Ky është një kapitull nga libri i Fred Abrahams mbi rënien e komunizmit në Shqipëri që pritet të publikohet së shpejti

Lagjja studentore e Tiranës, e quajtur Qyteti Studenti, gjendet në majë të një kodre të ulët në juglindje të qytetit. Më 1990, fjetoret gri të studentëve rrethoheshin nga një zonë e hapur betoni të thyer e bari të shkelur. Elita e epokës komuniste kontrollonte shumicën e aspekteve të ndryshimit politik të Shqipërisë por atë vjeshtë studentët për një periudhë të shkurtër morën kontrollin mbi atë kodër dhe tronditën regjimin.

Thagma filloi me universitetin që shtyu fillimin e leksioneve për dy javë. Qeveria pretendoi se disa ndërtesa kishin nevojë për riparime, por studentët nuhatën një hile. Ambasadat franceze dhe Italiane ndodhen vetëm një ecje të shkurtër larg Qytetit Studenti. Qeveria ndoshta kishte frikë nga një sulm tjetër mbi ambasadat.

Kur mësimet filluan, funksionarët e partisë cilësuan si “rrugeçër” ata që kishin hyrë në ambasada në korrik dhe i kërkuan studentëve të respektonin ligjin. Partia e Punës po bëhej demokratike, thanë ata. Vetë shqiptarët do të përcaktonin shpejtësinë e ndryshimit. Studentët e hodhën poshtë këtë pretendim. Kur Ministri i Brendshëm vizitoi Akademinë e Arteve, ai u përball me pyetje të prera mbi lirinë e fjalës dhe ndalimin e artit modern.

Studentët po humbin durimin. Për një vit ata patën parë ndryshimet dramatike në Çekosllovaki, Gjermaninë Lindore e madje edhe në Rumani, duke shpresuar se Ramiz Alia do të ndiqte rrugën e tyre. Në vend të kësaj, çdo lëvizje qe e dyanshme. Alia lejoi dhënien e pasaportave por ushtarët hapën zjarr mbi ata që u përpoqën të arratisen. Disa çështje që më parë qenë tabu u shfaqën në shtypin shtetëror por Alia kërkoi respekt për linjën e partisë.

Shumë nga studentët vinin nga qytetet e tjera, përfshirë Shkodrën dhe Kavajën. Ata kishin parë protestat e para në këto qytete dhe sollën atë energji në Tiranë. Njësoj si pjesa tjetër e Europës Lindore, ata besonin se Shqipëria duhej të ndryshonte.

Ndërsa dimri u afrua, studentët qenë gjithnjë e më të ftohtë e të mërzitur. Qyteti Studenti i Universitetit Enver Hoxha vuante nga dritaret e thyera, mungesa e ngrohjes, ujë me kufizime dhe ndërprerje energjie, të cilat qenë bërë më kqe atë vit nga thatësira që pati ngadalësuar turbinat. Në mes të tetorit disa studentë refuzuan të hanë ushqimin e keq të menzës. Dy ditë më vonë dikush pati shkruar me dorë në mur: “Ushqimi është i keq! Je dakord?” Kjo mund të qe një protestë e vogël në shumicën e universiteteve, por qe një hap shumë i madh në një vend kaq të mbyllur dhe të frikësuar. Një grup studentësh dhe një pedagog i ri zhvilluan atë që e quajtën, Organizata e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj. Ata kishin filluar me kujdes pranverën e pëmarshme për të diskutuar kushtet e vështira të jetesës dhe reformën politike. U shfaqën objektiva abstrakte të tilla si “ndryshimi”, “liria” dhe “demokracia.”

Disa nga studentët ushqenin këto objektiva politike, por shumë ëndërronin për xhinse, muzikë rok dhe për të udhëtuar jashtë vendit,. Edhe ata me xhinse dhe me ora elektronike nuk mund t’i shfaqnin ato në publik pa ndëshkim. “Frymëzimi ynë nuk qe politik por personal,” shpjegoi Blendi Gonxhe, një student aktivist në atë kohë.

