Im atë ishte vetëm 24 vjeç 44 vite më parë, kur i erdhi shkarkimi nga puna si mësues në një fshat të largët të Kuçovës dhe kjo vetëm për arsye biografike. Edhe pse nxënës i shkëlqyer, talent i padiskutueshëm në matematikë, për arsye “të kuptueshme” iu mohua e drejta e vazhdimit të studimeve të larta, duke ia ndërprerë edhe studimet në mes po me të njëjtin motivacion.

Duhet të vinte ’90-ta që të rifutej në arsim dhe të dilte në pension në atë profesion.

Si për ironi të fatit ose të koincidencës, ditën e sotme jam thirrur nga Prefekti i Qarkut të Beratit dhe më është komunikuar për po të njëjtat arsye “të kuptueshme” shkarkimi nga funksioni i Shefit të Administratës në Institucionin e Prefektit të Qarkut të Beratit, detyrë të cilën e kryeja që prej dhjetorit të vitit 2010, pa asnjë motivacion dhe pa asnjë procedurë ligjore që parashikon Kodi i Punës.

I vetmi justifikimi që më është dhënë është se “ti e kupton si e kanë këto punë… më është kërkuar nga forca ime politike (LSI)…. e kam në rrëzë të veshit…. në vendin tënd do të vijë kryetarja e gruas së LSI-së…. kështu që duhet të ikësh (mundësisht) që nesër…”

Nuk e kam zgjatur shumë, e kam “mirëkuptuar”, mirëpo kam shtuar se dorëheqjen nuk e jap, ka pranuar, kështu që urdhri i shkarkimit është bërë pa asnjë motivacion të mbështetur në ligj.

Kam bërë të gjitha dorëzimet e detyrës sipas ligjit dhe Kodit të Punës dhe i kam uruar punë të mbarë e suksese.

Prej nesër do ndjek të gjitha rrugët ligjore. Kaq për sa i përket aspektit ligjor.

Unë nuk jam njeri që ushqej ndonjë iluzion të madh nga jeta dhe njerëzit, aq më shumë që nuk kam asnjë lloj iluzioni nga kjo klasë politike që drejton sot vendin, mirëpo edhe për shkak të votave, edhe për shkak të numrave, edhe për një lloj “garancie” nga Kryeministri Rama se profesionistët, njerëzit e shkolluar dhe të aftë nuk do t’i lëvizim nga puna ose premtimet e tij për mosraprezalje të administratës së shtetit… sot duken të gjitha si flluska sapuni.

Kjo jo vetëm për shkak të asaj që më ka ndodhur mua, por për fenomenin, diskutuar në parim.

Fenomeni që ka ndodhur është ky: një doktorant shkencash është zëvendësuar nga një person që nga 23 vite punë, 20 prej tyre i ka si tezgjahiste në kombinatin e tekstileve të Beratit (profesioni bazë: tezgjahiste).

Në vitet 2003-2004 ka mbaruar shkollën e mesme në Elbasan dhe në vazhdimësi ka mbaruar shkollën për edukatore kopshti.

Nga një jetë e tërë në tezgjah, nuk mund të vijnë mendtë për të bërë shkollën e mesme dhe të lartë në moshën 40 e ca vjeç, të merresh me politikë, gjen edhe ndonjë parti të llojit të LSI-së, bëhesh edhe kryetare e forumit të gruas dhe heq të tjerët nga puna duke u zënë vendin.

Për arsye etike dhe profesionale nuk po përmend emrin dhe të dhënat e mësipërme, të cilat, për shkak të funksionit që kam pasur, i disponoj.

Shkurtimisht mund të them se CV-ja ime nuk nis nga puna në administratë, por kam filluar si mësues në shkollën e mesme në fshatin Sinjë të Beratit sapo kam përfunduar studimet e larta, periudhë në të cilën jam thërritur nga drejtori i DAR-it të asaj periudhe, të cilit në renditjen e studentëve që kishin mbaruar me rezultate të larta, emri im i dilte në krye të listës; kam vijuar më tej në qytetin e Beratit dhe në vitin 2010 jam shkëputur nga shkolla e mesme ku jepja mësim dhe kam filluar punë në Institucionin e Prefektit të Qarkut të Beratit. Gjatë kësaj periudhe nuk jam shkëputur nga mësimdhënia duke dhënë mësim si lektor i jashtëm i shkrimit akademik në “Albanian University” në Berat dhe në universitetin shtetëror “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në vitet 2004-2008 kam përfunduar arsimin e lartë në UT për gjuhë shqipe dhe letërsi, në 2009-2011 kam përfunduar me rezultate të shkëlqyera masterin e nivelit të dytë për “Studime letrare” në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i letërsisë, dhe prej vitit 2012 vazhdoj shkollën doktorale në pritje të marrjes së gradës doktor i shkencave.

Kjo është RILINDJA… Këto janë STANDARDET e BE-së dhe ky është shteti ligjor që shpresohet të ndërtohet në këto vite në Shqipëri.

Mund të ikësh nga puna…. Ironia e fatit është kush të zëvendëson: një tezgjahiste…

***

Këto ditë jam ndeshur me fenomene të çuditshme. Njerëz të traumatizuar që nxitojnë për të ndryshuar në të dhënat e tyre përkatësinë partiake dhe politike, angazhimet në këto fusha etj. Nejse, gjithsekush i bën vetë llogarit e vetes.

Ndokush ose shpeshherë shohim që përmendet se edhe PD-ja ka bërë të njëjtën gjë. Ajo që mund të flas me përgjegjshmëri maksimale është institucioni në të cilin kam punuar. Ashtu si e përmendte edhe pak kohë më parë, Roland Bejko, prefekti i Beratit në vitin 2005, jo vetëm që nuk u hoq asnjë prej këtij institucioni, por edhe ndryshimet që u bënë u bënë me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke i gjetur të gjithëve punë në arsim ose në fushat përkatëse.

