Rikthehet "Rrathe"! "Bullizmi" eshte nje dritare e vogel brenda botes se gjimnazisteve te sotem. Dy vjajza nga "Petro Nini Luarasi" tregojne mbi marredheniet midis te rinjve dhe arsyet pse tallin ata qe vishen me keq e nuk mbajne floket si "One Direction". Eshte pakez e frikshme.

Në kuadër të Programit të Medias te Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine - SOROS, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në Prill të vitit 2013, Fondacion Sorosi shpalli një konkurs  të hapur drejtuar të rinjve (studentë të gazetarisë, regjisë, gazetarë e regjizorë të rinj), për prodhimin e disa  video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë

Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit, nga 160 aplikantë u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video -dokumentarëve 26 prej tyre. Video-dokumentarët tentojnë  të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo  komuniteti në një mënyrë e  formë  ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë. Ky eshte viti i dyte i realizimit te ketij Konkursi dhe Programi Televiziv u titullua “Rrathë II”. 

Transmetimi i tyre po realizohet nga Televizoni Top Channel cdo të shtunë ora 17:00, për tetë javë rresht. 

Ne perfundim do te jepen edhe 4 cmime te para.

84 Komente

Interesante 

edhe direktivat nga amerika i marrim. Ashtu si fjalet.
Bullizmi...car je tue than ori shqipe?

Me vjen mire qe po diskutohet ky fenomen edhe ne Shqiperi. Sikur t'i kishin gjetur nje perkthim fjales "bullying" do ishte edhe me mire.

Nuk ka shqip. "Ngacmim" nuk e shpjegon tamam si fenomen. Edhe Italianet i thone bullismo, ndaj dhe Shqiptareve u eshte dukur e pershtatshme ta marring nga italishtja, pavaresisht origjines.

Prap: po kenga, pse ishte valle amerikane?

 

...ne kemi fjalet tona te bukura ne shqip or tunxh  ....ku jane ate qe meren me gjuhen ,te gjejne nje fjale shqip ene per Bulling smiley

Autoret e Bullizmit si do t'i quajme Bullaxhinj ? Po viktimat e bullizmit Te bulluarit ?

 Gjuha jone sa e mire /  Sa e embel sa e gjere / Sa e lehte sa e dlire /Sa e bukur sa e vlere.

 ( Ah Naim te ishe vete, ta shifshe i here turnin e trete ........ !!! )

 ( Ah Naim te ishe vete, ta shifshe i here turnin e trete ........ !!! )

Kjo ka qene per "Pune pune nate e dite / qe te shohim pakez drite"

 No way ! 

S'ma ha menja qe kane arrit nivelet e lagjes kendej. Icik tallje ka qene gjithmone. Nje motiv me shume per tu marre me hekra. 

Me siguri qe, po ta pyesesh Anen (ate vajzen qe hap filmin) e ti thuash "ej, o Ana, pse me verte te vejne letra maje kaptines shoket e klase, sic shfaqej ne film" me siguri te pergjigjet "e mo mire se ai film eshte" 

smiley

edhe pak e behet ana drejtoreshe tatimesh e ta shikojne ato gocat pastaj smiley

smiley bullizmi?!

Fjalet ne shqip jane te shumta per kete: Neperkembes; Mujshar; Neperkemb; Mujshoj etj etj edhe ne format e saj kalimtare, apo te vjeter si: Kodosh ( ai qe neperkemb te tjere)

Kodoshizmi? Neperkembizmi? lol Nuk ka shqip fjale tamam per kete.

Neperkembje? Tallje? Persekutim? Megjithese kjo e fundit mbart te tjera kuptime me peshe emocionale per shqiptaret. Bullizem mua me duket fjale shume e shemtuar. Tingellon keq pike se pari. Nga ana tjeter duhet vertetuar qe ky egziston me te vertete si fenomen ne Shqiperi (videoja qenka hequr ndaj une s'e shoh dot). Nje element percmimi ka qene gjithnje neper shkollat shqiptare, por me sa mbaj mend une ishin arsimtaret ata qe abuzonin me nxenesit me se shumti. Ndoshta shkolla ime ka qene ndryshe nga te tjerat (megjithese s'ka arsye pse) por ne edhe kur benin shaka te renda nuk ishim mizore me njeri-tjetrin: te pakten jo ne te njetin nivel per te cilin diskutohet "bullying". 

