Mos vallë ne shqiptarët jetojmë në një shoqëri antihumane?  Asnjeri nuk foli për këtë:

Një ndeshje për dy jetë. Kështu është cilësuar nga mediat gjermane gjesti i sportistit shqiptar Ismail Keta, i cili marrjen e titullit kampion bote në "Kick" dhe "Taj box" për herë të tretë, ia ka dedikuar përmirësimit të shëndetit të dy vajzave të reja shqiptare, të cilat kurohen në Gjermani.

Bëhet fjalë për 17-vjeçaren Ambra Meda, mbesën e gazetarit sportiv Dëfrim Methasani dhe Sigi Gjinin, balerinën shqiptare e cila pas dëmtimeve në shtyllën kurrizore në një aksident, mbeti e paralizuar.

Pikërisht për të mbajtur një premtim ndaj Ambrës, sportisti shqiptar nga Bulqiza, i cili prej vitit ’96 jeton në Mynih të Gjermanisë, ia dedikoi titullin e fituar humanizmit. 37 vjecari, i cili vazhdimisht e kishte ndihmuar ekonomikisht Ambrën, i kishte premtuar se do ti gjendej pranë në cdo moment, dhe madje do ti dedikonte fitoren e radhës. Dhë në fakt kështu ndodhi, ai fitoi dhe e gjithë ndeshja u zhvillua për humanizëm. 

... por po të shohësh lajmet vetëm vrasje, vjedhje, burgime, polici, tritol. Për të tilla gjeste për të cilat ka edhe më shumë nevojë shoqëria shqiptare heshtet.  Kush është fajtor? Media, qe nuk u bën jehonë, ato OJQ-të e famshme që vetëm mbledhin para, apo vetë ne që nuk i honepsim dot këto lloj lajmesh?

 

20 Komente

Po qe lajmi te kete buje duhet dhe ndonje shtese ne informacion. Psh

...sportisti shqiptar nga Bulqiza, i cili prej vitit ’96 jeton në Mynih të Gjermanisë, ia dedikoi titullin e fituar humanizmit. 37 vjecari, që ka dashnore D.B. që ka filluar punë në doganën e Qafë Patës...

Do vinin pastaj bagjellat edhe per komente.

a ka tahir?

jo.

a ka dashnore?

jo.

a ka tritol?

jo.

po ca dreq lajmi qeka ky.

amoni mer mos na abuzoni me lajme pa rendesi. na qisni naj deklarat te sales, o djelm rrembeni pushket, ja vdekje ja liri 

....... dhe per me teper (te pakten sipas infos time)ky sportisti, kishte nja tre vjet qe e kishte lon sportin, dhe eshte ngjitur ne ring, vetem per humanizem, e per ti bo nje nder familjeve te ketyre vajzave.... me tere men nje gjest fisnik dhe shume i madh nga ky sportist.... qe qeka dhe bulqizak mbi te gjitha...smileysmiley

do te doja qe peshkistet te diskutonin per kete dukuri sociale, pse ndodh keshtu, bile edhe nder nesh, qe mendoj se jemi edhe pak me te kultivuar mbi mesataren, dhe ne diskutimet tona, shpesh here demmonstrojme agresivitetin e thithur po prej kesaj shoqerie, kur ne faky duhej te ndodhte ndryshe.

Tani qe po shkruaj keto rreshta, mu kujtua intervista e prof. Memushajt, kur thoshte mes tjerash, (jo literalisht) .....intelektualet duhet te udheheqin shoqerine dhe jo te ruralizojme gjuhen... pra rthoshte profi, duhet te edukojme shoqerine te ngreme kulturalisht ate e jo vulgu te ndikoje mbi kullturen....

.... vertete do te desha nje diskutim serioz mbi kete teme.....

Tani kush eshte thelbi ketu? Lajmi i nje akti bamiresie apo mungesa e debatit mbi lajmin? Ndonje qe ka kryer per gazetari mund ta shpjegojne me mire dallimin.

Moli gjest fisnik se i ka le n'xemer?

apo moli ka ngrel pa lek qe kur ka len sportin dhe i hudh nja dy kacidhe atyre fatzezave me ngel relevant e me be noj rikthim ne ring tip roki balbo e me bo noj dor paresh te mira?

 

ja kjo esht ceshtja te dashur miq...do thoshte megan kelly

U nisa te te fus nje te shame vendshe, por vetem ndalova se mos ndoshta ke fol me perqeshje ndaj atyre qe do thoshin dicka te tille. Jo per gje, por s'e kemi pasur kaq te theksuar ndonjehere cinizmin ne shqip.

Ky gjest tejet human dhe per tu pershendetur nuk ka nevoje per strumbullajen e reklames se ashtu do te humbte thelbin. Thjesht nje artikull i shkurter do te mjaftonte,mospermendja nga media ka shkaqet e veta qe u permenden me lart plus eshte perjudhe e nxehte tritoli dhe thirrjeve per pushke keshtu qe lajmeve te tilla nuk ju ngelet radha. PS: kemis shume donatore anonime qe i kushtojne rendesi gjestit dhe jo reklames

Eshte kapur shum bukur ky lajm, gje qe eshte nje apel per Median, qe jep vetem lajme negative. Ai boksieri, eshte tamam ambasador i paqes apo ambasador i dhembshurise, do ta quaja une. 

 . Ai boksieri, eshte tamam ambasador i paqes apo ambasador i dhembshurise, do ta quaja une. 