Por jo vetëm në këtë institucion. Në të gjitha drejtoritë e Beratit ka pasur me shumicë njerëz jo vetëm të përkatësive të ndryshme dhe të kundërta partiake, por, madje, njerëz aktiv dhe në strukturat drejtuese të PS-së, LSI-së etj.

Ndërsa ajo që vihet re tani është se jo vetëm që nuk zbatohet asnjë procedurë ligjore, por flaken njerëzit rrugëve, duke u kërkuar të ikin që në momentin e parë të marrjes së detyrës.

Më kujtohet gjithmonë im atë, i cili shpeshherë më thotë: “Duhet të vish era qenë, biro!”. – “Dakord, – i them, – do shkojë tek kolibja e qenit (të shtëpisë) e do marrë era. Kështu jam në rregull!”…. – “Jo, jo, – ma kthen, – duhet të vish era qenë që në gjenezë, jo ta marrësh rrugës!”

Nga sot i papunë, historia që përsëritet.

84 Komente

Tani, zt e ka artikuluar mire shqetesimin personal per ndryshimet arbitrare ne strukturat shteterore, por ka rene pre e argumentit te tij kur filloj te krahasohej me punonjesen e re. Sipas te dhenava, as vet nuk eshte personi me kompetent per vendin e tij te punes,pasi ka mbaruar shkollen ne moshe te vone, per Letersi , jo per Burime Njerzore. Pastaj s'kishte nevoje te permend mesimdhenie ne universitete private si aset ne lidhje me vendin e punes, por mjaftonte te tregonte rezultatin e prekshme qe kishte arritur.

E gjithe kjo leter,ndonese e ngritur ne nje problematike shume shqetesuese, te bene te mendosh shume mbi menyren se si njerzit e formulojne te drejten ne Shqiperi. Pra zoteria ne nje moshe madhore permend " arritjet akademike" si shkalle e superioritetit te tij per pozicionin e punes, por e le me nja dy fjale arritjet e tij ne pune. Paralelizmi me historine e te atit, sikur nuk ngjit.Nderkohe qe argumenti i tij mbi nje admnistrate jashte mase te politizuar qendron dhe eshte i besueshem. Madje e falenderoj qe na beri qe te kuptoj qe fenomeni vazhdon..

Qe ka te drejte per largimin nga puna, ka plotesisht te drejte...dhe sidomos keta te LSI-se paskan qene te babezitur... siç ja futen PD, perseri po perpiqen qe t'ja fusin edhe PS-se... ne te gjitha institucionet qe ka "zene" LSI-ja eshhte bere nje "revolucion" ne drejtim te zevendesimit te kuaadrit, kurse ne ato ku drejton PS-ja akoma nuk ka filluar reformat...

ne Posten Shqiptare psh, ne nje sektor te vetem, jane hequr dy specialisttet si edhe shefi i sektorit dhe kane ardhur nja dy te tjere, qe nuk kane haber nga fusha. e vertete qe do te mesojne, por perse keshtu valle...?? edhe Enveri kur erdhi ne pushtet nuk e beri te tille reformen... por i mblodhi, ku ishin dhe ku s'ishin nnepunesit e vjeter dhe i vuri te punonin me nja dy apo tre "gurkusarsa" derisa ja moren doren punes dhe pastaj i hoqi.... Kurse per pjesen e ngritjes profesionale...eeee, po ç'donte nje graduat nedetyren e shefit te administrates...??? Shefi i administrates nuk ben pune shkencore, por thjesht merret me blerjet e vogla, apo me ç'bllokimet e WC-ve apo me zevendesimin e rrubinetave te prishura..... Ja per keto i duhen doktoraturat ne letersi apo gjuhe ne shefi administrate... 

Mos e ca trapin fare Zoti Lapardhaja!

futju kerkimit per pune tjeter. Punet vene e vijne, ti shiko shendetin...

/mundesisht evito punet e shtetit... 

Tashi qe ke kohe te lire, dil i here verdalle dhe pyt ke hoqen nga puna qe te vune ty. 

T'vesh dhe men, tani e tutje kerko pune vetem ne privat. 

Po ky mashtrus i nje kalibri tjeter smiley

ma hoqen Plakun ...po nuk thotekushe vuri mesues ???

Ja prene studimetne mes...po nuk thote kush ja dha ???

Or ti kshillit , Xhaxhane e ke pas gje Oficer . Nuk ta ka fain Rilindja . Ajo nuk ja ka fain as Xhibit dhe asnjerit se u ka dhene mana per Trahana te beni dhe Kompozime me nje me nje po e ka nje Y ne fund smiley .p sh ...*lindje . Ca doni mo JU ?

Ta ka servilizmi i Peshtire pas Kopese se Babasqapsve . Dhe po nuk ta pati kjo , shko ne gjykate e leri Rilindjet nga Lapardhaja !

në 2009-2011 kam përfunduar me rezultate të shkëlqyera masterin e nivelit të dytë për “Studime letrare” në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i letërsisë, dhe prej vitit 2012 vazhdoj shkollën doktorale në pritje të marrjes së gradës doktor i shkencave....

Ja ky eshte nje Pohus i arritjeve qe ben Robi kur eshte PD-hi ne pushtet Ka kap Majat tjetri per tre vjet ne karrike smiley...

Ke punu ti e dreqapo ke bo Berat -lapardha ? Mire doktor se e ka dhe Saliu , po Master Digri , ku e ke lali ? . LefKOPEJA ka tre ,mos e shih se i kane rene dy rruges ! Po ke posta do ta vejme ne Pune. Ke dera!

..nisa ta lexoja me respekt Namirin, si njeri te letrave, i cili trajton nje shqetesim jo te vogel per jeten e vet.Por kur arrin e thote " kjo eshte Rilindja", me zbriti e nivelin e Aldo Bumcit...!
Dhe me lindi e drejta ta pyes; po c' deshe qe ju ngjite punes Prefektit ore mesues mbaruar shkelqyshem?

