Arrestohet shefi i kirurgjise se Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ne kryeqytet. Lajmi behet i ditur nga policia e Tiranes, e cila sqaron se arrestimi eshte bere pas një hetimi një mujor, në kuadër të Operacionit policor “Skaner 2013”.

“Ne flagrance u arretsuan shtetasit, Ilir Broqaj, vjeç 41, me detyrë shef i sektorit të kirurgjisë pranë Q.S.U.T-së, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ne pranga u vu edhe shtetasi Arben Doda, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”-njofton policia. 

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish punonjës i sigurimit të Q.S.U.T-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

23 Komente

Ja nje vend i ri pune per doktoret qe do te kthehen nga jashte ne Shqiperi.

Di gje njeri se sa shpejt do te arrestohen doktoret e tjere?

Sic e ka thene edhe xhaxhi enver, doktorat jane sherbertore te popullit, prandaj arrestimi i sherbetoreve eshte shume i drejte, ne menyre qe te punesojme sherbetoret e ardhur nga jashte.

Korrupsioni ne spitalet  publike eshte pothuajse i barabarte me ate  ne drejtesi. me nje ndryshim te vogel;Keteu e paguajne haraçin... vetem shtresat nevojtare.Gjitheata qe kane pare, nuk vene ne keto spitale te perçudnuara

Duke ditur se bakshishet jane mese normale per shumicen e doktorve,  del pyetja si zgjidhen keta qe arestohen.

"zgjedhje e rastesishme me zevendesim" smiley

ps. perdoret per nje gje qe quhet bootstrapping. smiley

 

Une kam qene dhe jam shume kritik ndaj qeverise Rama.

Ama po e vazhdoi me seriozitet luften kunder korrupsionit ne shendetesi, duke i futur ne burg maskarenjte qe marrin rryshfete per shendetin dhe jeten e njereze, ja "harroj" Rames shume te pabera te ketyre muajve dhe me te vertete i heq kapelen! 

Ishalla!

Qineshtadhjete milek? 

Tsk, tsk, tsk. 

P.s 

kjo shqipja e facebookut qenka shume "addictive". 

Flm J.T. smiley

 Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”-njofton policia. 

epo Broqaj u more vesh qe dilka i pafajshem qe tek formulimi i akuzes se bashkepunetorit te tij

sikur me kene rezonance mer. Mos ka nanje gabim

Hallall !

Ne spitale ka korrupsion te madh! Ky eshte vetem nje pike uji ne oqeanin korruptiv te spitaleve! Duhet reforma te thella ne spitale! Spitalet jane skandaloze, Edi Rama ka bere shume foto per spitalet dhe per gjendjen e keqe te tyre, para zgjedhjeve! Keto arrestime, nuk jane te mjaftueshme! Duhet te demokratizohen spitalet! te meren parasysh ankesat publike, dhe te punonjesve qe jane me 100 ra! 

sigurohen njehere burgjet se po dalin kriminelet nen dijenine e plote te qeverise. Mbahet pergjegjesi per ate qe ndodhi, jep doreheqjen te pakten njeri nga ministrat. pike.

leqe leje fare se ai vend po perjeton groteskun me kete qeveri diletantesh.

Po te jete per arrestim , bluzat e bardha qe kane rrjep miletin keto 20 e ca vitet e fundit duhen ngjyer me te zeze dhe digjen ne turren e druve , te hiqen nga puna dhe vien ne pranga qe te gjithe qe kane ngjyer duart me korrupsion ne shkembim te jetes se shqipareve.

S'ka ndryshe, shqiptaret duhen disiplinuar se kane dale nga binaret , nje me nje

hallall arrestimi ktyre te dyve me lart

shpirtqelbtet, e rropen e shkatrruan kete milet , e degjeneruan shoqerine , jazek ju qofte e harram ju qofte parate me gjak qe i keni marre ktij populli fukara smiley

para te lyera me gjakun e popullit  do thoja ............

Nje shoku im pat nje pervoje se fundmi me QSUT, - kishte ndryshu gjendja 100%, - me tha.Pasterti e jashtezkonshme,nje pastruese ne menyre permanente sillej lulishtes perpara dhe nuk gjeje nje bisht cigareje pertoke.Sherbimi i mjekeve ne gadishmerine e kerkuar.Asnje makine s'mund te futej vec autoambulances.Biznesi i tasqebabeve dhe kafeve brenda territorit kishte marre fund.Ne cdo kat te spitalit kishte nga dy makineta per te marre kafe etj.Vazhdojne te marrin leke,por vetem pas insistimit tone kembengules,me tha.Eshte perpilu lista e gjithe atyre qe punojne neper klinika private per t'i zevendsu,kishte marre vesh neper koridore.Ne fund,meqe nuk e ka fare qef k/ministrin aktual,pas cdo fraze,shtonte. - ajo qe eshte e mire,eshte e mire,s'ke c'i thu! smiley

Asnje makine s'mund te futej vec autoambulances.

qsut me shume ngjan si parking makinash se sa si spital. Nuk e di per ca kohe flet ai shoku jot po ket jave kam shkuar te pakten 8 her. Tymi i qofteve qe te perplaset ne fytyr qe te postoblloku vazhdon akoma, pellgjet me uje anemban brenda e jashte, arroganca e infermiereve qe s'u ben dot nje pyetje, ne qiell. Mjafton te shikosh katin -1 te neurologjis tek urgjenca e re qe vjen era hale ne cdo cep, asnji tabele, udhezim. Rremuje ne te kater anet, dysheme e qelbur tavane qe pikojne. E te vjen keq se me fare pak rregull e vullnet gjendja mund te ishte e shkelqyer se ndertesa eshte moderne. Lere pastaj 1-shin, tmerr.

Per skanerin e kokes rradha te merkuren shkoi 62 dite, po nqs doje ta rregullonte ai roja-sekser i neurokirurgjise e ta bente brenda ores per 7500 lek treja. Imagjino c'vete me skanerin e gjith trupit.

 

Une s'kam qene vet(dhente Zoti s'shkoj),po te jesh i bindur qe ai shoku im,sic thashe,s'ishte i prirur fare me levdu gjendjen dhe as une s'e kam nermen me rrejt.Keshtu me tha per te "6 katshi" ke "Nen Tereza" dhe keshtu po them.Po te parkonte makine brenda territorit,me tha,hante direkt gjobe 50mije lekshe.Jashte pune tjeter,po brenda territorit, gjithe qebatore,qoftexhinj e bar-kafe jane fshire nga faqja e dheut.

Me ne fund, po fillon te levizi shteti. 

ne kohen e na,os keta qe kapeshin ne flagrance eh çhiqnin piken e zeze mo ! i katapultonin ne poste akoma me fitmiprurese smiley

kemi shtet ligjor...e thame per gjykatesit, duhen shfaros pa dallim seksi, moshe dhe origjine

akoma se keni heq kete temen mo?  po e liruan shefin e  kirurgjise  ne  B.QSUT.  ishte alarm i rreme, nuk ka korrupsion!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).