Këtu mund të postoni emocionet e çastit, mllefet, citate, krizat a çfarë të ju thotë mendja e që nuk do të mund ta postonit në tema të caktuara, pasi nuk do të kishte lidhje me ato apo për mungesë vendi.

Ju lutemi (I) të tregoheni të vetëpërmbajtur e të kursyer përsa u përket fjalëve të ndyra dhe fyerjeve personale ndaj antarëve të nderuar të Peshkut pa ujë, pasi administratorët edhe kështu janë të ngarkuar shumë. Ky, siç dihet, është një forum i hapur ku mund të hyjë kushdo, ndaj mos e lini veten të bëheni pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjet.

Ju lutemi (II) për artikujt që vendosni të mjaftoheni vetëm me një paragraf ose dy dhe linkun përkatës.

Pa censure - 62

297 Komente

Cuban cigars coming soon at the store near you? 

President Barack Obama has shaken hands with Cuban President Raul Castro at a memorial service for former South African President Nelson Mandela ... The U.S. and Cuba have recently taken small steps toward rapprochement, raising hopes the two nations could be on the verge of a breakthrough in relations. But skeptics caution that the two countries have shown signs of a thaw in the past, only to fall back into old recriminations.

hajt mo, na falet...smiley
 

vetem per Casablanca-n po smiley

ps.: here is looking at you, kid

Shume antiamerikan ky Obama, do thoshte ndonje verdalle. smiley

ne nje vend me 300. milion rracista u zgjodh nje president i ZI smiley

kerkohet specialist IT

Nelson Mandela death: Sheriff defies Obama by refusing to lower flag in honour of late South African leader

Rick Clark, sheriff in Pickens County, South Carolina, said he believed lowering the Stars and Stripes to half-staff was a tribute that should be reserved for US citizens.

The move defied an order from Obama to lower all flags in memory of the late South African  leader smiley

 

Po me pelqeka faqja e re e revistes Klan, keshtu ne pergjithesi (eshte me e nagivueshme interneterisht, por mungon nje link qe tregon vetem artikujt e nr te fundit), jo vec per seksionin e karikaturave qe kane shtuar:

Kjo e kishte titulllin "Mes ngjales dhe Ngjeles" lol 

Kjo tjetra qenka pa titull, por burimet diplomatike te Peshkut thane se titullohet shkurtimisht "Do ti kerkojme armet kimike Kryetar, po do bredhem neper bunkeret e Sirise si kecat pas ciceve te dhise dhe s'kemi per ti gjetur".

 

Shih si po perhapet ngjalizmi me shpejtesi neper bote. Ja psh Xhillian Andersonja e X-Files, duke bere fushate per mbrojtjen e peshqve (pa dallim ngjyre partiake).

Nen driten e kesaj, kot i bie ne qafe Gjirit te Lalzit ti per mendimin tim.smiley

Speaking of Revista Klan, Virgjil Muci duket se eshte perpjekur per te shjelluar pyetjen:

- Per cfare ka me shume nevoje publiku shqiptar (ne media), per intelektuale apo specialiste?

A thua ta kete hasur idene tek komentet e peshkspecialisteve? smiley

Sikur ishin dhe specialiste te midhjes, apo simbas stines?

True, mgjths eshte ne fakt nevoja per specialistet e te vertetes qe saboton lubonjemllefin e peshkmidhisteve te paraqitur si argument antigjithologjist.

Plus qe, kjo fjalia me lart qenka shume e kompresuar keshtu sic e kam shkruar lol

~~Dimër

Lasgush Poradeci

Shpirti im që sot y mbyll
Dhe gëzimin m'a përzuri,
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.

Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar,
Dyke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar.

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa më qit as pipëlim
Tërë fili, tërë jeta.

Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë të ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

 

 

Ne fushat dimerore

Debora e thinjur perulet
si bard plak mbi telat e mpire;
Tutje fushes telat trishtohen
per sa ndarje qe mbartin ne hapesire.

Ti ke qene ne keto fusha me mua,
ke kpute lule buze udhe dikur;
Dua t'i zbuloj gjithe fushat nga debora
te me kujtohesh ti
me lule nder duar.

Do me kujtohet dhe kenga e vjeter
qe kendova per ty
ketu nje nate;
Ja, debora e thinjur po u bie
si bard plak, telave te gjate...

Frederik Rreshpja

11 mio klikime per portretin freeman

mendafshi ne rradhe te pare tregon rehatllek me veten...

e,kur don me u mahnit,mahnitet ky,po,ka i pa rezultatet? smiley

Faleminderit z. Fyle!

ne balline them une...

Keta nuk duan ta lene shtetin te bjeri!!!!! smiley Me ngelen ato ne magazine!!!!

Ty mire te te bohet! Pse nuk i rujte faturat? Paguj tashti dhe per magazinimin!

P.s. po edhe kto te BE, kaq ashiqare?

Cer te rujsha mer? Me thane per bese, do ta hudhim shtetin, do vime ti marrim!!!!

Kur erdhen moren shapkat edhe benevreqet, cfare te thane? 

Thane nuk kemi breke ne bithe, bej sevap... shabllon retorika antikomunsite pastaj....

Shumë revista franceze kanë komentuar me vlerësime maksimale interpretimin e Ermonelës në rolin e Julias. Ky rol është një sfidë që rrallë artistë guxojnë ta pranojnë e realizojnë të plotë, pasi këngëtarja kryesore duhet të këndojë në 4 regjistra: koloraturë, soprano lirike, dramatike dhe mezzosoprano. Opera kishte 160 vjet pa u vënë në skenë në Francë, ndërsa në Itali e fundit që e ka kënduar ka qenë Maria Kallas, madje me shumë prerje të rolit.
E futur tashmë në kategorinë “Zërat e Mëdhenj” të revistave franceze, veçanërisht revista “Tutti magazine”, i kushton një intervistë të gjatë, duke e konsideruar Ermonela Jahon jo vetëm këngëtare, por “artiste të madhe”.

Pashë atë Grida Dumën tek emisioni i pardjeshëm i Fevzos. Meeeh... femra e rradhës to detest, nga pëdëhi parësisht, por edhe më gjerë tek e djathta. 

Po çfarë i bën këto të jesh kaq repulsiv ndaj tyre, vras mendjen. Histeria? An oversized clitoris, maybe? Tek kjo pikë e fundit, duhet investiguar ca.

 

Ndoshta nga fakti qe eshte e djathte?

Diferenca mes te djathteve dhe te majteve:

Te djathtet: qelbesira qe i bejne idiotsirat me trimeri dhe haptazi.

Te majtet: qelbesira qe i bejne idiotsirat mbas shpine.

 

 

ia vlen te merresh me politike? smiley

Jo jo por me beri pershtypje opinioni i nemesisit dhe doja t'i shpjegoja qe nuk ka shume diferenca mes idioteve.

tani nese do hiqje dore edhe nga komponenti personal i fjalise (idiote), do ishte mire. kjo s'ka te beje me lupen, sa me padrejtesine qe mund t'u behet njerezve. sepse njerezit mund te ndryshojne e te heqin dore nga idiotesia. keshtu, me paster do ishte:

"...doja t'i shpjegoja qe nuk ka shume diferenca mes njerezve qe bejne te njejten idiotesi."

Me vjen keq filanfistek por perzgjedhja ime e formes shumes te asaj fjale ishte me qellim, sepse keto kane bere nga me te ndryshmet. Problemi qendron tek fakti qe e kam shkruar me vrull, me korrekte do ishte:

"doja t'i shpjegoja qe nuk ka shume diferenca  mes politikaneve idiote." 

 

smiley

drejtshkrimi e sintaksa nuk luan rol fare per mua sepse mbeten forme. permbajtja eshte me e rendesishme. ne ate fjali ti kishe lejuar ofendimin qe mund t'a anashkaloje me shembullin qe te dhashe me lart. (kur ofendon nuk le pershtypje te mire pergjithesisht) por tani qe po e rilexoj po them se me mire akoma do ishte:

"doja t'i shpjegoja qe nuk ka shume diferenca  mes politikaneve." 

smiley

por qe meritojne epitetin e lartpermendur, jemi dakord, apo jo?

politika eshte idiotesi. politikanet jane njerez, qe nese i quan idiote, u heq mundesine per te lene pas dore idiotesine. smiley

Si t'i lavderoja, si t'i shaja, ato do vazhdonin ne rrugen e (ç-)drejte te tyre. Politika nuk eshte idiotsi "per se," por thjeshte nje term qe do te thote: "i lidhur me qytetaret." Jane qeveritaret qe kane abuzuar me poziten e tyre.

ti kujton se nje njeri apo nje grup njerezish jane ne gjendje te perfaqesojne plotesisht te gjithe popullin? une them: jo.  ketu qendron idiotesia "per se" e politikes. nese populli do vendoste vete e do i realizonte vete vendimet e tij a do egzistonte termi "politike"? smiley

Populli perzgjedh qeveritare per te qeverisur vendin ku jeton. Ne shoqeri me te zhvilluara se e jona, populli edhe vetorganizohet ne shoqata joqeveritare qe mbrojne dhe lobojne per interesat e nje grupi apo te disa individeve. 

Nuk ekziston nje menyre perfekte qeverisjeje, por ka gjithmone mundesi per t'u permiresuar. Ne rastin tone, dhe per fatin tone te keq, ka shume per t'u permiresuar.

 

femra e rradhës to detest,

Ej pse mashklla( tm Emigrant) to detest nuk ka fare? smiley

Femra gjithmone shihet me lupe.

ky thjesht po mundohet me justifiku preferencat seksuale ne ket rast. Po dihet botrisht qe asnji ktu ne ppu nuk paragjykon kshuqe nuk e kuptoj tendencen e ktij per t'u masku nen vellon politike

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/273...

 

Shqipëria fyhet në Wikipedia: "Vend i marrë e me ciganë"! 

 

Një autor i panjohur i faqes së popullarizuar të enciklopedisë online Wikipedia në versionin gjerman ka shkruar fjalë fyese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
 
Është e habitshme se ky “kontribut” fyes dhe racist ka qëndruar një ditë të tërë në Wikipedia dhe madje mund të gjendet edhe më tutje po u kërkua me makinën kërkuese Google.
 
