11 Komente

Me sa di une posta te dergon nje cope leter ne adrese dhe ti shkon te posta e terheq mallin. 

1. Sigurohu qe dyqani on line ben shipping/dergese ne Shqiperi

2. dergesa/malli vjen dhe e merr posta shqipetare, e cila menjehere mbas mbritjes te dergon nje cope pusulle me postjerin ku te thote se ne emrin tend ka mbritur nje pako nga USa psh ose Kanadaja, pra te tregon shtetin nga ku eshte nisur malli dhe ti duhet te shkosh personalisht per ta terhequr ne piken postare te caktuar. Per Tiranen eshte ne posten qendrore.

3. Per vlerat deri ne 10,000 leke te reja ose kundervleftat e tyre ne monedha te huaja nuk paguan asnje takse doganore apo tvsh, por vetem 50 leke tek sporteli i postes kur merr pakon. Ndersa per vlera me shume se 10.000 leke duhet te paguash taksen doganore nese ka per ate mall si dhe TVSH-ne ne masen 20%. Paguan edhe nje komision fiks me duket prej 2000 lekesh tek agjensia doganore. Megjithate, ne shume raste kur vlera e mallit/pakos eshte deri ne 300 USD nuk jane mbajtur taksa apo tatime. Te pakten keshtu ka qene ne kohen e sali kriminelit. Tani nuke di sepse kam kohe qe nuk kam porositur gje.

O maestro i briskut, si percaktohet vlera e pakove nga shqipautoritetet qe vendosen te taksojne apo jo gjene e postuar?

Mbi bazen e fatures qe ndodhet tek pjesa e siperme e amballazhit te mallit. Nese malli nuk ka fature e hapin ne prezence te marresit dhe pastaj e zhdoganojne me cmime te references. E kuptove?

Posta ta hap kutine kaq kollaj? Po pse s'ja kerkonte Postes rilindasi kete gje po ja kerkonte Berishes? lol

Po kane reference per cdo gje qe shitet ne bote ata? Po nqs eshte nje mall a dicka qe eshte riamballazhuar dhe derguar nga nje person (dhe jo kompani) nga jashte?

Fjalia e pare eshte jashte teme dhe keshtu jam i instruktuar per te mos u pergjigjur. Per paragrafin e dyte po te sqaroj se behet fjale per blerje online dhe cdo gje qe kam sqaruar i dedikohet vecse asaj.

smiley

E kisha seriozisht pjetjen bre, se thashe se mos ke pervoje per kete, pertej blerjeve direkte online. P.sh. nese une te dergoj ty nje pako, do ta hape posta, si do vleresoje mallin nese une psh. e bleva dicka ne Amazon, e riamballazhova dhe ta nisa me poste? Apo s'hapen keto pako dhe hapen vetem ato qe vine direkt nga kompani qe bejne shitje?

Ore, po nqs ta nisin pakon me DHL/Fedex/UPS, prape tek posta qendrore ne Tirane duhet marre pako apo ta sjellin te shtepija?

Si funksionon kjo puna e doganes? Po nqs nuk ka vlere te shkruar lart, e hapin dhe ja vejne vleren vete? smiley

une e di qe Ebay nuk ben dergesa ne Shqiperi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).