Revista TIME ka emëruar Papa Françeskun si Personi i Vitit 2013.  Titulli i famshëm nga TIME jepet për individin që ka pasur impaktin më të madh në botë dhe lajme - për mirë apo për keq - gjatë gjithë vitit. .

Redaktorët e revistes marrin vendimin përfundimtar, por kanë në konsideratë edhe opinionin publik nëpërmjet sondazheve që kryejnë me lexuesit.

Dy kandidatët e tjerë finalistë ishin Edward Snowden, informuesi i skandaleve të përgjimit nga NSA dhe Bashar Assad, presidenti i Sirisë. 

83 Komente

Pfff... finale e trukume; pa Salen...

Na merziten me Françeskun. Perveq Gjon Paulit, nuk ka njohur Vatikani pape te madh. 

Ne kontekstin e Shqiperise dhe Kosoves, Vatikani nuk ka mbeshtetur aspak kishat katolike, perkundrazi ka transferuar disa pefofile neper kishat dhe shkollat fetare. Asnje kishe nuk eshte ndertuar ne nje kohe qe Shqiperia eshte mbushur me xhami. Si nuk ndihmohen katoliket e Shkodres qe duhet te shkojne neper kishat e fshatrave per festat e ndryshme fetare. Qendrimi i fundit me skandaloz ishte refuzimi i Vatikanit per pavaresine e KOsoves duke ia qare hallin kishave ortodokse ne nje kohe qe aty jetojne njerez jo objekte.

 

Njoh shume raste njerezish qe jane konvertuar ne katolike, por kush i mbeshtet? Te vdekurit... 

nganjëherë serbët e paguar për të punuar për sherre ta pështirosin më shumë se shqiptarët e paguar njësoj.

Asnje kishe nuk eshte ndertuar ne nje kohe qe Shqiperia eshte mbushur me xhami. Si nuk ndihmohen katoliket e Shkodres qe duhet te shkojne neper kishat e fshatrave per festat e ndryshme fetare.

Kjo katedralja ktu disa miljon euroshe eshte ndertu ne qytetin tim.

Katedrale? Me duket me shume si kishe. Ne Shkoder nuk jane ndertuar pra megjithese eshte shtuar shume popullsia katolike.

Yep e meriton plotesisht. Energjik, pozitiv dhe me sinjale te qarta per nje reformim te kishes.

Poshteruese ama, qe paska qene duke ndare vendin me Assadin. Hajde merre vesh kontekstin e gjerave.

vendin e ndate dhe me Majli Sajresin... Ajo me asadin hahej, po kjo...

Qe flet per vleren e ketij emerimi.

Konteksti eshte i thjeshte. Behet fjale per personin qe ka zene vend me shume ne media gjate vitit dhe qe ka shkaktuar impakt ne kete jallane bote. Mund te jete Papa, mund te jete Sadami; nuk ka lidhje me sjelljen e mire. smiley

efekti i ktij amplifikohet prej institucionit qe i rri nga pas. Impakt te vertete sivjet pati Snowden

Edhe vete Snowden pati impakt fale institucionit, qe i qendronte nga pas. Kush do ta njihte Snowden sikur mos te ekzistonte NSA?

p.s. Time ka kritere te cuditshme. Edhe diktatore nxjerrin njeriu i vitit.
 

Heroi i vertete ishte Bradley Manning qe vendosi te qendrone he SHBA. Snowdeni i a mbathi ne Rusi, dhe u ndihmua nga Rusia. 

Time eshte pak anti-qeveritare dhe kunder politikes se jashtme amerikane ne pergjithese, keshtu qe nuk eshte shume e çuditshme qe ka nominuar edhe Asadin.

Heroi i vertete ishte Bradley Manning ...

S'te vjen turp. Pse e denigron tjetrin kshu?! smiley Pse nuk respekton identitetin e tij?!

Ah Chelsea Manning me fal. smiley

kshu po.

snowden e pati vete ne dore impaktin duke thyer rregullat e institucionit. Papa? si ky, si nje tjeter, i njejti impakt kish per te qene pak a shume; katoliket e mbare botes prape do therrasin rrofte papa sa here te dale ne dritare!

Cudi nje spiun i KGB-se,kerkohet te vendoset Person i Vitit.

