TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ të qeverisë për ligjin e "Nëpunësit Civil". Lajmi konfirmohet nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese, të cilat bëjnë të ditur se Gjykata e ka vlerësuar aktin normativ si antikushtetues. 

Pak javë më parë Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për pezullimin e hyrjes në fuqi të aktit normativ për ligjin e "Nëpunësit Civil". Por demokratët kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfuqizimin e aktit normativ dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij akti. 

Në fakt, tek shqyrtimi në themel i çështjes, opozita, nëpërmjet juristit, Ivi Kaso e përqendroi mbrojtjen e kërkesës së saj, duke e quajtur aktin normativ si antikushtetues, me argumentin se qeveria ka dalë mbi Kuvendin, duke zhbërë një ligj me shumicë të cilësuar me anë të një akti normativ, që votohet me shumicë të thjeshtë votash. 

Por përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se "qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend". Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3/5 e votave, por ka bërë edhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën. 

Argumenti kryesor i qeverisë për të shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil ishte mungesa e akteve nënligjore. 

AKTI NORMATIV 
Më 17 tetor, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës aktin normativ për ligjin e "Nëpunësit Civil". Miratimi i aktit normativ u pa i domosdoshëm për shkak të pazbatueshmërisë së ligjit të 'Nëpunësit Civil', si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit. 

Vendimi i qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita e djathtë, pasi akti, sipas saj, synon që maxhoranca të bëjë spastrime në radhët e administratës. 

Ligji "Për nëpunësin civil" ishte një ndër tre ligjet, miratimi i të cilëve u vendos si kusht nga Brukseli që Shqipëria të përfitonte statusin e vendit kandidat. Ai u miratua me konsensus në Kuvend më 30 maj, në një seancë të jashtëzakonshme. 

NISHANI E KTHEU MBRAPSHT AKTIN NORMATIV TË QEVERISË 
Presidenti Bujar Nishani e ktheu për rishqyrtim në Parlament aktin normativ të qeverisë, që shtyu me 6 muaj zbatimin e Ligjit “Për nëpunësin civil”. 
“Arsyeja kryesore për të cilën vendosa të mos e shpall këtë ligj dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim, bazohet në respektimin e parimit shumë të rëndësishëm të hierarkisë së normës juridike. Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës”, - argumenton mes të tjerash Nishani, në letrën drejtuar deputetëve. 

Sipas kreut të shtetit krijimi i precedentëve të tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës. Presidenti i Republikës ka të drejtë vetëm një herë të kthejë një ligj për rishqyrtim. Nëse ai nuk rishikohet, hyn automatikisht në fuqi në formë të pandryshuar. 

Por Komisioni parlamentar i Ligjeve e rrëzoi dekretin presidencial që ktheu për rishqyrtim aktin normativ për shtyrjen e ligjit "Për Nëpunësin Civil". Sipas deputetëve të majtë, presidenti Bujar Nishani është pozicionuar kundër aktit, duke mbrojtur interesat e Partisë Demokratike në këtë debat. Deputetët e djathtë mbështetën qëndrimin e Nishanit dhe nënvizuan se një ligj i votuar me 3/5 e Parlamentit nuk mund të ndryshohet me një akt normativ të qeverisë.

102 Komente

Gjykata e Saliut, apo gjykaka te themi me mire.

kjo gjykatë e rrëzoi dhe Sailun për kufijtë detarë, apo ishte e Edit atherë...

Gjykata kushtetuse nuk eshte e saliut zgjidhet 1/3 nga parlamenti 1/3 nga presidento 1/3 nga gjygjtaret smiley gjykata kushtetuse eshte 1 nder institucionet me kyce ne shtet edhe smund te jete e njeanshme

 

"Sipas deputetëve të majtë, presidenti Bujar Nishani është pozicionuar kundër aktit, duke mbrojtur interesat e Partisë Demokratike në këtë debat"

Po gjykata kushtetuese si do të quhet, pozicioni i saj?

futu te profili i Braces ne facebook.

Ore, a e di GJK kuptimin e "1 milion shuplaka"?

