tyre ideologjike. Per mua njerezit qe vuajne jane per t'u ardhur keq edhe neqoftese nuk jane syblu, ose te bukur.

“I have fought against white domination, and I have fought against black domination. I have cherished the ideal of a democratic and free society in which all persons live together in harmony and with equal opportunities. It is an ideal which I hope to live for and to achieve. But if needs be, it is an ideal for which I am prepared to die.” Nelson Mandela- u prehte ne paqe. 

nji gjo spo kuptoj una; kjo kronika e zezzze i ishte atribuar shoqes lenka( qe na lexon edhe mesaget private ) ,nashti pas qershorit s,po nxin gje ?

 Pastë paqe! Mjaft e torturun të shkretin.

Shqiptarët revolucionarë e të dashuruar pas lirisë ngelën pa idhull.smiley

smiley

 

Rrespekt  per Mandelen .

28 vjet burg i ka ba edhe Pjeter Arbnori , Adem Demaci 29 vjet , Osman Kazazi 40 vjet smiley

R.I.P. Mandela

Megjithate e keqja eshte qe nuk ja doli dot, sot ne Afriken e Jugut Aparteidi funksionon akoma, vetem qe ka nderruar krahun

ky i krahut tjeter s'quhet.

Flisja para pak ditesh me nje mikun tim nga afrika e jugut i cili jeton ketu..Beterr fare ma pershkroi gjendjen, shteti ka rene pertoke..papunesi e madhe,infrastruktura, edukimi shendetesia,mirqenia ka mbaruar fare dhe ka ardh dita qe vete afrikanet me ngjyre ironikish po lusin kohen e aparteidit. Korrupsjoni galopant dhe shtetasit me origjine evropjane qe kane ngelur ende diskriminohen haptazi.. .Vendi po shendrrohet gradualisht si vendet e tjera te Afrikes

U KRY!!!

Nelsoni te na kete lene uraten, por tani duhet me thirre si Yllka Mujo: "Man, Bruksela e dha pelqimin!!!"

Dmth spo e fusin ne burg Berishen  se ua kishin vene si kusht , eh ka rane shteti smiley

s'kemi pse krijojme nji hero me duret tona smiley

e pe c'na gjet me tos nanon? Liri per Salen!!! smiley  smiley

couldnt agree more,.

nje njeri i mllefosur qe nga burgu, dhe ende i pushtetshem, dirigjon me keq sesa ne Liri apo me Lirine smiley

Kshu na msoi kjo historia e Drenoves jo per gje smiley

 Lulin pra , Imamin , apo kadale kadale smiley Se Gjikes ja kane ba bene smileysmiley

dhe kur ta bojn bene kto te clirimtares, te ka puth halla ne dy faqet smiley

ja nji koment shembullor. te marrin shembull peshqit:

O Sale po ik ore dil ne pension shijohe me niper, mbesa. e tet shoqe..cfare meresh me llafe kot . Edhe kur ishe ne pushtet der der beje...ky ka bere kete -ai ka bere kete letra qe tundje ne dore dhe nuk pame asnjeri ne burg. Edhe keta qe kane ardhur ne pushtet te njejten zhurme po bejne.si ti..po tre dite zgjat edhe ajo.
Te fala bej shume Erles..Pyete a e mbaroi ate poezine. Cfare do beje dhe ajo merzitet..

smiley

 

Ajo shfletosja e cuditeshme e atij bllokut nga Erla shpreh nje sikletosje te madhe apo "fustration"

jo vallai , pernate ne TV me ke

me keq se kur ishte KM

Lulin e kane zhyt fare, del vetem kur nez llampat e vitiriut me kalamajt e kopshtit. dhe per projektet e bashkise flet nenkryetari

Saliu del si kaposh tani ne cdo ngjarje, 2-3 here ne dite

Shhhhhh mos e zgjo nga gjumi ,  per 2/3 dite do jete analiza e humbjes se PD ne zgjedhje , plus jane zgjedhjet ne PD edhe po merret me to , seee jaa e zgjove namin namin e zi ka me ba smiley

ee ta ban namin ai ta ban

ka lane Joriden si zhurmuse ama smiley

ma pytni pak me takt se floket ku i rregullon e sa i merr, e ca llaku asht ai qe perdor smiley

Ketu ne foto eshte me ish-shefin e IT te tatim taksave, i cili po shpjegonte se si nje "grup" auditi i perbere nga keshilltare te kryeministrit dhe vellai i nje ministri, kane nderhyre ne server te tatimeve, marre te dhena, dhe si perfundim jane zhdukur deklarimet e 4 viteve. Prokuroria po heton. Serveret e tatimeve nuk punojne, dhe deklarimet online te bizneseve kane dy jave qe s'punojne. Kasat fiskale vetem pardje kane rinisur te funksionojne.
 

Sa qef kam me shku 1here ne Afrike. Lol 

R.I.P.

me leje! kte lajmin e dha i pari fare Beluli
 

Ka qene ne shqiperi Mandela? 

Kabila, ish presidenti i Kongos ka pas qene ne Shqiperi.  per Mandelen sdime gje.

Mandela ishte shqiptar safi. 

po dhe ai ka degju per ate tfortin e '97 pranej po pyt

Jo vetem i forti, po dhe ky i "dobti" qe iku, shqiptar ishte. Po deshe ta bej dhe pemen e lidhjes. 