Partia socialiste (Rilindja) po ben gabimet qe ka bere me pare PD-ja,, po zevendesohen militante, injorante ne vende pune qe nuk e meritojne! Me te thene e kam. Kjo metode duhet te marr fund, se meren me qaf kot njerez qe jane te kualifikuar per nje pune te caktuar! Me kane thene qe administrata publike  po mbushet me Skrapallinje,qe lene Skaraparin per Tiranen!!smiley Sepse kane ne pushtet nje "te forte" gomar i teri! 

Problem i madh per Rilindjen eshte sipas meje Ilir Meta, njeriu i korruptuar, Saliu i vogel tek Rilindja! Eshte te pshretisesh kur mendon qe ai eshte Kryetar Kuvendi! smiley E paska myt Tiranen me Skarapallinje! Model i vjeter ne kohe te reja, qe shqiptaret shpresojne se mund te rregullohet gjendja! Skandaloze kjo puna e "marrjes ne pune me mik" 

Nga larg jemi ne gjendje te gjykojme vetem nga rezultatet skandaloze te deritanishme te se paku disa ministrive. Rasti flagrant qe askush num po merr pergjegjesi, arratisja e 7 kriminelve nga burgu i sigurise se larte, ne dijenine e plote te ministrit.

Se cndodh nga afer ka te tjere me prane me realitetin qe mund te flasin dhe kane folur ashtu sikurse deshmon dhe ti qe te kane treguar injorancen dhe militantizmin.

Por ajo qe duhet te skandalizoje me shume eshte se nen kete qeveri ne rastin e emerimeve qofshin me merite apo pa merite, po shkelet ligji, prit ta them edhe nji here...po shkelet ligji.

Degjova interpelancen e kryeministrit per emerimin e drejtorit te policise, nga tre pika te pakten dy pika nuk arriti ti shpjegonte qe nuk ka shkelje ligji.

Njoftohet nje gjendje emergjence dhe ngrirje e konkurseve per administraten publike. Aplikohet nje rregjister partiak per njoftim shteteror dhe perzgjedhje aplikimesh.

Emerime skandaloze ne poste kyce te financave te shtetit. Tani kemi nje drejtore gjenerale te Tatimet.

Eshte absurde sa mbrapsht mund te qeverisesh.

 

Ilir-jani, nuk eshte shume e sakte.Ka me shume llafe dhe propagande negative prej PD, me qellim mbrojtjen, mos cmontimin e struktures lene si administate, me njerez pa formim.Jane levizur njerez ne vendet qe pergjithesisht , zbatojne por edhe hartojne politika...Ne 87.000 punonjes, te lene si administrate, vete Pd deklaron diku prej 1000 vete te levizur...!

Kjo e skarapallinjeve nuk qendron ?!! smiley ne Shendetsi me ka thene nje njeriu im, kjo po ndodh! Po heqin trapa dhe po vendosin trapa te tjere! Jane shume naive, dhe pa kulture dhe te korruptuar! Do zoti kjo nuk ndodh ne nivele te larta, ne Ministri dhe dikastere psh! 

instanca te larta? ke degjuar per drejtori tatimesh? it's way up there, ain't it? Eshte e evidentueshme diploma me rezultate mediokre e perfolur gjeresisht ne shtypin e dites. Eshte i evidentueshem rezultati qe ne fillim te punes, 4 vjet rekorde jane zhdukur nga regjistri, skandal i permasave te stermedha.

Ore nuk ve doren ne zjarr, per mentalitetin e disave e LSI, por di nje gje qe e di mire fare, degjuar me veshet e mi nga kryeministri!
"Kini parasysh kete porosi ! Nuk kemi ardhur per fshese ne administrate, por te bejme administraten qe i duhet shtetit.Duke filluar me keta qe jane ne krye te puneve.Kush pengon te largohet.Por larg militantet e paafte nga administrata...,"!

Nga administrata e vjeter kam parasysh ata qe jane "ne krye te puneve" dhe keta perbejne nje masivitet te madh ne mardheniet e punes, epror/vartes eshte lene nje shije e keqe, prej kohesh , nje kulture pune pa efektivitet,  ku "eprori" nje cop pergjegjsi, fjala vjen doktor pavioni, kryeinfermier, drejtor, shef, s di cte them, bejne ligjin, dmth bejne ctu doje qefi, jashte ligjit dhe rregullit, te vendosur ne pune! Punojne me shume privatisht per interesat e veta se sa bejne detyren per te cilen paguhen! Vartesit ne cdo rang qofshin, kane frike te kritikojne shefin shefen, sepse keta hakmeren dhe i heqin nga puna, ne menyre arbitrareDhe sbehet vaki te gjesh te drejten. Keshtu qe derrit i thone nga frika "daje". Dhe te heqesh nje nga puna sot ne shqiperi, eshte njesoj sikur te denoj Diktatura e Proletariatit, me agjitacion dhe prop[agande! smiley Je ne mes te 4 rrugeve pa asnje ndihme! Te drejten nuk e gjen dot as me gjykate dhe as me ndonje forme tjter, Humbet gjithshka! JA KJO GJENDJE ESHTE PAK A SHUME ne mardheniet e punes ne Shqiperi! Pika me e dobet me e koruptuar e te gjithe shoqeris eShqiptare! Po spate nje fije rrejtei me klanet ( psh Skapallinjte, tropojanet, vlonjatt, korcaret ect ) politike qe kane pushtet ngele ne rruge te madhe! Ka shume probleme ne kete fushe! Si kallup egzistojne te gjitha rregullat ne mardheniet e punes, ne prodhim, administrate, ne gjykate etj, por ne praktike veprojne hallka te tjera! Te jshte ligjshme!  

Nga kryeministri nuk presim ne o grava qe te thote: Kini parasysh kete porosi! Kemi ardhur per fshese ne administrate dhe jo te bejme administraten qe i duhet shtetit. Kush pengon te largohet. Mireardhshin militantet e afte ne administrate.

Po ne Berat, konkursin per drejtor te arsimit e fiton, prit, prit, prit... Kryetari deges se PS. Po ky kryetar kishte 3 muaj qe permndej se do behej drejtor i drejtorise arsimore. Te pakten te kursejne kohe e para per konkurset. Mos ti bejne fare keto konkurse se pozicionet jane paracaktuar me kohe. Konkurset aty ku bejne sa per sy e faqe jane fiktive.

