Fotografia “Nusja” nga Kosova e realizuar nga Nita Zeqiri është zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”. Fotografia pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi deri në ditët e sotme në Lubinjën e Poshtme të zonës së Zhupës së Prizrenit. Siç përshkruan “National Geographic” sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.

Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nga rrugët e arta që e kalon gjatë jetës së tyre. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar nga ato, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

National Geographic

212 Komente

vertete ka te tilla...????smiley

Sa nuse e shendoshe .

Brado, po ta shofesh foton n'origjinal, eshte nje femer e bukur, qe i gja Ingrid Gjonit....

nuk kisha degjuar ndonjeher per nje tradite te tille, aq me teper qe qenka kaq e lashte. bukur!

 

kujton cik ca zakone shume te vjetra te aztekeve, indianeve  te cilet gjithashtu  pikturonin fytyrat e tyre dhe benin nje interpretim simbolik, kryesisht lidhur me perendite, por edhe me ciklet e jetes.

E mahnitshme. Me ka prekur shume jo vetem per traditen qe rrezaton por edhe per kete celebrim te feminilitetit dhe natyres ne formen e disqeve dhe yjeve blu qe pershkojne pjesen e vetullave.

Ja edhe nje foto tjeter:

http://www.koha.net/?page=1%2C5%2C134153

Po e njejta fotografe dhe i njejti set fotografish...

Po nga profili. Prite nje elefant nga India? lol

As nuk te beje fare me traditen , thjesht nje kopjim i traditave Indiane , ose Indianet kane kopjuar nga zona e Zhupes  dhe per me teper nuk eshte fare se te mahnit , perkundrazi te fut tmerrin .

me i llaf, tradita e trapit. thuje te shkreten si e mendon gjene, boll na bone korrektin e madh. si me qen naj dhonder i ri. smiley

smiley

 

Tamom tradita e trapit smiley

Tradita indiane ka influencuar shume kultura eshte e vertete, por perdorimi i fjales "kopjim" eshte pa vend ketu. Shume kultura neper bote pikturojne fetyrat: aborigjinasit amerikane  dhe austaliane, kinezet, Nigerianet etj. etj. Perdorimi i henes (per pikturimin e duarve dhe kraheve) psh perdoret edhe nga hebrejnte sefarde qe nuk kane fort lidhje me kulturen indiane. 

s'e paskem ditur kete tradite, pastaj kto te prizrenit si shume ma flasin turqishten smiley

s'me ngjan si nuse shqiptare mua kjo smiley

E paske syrin  e forte Elba. Nuk eshte nuse shqiptare. Zona e Zhupes jane te gjithe boshnjake (torbeshe)...

 

kako pinua do kish thon me ter men: Kiameti!

Kako Pinua mo është gjë personazh i "Kronik në gur" ? 

Mos eshte rome kjo kosovarja ! :O

Nusj qeka si lop. Dhe si mumje. Me ja jap mbath vrapit dhendri shkret. 

ore ku e pate ju qe qenka si lope nusja,  ka foto te tjera aty.?   sepse kjo fotoja e fytyres eshte marre nga shume afer  dhe   kur fotot merren nga afer, objekti duket  me i madh apo me i gjere nga çeshte realisht.

Ne fakt as afer nuk duket si lope. Kush e di se si i eshte dukur Bradlandit.

Ore kjo si larg si afer e ka surratin si petull. Nuse bullafiqe. 

Ka lope...ka sorra, varet si i shikon gjerat.

Teoria e kendveshtrimit relativ do thocte ajnshtajni. 

Ja, kto foto na hapin namin e keq neve qe na ve veton Hollanda pastaj. 

Kurse une mendoj qe nuk eshte fotoja qe te hap namin e keq por mentaliteti...

Nuk futem ne debat me ty une karrote. E di qe e kam te humbur davane, se ti ke shume shume me teper kohe te lire se sa une.

 

Une po debatoja me ty? Larg qofte! 

Thjeshte po komentoja per mentalitetin. smiley

Aha, per ke mentalitet e kishe fjalen?

Per mentalitetin shqiptar qe mendon qe te tjeret na urrejne per kulturen qe kemi.

Psh une kam disa shoqe çifute ketu ku jetoj une dhe kur jane martuar kane vizatuar krahet, duart me "henna," dhe disa lule dhe yje te vogla ne fetyre. Behet fjale per pedagoge, doktoresha, (etj.) qe kane deshire per te ruajtur traditen. Cfare te keqe ka? Apo keto kosovaret jane te varfer dhe nuk duhet te ruajne traditen e tyre? !!!

 

traditen e kujt? te asaj qe kishte ne mend Bradi po thu?

Hehe!! Me vjen te qesh kur lexoj komente si te Bradit dhe co., sidomos kur i krahasoj me komentet tek NG te cilat shprehin adhurim dhe keqardhje per kete tradite ne zhdukje. 

Kurse une kam keqardhje per kompleksin e inferioritetit qe vuajne shqiptaret sot. Nqs Sequi dhe disa ambasadore te tjere dalin ne foto me veshjet tradicionale tona, ne i shperfillim, bile edhe i tallim.