 

 

Ky eshte nje fenomen, te cilit i duhet kushtuar nje vemendje e vecante! Kjo nisme eshte nje hap i mire!

ne Shqiperi nuk eshte problem, ky fenomen, se e zgjidh pakez 'ndryshe' atje kete muhabet. Ca ti besh ketej nga USA, pa atje? hehehe. lol

ne Shqiperi nuk eshte problem, ky fenomen, se e zgjidh pakez 'ndryshe' atje kete muhabet.

 

vetehjyqesia nuk eshte mire Mimoza, prandaj ky problem ne Shqiperi eshte po aq i ndejshem 

spo flas ne ate menyre ekstreme, po do mbrosh veten apo jo ? apo do presesh sa te mblidhet shkolla, e te marri masa? lol. 

Fjalet ne gjuhen shqipe jane 

-Perqeshje

-Tallje

Kjo pune me duket si pune fondesh mua. Budalleqe te tipit hajde bejme ndonje gje kur s'kemi cbejme. Perqeshja dhe tallja jan fenomene qe kan egzistuar gjithmone neper shkolla dhe do egzistojne gjithmone. Kjo pune zgjidhet me disipline ne shkolle dhe pergjegjesi nga prinderit. Per tu eradikuar nuk eradikohet kurre kjo sado para te kene per te pastuar Sorosat e kesaj bote nepermjet OJQ-ve ne vende qe i shohin akome si bote e trete, dhe ne rastin konkret Ellbenia.

Se harrova.. Viva Putin!

Perqeshja dhe tallja jan fenomene qe kan egzistuar gjithmone neper shkolla

Dhe meqe kane ekzistuar gjithmone, eshte normale dhe e pranueshme.

Edhe vrasja eshte fenomen qe ka ekzistuar gjithmone, qe nga kohe e Kainit.

O gjemb po ngele duke mu pergjigjur mua sa here qe shkruaj une, si e ke hallin smiley Une shkruaj mendimin tim gjemb, jo te bej muhabet me ty! Ti e ke provuar veten qe nuk di te debatosh sepse nuk di te kuptosh dhe as nuk merr mundimin te pakten te vrasesh mendjen te kuptosh nje shkrim qe denjon ti pergjigjesh. 

Ti e ke provuar veten qe nuk di te debatosh sepse nuk di te kuptosh

smiley  smiley

1oora, nuk e di a e ke vene re qe Peshku pa Uje eshte blog/forum ku njerezit bejne komente dhe i pergjigjen njeri-tjetrit.

P.S. Don't flatter yourself (TM Moza) se nuk ka kohe njeri te te ndjeke ty e te lexoje cdo koment qe shkruan ti.

Pergjigju sa te duash une vetem nje gje dua, jepi pak kuptim pergjigjes dhe lidhje me postimin te cilit i pergjigjesh. Mos u bej trroll, se s'te ka hije, te kemi alamet cupe, por edhe moderatore smiley

gjembo, duhet ndergjegjesim por pa koklavitur ceshtjet

Etniko, po edhe une ashtu me duket se thashe, qe duhet ndergjegjesim. S'permenda gje koklavitje - ne fakt as nuk e di cfare nenkupton ti me koklavitje.

koklavitjen e kisha per fluturimin tuaj ne kohen e Kainit smiley

s'ma merr mendja se e tha ne ate konteks ai gjembi, po qe kane egzistuar po eshte e drejte. Mbase jo aq shume po nje gje eshte e qarte, se sa vjen dhe shtohet ky fenomen ne ditet e sotshme. Mesimi numer 1 qe i behet femijes sot; mos u fut ne sherr dhe mos ngacmo njeri, por ama po te ngacmuan, rane ne qafe kot, 1 here thuaji nicely- back off, nese detyrohesh ta besh per te dyten here- punch 'em hard in the face! that's it. Pastaj e diskutojme me drejtoreshen e shkolles dhe prinderit e tjere. simple. lol

