Një bistro "Petite Syrah" në Nisë, Francë ka bërë bujë në media për shkak të një tabele që ka vendosur.  Në të shkruhet: 

Një kafe - 7 euro

Një kafe, ju lutem - 4.25 euro

Mirëdita, një kafe, ju lutem - 1.40 euro

Diçka që nisi si shaka e që u përhap menjëherë nëpërmjet mediave sociale, e bëri këtë bistro të famshme. 

Sipas manaxherit të bistros Fabrice Pepino "filloi si një shaka, sepse në kohën e drekës njerëzit vijnë shumë të stresuar dhe janë nganjëherë të vrazhdë me ne kur porosisin një kafe ... Kjo ishte mënyra jonë për të thënë "Keep calm and carry on" (Shënim, intervista e cituar nga the Guardian është dhënë për një website angleze.) 

Pepino thotë se ideja nuk është origjinale.  E kishte hasur diçka të ngjashme në internet.  Në të njëjtën kohë, sipas tij jetojmë në një botë të çuditshme, ku disa fjalë në dërrasë mund të krijojnë kaq shumë bujë, ndërkohë që kanë tre vjet që punojnë me pasion e përkushtim për të ofruar ushqim cilësor dhe verëra të mira, por për famën e këtyre ditëve mjaftonin ato fjalë. 

Përveç reklamës (shën. im) Pepino shprehet i kenaqur: Tani, njerëzit janë më të qetë dhe buzëqeshin më shumë. Kjo është gjëja më e rëndësishme."

Marrë me shkurtime nga The Guardian.

_______

Shënim: Ky artikull më kujtoi grupin e Unitetit Mendo Pozitiv dhe një nga projektet e tyre.    

74 Komente

Ka te beje edhe me faktin qe eshte qytet turistik. Kam qene shume here ne Nice si ne dimer si ne vere, dhe gjate sezonit te veres, per shkak te dyndjes se turisteve, e kam pare me shume kete tendence per te qene i/e ftohte me stafin e kafeneve, dhe restoranteve. Banoret e qytetit jane shume krenare dhe konservatore dhe pronaret e dyqaneve, restoranteve (etj.) kane nje raport dashurie dhe urrejtjeje me klientet. Eshte e vertete qe njerezit jane te stresuar gjate pushimit te drekes, por ne France, perfshire Nicen, rralle here degjon nje njeri qe nuk thote "ju lutem," dhe "miredita" kur porosit diçka. Ky pronar e ka bere kete gje me shume  per publicitet sesa per ndonje gje tjeter. Ne fakt kur shkon atje, eshte hostiliteti i pronareve te dyqaneve, restoranteve dhe me rralle qe te ben pershtypje.

A ma ke pa Giten moj ?

....cmimi i kafes, ne Milano, piazza Duomo eshte 7 euro a priori, thuj dhe "vdes per ty" po deshe...

Ne fakt u habita me ate 1,40 euroshin qe ishte e shenuar tek tabela. As nje kafe ne kafeterite e universiteteve nuk ben kaq pak.

...varet se ku jeton...1,30-1.40 eshte cmim mese normal....

Strasburg, dhe ben 1,50.smiley

Ne pak a shum i kemi eliminu njerzit nga ky proqes. E ben makina kajmak. Heret e para nga kenaqsia i hudhsha naj "hallall" tashi edhe at e kursej. 

Tashi qi po na boni me u ndje pak si fajtor, po perfitoj nga rasti ti kap nji falenderim te ngrohte e emocjonal duararteve dhe mendjeflorinjve të Kjurig-ut te te tjereve dhe Tassimos sime. Brravo per nder, brravo!

Eh, kush e ma men kur shkoi kafja nga 200 ne 300 lek ne Shqiperi. Sa shajshin njerezit kafeneve.