Bud Spenceri dhe Tony Montana, dy misherimet me te mira te popullit shqiptar smiley 

nje ndihme e vogel, meqe po kerkoje rrenjen e shumefishit...jo po thuaj po ta mbajti smiley qe nuk nxjerrim legjenda ne si popul skipetare smiley

it is just Friday the 13th

Po bie shteti Rono smiley

boisa une di qe neser bie nji pallat ne Vlore. Shteti edhe po ra e ngrejm prap.

Edhe ne Rono Pallatin do e ngreme prape smiley

Brado ta kom thone qe robin shpresa e ma gjalle

smiley ja preve krahet e-mail-it smiley hahaha

vetem nji gjo mi pre krahet mu: ulja rroges

te tjerat jane pordhe me rigon te thate

 

E ule Piacen shume Rono , po pse mo tek rroga i ke varur shpresat ti ?

Po nuk kemi te gjith gjysh qe na le toka pa fund o Brad.

Disave prej nesh i duhet ti bejne vet tokat.

me kete ma ke mbyll gojen smiley

me vje keq qe meno kshu

Po nuk kemi te gjith gjysh qe na le toka pa fund o Brad.

  ...kjo eshte nje nga arsyet kryesore perse te gjithe ata qe nuk kane trashegu prone(kuptohet jo per faj te tyne) ne shumicen e rasteve jane me bindje  komunista ,...sepse me qeveri te majte ata nxjerin dufin per taxa te larta  ndaj pronareve  dhe kur u vjen radha per me ken ne  qeveri kan rast me bo korrupsion smiley 

o kapo te kisha lone veten une ne dore te taxave te larta ndaj pronareve shqiptare apo ne dore te korrupsionit ne Shqiperi, do kisha hap nje grope, do kisha bo shurren, dhe do mysja veten aty.

O Rono ja paske shit shpirtin djallit me duket me kete punen e rroges. btw kshu eshte kur je mbrojtes i madh i yllit te kuq smiley, per cdo gje qe ndodh kudra pasardhesve thote dynjaja ju pren krahet avokatit smiley smiley smiley

Paligjshmeria eshte tipari kryesor i kesaj qeverie.

e mo ska gje, se e gjejne kta sebepin per ti heq , me apo pa ligj.

pa ligj do ta kishin mo kollaj.

cesthja e administrates eshte e dhjere krejt, shume te veshtire te thuash qe do ti fshijne militantet e qelbet apo ata me dimploma Kristali dhe do lejne njerezit e hajrit.

Edi Palla i  mblodhi sonte me pahir ne sallen e TOB njerezit e administrates. Ooooo zot, nuk maronte, nuk pushonte, derrdellitje si ne kongres partie. njerezit e shkrete donin me ik, nate e premte, kalamjt qe i prisnin ne shpi. Jo mer daje, gjer ne 7 ai, bla bla.

E ta menosh qe nje dore e mire nga ata qe i cun atje sonte, neser se kane vendin e punes.

 

Ky fiksimi per fjalime vetem sa po i zmadhohet vallaj. Shante Berishen me te drejte se dilte tere kohes ne TV, ky nuk del per 3-4 evente, del per 1, po flet nga 2 ore. E duket ditur qe ky fjalimet i ben vete se nuk mendon se te tjeret e kuptojne dot, imagjino me ca i iken dita e punes. 

e partise qenke dhe ti

me administraten publike po behet masaker. nuk ka dite qe te mos shfaqen raste te reja pushimesh nga puna, pa asnje lloj justifikimi, pa as nje lloj motivi. kujt i plasi per motive, e di partia ate pune!

te thone pa pike turpi, nese nuk ikni ju, iki une! militantet i rrine shefave te rinj si "meta" pas kepuces, te gjithe duke u jargavitur ose duke u hakerryer se vota nuk u hodh kot, por per pune! madje ndihmojne dhe shefat duke ju gjetur metoda e menyra te shumellojta veprimi, nuk i mungon fantazia djallezore. i nxit uria prej barktharesh.

