Drafti nuk është zyrtar, pasi Qeveria thotë se ajo është në negociata me FMN dhe nuk ka marrë ende një vendim final, se cili do të jetë kuadri i ri i taskave pas 1 janarit. Por sipas variantit paraprak, paketa e re fiskale ndryshon një sërë taksash si në ulje ashtu edhe në rritje, të cilat gjithsesi në total e rrisin barrën fiskale në ekonomi me rreth 18 miliardë lekë më shumë nga sa është aktualisht. 

Por cilat janë taksat që ndryshohen sipas draftit? Tatimi mbi Vlerën e Shtuar preket në disa zëra, si në ulje ashtu dhe në rritje. Kështu nga një janari Qeveria heq TVSH-në për ilaçet dhe shërbimet shëndetësore, e përgjysmon atë për shportën e ushqimeve bazë nga 20 në 10 për qind dhe po në të njëjtin nivel taksa do të zbresë edhe për shërbimet akomoduese edhe hotelerinë. Kjo është pjesa lehtësuese e kësaj takse.

Në kahun rritës ndryshimet parashikojnë rikthimin e TVSH-së në masën 20 për qind për arsimin, të hequr nga Qeveria e mëparshme dhe vendosjen e kësaj takse në operacionet hidro-karbure apo dhe importet e makinerive për kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën në Shqipëri. 

Grupi i dytë i taksave që ndryshojnë është ai i pushtetit vendor. Qeveria heq nga një janari, taksën mbi biznesin e vogël dhe ul Tatimi mbi Fitimin për këtë grup sipërmarrjesh nga 10 në 7.5 për qind. Ndërsa taksa e ndërtesave që përdoren për qëllime biznesi dhe ajo e shtëpive të dyta do të rriten me dyfish nga niveli aktual. Veç taksave lokale ndryshime të forta do të ketë edhe për akcizën, ku më kryesoret janë ajo e rritjes me 20 lekë të kësaj takse për çdo paketë cigare dhe heqjen e përjashtimit nga akciza për të gjitha lëndët djegëse që kompanitë prodhuese të naftës përdorin për nevojat e veta. 

Grupi i fundit që ndryshon është ai i taksave kombëtare. Sipas propozimit, renta minierare për kompanitë koncesionare të naftës do të rritet nga 10 për qind që është aktualisht në 15 për qind. Po kështu rritje me pese lekë për litër mund të ketë edhe për taksën e qarkullimit, e cila paguhet nga qytetarët në çmimin e karburantit që ata blejnë, ndonëse për këtë nuk ka ende një vendim final të dakortësuar. Paralelisht Tatimi mbi Fitimin për bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë në vit rritet nga 10 në 50 për qind, ndërsa për ato kompani të cilat zhvillojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjeve që kanë me qeverinë si koncesionarët, tatimi mbi fitimin bëhet 20 për qind. 

Paketa e re fiskale ndryshon jo pak shpërndarjen e barrës së taksave. Ajo lehtëson konsumatorët, vecanërsisht shtresat me të ardhura të pakta dhe takson më fortë, kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit si naftën dhe kromit, në bazë të marrëveshjeve apo licencave që kanë marrë nga Qeveritë, kjo e fundit një lëvizje e kërkuar më parë edhe nga shumë ekspertë të ekonomisë. Veç politikës së taksave pritshmëritë janë që ndryshime të ketë edhe në politikat buxhetore, ku më kryesoret është ai i ngrirjes së pagave në sektorin publik, dhe përqëndrimit të burimeve kryesore të buxhetit tek finalizimi i projekteve të papërfunduara. Kjo konfirmohet edhe nga një dokument konfidencial që Qeveria ka dërguar në sekretarinë e Këshillit Kombëtar Ekonomik, ku këto politika pritet të diskutohen javën tjetër me grupet e sipërmarrjes. 