Në nëntor disa nga fakultetet i shkruan letra Ramiz Alisë dhe qeverisë, duke i kërkuar reforma. Organizata e komunistëve të rinj nga fakulteti i inxhinjerisë mekanike kërkoi një takim me kryeministrin Çarçani dhe u ankua mbi kushtet ekonomike në universitet. “Nuk mund të bësh një pallto të re me rrova të vjetra,” thoshte letra.

“Ideja nuk qe të shkonim kundër por të ishim ndryshe,” tha një nga bashkëautorët e letrës Pandeli Majko më 2005 nga zyra e tij si Ministër i Mbrojtjes.

Duke u dridhur dhe të çmendur, studentët e inxhinjerisë elektrike ndërtuan mjete ngrohjeje me krevatët e tyre për të ngrohur dhomat. Këto mjete lodhën transformatorin që furnizonte fjetoret; transformatori shpërthente shpesh dhe dritat iknin. Nën mbulesën e errësirës, zërat thërrisnin nga ballkonet: “Liri!” “Ne duam Demokraci!” Studentët bënin zhurmë duke goditur tubat e ngrohjes. Studentët e muzikës iu përgjigjën nga fjetoret e tjera me një korr trompash.

*    *    *

Në Tiranë ra shi të shtunën, 8 dhjetor. Rreth orës 3 pasdreke, Kryeministri Çarçani shkoi te qyteti Studenti pa paralajmërim ndërsa studentët qenë ulur nëpër klasa, bashkë me ministrin e Arsimit e atë të Ndërtimit, formalisht për të inspektuar ndërtesat e rinovuara. “Ne duhej të ishim të kujdesshëm në mënyrë që kushtet të mos qenë një arsye për revoltë,” më tha mua Skënder Gjinushi, në atë kohë Ministër i Arsimit, ndërsa mendohej për atë ditë.

Studentët kërkuan të takohen me kryeministrin dhe 400 prej tyre u mblodhën në një sallë për të dhënë mendimin e tyre. Ata i folën me respekt Çarçanit por kërkuan kushte më të mira. Kur tre zyrtarët ikën, ata kuptuan se “diçka po digjej,” tha Gjinushi.

Atë mbrëmje rreth orës 8, dritat ikën sërish. Një grup i vogël më së shumti prej studentëve të inxhinjerisë u mblodhën përreth transformatorit për t’u ankuar.  Sëbashku ata kënduan një këngë të vjetër patriotike, “Eja mblidhuni këtu, këtu…”

Vite më vonë, mbetet e paqartë se pse dritat ikën. Disa ish-studentë thonë se ato ranë nga kërkesa e tepërt, siç pati ndodhur shumë net të tjera. Të tjerë thonë se disa studentë hodhën një kabull apo një copë hekuri te transformatori, të etur për t’i hequr dritat dhe për të krijuar një turmë.

Ndoshta qeveri të huaja nxitën disa studentë të sabotonin dritat dhe të nisnin një revoltë, siç i patën nxitur njerëzit të hynin në ambasada pesë muaj më parë. Megjithatë të tjerë besojnë se qeveria e Shqipërisë kishte një dorë, duke dërguar agjentë për të provokuar një turmë të cilën ajo mund ta kontrollonte.

Një rindërtim i ngjarjeve sugjeron se të trija teoritë janë të mundshme. Pa dyshim, studentët qenë gati për të lëvizur. Disa nga protestuesit atë natë besonin te nxitja e ndryshimit dhe ata përdorën errësirën për ta ndezur. Është gjithashtu e mundshme që qeveritë perëndimore nxitën studentët për revoltë. Ndërsa asnjë nga ish-udhëheqësit e studentëve që unë intervistova nuk dhanë fakte, dhe ata të gjithë mohuan të kishin kontakte vetë, shumë pranuan se shërbime të ndryshme sekrete qenë aktive në Shqipëri ato ditë.

