Zbardhet formula e qeverisë për tatimin mbi të ardhurat. Taksimi progresiv do të nisë aplikimin mbi pagën 30 000 lekë dhe do të jetë në masën 15 % dhe do të përfundojë mbi pagat 300 000 lekë me 25 % të pagës. Strategjia e qeverisë paguan më shumë kush merr me shumë do të heqë nga funksionimi tatimin e sheshte 10 %, i cili aplikohet aktualisht mbi të gjithë pagat pa diferencime. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave për secilën kategori llogaritja e tatimit kryhet: (Paga bruto- 30 mijë lekë) X 15 %. Niveli i tatimit për këtë kategori do të jetë 15 % dhe përfshin pagat mbi 30 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërsa me skemën aktuale tatimi llogaritej 10 % mbi pagën bruto. Edhe për pagat që janë mbi 100 mijë lekë llogaritja do të kryhet: (Paga bruto- 30 mijë lekë) X 20 %. Norma e tatimit për pagat mbi 100 mijë e një lekë do të jetë 20 %.  Ndërsa me skemën aktuale, edhe për këtë kategori, tatimi llogaritej 10 % mbi pagën bruto. Ministria e Financave bën të ditur se ka miratuar formulën dhe zbatimi i saj do të nisë vitin e ardhshëm. 

Sigurimet 

Ndryshimet do të përfshijnë edhe skemën e sigurimeve shoqërore. Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave të gjithë ata që marrin paga relativisht të larta, do të duhet të përballen dhe me një rritje të sigurimeve. Një nga pikat që po diskutohet në paketën e re fiskale, është   që të “hiqet tavani i llogaritjes së kontributeve shëndetësore me pesëfishin e pagës minimale”. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se kjo do të sillte një rritje automatike të sigurimeve për të gjithë ata që kanë paga më të larta se 100 000 lekë. Aktualisht, kontributi i sigurimeve shëndetësore është 3.4 % e pagës, e cilat paguhet 1.7 % nga punëmarrësi dhe 1.7% nga punëdhënësi. Pavarësisht pagës reale, individët që paguheshin më shumë se 100 000 lekë (që është aktualisht pesëfishi i pagës minimale) i paguanin kontributet e sigurimeve shoqërore për pagën maksimale. Propozimi tjetër është që të vetëpunësuarit t’i paguajnë kontributet shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, nga 7% e pagës minimale që paguajnë aktualisht. 

Paketa

Rritja e të ardhurave buxhetore nuk do të bazohet kryesisht në rritjen e nivelit të taksave. Sipas drafit do të ketë një përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit. Përjashtimi/ ulja nga ky tatim për barnat dhe shërbimet shëndetësore. Një tjetër praktikë që do të ndryshojë do të jetë heqja e TVSH-së për importimin e makinerive dhe pajisjeve, ulja e TVSH-së për pjesën e domosdoshme të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë të varfër. Ndërkohë për të nxitur prodhimin bujqësor do mundësohet përjashtimi ose vendosja e një norme të ulur, për plehrat kimike, farat e fidanët dhe për lëndët e tjera të para që përdoren në bujqësi dhe blegtori. Parashikohet heqja e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe peshkimin dhe do të rishikohet projektligji i ri i TVSH-së për të pasur një heqje graduale të skemave speciale të shtuara gjatë viteve, të cilat nuk janë në linjë me direktivën e TVSH-së së Bashkimit Evropian.

Parashikimi për të ardhurat 

Për tatimet direkte është hartuar një strategji e cila pritet të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit. kështu tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël do të jetë rreth dy herë më i vogël se tatimi mbi fitimin e biznesit të madh, ndërsa do të hiqet taksa mbi biznesin e vogël. Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të lartë se ajo aktuale, për të reflektuar parimin e taksimit progresiv.  

Taksa Progresive 

1.Pagat nga 0 deri në 30 000 lek/muaji do të kenë një tatim prej 0% 

2.Pagat nga 30 000 lek/muaji deri në 100 000 lekë në muaj do tatohen 15% 

3.Pagat mbi 100 000 lek muaj do tatohen 20% 

4.Formula për pagat mbi 30 000 lekë (Paga bruto- bazën e patatueshme, 30 mijë lekë)X 15 %   

Ndryshimi i taksimit, reagon biznesi

Konfindustria me rastin e ndërtimit të paketës fiskale të vitit 2014 njofton se do ti kërkojë zyrtarisht ekzekutivit shqiptar, që jetë e kujdesshme për të vazhduar me çdo kusht politikën e taksave të ulta dhe në mbrojtje të prodhimeve vendore. Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të tkurrjes së ekonomisë vendore edhe në pjesën ë dyte të vitit financiar 2013 si pasoje e goditjeve të krizës globale, është e domosdoshme të nxiten nismat investuese dhe sidomos tërheqja e investitorëve të huaj. Në këtë kuptim çdo ndryshim ne rritje e nivelit të taksimit të sotëm prej 10%, duke zbatuar shkallën e progresivitetit pa dallim ne të gjithë kategoritë e biznesit, do të prodhonte pasoja të drejtpërdrejta të padëshirueshme në shtimin e investimeve. 