 

Ketu pra ndryshojme bashke ne , ti qesh kur lexon komentet e mija kurse une qaj kur lexoj komentet e tua.

Hehe ne fakt edhe une qaj per ty, sidomos kur dergon linkun e asaj kenges "te ka lali." 

Po aty nuk te ve faj qe qan , si ka thone Qazim Mulleti , ajo ben dhe guret te qajne .

Ku i gjen kta shqiptare qe mendojne qe te tjeret na urrejne per kulturen qe kemi mi goc! Se une njof shqiptare qe mendojne se ne s'na dune per budallalleqet a per moskulturen, po per kulturen nuk te urren njeri.

Aq me teper qe kjo fytyra e ngjyrosur s'eshte as kulture (se eshte thjesht nje zakon ceremonial shume i vecante qe une as e kisha degjuar ndonjehere) dhe as shqiptar (se eshte goranas qe jane sllave).

Per paragrafin tjeter pastaj nuk po hyj ne diskutim, se kujt i intereson se cfare bejne shoqet e tua cifute? Aq me teper qe tek rruga ku jetoj une, pervec meje dhe nje grku, te gjithe jane vetem cifute.

Mire e kemi marre vesht tani qe eshte gorane...

Sa per kulturen, zakonet bejne pjese e saj. smiley

Shembulli i çifuteve bente pjese e argumentit tim, dhe atehere?!! 

kush njef me shume cifute nga ju te dy?

une, te gjithe kurrnace te tmerrshem. ja u beme tre.

pse,u ke lyp naigjo ti

po po u kam lyp ca flori.

Sa per kulturen, zakonet bejne pjese e saj.

Dhe ti po insiston qe meqe zakonet jane pjese e kultures, nuk eshte gabim te themi kultura, kur ne fakt duhet te themi zakonet?

Se kruarja e hundes pershembull eshte zakon, po une nuk kam degjuar ndonjehere per kulture hundekruarse.

P.S Edhe mos e thuj me inat "mire e mora vesh tani", se nuk ta kisha une fajin qe futesh ne diskutim pa gugllu me perpara gjonat qe nuk i di.

Pavaresisht se me bere me qesh me hunderkruarjen qe ti e percakton si zakon kulturor, ja ke fut pak kot ...dmth shume. 

 

Nuk e thashe me inat PF.

Karrote, problemi yt me duket se nuk qeka vetem qe nuk kupton, po edhe qe boke sikur nuk kupton. smiley

PF , me falni per nderhyrjen por Karrota as shkollen e mesme as te larten se ka bo ne Shqiperi smiley

Po nuk jam si ti qe e ke paguar smiley

Une e kam paguar ? smiley

Ky eshte mendimi i njerezve te huaj per shkollat shqiptare te pakten smiley

" Ky eshte mendimi i njerezve te huaj per shkollat Shqiptare te pakten "

smiley

Me fal po ku e di ti se ku e kam bere shkollen une ?

Po ma merr mendja Bradsmiley

 

Mire o mire se ty ta merr  mendja qe di te flasesh mire  dhe Shqip por je shume dobet .

Nuk ma merr mendja Brad qe flas mire, por si e thashe e kompensoj me gjuhe me te rendesishme ne planin boteror. smiley

Ueeee...lum si ti , ne te tjeret kudo qe jemi laj thaj Shqip smiley ,boteror ? he i here si i thone Bilbilit Arabisht.

E rendesishme eshte me e tha Brad.

Po normal o normal , nuk pihet e njome ajo e shkrete.

rri mer vlla se noshta e di se fronca osht plot me arabsmiley

Bast qe nuk e di smiley

Funny.... not!!!

Po pra po se Foni e ha ate kokerr ullini me hy me bo not tani me kete ftohte.

smiley ti sikur e njef fonin,ku e di ti si e ka men'jen aismiley

smiley

Noten..noten..., carrote na e boj hallall se shaka po bonim smiley

shpresoj qe kaqi gjo e ka kuptu carrotasmileyene qe mos t'ma mori per keq, carrote,smiley

Jo me jo nuk e merr per ters se e kemi goce te mire smiley

Ore shyqyr qe osht, se ngelet duke u marre vec me gjembin qe eshte bo si bamje! smiley

rri pf se m'duket u merzit spo na kthe mo pergjigjesmiley

carrot s'ta kishim me t'keq mi, shaka po bojshimsmiley

Ore Alke, po ora dy e nates atje tek ju or njeri. Po edhe do fleje goca, nuk do rri kukudh gjithe naten ne internet. Plus qe dhe u lodh duke sqaru gjith gjindjen e Peshkut mjes-drek-darke sa per nji problem, sa per nje tjeter. Se ju s'ju merr vesh edhe koka!

smileynoten pf se m'erdhi qorri ene musmiley

ne fakt pf flej vone por thjesht pritova te jap pergjgje komenteve tuaja pseudo "funny".
Perseris dhe njehere, vetem nje debil flet per gjeste te trupit normale si pjese e kultures. Prandaj i anashkalova debillleqet qe shkruajte.

Mos do me thone mbase qe ti ke bo shkolle private me pagese versus shkolles publike pa pare qe ka bo karrota. Se e ka edhe pak te veshtire shqipen kjo. 