Lukunia socialiste me luge ne brez po zhben administraten. Po shkarkohen ne mase njerez. Po vendosen aty militantet e pashkolle shpesh here.

Dhe mos te guxoje dikush te permende PD. Kur erdhi ne pushtet ne 05 s'ka bere asgje nga keto qe po ben lukunia e PS.

Vetem dy shembuj: qeveria e PD ka mbajtur 2 vjet drejtorin e policise se qeverise socialiste, ate qe gjeti. Keta e mbushen me tepelenas dhe kurveleshas.

Gjeti maestro Zhani Cikon te emeruar nga qeveria socialiste dhe e la aty se e meritonte, nuk coi ndonje inat. Vjen piktori deshtak dhe heq perdhunshem nje vlere te tille.

Nderkohe qe piktori deshtak si arritje qeverisese deri tani ka kercimin napolon (ju kujtojne gje corapet e verdha?) me disa artiste qe i kishte mbledhur tiu tregonte minderat, po i shkakton deme te pallogaritshme shtetit dhe publikut duke zhbere administraten.

Rrofte Rilindja!

Konkursin per drejtimin e Drejtorise Arsimore Tirane e kishte fituar goca halles Ilir Metes smiley
 

:smiley ne fakt Brad, nuk eshte per te qeshur. Jane turrur si lukuni ujqerish te shqyejne ku te mundin prene shtet, ose me sakte gjene publike.

gjene publike.

poetit po i hapet barku per gjene publike smiley

nuk lane toka, lulishte, breg lane, breg deti, rrenz mali pa zaptuar tashti vjen e na flet per "gjene publike" smiley

..........d

Keto jane pasojat e kulktures qe PD ka instaluar per 8 vjet.Nuk hiqet si me magji korrupsioni ne adminitsrata, eshte imvestu keq nga PD ja dhe klanet e veta ne keto 8 vite!

Eshte njesoj si te mbiellesh shtrember, nje peme,  ta ujisesh per 8 vjet,  e pastaj  te mundohesh ta drejtosh,  per dy muaj! smiley

hahahahahahah, kishin heq dhe Drejtorin e Teatrit Te Kukllave, zotin Flamur Shehu, por ai kishte nja 5 vjet qe e kish kalu moshen e pensionit. smiley Edhe kur e vuni salija drejtor ishte 66 vjec!!

Po heqin trapa dhe po vendosin  trapa te tjere ...smiley

Poty c'te prish ? Ke ndonje hall smiley  Te semure jane keta te PD-hit dhe nuk ka Doktor qe u ben derman. Apo ky Laperdhaja me tituj e tuje ??? Te jem une atje,  kush ka shkolle te mbaruar pas vitit1994 e heq menjehere nga Puna sikur te kete tre Mastera smiley si LefKOPEJA .

Vetem gjashte Muaj bene Plepistet e Regjimit te Babasqapit dhe kemi 20 vjet qe vuajme e prit ku do dale  e ku do ndalet . Jo po te mbushe gjithe Administraten me te shkolluar te shkollave te Chilit ??? Apo me ata te klithmave te Babasqapit .."Bini burra Kamunizma rae "

Rruspat si Pallati Bashes !

Po fusin kalamonj, 25 vjec drejtor, shef ! smiley  Nga skarapari, corovoda! Skane eksperience fare, shyqyr qe fitoi cuni i tezez, me LSI qe eshte shef kuadri ne ministri dhe fap, nga Skrapari dhe ne Tirane drejtor! smiley  Mora si shembull Skraparin e! smiley  

sinqerisht s'ju kuptoj. e shef ket flamur? kshu u majt kur digjej toka. ne skrapar esht, nja nji or ne kom nga corovoda. tashi si thu ti, kot u bon aq e aq sakrifica te panumerta? 

deshmia e Namirit eshte nje nder te shumtat raste qe po ndodhin ne kte periudhe fatkeqe te nderrimit te pushteteve. sepse nderrimi i pushteteve realisht po ndodh tani, ndersa normalisht duhet te kishte perfunduar me rotacionin politik te shtatorit. por rotacioni ne shqiperi nuk eshte vetem politik, eshte dhe i bukes se gojes dhe i kafshatave per tu hequr e per tu rishperndare. hiq nga nje goje dhe fut ne nje tjeter..

identike si rasti i permendur, di personalisht dhjetera raste te tjera, te gjitha ne nivel prefekture a drejtorish te ndryshme, te gjitha te drejtuara nga LSI dhe PS. vuvuzelat socialiste nuk duhet te shfajesohen duke treguar me gisht vellezerit LSI-iste, jane po aq bashkefajtor. biles jane me fajtore se te LSI sepse kete model te shpifur te rotacionit te bukes se gojes, e shpiken ne 97. 

drejtorite dhe perfekturat, po ndahen ne menyre te barabarte midis dy bandave. pak rendesi ka se kush eshte shef, administrata eshte 50/50. te gjithe te kenaqur, te gjithe te uritur njesoj.

nuk presin me te gjejne arsye ligjore, shkelje, jo skane kohe per kete. thjesht nje largim pa motiv mjafton, koston fundja sdo ta paguaje shefi qe drejton, e paguan shteti, dhe shteti eshte i te gjitheve dhe i askujt, koncept shume abstrakt per mendjen e dallkaukeve te fronezuar. 

nuk kane kohe sepse pas disa muajsh do te hyje ne fuqi ligji i nenpunesit civil qe duhet te kishte hyre ne fuqi qe perpara 3 viteve. duhet qe kur te hyje ne fuqi, administrata te jete 100% neo-komuniste, perndryshe ska rilindje! 

te votosh per buken e gojes, kjo ishte rilindja. te humbesh buken e gojes, kjo ishte kostoja. ne mes jane bobokratet! 

