Faik Konica (15 Mars, 1875 - 15 Dhjetor, 1942)

Për afro 15 vjet, Faik Konica ishte Ministri fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë në Uashington. Me cilësitë e tij të veçanta, ai do të zinte një vend të merituar në qarqet diplomatike, aq sa më 1938-ën do të nderohej nga revista amerikane “The judge” me çmimin “Kapelja e lartë”. Motivacioni ishte mbresëlënës: “Për përfaqësim dinjitoz të vendit të tij, për mirëkuptim njerëzor të vlerave, për ndjenja të mrekullueshme humori, e plot veti të tjera”. Por figura e diplomatit shqiptar në SHBA, kish tërhequr vëmendjen e rretheve gazetareske me kohë. Këtë e dëshmon dhe artikulli “Një jetëshkrim i shkurtër i zotit Faik Konica”, i publicistit Mabille Gennings, botuar në gazetat e kohës si “Washington Herald” dhe “New York Journal” më 28 maj 1934. Gazetari amerikan i bën një portret tepër interesant Konicës. Ai e sjell në ditët tona për lexuesin shqiptar, zbulon disa anë të panjohura dhe na e bën më të afërt figurën e tij. Artikullin e hasa në faqet e “Diellit” të qershorit të vitit 1934, dhe kënaqësinë e zbulimit dua ta ndaj me lexuesit e gazetës, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta (15 dhjetor 1942), me përkthimin e publicistit të njohur shqiptaro-amerikan Nelo Drizari.

Nasho Jorgaqi

***

Portreti i një aristokrati

Kur Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, të thotë se ka qenë edhe vetë gazetar, dhe të shfaq vetëm një pjesë të vogël të shërbimeve të tij në fushën e gazetarisë.

Aty më parë shkruante kryeartikuj në Boston, në Diellin, më e vjetra gazetë shqiptare që botohet edhe tani në Shtetet e Bashkuara – një fletore (atëherë e përditshme po që më vonë është bërë e përjavshme), që nuk merret me reklama dhe kur kish më shumë se 10 mijë pajtimtarë, qe mjaft e afërt, sa me anën e fushatës, (Vatrës), mundi të mbledhë për guvernën provizore t’athershme një çerek milionë dollarësh.

Lindur në Malësin’ e jugës, në kufirin e Greqisë, i biri i një të pasuri, nga një der’ e cila në kohën e paqes shikonte punën e shtëpisë, dhe në kohën e luftës mblidhte vullnetarë, Zoti Konica, që kur ish djalosh, e dij mirë se për çfarë soj shërbimi ish destinuar, dhe studimet e tija në shkollën e jezuitëve në Shkodër dhe në Licenë Perandorike të Stambollit, i bëri duke pasur po atë qëllim parasysh. Vizita e tij e parë në SHBA, më 1909, qe për të filluar një shoqëri të përbërë prej refugjatësh: për t’i stërvitur këta me vetijat dhe qëllimin që lypte lëvizja kombëtare – një qëllim si themelonjës dhe botonjës i revistës Albania, që e kish bërë të njohur me tërë fuqinë e tij. Më 1912, ay u dërgua si delegat në konferencën ambasadoriale në London, dhe më 1926, kur u njoh independenca e kombit të tij të dashur, ku ay me zotësin e tij mundi të lerë rekorde historie në ngjarjet e zhvillimit kombëtar, u emërua Ministër në Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë e vërtetë se ndodhja e tij këtu është një shenjë miqësie, dhe ay të siguron se ashtu është, atëherë gjithashtu është e vërtetë që trupi diplomatik i Washingtonit bëhet më i pasur n’urtësi bujare, sjellje të dëshirueshme dhe në dituri të hollë me ndodhjen e tij këtu. Kjo na çon ndoshta te një problem i rëndë, që të dallosh si munt të shquhet njeriu si njeri nga ministri. Ndoshta qëndrimi më tipik i zotit Faik Konitza është urtësia e hijshme, siç dëshmohet qartazi prej sjelljes së tij simpatike, prej dashurisë së tij për të bukurën e vërtetë dhe prej zemërgjerësisë natyrale të tij.