Për më tepër, ka gjasa që qeveria shqiptare të vendoste studentë të besuar mes grupit për të farkëtuar ngjarjet në drejtimin që ajo dëshironte. Dhe shumë nga këto komplote u shkrinë e u bashkuan me kalimin e kohës. Pushteti korruptonte studentët e ndershëm. Ajo që kishte mbjellë qeveria u kthye kundër padronëve të vet. Kishte lojëra dhe lojëra të dyfishta ndërsa njerëzit rradhiteshin në krahë të ndryshme në një skenë kaotike që ndryshonte shpejt.

Cilado qoftë shkaku i errësirës, mes pesëdhjetë dhe njëqind studentë që këndonin u zhvendosën drejt një hapësire në qendër të Qytetit Studenti. Disa fjetore kishin drita dhe një grup bëri thirrje të fikeshin dritat në solidaritet. “Të gjitha dritat u fikën dhe pati shumë gëzim,” tha një nga udhëheqësit e studentëve, Arben Lika, ndërsa më shëtiti mua në të njëjtën rrugë që ndoqi atë natë, duke rikujtuar ngjarjet me krenari.

Studentët ecën përtej ndërtesës 14 dhe atje, duke qëndruar në një stol të ulët betoni, qe një i ri me flokë më onde kafe dhe një xhaketë të shkëlqyer prej lëkure të zezë që po i nxiste studentët për marshim. Studentët menduan se ai qe një provokator i qeverisë, por pastaj e dëgjuan të flasë. “Unë kam dy fëmijë,” tha ai. “Por betohem, jam me ju!”

Ky qe Azem Hajdari, një student njëzeteshtatë vjeçar për filozofi nga Tropoja në veri, i cili shpejt u bë udhëheqësi më i fuqishëm i studentëve dhe kreu i partisë së parë opozitare të Shqipërisë. Një hero trim për mbështetësit e tij dhe një spiun bandit për kritikuesit, ai luajti një rol të rëndësishëm dhe të debatueshëm deri në vrasjen e tij më 1998.

Duke kapur rastin, Azem Hajdari dhe protestuesit zbritën kodrën. Ata nuk kishin fuqinë të largoheshin nga Qyteti Studenti, kështu që shkuan drejt fjetoreve të vajzave ku thirrën shoqet dhe të dashurat duke i nxitur të bashkoheshin me ta. Disa zbritën me pizhame dhe turma po rritej.

Në të njëjtën kohë, anëtari i Komitetit Qendror Piro Kondi i telefonoi Ministrit të Arsimit Gjinushi ta informonte mbi ngjarje…

“Ata po shkaktojnë trazira,” tha Kondi. Gjinushi mori në telefon rektorin e universitetit dhe dy burrat shkuan te Qyteti Studenti dhe mbërritën ndërsa studentët po dilnin nga zona për të hyrë në Tiranë.

“Studentët nuk i kishin qejf dritat,” rikujton Gjinushi, një njeri tjetër që luajti një rol të vazhdueshëm në jetën politike të Shqipërisë. “Ata kishin frikë se Sigurimi po filmonte.”

Në rrugën Budi poshtë Qytetit të Studentëve, protestuesit u përballën me një kordon policie, të komanduar personalisht nga Ministri i Brendshëm Hekuran Isai. Studentët u përgatitën për dhunë por Isai i dha një lajm të papritur. “Zgjidhni pesëmbëdhjetë njerëz të shkojnë në universitet,” tha ai. Ramiz Alia qe gati për të folur. Studentët qenë të habitur dhe me dyshime. Por ata organizuan një delegacion she shkuan te ndërtesa kryesore e administratës së universitetit, se për çfarë, nuk e dinin.

Kreu i partisë për Tiranën Xhelil Gjoni, një njeri i prerë me reputacion për qëndrime të ashpra, hyri në klasë fillimisht. “Pra djem,” tha ai me sarkazëm dhe fiku një cigare që kishte në buzë. “Ju doni të shtyni provimet?”

Alia mbërriti shpejt pas kësaj dhe shkoi te podiumi. “Ju jeni djem të rinj dhe me pamje të mirë,” tha ai duke buzëqeshur. “Pse po zgjoni një njeri të moshuar si unë?” Ai pyeti emrat e tyre, qytetet nga vinin dhe për çfarë studionin.