Nuk eshte cudi se Time,ka nxjerre Persona te Vitit edhe Stalinin edhe Hitlerin.

Zakonisht Person i Vitit zgjidhet ai qe ka qene me gjate ne media.

ti edhe pyt, edhe pergjigjesh vete

Po e sakte, edhe diktatore kane shpallur njeri te vitit.

Ka me keq akoma ...te ngecin dhe cmimin Nobel smiley

 

Cmimi Nobel per Paqen, Barack Obames ka qene estrade.

Ekzistenca e çmimit Nobel per paqen ne pergjithesi eshte estrade.

Vetem qe e kane vendosur ne konkurim me Bashar Azatin e Sirise, dicka serioze, nje hije te madhe ka pat parasysh vendimarrja e revistes, per Papen.Bota qau per nje Nelson Mandela dhe kerkush nuk mund te thote ; pse per kete?

Papa Francesku eshte vertet nje figure e respektuar dhe e meriton te quhet Person i Vitit.

Megjithate sa per reformimin e Kishes Katolike ,mendoj qe njerezit keqkuptojne reformimin me perdhosjen e Bibles.

Reformimi duhet te jete,tek lejimi i prifterinjve katolike te martohen,dhe nese ndodh kjo do te jete nje dicka qe vertet e madherishme.

POR disa reformim quajne lejimin nga Vatikani i marteses gay apo i abortit.Nuk e di se si mund te behet ky reformim qe kerkojne funderrinat qe fatkeqesisht kane fuqi mediatike,kur ne Bibel eshte shkruar shume qarte,jo homoseksualitetit,jo abortit.

Keto funderrina,qe kane rreth 40 vjet qe po sulmojne familjen tradicionale,kane bere maksimumin e Vatikani te vihet me shpatulla pas muri,pjeserisht se nuk ja falin rolin qe luajti Vatikani ne rrezimin e komunizmit ne Lindje.

Pra Papa duhet te folusohet tek reformimi i Kishes,duke lejuar prifterinjte te martohen dhe te krijojne familje, dhe jo tek perverset qe i kerkojne te pamunduren.

Po mire, cila pjese e kriterit nuk eshte zeze mbi te bardhe qe s'po merret vesh?

Titulli i famshëm nga TIME jepet për individin që ka pasur impaktin më të madh në botë dhe lajme - për mirë apo për keq - gjatë gjithë vitit.

Shembujt per mire/keq ne te shkuaren mund te shihen ketu.

Post scriptum: Do kisha preferuar Snowden, por Papa Francesku me pelqen shume.  

Dhe me shume shprese qe do tregohet i paanshem ne bekime per Boterorin. 

Ndermjet Snowden dhe Assange, ke do preferoje?

Assange nuk ishte ne liste kete vit.  Por po te hamendesonim do preferoja Assange meqe krijoi strukturen, platformen per "whistleblowers." 

Meqenese ishte nder te paret do te thuash? 

Ne fakt une vepren e tyre(Sn. dhe As.) do filloj ta vleresoj kur te kete elemente te tille dhe per shtete si Kina , Rusia dhe India etj. Me ka ardh keq, qe tani per tani ,vetem Amerikes i kane grisur bluzen per ta lene lakuriq, se keta te tjeret jane me perce.

Papa me pare do lejohet te bekoje abortin se sa martesat e prifterinjve. Big, big, big mani.

Ps: Statuja me e madhe e Krishtit, ne bote, ndodhet ne Brazil...

Ore nga njëra anë, e kanë mirë këta katolikët që nuk i martojnë priftërinjtë e tyre. Se ndryshe, çdo tarallak mund të lërë mjekër, të bëjë si i shenjtë e ta quajë veten prift - siç ndodh këtyre anëve. 

Martesa nuk lejohet, por berja e seksit falet over & over & over again...

ESHTE PUNE PARESH E PRONASH!!!!!

Le tue parole mi iluminano la mente, come il sole.

 

S'qenka Ilir Meta? smiley

Yes, one more Snowden preference, e beri Obamen te genjeje, NSA te flase me vete, por mbi te gjitha inicioi debatet (pse jo dhe reformat) qe duhej te ishin bere qe 10 vjet me pare.

