(pjesë nga proza e ripunuar “Arratisje nga Salla 6”)

Ëndrra me Fund planeti këtë radhë ishte ndryshe, pa shpërthime, përplasje, epidemi. Arsyeja pse njerëzit po donin ta braktisnin rruzullin ishte sa e papritur, aq edhe fatale, ajo nuk kishte të bënte me asnjë nga fatkeqësitë e mundshme natyrore apo kozmike, ndaj të cilave ishin marrë të gjitha masat. Nuk thonë kot “e gjen nga s’e panden”. Shkaku ishte pothuajse banal, e ndaj pa shërim: komunikimi.

Një shkencëtar, të cilin e përqeshën në fillim, kishte hedhur tezën në dukje të çmendur: nëqoftëse këmbimi i lëndëve mbart e sjell medoemos vdekjen e organizmit, atëhere edhe këmbimi i informacionit ka në thelb të vet e do të sjellë vdekjen e shoqërisë.

Në qarqet shkencore dhe të veprimtarëve shoqëror, shumë vrapuan ta kryqëzonin herezinë. U fol për lirinë e fjalës, mendimit, të drejtën për jetë. U bënë peticione, siç ndodhte rëndom, madje u planifikuan edhe protesta, por këto e kërkonin një shesh apo një ngrehinë, para së cilës njerëzit e indinjuar të tundnin pankartat dhe të ngrinin çadra fushimi, e një ngrehinë e tillë për rastin nuk ekzistonte. Sekti i vogël i “Qametit Verbal”, siç u pagëzua, mbrohej me qetësinë e atij që ka të drejtë. E drejta për jetë nënkupton edhe të drejtën për vdekje, thoshin ata lakonik deri në shpërfillje, duke e ndezur edhe më fort furinë e të indinjuarve. Njerëz, farën e shkatërrimit e keni në mes tuaj. Keni thënë vetë që e para ishte Fjala. E po the e para, ke thënë edhe e fundit. Mendoni, mendoni… dhe këtu i binin tëmbthit me dorë, duke e bërë epërsinë e tyre mendore një fakt, gjithë pa dhënë më tej shpjegime. Si çdo sekt i vendosur dhe konseguent, edhe ata u bënë më pas besim. Sepse njerëz që duan të besojnë dhe të duan diçka, ka pasur, ka e do ketë gjithnjë, deri në ditën e shumëpërfolur të qametit. Dikush u tha që edhe motoja e tyre “komunikon, prandaj vdes e vdisesh” po përhapej shi mes komunikimit. Kundërshtarët e brohoritën gjetjen e kësaj kundërthënieje, nxituan edhe ata me sigla të hidhëta, por kjo nuk ndryshoi asgjë. Çka tregonte se Qameti Verbal e kish një bërthamë të vërtetë. Verbi e pillte Qametin,  dhe këtë e bënte ngadalë, si sëmundje e butë, por edhe më e pa mëshirë dhe e verbër se çdo asteroid vrundullues, ftohje e diellit, apo përmbytje globale. Prirja për mbyllje ndaj botës, izolimi në flluska vetmie, barabitja e kësaj të fundit me luksin, duket se ishin një farë vetmbrojtjeje instinktive e njerëzve. Nuk vonoi shumë dhe sektarianët e lexuar të Qametit Verbal zbuluan edhe një tjetër prirje kundërshtishë të njëkohshme, të cilën e jepnin me grafiqe të panumërt, tabela dhe ekuacione të fandaksura:  Sa më shumë njerëzit nuk donin t’i flisnin njëri-tjetrit, aq më shumë sofistikoheshin mjetet e komunikimit.

Dhe kjo solli vetiu atë vështrimin pas, në kohërat e ngrira që s’vijnë më. Dikur kishte qenë një botë krejt tjetër, pa tertipe të dhëniemarrjes, veç gojës e veshëve, dhe njerëzit qëllonte që donin shumë, po aq shumë të jepemerrnin, të kishin mall, të ëndërronin për njëri-tjetrin. Klithnin sa oshëtinte i gjithë pylli dhe jehona jepte shpirt duke u shuar ngadalë e me valë në mehje, shpesh pa arritur veshët e duhur. Pastaj ngrinin sytë drejt qiellit me shpresën se do shihnin të njëjtin yll me tjetrin e pa arritshëm. Yjet ishin të ftohtë, pa shpirt, nuk tregonin asgjë, pulsi i tyre ishte tjetër lloj, puls të vdekuri, nëse do kish një të tillë. Më vonë mësuan se ata yje me gjasë nuk ishin fare atje, dhe ajo që shihnin ishte vetëm fantazma e tyre, dikuri. Kjo e shtonte edhe më vuajtjen nga pamundësia.

