Në 101-vjetorin e krijimit të saj Posta Shqiptare nisi një shërbim të ri qytetarët. Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë. 

"Jemi këtu së bashku për të filluar këtë projekt të ri që ka të bëjë pikërisht me përdorimin e biçikletave për sistemin të shpërndarjes. Eshtë një mundësi shumë e mirë e jona që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të shprehim gjithë miqësinë tonë ndaj mjedisit, përgjegjëshmërinë tonë ndaj komunitetit, por është një mundësi njëkohësisht për të ulur kostot e shërbimit dhe për të sjellë një nivel më të lartë të performancës sonë ndaj qytetarëve", tha Ardit Çela, drejtor i Postës Shqiptare.

Ky projekt do të zbatohet si fillim në Tiranë e më pas do të shtrihet në qytete të tjera të vendit me trafik të rënduar. Posta Shqiptare sot mbush 101 vjet që nga krijimi i saj.

40 Komente

Ide e bukur. Vetem jepuni bicikleta te vjetra qe mos ua vjedhin kur ti lidhin perjashta per te cu posten ne kat te peste. Gjithashtu keshillohet qe ti pajisni postjeret edhe me mushama shiu per kohe shiu si dhe me ndonje lek xhepi per gomistat, po bone gome rruges. smiley

E degjova para 2 ditesh ne radio. Dhiz iz fani. Maj shoes are coming smiley 

te na rroje drejtori i Ri i postes!! shikoni mer sesi e perpijne me sy te gjitha ato laraskat e sapopunesuara! kane ndare bashke beteja te ashpra, LSI na mblodhi, LSI na nderoi!! gati gati po ja marr kenges se vjeter:

Sa gezim i madh per ne ,

shoqeni motrani,

bashke me ne shoku Ilir,

shoqeni motrani!!

 Në 101-vjetorin e krijimit të saj Posta Shqiptare nisi një shërbim të ri qytetarët. Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë.

 

dhe cili eshte tamam sherbimi i ri per qytetarin..?    sepse ne fakt qytetarit nuk i intereson shume se si do ti vijne  e me cfare mjeti   do ti vijne letrat apo pakot, vec  te vijne ne kohe..   bicikleta eshte sherbim i mire per vet Posten.. nuk perdor karburant, ul koston  etj..  Ok, do jet mire edhe per postjeret qe ketej e tutje do jene fit, ne top forme..smiley   

p.s   mos harroni tu jepni edhe helmete postjereve qe do shperndajne posten  me biciklete, bile duhet me detyrim   se do ti merrni me qafe ne  trafikun e rende  dhe rruget e pasigurta te Tiranes dhe Albanies ne pergjithsi

p.s2  ta gezoi ditelindjen posta!

ky ndryshim, pra dergesa me bicikleta, eshte nje nga tre pikat ku do mbeshtetet reformimi i postes ne te ardhmen e afert, dy pikat e tjera jane: veshur me paliceta, dhe u thone tungjatjeta.

biçikleta.. intron, me keto vajzat, e paska kopjuar nga Bee Gees (stayin alive) Françesku.smiley

po jo mo Belul, edhe postier Malo, me biciklete shperndante ZP-ne

Ministri i brendshem merret me arsimin, ministri i jashtem me mardheniet me shtypin dhe drejtori i postes me politiken e jashtme per te korigjuar imazhin anti-amerikan pas Jo-se Sarin-Siriane.

Brilliant!

Por ama te gjithe ata i bashkon... kodi i etikes! smiley

Po na u thakan lott e shkret neper ato letra smiley

Shume lajm i rendesishem, madje edhe me i rendesishem se paketa e re fiskale. Sa here te degjojne zile biciklete, njerezit do kthejne koken te keqyrin mos eshte postieri. Kjo do e ndryshoje katerciperisht jeten e tyre. Faleminderit LSI.

Kushedi sa do u rritkerkerkerkan kerkesat per kemp. 

Semundje profesionale mo, shala biçikletes smiley

Tani me efektive do te ishte sikur te perdoreshin gomeret me kosha te bere apostafat per kete pune.Kjo puna me biciklete mund te jete ndonje propozim makroekonomik biznesberes i propozuar nga Pjeri i Peshkut te VQ-ja e famshme.

big like !

Kane degjuar keta qe demokratet u shendoshen nga 8 vjet pushtet, e tani duan ti heqin nga puna duke i torturuar ne bicikleta.