Zgjidhja e duhur. Kisha katolike kishte marre nje rruge te habitshme vitet e fundit, dhe Papa i ri e kthehu ne nje rruge me njerezore.

S'do men qe do fitonte ky. Po nuk eshte fair, nepotizem e quajne vdektaret.

Ky lali kish pas punu 'bouncer' ne rini te tij. Me nje llaf tip bodigardi tek dera e pub-it.

Bukur shume!Assadi me Papen ne nje rresht.

Ky Papa me pelqen, duket baballek, por megjithate, kisha deshire qe kete titull, ta fitonte ai qe thyu tabune e sherbimeve sekrete Edward Snowden. 

Kush ta fitonte me? Ai 80 lekshi!

PF, ai 80 lekshi smiley per mua eshte nje nga me te guximshmit, se çau akullin dhe vuri ne levizje shum qeveri. 

Padyshim Pjero. Tipa si ky robi qe bente nje pune sekret per qeverine, duke thy kontraten (teknikisht) dhe duke ia kalu te dhenat shteteve me interesa te kunderta nga ai i tij e pastaj kerku strehim politik ne dy fuqite me te medha kundershtare (Kine dhe Rusi) ne kembim te sherbimeve padyshim, zakonisht quheshin spiune dhe ishin turpi i kombit te tyre dhe zakonisht denoheshin me vdekje. Tipat si ky Hitleri ka pas qejf me i var me tel pianoje, po tani kohet kane ndryshu dhe piano eshte zevendesuar thuajse totalisht nga organo elektrike pa tela. Keshtuqe pak me e veshtire per t'ia ven festen simbas kokes. Por jo e pamundur...smiley

PF, a i lexove gazetat sot, ku njoftonin se nje grup shkrimtaresh me emer, si Orhan Pamuk, Margaret Atwood, JM Coetzee, Gunter Grass, Mikhail Sjisjkin, IrvineWelsh, Amos Oz, Kazuo Ishiguro, Henning Mankell, Roddy Doyle, etj (rreth 500 njerez me emer nga 81 vende), i kishin bere nje Leter te Hapur, Shtepise se Bardhe, ku i shprehnin shqetesimin e tyre per programet e spiunazhit te sherbimeve te ndryshme te fshehta nepermjet internetit, ku fusnin hundet edhe neper blogje e site te ndryshme, dhe kishin permendur NSA.  Pardje, ishin ankuar edhe gjigantet e internetit si Facebook, Apple dhe Google, per nderhyrjet vend e pa vend te ketyre sherbimeve te fshehta ne net.  

I lexova, i lexova. Po a merr persiper Pamuku me Atwoodin te bojne punen e Sherbimeve sekrete dhe te ushtrise? Se ca rob nuk e kane problem qe t'iu pellcasi gruja huj ne tren dhe te vrasi nja 200-300 veta rreth e rrotull. Bile shqetesohen edhe se ca problemi kishte gruja huj qe e shtyu me plas. Kurse une e kam goxha problem. Pune prioritetesh dmth.

wow - o PF-o, je komplet fuorixhoko me ket eee

midispiace po qeke plak shum kto 6 mujt e fundit

smiley I know, i know. Ja sa te rreshqet pak kemba dhe vec kur mer rrokopujen.

Ja sa te rreshqet pak kemba

ene s'te do mo asnji masnej. kush e kush ta japi shqelmin i pari. 

ashtu vjen e mallkuara smiley

p.s. e di un burr i fort ti, po shyqyr qe kena cuna te tille ne bote

Normal. Lum bota! Ne shpi mos i pac. 

Ore, me thone te drejten m'u s'me vje keq qe na ka pergju Pentagoni, se deri me sot s'na ka gjet e keqe prej tyne. Ajo qe nuk duroj dot une eshte qe kinezi qe pergjo Pentagonin, i ka marre vesh te gjitha. Prit kur te na e masin koken me pe tashti.

Kot per muhabet, porque eshte fuorixhoko PF-ja? 