Studentët u ankuan se kryeministri i kishte mashtruar duke ardhur në Qytetin Studenti ndërsa ata qenë në klasë. Ata protestuan për kushtet në Qytetin Studenti: mungesën e dritave dhe ushqimin e tmerrshëm. Ata u trullosën dhe u konfuzuan, por a mund të pritej ndryshe përballë dy njerëzve më të fuqishëm të Shqipërisë dhe në mes të natës?

Kur unë e intervistova Alinë më 2002, ai e mbante mirë mend atë natë.

“Ata më thanë mua se kishin shqetësime ekonomike,” tha ai. “Unë i pyeta, ose më saktë, i thashë atyre: dëgjoni, problemi që ju keni, pse nuk i shtroni në organizatën e rinisë [komuniste]? Diskutojini me ta. Dhe disa prej tyre thanë, ‘ne nuk kemi besim te ajo organizatë. Ne duam të krijojmë organizatën tonë të pavarur.’ Pas ndërhyrjes sime ata e prezantuan këtë çështje. Qe e qartë se qe një problem politik dhe jo ekonomik.”

Alia ra dakord të takohet me studentët sërish për të diskutuar ankesat e tyre, por vetëm nëse ata qetësonin turmën në Qytetin Studenti dhe ktheheshin në mësime. Ai premtoi se nuk do të ndëshkoheshin.

Delegacioni u kthye në rrugën Budi rreth orës 2 të mëngjesit për të dhënë lajmin. Pastaj policia ndërhyri.

“Ata më morën pistoletën!” bërtiti një polic dhe kolegët e tij sulmuan me shkopa gome. Studentët ikën në të gjitha drejtimet duke shmangur goditjet dhe duke u tërhequr drejt fjetoreve. Policia plagosi rëndë një vajzë dhe thashethemet u përhapën se ajo kishte vdekur. Policia pretendoi se kishte reaguar kur një student kishte marrë pistoletën e një polici. Studentët thanë se nuk kishin bërë asgjë të tillë.

“Qe e tmerrshme,” thotë ish-studenti Arben Lika, gati 12 vjet më vonë, ndërsa qëndronte në vendin ku u kryen rrahjet, pranë një restoranti të quajtur Made in Italy. “[Ministri i Brendshëm] Isai qe atje. Ai tha, “’rrihini të gjithë’”.

Hekuran Isai refuzoi të intervistohej mbi këtë libër por edhe Ramiz Alia e mbante mend incidentin.

“Pas takimit me mua, unë shkova në shtëpi dhe nuk e di se çfarë ndodhi,” tha ai. “Ditën tjetër mësova se kishte patur një incident mes studentëve dhe policisë. Thuhej se qe një incident banal – një oficer pati thënë se studentët kishin marrë pistoletën e tij dhe policia sulmoi për ta marrë mbrapsht, dhe ata rrahën tri apo katër studentë me shkopa gome. Kjo është çfarë më thanë”.

Këshilltari kryesor i Alisë, Sofokli Lazri qe po kaq mohues por më i ndershëm mbi qëllimet e qeverisë. “Ai qe një mesazh i lehtë,” më tha mua me një lëvizje të dorës.

 

Artikulli i plotë në anglisht: Balkan Insight - Student City ndërkohë që në shqip Diary of Tirana

25 Komente

" ....Ndoshta qeveri të huaja nxitën disa studentë të sabotonin dritat dhe të nisnin një revoltë, siç i patën nxitur njerëzit të hynin në ambasada pesë muaj më parë..." 

 Ndoshta, ndoshta, eh ç'gomer mban perendimi. I shkreti nuk e di historine e ambasadave. 

 " .... Është gjithashtu e mundshme që qeveritë perëndimore nxitën studentët për revoltë..."

Qeverite perendimore, i kane bere trysni qeverise shqiptare per te levizur me shpejt drejt reformave, por jo se kane nxitur direkt studentet.  

ka pasur dhe agjente tek-tuk.