Mbi të gjitha progresiviteti i taksimit do të ulte konkurencën e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja krahësimisht vendeve të tjera të rajonit si Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari,etj., që pa përjashtim  zbatojnë sistemin e taksës së sheshtë 10% për fitimin dhe të ardhurat. Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që të jetë e kujdeshme në përcaktimin e produkteve dhe shërbimeve për të cilat mund të ulet niveli TVSH, tatimi i vlerës së shtuar. Për të gjitha prodhimet fundore në treg, që prodhohen në vend, është e këshillueshme, që niveli i sotëm i TVSH prej 20% të mos preket. Përkrahja e shtresave shoqërore në nevojë të kryhet nëpërmjet parashikimit në buxhetin e shtetit dhe jo politikave fiskale, që do të ishin plotësisht të pafrytshme. Në rast të kundërt do të kishim goditje te konkurrencës së prodhimeve vendore në favor të prodhimeve të ngjashme të huaja me pasoja të padëshirueshme për ekonominë kombëtare.

15 Komente

. Edhe për pagat që janë mbi 100 mijë lekë llogaritja do të kryhet: (Paga bruto- 30 mijë lekë) X 20 %

Per pagat mbi 100,000 nuk kryhet ashtu llogaritja.

Per pagen 150,000 tatimi eshte  = 15% * (100,000 - 30,000) + 20% * (150,000 - 100,000)

Nqs paga eshte 430,000 atehere tatimi eshte = 15% * ( 100,000 - 30,000 ) + 20% * (300,000 - 100,000 ) + 25% * ( 430,000 - 300,000)

Personalisht kjo me duket si nje vrime ne uje sepse ne Shqiperi ka taksa shume diote qe ne Perendim as nuk i perfyturojne dot por sidoqofte :

Presim komentin e Pjerint !

 

Pagat 90.000 as humbin as fitojne, pagat nen 90.000 fitojne dicka, pagat mbi 90.000 e hane. S'eshte formule e keqe, pervec faktit qe ate kufirin 90.000 ta kishin ul dhe ca. 

Nuk e ka njeri ne dore ta ule apo ta rrise kufirin.

Takse e sheshte 10% , Paga 90,000 leke do te thote qe tatimi = 10% * 90,000 = 9,000 leke

Takse Progresive , Paga 90,000 leke do te thote qe tatimi = 15% * ( 90,000 - 30,000) = 9,000 leke

Pra,per pagen 90,000 leke te dyja llojet e tatimeve japin te njejtin rezultat (9,000 leke) duke percaktuar ne kete menyre pagen ekuliber.

Per pagat nen 90,000 leke del qe tatimi progresiv < tatimi sheshte dhe anasjelltas.

jurist je ti qe ja ke dale te thuash me gjithe keto llafe ate qe une e thashe me pak llafe? smiley

Ata qe e kane rrogen 50.000, si shumica e atyre qe punojne me rroge me diplome, fitojne 20 mije leke te vjetra ne muaj, ose 240 mije leke te vjetra ne vit.

Te gazeta Panorama kishte tabelat e sakta. Nese eshte i vertete, do te kete nje ulje per shumicen e popullsise. Ngaterresa dhe veshtiresi do te kete patjeter per situata te vecanta, shperblimet, bonus etj.

Aty flitet qe taksimi progresiv, do te nisi nga pagat 30 mij leke e siper, mirpo shumica e popullates, krren/merr (kregen, i thone ne hollandisht) me poshte se 30 mije. Pra kemi nje shumice qe merr/krren ndermjet 20-29 mij leke. Si do taksohen keta ? Tabela thoshte 0 , nderkoh qe llogjika ta thote se edhe keta duhet te paguajne sigurime shoqerore (qe ne Shqiperi per çudi ishte shum e ulet). A nuk duhet te paguajne keta takse te sheshte. Mendoj se po.  Vetem pensionet nuk paguajne takse. 

(qe ne Shqiperi per çudi ishte shum e ulet) !!!

 

Pjer kjo gje me ka rene dhe mua ne sy, ketu ne austri paguajme deri ne 35% te rroges brutto

per sigurimet sociale dhe mjeksine skandinavet paguajne deri ne 60% vetem ne vendet e dobta si shqiperia paguajne as paguajne deri ne 8% nese nuk jam gabim !!!

Ne fakt (mesa kam ndigjuar) DWM, ne Shqiperi, per sigurimet shoqerore, punemarrsi paguan 15% te rroges ndersa pundhenesi po 15% te rroges, keshtu e di une nga eksperti i sigurimeve shoqerore Fadil Kepi. 

Punemarresi , 9.5% shoqerore dhe 1.7% shendetsore

Punedhenesi , 15% shoqerore dhe 1.7% shendetsore.

flm  fnatic91 per sqarimin, dhe nese sheh noi artikull nga eksperti i njohur Fadil Kepi ne Shqiperi, mund ta sjellesh direkt ketu ne Peshk. 

Pjero qe kur je bo moderator ketu tek ppu-ja?

Ne Austri sipermarrsi paguan ne shtet pothuajse 100% te rroges qe i jep punetorit ( bruto apo neto ) varet nga vendi i punes dhe sasia e pageses !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).