Edhe une jam dakort, qe kur te kemi dosjet e Kines e Rusise e vendeve te tjera me regjime problematike, atehere do themi qe ka nje levizje boterore per rritjen e transparences nderkombtare dhe kufizimit te kontrollit ne hapesirat personale. S'ka ndonje gje per tu vleresuar qe shteti i vetem me njer regjim funksional demokratik eshte i vetmi qe sulmohet ne kete fare feje. Ndonese sigurisht qe s'jam dakort me pergjime e me the te thashe.

>> shteti i vetem me njer regjim funksional demokratik

ouu...po pjesa tjeter e botes, nuk osht demokratike? masnej, nuk e pat juve qe gjith robt jane ngrit tu bo peticione, e kompanite tu u hudh ne gjyq shaben, etj etj...s'ka asnje kuptim ky pergjim, eshte malicious.

I vetem eshte perdorur gabim 2 here ne ate fjali. Po s'ka shume rendesi, sepse realisht eshte nder te vetmit shtete me regjime funksionale demokratike, me ekonomi tregu etj etj. Mos e merr demokracine te mireqene, sepse shumica njerezve ne glob jetojne ne regjime autoritare, diktatoriale, monarkike etj etj.

Nuk ka shume rendesi se cfare peticioni bejne rrobte, por fakti qe shtete me malinje se Shba dhe qe kane regjime bazuar mbi propagande dhe kontroll nuk i dalin gjera te tilla. Te them te drejten eshte shqetesuese.

Po njeriu i vitit i blogut Peshku kur do te njoftohet? 

jan bo si zeri i popllit kto gazetat amerikone...

Pajtohem me PF,qe Snowden nuk eshte as me shume dhe as me pak por nje tradhetar.
Tani ky "trimi" qe beri namin po punon nen doren e ngrohte te KGB-se dhe kuptohet qe as ka per ta hapur sqepin me sa te jete nen ruset.

Se nga sa morem vesh nga Asage apo Snowden,vetem SHBA paska sherbim spiunazhi,te tjerat flejne gjume.

Ja mendojeni sikur ndonjeri nga sherbimi sekret shqiptar te nxjerre sekretet e pergjimit qe shteti shqiptar mund ti kete bere Nikolicit,Dacicit apo Vucicit dhe me pas te shkoje ne Beograd dhe te punoje per UDB-ne atje.Cfare do ta quanit juve?Se une do ta quaja tradhetar.Keshtu eshte dhe Snowden.

Spiunet apo tradhetaret perdoren por asnjehere nuk dekorohen.

Ke qind per qind te drejte! Ate qe nuk ja duam vehtes s'ka si t'ja urojme te tjereve, pa le me mikut te shtrenjte.

shume te vel ky papa, mer yahoo...

Qi t' dalim 1 cike ke Anglikanizmi - Desmond Tutu i shkreti ishte sot n' Afrike te Jugut tuj majt fjalim, "I premtojm Zotit so do t'hecim ne rrugen e Mandeles", etj etj tuj gerthit me te modhe!!

SShume prekes!

Nja dy tre haroma i kishin hy sot ke tjo shpia ktuna ene ja kishin rrubat te gjitha, ato kryqa e ato resmet e fese, te gjitha mer te gjitha!

Ca nuk ma kjo dynjo!

saposhte paska rene Vatikani ?!

pranon te listohet zvendesi i Zotit ne nje defter me hitlera & co,leqe ato rruget atje ben vaki jane te koklavitura...

Sikur te ishte Edi Rama qe u be KM.

thone qe paskesaj  titullimi Papa do legalizoj martesat gay dhe ka sh gjasa qe te propozoj per legalizim edhe pedofiline por kjo e fundit mbetet akoma ne erresire....