Kabila qe, kur Kongo rrezikonte konflikt civil diku nga fundi i viteve '90, beri deklaraten e famshme ne mediat boterore:

"Nuk do te lejoj qe Kongo te behet Shqiperi"*

*kish pa euronews-in gjate '97-es ky 

 

Magus, une  thashe per Laurent Kabila, babain e ketij qe eshte president tani.. pra ky, Kabila senjor, meqense ishte marksist  ka pas ardhur dikur ne Shqiperi, bashke me afrikane te tjere  kryesisht nga Kongo.. ca per azil politik,  meqense marksistet  dhe komunistet perndiqeshin ateher  ne Kongo, ca per  tu stervitur per lufte guerrile..

ca per interacial ...

Cili nga keta eshte Laurenti belulo?smiley

ai qerosi, Zeqo..smiley

Pra ai me mjeker i bie te jete Josephismiley

E me ky xhaxhi ka qene, qe po thoja per '97-en. Mbaj mend qe diskutonim me cunat e lagjes kur degjuam qe kish bere kete deklaraten. Dhe po na vinte inat me politikanet tane qe na kishin cuar ne ate derexhe, sa te na perfliste dhe Kabila ne media.

Tani po e marr vesh qe Kongon ia paska lene te birit ky.

Belul jo " ka pas ardhur ne Shqiperi " por Kabila mbaroi Shkollen e Partise V.I.Lenin ...Dhe per njecike fare e do qe bere dhe dhenderr Laprakas...

kam punuar me njerin qe dinte shume per keta. me tha qe thonin qe sistemim shkollor dhe shendetesor i kishte shume te mire shqiperia, pastaj... varferi e madhe.

qarte, por shif shakaxhi si do koklavitej ceshtja: Nese Mandela ishte shqiptar safi,  atehere i bie qe Skenderbeu te kete qene nje nga ata pinjollet e shumte te Eduartit te Trete te Anglise...

Po pse kot beri perpara Anglia?smiley

ke te drejte smiley

Mandela eshte i madh Rono, per ate qe beri para burgut, siç e tha dhe Grava, ai ishte aktivist i te drejtave te zezakeve , dhe per ate qe beri ne kohen e burgut. Gruaja e tij e pare, ishte ajo qe i shpendau shkrimet dhe pamfletet e dija (dokumentet e tija) ne media, ishte ajo qe bente nderlidhjen e Mandeles me shoket qe ishin jashte, ku Mandela deri diku ishte aktiv edhe ne burg. Me mbrapa nuk e di pse paten kontradikta dhe u ndane. 

Dmth gruaja paska bere punen me te rendesishme dhe me te rrezikshme!

Po, pasi ai u fut ne burg. Me kete metode, Mandela ruante edhe shoket e tij. 

Per cfare i ruante? Qe mos i shkonin me gruan?

paska vdekur edhe mandela,heroi i integrimit !

u shpall gje dite zie ne shqiperi?

Mandela eshte nderi i popullit te tij dhe gjithe njerezve me ngjyre. eshte frymezim per njeriun qe mos uli koken por te kete dinjitet dhe pavaresi. Mandela beri ate qe s'ish bere me shekuj.

Alba, ke bo nje gabim. Mandela e ke shkrujt me te madhe.

bera nje perjashtim, ne nderim te Tij.

bera nje perjashtim ne nderim te Tij.

mire, po mos shkruaj nga dy here se e morem vesh. kulmi i narcisizmit!!!

s'punon mire kompjuteri.

dua t'Ju besoj, por Faktet flasin ndryshe.

Ne fakt ksaj dhe Toyota nuk i ka pas punu mire, keshtu qe nuk eshte cudi.

smiley  alba from now on shkruaj nje mendim 2 here. 

Ashtu po. Mos boj gabim mo me germa te medhaja dhe ate birbilin ne fund se e hum lezetin.

per njerezit me ngjyre e kisha dhe une,prandaj pyeta a ishte dite zie.

ndonje miting saliu qe ta krahasonte me pjeter arbnorin?? dhe mirakell of afrikan fridem!!

dite zie meqe ishte zezak? 

Ne shqiperi Mandela duhet te frymzoj  me shume shqiptaret, qe te luftojn varferine, qe si ka thene vet Mandela eshte nje fenomen  i krijuar nga njeriu per njeriun.

Po moj alba1, eshte sikurse thoni Ju, por nga i buroi tere ai vitalitet ne ate fushe ....e veshtire te jetes ku te gjithe kujtojne se marrin por ne fakt japin me shume...

mandin sala e kishte si arbnorin,,

U prehte ne paqe ky shpirt i perndritur!

P.S. : Afermendsh kane qene te mencur ca prifterinj, qe jo pa qellim ia kane kufizuar njohjen e thelle religjoze nje pjese te mire te publikut duke i lene t'i interpretonin sipas deshires parabolat biblike; se s'mund te leshohej pjesa 'precious' e informacionit, pa dhene mire e mire prova se nuk do keqperdorej.

Vazhdoni komentoni Marine, se jeni mire aty ku jeni dhe me aq takat sa keni.

Shume weirdos ka ketu, perfundimisht. lol 

Pa piken e dyshimit anonimiteti virtual filtron cdo lloj erresire shpirterore, pa hezitim bile dhe pa i pyetur fare

ra dhe mandela shkrete n'dore t'shqiptareve. po ne jemi eksperte c'mitizimi. sot flamuri amerikon eshte gjys shtize per respekt te mandeles. anti-amerikanizimi ju ka zene syte.

Bravo ju qofte.

sdq u habita kur mesova se ne cfare viti e kane hequr Mandelen Amerikanet nga lista e terroristeve...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).