Haha e kompensoj me gjuhe me te rendesishme ne planin boteror smiley

Ore mire shkollen, po ajo me duket se as nuk e viziton Shqiperine fare. Se mjafton nje vizite e vetme ne Shqiperi per te dale vetem 15 minute ke semafori i ures se Lanes, qe ta kuptosh qe krujtja e hunes ne semafor eshte tashma nje tradite popullore e konsoliduar. Po kujt t'ia thush.

Te vije lali dhe i her , se nuk mu majt ke e krumja smiley  Si Zakon them nuk duhet marre kaq lehte ...ka gjeresi dhe thellesi smiley. Ne ca vende do pak takt qe ta krush , po ne teresi dhe une me ty jom . Nuk o Kulture . Ne Korce thone "mos e kruj me qeramidhke " ...ne Laberi thone " kruje po ta mbajti " Per kruarjen ka edhe Poezi nga Poeti smiley i LefGopese ku midis te tjerave thote " mos e kruj shume me Saliun , se do te hyj ndonje gjemb "

Per rastin Pf tduke qene plotesisht dakort me  vezhgimin memedhetar te semaforeve smiley po  kujtoj ca gjojna qe njihen !

Nusja nuk osht nga Veriu se anej i percjellin me Duvake dhe nuk i rruhet njeriu se si e ka surratin .100% te rasteve fejoheshin e martoheshin ne Djep pa e njof njoni tjetrin . Dhe nuk kishte nge me bo Ojna se i rasshin i fishek ne paje . Le qe kush ta llangoste ???  ..Dranet dhisnin gjak per vete para mustakllijve .

Jugore nuk osht se Labi e sheh nga kurrizi nuk e sheh nga surrati . Sa i ma kurrizi  Kush do shkoje per Uje e per Dru ? Pranej i kane knu ..ne paje dhe nje Terkuze / keshtu e kish lon i PARI / nusja e mire per burre / do ngarkohej si Gomari . 

Tani mbeti Permeti dhe Dardha smiley Te dyja i zbukurojne nuset ne Veshje dhe Kurora    jo ne surat .

Nga e gjeten qe eshte shqiptare ?

Ky model eshte arixhofke qe ka mbetur nga arixhijte e Azise ose haremlije ! Kryetari i Partise time , si haremli i vjeter , mund te jap prova me shume smiley

ka gjeresi dhe thellesi 

 

smiley

Te kuptoj PF por nuk krahasohen kruarjet e ndryshme me traditen, dhe kostumin tradicional te nje krahine. Mos ja fut kot tani!

Nigjo karrote tashti, perfundimisht. Ti je shume larg kultures se popullit shqiptar, pasi nuk kupton ne muhabet ate qe perben traditen me simpatike te shqiptarit:rromuzin. Po ta kuptoje kete, do e merrje vesh qe dhe komenti im i pare qe ti iu pergjigje ishte nje rromuz, pra gjithe ky diskutim tip "Byth e qute" rreth tij eshte krejt pa kuptim. Po hajde mo, se e djele masdite eshte.

haha! muhabet per te bere me qesh!!

Yep, po na harxhova nja tridhjete komente qe te dilje deri te e qeshmja!

O zot o zot e qeshur eshte kjo? U shkriva fare lol!!

Eeeeeee rromuze posi (!) po rromuzet i ben jugu pa! C'faj ka karrota qe eshte nga zonat ku dy perime qe jane behen turshi? 

Ndersa kete nusen kot ma kane quajtur kosovare se edhe tek komentet e NG qe bere nami! Na u hodhen ne fyt boshnjake e bullgare, thua ti se u pervetesuam keto doket primitive! Si do thoshte Stefan Bardhi: "ne kemi zakonet tona barbare" s'kemi nevoje per te s(k)llave(r)ve. Ja keshtu. 

corrotface, keshtu grash qe lyejne kembet e duart me lule e vizatime, kemi ca marokene ketu neve. 

Nuk i shikoj lule kesaj une. Eshte krejt ndryshe me marokenet.

pikes i ke rene.

gaxhia!!

Oh, s'qeka 'vini dicituren' kjo tema

 I nderum PF . Prurje clodhese per te diele . Per sa i perket "teorise per teori" mua me duket se komentojme si derstiliste pasi e percjellim Lajmin teper "Vulgarshe" dhe fillon koha e tepert ose  "absurdi " 

Ne fakt , nje sy i kujdesshem ve re se Kuratoret qe kane pranuar kte "krijimtari " per ekspoze  e vlersokan kete eveniment jo vetem si Origjinale por edhe per HIBRIDET smiley

Historia e nuses se Roshit te Kavajes eshte Sindroma smiley e shtypit shqiptar dhe patjeter baza e Derstiles tek PPU . Dmth marifet bjleresh fshati , shkepute nga Origjinali dhe veshja Natioal Geographic ......... YYYYY ca emri !