Me fjalë të buta dhe plot gjallësi, më sjellje krejt natyrale në qarke shoqërore, ay është pritës i mirë si zot shtëpie dhe mysafir gazmor. Sapo ka kaluar nga mosha 55, i veshur mirë e i pamartuar, ay është kurdoherë i mirëseardhur si vizitor në sallonet shoqërore të qytetit tonë.

Gjithashtu mund të ketë në raste të këtilla edhe muzikë, muzikë hutonjëse që del nga një gramafon i rrallë, me një megafon të madh që të zë syri sapo hyn në odën e mirë të tij, q’është në katin e dytë të hotelit Mayflower. Çpikja e një shkencëtari ingliz, orët e shumta e të rënda që i kushtonte në nj’odë shkence, nuk pajtoheshin me dashurinë e tij përmuzikën, ku istrumenti i bërë me dorë ka mundur të çdukij zëra të çjerra, duke lënë vetëm muzikë të kulluar. Nuk do të gjesh radio te ministri i Shqipërisë, ndonëse nga koha në kohë i kanë prurë tri, për arsye që nuk varen vetëm nga zëri i kulluar i muzikës. Ay rrëfen se sa mërzitet kur dëgjon lloj lloj reklamash me anën e radios. Kënaqësinë më të madhe, përveç kur ka pranë miqt’ e tij, ministri e ndjen kur këndon libra me biografira dhe shënime kronologjike, që zgjeth nga biblioteka e tij, e cila ka më shumë se 1200 libra dhe është nga më të plotat. Sa për stërvitjen e trupit për të mbajtur shëndetin e tij, i pëlqen që të ecë më këmbë. Në kohën që harxhon duke luajtur golf, rreth e rrotull luadhit, siç thotë vetë, njeriu mund të këndojë një libër ose mund të fjaloset me miq, dhe kështu që ay ecën me këmbë dy ose tri mila në ditë. Gjellët ia servirin nga restauranti i hotelit, ndonëse ka një kuzhinë më vete ku rri, se e urren afshin e gjellëve, si dhe erën e mirë të kafesë. Është një nga mendimet e tija, që gjella ka shije të vërtetë kur nuk të nget as “qiellëzën, as hundën”. Ënda e tij është sqimatare. Ay nuk pranon të ngrëna që kanë mbetur shumë kohë në akull, pula që janë therur më shumë se disa orë më parë se të shtrohen për të ngrënë, ushqime deti që nuk janë peshkuar atë çast nga ujët. Atij i pëlqen të hajë pas bukës drethëza të goditura me ajkë, dhe të vëna në pjatë mi kulaç të grynjë. Për sa u përket të pirave dhe mëzeve ay nuk munt të quhet njohës i vogël. Përveç gjërave të tjera, ato q’urren më shumë janë pijet e përziera e të forta (kokteils) dhe shampanja e lehtë. Ay do më shumë verat që quhen Sherry, Burgundy dhe Rihne. Kjo e fundit i mbarohet më shumë se të tjerat, sepse shumë nga miqt e tij kanë po atë shije që ka dhe vetë. Një zotni që më parë pëlqente skoç, më shumë se çdo lloj uiski, tani zgjedhe si më të mirin rye, se kjo pije mban nj’erë t’ëndëshme, veçanërisht rye-i që bëhet në shtetin Kentucky dhe është i shtënë në botile që në kohën e Luftës madhe. Rrobat e tij janë gjithmonë të kaltërta (kaltërsi e thellë që duket pakës si e zezë), të murme ose të zeza, dhe me çdo palë ka porositur dhe një pallto të madhe të bërë gjithë nga ajo plaçk’ e rrobave që shkon me to. Të porositura nga Londoni, plaçkat e tija dallohen për hollësira origjinale. Palltot e vogla nuk kanë vrimë volutash në çipin e jakës poshtme, mi gjoksin, të bëra me qëllim që të mos u japë rast grave që mund t’u teket ti ngulin ndonjë lule. Palltot janë pa xhepa të jashtme për shami, sepse ay e quan zbukurimin si një send jashtë rregullave të shëndetit. Pantallonat e tija nuk janë të kthyera mi qafën e këmbëve, po për këtë arsye. Këmishët, të cilat ia bën sipas porosisë një këmishëbërës i Londonit, nuk kanë volte të dytë në qafën e mëngëve, se ay ngul këmbë që nuk janë të nevojshme.