68 Komente

hajt per hajer

po rroga thuaj rrogaa....

jane bo njerzit si hije neper korridore, futu n'sirtar, nxirr kontratat e punes : a e kina pas me rroge bruto a me rroge neto kontraten, a thu se nuk e majne men

Pse Ruzhdije, punoke ne administrate zotrote. 

E hengri Henri Cili. smiley

E hengri dhe Astrit Veliaj. smiley

Me mire nuk behet. Paskan per ta mbyt n'uje qumeshtin katunaret. Gjithashtu dhe biznesi ka per t'deklaru po ato shifra fitimi si me pare. Good job!

now we talking

Prap llafe e? 

Kur tvij produkti final ofiqal flasim.

Dmth vendimi, plus leshimet per fmn, plus bb, etj

Midis mesazheve te shumta te urimit drejtuar kryeministrit Rama ne Facebook, binin ne sy sugjerimet qe ai ti beje nje backup paketes fiskale se mos i fshihet gabimisht nga kompjuterat qeveritare prej inkompetenteve te Saliut - raporton Top Channel.

Keto paketa duhen afishu ne publik por nuk eshte problemi vetem tek paketat fiskale, PROBLEMI KRYESOR  ne Shqiperi eshte shmangja nga Paketat fiskale! Ka ndonje maraifet qeveria simund ta kufizoj kete fenomen te vjeter ?! Se ne Shqiperi te gjithe shesin dhe te gjithe blejne, tek njeri tjeteri! Por jo te gjithe paguajne taksa! smiley

Ka rene shteti. 

PS. Per ca flet tema?

Naim Cili do paguaje 20 purqin TVSH se ai "trimi" qe beri shtet ja u hoqi para zgjedhjeve. smiley

A quhet kjo "ka rene shteti" Nino? smiley

 Per cfare shteti eshte fjala, se ka shume shtete smiley nje bie nje ngrihet! 

Cdo shtet te cilit i arratisen shtate veta nga burgu ka rene smiley

smiley  

Paralelisht Tatimi mbi Fitimin për bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë në vit rritet nga 10 në 50 për qind,

Sa per sqarim se mos filloni e ulerini pastaj, tatimi mbi fitimin per firmat qe realizojne xhiro mbi 8 milion leke eshte propozuar te shkoje ne 15 % nga 10% aktualisht. Pra ajo 50% eshte lapsus. Cudi si nuk e kapi xhibi kete.

Pertej thjesht rritjes se taksave, qe pak a shume pritej, mua me merzit fakti qe edhe ketu si me punen e LHL-ve cdo gje behet skuthce, gazetaret ftohen jopublikisht te marrin draftin, diskutime publike nuk lejohen, paketa do kalohet ne sekond te fundit per nje ligj qe fillon nga funksionimi ne 1 janar. Kjo eshte shume me e rende se taksa qe ulen e ngrihen se ajo nuk ka asgje per tu cuditur. 

Shock and Awe! Tax & Go !

Qeverisje Persmari per 1 Shqiperi te Re smiley

dmth pregatituni njerez te paguani me shtrenjt naften dhe paketen e cigareve. gjithashtu pergatituni te paguani me shtrenjt taksat e baneses, si dhe te arsimit te femijeve idiote qe rrisni. 

te rrisesh barren fiskale me 18 miliarde leke me shume ne vit, eshte vetevrasese ne kohe krize per cdo incitim biznes-berjeje nga ana e qeverise. Rama mer shembujt me te keqinj nga homologet europiane. askund ku jane rritur taksat nuk ka patur rritje ekonomike.

vecse rritje taksash pa ulur defiçitin buxhetor, eshte jo produktive dhe jep rezultat negativ ne ekonomi. cfare beri qeveria para disa javesh, rriti borxhin me 10% me nje te rene te lapsit.

rrit taksat dhe rrit borxhin, te vetmen gje qe sduhet te bente. ta gezojme specialistin çani, e ka te ngulitur thelle eksperiencen krah ramizit. 