Snowden nuk ia shiti rusit qe te konsiderohet tradhetar, por i beri publike per te gjithe. Kur te dali ndonje Snowden kinez apo rus, qe mos ia shesi sekretin e shtetit nje shteti tjeter por ta beje publike per te gjithe, do e respektojme po njesoj. Se po na hutoni, se si e nxorret tradhtar nje njeri qe ben publike ate qe duhet te jete publike (aktivitetin e shtetit ndaj qytetareve te vet) dhe respekton privatesine atje ku duhet (tek qytetari), vetem ju e dini. Ju or ju obobobot qe rroni me leprin e shtetit ne bark, ju qe pa u menduar fare shprehni frikerat me te paimagjinueshme te mundshme qe ju ushqen shteti, se mos na plasi gruaja e huaj ne tren e na vret 200 veta. Kaq te ndrydhur te jeni valle sa qe jeni te gatshem te justifikoni pergjimin e shtetit mbi cdo aspekt te jetes tuaj personale me friken e plasjes te ndonje balene ne dore. Me ty e kam o PF. E kupton absurditetin apo jo? E merr vesh cfare arsyetimesh qesharake te ben te besh frika qe te shtin televizori. Per tu habit, ti qe s'ke pas frike te shkosh te filmosh ne mes te dhunes, me te dale nga krahu tjeter i medias, ulur ne kolltuk perballe televizorit, thua se ke frike mos plas veten ndonje grua ne tren. Mos ma merr per ters, te lutem, por vallaj, per tu habit eshte se si varet frika dhe guximi nga cila ane e lajmit ndodhesh.

Eh, per mua spiunimi qe bente NSA nuk kishte ndonje gje shume te keqe si akt, si spiunim, por mendoj se duhet te kishte nje strukture me te mire kontrolli, e per kete kam simpati per snowden.

Lul, qe shteti puno, si hapur si sekret kjo nuk do as men as kalem, bile kjo eshte nje nga detyrat baze te shtetit. Dhe qe ne nje fare menyre te gjithe pergjojme njeri tjetrin e shteti na pergjon te gjitheve, as kjo nuk eshte e re. Puna eshte se perse i perdor shteti keto pergjime? Te ka fut njeri ne burg ty se ke sha qeverine, a ku di une se cfare? A eshte shfrytezu ky informacion ne dobi apo ne dem te qytetarit? Ksaj pergjigju po munde. 

Gjithashtu sa per te pas nje koncept per pergjimin, nuk eshte se shteti pagu njeri qe te rrije e te pergjoje komunikimn tend e te 300.000 amerikaneve te tjere, apo 4 bilion e gjys indiano-arab-kinezeve, se nuk ka as mundesi fizike as ndonje kenaqesi estetike. Behet fjale per sistem kompjutersh qe aktivizohen ne regjistrime bisedash apo mesazhesh ku perdoren fjalekyce, pastaj lihen sa te behen patern, pastaj analizohen personat qe kane kete patern, prej tyre dalin disa qe pergjohen dhe po qeme me fat ca prej ketyre arrestohen para se te kryejne ndonje akt terrorist. Pa po te rrejti menja se do te pergjojne ty se me ke flet ne hot-line, as mos u trem fare. Po fare fare dmth.

"A eshte shfrytezu ky informacion ne dobi apo ne dem te qytetarit? Ksaj pergjigju po munde." 

Aty me rri, por me thuaj, si mund t'i pergjigjem kesaj une kur kjo ben pjese tek sekretet e shtetit? Qe te jem ne gjendje t'i pergjigjem kesaj duhet transparenca ndaj aktivitetit te shtetit, dhe pikerisht berja transparente po quhet tradheti.

Problemi nuk eshte metoda, me nje njeri te paguar qe pergjon, apo me ane logaritmesh, por se nuk ka asnje mundesi qe une si qytetar te di nese shteti e perdor kete ne dobi apo ne dem tim. As une, dhe as ti. Nuk ka asnje mundesi qe une te kontrolloj se cfare elementesh te jetes time hyjne ne algorithmet e perdorura per profilizim, dhe nuk kam as mundesi te mbaj shtetin pergjegjes nese abuzon.

Ky eshte problemi, jo vetem informacioni i vjelur ne vetvete, pra, por mbi te gjitha mungesa e transparences ne perdorimin e ketij informacioni. Le te jem une, qytetari, gjykates i kufijve te shtetit, mor vella. A nuk e kam kete te drejte? E kam qe c'ke me ate pune, sepse ne momentin qe qytetari nuk ka kontroll mbi kufijte e shtetit, aty dhe fillojne abuzimet, dhe Snowden nuk beri gje tjeter pervcse tha, kqyr ketu, ky lloj informacioni po vilet, vendosni vet tashti, e perdor per mire, apo per keq shteti.