Nganjehere dhe une kam shume Kohesmiley

mua me fascionoi, mrekulli arti ne trup njeriu  .( do martohem dhe nje here vetem te praktikoj kete ritual )

 Perveq bukurise simetrike te ftyres se vashes qe veh ne pah , ( cdo detal i persosur  tek ajo )

Eshte e quditeshme se si nje motiv i dizajnuar nga nje dore e nje gruaje te  vjeter percjell mistiken  galaktike por dhe pershkruan shperndarjen e  fijeve nervore qe perbejne kontruren e fetyres se njeriut .

 

Sa dij une nga ajo qe kam lexuar ,ne Kosove  ky ritual i dekorit dhe stoli eshte tradite  shume e lokalizuar nga minoriteti goran e i  sjellur ne Kosove diku nga stepat e largeta ..

Cfare te beri?

asgje te keqe , te keqen !

perveqse ides te martohem dhe nje here ..

 Sa dij une nga ajo qe kam lexuar ,ne Kosove  ky ritual i dekorit dhe stoli eshte tradite  shume e lokalizuar nga minoriteti goran e i  sjellur ne Kosove diku nga stepat e largeta ..

 

keto lloj stolisjesh  dhe  zbukurimesh i gjen te arabet... p.sh, nuset marokane i stolisin keshtu, por jo fytyren,  vetem  duart  dhe kembet.

Kjo eshte pak ndryshe per mendimin tim sepse ka simbole pagane, dhe gjeometrike, jo lule. Sa keq qe nuk ka me shume info per kete tradite.

Foto e bukur, edhe pse ato qepallat e mbyllura percjellin nje ndjenje te kobshme....nejse

Te na trashegohet  virgjeresha-nuse!!! smiley

barkaluci me kallare te kuqe

shif si e perdredh belin qeratai...charleston me Molin smiley

hajd, te na trashegohet edhe njehere nusja...si s'u kujtua njeri ta uroje smiley

Vrit menjen une se cfare i mungonte kesaj teme , moli mor Moli smiley

2:43,   me kete kenge pershendes Bilalin....smiley

nje lule ne mal sapo kishte celur........... hajde lulja ime hajde ti me mu,  se pa ty jeten, jo nuk e du

ta gezoj Bilal lulja..smiley

o belul t'bom ene ty me nigju muzik tallava,tashi nomi le t'bohetsmiley

..smiley

Brado, si e ka emrin  Moli,  Qemol..?

Nuk e di perzotin por ne e therrisnim Mol Qyrramoni , te betohem smiley

po ku ja keni gjetur llagapin.. tamam artist urban!smiley

belulo meqe fillove me e nigju tallavan nigjoje ene k'te çiftatel,qe ta shijosh tamom duhet me e ngrejt içik zoninsmiley

eee, po kjo seshte tallava i nderuar alke..smiley   

 

p.s   gjithmone e kam pelqyer Remzi Lelen ne klarinete cik me shume se Laver Bariu..    Remzi Lela ishte  tip jazz.  ne ato solot e tij te famshme improvizonte shume..smiley

nuk thash tallava mer belul thash çiftatelsmiley.masnej masi pash qe filloi te t'shijoj tallavaja thash t'jap me shume njohuri qe mos t'thush po me i vrym i bikan fyllit k'tosmiley

Mire bone mo vlla , biles mesuam nje gje qe se dinim , Belulit i pelqen tallavaja smiley

ho me pra,smiley  megjithse i dyshim e kisha qe naiher i ngjontesmiley

alidemso, mos me thuj qe klarinetisti i Molit eshte nga Gunget!

d.v., çuni i Shatit....

boooo 

nuk hum geni, mer jo.

Tradita orientale qe kane mbijetuar ne mes te ballkanit dhe ndoshta jane zhdukur fare ne lindjen e larget, andej nga kane ardhur. E kendshme , intresante.

Si e deshet ju nusen, kshu si kjo? smiley

edhe kaq xathur smiley...sikur s'ka lezet nucja

O po nuk duam nuse fare , vetem te mos ngaterrojne kulturen Rome me ate Kosovare , kaq .

Du una du una Brado smiley me lule pa lule te jete si te jete smiley

Kjo është traditë shqiptare, dhe e ke dhe në Tetovë e Pejë. Pse e kanë dhe torbeshët, nuk do të thotë që është sllave. Torbeshët vetë janë një përzierje sllavo-shqiptare, që më shumë anojnë nga shqiptarët se nga sllavët. Pastaj, kur sllavët erdhën në Gadishullin Ilirik, nuk është se vetëm sollën, por dhe morën shumë nga kultura ilire që gjetën, duke asimiluar një pjesë të mirë të tyre.

Shihni këtu foto të tjera të nuseve të pikturuara: http://www.forum-al.com/showthread.php?t...

Po edhe simbolet pagane e mbeshtesin kete teori.

ku mer te tjera se na cmenet tani!

ore nuk jon shqiptare as kto avataret qe vijn ktu (ket foton me qe ra llafi e kom pa ka kohe dhe jam habit sa s'ka), as tallavate e sami kallmeve. 

kane shekuj qe jon mundu me na paraqit si rob stepash, savanash apo tundrash. po ne s'jemi ashtu.

mos shif avdallet ti qe eksitohen nga cdo gjurmim per ekzotike te lexuesve te velerit te perendimit.

keto mrroklla nuk jan shqiptare. Nusen tona jon stolis qe c'ke me ate pune (shprehja nuse me tel), po afer nuk iu ka qendru naj aborigjin me heshte dhe luan te vram. si dhe me dhembe tigri neper hunde!!!