Rrekjet e para për komunikim, që arrinin më larg se sokëllima e klithma, ishin të pagdhendura, por të paktën ishin një fillim. Shkulnin gurë nga zemra e maleve dhe i hidhnin me tërsëllëmë përposhtë. Marazi guror u ndoq nga zjarri shenjëtar. Por këto ishin të gjitha sinjale për gjëra të rënda, vrer dashurie të pakthyer a të pamarrë, ose luftra, ardhja e dushmanit si re pluhuri në horizont. Kurse kumtet e etura për tejçim më së shumti ishin psherëtima ose pëshpërima që donin të çanin male e fusha e të shkonin atje ku duhej, tek një vetje e largët. Ose amanete të vrarësh. Këta, në çastet e fundit të jetës,  filluan të shkruanin gjethet e aheve me gjakun e tyre, me stil lakonik, ku një fjalë prej shpirtit të këputur duhej të këpuste një tjetër shpirt. (Tha një fjalë që më këputi shpirtin.) Dhe nisej gjethja e tharë e ahut me erën, duke u përpëlitur në ajër si e sapotherur edhe ajo. Arrinte ku duhej a jo, kjo nuk merrej vesh. Dëshira për gjethlajme ishte aq e madhe, sa vjeshtrat u bënë dete gjethnajash dhe drurët me vetmohim po i rrëzonin fletët. U bënë gjetherënës për njeriun. Vetëm halorët rrinin sublim si gjithnjë, pa dashur të bëheshin korrierë të dramës së njerzve; ata ishin të paracaktuar për punëra më të mëdha.

Pëllumbat postjerë u shfaqën vonë, ata ishin më të sigurt se gjethet, ndonëse jo aq të sigurt sa vdekja. Dhe jo aq të shpeshtë sa ajo. Kishte një heshtje të frikshme mbi planet: ngaqë nuk komunikonte dot, gjindja as nuk bëzante. Vetëm gjërat e rëndësishme kushtronin gërxh më gërxh. Ç’shkruhej, ishte e shenjtë. Kush shkruante, gjysëm i tillë.

Më pas u proftas një lloj i ri njerëzish, të quajtur postjerë, me kuajt e tyre të palodhur që çanin llohë e shi e baltë drejt destinacioneve të kudondodhura, ku merrej frymë njeriu dhe kuptohej fjala. Një letër e shkruar, e mbyllur që askush të mos e dinte ç’thuhej në të, ia thoshte tjetrës apo tjetrit atë që duhej, qoftë edhe pëshpërimë, vetëm se kalonte jo pak kohë derisa marrësi e merrte kumtin e dërguesit, mallin e tij, apo shenjën. Një palë buzë-shenjë e kuqe mbi letër, puthje herbare, kalonte ditë e javë e thahej edhe më, derisa arrinte tek buzët e tjera lexuese. Ëmbëlsi oshafi tharë mbi pullaz.

Kishte edhe përpjekje të marra, me shpirtin e atyre të bukurave e dikurshme me gjethe ahu shkruar me gjak vdekësi, letra futur në shishe e hedhur në det, ku postjere ishin dallgët dhe adresa kërkohej me gishtat tahmins të erës. Por këto ishin të rralla, edhe malli në to ishte i vjetër, me era ekstrakte dorëzonjash.