Përgjegjësit e wikipedias dhe të google-s distancohen dhe thonë se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodhte me dijeninë e tyre.

 

Më saktësisht, në faqen e Wikipedias mbi Shqipërinë në gjuhën gjermane, që në fjalinë e parë  mund të lexoheshin “epitete” të tilla si ”Shqipëria është një vend i marrë me ciganë”.
 
Kjo fjali me përmbajtje fyese është vënë online të hënën rreth orës 17:00. Vetëm të martën pasdite ajo është zhdukur nga faqja Wikipedia, por ndërkohë ajo mund të gjendej edhe më vonë në Google.
 
Autori nuk ka lënë emër shfrytëzuesi por vetëm një adresë IP, shkruan fokus.de, e cituar nga albinfo.ch.
 
“Është gjë e keqe” është shprehur një zëdhënëse e organizatës Wikimedia që operon me Wikipedian. Por ajo nuk mund të sqarojë se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë.
 
“Secili mund të shkruajë në Wikipedia. Por para se ndryshimet të publikohen, ato rishikohen nga një ose më shumë vullnetarë”, ka thënë ajo. Duke shtuar se diçka e tillë sikur kjo me fyerjet për Shqipërinë, “me sa di ajo” nuk ka ndodhur kurrë më parë.

From macro-photographer Alexey Kljatov, these photos capture snowflakes on a glass surface back-lit by LED light, or in natural light using dark, woolen fabrics for backgrounds.

.. Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë shpenzuam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë dhe të adoptojmë një plan të ri, por Mehmeti, i influencuar edhe nga komandantët e tij të batalioneve, refuzoi dhe tërhoqi batalionin në Vithkuq.
Ishin 700 partizanë të mirarmatosur dhe trajnuar, të cilët u intimiduan dhe u frikësuan nga 20 gjermanë.

http://www.panorama.com.al/2013/12/08/br...

 

      23 vjetori i themelimit të PD, Berisha: Demokratët të ngrihen fuqishëm kundër regjimit të neobllokmenëve që po zëvendësojnë shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik

“Te dashur miq, nje grup studentesh me ne krye liderin e levizjes studentore Azem Hajdari, intelektuale dhe punonjes te Tiranes, themeluan ne me 11 dhjetor te vitit 1990 Partine e pare opozitare te vertete ne historine e Shqiperise. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe te drejtave njerezore, tregut te lire, interesit kombetar dhe integrimit euroatlantik dhe europian te Shqiperise. Ne 23 vite ajo ja doli te perbyse me voten e lire diktaturen hoxhiste, te garantoje lirite dhe te drejtat njerezore, te ndertoje në Shqiperi ekonomine e tregut te lire, e cila eshte nga me te paktat qe i rezistoi krizes. Partia Demokratike mbrojti me vendosmeri ceshtjen kombetare, sot Kosova eshte e lire dhe e pavarur dhe shqiptaret jetojne te lire kudo qe jane. PD ne keto vite u deshmua lokomotive e integrimit. Ajo anetarsoi Shqiperine ne KE, ne NATO, garantoi levizjen e lire dhe mori dy vite me rradhe rekomandimin per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi dhe po e bllokon Edi Rama. Ky 23 vjetor fton demokratet te ngrihen fuqishem kunder regjimit te neobllokmenve qe po zevendesojne shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik. Gezuar diten e themelimit te PD dhe pluralizmit politik ne Shqiperi! Nder perjete atyre qe themeluan PD! Gezuar! S.B.

Ajo anetarsoi Shqiperine ne KE ne NATO...

Vertet si mund te antarsoi Shqiperine ne Nato KE, nje Parti?!! Vetem nje Parti ?!! smiley Vetem ne Shqiperi ndodhin keto! Mos e beso po deshe! smiley Humor i gjalle! 

 

Studimi i preferencave mashkull vs femer per fytyren nenvizoi faktin qe duhen me shume studime per pjeset e tjera te trupit, pas te cilave studime Pjeri do benje nje peshkanalize per keto preferenca, deri n'pleqeri qysh nga adoleshenca.

......Spiropali padit paraardhësin e vet.

....entuzjastet po gabohen deklaroj Av. Ngjela.Denoncimi nuk eshte asgje,sepse akuzen e ngre vetem prokurori.Kush ju tha te gezoheni apo shpresoni para kohe?Prokurori eshte i emerum nga Berisha.Kaq naive nuk duhet te jene entuzjastet. smileysmiley

..kjo pune zgjidhet vetem po te bohem une Prokuror i Pergjithshem dhe ajo shoqja jeme kryesekretare smiley

Kapo po citove Ngjelen, citoje tamam.... ku e ka idene! Ai thote: Qe te vene keta ne burg , me ne krye Salihun , maxhoranca te heqe Prokurorin e pergjithshem, qe une ja kundershtoj...Pra ai eshte teper i prere per kete.Sepaku gjer dje ne dreke..

...citimin pa asnje ndryshim e ke toidhjo tek gazeta komuniste Tema  smiley

Eshte vone se do e merrja tani.Por me beso se ai eshte absolutisht qe tu shkohet ne fund kalkzimeve penale.Nuk ka besim tek Adriatiku dhe Nishani.Ata te dy duhen hequr urgjentisht thote.( gabim e ka por ka koken e tij....) Ne menyre qe te shifet qarte vullneti dhe serioziteti kesaj maxhorance.Nuk beson se mund te qullosi gje....Naco.Dhe dihet perse ...

te ishte ber Ngjela min i drejtesise mase do kullandrisnin nonje gje, por me keta hamullor qe kan ne qeverri,kot me shpresue ! smiley

Kam qene e jam me mendimin tend...po ku le Iliri

Pa dale një çikë, se po bëhet lëmsh situata. Deri tani janë çuar padi në prokurori nga ana e qeverisë, për dy-tre zyrtarë të lartë, të ish-qeverisë. Shumë shpejt, thotë Eduart Shalsi, këto akuza do shtohen. Mund të bëhen 10 zyrtarët e akuzuar?

Tani, po thotë Kapo(ta), çështja kalon nga duart e Llallës. Ky Llalla do marrë përgjegjësinë përsipër që t'i lirojë nga akuza, këta të 10 të akuzuarit? Vërtet? Po me çfarë kostoje? 

Se mirë të lirosh një e dy, po që të 10 akuzat, do shkojnë kot? Nuk i keni bërë mirë llogaritë, dhe vërtet që "s'keni parë gjë akoma". Nëse kjo punë zvarritet kështu, për të katër vitet e ardhshme, e majta hyn në zgjedhjet e rradhës me një kauzë morale për të bërë drejtësi ndër këta kopukët e akuzuar. Kështu që, faji duhet të shkojë tek i zoti.

 

ça u be me Gjiken, e ben kurban apo jo?

 

Heretik:

E njoh, i kam lexu disa libra. Shume bukur.

Per idene e tempullit ateist universal nuk ja meshtes shume (megjithse Vatikani ja ka meshtet, shyqyr njoni ateist qe nuk do me na zhduk), tempull ateist eshte contradictio in adgectio. Pastej sikur kemi nje çike si teper tempuj.

Per mu eshte vetem djale i mire.

Shumë gjëra që thotë, mua më duken ok. Kapërcimi prej besimit (dogmës) në kulturë psh, por mbi të gjitha aspektet dekontruktiviste të para në këndvështrim pozitiv që ia atribuon fesë. 

Po më pas, çfarë ka më pas? 

 

Po më pas, çfarë ka më pas? 

Me pas kujt? Alenit?

du mendim serioz per Alenin, jo "eshte cun i mire"

Lum si ata qe do te na e vjedhin

Seç u thye nje degë qarri,
o Stamboll të rëntë zjarri,
pa të djegtë anembanë,
na more djemtë nizamë...
O dovlet, more dovlet,
vit për vit po na thërret,
shkronjë e djallit na u qep.
Na u qep shkronjë e djallit,
na sosi farën e djalit.

(populli, laberi)

Grekët e vegjël të Shqipërisë: http://www.youtube.com/watch?v=e1n5ACB32ak

një dokumentar i para një muaji, kryesisht për fëmijë të lindur në Greqi, nga prindër shqiptarë. Gazetari grek Stavros Theodorakis vjen dhe i interviston pas mërgimit të dytë të prindërve të tyre, kësaj rradhe nga Greqia në Tiranë. 

FANTASTIK. smiley

 

Shpesh harrohet se sa shume rendesi ka te qenit femer nga shoqeria. Eshte nje zemer qe rreh jasht trupit rreth njerezve qe do, eshte nje perendi ne toke, eshte magji natyrale, eshte ushqim , eshte jete, eshte FUQIA qe realizon gjithcka aty kur shoqeria mendon se cdo gje ka mbaru

Respekt

Old) Albanian Living legacy of a dead language (?)

e mer mire, se dhe ke ne policet i bine te kuqe-zezes ke lojrat e fatit te mehalles smiley

Adorable smiley

A couple of months ago, Prague coffee shop (restaurant) owner, Mr. Ondrej Kobza, put several used pianos at public places in downtown Prague "so that passing by can play them if they feel like."

Dream city! Sa sweet polici duke luajtur River flows in you.

Italia ve ne dispozicion nje port te sajin per shkaterimin e armeve kimike siriane. Konfirmimi erdhi para nje ore nga Ministrja Bonino.

Oh shit! Ato prape ne Shqipni do i sjellin.

smiley

Nejse, qe te qetesohesh. Italianet kane kriju mundesi portuale per anijet dhe kalimin e ngarkeses ne anijet amerikane. Shkaterrimi do behet diku tjeter

Po dakord smiley

Peshq mos harroni te blini bileta, ndoshta njeri prej nesh mund te jete fituesi (ishalla jam vete) smiley

Mega Millions prize passes half a billion..smiley

 

Plan me te mire pensioni nuk gje!!!!