Sa per kuriozitet, guglloje njehere Fred Abrahamsin. 

P.S. U harrova qe ti nuk di anglisht. Leje,leje fare.

smiley
 

Vec Peres de Quelar apo jo?

''Këshilltari kryesor i Alisë, Sofokli Lazri qe po kaq mohues por më i ndershëm mbi qëllimet e qeverisë. “Ai qe një mesazh i lehtë,” më tha mua me një lëvizje të dorës.''

njeriu me negativ dhe shpirtzi.

 

 

Organizata e komunistëve të rinj nga fakulteti i inxhinjerisë mekanike kërkoi një takim me kryeministrin Çarçani dhe u ankua mbi kushtet ekonomike në universitet. “Nuk mund të bësh një pallto të re me rrova të vjetra,” thoshte letra.

Besoj se eshte momenti i pershtatshem qe populli shqiptare ti shfaqe mirnjohjen e merituar Organizates se Komunisteve te Rinj per inicimin e proceseve demokratike ne Shqiperi!

Faleminderit komunistet e rinj!

smiley

Pse vetem komiet e rinj ? nuk ta mbush syrin?

e ka fjalen per organizaten e rinise se fakultetit sekretar i se ciles ishte pandeli majko.

Mesa duket paskan qene shume 5 vjecare. Perfshire autorin, mbase. Prit dhe njecike dhe do dali qe Adili i shkruante Ramizit. smiley

Me pelqeu goxha orgjinali i arikullit (ne anglisht, se kete ne shqip s'e lexova), si nga stili i mire i tregimit dhe nga qasja e paanshme qe duket se percjell autori, p.sh. tek roli i Berishes dhe Alise, per te cilet flet artikulli.

Domethenes (por aspak surprizues) dhe fakti qe "lideri i demokracise" s'ka pranuar te intervistohet nga Abrahams, nderkohe qe Alia dhe Gjinushi s'e kane pasur problem te paraqesin versionin e tyre. 

I futa nje kerkim te shpejte po s'e gjeta gjekundi, s'e di a e ka mbaruar dhe publikuar librin autori apo akoma snuk, do ta lexoja me kenaqsi.

Plus detaje si keto qe s'i dija...Shinasiu duke i folur Berishes:

“You’re a dirty communist,” Shinasi Rama yelled.  “And a servant of the regime.”

 smiley

Xhibo, ka qene i grup qe perbehej nga Shinasiu, Tefa, Ben Lika, qe po mos te ishte per Azemin, mbase do ishin vdekur sot. Thone Azemi u tregoi se Berisha i donte te vdekur, e pastai i ndihmoi me dokumenta dhe mbeshtetje ne vendet ku emigruan.

Yeah? smiley

Une akoma s'e kuptoj se si keta e lane komunistin dhe te derguarin e Ramiz Alise ti merrte peng levizjen, dhe per me teper, kryesine e partise...te gjithe nismetaret e dhjetorit kane qene evazive ne pergjigjet e tyre per kete ceshtje, perfshi z. Meksi ketu ne Peshk.

Ajo eshte pikepyetje shume e madhe, xhibi. Ajo qe thote Hoppa eshte e vertete - sidomos Shenasiu qe ishte me "anarkisti" e kerkonte permbysje te dhunshme por te plote.

Mendoj se asnjeri nga ata nuk donin te merreshin me politike, por halli i madh i detyroi te linin librat per t'u mberthy me polici ne shesh. Berisha ishte ndryshe, lider i lindur dhe i 'trajnuar' per te qene i tille; kundrejt Azemit i cili ishte thjesht i lindur lider dhe nuk kuptonte qe ne politike plumbi te vjen nda shoku.