Letra të zakonshme me postjerë tani mund të dërgonin të gjithë. Dhe aty u pa që komunikimi mes njerzve nuk qenkësh aq sipëran, tani ata po komunikonin jo aq se u vinte së brendshmi apo se duhej, por sepse mundnin. Me sa duket gjërat e rëndësishme në planet, si dhe ndjenjat e forta, ato për të cilat u flitej korbave me gojë trupash të paftohur ende për fare, me rrokje zemre të përgjakur që drithërohej në të sajën dhe e palidhur me kokën që vdiste e para, këto pra qenkëshin në sasi të fundme për planetin. Si rezervat e arit, naftës apo ujit polar. Dhe sado të mëdha, ato po zhyteshin ngadalë në korin në rritje të llafeve të vogla ranore, si jeni, lajmëroni shëndetin, s’kam qenë aq mirë nga stomaku, dimri qe ca i ftohtë sivjet. Ato po mbyteshin aty, në atë gjol pafund llurbe. Po bëheshin si ujët e pakët. Rrallësia është relative dhe plotës i së rëndomtës. Në mijëra kuti postare vritej kumti i madh i Dikurit dhe i Dikujtit, ai që vraponte për kilometra për të thënë se betejën e fituam. Më ka marrë malli për fiq, që ç’të të them… a e riparuat avllinë sivjet?

Ardhja e komunikimit të drejtpërdrejtë ishte çështje kohe. Pra puthja që doje ta jepje nuk thahej më në herbarium dhe pala tjetër e dëgjonte po atë çast që jepej. Tingulli nga larg vinte saora. Kjo solli një rrënim të pabesueshëm të cilësisë së kumtit. Sepse, nëse për të bukurshkruar një letër si dikur e kërkonte një kohë, sikur edhe sa për t’u menduar, reflektuar, zgjedhur parfumin për letrën, ngjyrën e bojës, e madje për t’u penduar e për ta flakur shuk letrën e paqëlluar që t’ia nisje nga e para, pra nëse vetëndreqja e kërkonte kohën e vet, tani s’duhej veçse të shkoje në një kabinë ku ndodhej telefoni, dhe të paraqiteshe siç ishe ato minuta që flisje, apo edhe heshtje. (Në shumicën e tyre letrat nuk heshtin kurrë. Ka ndonjë rast kur të dërgojnë katër faqe bosh, të mbyllura me rreshtin vrastar “e të tjera gjëra interesante si këto”, pra një mënyrë të thëni që s’kemi ç’llafosim, por në përgjithësi letrat nuk heshtin. Ato vetëm mund të pasohen me heshtjen që e mbajnë mes rreshtave. Letrat e flasin heshtjen.)

Më pas telefonat nga kabinat dhe vendet e posaçme hynë në çdo shtëpi, e akoma më pas hynë në xhepa, të zvogëluar, por që mbanin mend më mirë e çdo gjë, dhe mjaft të doje të komunikoje me dikë, disa prekje me mollëza të gishtit e bënin marifetin dhe e sillnin tjetrin e kërkuar aty. Kjo e shkatërroi përfundimisht edhe atë pak cilësi që kishte mbetur nga gjethja e ahut apo kuvendimi me korbat. Njerëzit po flisnin më shumë me palë që nuk ishin aty, të pranishme, dhe fare-fare pak me tjetrin e prekshëm përballë. Kjo tregonte se koha e komunikimit, siç ky njihej gjermëatëhere, kishte marrë fund.

Njerëzit nuk donin në të vërtetë të komunikonin dhe të folurit ekskluziv me fantazma virtuale nuk ishte veçse shprehje e mosdëshirës për të dhënë e marrë me qenie të gjalla të species së tyre. Aforizma “lajm i mirë është kur s’ka lajm” e përmblidhte gjithë qëndrimin ndaj komunikimit, që ishte haptazi urrejtja për të.

Ato kutiçka të vogla nëpër xhepa, ku strehohej e gjithë bota, ishin në thelb guxhulla të urryera. Një lloj tiranie dhe robërie, gjyle burgu, bomba të vërteta që, të komanduara nga të tjerë, mund të shpërthenin me muzikë të parapëlqyer, tringëllima zilkash më kërcënuese se hungërrima e predatorit.

S’kaloi shumë dhe edhe ato kuti u quajtën si tepër, paçka se i holluan aq sa rrezik të priteshe me to - vetvrasja me anë të tyre, duke prerë damarët e duarve si në kohëra të lashta me thikë, u quajt “smart suicide”.