E forta Left eshte se te gjithe keta qe hiqen pa ligj e pa arsye shkojne ne gjykate dhe rrjedhimisht gjykata ju jep te drejte, pastaj te gjitha parate qe ju takojne perseri do ti paguajme ne, taksapaguesit. Demi eshte dy here, edhe prishet administrata edhe gjeje publike, paraja e qytetareve. Po piktori deshtak ti jape se nuk eshte malli i atij qe ka baba e firmoste ekzekutimet e njerezve ne Shqiperi.

poeto sipas ligjit te ri qe do te hyje ne fuqi, shkarkimet pa motivimin ligjor, duhet te demshperblehen nga vete drejtuesit qe i bejne keto shkarkime. pra nese shkarkon nje punonjes pa arsye dhe ai fiton gjyqin, leket e demshperblimit nuk do ti japi shteti, por ti nga xhepi yt!

e kupton pse po nxitojne keta specialistet! sepse me vone do te jete shume e veshtire te shkarkosh nga puna sipas qefit. duan te sigurojne njerezit e tyre, ta mbushin administraten me lloj lloj horrash e kokegdhesh, dhe te vjedhin rehat brenda "familjes". realitet i peshtire. pra urdhri nga lart eshte hiqini sa me shpejt perndryshe do t'ju heqim juve! aftesia kryesore e nje drejtuesi te sapo emeruar nuk eshte kompetenca, por paturpesia ne spastrim. duhen specialiste, te akullt, do gjakftohtesi ky krim qe te behet. nuk eshte kollaj ti heqesh pa te drejte buken e gojes tjetrit...

smiley po ti po dialog me vehten tate? Jeni bo te gjithe ju te PD-it me fol me vehte. Ene Bradi ka fillu me fol percart.Vetem vehten mos e vrisni se na duheni per opozite.

o berber shpresoj te kesh rregulluar me rilindjen ndonje goje te uritur, sepse po shperndahen kafshatat. perndryshe turp te te vije, ke bere vuvuzelen kot gjithe kto vite!

 

dmth ti qe je vuvuzela e PD-it po e pranon qe ke qene i punesuar ne ambasade. Po ja shpresoj te shkoj dhe une ne ndonje ambasade. Ke ndonje sygjerim se ku?

kam qene? sheh gje te kem ndryshuar flamurin?! smiley

o berber, mos fantazo shume se do shohesh endrra per karrigesmiley

per buke mendo, se je rritur dhe me shprehjen " prane vegles, se bej dot, prane gavetes, mbushe plot"! 

Po pse ore me cfare kam rrojtur une per 8 vjet kur ne pushtet ishte krimineli? Sipas teje duhet te kisha vdekur se ai dhe asistencen ta vidhte.

Sigurisht Left. Pse ashtu kot e bllokuan ligjin e ri te nepunesit civil? Por edhe me kete te vjetrin, nese eshte hequr pa arsye ligjore, demshperblehet por parate nuk i jep drejtuesi, i jep shteti dhe kshu keta lukunia ramiste nuk e kane problem.

Booo cer ligji. Dmth kur te vije pd-ja ne pushtet ne 2040 nuk do i hiqka dot socialistet nga puna?

Sot ne Shqiperi po i gjene njeriut pune! Kot me kot!  Dhe jo punes, ti gjene njeriun!

Ky eshte nje problem i madh mer! 

Zoteri te me falesh se qenke edhe familje e persekutuar, por ti nuk e paske merituar postin qe kishe. Ti nuk paske as minimumin e nivelit te inteligjences perderisa ke menduar qofte edhe nej sekond se Rama dhe ortaku i tij Meta do mund te kene ndonje interes per fjalen meritokraci.

Ti zoteri i dashur po te kishe deshire te vazhdoje punen duhet te ishe interesuar se sa e kishte pazarin vendi yt i punes dhe te gjeje njeriun e duhur ne LSI qe te paguje gjoben. Po me keto mend qe paske ti nuk do besh kurre hajer.

Po mbi te gjitha mos u grric shume se shpise tate mund t'i bije plani se ashtu ka vendosur partia (dmth ia ka dash trapi Rames). More vesh ore?

Shume fatalist je bo Lizander. 

zandri....cer mut ke qe grricesh? Ti i falesh deshtakut Bamir Topja.....wtf 

Po pse  nga i do zotrote ? Skrapari eshte dhe Puro Shqiptar i patrazuar e pa perziere si Malesia e Kurveleshit dhe Lumi Vlores . .Jo vetem se eshte ne Mes dhe pa "fqinje "si Korca e Tropoja , po ka dhe Selin e Zotit si mburoje ..baba Tomorrin . .smiley Erdhen dhe Bullgaret jo sllave ortodokse po katolike , ta zaptonin po nuk hyne dot . I vune emrin Cor(noje )voda dhe iken me bisht ne shale . Pse c'doni me ? 

Memedhe quhet toka / atje ne Skrapar me rene Koka...kendoi ai 

Desha te shtoj qe Laperdha si fshat , nuk u hoq por Laperdhare u hoq si mbiemer dhe mbeti shkurt Laperdhaja ! Qekan persekutuar mjaft keq keta !

Keta lloj rroskopesh qe permendin te persekutuar e komuniste te rikujtojne ate Historine e vitit 1993 te asaj qe dorezoi qepjet tek Italiani 

Ua po pse ja more asaj me 1500 lek palen . Ajo ka qene komuniste .Mua qe jam e presekutuar mi more me 500 l palen 

O zonje ..tha Italioni ...nuk blej te persekutum dhe komuniste . Blej Pune njerzore ne baze te cilesise .

O Loooooni !!!!!

Po pse ky baba qenka me i dallum se  tezgjahistja? te dy mbas vitetve 2000 e kane mbaruar shkollen?! 

Po mire mer babe, ku te dilte koha me bo 3 pune ne 24 ore? 

Po mire mer "doktor i se ardhmes", si na e sjell per mburrje mesimdhenjen ne nje haleuniversitet sikur ke qene tu dhene mesim ne Oxford?!

