Po shikoja ca foto të dërguara rishtas nga Tirana. Pothuajse cdo burrë, me kravatë. Mor po me jelek leshi, qese të bardha plastike në dorë, duke u kthy nga tregu i perimeve të shumicës dhe kravata nyje në qafë! A është kravata pjesë e kostumit te ri popullor urban në Shqipëri?

37 Komente

e sjell varferia, kapardisjen...

Hidhe 1 foto ketu ta marrim vesh per cfare behet fjale tamam smiley

Tregon burreri... nje cilesi e rendesishme ne shoqerine shqiptare.

burreri ?!

Tregon qe je kryetar familjeje... jo femij... vetekuptohet opinion subjektiv, nuk ka baze shkencore pas kesaj.

qarte te kuptoj...keshtu si e ke shtjelluar edhe kjo qendron! 

ia ke fut si kau peles

me kravate dhe me qese plastike... hahaha u shkriva duke qesh

po kravatat e kryeministrti a i keni vene re...

ore thone qe kravata vjen, (apo eshte  ''shpikur'')  nga Kroacia.

Eshte e vertete. Britaniket e kopjuan nga kroatet dhe e perhapen pastaj.

Mire kjo , po sec ishte nje mode andej ne vere- me pantallona gjoja te shkurtra deri te gjuri po te ngushta si homo. Jam shkrire kur pashe ca ne FB. ( eshte moda thane) Meshkuj me ta shpif! Ca skandali. Alamet burrash .... Lol 

ore per ate pune,ne plazhe atje, vazhdon moda akoma me speedos..

yep, kravata dhe kostumi. hajde binde plakun qe ti heqi naaah

mendoj eshte efekt inercie e rinise se tyre, vitet 60-70

Po ashtu ka qene prej kohesh ne qytete, jo se ka hyre tani. Gjyshi im ashtu dilte deri sa vdiq. Ky hapesi i temes pale ku ka jetuar.

PF-ja ka jetuar vec ne katundin e North York-ut

kapele republika eshte pjese kostumit kombetar te shqiptareve

smiley e bukur kjo...atribut cubanez smiley...per dreq po degjoja edhe Stan Kenton's Malaguena pak me pare

 eshte fiks keshtu, mire e ka PF.nje prototip qe e kam ne observim ketej rrotull (pensionist) sa u fresku pak koha, direkt veshi kostumin , me gravate kuptohet dhe cdo dite niset ne tregun e shumices e kthehet me qese ne dore.Eshte gjithe armata e ish nenpunesve te shtetit, sidomos ish oficeret, krek, me gravate kudo. E kane kuptuar se pa gravata nuk shkohet ne Europe smiley

Po ashtu kane qene gjithnje pensionistet. Une ashtu i mbaj mend. Madje dhe me kapele republike.

Po c'keni mer me njerezit me kravate?! Leave 'em alone smiley 

i say let them be!

Kravata eshte rregullsi, korrektese, seriozitet.

Kravata eshte edhe estetik ne kombinacion, qe kerkon shije dhe natyrshmeri.

Per moshen e vjeter eshte ndihmese ne mbylljen e grykes dhe izolimin hyrjes se gjoksit prej te ftohtit. Mbulon rrudhat e pleqerise rreth qafes dhe ngre gushen e varur. Dicka si shalli rreth qafes se nje gruaje ne moshe per te mbuluar rrudhat.

Kravata kerkon pasterti dhe vetkomandim ne tavolina. Kravata tregon prejardhje qytetare, civile.

Eshte nje Peza qe erdhi nga Peqini qe mezi e mesoi kravaten ta mbante dhe pastaj mezi e mesoi trupin te qendronte rreth kravates. Ju deshten 10 vjet.

Kurse ne ketej e kemi pak me ndryshe. Kravata tregon nje status ekonomik dhe social dhe vishet gjate punes kur e ke kete status, ose ne ambjente ceremoniale tip banketesh zyrtare ose familjare. Pra te shofesh njeri duke ec ne rruge me kollare te ben vaki vetem ne oren e lunch ose kur dalin robt me kap metrone ne downtown. Perndryshe, jane gjithe kohen me veshje te lirshme sportive, pa te lidhme, vecanerisht moshat e medha qe mund te kene problem me frymemarrjen. Kuptohet, ketu perjashtohet evenimenti i blerjes se karrotave me shapka stofi tek dyqani i lagjes, ku kravata rekomandohet strongly.

"Ne ketej e kemi", thote. Le e rrit ne Kanada ky. Sa te lezecem jeni ju katnaret. Shkoni ne TR flisni tironce. Shkoni ne Vlore flisni labce. Shkoni ne Greqi, humbni "S-n". Shkoni ne Kanada, pyesin se si vishen ata andej. Vetem identitet qe s'keni. 

Eshte nje Peza qe erdhi nga Peqini qe mezi e mesoi kravaten ta mbante dhe pastaj mezi e mesoi trupin te qendronte rreth kravates. Ju deshten 10 vjet.

smiley e forte kjo

Po nuk ta ka mbajt gjyshi dhe baba, eshte e kot me majt kollare! smiley

Po jo mer ti. Nga plaku jane 6 vllezer. Kater te medhenjte kane pas pune me kollare gjithe jeten neper zyra. 2 te vegjlit kane qene me kominoshe gjithe jeten (Nothing wrong with that.) Tashti vjen xhaja i modh nga Bostoni , 91 vjec me Polo t-shirt dhe tako dy te vegjlit me kollare te kuqe ke klubi i lagjes per me honger nji pace si qemoti. Me u dhi fare. smiley

Ca ka per t'u dhi? Ai i amerikes mund te kete harruar te vishet si njeri. Pale sa vjet ka qe vishet andej pa piken e shijes. Pastaj, dhe skleroza ben punen e vet. Ti 60 vjec burre e ke harruar se si vishen pleqte ne Shqiperi, le me ai 91 vjec.

Normal...normal. Ashtu duhet te jete. Bile edhe une ka shume mundesi te jem 60 vjec tani qe po e mendoj edhe njehere. Do ta rishikoj edhe njehere kete problem.

Une kam shume respekt per ata qe edhe ne pension sot vazhdojne e vishen me kollare. Me duket shenje fisnikerie per vete. 

o PF-o....po ku keni mot per xhaketa ju anej mer.....vec strumbullar si eskimezet lol

Thu ti! Masanej ktu, cdo temperature 9 grade plus quhet pranvere dhe dalin robt me monge te shkurtra. Pa fol per gocat e reja te kolegjeve katolike qe shkojne ne shkolle me uniforme minifund ne -30 grade pa iu dridh qerpiku.

>> pa iu dridh qerpiku

po i ka ngri qerpiku mer burre, pranej s'leviz smiley

smiley

e kostumit kombetar nuk eshte, po e tradites qytetare shqiptare. shqiptare sqimetar. pytja eshte ca lloj kravate eshte ne mode?

Tregon qe jemi Europiane , dhe pse luftrat mbarten mikrobe traditash te huaja

Natyrishtqipo

Vajzat e reja, mund t’i shtojnë siluetës së tyre elemente pikante dhe ekstrevagante duke kombinuar minifundin me një kravatë të shkurtër apo të gjatë mbi këmishën serioze. Një femër e tillë është me të vërtetë e paparashikueshme në sytë e mashkullit, shkruan ladyalbania.

Pitederrit, mire qe paskemi nji reviste te tille por e paska emrin alla-pjerak, Albania jo Shqypnia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).