Kështu, dora-dorës, u arrit tek komunikimi telepatik. Tjetri ose tjetra të trokiste në tru në çdo kohë edhe pa dëshirën tënde, dhe edhe kur nuk doje të komunikoje nuk kishe ç’bëje pasi përgjigjia prodhohej automatikisht prej teje. Jo vetëm që nuk mund të flitej më për cilësi komunikimi, por ky i fundit u shndrrua në murtajën e botës. Sepse jo vetëm që nuk ndaloje dot invadimin e tjetrit të padashur e të paftuar që trurin ta gjente pashtruar, por edhe nuk ndaloje dot komunikime, të cilat nuk doje asesi t’i bëje. Pra edhe trokitja jote doli jashtë kontrollit dhe kësisoji flisje me njerëz që nuk duhej, sepse ashtu qëllonte të kishin ardhur punët. Si më i çliruari, ky ishte lloji më i sinqertë i komunikimit, e shi nga kjo, edhe më i përbindshmi.

Njerëzit panë se tani po komunikonin më shumë pikërisht me ata që nuk duhej kurrësesi të jepemerrnin. Pështjellimi qe mbarëplanetar, gjindja po kërkonin të iknin nga sytë këmbët, sa më larg njëri-tjetrit, por galaksia Kashta e Kumtrit po dukej e vogël tashmë për ta, pasi tharmi komunikues ishte aq i fortë, sa që mjaftonte të qëlloje në të njëjtin sistem diellor me tjetrin dhe kuvendimi me të bëhej i pashmangshëm.

38 Komente

Sepse jo vetëm që nuk ndaloje dot invadimin e tjetrit të padashur e të paftuar që trurin ta gjente pashtruar, por edhe nuk ndaloje dot komunikime, të cilat nuk doje asesi t’i bëje.

 

deri ketu ke arritur ne matriks, apo kaq njehere per kete proze?

 

 

dy lexonjes.

jo keq i her per i her.

se harrova: dy lexonjes cilesor. jo kshu, radhiko, qe thua ti...

s'po te lexoj me. smiley

cheers, man!

S'kuptova gje nga shkrimi (ideja kryesore e romanit), por tu lexu komentet sikur pata nje ndriçim se per çfare behet fjale. Si me thone shkrimi eshte ora e teorise, komentet jane ora e punes laboratorike.

Nuk thokan kot qe praktika eshte kriteri i te vertetes.

 

ke pas qen me mire perpara.

ke ra, ke ra.

Kështu, dora-dorës, u arrit tek komunikimi telepatik. ... mjaftonte të qëlloje në të njëjtin sistem diellor me tjetrin dhe kuvendimi me të bëhej i pashmangshëm.

 

A e di se cili ka qene perendia Ra?

 

well, piktura nuk esht argment, kan pas thon dikur.

E njoh, i kam lexu disa libra. Shume bukur.

Per idene e tempullit ateist universal nuk ja meshtes shume (megjithse Vatikani ja ka meshtet, shyqyr njoni ateist qe nuk do me na zhduk), tempull ateist eshte contradictio in adgectio. Pastej sikur kemi nje çike si teper tempuj.

Per mu eshte vetem djale i mire.

  

A e di se cili ka qene perendia Ra?

po ja si thu ti, e di apo jo? 

Po perendia Tao e di se cila ka qene?

 

po.

kryeminister ne kohen e ramis alise.

tashti do kembengulesh me qe s'more vesh gje nga teksti? (kjo s'lidhet me te pelqymen, tjeter muabet ai)

Me kete te fundit me prune dhe mu smiley

E perse duhet te mor vesh robi nga cdo tekst ?????

I fut nje Ra me pas nje Tao dhe del nje nga komunikimet me moderne te Kohes qe me duket nuk jane parashtru ne variantin tuaj i nderuar emigrant , as per ata me derr perpara , pasi format e komunikimit i kane me hungerrima smiley

Dicka si Ra Ta Tao 

smiley Praktika shoke Praktika .... po Lageshtira ????!

I fut nje Ra me pas nje Tao

Mos ka dash me thon Rrapo Taho, Ziko. Heretiku mund te ket qen tifoz me Flamurtarin, pse jo? 

Kom dash me thon Rrapi Trapit, Emo dhe Ziko.