Çuditërisht për një burrë që ndjen të këtillë dashje ose mosdashje të mprehtë, adhurimi i ministrit të Shqipërisë për bukurin’ e grave është kryesisht konservativ. Pamja e një gruaje, siç thotë, duhet kurdoherë të jet’ në shkallë të dytë ose pas personalitetit të saj tërheqës. Në mes një numri të madh mikeshash q’e adhurojnë, ay çmon më tepër ato me mençuri të jashtëzakonshme, dhe ato nga të cilat qëndron lark – ne mund të përdorim një frazë kaq t’ashpër kur flasim për një zotni t’urtë – ka të ngjarë të jenë nga tipi i çqetësuar me gjallësi si të lozonjares. Mbi veshjen e grave amerikane ministri Konitza nuk thotë gjë sendi tjetër – pothuaj se asgjë – përveç fjalëve lëvdonjëse. Ato kanë përdorur fuqin’ e mendjes dhe i kanë bërë modat e botës më të hijshme dhe më artistike, duke ngulur këmbë për moda pa salltanete. Tani do të qe më mirë sikur të mos mbanin këpucë me thembra të larta, duke pëlqyer në vent të tyre opinga të qëndisura e të bukura! “Gjer me një pikë, ashtu po bëjnë”, i thashë dhe ay m’u duk sikur mbeti i kënaqur. Tani në dëshironi të mësoni se ç’kuptim ka emri i parë i tij, i cili, meqë bie fjala, për miqt’ amerikanë të tij është vetëm “Frano”, mund t’ju them që zë vendin e emrit “Augustus”. Se ç’kuptim ka emri Augustus, jam i sigurt q’as unë nuk e di.

_____

Shënim i redaksisë: Në foton ilustruese Konica në një aktivitet të "International and Comparative Law American Bar Association" në Hotelin Mayflower.  Bashkë me Konicën janë A.W. Gullion, gjeneral-major dhe Frederick Wm. Wile, sekretar gjykate i njohur. 

Foto nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit

81 Komente

E mrekullueshme!!! Big thx!

Interesante, si artikulli ashtu dhe fotoja smiley

FAIK KONICA eshte maja e kultures shqiptare CHAPEAU

te mendosh qe diktatori e la ne erresire vepren e tij dhe gjithashtu per 50 vjet rrjesht nuk pranoi as kthimin e eshtrave te tij ne token shqiptare

Në fund te jetes ne letrën e tij të shkurtër, Faik Konica i kërkon Nolit që eshtrat e tij të prehen në vendlindje. “Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”, shkruan Konica.

Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë dhe Noli i shkruan dikatatorit Enver Hoxhës, me të cilin ka pasur letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946 por ky kur nuk i ktheu pergjigje.Noli me vone provon Sejfulla Malëshovën, që nga mënyra se si ai i drejtohet “Lamja im i vogël”, duket se ka pasur një njohje dhe miqësi të ngushtë. Ai i thotë Malëshovës të interesohet për këtë çështje: “Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”, shkruan Noli. Por duket se edhe Malëshova nuk i ktheu asnjë përgjigje. Kishte 4 vjet që një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të fillimshekullit XX kishte vdekur e askush nuk po i dilte për zot kufomës së tij.Krimineli Hoxha do ta konsideronte Faik Konicën si një “shkrimtar reaksionar” dhe vepra e tij do të dënohej e persekutohej  për 50 vjet me radhë ne regjimin e diktatorit  komunist . smiley

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.