Investo pra duke blere bileta, investo per pensionin, investo per te ardhmen, investo per kalamajte e tu, per kalamajte e kalamajve dhe per gjithe fisin! smiley

investo andej e kendej , me po ca me jetu atehere  me morra se leka ska mo  smiley

Po ti fitosh aq dollare ka dhe tepron per te tere..smiley

po ti fitosh po ke te drejte , po nderkohe ?? smiley

Me jep 5 numra nga 1-75 dhe nje numer per mega ball se do shkoj te ble disa tiketa por nje do e ble per ty..

1-12-28-68-69

Me jep nje numer per mega ball..12 ishte mega ball javen e pare te cilen e kapa dhe fitova nje dollare smiley

45

nga 1-15

sa te veshtire jeni me aman... 13 praa smiley

Tjetra te paguan ticketen ti ankohesh se zgjedh numrat..smiley

Pac fat atehere! smiley

hajt per hajer te dy paleve smiley u mbledhshim ne gezime smiley

...po ti mos kujto qe do te japi naj gjo po fitoi, se keta te junajtitstejts jane lekistaegoista smiley ...

Na marrsh dollarat neve te junajtitstejst ti EH se jemi si shpirta thote njoni ketu (e di vete ti kush e thote) smiley

Une thashe fjalen e burrit qe do i ndaj gjysem per gjysem vetem te fitojme..ty psh do te japim nje million qe te ndryshosh opinion per ne ketej smiley

jo nga ato te miat eee smiley

smiley
 Mos u bej kurrnace se nuk na ecen pastaj..smiley

Ketej nga une ka bore por une ne kembe do iki do caj boren me cizme dhe do i ble tiketat..O Zot na ndihmo!smileyray

aman shko se cizmet po ti blej une smiley

Mos u harxho se nuk u bie radha qe ti vesh te gjitha nga ato qe kam blere vete smiley

keto jane cizmet e llotarise cizmet e fatit , ato tjerat i ke per hall smiley

Qofshin per hajer, nuk po ta prish zemren..smiley

ceno, nuk i do cizmet e tuja ajo ere, se e shef ca egoje ka...do vetem te vetat...
te paralajmerova, do ta fusi.....
edhe me pjesen tate do iki te haj Trilece me Bradin ne Abudabi smiley

ketu ka tradhti burra smiley

...kur ta shofesh me flamur te Seychelles, imagjinoje me cizme llastiku dhe me bikini...aty do thush : pse i dhash numrat e mi katiles smiley

Ketlina, shif hidhi dhe pak krip se mos thy postjeri qafen edhe te hedh ne gjyq, e te merr leket e Cenit

si ka qen ajo konga me kepuce te reja? smiley

Ps: Ti rrofsh qe i jep dum, se mu vetem sa me kujtohen mjegullisht. smiley

....kepucet e kuqe moj burbuqe ? smiley

Javash ti moj javash une nuk doja te harxhohej, por tani do i marr se nuk me shkon kurre mendja t'ia fus shoqes/mikut..smiley

Trilece kam gjetur ketu dhe me pikellim them qe nuk me pelqeu..smiley

...ske provu ate te Bradit....ai e ble me te mire...me te lire  smiley

hahahaha po trilece buke e qumesht eshte smiley ca prite ti te jete smiley

lere lere se zhgenjim me te madh nuk kam pesuar ne jete..smiley

Mua me kishin thene qe ishte e embel, por as e embel nuk mu duk!

sa per trilece ti te kishte ngrene ate qe behet ''me oriz qumesht e sheqer '', ( se sme vjen emri tani)  apo nuk te ngroh tani para se te shkosh te blesh llotarine smiley

'me oriz qumesht e sheqer

Sultjash?

ashtu me duket e ka...

brravo per dalje me delikatese ketlina... refuzimi funi funit eshte liri... smiley

Kjo liria na i hengri shpirtin..smiley

...ske provu ate te Bradit

smiley

U bere xheloze ti  gjemb qe Eh e ka provuar? smiley

....jooooo snuk gjeloze Gjembi, sepse ne te evrops, nuk kemi probleme ti ndajme gjerat smiley gjembi eshte e mirpritur....por te marri lugen me vete se timen nuk ja jap smiley

Apo nuk e ka Gjembi lugen te lare me flori smiley

Sta ka fajin Trilecja , fajin e ke vete sepse nuk ke blere trilece por pershesh me qumesht.

Trilece thoshte ajo une biles me gezim te madh nuk pyeta fare sa ishte cmimi thashe me ne fund do e provoj..kur duke e ngrene thoja me vete..te befsha trilece brad smiley Genjeshtar! smiley

kerkoji damshperblim , kushedi sa bileta llotarie kishe ble me to smiley

Nuk hahet Trilecja ne te njejten kohe qe ti mendon per Bradin smiley Mendja duhet te jete komplet e perqendruar  tek Trilecja smiley

une tek ajo e kisha mendjen ajo me shikonte mu une haja ate..pas disa lugeve te shava ty pastaj me mendje kuptohet, kurse tani po te shaj publikisht, sa here te kujtosh trilecen aq te shara ke nga une .smiley

...ta ngec ne fyt ti !!!! e shef gocaaaaa....edhe pak edhe te ngeli ne dore smiley

smiley

imagjino edhe millionere tjetra..smiley

Babi tani, mund ta zgjedhesh ti mesuesen time. E shikon si thote ligji...?

smiley

...dhe surprizat s'kane te sosur!! Nuk e prisja te shikoja nje spot te tille ne tv sot.

Ishallah qellon ndonje babi i bukur, te pakten smiley

Hoxha kosovar në 'Youtube':Ja pse mund të martoheni me kushërinjtë

le te vi Armir djali dhe Gaz.b te na sqaroje pak per kete thagme.

Carlo Maratta "Natività" 1650, olio su tela;
Chiesa di S. Giuseppe dei falegnami, Roma.

(una luce divina dal Bambino illumina la Madonna e gli angeli)

emocionuese

....sikur te plakeshin te gjithe si ai, do na kalote dita tu uru robt smiley

Irina Akulenko - "Justice" from "Tarot

performance jo nga ato te zakonshmet.

aman o fee, po kokat me cepa ku t'i mcefim ?

Me cepa, po dhe t'shtypura. Po ta vesh re nje pjese e mire jane koke shtyp, nga mbrapa. Nuk kane pas kujdes fare mamakat ne rrumbullakosjen e kokes. Sidomos ne kohe te qepes.  Lol

Ha ha, shifni çfar lexova sot:

Federfauna, l’associazione che difende cacciatori, allevatori e commercianti di animali, ha deciso di intitolare un nuovo premio al crudele dittatore Adolf Hitler, da assegnare provocatoriamente agli animalisti.

Massimiliano Filippi, segretario generale di Federfauna, non ha dubbi: “Gli animalisti sono come i nazisti. Non a caso la prima legge animalista la fece il regime nazista nel 1933”.
In effetti Hitler era notoriamente vegetariano e nutriva un amore folle per il suo cane, Blondi, un pastore tedesco con cui condivise addirittura gli ultimi attimi di vita, nel bunker dove il Fuhrer si era rifugiato per sfuggire alle truppe americane.

La prima legge animalista fu varata dal dittatore tedesco esattamente il 24 novembre 1933 ed è per questo che Federfauna ha scelto proprio questa data per consegnare il provocatorio premio agli animalisti che si sono particolarmente distinti per la loro attività.

ha ha.

 

 

Letersi nga heretiku:

kur denuan Fadil Paçramin, e derguan te jipte llogari ne organizaten baze qe e kishte ne nje katund afer Tiranes. Mbasi e bene helaq ne salle, kur doli jasht e rrethuan klasa fshatare duke e fyer. Kalamajte e godisnin me gure, dhe ai i thoshte duke perkedhelur:

- Mosni pionere, mosni pionere!!

Grand!

Megjithate per mu mbreti i prozes se shkurter ne peshk mbetet Pateku! E ma men ate short-story te kafja lagjes! Perle. Ca sdo jepja ta lexoja prap, po kushedi se ne cfare teme eshte mcef. Tamam si xhevahiri ne miniere qymyri fle dhe ajo short-story e kafes!

Emo, nuk eshte letersi, eshte realiteti pike per pike (falemneres neqoftese me levdon stilin e te rrefyerit).

Tjeter pune se ne ate kohe (gje e diskutuar edhe me pare) eshte me teper se fikshen te thuash qe realiteti i'a kalonte fikshen-nit. Prandaj mu nuk me hyn shume ne sy letersia, me duke false e tera. Ndersa ne ate kohe kushtesh laboratorike speciale qe "çorodiste ndjenjat" skajshem, qe asnjeri nuk do me i kujtu perveç se te shperfytyruara (jane ca mekanizma morale te sterholle qe kerkojne hapsire me teper se nje koment me i trajtu), letersia ishte gratis ngado te hidhje syte. Dmth fundin e letersise e kemi lene pas, ai ka ndodh (bashke me Apokalipsin, thene ne kuptimin negativ), por nuk e ka vene re njeri (perveç meje), sepse nuk i leverdis. Duhet diçka tjeter e po atyre permasave qe ta zhbeje çfar ka ndodhur, dhe ti jape kuptimin e vertete jetes. Per letersine pastaj shohim e bejme se si do jete, edhe po nuk pat me, bythe e plasur.

Konkretisht, meqe muhabetin si gjithnje e prishin nderhyrjet e torollakeve, desha te them qe rrefenja ka me teper se meshiren e rrefenjes tragjike biblike, ka edhe absurdin, groteskun, dmth qe arti modern plotson Revelaten si parodi. Dmth eshte nje menyre perverse kerkese per Revelate te Re.

 

 

 

Pet dreqin paskam komentu ne temen e mirazhit, tani e vura re, dola i pabese, i kisha dhene fjalen se nuk do te komentoja me ne temat qe ai hap.

 

eshte e mrekullueshme. per te tjerat nje here tjeter. "S'afermi", si ato afishet te stacioni kombinatit. S'afermi "Mathias Sandorf".

 "Ceshtja Sabiel "

"Pagesa e frikes"

Dakord me te gjitha, veçanerisht Sandorfin, akoma i mbaj mend muziken. Kurse mu me ka pas mahnit ne menyre te veçante "Olimpiada e Romes" dhe sidomos "Olimpiada e Tokios", prej te ciles nisi vertet dashnija ime per Orientin e Larget (megjithse kishte edhe diçka tjeter me pare).

