Zëri i tyre është dëgjuar gjithmonë pak ose aspak ndërsa përkujdesja e strukturave përkatese s’ka patur kurrë seriozitetin e duhur. Jetimët janë shtresa shoqërore që vazhdon të endet pa patur asnjë mbështetje, asnjë përkrahje, asnjë mundësi që të ndërtojë një jetë të denjë dhe të barabartë me të tjerët. Në shumë qytete, siç është edhe Shkodra ata jane braktisur plotësisht në një fat që i vënë poshtë edhe nga indiferenca vazhdon të jetë i zymtë për ta.

"Shqiperia Tjetër" , përmes reportazhit të radhes me gazetar Marin Memen dhe operator Denian Sevin sjell vështirësitë e këtij komuniteti dhe problemet e shumta që i shoqërojnë.

5 Komente

Ka boll banesa sociale ku mund te strehohen, ka boll nenpunes bashkiake qe rrijne gjithe diten duke nxehur karriget, pse nuk ndihmohen keto njerez? 

Gjeja e pare qe do shikoje nje turist ne Shqiperi eshte pikerisht gjendja e deshperuar e kesaj shtrese njerezore. 

Nuk e di per qytetet tjera por te pakten ne Shkoder, situata eshte e tmerrshme. Keto njerez jo vetem qe e kalojne diten e naten  neper rruget e qytetit por edhe vuajne nga abuzimet e ndryshme qe i behen, perfshire edhe dhunen seksuale. 

Ky shtet idiot nuk duhet te harroje qe fukaralleku bjen fukarallek.

Ah kjo kolona zanore qe ta sembon shpirtin

Mjerim, edhe ketu mjerim. 

Flitet shume per mungesen e shtetit, por une nuk kam degjuar njehere per ndonje organizate shqiptare, e krijuar ne shqiperi, me fonde nga te pasur shqiptar, te mundohet te miret me kete lloje problemi. Jo se kjo perben justifikim per kete gjendje, por eshte e habitshme sa here flasim e ankohemi e sa pak here tregojme gadishmeri per te bere dicka. Ne rast se ekziston, dikush te me dergoj linkun e me gjithe qejf jo vetem qe do beja nje donacion, por do ja dergoja dhe gjithe miqeve qe kam ketu.

I madh je o Marin Mjerimi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).