 

me gjithe respektin per studimet dhe arritjet e personit ne fjale kane bere mire qe e kane hequr nga puna shteti i ri ka nevoje per nje administrate te kualifikuar minimumi 5 fakultete http://www.youtube.com/results?search_qu...

Lume ai qe eshte horr, merret me politike dhe rregullon fisin ne pune, se aty ne Shqiperi ha qeni petlla! 

Ky Lepardhaja po thote qe partia e vuri dhe partia e hoqi duke zene ne goje dhe Kodin e Punes. Ne kete vend jemi ne kulmin e groteskes dhe nuk e imagjinojme dot se ku do perfundoje ky vend.

partia ta ve, partia ta heq

ore po dhe ne nje fare menyre do filloje pune robi, se nuk eshte se jane bo me partine te gjithe ata qe punojne ne shtet de.

nejse, shkrimin sjam tuj e lexu, di mjaftueshem histori reale personale e kolektive, sa sme ben pune nje me teper

nqs te vuri PDja me pune, ske te drejte ankimi. IK pirdhu

Ja pse s'kemi per te pasur kurre shtet.

“Duhet të vish era qenë, biro!”. – “Dakord, – i them, – do shkojë tek kolibja e qenit (të shtëpisë) e do marrë era. Kështu jam në rregull!”…. – “Jo, jo, – ma kthen, – duhet të vish era qenë që në gjenezë, jo ta marrësh rrugës!”  smiley smileysmiley

..thnx Namiro smiley

As PD-ja s'ka bo kaq sa po bejne keta.

E kan flliq fare.

Gojet e liga thone se do behet edhe me keq. 

kap koqet dhe trokit ne dru e ne gur!!!!!!!

ore ekonomia cope-cope, ti mendjen te k0qet.

 

Vetem ne dy javet e fundit terhiqen nga bankat 97 milion Dollare .

Gjendja shume e pasigurte.

kiameti

link ?

Gazeta Panorama e djeshme.

brado,une te dola borxhit (para qershorit te ,thash) qe transfero ndonje te holle ne luxembourg, ti kujtohesh tani  smiley

Qy djali qeka shume fatalist...

Per cfare arsye po e merrte doktoraturen? Per te dhene akoma edhe me shume ne punen e shefit te administrates? Cili o mjeti, cili o qellimi?

Nese e ke zen ate vend pune si kulish i PD-se, i paske marre seriozisht llafet e tet ati. Je kthy ne, e ke majt era, qen.

 

Armiqte e vertete te ketij populli jane ca individe si puna jote, qe perpiqen me furi ta cbejne te verteten dhe tju servirin te tjereve nje realitet te percundnuar.

Ty nuk te intereson fare parimi i respektimit te profesionalizmit si kriter per shkarkime/emerime ne administraten publike.

Ajo qe te intereson eshte me ke ka qene baba i ketij zoterise qe e kane hedhur ne rruge te madhe per arsye politike!!

Kjo nuk eshte vetem absurde, por kriminale!

Mos u sforco Obi, jo per kete.

Nese ne vendin e punes kane vene vertete nje perpunuese leshi eshte mekat. Nga ana tjeter, ky vendin e punes duket se e ka zene si antar i devotshem i PD-se (artikulli mbi fitoren e trete legjendare). Per mu edhe kjo eshte mekat. Mbase per ty jo.

Nese ky na sjell ketu llafet e babes per te na kujtuar se ke paska perballe, e shoh me vend ti kujtohet se PD-se ne thelb eshte bashkesia e disa prej krijesave me te ndyra te sistemit te kaluar.

Duhet te ngrihet nje sitem tjeter modern  per punesimin! ne Shqiperi me Qendra recepsioni per punesim, te bazuar ne regjistrimin e te gjitha bizneseve, privat apo shteteror, ne kekrese oferte nga keto biznese. Keto duhet te jene te kontrolluara nepermjet informacionit te detyrueshem qe keto biznese duhet ti japin ketyre qendrave recepsioni per punesim te drejtuara nga shteti nepermejet ligjit!  Sic e ka perendimi  mer yahoo! .Shteti duhet te kontrolloj me ligj te gjitha aktivitetet ekonomike te bisnesit qe zhvillohen brenda teritorit te shqiptar! Te luftoj informalitetin e ketyre bizneseve, ku te gjithe te jene te barabarte perpra ligjit dhe te ndeshkohen ata qe fshehin te ardhurat reale nga biznesi! 

   Larg seksereve te rruges dhe dallkaukeve politike primitiv qe e kane lene ate vend te deshtuar ne cdo aspekt!, dhe kane rrit varferine ne vend! Duhet te ashpersohet ligji per kontrollin e pasurive te politikaneve, qe me marjen e pushteti dhe qendrimit ne politike, kane krijuar te ardhura skandaloze, me korrupsion! Te vendoset drejtesia me keta ne radhe te pare, sic tha edhe Brukseli "Duam te shikojme ministra ne burg" sepse eshte thene kaq kohe korrupsioni, korrupssioni korrupsioni!" Jane akuzuar politikane, ku jane premtimet e Rilindjes, per luften kunder korrupsionit ?!! smiley

Po po patjetersmiley

MOS QESH SE NUK ESHTE PER TE QESH! smiley Qeshni qeshni se mrena e keni! Duhet me leviz o popull, se ka hik koha e emigracionit! Nuk ka me para ne emigracion eshte bo keq me punen, krize e madhe vitin tjeter, parashikohen gjera te keqia, prandaj duhet ti bini politikaneve, te koruptuar, ne koke, para se ata tua shtypin koken! smiley  Shikoni cbohet ne Ukraine! ne Athine.. nuk vijne benefitset nga qielli, nga goja e politikaneve! Si mer Lul Basha nje djal i ri, te kete ate pallat ne bregdet?!! Ekeni akuzuar per 21 Janarin! si e mbani Ilir Meten ne krye te Parlamentit?!! 

Jo eshte per te qaresmiley

Po na kane mbaruar lotet.

Nje nga premtimet kryesore te Partise Socialiste dhe udheheqesit Rama perpara zgjedhjeve ishte mosperseritja e praktikes se shemtuar, shtet-shkaterruese te zevendesimit te kuadrove te admnistrates publike me militante.