vendimi i gjykates kushtetuese eshte nje vendim qe pritej. çirrjet e Braçes apo te braçeve te tjere thjesht konfirmojne legjitimitetin e atij korpusi gjykatesish ne vendimin e tyre te drejte dhe logjik. 

nuk mundet qe qeveria te zevendesoje parlamentin me nje vendim te thjeshte qeverie, kur duhej ligjeruar ne parlament mbi nje akt aplikimi te nje ligji te votuar me 3/5.

nxitimi i qeverise dukej se ishte i paramenduar. donin qe ti shmangeshin debatit ne parlament dhe te rrezikonin nje votim, jo se nuk kishin numrat, por sepse kishin frike se do behej buje e madhe, do behej bolori dhe do t'na shihnin keq europianet! taktite infantile.

mbase Hollada e ka mire te na ngele ne klase perseri, mbase s'jemi ne nivelin e duhur me kte qeveri te drejtuar nga nje piktor i deshtuar dhe nga nje mamuth korrupsioni te uritur sepse ne diete. fundja Hollandezet marrin vesh me shume nga piktura se ne.. 

Shume i informuar je Lefto, deri edhe ne detaje folkloristike, megjithese as nuk jeton fare ketu smiley 

i marre vesh nga njerez qe po i heqin ne kurriz te gjitha keto, qe po e provojne per te dyten here pushimin nga puna per shkaqe politike, dy here per shkak te lulekuqeve.

Te informojne te gjithe ty vallaj?

Lefto, e more vesh se si kishte thene Edvin Psikopati per pastrueset? Pushojni nga puna se na spiunojne, merrni vetem pastruese te deshmuara te rilindjes.

Ketu ka te drejte. Pastruset bejne shume thashetheme e nxjerrin llafe. 

 

 

di rastin e nje pastrueseje qe ishte me bindje socialiste te deklaruara, qe punoi gjate ketyre 8 viteve te fundit ne nje administrate, dhe qe tani e hoqen shoket e partise se i kishte sherbyer "armikut"! te qeshesh a te qash..

normal ashtu sikur edhe juve personalisht do te perndiqeni nese shkelni ne Shqiperi per komentet qe ke shkruajtur ne peshk!

Hajde duro Arvizune tani kur te thote se Gjykata Kushtetuese kaloi vijen e kuqe.

neser nga ora 8 am deri me 4 pm ne zonen e ujit te ftohte ne Vlore eshte shpallur ndalim qarkullimi. Gjithashtu jane mare masat qe edhe ne det deri ne nje largesi prej 50 m nga deti te mos afrohen gjallesa ujore. Thone qe do te kryhet nje shperthim i fuqishem me urdher nga lart. Une do te shkoj njehere te shof se ca do bophet. Koha do te jete shume e bukur me diell dhe pa ere. 

Po edhe me leket e tua ka per ti demshperblyer ata qe kane apartamente aty o gomar. Te pshurrsha mendjen qe me ke. Kush dreqin ju le ju te jetoni ne qytete? Ju e keni vendin ne male me dhen, si cobane qe jeni.

Sa lek na kan mor ne kshu o poet snuk numrohet. Su bo qameti se na moren dhe kto. 

Basha ngeli tu mor leke. Mire kur ishte ne pushtet po dhe tani ne opozite qeveria i jep para. C'paska qene...

Ty te jane zene hundet me duket.

Pune e modhe kozi , tani Bashes i kane ngelur vetem 197  milion euro

Keta qe kenaqen per pallatin dhe thone e hengri vjeherri i Bashes me duket se e kane gabim.

Pallati eshte shitur,vjeheri i Bashes apo kompania e ndertimit ka marre paret me kohe.

Ata qe humbasin jane banoret qe kane blere hyrje atje qe do te demshperblehen me parate e gjithe shqiptareve.