Shihi fotot: http://www.forum-al.com/attachment.php?a...

http://www.forum-al.com/attachment.php?a...

Po citoj njanin që është nga Tetova:

Qysh ska t'baj me shqiptare, qike !!

Kjo oshte ni tradite e paster shqiptare edhe nuk quhet 'pikture' por telehisje. Nuset tona deri ndite vona jone telehis qishtu. Bile n'Maqedoni, atje n'malsi Tetoves ala po m'doket telehisen nuset se ata i kane rujt do tradita ma mire se na.

Tu rrit nera

 

Shqipëria or emigrant, nuk ashtë ajo copa prej 27 mijë km2 që e sheh në hartë. Shqipëria ka shumë doke, zakone e gjana që ti ende nuk i ke pa. Nëse e kanë shqiptarët e Tetovës e Pejës, atëherë është shqiptare. Nuk e kuptoj këtë urrejtje ndaj kulturës shqiptare. Apo pse ke emigru nuk të pëlqejnë mo gjanat shqiptare!  

Ore cfare lloj droge pi ti se dua ta provoj dhe une..

Drogë Tetove

lere kam nje shok nga tetova.. po e porosis

Gadishillin ilirik???!!! c'eshte ky gadishulli ilirik?

Eshte eshte.. po ske qe i vemendshem ne oret e historise dhe gjeografise tismiley

smiley ke te drejte Gjergjo, i kam pasur shume zët ato gjeografirerat, historirerat e letersirerat....

Gadishulli ilirik është ai gadishull ku të ka ra koka ty o etnik, e ku të kanë lindë prindërit e tu. 

Keto mendojne qe eshte quajtur Gadishulli ballkanik kur kane ardhur sllavet... Harrojne qe "ballkan" eshte fjale turke.

Per te qene te drejte, evetmja gje qe dihet eshte qe para pushtimit osman eshte quajtur gadishulli "Haemus."

po kush jane keta, o cupa e mire???

Ato pra qe e kane mesuar mire historine e gadishullit ballkanik.

smiley keto plurita tantrum_et e tua jane shume te lezetshme...

Po tashi femija ben tantrume sepse prinderve nuk i pelqen e verteta.smiley

eshte shume e diskutueshme kjo puna e tantrumit te femiut...por nje gje dihet me siguri deri tani: eshte nje sjellje e pavetedijshme...

Mos Etnik mos...se gati te morra seriozisht!!

smiley eh c'me kenaqe!!!

mire de mire, ja po te besojme

jo, po e qu veten dhe Etnik palè......smiley

lere mos e pyet,  gabim i madh...kerkoj falje smiley

ja ta falem..... por mos e perserit mo.....

ndersa harten me 28,748 km2 e katandisi ...

ajo copa prej 27 mijë km2 që e sheh në hartë

 

Sa mire se ti s'paske harruar as presjen !

Per ne Tetove njehere ta garantoj une se ska keshtu traditash. Ke lloj lloj traditash tjere sidomos orientale, po keshtu njehere jo. Dhe ska pas asnjehere. Per vende tjera nuk e di!

Prane Vlores, ruhen akoma nje varg guresh me gdhendje interesante mbi ta, vend qe quhet " Varri i Kadmit" Ca ka qene ai Kadm?
Sikurse eshte pohuar, behet fjale per prijesin e lashte Pellazg i cili hartoi dhe vuri ne perdorim alfabetin e pare, i cili me pas u dergua ne Lacium( Lacio) Itali..Ky eshte nje pohim i i dijetarit Romak Plini Plaku ( i shekullit te pare). Duhet nenvizuar se mitologjia e botuar arberore( 1875) qe eshte marre me te shkruarat e lashta aty dhe sidomos zbukurimet ne veshjet e vashave me fije te holla endese " mbi te cilat syte nuk shkulen" sipas Stefan Bizantinit, qe e mbeshtet pohimin e vet tek disa autore te lashte, Varri i Kadmit dhe ku te mbeten syte mbi zbukurimet me fije te se shoqes, Harmonise, ndodhej ne treven midis lumenjve " Dril dhe Lao" ( Drin e Vjose) .Hamendesohej ...sipas Bizantinit, se u vendosen aty te mos dhunoheshin te terhequr prej bukurise qe ofronte .Ku u vendos ai varr me pare u devijua rrjedhja e lumit dhe pastaj u rikthye ne shtratin e vet....
Ja pra qe kur zene fill veshjet zbukuruese te vashave dhe sidomos nuseve pellazge..ilire dhe gjer sot shqiptare.Sllavet e jugut kur vershuan...ishin te veshur me LEKURA

Rrofsh Grave per sqarimin , u sqarua dhe historia pse Lazio donte me patjeter Lorik Canen ne ekip.