Kurse "Ceshtja Sabiel" ne origjinal eshte çeshtja Sadiel, e pashe nje dite te nje televizor lokal. Deluzion. Siç duket ata te Kinostudjos ju ka rene ne dore pa librin shoqerues. E kane shkrojtur si e kane degjuar.

 

 Hahaha, mos me bo se une shkoj edhe icik me larg. Deri te " Shpejtesi sketerre" dhe " Te gjithe ne fushe" ke kinemo Ali Demi. Apo do filmin " Gol " ... ose " I teti " ... Ashtu de.

eusebio, gol i sigurte.

jom tuj ik dreqin. mos harro takim ne iskia.

 Shko, shko se vertete po te therresin, por mos harro : Nuk ka paqe nen ullinj.

O maj God. Me kujtove tani kur na kane cu me klasen per te pa ke "Ali Demi" filmin: "Turpi i Botes". Une Alidemin gjithmone e kam pas kujtu si kinema skolastike, pak a shume si ajo e Pallatit te Pionerve.

 haha, Benoni i pallatit pionerve.

.

smiley

...

Britain will destroy more than 10 per cent of Syria’s stockpile of chemical weapons ingredients early next year, the Government said yesterday.

 

 

smiley

S'kemi noflla bulldogu ne mer Em. Ne jemi vec qen per te lef, si ato pekinezet sygerrdoq.

harbuti nuk behet nishanlli. shqiptaret nuk behen dot komb rimekembes gjerman!

Ne hame mut qeni, duke bere gam gam, pse s'na pranun sot, pse s'na pranun neser. O ma, m'jep pak buk me vaj e sheqer.

gjindje zorzope. qaramane, injorante, mburravece dhe fodulle, kta jemi ne. kaq meritojme, asnji centez me shume. 

Emo, Anglia i shiti Sirise komponente perberes te Sarin muaj pasi kishte filluar lufta civile.  10% eshte e pakta qe mund te beje "gjindja zorzope" angleze. Po ashtu, edhe "gjindjet e tjera zorzope" qe shiten komponente e qe asnje deri ne deadline te 15 Nentorit s'doli vullnetar qe te merrte persiper mbetjet nese demontimi do behej ne Shqiperi. 

Ashtu sic BE kishte rene dakort ne parim ne 2002-2004 qe te merrte mbetjet pasi Shqiperia te demontonte te vetat ne konform me ligjet nderkombetare.  Jane aty akoma.  

OK. edhe ky eshte pikveshtrim i vlefshem. po edhe i imi s'bje poshte. duhet pak aparat tretes per t'vertetat. Aristokrati gjerman fut doren ne sqoll apo tubin e ujrave te zeza kur i bllokohet. edhe e zhbllokon. ne s'bejme duret pis dhe jemi kail te durojme eren "me duar te pastra".

Goxha duar u bene pis ne projektin "te pastrojme Shqiperine."  (Gota gjysme plooooot ketu smiley )

Pikeveshtrimet mbi ceshtjen e demontimit te lendeve mbase edhe s'jane ezauruar.  Por cka permenda me siper per rolin e Anglise s'eshte ceshtje pikeveshtrimi por fakt.  

pa dash me e zgjat, por: po; edhe?

Monda, kur thua Anglia i shiti Sirise komponente perberes Sarin, ku e bazon? raporte e shume agjencive te huaja boterore thone qe i pari qe i shiti lende sirise, andej nga viti "70 ishte Egjypti, para luftes se Jom Kim Pur-it. pastaj e ndihmoi fort Rusia. pranohet qe jane shitur elemente me perdorim te dyfishte nga kompani private te europes perendimore. sic edhe eshte bere shume perpjekje te vendosen kontrolle eksporti per perberes te cilat mund te perdoren ne krijimin e armeve kimike. sot lexova nje raport te pergatitur per congresin amerikan qe i shpjegonte shume mire keto qe po them. nuk duhet me keqinterpretu faktet. 

 

ku e bazon?

E bazoj ne shtypin e perditshem.  Licensat per shitjen e komponenteve u aprovuan 10 muaj pas fillimit te luftes.  U revokuan 6 muaj me pas kur u vendosen sanksione te rrepta nga BE-ja.    

hello nga Tirana.

Thanks. Do ta gjymoj tani, do ta gjymoj. Nuk i kisha vone rendesi ke koncerti me Santanen. 

Une para nja dy ditesh po nigjoja keto gocat kanadeze, se i bleva nje DVD (old style eh!) Nuk di nese i ke nigju me perpara.

Sa per milusin me ate gjylen seriozisht kam frike me e pa se me duket vetja si pedofil. Vari hejbet.

I kam degju (sepse kane te pakten nje hit goxha te perhapur), por pa ua dit emrin. Rrofsh!

Nuk jane grup meteorik jo. smiley Kane shume kenge te bukura. Bubrroji...bubrroji.

Mu kjo me pelqen me shume

Oh, po po. pa diskutim!

Revolutionary Road. Sa e mbarova se ripari per here te 3 me duket. Leo is such a brilliant actor!!! nuk diskutohet me. Pike. http://youtu.be/h8dUowQhkIc

kujt i plasi ?

Shko 're pirdhu ti. Lexo me siper. Ketu mund te shkruani ca t'ju doj qefi thote pa T'plas hic se kujt si plas ketu. 

te ka lene gje burri ty ?

Eh nashti ma mbylle 'gojen' me ket pyetje bombe. lol. Po m'ka lene smiley

iku me te huaj ?

Punetoreve dhe shitesve muslimane qe punojne ne M&S ne Britani ju jepet e drejta tju refuzojne tju shesin alkol dhe mish derri klienteve ne supermarkete.

Kujt I plasi? Lol 

smiley

Po e mbyll fundjaven me te plasura smiley shiko se mes ble ndonje jastek doughnut nq se perkeqesohet gjendja

Sonte eshte nata me e gjate si do e shtyjme valle???

Sonte është nata më e gjatë e vitit në hemisferën veriore të Tokës, e cila ndodhet në distancën më të largët të mundshme nga Dielli.

Dielli ndodhet në lartësinë minimale në qiell dhe rënia e rrezeve të tij në tokë në këndin më të ulët të mundshëm.

Sonte dielli ka perënduar në orën 16.05, ndërsa nesër lind në orën 07.03, minuta. Nata e sonte pra zgjat rreth 15 orë.
 

Ju te GAT-it si po ia coni me stuhine?

Shpresoj te kaloje pa deme.  Dhe aman mos na e dergoni ketej se kishte lezet te shihje dje njerez me menge te shkurtra ne dhjetor.  

Dje sikur ishte pranvere. Por, te frikson sepse pas ngrohtesise do na vije ndonje stuhi, larg e tutje. Degjova qe Toronto kishte qene pa drita.

Paska shku sala dhe andej? smiley Mjere GAT-i! Ne po na shndrit e po na ngroh dielli ketej! smiley

N'qanada? Po prandaj, paskan pase freezing rain. Sa t'iki Sala do ju vijne dritat kanadezve smiley

Po mire per ne qe na mbyti bora e tani shiu, por te pakten doren ne zemer per GAT-istat.  Histori dielli qo.  

PS: Nuk e di sa here ikin dritat ne Toronto, por kjo stuhia pak si katastrofike. 

Per stuhi s'thuhet gje, por menget e shkurtra aq e paten.  

Por dje cudi ama, dritarja hapur, pa nxehtesi ne makine.  C-Mass shopping ne Florida smiley

Mengeshkurter isha edhe vete ne tere ate ngrohtesi dhjetori. Shopping s'u kry! smiley
 

Tashi, me menge te shkurtra pa ardh qershori s'ka. na falni, po golfin, shallin, kapucin s'na i heq njeri nga duart. smiley

Shalli dhe dorezat me vete se coku rren kjo ngrohtesia dhjetoriste. Por, t'kishte lezet shpirti kur ecje rruges edhe nje ere e ngrohte (jo) e thellesive na shpupuriste floket smiley
 

Perendise se prokrastinimit i falem dhe shopping e last minute falna sot.  Eshte me kollaj: merr ket e ket se s'ka kohe.  Merr ket e ket se teper e ka.  Merr gift receipt e n'qafe past veten ne eshte neper dyqane ne daten 26.  

O Monda, po s'behen dhuratat kshu... Merre shtruar, dyqanet me radhe, ne njeren dore listen e njerezve, ne doren tjeter listen me shijet e njerezve... smiley

 listen me shijet e njerezve... 

Asaj s'ia ka gjet anen Mr & Miss Claus, t'ia gjej une.  

Ndaj edhe thashe, prokrastinimit i qofsha fale, vetem nje liste ne dore.   Ajo bela del e mjafton.  Pare gjithe ato web-sites e ne tre dyqane per nje hapese elektronike per shishet e veres (nje ne liste.)  Bela.  Ndaj do vete sonte dhe te kap te paren qe me del perpara. 

Po degjoja sot ne radio, listen e mall-eve hap, 24 ore a me shume. Crazy! Sa $$$$$ billions shpenzohen vec per Xmas.  Vec wrapping paper skam ble. Gjithmone e lej per dite te fundit. Se marr vesh pse. Lol

Wrapping paper, kuti, shirita, fjongo, etiketat e nga keto i kam me shumice nga vitet e tjera.  Akumuluar nga "last minute gift cards" e kalo matane smiley

listen e mall-eve hap, 24 ore a me shume.

E shoh veten sonte nga ora 11 neper mall-e, e shoh smiley

opo futi nje tralalala ene je m'rregull. leni mall'et ene dugojt kur thojne (kosovaret) ene pervish menget e gatuaj ndonje kulac se dhuratat s'i ka kush qejf smiley

Edhe me tralala, t'lutem shume.  Kufjet n'vesh.  

Vone me kujtove, vone.  E ka marre ferra uraten.  Ta kisha nis me kohe me nga nje kulac kreve do isha m'rregull smiley

PS: I hate turkey and stuffing.  Kaposhi & dollma ne Shqiperi jane monument smiley.  A mos na kujto.  Shyqyr vitriu ketu nuk clash me monumentin.  Antipastot dhe pija lum (m)e det. 