Kafene e ka beku perendia. smiley ( sot doli vullnetar njeri ketu ne pune, do sjell coffee tha- te gjithe menjehere ; are you sure?! smiley

Shiko ti, Moza, se keto "te sjellmet" e kane shkaterru kulturen e kafes ne Amerike. A pihet kafja ne kaush letre qe ta bine qe matane rruges mi goc!!!  "Nuk shkon kafja tek Muhameti, po shkon Muhameti te kafja" perpiqesha ti shpjegoja nje dite njonit ne pune.Edhe nuk pihet ne kaush letre, po ne 'china" mer derr! Do ti qe kishte qellu dhe myslimon e qeme duke u rraf per punen e Profetit. smiley

smiley me shkrive. Looool 

Une per vehte nje kafe e shoqeruar me nje gote me uje te shishezuar e marr per 60 leke ose 0.45 Euro, lexoj edhe gazetat falas si dhe kam akses wifi nga lokali. Ja pse duhet me jetu ne Shqiperi.

n'yzberisht e paske shpine ti kshu e ?

aq jane kafet e lagjeve neper tirane, 500-600 leke, edhe ne lagjet me te mira. Ke te tilla tek Myslym Shyri plot.

ou pse s'thu ti qe une qenkan n'lagje t'llime fare, edhe pse jo ne qender

Ruzho, e kena thone shume here. Nuk ka rendesi lagja, po robt. Robt.

smiley  Ti nuk e paske degjuar shprehjne ne Amerike: Location. Location. Location.

pse s'thu ti qe dashke badigard mi goce...???

 

vetem kevin kostner i mush ato kpuc. ene ai dikur...

Cdo lagje e ka nga nje kafene te shtrenjte per grate pordhace. Lagjja ime kishte kater lokale me kafen 500, 2 me kafen 600, nje me kafen 800. Te gjitha lokalet ishin te reja e me sherbim njesoj, ky me 800 kishte ca kolltuqe cik me te shtrenjta, e terhiqte pordhacet.

Ne fakt I don't get this - pi kafe te lagja, aty poshte te Kati I pare. Eshte si me e pi n'shpi. Why bother going downstairs ?! smiley o dil per kafe o pije n'shpi. 

Per kafeinen e mengjesit, per nje kafe me rroba shpije, per diell dhe per nje dore muhabet me komshinjte, si dhe kur te vijne njerez per vizite qe s'duan te te bezdisin duke ardhur lart. Mua me pelqen qe ne Tirane jane lagjet plot me kafe tashme te mira dhe per te ndenjur edhe grate pa siklet, se dikur keto te lagjeve ishin vetem pijetore. Kur del nga qendra, del per qef e s'del thjesht per kafe.

skemi maqine ekspresi n'shpi oj goce.

une shpesh coj nonji te ma marre nga lokali poshte e te ma sjelle.

por lezetin e ka kur akoma ske la syte, vesh shapkat , ene shkon e pi poshte shpise, aroma ekspresit, gazetat, i dore muhabet me njerezit aty, me kamarieret e banakieret. Ai lokali im ka dhe nje rrethim te madh me lule e trandofila, e kshu, ka lezet smiley

tetqin leke ama

Ok, po dhe ta kishe n'shpi prape do dilje besoj pa la syte e me pj-s smiley. Tamam tamam me e Mira fare eshte ne ta sjell aty n'krevat me ndonje croissant me chocolate e ndonje gje tjeter te mire. smiley ekspresi I mire eshte po shume pak mer jahu. Mbaro menjehere. Une e du te sorrollatem pakez me kafene. smiley 

eh qyqja, po une sjam Gisele Bundchen qe te ma sjellin n'krevat mi.

gjithesesi them qe kafja e ka lezetin ne kafene, stili francez, italian, e pse jo dhe shqiptar.

sa per ekspresin, ta sjell menjen dhe shpirtin ne venc. dhe po tu duk i vogel, merr nji ekspres tjeter smiley

Po ti the mi "une shpesh coj nonji te ma marre nga lokali poshte e te ma sjelle."  Ai/ajo nonji te beje edhe ca hapa me teper deri te krevati smiley

sigurisht, por ajo ne krevat nuk duhet te shoqerohet me :'na mi, se e pruna kafen' smiley

Mire qe ajo "mi" s'paska ndonje fjale tjeter mbrapa smiley

too late for that smiley

une sjam Gisele Bundchen qe te ma sjellin n'krevat

meriton me shum. 