Kishte ligje shteti or tie

Kalemi i Sigurimit te Shtetit, Nasho Jorgaqi, qe ka shkruar sipas direktivave te Sigurimit famekeqin liber Mergata e Qyqeve, nje liber denigrues per kundershtaret e Enver Hoxhes dhe komunizmit qe ishin ne emigracion, del e flet per Konicen! Per Konicen qe udheheqesi i Nashos nuk ja la as kockat ti preheshin ne Shqiperi.

Prandaj jemi kshu si jemi se nuk kemi vlera e busulla orientuese. Akademyket e kalemet e sigurimit i kemi edhe tani si referenca.

Shkolla e Jezuiteve ka dhe vazhdon te edukoje e njerre njerez te tille.

uaaaaaaa, namin na paska bere Konica. pale me ato kemishat qe na i qepte ne londer. turp e faqja e zeze, tamam si ata zezaket e pasur qe popullin e tyre e kane pabuks dhe tunden e shkunden neper perendim. psikologji skllavi ndihet ne kete blog. t'i japim ate c'meriton, kulturen e gjere qe kishte, po qe sillej si idjot sillej. vec me perendimoret ishte i sjellshem se me shqipot fillonte sherret dhe s'dinte t'i mbaronte. e la perfaqesine tere borxhe se donte te tundej dhe shkundej sikur i perkiste aristokracise franceze. pale c'darka te shtrenja i ka shtruar ketij gazetarit vetem per nje shkrim si ky, alla zezakeri...

Alba nr. 1, na thuaj ndonje gje te ngjashme edhe per Nolin. Meqe ishin edhe shoke, pishin raki bashke ne kafenete e Vjenes.

 

noli i shkret jetonte si asket, thjesht fare. edhe po te kish ca para, libra i bente. ky zoteria na hiqej sikur ishte kushuriri i mbretereshes se anglise. aman, kishte turp ky kur botoheshin shkrime te tilla? diplomati i vendit me te varfer dhe anadollak ne europe. give me a break.smiley

E mora vesh, atehere keta qe admirojne shkrimin dhe Konicen, i bie te mendojne qe Noli paska qene rrjepacak.

 

''turp e faqja e zeze per Nolin.''

e admiroj konicen per kulturen dhe shkrimet e tij. po ta admiroje per kete artikull zezakeror? hej, are you ok?

Kurse une admiroj shokun Enver se ishte i gjate, i bukur (grate e kishin qef), energjik, imponues.

dhe ishta ama, e ke inat po hakun jepja.

Ku kallomi edhe ne kete rast?

 

dhe shiko si e ironizon, gazetari, ne fund me emrin e ndryshuar dhe me auguston qe gjoja s'ja di kuptimin. 

konica ky snob i madh!

Bruksel 10 Prill 1897 policia belge ndalon F.Konicen(fill pasi kishte themeluar gazeten 'Albania'')

Quelle est votre nationalité?

Albanais !

Où habitez vous?

Rue d'Albanie !

Quelle est votre profession ?

Rédacteur en chef d ''Albania''!

Polici duke menduar se Konica potallej e çon ne komisariat.

Anketa behej pas ambasadori i Austro-Hungarise konti von Khevenhuller kishte kerkuar shebimeve sekrete belge ,kush ishte themelusi dhe financuesi i ''Albania''

Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zëmrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë rënë për miras gruas.

1906

Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zëmrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë rënë për miras gruas.

1906

 

Ne cilin komb nuk ka ndodhur kjo ?

Mire, po pse e thu dy here? Apo jehon fjala thuaj, qe nga thellesia e shekullit XX.

Ti Brad qenke edhe me aristokrat se Konica. smiley
 

Aristokracia  eshte titull , llogjika eshte virtyt smiley

Hajde Brado, hajde, te paska bere mire flamuri gjerman. S'te kam pare asnjehere kaq te sofistikuar dhe pedant. E nxore jashte loje shoqen feeeeee.