Di ti Monda si behet dollma?!

Ta thom une smiley
 

My nenexhik is better than yours smiley

Po mos moj mos, dua dollme mami smiley

Irena, mos qaj ti smiley

p.s. qesh nga halli...

No rush, hap I ke dhe neser smiley

Tu bo muhabet me ket komshiun tim sot perjashta. Kishte çunin me vete tu kullot verdalle.

Jo po Sala, jo po Rama, jo po ftofti.. Kur ia fut çuni i vet nji pordhe buçitëse sikur frenoi autobuzi.

Ky komshiu shtangu solemnisht per sekonda e sekonda te tera, pastaj me sy kandil shfreu: Mu rrit çuni Fiqo, mu rrit mu bo burrë. smiley

smiley Per ate pune edhe nje bebe te tmerron!

Fiqo!!! smiley 

o fiqo, o njish!

Worst Christmas ever smiley

 

Pse cfare ka? Kush te ka merzit? Per dritat e gjera mos e caj koken.

 gzuar Elba! durim edhe pak ore dhe debora do shkrije, i ftohti do largohet .Dielli e dashnia do ngrehin fole  ne zemrat tuaja.

Te kesh frike te ikesh nga puna ne shtepi se e di se dhe sot s;ka drita....72 ore jane shume

 

Dora pershendetje , spiritus pershendetje ....kohe e gjate pa ju pare ne linje ......

Gezuar festat smiley

 

Dal jashte te shkoj diku, e shoh ne porch nje derr kutie. Oh la la mendova, ca ka brenda? Se spo mbajme mend c'ka po orderim online me. E hap e cte shoh ?! - nje bow tie . Ne gjithe ate kuti te maaadhe dicka aq e vogel. Seriously ?!! smiley 

pa·ro·chi·al·ism [puh-roh-kee-uh-liz-uh m]

noun
a parochial character, spirit, or tendency; excessive narrowness of interests or view; provincialism.

(antonym: popefrancisiosity)

Between what is said and not meant and what is meant and not said, most of love is lost!-Khalil Gibran

'But they are not together, the star twins, not really together.'

'No, that is not true, they are not tight up against each other in the sky, there is a tiny gap between them. That is the way of nature. Think of lovers. If lovers were tight up against each other all the time they would no longer need to love each other. They would be one. There would be nothing for them to want. That is why nature has gaps. If everything were packed tightly together, everything in the universe, then there would be no you or me or Ines. You and I would not be talking to each other right now, there would just be silence - oneness and silence. So, on the whole, it is good that there should be gaps between things, that you and I should be two instead of one.'

'But we can fall. We can fall down the gap. Down the crack.'

smiley sweet

Thone se gjithe energjia e botes sherben per te krijuar iluzionin e gaps, si rrjedhoje dhe per privilegjin per t'i mbushur ato. 

Mos, se do na rreshtojë Heretiku varg pa asnjë iluzion hapësire.

Davaja është tek integrimi i dijeve, më duket se i kemi bërë edhe një herë tjetër bisht çështjes (frika tregon interesin e vërtetë). Po pate qejf shkruaj diçka më shumë për atë që nise.

Jemi tamam ne fushe heretizmi, qe eshte sporti popullor e qe e permblodhi bukur ai Xhaxhi kur tha qe me interesojne mendimet e Atij/Asaj, te tjerat jane thjesht detaje. 

Eshte fakt qe dynjaja ka energji kolosale ne cdo mm hapesire, "bosh" apo plot. Dhe robi sportist ka dy pyetje nga ato te Xhaxhit, pse gjithe kjo energji dhe nga erdhi. Pyetja e dyte eshte pothuajse e pashprese, por per te paren mund te qepim kostume. Se ne fund te fundit ky eshte "mallkimi" i shkences, te qepe e shqepe kostume, me shpresen qe i riu i rri me mire gjese, sa here permiresohet metri. Dhe ne mungese te metrit, robaqepesi "shkallon" e ben kostume me 11 duar e kembe. Per rastin ne fjale, nje kostum, mbase karnavalesh, eshte ajo qe thashe, pra qe gjithe kjo energji eshte perdorur per te krijuar gjene me copeza, e larmi me shume kate, nga asgjeja prej nje cope. Bile dikush mund te tentoje dhe t'i vere kapelen, pra ta shtyje me tej heretizmin duke menduar pse-ne e pse-se. Mbase thjesht "asgjeja" prej nje cope ishte bere derr prej merzise, si gjithe ne te tjeret, dhe i pelqeu loja kukamshefti, po ashtu popullore, qe i shtyn copat te bashkohen, mbase prej kujtimit se ne thelb ishin/jane nje.      

 

Meqe me keni permend me kot emrin, si dhe me kot AtijAsaj (me pelqen shume si emertim, por pa / ne mes), erdha te them edhe une diçka si pjese cope e KryeCopes.

Me shprehjen "me interesojne mendimeve te AtijAsaj", demi i Ajshtajnit eshte i pallogaritshem (krahasueshem me "mendime" Marks dhe Frojd, krahas meritave), sepse AiAjo (emertim me i pelqyeshem) nuk eshte nje pallosh dijetar ose shkencetar çmim Nobel me tri-pllome mjeker leshi qe mendon, por mbi te gjitha ndjen, edhe vepron.

 Mbase thjesht "asgjeja" prej nje cope ishte bere derr prej merzise, si gjithe ne te tjeret, dhe i pelqeu loja kukamshefti, po ashtu popullore, qe i shtyn copat te bashkohen, mbase prej kujtimit se ne thelb ishin/jane nje.

Hiqi frazes se Tirones fjalen "mbase" dhe qe ku dul perfundimi. Sigurisht ne hapin tjeter duhet korigjuar qe lojen kukamshefti ju pelqen vetem njerzve, dhe ne veçanti neurotikeve dhe psikotikeve ne sallonin e sinjora Bertinit.

Ai/Ajo nuk shfaqet per disa arsye, nje prej te cilave eshte qe pastertia absolute nuk mund tju çfaqet qelbsinave. Dhe kjo ndodh kryekeput per arsye meshire, ne kete rast shfaqja ka per pasoje rrufe shkrepetimen e epilepsise, qe ka dhembjen e botes brenda. Eksperienca me e njohur nder neurotike dhe psikotike eshte rasti i epilepsise se Dostojevskit.

 

 

heretik tani e kuptoj se te kerkonin kta! smiley rasti i epliptikeve eshte si bekim nga zoti se jane shfaqja me e  bukur qe mund te kete shpirti ndaj qelbsinave!

Kot i be ne qafe Ajnshtajnit. Mjeshtri nuk ka qene naiv, dhe me "mendim" s'besoj se ka patur parasysh menjen e dytrepellom mjekrres me apo pa nobel. Thjesht donte nje model me te mire kemishe, sa ato te sotmit kur terheq njeren menge del ne fresk krahu tjeter e anasjelltas. Dhe si rrjedhoje nuk i ka bo dom njeriu, vec atyre qe e kan pas demin e bere per qef te vet.

Edhe "kukamsheftin" kot e ke inot. Ishte ne kuptimin e kerkimit, qe ben cdo cope, apo rob, dhe ne pergjithesi gjejne ate qe kerkojne, ata me me fat ate qe u duhet. 

Edhe qellimi im nuk ishte te merresha me AiAjo, se eshte jashte takatit njerezor. Secili ka besimin qe i pershtatet kaplloqes se vet. Mbase me e rendesishme se kjo eshte sistemi i vlerave qe robi perdor perdite. Sidoqofte, me shume po shjegoja copezat dhe te teren me icik fizike me gishta. 

 

Ka bere dem perderisa njerzit (si edhe ti) i referohen nje qasje te gabuar te natyres se Zotit qe jo vetem mendon, siç mendon Ajnshtajni dhe kush i vete mbrapa ne nje interpretim te gabuar te teorise se gjese si teori rrobaqepsi. Dmth eshte gabimi i zakonshem i "Zotit te shkencetareve dhe filozofeve" sipas perkufizimit te famshem te atij shkencetarit dhe filozofit freng, qe nuk ishte vetem filozof dhe shkencetar.

Meqe e paske kukafsheftin me kuptimin e kerkimit, çfar eshte "ajo qe duhet" qe e gjekan ata me me fat, sepse me poshte "ajo qe duhet" (dmth gje fikse) bie ne kontradikte  me ajo qe beson çdonjeri u varka sipas kaplloqes se çdonjerit (variabel)?

Komenti yt i pare, hiq ca difekte, ishte i guximshem dhe brilant, tani u terhoqe ne laborator. Ne fakt edhe ti po luan kukafshehti si Ajshtajni dhe si rendom shkencetaret, edhe e vendosni kufirin tek thana, edhe e shkelni kufirin, dhe here hypni ne maje te thanes si e ema shkenciste e Zeqos.

Ajnshtajni gjithe jeten eshte marre si gore me AiAjo (i cilicila mund te kuptohet nga kalamajt e Tij ataato), - tjeter pune se me premisa te gabuara -, dhe kjo eshte merita kryesore e tij. Zbulimi i tij i madh shkencor ishte vetem nje pasoje.

 

Natyren e Zotit nuk e di njeri, perfshire Ajnshtajnin. Une s'marr persiper cfare ka thene Ajnshtajni, por sic e kam kuptuar une, ta thashe edhe me pare, nuk po flet per natyren e Zotit. Por ama jam i sigurte qe une nuk po flas per kete pune. Shkenca, Ajnshtajni etj, merren me modelin e gjese, jo me gjene vete. Dhe modelet "permiresohen" me kalimin e kohes, qe do te thote thjesht behen me praktike ne perdorim. Me natyren e gjese merren te tjere. Kjo s'do te thote qe dhe rrobaqepsit, shkencetaret, ne kohen e lire te mos kruajne koken e te mendojne per natyren e gjese, qofte dhe mbeshtetur ne kostumet e fundit. Bile dhe fete i perdorin modelet e shkences, se ne fund te fundit dhe ato modele kane, megjithse te natyre tjeter nga ato te shkences.