...ishin te veshur me GEZOF ( thene keshtu, per ti qendruar besnike te vertetes )

Etnik gzofet origjinale jane ...prej lekure! Nuk thashe pa qellim " me lekura".Sot vetem i imitojne por u mungon ajo Harmonia e trevave ilire...

ashtu eshte, s'ka me gezof prej verteti...pastaj, edhe dielli sa vjen: ndrin me pak, e ngroh me shume smiley

Lere lorikun por shif ca emri kishte nusja e mbretit Kadm ! HARMONI...!

A erdhi puna me e diskutu ne 2013 -en kete pune , ehuuu sa here i eshte nderruar emri asaj deri  me sot , pas 30 vjetesh ketu do jemi , po ishim, kena me e qujt Konsensa.

smiley

Nuk e di nëse e keni pa këtë videon "Nusja Jonë": http://vimeo.com/16759941

(Ka pas qenë pjesë e atij dokumentarit "Life in a Day" në 2011)

Faleminderit artit qe e solle ketu. Ritual dhe veshje shume te bukura.

Art, befsh hajer! Duhet zberthyer pse i kane pas then : Nusja me shtate nure !

Lexoni ca ka thene shkencetari me i madh austro- hungarez Lajosh Taloci ( 1854-1916) :
..." Nuk egziston popull tjeter ne tere Ballkanin, as ai i Grequse se re, qe te mund ta kete ndjekur ...dhe ta ndjeke historine e fisit te vet, ashtu ne rend kronologjik, qysh nga kohet me te lashta e gjer ne ditet e sotme, si populli shqiptar...Tek bukuria e gjithckaje te tyre ka buruar gjith ajo deshire per tua marre...! "

Nuse kosovare po jo shqiptare. Lubinja e Poshtme apo ne origjinal Donje Lubinje eshte nje fshat i Prizrenit i perbere 100% nga popullsia gorane apo torbesh (nuk e di nese ka dallim ndermjet goran dhe torbesh. Po nese ka atehere keta jane torbesh). Dmth nuk ka te beje me traditen shqiptare.

O Ben, po goranët apo torbeshët ça janë? Torbeshët janë ata që në Shqipëri quhen gollobordas. Unë të paktën goranët i njoh mirë.

Goranët nuk janë sllavë a boshnjakë. Ka dalë si modë sot që edhe shqiptarët në Sanxhak e Mal të zi po e quajnë veten boshnjakë kur stërgjyshërit e tyre mbanin plis të bardhë në kokë. Po ashtu dhe me goranët. Burrat kanë veshje krejt shqiptare, me plis si cilindër, siç e mban dhe Luma, krahina ngjitë me ta. Edhe mbiemrat i kanë shqiptarë. Po të ishin sllavë, diçka sllave do t'u kishte mbetur. Është vërtetë që gjuha e tyre është sllave, por ke mjaft shembuj të tjerë si Rahoveci, Prizreni, Himara etj. ku popullsia është shqiptare, por flet një gjuhë tjetër që e ka marrë si pasojë e shkëmbimeve tregtare e kulturore.

Edvini, tash une di te them shume per goranet. Keta ne realitet jane torbesh (po nese torbesh dhe goran eshte njejte, ate nuk di ta tham). Torbeshet jane sllav musliman me sa e di une. Jane mbajtur me shume me shqiptare shkaku i fese dhe ka pas martesa te perziera me shume me shqiptare. Dhe arsyeja e dyte eshte se keta jetojne ne Prizren dhe aty afer nuk ka serb. Po te shkosh ne Prizren degjon shume te flitet serbisht sepse ka disa fshatra per rreth qe jane torbesh. Torbeshet nuk e thone asnjehere se jane serb, po ama as shqiptar jo. Ne maqedoni psh e quajne veten "makedonski muslimani". Une per disa arsye tjera, torbeshet i njoh nga afer. Po nuk mund te them edhe shume per historine e tyre. Nuk e di nese jane komb ne vete apo sllav musliman. Per per shqiptar jame shume i sigurte se nuk jan.

Çfarë mbiemrash kanë goranët? Çfarë veshjesh kanë burrat goranë?

Unë kam njohur një me mbiemrin Pasha.si dhe Namik Dokle më duket ësht goran.

Goranët kanë mbiemra si Gashi, Krasniqi, Mata, Ollomani, Dalaçi, Basha,Memishi, Nuredini, Kingji, Bala, Bela, Basha, Kasta, Çeliku, Grisha, Çaka, Uka, Ballabani, Përnari, Biçaku, Sokoli, Haxhiaj, Hoxha.

Tani më thuaj se cili nga këta goranë ka mbiemër sllav? Le të mos flasim për veshjen, e cila është identike veshja e Lumës. 

 

po goranët apo torbeshët ça janë?

Goranët nuk janë sllavë a boshnjakë.

Është vërtetë që gjuha e tyre është sllave

Sipas Ismail Bojdes (i Partise Demokratike te Maqedonasve te Kosoves) goranet jane maqedonas.  Sipas Gezim Kurtit (i shoqates Bullgaret ne Shqiperi) goranet jane bullgare.  Po sipas ketij te fundit, rreth 1500 gorane ne Kosove e Shqiperi kane marre pashaporte bullgare.  