Poet c'eshte kjo shoqja? Titull?
 

Bud'ha bradsmiley

ça buda mo,Dalai-lama ! smiley

Ke kane pare dhe marre si shembull qe vishen me fustan zhapone ?

fustan zhaponé ne maj te Tibetit, fustanella edhe ne maj te Kurveleshit smiley

smiley

Jo se Konica s'ka ditur te jete me i logjikshem, ai thjesht ka dashur te tregohet me i besueshem. smiley

Konica ishte nje cope BQ qe nuk e kishte shokun.. nje cope paraziti qe tallte menderen me parate e popullit te raskapitur shqiptar ne ato vite.. njehere prishej me zogun e njehere pajtohej kur i paguente dietat dhe i jepte lek per te jetuar ne USA. Nje matrapaz i ngjashem me mijra matrapaze qe po na thithin gjakun sot. 

Na merzitet bythen me keto tema leshi ne PPU.

..po pse e ndyn kot gojen o Gjergj ,korcaret jane "nikoqire" te mire nuk bojn si puna tate..smiley 

Gjergjo meqenese une s'e kam as farefis Konicen, cne i pergjigjesh pergjigjes sime ndaj Bradit me keto fjale aspak higjenike?

Me fal Madame se ne Bolsheviket keshtu e kemi.

Epo nuk e pengoi njeri qe ne nje paragraf te ishte edhe i logjikshem edhe i besueshem smiley

ishe me i kendshem me para... para qasjes me Dalai Lama, e kam llafin smiley

Me kalimin e oreve gjerat vijne duke u zbehur , para 10 minutave isha 10 minuta me i ri smiley

smiley

nje lloj evolucioni eshte kjo qe po te ndodh, mere me lezet smiley...s'di  c'te thom tjeter...e diele sot, I mecmi e ka  pushim 

Ashtu ...ashtu po e mor ...me lezet ....kena kalu nga filozofia ne tallava smiley

me Molin smiley... e ka zene sevdaja Emon, ka nja 2 jave keshtu si semure me qurra smiley

Mossss......smiley  smiley
 

hudhu nga tralalaja e shif vete....as karroca e dylit s'i beri dermon, vazhdon me te njejtat simptoma smiley

Une u hodha dhe i pashe por me shume s´them dot sepse nuk eshte vete prezent , kur te jete , ngacmoje smiley

deri sa te vije Emo do kem harruar, cfare eshte thene smiley

Une tani noj llaf te mire per ty edhe mund ti them por me shume ....... smiley

evolucioni eshte semundje ngjitese smiley

Mbase edhe eshte .

Pse aristokrat ishte Konica ?

Faik Bej Konica.

Aga domethene

sa kam kuptuar ketej nga ju fjala   ''aristokrat ''nenkupton lux-in ,

a nuk do te ishte me e rruges qe titulli i temes te ishte, Portreti i nje snobi ..

mundesia e shfrytezimit te lux-it dhe imitimi i jetes se nje aristokrati te mirefillte quhet snobizem .

hajde aristokraci hajde ( !!) i ha luleshtrydhet si ha luleshtrydhet , i urrej gervishtjet e xhilperes se manjetofonit ,se urrej eren e kafes ne xhevzen e furnelles se Amerikes , e urrej eren e cigaretos , e dua eren e puros ? Dhe per cudi gjithe truri i peshkut ketu, fascionohet pas ketyre brockullave ...

 

p.s. ashtu te keqen Gjergji _N , bir agai ishte Konica,  bir agai  qe ne femjerine  e tij perderisa ai bridhte fushave dhe kodrave te vendlindjes me opinga ,moshataret e tij aristokrat te mirefillte  kishin kepuce exra per cricket  e exra golf , kishin se paku 2 dado dhe 3 zysha personale per edukim .Por qe nje dite e deshti fati qe dhe Konica i madhe me leket e fshatareve te vegjel grumulluar dhe financuar  nga zogu i Madhe persosi ne imitim  jeten e aristokrateve (  sidomos , shqisen te nuhatjes , sa kuptova)

Shiko te duartrokas per pjesen e pare te shkrimit po te dyten se mora vesh.

shiko ,

aristrokracia trashigohet dhe edukohet ne brezni gjaku ,

Une vetem te japa nje shembull (ironie ) te nje  pasqyre te shkurter paralel per  kohen mes dallimit te nje femirije aristokrati te vertet dhe nje femije te zakonshem qe ne rrite e siper fati e sjell te behet snob.