Ky premtim eshte "harruar" fare dhe administrata po i nenshtrohet rishtaz nje rrevanshi te papare, ndoshta edhe me te eger sesa ai i PD-se ne vitet e qverisjes se saj.

Rastet qe di une jane jashtezakonisht te shumta; kostantja ne te gjitha eshte emerimi i individeve pa asnje pervoje ne fushat respektive.

Merita profesionale kryesore (shpeshhere e vetmja) e te emeruarve eshte kontributi i tyre partiak ne dobi te PS-se apo LSI-se.

Nderkaq, shkarkimet dhe emerimet behen pa u bazuar ne ligj, duke i shkaktuar shtetit nje dem ekonomik te jashtezakonshem.

Ne kete kontekst te peshtire, pyetja rrevoltuese qe me vjen natyrshem eshte: ku jane premtimet tuaja, z. Kryeminister!?

Ku eshte besa juaj se nuk do te silleshit me administraten si ushtri pushtuese!?!?

 shkarkimet dhe emerimet behen pa u bazuar ne ligj, duke i shkaktuar shtetit nje dem ekonomik te jashtezakonshem.

O qyp nuk mund ti shkatohen ekonomise deme te jashtezakonshme me dy muaj, pushtet te socialisteve, kur pede-istet berishist, ishin 8 vjet ne pushtet, Jane keta te fundit qe kane groposur ekonomine shqiptare me informalitetin e madh te jashtezakoneshem. Te palarat, do te dalin ne te ardhemen! Fenomeni i revanshizmit idiotik eshte ngritur nga PDja dhe eshte veshtire te hiqet me njehere duhet pak kulture dhe reforma, qe deri tani ne keto 10 vjetet e fundit kane munguar totalisht! Doktori pacient ka influencuar shume per kete fenomen! Shoqeria shqiptare eshte mjafte e infektuar nga virusi berishian fshataresk, primitiv persa i perket revanshizmit politik, ne mardheniet ne pune!

Mos harro qe i njeti fenomen ndodhi ne 1992-1994, berishizmi fshataresk aventurier i pedeisteve, dogji trurin e intelektualeve, profesionisteve, teknikeve, te kualifikuar per te manaxhuar me sukses ekonomine dhe problemete sociale pas renies se komunizmit! Berishizmi solli ne pushtet dhe ne krye njerez militant idiot te paafte, aventurier, kriminel, dhe ndodhi ajo q e ndodhi ne vitin 1997! Apo jo? Ky ishte fundi i aventurierizmit i palavdishem i "projeketeve" te politikes se Sali Berishes! Prandaj mos fol kote per revanshizmin politik ne mardheniet e punes! Nuk eshte kaq e lehet te behet ndryshim! Rilindja me nje fjale! 

 

Te falenderoj njehere per konsideraten, si edhe per impostimin e diskutimit 'nga lartesite e ... tek une qypi".

Komentin mbi kohet e erreta te Berishes e pranoj ashtu sic eshte.

Une thjesht po pohoj se edhe Partia Socialiste edhe aleatet e saj po ndjekin te njejten politike shtet-shakterruese. 

Pastaj, se kush e ka fajin qe edhe keta po ndjekin te njejten politike ha debat.

Falenderimi i juaj, me varu mua me pambuk per kete arsye une terheq mbrapsht `qypin` . smiley  dhe te kerkoj falje! 

O bo PPU si tabelat ne Faqet e Murit te Ndermarrjeve . Paska ardhe dhe nje Rrenjasi me mini Van smiley mystekil nga qrndra per problemin .

Secili me germa te medha te shkruaje cfare mendon per Punen dhe Njerzit " ....i Juaji Enver .

Sidomos me kete ankesen e ketij me Mastera Ngarkuar , dhe qarjet me shkulje leshrash te hicmosgjese me Andrea ftohet kushdo rrites Dhish e Delesh te jape mendim ...

"Pse nuk Hapen  Kullota .   Cfare ben K/Ministri . Po Parlamenti ? Kashta e Maqedonise mbaroi .C'do bejme ? " 

Perpara ! Mendim si te luftohet Krimi , ka edhe Babi i Xen Berishes !

O legen!

Mos fol keshtu, se ai qe e ka shkruar artikullin eshte njeri me emer e mbiemer, qe ka marre guximin te denoncoje publikisht nje rast flagrant te shkeljes se ligjit, duke rrezikuar hakmarrjen e bandes kriminale qe bashkeqeveris me te majten!

Cfare ke per te thene per brendine e denoncimit, dmth shkarkimin pa motivim dhe emerimin ne vend te tij te nje personi te paafte!?

Po per brendine e denoncimit tim, se Rama po shkel me te dyja kembet fjalen e dhene publikisht se nuk do ta crrenjoste administraten per ti mbjelle brenda faren e tij!?

Ti je i rtk ...arezuar Obi dhe nuk te ka duk Llafja .Ty te kam lexuar qe ne kohen e 24/1 kur PD-hi u hoq  si Dash Kembore jo si dhi e e qelbur e bishtin perpjete , sic qe Realisht !   Te kam parsysh si Lehje me gjith laperdharet e nderuar ( pa mastera ngarkuar )  "Ne litar .Mire ua bene Qenve "  smiley

Ti nuk ke vlere per nje arsy se ti jo vetem je sic te kam kategorizuar ne fillim , ashtu eshte dhe Poeti smiley po nuk pretendon pervecse me te thjeshten ......."Rrembeni armet "

Ndersa ti hyn tek Rrenjasijte e Rende me "konklluza " qe cdo gje e lidhin me "krimbin e mendafshit " edhe po fole per gropen e Paqsorit !

Te ruajte natyra nga ia ia ia ia ia qe prezantohesh here pas here ne Blog per te thene qe "jam dhe una " te mos i shumefishosh si per kete  dhe per hicmosgjene qe  smiley  e po qan oi oi oi oi qe nuk kerceu Naplonin me Edin smiley

Kam per te thene qe mund te Jesh Ziqe ( koqe ) e kandarit por nuk ke arritur te jesh Kandar per te dhene peshen e gjerave . Ziqja eshte e levizshme e shtyn edhe me dore !