Pash nerit leri keto poza gjykuese, jo po ke gabime, apo te guximshme, etj. Ketu thjesht kembejme ca mendime, e s'ka ndermend njeri t'i mbushi mendjen tjetrit. Nuk e di ku e sheh terheqjen time. Thashe thjesht qe nje model "shkencor" mund te shpjegoje ne nje fare menyre si copat kane dale nga gjeja-asgjeja. Bile te shpjegoje nevojen per energjine kolosale dhe vete origjinen e saj. Kuptohet qe kjo eshte nje qasje fare spekullative, per peshkun dmth. Dhe mesa di une, gje te ngjashme thone dhe ca fe te vjetra. Po nqs shkenca mund te shpjegoje ne parim si-ne, nuk shpjegon dot pse-ne. Pra nuk e shkel dot kufirin e thanes, qe i eshte vene jo vetem shkences, per te gjitheve. Mesa di une nuk ka fe qe merret me natyren e Zotit. Fete jane bere per njerezit jo per Zotin.  

Robi gjithe jeten kerkon, qofte gjera konkrete, rob te tjere, apo abstrakte, perfshime kuptimin per Zotin. Dhe meqe free will e ka dhene Ustai, nuk ka cirak qe e kufizon. Dhe cfare gjen varet cfare kerkon, po dhe varet prej "fatit",  apo prej gjerave qe nuk mund t'i njohim.

Cfar te them une qe e ke mire, kur e ke gabim? E çfar bejme ne perveçse gjykojme kur mendojme? Pse duhet me u be patjeter "demokratik", e kush jam un te gjykoj? Vete mendimi eshte nje proçes zgjedhjeje, dmth proçes gjykimi? Pse duhet te lidhet gjykimi patjeter me Vileforin? E kush po te fut ne burg, se kujt do me me tregu ti Ajshtajnin mer jau?

Cfar eshte te thuash "Natyren e Zotit nuk e di njeri", nuk eshte gjykim? (per me teper edhe i gabuar) Ti merr persiper te asgjesosh çdo dituri te pretenduar ne kete fushe, pa qene kompetent, por edhe sikur te ishe docent dhe rektor i shkencave te historise fetare, je i sigurte se i njeh te gjitha diturite ne kete fushe? 

Ja pra qe perseri e ke gabim, biles tani ke thene nje gabim teper te madh, sepse teologjia pretendon te njohe natyren e Zotit, pavarsisht sa e ka arritur ta njohe. Po njesoj si shkenca pretendon te njohe natyren e krijimit, pavarsisht sa ka arritur ta njohe (por me duket se ka arritur mjaft, krahasuar me Mesjeten).

Fete jane bere per njerzit ne menyre qe ata t'i afrohen Zotit me veprime konkrete, njesoj si edhe teologjite qe t'i afrohen mendimit te Zotit.

Ketu nuk bejme vetem muhabet per muhabet, bejme edhe muhabet nga i cili mund te mesojme diçka qe nuk dime, sigurisht nese kemi perunjesine se nuk i dime te gjitha, ose se aq sa dime mund te jete e gabuar.

Dmth edhe mesojme nga ndonje qe di me teper. Se nuk mund t'i dime te gjitha, edhe sikur me qene Hegeli.

Tashti kur merr persiper gjykimin duhet te japesh piken e referimit. 

Une ta dhashe timen, me aq sa di per fene e teologjine, kete perfundim kam pare. Qe natyra e Zotit eshte mister. Kur them qe nuk mund te njihet 100% natyra materiale, qe matet deri diku, por vec se mund te ndertohen modele per te, bej hesap sa mund te njihet Zoti. Pra ky eshte pozicioni im. 

Tashti bujrum jep pozicionin tend. Dmth  na trego kuptimin tend per natyren e Zotit. 

 

 

Ku eshte pika e referimit qe te rezulton qe Zoti eshte mister? Me konkretisht kujt i referohesh per perfundimet e tua? Ajshtajnit? Kirkegardit? Marksit? Moisiut? Jezuit? Muhametit? Budes? Apo ndonje revelate personale?

Qe te jap pozicionin tim per mu nuk ka asnje problem (perveç referimit qe nuk mund ta them, bashke me arsyet perse jo). Problem eshte publiku, sepse ti e di mire qe per te kuptuar nje gje (edhe shkencore, logjike) duhet te jesh i parapregatitur me dituri paraprake. Aq me teper ne kete rast qe nuk ka evidenca shkencore dhe formula, i pregatitur per ta pranuar me mendje dhe zemer te hapur. Dmth ka rendesi qendrimi, nuk te jep njeri gje kur duket sheshit se t'i nuk do me marre. "Ho pra te shohim nji her ty" eshte nje menyre provokative per te thene: "ik se na çave tajaren".

Dhe une iki, para se te me thuash ik. Dhe vij kur shoh qendrimin e duhur. Por nuk ka sy per qabe ne kete ambjent, aq me teper muhabet interneti.

Keshtu muhabeti im ka vlere vetem per te ngacmuar pak sigurine tende, dhe per te treguar se si shtrohen drejt problemet ne kete fushe. Zgjidhja eshte me e kollajshme, shtrimi i problemit eshte gjysma e punes.

Une ta kerkova sinqerisht pa mendim te keq pozicionin tend, mbasi shpjegova timin. 

Megjithate t'i mund ta interpretosh si te dush. Por s'ke te drejte mendimet e tua t'i vesh ne tastieren time. Gjithashtu te humb e drejta, ne syte e mi, per te dhene gjykime. 

Apo e ke me hile, dmth ti te mesosh ndonje gjo e une hic.smiley

Leni kto, me thuj piken e referimit per Zotin mister. E mos ki frike se te gjykoj po e the.

 

Po ta thashe mer. Bile te zbutme per peshk, derisa nuk njihet dot plotesisht natyra e gjese se prekeshme, me rregull treshi pastaj...bej hesap sa mund te njihet Zoti. E mbeshtetme nga mistero della fede, nga disa fe qe kam lecit nga pak. 

Deri tashti une kam fol. Ti vec ke vu nota. Po ene une hap e kam regjistrin e notave.

Dmth  t'i i referohesh natyres se krijimit per te per te kuptuar natyren e Krijuesit. Kjo eshte qasje perfekte, vetem se i referimi eshte sipas shkences, e cila nuk eshte ne gjendje te kuptoje cilesine e gjerave. Shkenca kupton sasine, psh sipas shembullit te Hajdarages, ne mund te gjykojme shkencerisht sasijorisht per nje gote vere, por shkencerisht nuk mund te gjykojme per buketin e saj, aromen etj. Dmth gjerat e prekshme mund t'i kuptojme me dy menyra, ajo shkencore, e Njutonit, dhe ajo "jo-shkencore", e Getes, te cilat mund te priten, nuk eshte e thene te jene ne kontradikte, e per pasoje misterioze. Dmth misteri eshte vetem specializimi i metodes, dmth ne plan te fundit eshte injorance, sherr, mllef etj. Dmth per te kuptuar te verteten duhet te pastrojme zemren tone. Beji te fala Ajshtajn zemerziut, e te tjere katraneve qe jane me keq se ai.

Edhe asaj punes mistero della fede i gjendet karari. Nuk e di se ne ç'kuptim e ke thene ti, por krishterimi ka shperdoruar shume me kete shprehje, dhe si rezultat njerzit jane lodh dhe larguar misterit.

Nga ana tjeter eshte vete krishterimi, referuar disa fjaleve te Jezuit (por edhe shume pararendesve te tij) qe pretendon se Zoti eshte Ati yne (ne Qiell).

Dhe kjo eshte logjike nese pranojme se krijimi ka nje Krijues.

Me aksiomen qe krijimi ka nje Krijues, atehere rezulton logjike qe gjerat e krijuara kane natyren e Krijuesit. Meqenese nuk duket gjekundi qe qente, majmunet dhe dinozauret kane perceptim te ketij problemi, dhe qe he per he njeriu eshte i vetem qe e ka kete veti, atehere i bi qe njeriu te jete bir i ketij Krijuesi, dmth te tregoje ne menyre eksplicite natyren e krijuesit.

Perfundimi: natyra e Zotit eshte si natyra jone, Zoti eshte si ne. E kam fjalen per natyren ideale, origjinale, mos u kap per fjalesh per te me gjet patjeter gabim, per te me vene noten 4, jo po sinjora Bertini e ka seksin e shtrember, politikanet jane hajdute, bankieret, Enveri Hitleri, "un nuk po kuptoj baben tim mer jau", etj, se ky eshte kapitull tjeter. Nuk mund te bej ketu te gjithe historine reale te njerzimit qe nga Zanafilla.

 

 Nuk mund te bej ketu te gjithe historine reale te njerzimit qe nga Zanafilla.

      Nuk e ke kuptuar me te vertete nje gje nese nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende.

 A.Ajnshtajn

Ate qe e kupton edhe gjyshja e komshiut te Ajshtajnit, nuk e kuptojne dot filozofet neomarksiste dhe neofrojdiste te Peshkut - Tiku Heretik.

 

Heretiko, se s'i dihet ku del ky mesazh, t'i shofim icik aksiomat, se aty lu lepri modh gjithmone. 

"atehere rezulton logjike qe gjerat e krijuara kane natyren e Krijuesit" dmth kur ti ben byrek me spinaq (se kete kam qef me shume) dmth edhe ai paska natyren tende. Duke vazhdu, pse qente e majmunet kush i beri, lopa?

Ta thashe qe shkenca e feja merren me gjera te ndryshme, dhe perdorin metoda te ndryshme. Tashti s'e fsheh dot, se ti me ke cjerr masken qe une i qasem nga nahija e shkences, dhe me vjen mire kur konstatoj pike takimesh me fene. Dhe mua me duken se nona e takimit eshte pikerisht tek rronja. Feja thote mistero della fede, e shkenca thote qe vec modele mund t'i besh se ne vetvehte gjeja mbetet mister. Dmth mister per mister, megjithse ladies jane me shume se te mirepritura (se na merzitet sinjora Bertini, e i di vete pasojat ti ...) Nuk ka kontradikte as me Jezuin, Ati apo Mema mund te jene per bukuri te mistershem.