Po sipas shprehjes se famshme: If it looks like a duck, swims like a duck, and quacks like a duck, then it probably is a duck 

Ok, bëjini të gjithë joshqiptarë. "Kosovarët" nuk janë shqiptarë, "shqiptarët e FYROM-it"=maqedonas, arbëreshët-joshqiptarë...kush mbetet shqiptar sipas jush?

Më thuaj sa goranë njeh ti Monda?

Monda ky Gëzim Kurti nga Vlora ësht , nga emri qenka bullgar me rrënjë tê thella.

Edhe une kam degjuar gorane qe thonin qe te paret e tyre kane qene shqiptare.

Ben , keni te drejte.Nuk eshte tradite e jona.Nusja shqiptare nuk " cenohej " me asgje mbi fytyre, pervec kenahut mbi floke .Ne te gjitha kenget i kane thene moj faqe portokalle ose moj vesa mbi trendeline, mbi jargavan, etj , por jo moj faqe me bojera...Prekjen e fytyres, apo shkrimet mbi fytyre u huazuan prej ciganeve
Labi i ka pas kenduar :
Faqja jote tabak karte
Kalem per te shkruar-o

bukur grava!

qitma moj Naze ballin/ ballin teleisur/ per dukat ujdisur...nje tjeter

Mos u ngazelloni kot o njerez se kto me duken ushqim per boten perendimore qe eshte perhere ne kerkim te ekzotikes. Te se kaluares romantike ne zhdukje. Ne sduhet te behemi indigjene me zorr se keshtu i pelqen perendimit. Qofsha gabim po kto lloj pikturimesh sme duken te tabanit puro shqiptar. 

Diku me kapi syri qe edhe ato fiset Hundzak ne Pakistan/Afganistan, qe thuhet jane ish-ushtaret Ilire/Dardane te Aleksandrit, paskan zakone te ngjashme.

Sa rendesi i kushtoni dhe ju ketyre gjerave. Ne nje katund te humbur te Kosoves, ky zakon ekziston. Tek artikulli nuk thuhet qe eshte as zakon shqiptar e as i ndonje populli tjeter, nuk thuhet qe eshte as i keq e as i mire, thjesht qe ky zakon i rralle eshte pothuajse i zhdukur... atehere pse kaq debat? smiley

perfundimisht dmth nuk eshte nuse Kosovare .

perfundimisht eshte e frikshmesmiley

pse e frigeshme xhen?

Une me te frigeshme e shof ahengun dhe shpenzimet e kota rreth dasmes , Nje stolisje te  tille une e shof si  deshmi te vetme perkushtimi qe ja ofrojne tjeret  nuses ne diten e saj .

dafne,shpenzimet e tepruara dhe paret per toke jane te egzaxhuara dhe per mua,nusja keshtu si paraqitet ketu eshte impresionuse per ne qe s'jemi mesuar ti shofim keshtu,perkushtimi per nusen? ne themi sa bukur paska dal nusja mashalla-mashallasmiley

ka ndonje kosovar ketej rrotull, jakova p.sh., te na tregoje qe ndodh ky mysybet vertet apo ja kane futur katundit.

Jakova nuk eshte goran,e as torbeshsmiley 

Krejt çka muj me thane eshte se,nje makiazh i tille dhe i kombinuar me kembe te parruara eshte formula e sigurte per atakun kardiak te secilit dhenderr smiley

Personalisht,me pare do te preferoja konvertimin ne prift katolik dhe nenshtrimin ndaj celibatit se sa te ndaja shtratin me nje lugat .

prandaj te kerkova se je kosovar. tani, ka mundesi te na thuash qe a eshte zakon ne kosove ky mysybet apo ja kane veshur katundit? 

,nje makiazh i tille dhe i kombinuar me kembe te parruara eshte formula e sigurte per atakun kardiak te secilit dhenderr

 

smiley

ti qeke specialiste gugulingu
 

Haha! flm

Shyqyr carrote qe tu mbush mendja qe eshte nuse Bullgare dhe jo Kosovare.

Kush na qeka kjo Nita Zeqiri ? c'jane kto gomarlliqe qe postohen ne emer te femres shqiptare

smiley

Elba, take it easy (TM Mimoza). Nita mund te jete kushdo qe ka nje aparat fotografije. Nuk e di ku e lexove ti qe postohen ne emer te femres shqiptare - une s'lexova gje. Une lexova qe eshte nje nuse (pa emer) dhe qenka tradite ne ate fshat. Kaq. As femer shqiptare, e as gorane apo bullgaro-maqedonase.
 

Ka edhe me keq...ka femra qe na perfaqesojne tek semaforet. 

Eshte  bere nga nje fotografe nga kosova. Kjo fotografi ben pjese e nje projekti qe quhet Smart Cities & Hybrid Identities dhe qe eshte prezantuar në Venecia.

Shume sharmante. Bravo artistet, qe eshte fokusuar ne nje gje kaq interesante.

Duhet te merret me shume informacion mbi prejardhjen e nje riti te tille. Per shpirt do e kisha lidhur me edhe me rite shqiptare, pasi simbolet ne fytyre ngjasojne me simbole ilire te diellit apo dhe rrethi dhe vijat diagonale, te cilat gjenden sot e kesaj dite te disa fise ilire te ngelura ne Pakistan qe nga koha e pushtimeve aleksandrike. Te pyesim ate zonjen qe i bene, por rrezik eshte minoritare.