Une te ftoj te mos merresh me mua, po me temen.

Cfare ke per te thene per temen?

Po nuk ke per te thene gje, pse nderhyn kot!?

U mora me qe more persiper te mbaje Ziqet e kandarit jo me "O legen " .Aty e ke dhe kuptimin ne fjale per temen . Po me qe nuk kupton nga keto se aq e ke , po ta bej Lopka .

Une nuk bej Furtuna ne Gote Uji dhe per me teper Politikisht .Ti je i asaj Kategorie dhe prandaj stonon . Konkretisht ky Rast i botimeve Publike eshte nje sharlatanizem Politik dhe ushqim per nivele Idiotesh qe nuk ja kane haberin Fare Postit Politik te ketij spekullatori laperdhar . .

Dhe patjeter do gjenden nivel ordineresh si ty e si Poeti smiley qe rrenjen ta lidhin me "krimbin e mendafshit " ose Obobobo Administrata . Por ai ndrushe nga ty nuk pretendon se ben analize si Anal .E ka te thjeshte "Rrembeni Armet " Dhe ketu eshte njemije here me lart se ty !

Ti edhe Politikisht nuk je i mprehte te dish cfare te nxjerresh nga ky postim debilesh qarramane , mashtruesish e te shitur per As .Kaq Idiot qenkan ne PD qe nuk e kane marre ne Krie kete Gjeni ?! Apo.... "e ka ngarkua partia ne BAZE ...A merhum a merhum !

Si mund tu merrkan Tre Kategori Vleresimesh nga  Individ qe sipas Partise nen shembullin e Saliut punojne 24 ne 24 ? As ne Komunizem me djalin e Enverit nuk ndodhte te kishte nga keta lloj Mashtruesish qe te pelqyen ty per " Pergjithesime Ligjore mer Jahu " 

Jo vetem mos u mundo te shohesh Problem por ik dhe tek ajo Gjynahqarja me Andrea dhe thuaj se keto LLOJ Dacibaosh ,  Shqiperia i ka kaluar ne 67 -68 !

Injoranca nuk eshte Argument , prandaj u mora me ty !

Me kete metode, hiq Nuren e vur Dulen, m'duket se Edi Rama ka per ta realizuar planin per punesimin e 250 mij njerzeve. 

rilinden dhe zjarrfiksat. Ca t'i thush ktij lajmit te 'Niles':

 

TIRANE- Alfred Kristuli është emëruar drejtor i Shërbimit Zjarrfikës. Emërimi i tij në këtë detyrë është bërë nga Shemsi Premçi.

Alfred Kristuli zëvendëson në këtë detyrë Dilaver Laçin.

Kristuli ka kryer reformën në shërbimin zjarrfikës në periudhën 2002-2005.

Ndërsa, është i specializuar dhe trajnuar nga organizma ndërkombëtarë

Ndërsa, është i specializuar dhe trajnuar nga organizma ndërkombëtarë...

Mos merr persiper Kryetar se do te te quajne me te vertete  Parti e teTredhurve mendore , jo sic e perdorim ne . Mire Pjeri se eshte qe eshte dhe e leshon nje llaf , do me thene e ka brenda llogarise hiq nje vur nje , =

Po ti je Kyetar i Te Tredhurve mendor dhe nuk di gje per pergatitjen e paraushtarakeve ne 97 dhe rezervisteve per ti hedhur ne Lufte kunder Vlores . Ti e ke me te lexuar lloj lloj de..olesh nga keta te Furtunave ne Gote Uje qe u ra rruga e Mini Vanit dhe kalun njehere me thone nonji llaf per dacibaot e Laperdharit !

Ty te kemi Palce Kocle qe i digjerat me themel dhe  c'flet zotrote mbame shenim per udheheqje e veprim smiley

Cqaruese cilesimet ose mbiemrat Cilesore nuk duhen marre si Fyerje .Kashume rendesi se lindin keqkuptime edhe per Ju edhe per Partine tone .

 ... Farka = Farkare ....Lapardhaja = Laperdhare ,i Tredhur  = br tr Tredhadharak !

Gjithsesi Dilaveri eshte shok i mire smiley

Militantët e PS në krye të arsimit sipas rretheve

Në Berat e fitoi konkursin për drejtor të arsimit kryetari, i Degës së Partisë Socialiste
Në Vlorë e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetarja e Grave Socialiste
Në Gramsh, kryetarja e Partisë Socialiste të këtij rrethi
Në Gjirokastër, udhëheqësja e fushatës së Partisë Socialiste
Në Fier, sekretari i deputetit socialist
Në Dibër, nënkryetari i Partisë Socialiste
Në Elbasan, gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së
Në Korçë, numëruesi i PS në zgjedhjet e 23 qershorit
Në Lezhë, nënkryetari i Bashkisë Rrëshen për PS

Rilindje!

si i di gjith kto gjona qe nga Amerika e Veriut, o burre! 

ka njerez te mire qe na ndihmojne ne si pushtet.

Në Elbasan, gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së

Sa thelle i qekeni fut mer!

Emo po qe numurues( qe me mire se sa mesues nuk kishin ku gjenin partite) te ze zgjebia dhe meazallah se je me per ne arsim...!

 dhe prej vitit 2012 vazhdoj shkollën doktorale në pritje të marrjes së gradës doktor i shkencave.

Shkolla doktoriale- doktor shkencash!!!! smiley 

Shqiperia me gjithe keto shkolla qe ka duhet te ishte vertete mbas Gjermanise Anglise, ne edukimin e popullates, dhe shume profesionist ne mardhenie pune, me publikun dhe administraten urbane nga veriu e deri ne jug! 

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, 
Kush te ka qitë me krye n'hi? 
Ti ke pas kenë një zojë e randë, 
Burrat e dheut të thirrshin nanë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).