Gjykata Kushtetuese nuk ka hedhur poshte thelbin e aktit administrativ qe shtyn 6 muaj hyrjen ne fuqi te ligjit te statusit per nepunesit civil. Gj. Kushtetuese thjesht ka thene, qe nje shtyrje e nje ligji, qe eshte aprovuar me 3/5 te parlamentit duhet bere me konsensusin e nje shumice te njejte me ate qe ka miratuar ligjin. Mazhoranca e majte sot i ka te gjithe numrat per te bere kete me vendim te cilesuar te parlamentit. Nuk ka pse te perdore akte te keshillit te ministrave, por ti drejtohet parlamentit nqs eshte e sigurte ne vetvete. Ka te vetet 84 deputete dhe shto rrjedhjet e blerjet nga opozita mberrin ne 90 deputete. Kjo fale edhe paaftesise dhe deshtimit total te ish kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili ne keto zgjedhje nuk humbi thjesht por pati nje katastrofe, e cila e lejon shumicen fituese te kete numra te tille.

Kreun e paska marre ai me nje me nje po e ka nje....Y ne fund ...Shefqeti smiley

Sa ta marre vesht Shefqeti cfare ka thene GjUkata e Nuros ..rahmet paste ...do jene bere nja tre pale zgjedhje ne Shqiperi . Rrezik dhe Poeti smiley fatakeqi i leftGopese merr nonje cop Posti tek Posta para sportelit te shitjes Pullave ....pas reabilitimit shendetit mendor .

Sikur te gjithe keta muquryfet e PD-hit me ne krye LefGOPENE , ti futesh ne nje shtrydhese InteliDjence , po shtrydhese ama ...e bejne a nuk e bejne nje Intelidjent si Ay me nje me nje po e ka nje ...Y ne fund .....se Shefketi smiley zotrie ....e ka kuptuar cfare jane njemiljon shpulla e njemiljon shqelma BYTHEVE kerriceve te Saliut qe nuk bejne as per kafshe Mbartese ,jo me ti lesh neper Administrata !

 

Prit prit, shife kur ti rrasi ne Tiku pyken per ceshtjen e Ben Imamit. O Rono!!!

Ishalla, nji arsye me teper me shku ne pranvere ne zgjedhje te parakohshme pa LSI-ne

Nigjo tani ...pavaresisht mendimeve kunder nganjehere ...shoke jemi ....fituat me merite , keshtu vazhdoni por amon na boni nje nder , ta them ty se te nigjohet llafi anej nolt nga Rilindja , per haterin tim , amon mos boni zgjedhje te parakoheshme , nuk paska si Opozita , na leni rehat ne punen dhe humbjen tone , borxh nuk jua kemi smiley

plast ai qe do pushtet!

Amon mor burre se vetem ti me kupton mu , i jam lut Ronit keq fare , te na lejne o vlla ne hallin tone smiley

edhe luani mbasi bi ne pre, ulet masanej me naj hije, ene e merr i dore pushim, per tretje. 

Nuk te kupto njeri ne ket bote, o Brad. Si osht ajo shprehja: si jemi qofshim, si na din mos qofshim.

Rono, fitofshi 85 deputete inshallah pa LSI fare, edhe qeverisje te mbare smiley O Brado uroja shpejt Ronit zgjedhjet. smiley

Po e kemi shok mor Deion , i urohet tjetrit te fitoje zgjedhjet ne kete situate ? edhe hasm me e pas mor burre sa te pameshirshem jeni bo , 210 milion euro mor vlla mrena tre muajve te terheq nga bankat dhe larguar ne drejtim te paditur , Tirana Bank duke i kerku borxh Fabrikes se Miellit smiley

smiley ciles fabrike milli o Brado, se kom nigju qe kohet e funit eshte rrit shume konsumi anej nga bulevardi.

Asaj me mo qe eshte tek qyteti nxenesve smiley
 

Mos, mosni pash Zotin mos u tallni me fakiret. Po zgjedhjet e parakohshme keta i kane makthin me te madh. Mezi fituan me Meten, atij qe ja nxoren videon dhe e hengren turpin me buke, ne zgjedhje te parakohshme keta tani nuk kapin as 55 mandate.

une sa here me kujtohen zgjedhjet e parakohshme, e leshoj nje... nga frika. smiley

E paskemi te kunderten .

einen fahren lassen smiley

O Brado, loool

smiley

shife shife, si te duket si sigla sekrete e partise? tregoja i here atij te madhit (te madhit fare fare them)

Qenka dora jone , relax smiley

 

cut tosen te parin per rikonjicion. ven i mire austria. jon ca vene anej nga zgjatimi salcburg tirol, apapapa... per dimer, t'kuptohemi.