Cfar te thuash ne nje shkrim qe eshte nje mjegullnaje andromede i tere? Eshte tere kurthe, po the nje gje, siguro qe vjen pergjigja se nuk e ke kuptu kuptimin tim. Atehere mbaje pervete Tatin, ashtu si mbaj une Timin, kot me diskutu e komuniku, sepse akoma nuk kam marre vesh nese shkrimi eshte pro komunikimit, apo kundra.

Kam frike se eshte ne te njejten kohe edhe pro edhe kundra, dhe ne kohen qe nuk eshte kundra, eshte kundra, e persa eshte, nuk eshte.

Edhe shkrimi i dyte qe ka linku Emo, megjithse eshte me i qarte se ku e ka hallin, i referohet simbolikes ne menyre te gabuar. Ngaterron funksionalitetin qe kane dy syte per te perceptuar hapsiren, me nje simbolike te pjerdhur masone me sy ne maje te piramides te $. Pa lidhje fare, perveç se artistike. Letersi e mire, vertetsi e keqe.

Te ka bere shume dem Kadareja, i cili nuk eshte shkrimtar qe vlen per tu imituar. Eshte nje kategori shkrimtaresh qe jane o Mete per vete, pa trashegimtare, beqare, nuk sherbejne si tramplin, ose si dore per te trasmetuar stafeten.

 

kot me diskutu e komuniku

i vetmi cast me vlere ne ket koment.

shiko, vetem jhv-ja ka te drejte te thote "une jam", dhe une po shtoj edhe "sepse". ne te tjeret, pa perjashtim, vetem pershkrujm, kurre nuk shpjegojme, ne na rref dikur pseja teleskopike. pranej ajo pro e kunder qe thu ti, jane pa kuptim fare. 

tani un e di qe kto muabete kalojne nja 30000 ft siper cackave, por si i tha artileristi avdo babaramo bido sherifit, ca do boj tha, po s'i nxora te peshku gjonat, ku tjeter? te milosao? apo te rapo-tao?

Jo i dashur se neqoftese jemi kalamojt e jhv-se, atehere kemi te gjitha atributet e babes, te pakten potencialisht. Pra munb te themi: "ne jam", biles edhe "une di" dhe "une kam".

Problemi eshte se kemi akoma dy baba, nje legjitim dhe nje jo-legjitim, jo se kemi dy sy.

 

po me i mencuri nga fara jone, kur iu tek te thoshte "une di", vajti me vrap e plotesoi menjehere "qe nuk di" tha. 

seriozisht: jepi nje dy minutsh kontemplues tezes se tekstit, paraleles se kembimit te lendeve ne organizem me ate te komunikimit per nje shoqeri. e di, antidyringu e ka fajin, po boje zemren gur.

kam per te bere nje tregim me titull "Catia" mbi ket pik, po se mos me thush qe e kom kopju nga filmi me te njetin titull, qe e shifshim ne kohe te benonit...

Perveç me te mençurit "nga fara jone" (e syrit majtas), ka edhe nje te mençur nga fara e tyre (e syrit djathtas) qe tha duke treguar veten e tij: "jam une e verteta, udha". A te shko menja qe mund te kete edhe nje fare tjeter qe sintetizon te dy syte per te konceptuar hapsiren? Por e di, e di, se as menja nuk te shkon, sepse kjo pune eshte me zarar, do trimni, me keq te dale nami se syri. Parulla: "si gjithe te tjeret".

Paralelja e kembimit te lendeve ne organizem me ate te komunikimit per nje shoqeri eshte paralele false, sepse organizmi individit vdes si sistem i mbyllur, ndersa shoqeria nuk vdes, eshte sistem i hapur (ka te drejte Tosi ne parim, por jo ne kuptimin e sistemit te shpartalluar sums). Mu ne piken e vdekjes entropi zero, shoqeria merr energji nga jasht ne menyre "misterioze dhe mistike" nga njerez qe thone diçka skandaloze e te padegjuar me pare ne lidhje me te verteten.

Zdo men qe AntiDyringu e ka fajin, dhe zemren nuk e bej dot gur kur shof qe njerzit humbin kot vlerat e tyre me te mira.