Shkurt muhabeti, Snowden i ofroi akses publikut per ta terezitur vete aktivitetin e shtetit. Si eshte tradheti kjo, kur e vetmja menyre (pervec besimit qorr tek miresia e shtetit) per t'iu pergjigjur pyetjes tende, detyrohet te jete nepermjet nje akti si ai i Snowden.

Apo vertete beson se do vinte nje pike dhe shteti do thoshte, qytetare te dashur, po kryejme kete pune, me keto metoda, dhe qe ta dini se nuk ua kemi me te futur, qe baba duret, shifeni vete. Po pse, ne marksizem-leninizem jemi gje qe te thote shteti "Kontrollo dhe beso" si Stalini smiley 

Guess who's scared now. smiley

Po une te thashe, guximi dhe frika varet nga cila ane e lajmit ndodhesh. Dhe le te jemi nga ajo ane e lajmit ku nuk rrohet me frike, gje qe nuk arrihet ndryshe pervec se me transparence.

Nard Ndoka? smiley

Pal Vata.

 Ju or ju obobobot qe rroni me leprin e shtetit ne bark, ju qe pa u menduar fare shprehni frikerat me te paimagjinueshme te mundshme qe ju ushqen shteti, se mos na plasi gruaja e huaj ne tren e na vret 200 veta.

 Nuk e di a ke degjuar per disa ndodhi ?

Kam qene me nje mision ne Mars qe ne 1999, dhe keto lajmet e fundit nuk i paskam degjuar. Shyqyr qe me bere me dije qe probabiliteti i vetplasjes se grave neper trena qenka rritur kaq shume, se do kisha shkuar zdruq zdruq si budallai me subway per nje kafe ne Astoria neser. 

Mos me thuj qe kjo pune ka qene e CIA_s & Mosad_itsmiley

Kush pune? Qe isha ne Mars, apo qe do shkoj ne Astoria?

Ajo qe po them une eshte kjo: cfare te ben ty te hypesh ne subway edhe pas ketyre akteve terroriste? Fakti qe te mbrojne sherbimet sekrete, apo fakti qe po te biesh pre e frikes nga keto akte, do te te duhej te mos dilje fare nga shpia? Per mua psh, eshte kjo e dyta, se jeta vazhdon, nuk do ma thyejne dot shpirtin as keto funderrina te njerezimit, dhe as uragani sandy. E njejta arsye vlen edhe per privatesine time. Vetem pse keto funderrina kryejne akte te tilla, ashtu si nuk i lejoj kujt te me frikesoje nga subway por do vazhdoj ta perdor sepse jam qytetar perendimor qe e gezoj kete te drejte, po ashtu jam qytetar perendimor qe e gezoj te drejten e privatesise, dhe keto akte barbare nuk kane pse ka thyejne shpirtin, e nuk kam pse mos e vazhdoj e gezoj kete te drejte per shkak te tyre. Se ta haj dreqi, u ka bere me keq se ne kohe te dulles, duhet me kontrollu veten ca themi se na degjon e lexon sigurimi. Well fuck that. Privatesia eshte e shenjte.

Po, me kete koment jam shume dakort. por duke pare c'ka ka ndodhur ndaj dhe keto 'spiunimet' kane lindur per t'u parandaluar ngjarje te tilla, se me duket po i ngjaj Pjerit tone me keto pergjigje smiley

Ndersa une s'jam dakord me komentin tim smiley Te drejten e privatesise duhet ta gezoje kushdo, jo vetem qytetari perendimor, por edhe ai robi emri i te cilit tingellon i dyshimte meqe eshte emer arab.

Duhet ta gezoje, por dyshimet shkojne te ky emri arab, pseja dihet.smiley

Dihet pra, qe te rrenohet e drejta e privatesise, sa nga arabi, tek ty, sa prej qeverise dhe prej mailing lists dhe social networks, qe edhe te te bombardojne pastaj me reklama produktesh, por mbi te gjitha, te mos kesh frike te hypesh ne tren dhe te jesh konsumator, dhe te mos kesh frike ta gdhish tek dera e walmartit per Black Friday. Ooo say can't you see...

Obama po plaska nga zilia dhe ka dale llafi se do mbylli amb ne Vatikan.smiley

ps vec do nderroka godine

 

Itali tani? Najs, najs, najs... ftohte kendeja nga ameriqia...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).