I kam pare se shkoj shpesh se me marrin per ski por une me mire preferoj te bej xhiro me teleferik se sa te thyej noj kome smiley

eeehh... (vila  esht aty ne fund, po s'duket nga ktu)

Lene pra se eshte e papershkrueshme .

ja edhe kte: as mu s'ma ka majt taravelja me ua hyp skive.

Schi - Heil! gerthisnin, edhe mu me dukej se u ngjall AI robi me baluke te varme nga Braunau. Sigi-Sigi-Sigi-Zak, hei hei heu...

Kujtime.

Naten!

 

Kishte gusto kodoshi .

Noten
 

Po cke mer, do keni dhe Lirin ne opozite...do jeni bashke...like good old times.

ne zgjedhje te parakohshme LSI do kete votat me shume, do shkojne ish-partite e madheja me ja kerku. 

Nuk e ha ate patate Meta o Gaia. Ksaj rradhe ka me dal me ju shpernda robve 50mij leksha qe te mos votojne per te, por per Ramen. Ka me shit vota o Gaia!!! Hera e pare qe dicka e tille ndodh ne Evrope qe kur Paul von Hinderburg beri Hitlerin kancelar ne 1933. 

me c'rast ky skenar i dhimbshem.....

U gezuan nepunesit qe akti normativ u rrezua nga gjykata kushtetuese si antikushtetues. Mos u gezoni plako, se ka nje rruge tjeter si me ju heq nga puna. Ju kallezojme per shkelje dhe korrupsion dhe feshshshsht, e hani!
 

 Erion Brace jurist!

E ka thene vertete kete?!

no way... Profili duhet te jete shaka.

Sigurisht qe eshte fallco. Ka shume mundesi ta kete hapur vete Br3dharaku.

une nuk vej aq shume "sh" te "fesht"

i zhgenjym. Prisja qe ta shifja temen ne forme pytje, tip a po i ngjan basha berishes? ose pse ky reagim per akuzat ndaj imamit? mesa duket kjo ceshtja e qeverise qe del siper ligjit nuk perben ceshtje me interes

 

Neser, neser, avazi!

Hmm, Bracja akuzon sot Kushtetuesen si berishiste, ngaqe ajo s'ka aprovuar aktin normativ te ngjalindjes. Cudi si s'u kujtua Bracja per keto akuza kur Kushtetuesja i rrezonte Berishes ligjin e lustracionit apo marrveshjen detare me Greqine.

Para ca kohesh, Brace & Co ankoheshin kundra akteve normative te qeverise dhe sillnin vendimet e Kushtetueses si precedente per argumentat e tyre.

Megjithate, sic ka thene Roni (dhe Aristoteli), shteti s'ndertohet duke e filluar nga Kushtetuesja, por nga vetja; PS duhet se pari te rrezoje pallatet qe ka licensuar PS, ne menyre qe PS te licensoje te tjera pallate. Plus qe kjo sherben dhe si mesazh per Hollanden...

Xhibi...i dare you...i double dare you...give me an hypothesis of a viable solution...instead of bitching! 

Cmon, I wanna hear it, how to make a normal Albania according to xhibi

Qeveria "Rama" duhej te koordinonte aksionet ne ate menyre qe te kishte impakt maksimal ne krijimin e pershtypjes se seriozitetit per ndertimin e shtetit. Brenda te njejtes dite duhej te: 

- Hiqeshin kangjellat e kryeministrise

- Facebook-publikoheshin fotot e spitalit

- Merrej romi i vogel ne krahe nga Veliaj

- Montoheshin kangjellat e kryeministrise ne Butrint (faleminderit Auron!)