Dukesh ti, do kesh qene bull i keq shume. smiley

kush une e smiley, te kisha pas ty ne klase psh, do ta kisha nxi jeten. smiley. Hej, atehere kur jeshem ne ne Tirone, ska pas kshu bullizem, ziheshin sot, pajtoheshin neser ka qene. Po shoh ketej cfare ndodh me kete punen e bullit, e m'iken mendja me ket lloj abuzimi qe u behet femijeve sot. I con ne shkolle per te mesuar they end up being bullied. Po shifja nje dite te lajmet, njera e jema e nje adoleshenteje, kish hedh ne gjyq prinderit e atyre femijeve te tjere qe ngacmonin kete gocen (biles diskutohej a do mund te fitohej gje nga ajo mesele, se hera e pare qe ndodhte kjo prinderit sue prinderit ). Shkolla nuk ben gje ketej, shume pak per tu marre ne konsiderate. Shume here prinderit zgjedhin, si rrugezgjidhje levizjen, heqjen nga shkolla. Une sdo e duroja dot kete gje. Sinqerisht, prandaj si ka ardh koha, femija duhet te jete tough! Sa ta 'zgjidhin' te rriturit, damage already eshte bere. qashtu. 

Sterre te behej, tha.smiley E kam pas pjese te "arsenalit," ne fakt, si pune ferre ku ngecej. smiley Ka pas, po raste te ralla. Kurse ketu kam degjuar qe eshte vertet problem i madh. Kam pershtypjen se shkolla rri shume pasive, si dhe ne shume gjera te tjera. Kalamoni duhet te jete njecik tough e me shume smart. 

po qe kane egzistuar po eshte e drejte.

S'me duket se thashe gjekundi qe s'kane egzistuar. Kane egzistuar qe c'ke me te, prandaj dhashe dhe shembullin e vrasjes se edhe ajo ka egzistuar, po kjo s'do te thote qe duhet t'i pranojme e te themi "e mo se perhere kane ekzistuar, keshtu qe eshte e pranueshme, mos te lodhemi kot." Dhe sigurisht qe nuk do mundet ndonjehere te ndalet plotesisht, 100%. Ideja eshte te zvogelohet e te ndergjegjesohen njerezit.

nese detyrohesh ta besh per te dyten here- punch 'em hard in the face! that's it.

Dhe ai i godituri shkon e merr pushken e keshtu me rradhe. Vicious cycle Moza. Duhet te ndergjegjesohen femijet, prinderit dhe mesuesit dhe administratoret e shkollave. Qe jo prindi ta shtyje femijen e tij/saj te talli te tjeret "mire ja bere" por te kunderten. Qe mesuesit te nderhyjne kur te shohin fenomene te tilla, qe shkolla te marre masa administrative. Qe ne fund femija te thote "ore po prit njehere se po ndeshkohem une me teper e sikur s'ja vleka kjo gje."

Asnjera nuk nenkupton fenomenin. S'ka ndonje gje te keqe qe e kane futur si fjale. Dhe italianet e kane bere.

bullying ;use superior strength or influence to intimidate (someone), typically to force him or her to do what one wants.

-Perqeshje

-Tallje smiley

 

eshte ngacmim+tallje+abuzim, e kur keto behen konstant, gati perdite, kthehet ne nje nivel tjeter ngacmimi me te larte. 

Eshte Tallje, dhe ai qe e kryen eshte talls. Pse e vazhdoni kot? Ai perkufizimi me siper i bullying ne anglisht eshte tallje ne shqip.. menjfjale kur disa femij ne shkolle tallin nje me floke ndryshe, ose nje te shendoshe, ose nje me te vogel. Kur nje me i forte tallet me nje me te dobet. Ka edhe tallje online etj. 

ai qe e kryen eshte Kodosh...

jo po ku..varsmiley.

Per ate pune pastaj ka edhe ka..err

Ka  nga te gjitha, po mos i bejme corbe kot. 

Ne fakt ne Shqiperi ne shumicen e rasteve jan bythashtu, sepse sa here dikush tallet me dike, pergjigjia eshte , me ke tallesh ti bythashtu i mutit.smiley

o derman ka vajtur shishje (750ml) e johnie blu label 350 € ketej. pa tallje kjo ! andje sa ka shkuar ?se kam nje udhe per ne Londer

K..var i thoni ju nga Tirana ketij Kodoshit te fryre por pa kokrra te jugut...