Epo kemi koncepte te ndryshme te aristokracise.,,ky i yti per mua bie ne konflikt me ate qe the me lart. Per mua nuk eshte pune gjaku.

Dafni baby, aristokra nuk nenkupton luksin, por gjakun blu. Gjak Blu, Dafni.

Gjakun mavi thuaj.. gjakun e Rilindjessmiley

Ngjyra e Rilindjes është purpur. Ngjyra imperiale e Bizantit. 

Thua ta kete zgjedhur per Bizantin Ramasmiley

he mo poet , shyqyr qe fole nje here menqur .

mos me trego mua, thuaju te juajve  perreth ...

Nuk e di pse me boni pershtypje por ndoshta ngaqe e ka thene poeti qe njihet per linjen e forte . " Dafni baby"

smileysmiley

..dhe une u ngallezeva , bile bile  Brand ,dhe faqkat me morren ngjyre te perpurt.

Ndoshta qe me eshte komplimenti i vetem qe me erdh ketej.Ani nga der Poeti

 

Dafne, ti vertet s'e di qe familjet e medha latifondisde dhe industrialiste ne Shqiperi kishin dado per femijet (disa madje te huaja) dhe kur vinte koha per shkolle i "degdisnin" neper shkolla te huaja ne Evrope? Apo vec golfi = aristokrat? Nuk mendon qe per kushtet e Shqiperise mund te quhen aristokrate?

hahaha oh çme shkrine duke qeshur bashkeatdhetaret e mi qe duan ti shofin te gjithe perfshire edhe Konicen si no-global

pa konitzen, kombi shqiptar do ishte me nje dandy me pak, kur edhe ashtu ata ishin aq te paket.

dandy tjeter qe une di ishte enver hoxha.

te tjeret qene ca gerxho jelekesh prej leshi apo qillotash shajaku me pushtet.

Enveri nuk hyn ne kategorine dandy sepse Enverit nuk i pelqente kultura persa i perket elegances  jam dakort Enveri kishte shume shije ne veshje nuk mund te them qe Enverit i pelqente jeta lluksoze sepse per pushtetin qe kishte nuk ka bere ndonje jeje kushedi se sa lluksoze

per hir te pushtetit izoloi veten e tij dhe te te gjitheve. ndenji i mbyllur ne bllok gjithe jeten. bllok-vlore-pogradec. that's all. dhe kultura i pelqente, gjithe diten me liber ne dore.

mendoj se kultura pak a shume i pelqen te gjitheve por nuk do te thote qe te rrish gjithe diten duke lexuar e te jesh me kulture

kultura nuk eshte eter. po lexove do nxesh, pra ke kulture. kultura nga leximi vjen, s'vjen nga qielli.

po çfare lexonte moj aman se neve shqiptareve na e nxiu jeten

pushteti eshte gjeja me eksituese ne bote, ja vec per ate pushtet e beri.

pushteti me çdo kusht edhe duke shkelur eshe duke vrare edhe duke varferuar popullin tend hajde kulture hajde

te gjithe pushtetin sovjeteve!

Nuk e dija qe Faiku ishte Gay...

Cfare s'meson njeriu ne Peshk...

.

Ky aristokrati se c'ka nja njolla ne kostum. E para, bashke me te tjere i doli kunder Ismail Qemalit, dhe e dyta, qe mban dhe era ... ishte i vetmi qe doli kunder Luftes se Vlores, bile beri marrveshje me taljant tu falej Sazani, nje pjese e Karaburunit dhe baze detare ne Vlore...

eh, pothuajese te gjithe aristokratet tane ishin njesoj. s'u katandis kot shqiperia si mos me keq. ja nga keta mostra qe e shikonin vec si ciflik. te kishin qene tamam ata, s'do kishte mbetur ne kete derexhe.