- Facebook-publikohej vizita e Rames ne spital, pas publikimit te fotove

- Cohej romi i vogel te lozte me breshkat kryeministrore 

...dhe kur njerzit te ishin gati duke u prishur nga ngazellimi, brenda te njejtes dite pas ketyre ngjarjeve, fap:

- Prishej pallati me dinamit

- Uleshin perdet e reja te kryeministrise...ngriheshin prap perdet, dilte Rama, perkulej dhe ikte, uleshin perdet, plasnin prap duartrokitjet, ngriheshin perdet prap, dilte dhe perkulej dhe njehere Rama, largohej, uleshin perdet dhe ne salle degjohej zeri i kuaziberberit duke thene "hooah"!

Berishen nuk e deshe zotrote. E vetmja menyre qe te shporrej Berisha ishte ngjalkoalicioni. Po as ngjalkoalicionin nuk e deshe zotrote. Ndertimet pa leje nuk i do, por dhe qe te prishen me dinamit nuk je dakort. 

Xhibi qe kur u Merzit me mua e kyptoj qe vetmja menyre per te shprehur nje mendim eshte imitimi Oidrisit smiley

Nuk je origjinale Xhib ! Mba Derstilen dhe Togjet e Fjaleve ....Te tjerat jane te zena smiley Mos leKomente vend e pa vend ..

Le vetem "Nje koment aty " 

Xake , si ka pas thene ai burri vjeter i fshatit tat.Drurin, kaloje neper te gjitha oqeanet e shpjere ne Kanada, ...dru i pagdhendur do mbetet.As uji deteve nuk e limos, nuk e gdhend

Qafthyerit Gj.Kushtetuese i ktheu 38 vendime si antikushtetuese e nuk u mburr.Do mburret Rama se i ktheu njerin...!

Bukur.

Ndaloi keshtu hemoragjia e PD-se drejt LSI-se. Kush e ka iniciuar ka qene mjaft i zgjuar. PD-ja e "atij" nuk e kerkonte keshtu. E donte me zbatim te aktit normativ per 6 muaj vonese. 

Ja hodhen serish! Bo sa te trashe !

kur dalin artikuj rreth gjykatave "dhe vendimeve te sigurta qe do merren" me duket se njerezit akoma besojne te Santa

Shyqyr qe e ktheu gjykata se e bene shtetin corap per 4 muaj. Urdhero, s'gjen dot me dy njerez qe te vene tritolin tamam, se ekspertet qe hidhnin shtyllat ne ere deri ne 2005 i kane heq te gjithe nga puna pa u bo dy muj n'pushtet

smiley

Dore fillestareh , kishin lone telefonin pa kariku smiley

smiley

Po pallatet, 6 kuintal tritol ene prape me skrep i kane prish. Jo mer bab, kishte lezet athere, 200 gram ustallaret e kuptshin shtyllen e 400 kilovoltshit si pras. I hoqen keta, sollen drejtora nga freshi, s'dojshin drejtora multitasking smiley

Ky eshte nje nga vendimet  historike te Gjykatave ne shqiperi qe rivendos drejtesine per 4500 familje.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur  rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil,  për rrjedhim  anulimin e gjithë efekteve që ky akt tashmë haptazi antikushtetues  ka prodhuar tashmë gjatë këtyre  tre muajve të qeverisjes.

Në bazë të këtij ligji, të gjithë 1189  nëpunës civil te larguar dhe shkarkuar, kanë të drejtë jo vetëm ti drejtohen gjykatës,ku do përfitojnë pagën e papaguar për të gjithë këtë kohë qëndrimi qe nuk u është dhënë paga, por edhe të rikthehen në mënyrë të menjëhershme në vendin e tyre të mëparshëm të punës. smiley

Gjykata kushtetuese dikur vendosi qe shkarkimi i arben rakipit ishte antikushtetues. Te nesermen e asaj dite dhe gjithe ditet e tjera deri sot arben rakipi vazhdoi te shkonte rregullisht ne zyren e tij avokatore.

Faleminderit Drejtesise se pakorruptuar , fitore te reja na presin .

Driten tek fundi i tunelit e shifke ene ti.

Filloni festen se Rama Ra. Se cfare keku do hani te gjithe ju qe jeni tu festu se Shqiperia po rreshket nuk do jua them ende.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).