Does size really matter? 

C'jane keto sy me sklepa qe na dilke ti mehalles mi Ruzhe?smiley Rrobi del si zonje.smiley Sidomos tani ne dimer, kur thahen lulet e trendafilat edhe te shohin pertej oborrit.smiley

cer lesh zonje Dora,

Ska zonje me dymijeepesqin lek n'xhep
 

Paret ne xhep dhe ato ne bank nuku tregohen moj, c'ka ban kshu? smiley

e ka llafin per Bukrin e Portokallise....

smiley Bukra eshte e preferumja ime moo

jina aristokrate tha !

 

e praaa... 

Hmm... ne Shkoder, nje kafe ekspres ben 1000 lek (te vjetra). Me pak qumesht (te prishur) ben 1500.

ekonomia shkalles shoku

jetojme ne tirone smiley

joooo... shkodra ka kafe te mira plot me 500-600 leke. kam qene kete vere. Ka kafe luksoze te shtrenjta, sigurisht, por jo se eshte standardi 1000 apo 1500. ato jane pak lokale te vecanta.

Nuk kam shkuar ne kafenete e lagjeve por ne qender. Nuk ke shanse t'a gjesh me aq pak ne qender.

Po mire, ne qender ashtu eshte gjithandej. 900 leke e ke te Tajvani ne Tirane.

smiley

..yzberishti yzberishti, o lagje Tirone tani....atehere ishe vetem fushe me kullos lopet smiley

E ma me kur te shajshin "katunar Nroqi"? Hajde fol me nroqsat sot!

...jo se maj mend se sme kane sha asihere ashtu smiley

Ata (sauku a ndroqi a ku di une)  kane edhe atobuzin e tyre tani...(i gjo si mini atobuz) me nga 20-30 vete rras e plas mrena ...se shpejti do kthehen ne lagje borgjezesh pasunar smiley

Rrusho, po ti nuk mush fare. Te kom thone 100 here ec me mu ene i ke te gjitha free. Po pse mi sa lek e pi kafen ti? Apo je zonje e modhe?

tetqin e kane n'gjithe ke lagjja.

ja per hater tat shtatqin

ca t'baj , t'nrroj lagjen per i kafe te shkrete qe e pi n'funjave ?

 Flet per kafe turke apo per kafe ekspres?

Blini kafe me shumice tani e mbajeni ne shtepi o shqiptare se do i rritet cmimi shume shpejt.

Se pi kafen e sja thek fare po kafe tamam ka starbucksi. Sa here kaloj tumllas e shof. Naa radhe dynjoja. Nga 3-4$ kafja. Kta jan boba o vlla jo si pabuksat ton qe ju duken shum 800 lek. 

Kafja qe pihej ne shqiperi para 90s, ishte arabica apo robusta ?

Jo jo, e kisha ketu: edhe pse shtohej edhe me kafe elbi, kam pershtypjen se rraca kryesore e kafes qe pihej ishte robusta, pasi ishte goxha e forte ne raport me arabica-n (qe eshte me e perhapura dhe e perdorura sot). Isha kurioz te dija nga cili vend e importonim

Atje te pafsha , ne Vietnam , Komuniste e dreqit smiley

Dhe cappuccinon e bejne te mire atje. Kur jeshe atje aq kam pi, ja lujta fe-ne. Se ketej sgjen nje vend te hajrit ta bejne te mire. Gjeta nje coffee shop qe bejne ekspres dhe cappuccino po e forte se po ti degjosh jane te gjithe Europeans . I mbledh ekspresi. Kurse mua me coi cappuccino. Po prape si ne Tirane, ose mbase m'shijoi atje me shume, mbase ajri ish ndryshe, who knows?! smiley

 eshte pikerisht ajri tirones, i pafiltrum smiley

Whatever ishte, shijoi smiley

Ah se harrova spiritus, e beni me 1 cik shkume me shume ju. Shkuma mungon ketej smiley

hahahahahahah ndersa ketej shkuma po na merr ne qafe. Me ka tha krejt!! 