Ndersa une jam e sigurte ne fakt qe e keqja jone si komb vjen nga ngushtesia e mendjes dhe e shpritit te cilen shpesh e quajme si kriter te vyer te individualitetit. Nuk e di se me c'guxim hidhen poshte figura te shquara te levizjes kombetare e intelektuale nga ca ketu, aq me teper duke ditur se figura te tilla ne i numerojme me gishtat e dores. 

E pranoj qe eshte hera e pare qe lexoj per Konicen si "tradhetar te kombit" qe paskerka bere pazare ne kurriz te memedheut. Nga vijne keto fakte?! A jane vertete te tilla? Por me e rendesishmja, vertete Konicen kemi gjetur ti bejme gjyq qe ka 70 e kusur vite qe tretet ne dhe? Edhe sikur (mos o Zot) te na kish shitur Sazanin, nuk besoj se kjo njolle do ishte me keq se e shume politikaneve dhe figurave te ndritshme kombetae te vendeve te tjera. Po ne kete kemi si popull: jemi aq cinike dhe te ngurte brenda sa edhe ata dy figura qe kemi bejme cmos qe t'i perulim dhe t'i perdhosim. Kete tendence e verej me keqardhje prej vitesh edhe tek diskutimet qe mbahen tek ppu. 

 

 

degjo, ti japim konices ate qe i takon. konica eshte nje figure komplekse me te mirat dhe te ligat e tij. s'ka nevoje konica per avokaturen tende se askush s'po thote genjeshtra ketu.

shtresa e larte shqiptare s'ka qene kurre ne nivelin qe duhej te ishte. rezultati e tregon kete, s'ka nevoje per fjale te medha. kur kjo shtrese s'arriti te nxirrte ne selamet nje zgeq vend me 700-800 mije banore, vuri vizen. e shikonin shqiperine vec si ciflig qe ta vilnin.

 konica eshte nje figure komplekse me te mirat dhe te ligat e tij

Qe Konica, ashtu si cdo individ tjeter pa dallim intelektualo-klasor, eshte figure komplekse kete as qe nuk e ve ne dyshim. Ajo qe dua te theksoj une jane keto:

1. Kur flitet per persona te kalibrit te Konices, duke marre parasysh jo vetem kontributin real (qe eshte padiskutueshmerisht i madh dhe me vlere) qe keta individe percojne  por edhe ate imagjonaro-kombetar, duhet patur shume kujdes. Kujdes ne rradhe te pare te menyres sesi zgjedhim te flasim per ta. Keto zgjedhje duhen bazuar tek vendi dhe koha ne te cilen personazhe si Konica hyjne ne debat. Konica mund te jete figure me te mirat e me te keqiat e veta, por sa me vlere eshte per shqiparet qe te fokusohemi tek te keqijat e tij (per te cilat ju ende nuk me bindet qe ekzistojne)? 

Ky eshte debat publik. Eshte e vertete qe shume anetare ketu jane intelektuale dhe te "kenduar" dhe per kete eshte kensqesi qe te lexosh debate te argumentuara mire ne tema te ndjeshme. Megjithate fakti qe keto debate jane te hapura per nje shtrese te madhe te popullsise nuk duhet neperkembur. Debatet e ndjeshme edhe neper qarqet akademike behen midis nje elite individesh. Profesoret neper universitete nuk flasin per figura te caktuara pa doreza me studentete e viteve te para pikerisht sepse dyshojne se  keta studente jane ne gjendje te kuptojne nderlikime te tilla. Ju personlisht zgjodhet te denigroni Konicen ne nje forum publik. Per me teper une nuk kuptoj mllefin qe keni ndaj ketij personazhi qe s'besoj as ta keni njohur personalisht. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).