“Standard and Poor’s”, gjiganti i njohur ndërkombëtar i financave, njoftoi se ka zhvlerësuar borxhin e qeverisë shqiptare nga B plus, në B, një lëvizje që pasqyron qartazi rrezikun e lartë të financave publike. Kompania deklaroi se zhvlerësimi vjen pas rritjes së fortë dhe të pa paralajmëruar të borxhit publik, i cili pritet që në fund të vitit të arrijë në 67 për qind e prodhimit kombëtar, nga 58 për qind që vlerësohej më parë.

“Standard and Poor’s” thotë se pjesa më e madhe e këtij devijimi i dedikohet njohjes nga Deloitte, së fundmi, të detyrimeve të prapambetura që qeveria ka ndaj biznesit, të cilat - sipas saj - arrijnë në 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlerësimi negativ - vëren kompania, - reflekton edhe rrezikun, që Shqipëria mund të ndeshë në rinovimin e borxhit ekzistues në tregjet e huaja.

“Standard and Poor’s” vlerëson se financat publike të Shqipërisë u përkeqësuan ndjeshëm gjatë këtij viti, veçanërisht për shkak të politikës së ndjekur nga qeveria e kaluar, para zgjedhjeve, që e çoi defiçitin fiskal për këtë vit në 6,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjiganti ndërkombëtar i financave e bën të qartë se, kjo rritje e defiçitit erdhi për shkak të vendimeve të lidhura me ciklin elektoral, pra përdorimin e buxhetit për zgjedhje nga qeveria e kaluar. Zhvlerësimi i borxhit publik të Shqipërisë është një shuplakë e fortë për ekonominë shqiptare, në sytë e investitorëve të huaj, dhe pasqyron rritjen e rreziqeve financiare në vend, që mund të kenë pasoja të forta, veçanërisht tani që po afrohet edhe rinovimi i Eurobondit. 

17 Komente

I believe in Shkelqim Cani! smiley

Po u bënkërkërkërka ekonomija si kofshë postjeri.

Sikur te qe Sb-ja ne pushtet, nuk ja mbante S&P te bente gje te tille, te pakten perpara se t'ja bente Gjermanise.

Po fillon te bjere shteti Rono smiley

Kush po e rru per shtetin, rendesi ka pushteti! Dhe nje pushtet me 85 deputet nuk bie kollaj!

Falemiderit pushtet!

Une po pres djema, se mase keshilltaret e Piktorit, do ta zgjojne kete kryeminister te levizi drejt punes dhe jo spektakleve. 

PF, per çfar kafeje dhe telefoni po flet se nuk po te kuptoj. Ku ia di une numrin e telefonit Palloshit. 

Ne fakt nuk eshte telefon po ore, por une e kuptoj ngaterresen tende per shkak te smartwatchit qe ti me siguri mban dhe qe te shtyn ne te tilla lapsuse.

ah c'kane qene ata telefonat me mulli revolveri. oldies, si rolls roys te vjeter. ka lezet. do gjys ore me formu numrin, por kur ke kohe, c'te keqe ka te moresh cdo numer kadale, sikur pi kafe, me ate tingullin e paperseriteshem, ku zero zgjat pa marim... harley davidson po te them...

Hahaha, cigaren mes gishtave...zero euklidiane qe rrotullohet mrapsh me ate zhurmen si zemrek sahati qe po keputet...gjunjet si prej uji dhe lutja me vehte "ishalla nuk del plaku i asaj ne telefon..."

eshte kafe dhe ore dore ajo. jo telefon. i ka me nenkuptim pf-ja, komentet. dmth kur pi pkafe, s'te ze gjumi deri naten vone.

S&P tall trapin me shqiperine lol...do i ken vu te njejtin analist qe mbulon dhe Shurra Corp

Ore si eshte ajo puna borxhit, tani doli qe borxhi ishte nja 240 milione $$$$ e jo 600 apo 800 milione $$$$ si na tha Rilindja smiley 

 

Diferenca mes borxhit te kerkuar (400 milion) dhe atij ndaj biznesit, do te perdoret per pune dhe tendera publik si dhe per demshperblime prishje pallatesh per ti mbajtur te eksituar berberet e ketij vendi.

Dmth u gjet hajduti smiley 

ca paskan qene kto mer pupupu......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).