Me bicikleta ka qene, ne 1971 mbaj mend postierin e lagjes tone, kishte nje cante te madhe lekure kafe e eerret, kapele me streh dhe nje biciklete Robusto  me heker. Canten e kishte plote.  Sillte telegrame, dhe letra! smiley  I kishte bo enveri xhom P.T.T. post telegraf telefon, komunikim i sigurte ne cdo cep te shqiperise! Ta dine kto te rinjte te pakten, nuk osht gjo e re! 

 Sillte telegrame, dhe letra! [smiley]  I kishte bo enveri xhom P.T.T. post telegraf telefon, komunikim i sigurte ne cdo cep te shqiperise!

 

 

.smiley      komunikim i sigurte thote..   bente vaki te vdiste  nje familjar qe jetonte ne qytet tjeter.. nja 50-60 km me tutje, jo me shume.. e merrje vesh pas nja 2-3 ditesh..smiley  sa te formulonte e dergonte telegramin  ai, apo flet thirrjen per telefon ''Vera me  Mollasin  kabina 3, kabina 3..smiley.''   ehuuu, e kishte varrosur familja  te ndjerin..smiley

komunikim i sigurte  dhe i shpejte ishte  nepermjet telefonit qe kish dikush ne  pallat.. ai therriste  komshinjte ne rast  halli etj.. pyetem mua ti qe kam  pasur telefon ne shtepi ckam hequr  posht e perpjete  te lajmeroja  gjitonet   kur i merrnin nga qytetet e tjera..

p.s  ajo canta e postierve ishte plot me gazeta e revista  per  te abonuarit.
 

Sherbimi postar per kohen ka qene ne rregull, normal  i sigurte, flas per Tiranen se per Tiranen po flet edhe vidio siper! Sigurisht nuk kemi qene ne kohen e internetit, se edhe bota ne ato nivele ka qene edhe ne ato vite ! Une po them te verteten! 

pyetem mua ti qe kam  pasur telefon ne shtepi

Mos na shit mend tani qe ke patur babane drejtor, apo oficer smiley  dhe une nuk fola gje per shpejtesine,e letrave, e ke arritur kohen e telegrameve ?! Pastaj mos harrojme qe vendi ine, ka qene si afganistani, jo shume kohe me larg! 

jo jo, se kam pasur babane as drejtor as oficer...   edhe ti te verten po thua!    por une po them qe atehere (ne Evrope, bile edhe ne Evropen Lindore)  ishte koha e telefonit , ndersa te ne koha e telegramit. PIKE!smiley 

Une thashe ne 1971

Ne Amerike dhe Europe  funksionin pak a shume njesoj telefonat, si edhe ne Shqiperi. Sigurish me te avancuar se ne .Doja te thoja qe ka qene tradite bicikleta dhe sherbimi postar, packa se u shkatru mbas 90et nga barbaret! smiley 

http://en.wikipedia.org/wiki/File:Offutt...

Barbaret shkatruan bicikleten, sherbimin postar, apo lidhjet telefonike?

  te gjitha, qytetrimin njerzillekun! 

Mos harroni zinxhirin me vete smiley

Kto postierat me siguri qe kan per ta nda posten noten, se diten njicik si veshtire me i dhone bicikletes neper tirone

Cute. 

Not less, not more. Cute

Trafiku eshte skandaloz ne Tirane dhe besoj se duhet marre ca pervoja e qendres se Athines per te lehtesuar ca kete. Sipas numrave te targave (cift  apo tek) makinave nuk ju lejohej te qarkullonin ne qender cdo dite (nje dite po dhe nje jo). Ideja e postjereve me biciklete eshte fantastike, ketu ne Suedi postjeret vetem me bicikleta e qarkullojne posten brenda neper qytete dhe flasim per nje klime shume here me te ashper se ajo e Shqiperise.

Gjeja me idiote qe kam degjuar. Une blej makine, paguaj qindra taksa per ate makine e per ate rruge, dhe duhet te dal nje dite po nje dite jo sepse shteti i lejon ndertimet ne menyre kaotike dhe rruget si per karroca. Athina eshte qytet vari lesht, mal betoni me rruge te ngushta. S'ka derman. Tirana eshte keq, por jo aq sa Athina. Mjafton te mos lejohet te behet si Athina, jo ta marrim si shembull.

c'flet aman

Qendra e Athines thote.