 

po mer Pjer,  goxha metafore e bukur. pasi e rrahu mire  dhe e shtrihu knock out ate mavrine  ky  kick-boxeri, pastaj tha: shiko, se une ne fakt jam paqesor dhe i dhimbshur..smiley

Ose per kete

Qeveria fsheh vendimin për buxhetin, nuk e publikon

Qeveria miratoi dje fshehurazi buxhetin e ri të shtetit dhe paketën e re fiskale për vitin 2014. Ndryshe nga të gjitha qeveritë e pas viteve 2000, për herë të parë dje Kryeministria dhe Ministria e Financave nuk i bënë publike as 7 ndryshimet e paketës fiskale dhe as ligjin e tabelat e miratuara për shpenzimet dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Bie ere shtet se pallati i Bashes ra ne det smiley

Neh. Se ke pas mendjen. Foli zedhensi i ri i qivrris Mark Sheqerbegu per ket pune smiley

alidems e ke kap shume mire kete problem megjithse nuk eshte dicka e re !!!

Media alabake gjasme shqiptae eshte komplet e kapme nga antishqiptaret.

Ata me cdo rresht qe shkruajne perpiqen ti fusin ne mendje qytetarve te thjeshte se ai vend ka marre fund por nuk po ja arrijne dot qellimit jane ndare gjasme ne te majte e te djathte e bejne sikur kritizojne po ne te vertete i bejne lavazh vetem trurit te shqiptarit  por dale nga dale po u del boja te gjithve smiley

 

Po degjoj, keto dite, reagimet apo diskutimet per projektbuxhetin e 2014. Nje beteje e forte politike dhe ideologjike.  Por duhet mare parasysh qe e majta ka ardhur ne pushtet per te realizuar programin e vet, ne ndihme te shtresave qe perfaqeson....Por thelbi i diskutimeve qe bejne kundershtaret e ketij programi buxhetor, apo i sistemit te ri fiskal, eshte se.... qe bizneset te mos paguajne me shume shtetit do te bejne evazion fiskal, apo do te fshehin te ardhurat e tyre. dhe kete e bejne nje shpure e tere analistesh, te cilet anatemojne sistemin fiskal, dhe nderkohe qe qytetaret e ketij vendi kane nevoje per pak optimizem me shume, ata po zi e bejne situaten ende pa filluar mire procesi....

E gjithe sa me larte ka te beje pikerisht me temen....Perse ne shqipot e shohim boten vetem bardhe e zi xhanem...???

E para sepse ky eshte realiteti, tatimet nga te ardhurat sot nuk prekin fare parellinjte e vendit. 

E dyta, te varfrit ne total nga kjo pakete zor se fitojne gje. Ato pak taksa te zvogluara ne te adhura do i paguajne nje me nje nga akcizat dhe taksat mbi produktet. Kshuqe edhe premtimin e vet mazhoranca nuk po e mban, e jo me te diskutojme nese premtimi eshte i drejte apo jo. 

po sikur u be 23% per parallinjte, apo jo.?

Po sigurisht o Endrit, se ne te gjithe boten, si ate skllavopronare, mesjetare e moderne, taksat gjithmone i paguan bleresi i fundit... por kur ka parè me shume, natyrisht qe do te konsumoje me shume, dhe sigurisht qe do te paguaje me shume... Por une nuk kuptoj nje gje... e kam sinqerisht, kur pjesa derrmuese e botes ka tatime progresive, dhe i ka shekullore, e ne qe kemi vetem 5 vjet me kete tatimin e sheshte, dhe qe fakti e tregoi se nuk se bene ndonje qamet te madh ne zhvillimin e vendit (qofte edhe per faj te krizes) atehere perse duhet te anatemohet ...???? Te varferit, si me taksen e sheshte dhe me ate progresive po njesoj do ta hane.... akoma ti....smileyray:, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se do ta hane me me embelsi...se do te kene ca para me shume per te harxhuar, per po ato sende apo sherbime qe i ofrohen apo qe i nevoiten per jetese, ndaj e gjithe kjo tymnaje apo zhurme jo po e sheshte jo po me shkalle, eshte nje bull sheet i modh ....

Pse nuk postohen komentet? U cmena duke i shtyp 2x...

Po degjoja Benin ke dj-obobo-ja... Kush ja jep skriptet e gatshme ketyre(se te marrin vesh vete nuk behet llaf)? Vetem loqe kane ngel ne PD? Apo e dine krejt popllin loqe?

 

     dhe kete e bejne nje shpure e tere analistesh, te cilet anatemojne sistemin fiskal,

 Kjo shpura e analisteve jane protezat prej porcelani te paguar nga opozita permes milionave  te grabitura nga arka e shteti , bizneset dhe pasurite publike ne tete vjet. Krahaso opoziten ngordhalaqe ne tete vitet e kalauara me makinerine e zhurmes, agresionit verbal, manipulimit qe ka krijuar opozita aktuale. Ka ne dispozicion kanale tv, gazeta, analiste te punesuar.Dhe perseri perballe nje mazhorance qe flet pak, sqaron pak, me PR te dobet kur mendon nje Berishe qe bente dhe priftin me barre dhe mileti vinte buzen ne gas por edhe e besonte deri diku.

me taksat duhet patur kujdes i madh se ne vend qe te vesh vetulla, nxjerr syte. nuk duhen merzitur bisneset deri aty sa t'ju bier deshira per me shume fitim.

ashtu posi!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).