Ta kam thene edhe nje here tjeter, nuk do te kishe Ismail K. (biles edhe Dritero) pa letersine e madhe ruse qe ka trajtuar ne thelb probleme providenciale. Kush eshte thelbi i Dostojevskit dhe Tolstoit? Pse sot ankohen shumica per ambjentin thartire te artit? Shkreti me entropi zero.

Ky eshte edhe mallkimi i artit shqiptar. Jeni duke rrahur ujet ne havan. Varferia fizike eshte varferi shpirterore ne radhe te pare.

Ja ta paska sqaru edhe Juli me poshte punen e entropise, megjithse me perkundrazi. Falimneres Juli.

 

asgje heretik, klm smiley

Per parallelen e shkembimit:
Shkembimi i lendeve (komunikimit) te shoqeria ndodh brenda 'organizmit' te shoqerise.

Shkembimi i lendeve ku merr pjese organizmi dhe qe atij I shkakton vdekjen, eshte ai midis organizmit dhe mjedisit. Ku vdekja shkaktohet prej imbalances se energjise gjate dhenie-marrjes. (Entropia positive)

Sistemet qe krahasohen jane te ndryshme. Tek njeri organizmi eshte i mbyllur (shoqeria), tek tjetri eshte i hapur (organizmi -mjedisi).

Po ne fund te fundit, imagjinate intriguese. smiley

mua me duket qe analogjia qendron. te pakten ne rrafsh individual. nderkaq, ka kaq shume diskutime mbi shoqerine si sistem (i hapur a i mbyllur), sa qe une nuk guxoj t'u hyj atyre, aq me teper qe te peshku ka vertet esnafer (te mesuar) per keto pune, e une do dilja "si kerrja para gomarit".

Nuk pergjigjemi dot se ne pune (lajme pjatat, si thuhet ketu)

Per shoqerine si sistem - si sistem fizik o emigrant, ku ndodh shkembimi, dhenia - marrja, komunikimi, sistem referimi. Jo ne ndonje nentext social apo dicka  tjeter.

Tjeter, pare ne rrafshin individual, kjo paralelja e komunikimit dhe shkembimit te lendeve, po, eshte tjeter gje nga c'thashe siper. Me siper kisha konsideruar krejt shoqerine si nje organizem te vetem ku kryhet shkembimi i informacionit, komunikimi. (meqe po thoshim se krejt shoqeria po vdes sic vdes nje organizem)

po dhe une, s'kam asnje kompetence per te folur keshtu. Mos na merrni seriozisht. Disa gjera qe thuhen ketu mbase s'iu duhet dhene rendesi e madhe. thjesht flasim. smiley

ke te drejte, mendova se kalimi nga individi ne grup ishte i nenkuptuar.

une besoj ne unitetin e botes materiale dhe kam nje bindje qe cdo forme e levizjes (ose nivel i saj, nqse do ndjekim hierarkine mekanike<fizike<kimike<biologjike<shoqerore) mbart ne vete ligjesite e formes me te ulet te saj, si dhe i reflekton ato ne nje menyre a tjeter. Prandaj dhe ka nje baze per analogjite mes sistemeve (marre keta nga mekaniku tek shoqerori).

fjalia parafundit - ne vend te "organizmi eshte i mbyllyr" ---> "shkembimi eshte i mbyllyr"

Po jo mor Emigrant se nje esnaf nuk ve karrocierin para kuajve (megjithse tek filmat e Benonit ka pas qene dy karrociere, nje ne pope, plus nje tjeter qe kaleronte mbi njerin prej kuajve varg per te trasportuar margaritaret e mbretereshes te vjedhura nga Miledi).

Nje esnaf nuk ben paralelizma midis fiziologjise se organizmit individual dhe organizmit shoqeror, sepse jane entitete cilesisht te ndryshme (materie dhe shpirt), dhe ekziston nje jerarki, shoqeri mbi individ, njesoj si shpirt mbi materie (e jo e kunderta, si mendon ti, Tosi dhe Antidyringu). Eshte individi (i vdekshem) qe eshte ne sherbim te shoqerise (e pavdekshme), dhe jo e kunderta si mendon ti dhe Tosi, me shoke demokrate sume.