 Pastaj, me sa di dhe nga ç'me thote truni, ato çfare gjeten apo ç'i priste ne vendet ku emigruan ishin shume here ne te sigurta dhe me premtuese se sa ajo se ç'lane pas ne shqiperine e atyre viteve. Shume ju perveshen shkolles dhe jetes akademike e shume te tjere buznesit. Nuk po flasim per emigrante qe u duhej te flinin jashte dhe te hanin ne shelters, po flasim per njefare 'veshje dipllomatike' e  njohje intelektuale. I gjithe vendi kishte nevoje per produktet me elementare te mundshme, dhe disa u moren pikrisht me importim. Deri perpara 1997, kishin kompani e firma te mirfillta me qindra punetore brenda dhe jashte vendit, pak rendesi ka qe pastaj shume gjera ndryshuan e tashi jo te gjithe mund te duket sikur ja kane dale te behen millionere. Lol

Dakort, por e kam fjalen per ditet e para, cdo gje duket se u percaktua ne nje kohe shume te shkurter: Berisha, nga i derguari (dhe i besuari) i Ramiz Alise u be kryetar i PD-se!

Pse/si pikerisht ai, si e lane ata komunistin Berisha te vinte ne krye te levizjes se tyre, ketu eshte pyetja, dhe jo pse s'u morren te gjithe me politike; eshte normale qe disa me pas do te iknin jashte (si shume shqipo te tjere) e disa s'do te merreshin me politike gjithsesi.

Ne cfare viti behet fjale, nese e di, qe Azemi ti kete paralajmeruar keta te tjeret per Berishen?

berisha nuk e donte te vdekur as shinasiun dhe asnje tjeter. po shinasiu donte gjak dhe rremuje dhe berisha e zmbrapsi, dhe mire ja beri per momentet qe kalonte vendi. 3 miljone shqiptare jane shume pak per nje lufte civile. dhe pastaj shinasiu, nje spiun i sigurimit, sikur nuk i takonte te sillej ashtu apo jo? le te vriste veten i pari nqse donte gjak.

aman, pash zotin, me ca dokumenta i ndihmoi ky qe permend, kur e zbythen vete direkt per dy muaj? meksi nuk shprehet tek kjo temke. e mban sqepin mbyllur. 

Pa sa mire i njihka ngjarjet ky nga p. e semes.

Do t'i kete pare me siguri me p. e semes nga afer fare.

 

Nje tjeter "deshmitar okular" i revolucionit te dhjetorit ky? smiley

Si ka qene ajo kenga?

Ja eja ta punoc vete, 

ja ta leshoj me te trete smiley

meksi nuk shprehet tek kjo teme. e mban sqepin mbyllur. 

u lodh dhe ai mo. na ka sqaru shum edhe kaq. i faleminderit shum. 

po, ka sqaru fytyr karroten sipas menyse se vet. jo ty e mu ene ca te tjere. i ka sqaru aq mire do gjona sa nuk ke vend per ekuivok edhe sikur me pas qene aty ke sheshi. 

prit te te kallxoj nji te vjeter. gjeje sa tableta futeshin ktu?

ps. kan qen jek jek me bayer. smiley

 

tamam. si pytjet e mija kur erdha ketu. si ka mundesi qe ju keni krijuar traditen e kultivimit te portokalleve, dhe nuk keni kultivuar ullirin. Pyetje serioze kjo, per zotin. ci doni portokallet i them une qe kan aq shume aciditet, dhe gatuani akoma me vaj misri, kur shume mire mund te kishit vaj ulliri, dhe jeni me afer tregut amerikan? gjersa ju kultivoni portokalle, keni klimen per te kultivuar edhe ullinj. pse nuk jua solli kolombi keto? dhe me shikojne me fytyren: "another foreigner in our country". tani une nuk kam hallin e ekonomise se ketyre, por per nje vit me mbaron vaji i ullirit nga Nablus (ai i verteti), dhe duhet t'i gjej burimin e vajit tamam jo nga Cosco me vaj italian me shishe plastike qe kane ketu. 

ndersa aspirinat, ne vitet e para te emigrimit, i bleja me kutija dhe i sillja ne memedheun e ri. pastaj mu prene kontaktet. nuk e di a i shesin ne ebay. nuk kam pike referimi. kan pas qene ose 9 ose 12.

Brado, thuji Meksit falemnderit edhe nje here nga gjith peshqit e ndershem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).