Po eshte tjater aktor. K... ben detyren, tha. Kurse keta bullat i nxijne jeten robve te urte. 

Lere me mire bullizmi, forcon dhe miqesine me Ameriken.smiley 

Tallje eshte, dhe nga kjo pikpamje, meqe te gjithe tallen me te gjithe tek Peshku, ne jemi te tere bulla, ne mos edhe bullica te zhytur ne balte.

 

eshte ngacmim+tallje+abuzim

E di se cfare eshte "bullying" por po them se kush do eshte fjala korsponduse  ne shqip smiley 

..mirpo duket se pasaka patur te drejte autori, per vershtiresine se nuk gjente dot fjalen me te pershtatshme ne shqip.

Goxha teme...!

Poeti yne Kombetar Jo fatakeqi leftKopese , do i kendonte

prapa telave me gjyslyke

mu trete si kripa moj mike ....

...po c'lidhje ka Vaske Curri me kete ceshtje, oidriso?!

..po ku di ai se kush eshte Vaske Curin  o derbardhe.Ai eshte nga  zona e pare operative ,vendi ku kendojne me lajmet e televizorit...smiley

Po cfare lidhje kane shakate e gjimnazit me kete Bylizmin smiley

Une kur pashe nje cic madhe ne klase qe cante perpara leshraleshuar thashe mos behej fjale per Shendoshjen ne moshe te Re qe eshte vertet nje problem per Rinine Dembele te Sotme qe merret me Karagjozlleqe si kjo ! Dhe them se Debile ( te dhjamur ne TRU ) jane kontigjenti NR nje i ketyre programeve "Perpara ! "" qe nuk te shpien asgjekundi .

Ama per dite te diele Poeti Kombetar i PPU do kendonte

Kemi tema me rini kemi arritje

kemi lulishte kemi ngjitje -zbritje ...

Me fal se e pashe me vonese ...Paska leshuar nje Gelase Kaposhi smiley

Ne fakt problemi qe filmi pretendon te trajtoje eshte realisht nje problem, eshte pune tjeter pastaj qe ai eshte trajtuar ne menyre te tille qe edhe vete vikimat kur e kane pare e kane marre me te qeshur. Ndersa spektatori perpara TV me siguri ne fund te tij ka thene: next. 

Ajo pjesa e pare e videos me leshverdhon me syza ishte pak e zmadhuar ( por e perligjur )

Informacioni qe percillte kjo video ishte shume e varfer. A ekziston me te vertete ky fenomen ne Shqiperi? Ketu ka vend per diskutim....

Erebara tek shkrimi I "bishtperdredhures"....kjo po qe eshte nje plage ne shoqerine tone

sikur i kane pergatit pak ca me fol, me duket mu

Jo vetem me fol, por edhe qe po ju vejne sterkomsha.

mizaskene- e quajne ca (gabimisht, kuptohet !!)

Ku miza ku miza?smiley

Atje te pafsha ne Vietnam smiley

Brad, a te dalin mallkimet? Nese po, ma thuaj dhe mua kete "a te pafsha ne Vietnam!" smiley

Moj, do dalesh ne dritare ti apo si e ke hallin? 

Secundo: u kry e u konfirmu : gastronomia Viêt, njish ne Azi! Dmth edhe ne bote 

hata !!

Xin Chao!!! Pho soup and vietnamese nooddles!!! 

Phooooo !! Me koke biles !! Dhe dy njesoj JO !! smiley

 

Shkollat e kane te domosdoshem psikologun me kohe te plote si dhe bordet mesues-prind. Bashkeveprimi I prinderve me njeri tjetrin ne Shqiperi eshte shume I dobet. Une ve re ketu, nga lidhja dhe njohja e nenave me njera tjetren ndikohen pozitivisht edhe marredheniet mes femijeve. Dy vjet ka pasur ime bije ne klase nje djale qe nuk fliste asnje fjale ne shkolle. Leximin e bente ne shtepi dhe mesuesja e shihte ne video. Jo qe nuk e tallnin dhe menjanonin po dhe e donin shume.