Athina ka minimalisht nje alamet metroje. Ka autobuse te rregullt, ka trotuare ku mund te ecet si njeri, dhe punojne dhe semaforet. Per te mos folur qe kalimtaret nuk jane ne rrezik konstant shtypje nga makina.

Asnje nga kto s'eshte e vertete per tiranen. Metro, tram etj ska. Autbusi eshte nje mjet qe te vonon me shume se te mbaron pune.  Trotuaret jane te paperdorshem, per semafor s'pjerdh njeri, dhe kur je ne kembe, te shtypin dhe te shajne madje.

Si do ta ndalosh gjysmen e tiranes pa qarkullu ne dite ti mo. Si kane me i cu robt kalamajt ne cerdhe, kopesht, shkolle dhe te shkojne dhe vete ne pune. Me ca te shkojne ne spital, gjykate etj ?

Per korrieret ben pune ky muhabet, se me motorra e bicikleta shpetojne nga sikleti i parkimit, i futjes neper rrugica te ngushta, pa fol per kursimin e karburantit dhe gjithe kostove te llahtarshme qe ka sot mbajtja e nje makine.

Eshte pak e frikshme te qarkullosh me biciklete, por them qe neper qender, dhe mund te behet se ka ca korsi te rezervuara, plus qe kto korrieret jane si majmune cirku, besoj ja dalin. Motorri eshte idealisht me i perdorshem, dhe gjithe kompanite postare private e perdorin.

 

 

Endro per nga zhvillimi kaotik i perqasemi Athines. Kemi nje qytet si Tirana i planifikuar ne limitin e 300-400mije banoreve dhe sot jetojne tek 1milone. Te gjitha keto qe permendet ti dhe Ruzhdia vijne si rezultat i ketij zhvillimi kaotik

Tiranes i duhet urgjentisht nje plan afatgjate te themi 10 vjecar ku brenda ketyre viteve te behet e mundur eleminimi komplet i qarkullimit te automjeteve motorike neper rrugt e saj. Ai duhet bere me faza e zona te caktuara. Neper rruget e Tiranes duhet te kete vetem trame dhe autobuza me elektricitet, bicikleta, patina dhe kembesore. Vetem 2-3 ore gjate nates mund te lejohet  qarkullimi i makinave per te bere furnizimet apo heqjen e mbeturinave.  Kjo eshte domosdoshmeri, ndryshe te gjithe do te ikim per lesh nga kanceri dhe semundjet e frymarjes. Kush eshte dakort me propozimin tim te me votojne per kryetar bashkie ne vend te kanakarit aktual.

 Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë.

 

Pse nuk thone qe postieret do te pajisen me biciklete kur te shpendajne letrat?!smiley 

Posta Shqiptare sot mbush 101 vjet që nga krijimi i saj.

Ndonje fotografi, ndonje filmim, a ndonje shkrim  nga vitet e para, te Postes Shqiptare, ka?!

 

Kjo i bie te kthehemi ne kohen e Enverit,jo se atehere postieret ishin te paisur me bicikleta.Ptuh,komunista!

Nje sygjerim per drejtorin e ri nese nuk e ka bere akoma. Urgjentisht duhet te beje pagesen per sigurimin e jetes ndaj aksidenteve dhe kancerit te mushkrive per te gjithe postjeret qe qe sot e tutje do te levizin me bicikleta neper rruget e Tiranes. Nese nuk ka fonde ti paguaj nga xhepi vet se ka per te gjet belane. Kaq di te them une. Per te tjerat jam dakort me Belulin.

Po mund te shkojne edhe ne kom, pa bicikleta varet psh sa eshte distanca, duke pas parasysh Tiranen po thuajse dergesat letra kartolina ect mund te behen ne kemb dhe pjesesrish me biciklet, ose me makine private! Pse te gjithe me bicikleta?smiley

shume mire , atje s'ben ftohte shume pse jo ?

po kur te jete shiu litar ? se per shi mban kampion vendi yne

Fytyra e pare e shtetit eshte Posta, kur fuksionon posta edhe ne skajin me te larget te vendit, do te thote se shteti fuksionon. Pastaj vjen Statistikat, qe do te thote se administrata e shtetit fuksionon, e pastaj vijne me radhe te tjerat, Taksat, Ndihma ndaj te varferve, Shperndarja, Mbledhja, Rendi, etj, etj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).