Kete te fundit te pakten Antidyringu e kishte kuptuar. Ju as tek AntiDyringu nuk jeni.

 

Nje esnaf ben paralelizma midis fiziologjise se organizmit individual dhe organizmit shoqeror. Ky eshte te kuptuarit e botes ne nje nivel me te larte. Bota eshte unike, nuk ka ligje qe t'i kundervihen njeri-tjetrit. Per me shume i kam shkrujt july_21-shit.

Fakti qe bota eshte unike nuk do te thote se shkencistet kane te drejte ta konsiderojne te rrafshet. Bota eshte me nivele.

Neqoftese mamaja ve zhezven ne zjarr me uje qe zien per te bere nje çaj, shkencistet mund te shpjegojne SI-ne e te gjitha fenomenet shkencore fizike (vlim, tretje, shkembim nxehtesie etj), por nuk mund te shpjegojne PERSE-ne e fenomenit te dashurise memesore shoqerore shpirterore per birin e saj.

Duhet nje tjeter lloj shkence ne kete rast.

 

shkencistet do bejne c'eshte e mundur te vertetojne qe xhezvene mbi zjarr mund ta shikosh sa te duash, ajo do vloje ne nje cast te caktuar, i cili ka ardhur gjithnje fiks ne te njejten kohe qe nga koha kur u shpik zjarri dhe xhezveja. Pse kjo gje perseritet, kete nuk e thone dot shkencistet; por hej, asnje nuk eshte i persosur, sado qe ti nuk je i atij mendimi.

pra, thene ndryshe, nese raporti i gjuhes me mendimin do ndryshoje (e para s'do jete me aq ne gjendje te fshehe te dytin si me pare, do shkoje ne origjine pas dy mohimesh, do i afrohet pasthirrmes parake), c'do ndodhe me shoqerine pasandaja? se marrosja jone me kete raport - shih nje here verdalle, po nuk permende nje fare Lakan, Lakan, psh, nuk te qas njeri sot ne rrethet cool te perndritura intelektuale me "lenonka" - a nuk tregon tamam kete lloj frike ndaj ketij raporti?

Shpresova se "thene ndryshe" do te me sqaroje te parin paragraf kriptik me asnje i persosur, por paragrafi i dyte eshte akoma me i persosur.

Do me bo muhabet, apo numra cirku? E keni bo Peshkun si palester, hop ne nje teme kercehet kaluçi, pastaj ne nje tjeter behen paralele, hop ketu nje salto mortale unaza, hop atje kok kollotumba. Jepi, jepi se te ben mire per shendene.

 

smiley

kot nxehesh.

@emigrant

une besoj ne unitetin e botes materiale dhe kam nje bindje qe cdo forme e levizjes (ose nivel i saj, nqse do ndjekim hierarkine mekanike<fizike<kimike<biologjike<shoqerore) mbart ne vete ligjesite e formes me te ulet te saj, si dhe i reflekton ato ne nje menyre a tjeter.

Patjeter dakord. Ligjesi qe mbarten edhe ne sisteme shoqerore. Ketu po, mund te diskutohet gjate, me vete, ka plot per te thene.

Gjithashtu, ne fund te fundit, sado specifika te permbaje, levizja si dhe shkembimi i lendeve reduktohen ne shnderrime energjie e shkembime energjie, apo jo. smiley

Simptomat e vdekjes se shoqerise –nje emertim sa letrar keshtu, por edhe i mprehte: te shtyn ne reflektim e dyshim serioz mbi keto fenomenet e izolimit  sot.  Dhe pse jo, edhe filozofite pa kuptim qe degjojme ne perpjekje per shpjegim mbi boten e ndryshuar.

Dendesimi I Komunikimit  si nje pasoje e revolucionit te informacionit ne dekadat e fundit: A eshte frika e mosbesimi qe shfaqet, nje pasoje e rradhes, simptome e perseritur ne cdo kapercim te madh teknologjik. Apo vec fillimi  drejt nje ndryshimi te pakthyeshem ne shoqerine njerezore.

flm per leximin dhe biseden.

ne fakt nuk eshte vdekje, eshte rilindje (no pun intended) smiley

Flm, gjithashtu!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).