Ajnshtajnit i bej une nje ze, ta kuptoje kabimin (thone qe po lu zaresh me Baben), kurse ti meqe je ne tale, shko boje rrezil Papen per ate mistero della fede e shperdorum. 

Hajt se s'po te vej note kete rradhe, si dite festash. smiley

 

 

 

Ti kerkon me provokim ta denigrosh mesazhin tim qe implikon nje jerarki ne natyren e gjerave te krijuara (gurit, lopes, majmunit), ne natyren e njeriut, dhe ne natyren e Krijuesit. Dmth ka ngjashmeri dhe vazhdimsi, por ka edhe hop cilesor nga nje natyre ne tjetren.

Ja te pergjigjem edhe une me nje provokim te ngjashem: Tirona forever kur ha byrek me spinaq qe te kenaq, eshte njesoj i kenaqur si lopa qe ha bar? He pra veri noten vetes, dhe pastaj edhe lopes (dhe ajo ty mbasi te mbaroje Harvardin e lopeve), meqe te dy jeni krijesa te krijuara nga Krijuesi.

Une nuk merrem as me Pape mistero della fede e as me Ajnshtajn mistero della scienza, per mu jane njesoj, une vetem i citoj. Ti merresh me ta, biles je i tyre, meqe edhe ti je i misterit. Per mu fjala mister, eshte fjale e ndyte, sajese e Shejtonit, dmth ti, Papa dhe Ajnshtajni meritoni noten kater, jeni katranjose, te ngelur ne klase, ndoshta Ajnshtajni ka mbet ne vjeshte, eshte vjeshtuk.

Baba lu me zare, por luan sipas rregullave (nuk ka loje pa rregulla, perveç lojes se anarkise postmoderne). Por jo vetem sipas rregullave te statistikes, por edhe ca rregullave stabel qe as ti, as Papa e as Ajnshtajni nuk i dini.

Kur te jeni te denje dhe kokunjur, per t'i ditur keto rregulla, me merrni ne telefon, dhe jua tregoj. He per he mshojani gjelit, rakise dhe sinjora Bertinit, sipas rregullave te lojes postmoderne.

 

Vallai s'po me zete gjumi mrome pa te denigru mesazhin. Meqe ke permen kemishen, ti u zike me ate taten mer heretik. 

Dmth ka hop cilesor nga majmuni ke robi, por s'ka nga robi tek Zoti. E pat thone ai shoku i Ajnshtajnit qe llogjika me arna eshte. 

Tashti Ajnshtajnin me duket qe e kane already hedh ne tuc ca cuna, vecse s'ua ma ta thone se eshte njoni (pyt Lizandrin po deshe)  ne Tirone qe ia ka bo bene me perpara. Keshtu qe i marum eshte. Po ti shuntove gjithe krishterimin me Pape bashke. Ke gjet kete papen e ri qe eshte i urte, se te ishte nei tjeter te kishte perdor ne ven te gjelit per vit te ri. 

Amon mos m'i trego ato rregullat sekrete te perenise, se thone qe t'i thote ne vesh Shen Pjetri te porta e famshme. Dmth du me hudh ca kupa me cupa dhe per ca kohe me rregullat e Ajnshtajnit.

Por del pyetja fatale, cili je ti heretik, ..Si tha ai ke barcaleta, bej hesap vete, ka papen per shofersmiley

 

 

 

Per te denigru tjetrin ose mesazhin e tjetrit nuk ka nevoje te rrish pa gjume, biles duhet te flesh mire, hash, pish, q... mire e mire, e masanej thuj nai gjo sa me kalu radhen e me u talle.

Si duket  kaq shume ke pi (plus te tjerat qe rimojne me pi) keto dit sa qe nuk je ne gjendje te lexosh se flas per diferenca midis hopeve cilesore te te njejtes natyre krijuese: lope, biri, Ati.

Por nuk ke faj se une flas per jerarki origjinale, jo per rendin real qe na jep buke, raki, seks, pare si rend i permbysur ku lopa eshte me afer Zotit se se Ajnshtajni.

 

Llafja jote ne vesh te Perenise. smiley

Pa shaka, ku te kam denigru mer? Ke marr huqet e sinjora Bertinit me duket.

Jo te sinjora Bertinit, kam marre huqet e lopes.

 

Gezuar Viti e Ri heretiko. Prej verteti dmth. 

Ne fund te fundit jemi copa te kryecopes. S'ka rendesi se si e kuptojme kete. Per ta myll ku e fillum. 

Rruget e Babes jane te mistershme, le qe ti ke alergji nga misteri. smiley

Sic e sheh, nuk i di vetem ti rregullat "sekrete." Po ti i ma mcef tek peshku.

"Ajnshtajni gjithe jeten eshte marre si gore me AiAjo (i cilicila mund te kuptohet nga kalamajt e Tij ataato), - tjeter pune se me premisa te gabuara -, dhe kjo eshte merita kryesore e tij. Zbulimi i tij i madh shkencor ishte vetem nje pasoje."

I mbrapshte je, te betohem. Dmth, nga historia, s'ke dum fare, dhe gjithe te vertetat qe thua i ke thjesht dhe vetem intuite e keqaplikuar, gjeneralizime ne kerkim te perbashketave dhe jo dallimeve, ngjashem me ate pohimin se arti modern shkon paralel me shkencen moderne. Po pse, ne kohen e Kopernikut jetoi Ajnshtajni qe aktivitetin e tij ta konsiderojme jo me qellim zbulimet shkencore por me qellim trajtesat teologjike? Po pse, a mund t'i vishet keshtu si ben ti rroba e filozofise se natyres nje figure qe operonte te pakten nje shekull e gjysem pas shuarjes apo transformimit te filozofise se natyres ne nje disipline te mireperkufizuar ne dallim me filozofine e natyres? Si mund te lexohen pohimet e Ajnshtajnit mbi Zotin si pohime me status me vete te tilla qe te bejne te mendosh se qellimi paska qene kuptimi i natyres se Zotit? Ato nuk jane vecse metafora, klishe, te huazuara nga gjuha e nje disipline te vdekur dhe jo frytdhenese, me qellim nje lloj ndricimi te mendjeve vulgare, qe si puna jote, ngaterrojne kekun me byrekun, perkufizimin e se vertetes sipas shkences dhe perkufizimin e se vertetes sipas filozofise se natyres, duke injoruar keshtu shtrengimet shkencore dhe duke i atribuar shkences operacione metafizike. Me che cazzo! 

Aaaa Lul te lutmi shum, po flasim per aiajo, dmth jo vetem ma che cazzo, por edhe ma che figha! Keshtu duhet te mendojne mendjet aristokratike. 

Jam i mbrapshte sepse kam bere si gore duke lexuar pare e mbrapsht biografi dhe autobiografi shkencetaresh. Per rastin e Ajshtajnit te siguroj se nuk ka thene vetem nje shprehje, por problemi Zotit per te ishte kryesor (si shumica e gjenive ebrej) dhe me interes konstant, dhe jo si thote Tirana si shkencetar qe merrej me keto pune ne kohen e lire.

Megjithate ti vazhdo me Kopernike, Galile dhe Inkuizicion si zakonisht intelektualet aristokratike shqiptare se nuk behet ndryshe kulture ne Shqiperi.

 

Ti fut hebraizmin ne kete mes, po njesoj si edhe ne gjera te tjera, a thua se po flet per dicka monolite. Ajnshtajni nuk eshte kabalist o zoteri i nderuar. Ajnshtajni, per sa kohe qe konsiderohet risi, nuk konsiderohet i tille pse merr pjese ne nje diskutim hermeneutik ne lidhje me numrin e Zotit, por se merr pjese ne nje diskutim ne lidhje me formulimin e konstanteve dhe variablave qe gjenden ne natyre. Ky nuk eshte diskutim mes gjenish hebrej, por mes gjenish qe shkojne pertej te qenit hebre apo xhentil. Ajnshtajni nuk flet as me Spinozen mer jahu, qe eshte nder hebrenjte me te moderuar e me pak kabalist nga te gjithe gjenite hebrenj, por me Newtonin. Ti tashti mund te thuash se edhe natyra e Zotit kjo eshte, konstante dhe variable, por kjo do ishte fallacy. Nje piktor merret me ngjyren e bardhe, dhe nje metereolog merret me boren, por pse bora eshte e bardhe, nuk do te thote as se piktori eshte metereolog, dhe as se metereologu eshte piktor.

Prandaj me kupto kur them "che cazzo," sepse nuk dua ta perseris njemije here "mos ma merr per ters." Eshte term qe i perket nje familje termash te cilat une i perdor per te vene ne dukje nje fallacy, apo thene ndryshe, eshte lloj termi qe e perdor me qellim venien ne dukje te nje degjenerimi qe nuk po e sjell une. Si puna Skenderbeut. Che cazzo-n nuk e solla une, tha. 

Ajnshtajni nuk flet as me Spinozen mer jahu, qe eshte nder hebrenjte me te moderuar e me pak kabalist nga te gjithe gjenite hebrenj, por me Newtonin.

 

http://en.wikipedia.org/wiki/Isaac_Newton's_occult_studies

 

Sir Isaac Newton (1642–1727), the noted English scientist and mathematician, wrote many works that would now be classified as occult studies. These occult works explored chronology, alchemy, and Biblical interpretation (especially of the Apocalypse). Newton's scientific work may have been of lesser personal importance to him, as he placed emphasis on rediscovering the occult wisdom of the ancients. In this sense, some[1] believe that any reference to a "Newtonian Worldview" as being purely mechanical in nature is somewhat inaccurate.

Ma che figa!!!

Nuk e kuptoj pse nuk nuk linkohet automatikisht materiali, pergjysmohet adresa. Kopjo adresen e gjithe linkut dhe dhe vendose ne dritaren e adresave lart fare.  