P2: Ketu paska pas nje debat te zjarrte , na i beni hallall po une si kam lexuar fare. Ndaj s'e kam me qellimin te mbaj ane. Sdq serisht do doja qe ky lloj grimi paramartesor te ishte rit shqiptar me shume se e ndonje etnie tjeter.

smiley

Urdhero Brad. Fiset qe jetojne ne Hunza, pra Pamiri Kalash,Burusho supozohet qe kane prejardhje nga mbjetje te ushtareve ne pushtime aleksandrike. Sic mund ta shohesh jane me te bardhe, se disa shqiptar ne trojet tona.Se keshtu e kane keto pune dhe na kane ardhur dhe i kemi vajtur.

Me falni, po pse qeshni?smiley

Paskemi qene me nje mendje.smiley

te bukura vallet dhe nusja!!!

vallai Turku juve Ilirve te Tirones o brado nuk ju ka kontaminuar faresmiley

e ka prekur turku thelbin...pak, jo shume

 Ndersa,  tek kjo video e Brad levizjet jane te pastra arberore smiley...prandaj i meriton levdatat...

jo jo levdatat gjithmone edhe po mos ishin arberore.. turku ska ndonje gje te keqe.. pastaj une si Marksist leninist jam per globalizimin kulturor

o po per ate pune, bota ka dhene e ka marre perpara Marksit e Leninit...por jane pak te thella keto punera e s'kemi kohe ti shtjellojme ketu smiley

jo shume dakord jam qe bota ka dhene edhe para tyre.. thjesht ka ca fondamentaliste ilire qe nuk e kuptojnesmiley

Nuk je fare xhentil me femrat mo Gjergj , jam dakord thuaj se s´te gjen gje smiley

smiley

smiley Brado, mos harxho llaf kot ketu, po hudhu nga Zogu Blu, se aty do e gjesh ate Zogun e Zi qe t'ka humb...Gjergji ka te drejte te mbroje mendimin e tij, s'ka asgje te keqe...

Paaah sa e bukur! Na ka marr malli per nje dasem shqiptare.smiley

Nusja , dasma , dhandrri, tradita , muzika , te gjitha smiley  Jo po se c'jane ca ktu qe kan problem me Isuf Myzyrin smiley

thanks Brad se na knaqe

Une thashe se nuset tona ishin t'mulume mer yahoo

T'mulume jane. Por kur i zbulo, ja se c'gjen. 

U gjet gje nga e kishim nusen? smiley

Ne fakt merita ketu nuk eshte e fotografes, po atij/asaj personi qe ka bere gjithe ate 'face painting' ato pikat pa mbarim dhe pa gabuar hic fare ne pattern qe ka ndjekur dhe distancen qe ka mbajtur. Gjithe ajo Pune e durim. Sa per 'nuse' e frikshme ca. Lol 

Meqë janë sulur një turmë "shqiptarësh" t'i bëjnë goranët joshqiptarë, atëherë po ju jap ca artikuj që duhet t'i lexoni, e të ndalni fushatën antikombëtarë që po bëni, duke përjashtuar çdo shqiptar që nuk ka kulturë turkootomane që ka Tirana me rrethina:

http://lajmonline.com/sq/Kulture/Kontrib...

http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari/laj...

http://pashtriku.beepworld.de/files/Hist...

http://www.gazetarepublika.al/2013/10/lu...

Goranët janë shqiptarë që morën gjuhën sllave, si pasojë e kishës ortodokse, e më pas u islamizuan. Prandaj dhe nuk kanë asnjë mbiemër sllav, ose burrat nuk kanë asnjë element sllav në veshjet e tyre. 

Më thuaj sa sllave është kjo valle e burrave goranë: http://www.youtube.com/watch?v=Mkp5PpKId...

Ja dhe një shkrim për goranët:

http://pashtriku.beepworld.de/files/Hist...

Për të qartësuar këtë çështje, po japim disa emra fisesh të fshatrave të Gorës siç janë:

   2. Në Zapod: Ferri, Mangaj, Krasniqi, Shllaku, Mataj, Alinci etj.

   3. Në Pakisht: Bajraktari, Porova, Meçkaj, Hoxha etj.

   4. Kosharisht: Hasanaj, Murataj, Mustafaj etj.

   5. Në Orçikël: Gashi, Hoda, Krasniqi, Mujaj etj.

   6. Në Orgjost: Qevani, Osmanaj, Kalimashi, Seferi, Hoxha etj.

   7. Në Cërnalevë: Durmishi, Hodaj, Hoxha, Hajdari, Xhaferi etj.

   8. Në Oreshkë: Memishi, Nuredini etj.

   9. Në Shishtavec: Kingji, Bala, Bela, Basha, Kasta, Çeliku, Grisha, Çaka, Uka, Ballabani, Përnari, Biçaku, Sokoli, Haxhiaj, Hoxha etj.

     Siç shihet, në të nëntë fshatrat e Gorës (Në Shqipëri) shumica e emrave të fiseve, janë shqipe dhe në asnjë fshat të kësaj krahine, nuk ka asnjë emër sllav.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).