Je bo si maqine Kia dhe ti smiley

ne shkuma na mban gjalle smiley

Pf me Ndroqin ti e ke si me sauksit .Po Ndroqi m 'vaktit , cfare ka qene ?

Balon tabake , balon tauke 

Ti hypi sates te shkoj ne Sauke ...

Pf cfare dyqonesh kishte ne Sauk . I ma men qe ..."do i Hypje Sates" me shku me ble ?

Kafe mbi 500 leke te vjetra eshte Hajdutllek kudo .E pishme ne Kullen qe vje Rrotull dhe bo sehir Tironen PO Ec aty dhe 2- 3 dollare kafja .E ngjashme dhe ne nje lokal qe ka basen tek Liqeni Artific ,ku del nje rosak ,kap pata per qafe dhe ..ec aty .5 mije lek sehiri me kafe !

Kafe tip Ruzhdije teteqin a shtateqin Lagjja , vallaj si shume shtrenjt me duket !Nejse mo dhe ja mba xhepi smiley

Kam pas shok ushtrie nje katunar Nroqi pranej. Nami e therritshim. ( i ma men vellezeri Frasheri,  Namiun dhe Saimin smiley )

Kafe elbi.

I maj i maj . Po Zyberin , "daj zybe" smiley  i thoshin shkurt qe bertiste ..." Hajde Fiq Nroqi " me i shport , ke krahu ish Godines Bashkise pa hy ke kosaxhijte !

Po kafe me gjym ke pi ti ke perballe Dajtiti ...5 lekshe ? Vallaj o tu m'habit Ruazhdija qe ja ma edhe shtateqin edhe teteqin - ces ??? Ku e ke shpine ti Ruzhdie ? Mos me thuj ne Brak smiley

senseo latte kam une.  ben edhe kapucino te mire, se mua kjo me pelqen ngaqe nuk jam shume i kafese se forte..

 

nje gje nuk kuptoj  ne kafete e Shqiperise,  kryesisht Vlore  dhe Tirane,  kur kerkon kapucino te pyesin:  e do me kafe apo me......,    se ç'thone nje emer  te cuditshem qe nuk po me kujtohet tani....  nejse, une kerkoj  origjinalen, autentikensmiley me kafe  natyrisht, por me ben pershtypje se kerkund, vendet qe kam vizituar te pakten,  nuk kam degjuar per kete kapucinon e cuditshme..smiley

...shllak ?
qe duket fjale kshu.... bote paralele, por qe eshte vetem chantille smiley

jo, nuk eshte shllak. por me duket se i thone "bustine".. pra ti kerkon kapucino dhe ata te pyesin: me kafe apo me bustine..? nejse, une marr gjithmone ate ke kafe por me ka ngelur peng, cfare eshte kjo "bustina"..smiley

Bustina ka nje bicim pluhuri demek ekstrakt kapucinoje, qe me shume eshte si ekstrkt sh..esmiley

domethene kam bere mire qe se kam provuar une..smiley 

 

p.s kete fjalen bustine, gjalle ne bote se e mbaja  mend..   por  duke i hedhur nje sy peshkut andej nga dreka pashe nje poezi te blogu i Tirana calling  dhe te vargu i pare i strofes se dyte  papritur,  bingo! : ''bustina e sheqerit''..smiley

Mos ja trego kete gje Mozes se merzitet (meqe mendon qe kafete me te mira behen ne Shqiperi).

ne fakt  kafe  te mire bejne ne Shqiperi, gjembi..  mjafton te mos e ngaterrojne kafene me bustinen..smiley

mjafton te mos e ngaterrojne kafene me bustinen

Detaj i vockel, belul smiley   Ne nje kohe kur shumica e shqiptareve kafepires s'e kane idene e ndryshimit ndermjet Arabica dhe Robusta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).