Po mire mer, qeveria me kte rritje po justifikohet se ka shpenzime. Pastaj,  nuk osht kollaj me drejtu venin kur je kualicion. smiley 

Se harrova, a nga buxheti paguhen ato dreka/darka te qeverise anej nga Vlora e Dajti??

Kompanive, me thene te drejten ua rruajne gjithandej, se ato ua faturojen konsumatoreve cfaredo % tu vesh. Po hej, ia vlen per rilindje. 

akoma nuk dihet asgje ,te gjitha jane abuzime te behet nje here publike pastaj mund te komentohet.

 

qellimi i kesaj ne vetvete ai eshte qe te komentohet pastaj te vendoset. eshte si nje tip barometri.

mendoje paketen te ndertuar me materiale elastike qe mund te ndryshoje forme dhe permasa sipas kerkeses, por njekohesisht mendoje dhe si ekologjike te perbere me materiale te riciklueshme per nje mjedis me te paster.

Mu me bohet qefi qe ti Gon e aprovove!!!

ne fakt some of the things make sense and some others make a lot more

...but all the things start with 'wtf' smiley

edhe draft, edhe jo zyrtar. Po ca me i diskutu ath.?

Bredho when discussing....first you start with contradicting yourself then smoothly move towards making your point. Not only you have gained the understanding of no one, therefore remaining always convinced that you are always right, but also being always right is not at all important since everyone had already thought that you were right from the very beginning.

E paske bo mendimin mo telef se zinxhiri i biçikletes se postes. smiley

Prisni ,prisni se ky eshte vetem fillimi.

Keto 100 ditet e para te keasj qeverie do te mbahen mend per tritolin e perdorur,cupelinat pa asnje dite eksperience qe vihen drejtoresha te drejtorive te rendesishme dhe per rritjen e taksave.

Ah po edhe per aksionin  e kthimit te Shqiperise ne nje hale LHL.

Vetem Fillimi

Prisni ,prisni

se ky eshte vetem fillimi

Keto 100 ditet e para te keasj qeverie

do te mbahen mend per tritolin e perdorur

cupelinat pa asnje dite eksperience 

qe vihen drejtoresha te drejtorive te rendesishme

dhe per rritjen e taksave

Ah po

edhe per aksionin  e kthimit te Shqiperise ne nje hale LHL

me e pa kupen gjysem plot, ne te vertete keto 100 dite vetem nji te semure me grip kemi pas, pjesa tjeter top.

Tkurret borxhi ndaj biznesit, “Deloitte”: 246 milionë USD

http://www.panorama.com.al/2013/12/05/tk...

Bode

"Borxhi nuk ishte as 800 milione dollare as 600 milione dollare sa c'ka deklaruar Kryeministri dhe ministri i financave por 240 milione dollare. Borxhi qe shteti u ka kompanive eshte 1.6% e PBB cka e rrit borxhin ne 64% dhe jo ne 68% sic deklaroi PSja.."

Qeveria nuk eshte ne gjendje te miratoje as buxhetin per 2014 por do te ecin me buxhete mujore ..rrumpalle hesapi

Kur e poston nga "Top chanel" nuk duket fare si pakete fiskale por si parajse fiskale.Provoni ta merrni njehere nga "Klan".smiley

Klan te thote dhe qe ne 21 janar kishte cadra pistolete. Ka nje arsye qe ka vetem 2000 klikime ne dite, me pak se peshku, ndersa TCH e Balkanweb kane nga 100.000 ne dite.

kte ja hodha une si hipoteze qeverise se atehershme, prandaj rezulton kshu sot smiley

Sic e na nisur TCH dhe Tema do te shkoje ato 2000 klikime ne dite.

Askush nuk ka thene se dikush mundet ta kete te drejten te fali token e pronareve te ligjshem.Per legalizimin po!

ha ha, ke kane zgjedh. Ky robi me ka dhene mesim, as me e komentu nuk mundesh. Me siguri do e kete zgjedh Erjon Veliaj.  

Asgjo per personin. Kjo mund te jete personi me i mire ne bote, por problemi eshte me sistemin.