Duhet fushate nga e gjithe shoqeria njerezit duhen mesuar qe ne veze te trajtojne njeri tjetrin me dinjitet e respekt.

Ca ti bish kallashnikovizmit thuaj, se bythizmi ka qene dhe do te jete. Buqe bytha i therrisnim njeres ne shkolle per aresyje te kuptushme. Buqes hipotetike te sotme njesoj mund t'i therrasin, vetem se buqja e djeshme reagonte me goje, ndersa buqit e sotem reagojne me mjete.

Bullying = Ngacmim

muzika ne fillim te keputkerka  shpirtin me shume se vet historia e Anes..smiley

ndersa per fenomenin e  buallizem mavrise,  ka fol vazhdimisht Pjeri ketu,  po kush e degjoi thuaj...

Poshterimi do te ishte me e sakte.eshte problem Serioz dhe teper I perhapur e I patrajtuar si duhet ne shqiperi ku ne pergjithesi fajesohet viktima dhe jo agresori.

"Te rrahu dhe ai mo? Te hengert mortja. Per buke i ke duart?"

Kape bullin nga koqet...apo briret? si eshte ajo thenia?

Sa te lezecem jane gjimnazistet! T'isha dhe njehere aq. Po bullizmi eshte vertet problematik, s'i le te shijone periudhen me te bukur te jetes.

mendoj qe duhet nje fare keqtrajtimi sidomos ne moshat e vogla. e them kete sepse konflikti sjell luften dhe lufta progresin.

po!  dhe me tutje Marksi vazhdon...  sa me shume konflikte e luftera, aq me  shume progres e ndryshime!  mirepo,  ndryshimet sasiore,  sjellin  ndryshime cilesore.   voila pra,  filozofia e jetes..smiley

e pra. me ne fund dikush qe kupton.

aaa,  mos e nenvlefteso peshkun..  nuk eshte thjesht dikush, por jane me shume ata qe kuptojne. ose ndryshe,  grupi i filofilozofise..smiley, apo jo heretiko..?

keto gocat qe dolen me lote ne sy nuk me preken fare. po te kishin dale tip amazonash, qe vuajtjet e vitit te pare i kthenin ne force, po. do isha prekur.

kshu pra duke qesh e duke ju duk "qesharake" e tallmja ose bullizmi ( kjo e fundit tingellon kot fare shqip) , shqiptaret jane duke futur ligjin e ri ne tradite , moral dhe kushtetute:

kur tjetri tallet ME TY eshte qesharake dhe shume e kendshme , ama edhe mund t'a vrasesh tjetrin per nje fjale goje se te preku ne NDER !!!

absurditeti shqiptar  vazhdon

Realizim kaq i dobet saqe  e tret cdo lloj mesazhi akoma pa bere minutin e pare! Ops!

Su gjet dot nje fjale tjeter? 

Nejse te pakten po flitet per kete fenomen.

po asaj thuthuqes s'i pushonte goja. realizim shume i dobet. flisnin te dyja ne te njejten kohe, cccc ajo s'linte njeri tjeter te fliste. kush i organizon keto aman? po ai fyelli qe ishte first class gjoja. trupi pyll, mendja fyell.

Po sjelljet ne ambientet e Parla-mente Shqiptare nuk ju duken paksa Bulimike...I pari shembulli konkret Ristani Style dhe mos te flasim per aftesite e kufizuara te Presidente della Republica del popolo Albanese...Te gjitha keto Sorros-kopi  ti trajtoj ne nje Instisutcion qofte shteteror ose privat jam i bindur qe do kishte me sukses....

8 minuta e kusur, dhe i vetmi pasazh me nje "touch" jete ishte portreti i atij djalit mes minutes 7:23 dhe 7:31. Vetem 9 sekonda fryme. Kusuri nje bullshit gjigand qeniesh bizarre (edhe pse ne mosha te njoma, pra me meriten e vetme te "pulishtit", qe me vone nje cope gomar do behet). me vjen keq per produktin e shoqnise sone atje, ala "garbage in, garbage out".

E gjithe kjo s'ka te beje fare me bullizmin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).