Prape s'po me kupton. Newtonin mund ta fusim ne te njejten kategori me Kopernikun, apo me Galileun, madje edhe me Agustinin apo Aristotelin. "Mund" sepse prape ka dallim. Ndryshe nga Ajnshtajni, keta i perkasin nje periudhe ku dallimi mes shkences dhe filozofise se natyres, eshte inekzistent. Ai paralelizmi i ngushte qe ben ti mes shkences dhe artit, i perket periudhes se Leonardos, per te cilin anatomia dhe inxhineria nuk kane dallim nga Mona Lisa. Po ashtu, per Kopernikun, shkenca dhe teologjia nuk kane dallim. E po ashtu per Newtonin, i cili jetonte ne nje periudhe ku shkenca dhe alkemia nuk kishin dallim. Megjithate, prape, puna e Newtonit, edhe pse i perket periudhes se filozofise te natyres, mund te thuhet se eshte pikerisht ne kufinjte e kesaj periudhe. Kjo dallohet nga konotacioni negativ dhene ne menyre retroaktive prej periudhes moderne (iluminizmit) me te cilin aktiviteti jo shkencor i Newtonit mvishet. Per Newtonin dhe per periudhen e Newtonit, nuk ka asgje "okulte" ne aktivitetin e tij. Ligjet e Newtonit, nga perspektiva e Newtonit, jane i njejti aktivitet me, gjakun e pulave, bie llafi. Okultizmi i Newtonit ka konotacion negativ vetem ne menyre retroaktive, nisur nga perspektiva moderne, te ciles i perkiste edhe Ajnshtajni. Tashti, ti prape ngaterron kekun me byrekun, dhe kapesh pas faktit qe bora eshte e bardhe per te thene se piktori eshte metereolog. Per arsye se Ajnshtajni i perket nje periudhe te tille, qe ndryshe nga Newtoni, shkencen e konsideron pozitive nderkohe qe alkemine negative, ti nuk mund te dalesh ne konkluzionin femijnor se meqe Ajnshtajni ka komunikuar me Newtonin, paska komunikuar njekohesisht edhe me ate pjese retroaktivisht te diskretituar te Newtonit. E merr vesh apo jo, cazzo figa jane shoke edhe lozin te dy toke, por cazzo eshte cazzo dhe figa eshte figa, njesoj si edhe Ajnshtajni me Newtonin.

Lulo, edhe sikur une te vertetoj me fakte ne dore qe Ajshtajni ka qene me kabalist se Njutoni, ti prap do te insistosh me "aq me keq per te", sepse koha nuk eshte kabalistike. Ti do me i tregu metereologut kohen mer jau. Keshtu qe eshte kohe e humbur, si per mu ashtu dhe per ty.

Dmth ja lejme kohes, si muhabeti i teologjise se liberacionit, sepse nuk eshte koha sot qe metereologet e revolucionit te merren me teologet e debores.

Aq me teper se ketej eshte mbas mesi i nates.

Keshtu qe naten e mire, dhe mirupafshim ne emisione te ardhshme metereoteologjike.

 

O Heretik, edhe une loz shah, po s'jam shahist. Nuk po ve njeri ne dyshim qe Ajnshtajni eshte marre me Kabalen. E merr vesh apo jo? Eshte pretendimi jot, se aktiviteti primar i Ajnshtajnit eshte kabala, dhe zbulimet shkencore vetem pasoje e ketij aktiviteti, ajo me te cilen po kapem dhe qe e shoh problematike. E kupton apo jo qe supet ne te cilat qendron figura e Ajnshtajnit jane supe shkencetaresh dhe matematicenesh, qe per reference mund t'i gjesh tek lista e fusnotave dhe indeksit, qofte tek teoria gjenerale, qofte tek teoria speciale, dhe nuk jane supe kabalistesh. Now seriously dude! 

Plus, e ke vete fajin qe merr per kapital biografine, qofte kjo edhe auto. In the room Sinjora Bertini comes and goes, talking of Michaelangelos, tha.

Teoria me e madheshtore e sallonit mondan te sinjora Bertinit eshte:

Nuk duhet besuar as kemishes tende!

Ky eshte ne thelb te teorive çifute Marks, Frojd, Niçe.

 

Mire Marksi me Niçen se eeeedhe mund te hahen se jane cifute, po me Frojdin ça dreqin ke s'e kuptoj? Frojdi eshte me grek se Platoni mer jahu, me te njejten ndarje me tresh te psikës dhe shoqerise si dhe i lashti, dhe me te vetmin ndryshim se mbret nuk eshte filozofi por psikanalisti.

Heretiku nuk ka te drejte, sepse, mos ma merr per pordhe tha, por te flasim teknikisht, ka nje "paradigm shift" per sa i perket shkences moderne, te tille qe paradigma me te cilen operon Ajnshtajni nuk eshte njohja e natyres se Zotit.

 Pas cdo kufiri te njohur nga shkenca, shtrihet e panjohura, absolutja, ose me gjuhen e fese, Zoti. Heretiku e ka zgjidhur problemin.Zoti eshte ne zemer thote. Dhe zemra ka ca arsye qe arsyeja nuk i kupton.

Po e thame pra, qe arsyeja e zemres eshte metaforike, klishe, qe ta kuptojne me mire muhabetin si gjyshja e Ajnshtajnit, ashtu edhe Heretiku, qe sic e kemi thene e sterthene, eshte me teper poet nga c'e heq veten. Perndryshe zemra s'ka arsye, por arterie, barkushe te medha e te vogla, nerva simpatike, etj, etj. 

Per kete problemin qe ka zgjidhur Heretiku, tregon Stephen Hawking nje anekdote. Qe nje fizikant astronom qe po jepte nje leksion publik ne lidhje me levizjen e trupave qiellore, dhe ne fund te leksionit, e pyet nje plak dhe i thote, "dmth, ti mor bir po na thua se Token nuk e mban asnje gje, po pse, s'e dime neve qe toka qendron mbi zhguallin e nje breshke gjidande?" "Por mire" i thote shkencetari, "po breshka gjigande ku qendron?" Edhe plaku qe i thote, "Eh mor bir, breshke pas breshke shkon deri ne fund." 

Teologjia si shpjegim poetik te botes Heretiku nuk e ka qef hiç. Biles e perbuz.

Heretiku ka qef vetem Logosin e Teos qe e shpjegon racionalisht poezine e botes. Teo nuk eshte kokloqe si teologet. Teo eshte logjika e pastert, perveç disa pastertive te tjera.

 

tropizma I loved every single word of it!

Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi shoqërohet në Polici

Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, shoqërohet në Komisariatin nr.1 nga Patrualla e Policisë.
Shkak për shoqërimin e tij, është bërë debati me shefin e qarkullimit Dritan Bona për parkingun dyshe. Sipas policisë, Dervishi kishte parkuar makinën dyshe dhe ka hyrë të berberi për tu qethur. Aty ka kaluar shefi i qarkullimit të policisë rrugore, që ka kërkuar largimin e mjetit. Prefekti Dervishi nuk ka pranuar të largohet, pa mbaruar prerjen e flokëve, çka ka bërë të nisë debati mes tyre.

..dhe thone pastaj qe pse i permendin qe eshte i biri i Rrapo Dervishit .E ka thone mire populli ate shprehjen; moot i jati,moot i biri moot ai qe boni te tane...smiley

"Babadimrat" vjedhje edhe në Prizren

Bota Sot | 26.12.2013 13:52
 

Tre persona të maskuar me rrobat e babadimrit , kanë plagosur dy persona në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 :00 të mëngjesit.

Personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati.

Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi, ka thënë se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka dal në ndihmë një fqinj i tij.

“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”,tha Krasniqi.

Balanweb:

SHBA – Dy trajnerë dhe pesë sportistë të skuadrës së futbollit amerikan “Veneta – Islanders” akuzohen për përdhunimin e njërit prej pjesëtarëve të ekipit.

Mediat në SHBA bëjnë të ditur se trajnerët dhe 5 sportistë akuzohen për dhunimin seksual të një 23-vjeçari, në autobusin e skuadrës, teksa udhëtonin për një ndeshje në transfertë, në vitin 2011.

23-vjeçari e ka denoncuar rastin në polici, dhe tashmë kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh. Avokati i tij pretendon se sportisti është në gjendje të rënduar psikologjike pas abuzimit seksual, madje ka braktisur edhe shkollën.

 

Shtypi italian (nga duket qe e ka per(k)thy BW:

Due allenatori e cinque giocatori di una squadra di football americano veneta - Islanders - sono accusati di abusi sessuali nei confronti di un membro della formazione, di 23 anni. Tutti gli indagati sono stati rinviati a giudizio con l’accusa di violenza sessuale di gruppo.

Secondo le indagini i sette avrebbero abusato del giocatore 23enne sul pullman che riportava la squadra a casa dopo una trasferta a giugno del 2011.

Gli avvocati difensori degli imputati hanno parlato di “atti goliardici” commessi dai loro assistiti, di una specie di rito di iniziazione, ma lo spiegheranno meglio provando a far valere le loro ragioni durante il processo.

La presunta vittima degli abusi sessuali si è costituita parte civile e vuole un milione di euro di risarcimento danni. Le violenze subite avrebbero fatto precipitare il ragazzo in una condizione psichica tale dal farlo entrare in terapia, uno stato che gli ha fatto abbandonare gli studi universitari.

 Le indagini sono state coordinate dal pm del tribunale di Venezia Lucia D’Alessandro.

La squadra degli Islanders milita nella seconda divisione del campionato gestito dalla Federazione italiana di football americano.

 

 

 

cudi se bweb eshte shume i sakte ne lajme. Po dhe shume nuk duhen pa kto detajet e vogla

Kot me pyet , di gje njeri sa perfundoi kjo neshja ?

7-1  me içik cinizemsmiley

Paskan vuajjtur ne transferte cunat smiley

NDIHMEEEE !

di ndonje me ça programi mund te lexohen imazhet rezonance magnetike (magnetic resonance images) kam nje cd por nuk e hap dot,pc windows 8.

flm

C'mu haka nje cope bakllava ktu n'pune tashi 

meqe jemi te bakllavaja ju graria e peshkut si behet bakllavaja me peta te gatshme ??

inFORM - Interacting With a Dynamic Shape Display

inFORM can  interact with the physical world around it, for example moving objects on the table's surface

http://vimeo.com/79179138

 

 

 

pershtypjet??!!

Lexo artikullin s'e filmin s'e kam parë. 

oh ok. thashe se kishe pare filmin. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).