Sistemi i prish njerzit- na kane mesuar smiley

kam kuriozitet te di me ke ka konkuruar. nuk e di a i kane shpallur rezultatet tek faqja zyrtare.

Thone qe kandidatet kishin qene rrote me rrote, po kjo ishte shkeput ne finish me lezetin e spotit, qe Sales nuk i puno mo. smiley

Po lejm ment , vijne vllezrit e ministrave n'toronto dhe blejne shpia 1 milion-ce , e ju qani rrogat

o i fshifsht mortja kush beson politiken shqiptare

itsgonnabe a bumpy ride

Po dokumentat si i marrin? smiley

good question.......zakonisht kur ke para " te medha me djerse" Kanadaja te ka ne qef e t'i jep letrat se nuk po vjen me vjel taksat e ktyre , por po " kontribuon" per Kanadane

molla nen molle e dashur smiley kudo qe shkon

Te kesh $1 million behet gje andej nga ju apo duhet me shume?

nuk e di , por di qe ka perjashtime aplikimi per biznesmene , trajtohen ndryshe smiley

Aq eshte ne hamerik, me duket, me 1 melon dollaro te investuar te japin letren jeshile.

Te investuar ku? smiley

Njerezit e mi nuk duan ne Amerike duan ne Kanada..

Nuk i di detajet, se une kisha shume me teper. smiley Mbase ne stok market. Po besoj se i gjen ne rregullat e imigrimit, leqe i qajne avukatet e asaj pune. Taiwanezet e praktikojne shume kete sportin e melonshit. 

Pse s'u pelqeka Amerika atyre? Eshte si shpirt, thote Fiqo. 

Amerika eshte si shpirt, por shpirt dhe kaluar shpirtit eshte Kanadaja, pyet PF ca do thoje..smiley

Varet cfare shpirti kerkon. Amerika eshte shpirt i eger. Kanadaja do jete gje e bute. Kot nuk fle ariu gjysem viti atje. Ta provoje kendej njehere, kur te zgjohet s'do i kete ngelur qime, po qe se i vjen radha te zgjohet dmth. 

Emra, Elba, emra

Pse o gjemb ca e di Elben ti gazetare investigative te peshkut? smiley

 

E pse jo? Someone's got to do it smiley  Perderisa na solli lajmin, ta coje deri ne fund.

Pastaj, ku eshte cudia? Vilajeti blinte shtepi tek Kodra e Diellit kur ishte i papune, lere me tani.

Shume kurioze je o goce apo per te miren e Shqiperise e ke gjithe kete shqetesim? smiley

Sigurisht per te miren e Shqiperise o ketlina! E per cfare tjeter?

Edhe ju ne Ny nuk jeni keq gjembo,kshu per marshalla pastrim parash ,  plot i kane hambaret po qeverise nuk i japin  gje smiley

 

 

Ke te drejte, Elba. Por ama vajza e Cac Angjelit preferoi Bostonin.

goca, mos u merrni me thashetheme! shkoni thurni naj centro ose corape leshi me mire

Apo s'dalin bukur centrot me dollaro. 

@br3dho mire me mire , se nuk ishim t'u fol per ty

Fryrja fiktive e borxhit dhe nxirja e ekonomisë së vendit, e cila ishte e vetmja ekonomi e rajonit që qendroi presioneve globale, nga qeveria aktuale e ardhur në pushtet me premtime mashtruese dhe pa program ka qenë një strategji për frikën e dështimit të saj. Borxhimi i menjëhershëm 400 miljon me pare dhe 270 te tjera se fundmi me bono,pa asnjë lloj programi afatmesëm apo afatgjatë dhe në shifra të tilla të paimagjinueshme dhe shumë të mëdha për dimensione dhe mundësitë e ekonomisë sonë përbën një rrezik për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesëm të vendit.
Tashti me ket qeveri  çdo skenar bëhet i mundshëm bile ene ai i krizes Greke  nuk perjashtohet 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).