Meqë qeveria refuzon të japë të dhëna reale mbi taksimin, kjo banane shpjegon më mirë kurbën e ngarkesës fiskale. Në krahun e majtë janë shqiptarët me të ardhura të ulëta, në qendër ato me të ardhura të mesme dhe djathtas, ata me të ardhura të larta. Mund të konsiderohet edhe si “Sistemi i taksimit të bananes së përmbysur”.

Ka një barsaletë mes gazetarëve të ekonomisë nga viti 2007, kur Berisha vendosi të zbatojë ideologjinë e tij të sapozbuluar, neoliberalizmin. Pasi u shpjegua se si do të funksiononte sistemi i ri i të ardhurave personale, një gazetar doli në konkluzionin se ajo që u bë, nuk qe një sistem takse të sheshtë, siç shkruajnë librat e ekonomiksit, por qe një taksë me gungë.

Do ca fantazi për ta kuptuar. Fantazi e mërzitshme ekonomistësh me të dhëna të ardhurash e taksimi të shfaqura në grafikë të statistikës deskriptive. Shumicës së njerëzve  mund të mos u bëjë sens ky humor i hollë, por për hir të shkrimit të historisë së shtetit të dështuar shqiptar, unë po marr përsipër ta shpjegoj.

Taksimi progresiv nënkupton që të ardhurat kombëtare të vendit të ndahen në fasha, dmth që të shihet se sa për qind të të ardhurave kombëtare fiton 10 për qindëshi më i varfër, (aktualisht në Shqipëri afro 3.4 për qind të 14 miliardë dollarëve, sa fiton 10 për qindëshi i dytë më i varfër, dhe natyrisht, sa fiton 10 përqindëshi më i pasur i popullsisë, në rastin e Shqipërisë 30 për qind të të ardhurave kombëtare. Mbi këto të dhëna duhet të përcaktohen se sa para do t’i marrin shtresës së pasur për t’ia dhënë shtresës së varfër në mënyrë që këta të varfrit të ngrihen nga niveli i mbijetesës (njohur nga Banka Botërore si varfëri absolute) te niveli i varfërisë relative, dmth që kanë para për bukë, ngrohje e veshje, por nuk kanë para për shpenzime luksi. Gënjeshtra më e madhe është pretendimi i qeveritarëve të sotëm që e ashtuquajtura taksë progresive po bën pikërisht këtë. Jo, sistemi fiskal shqiptar mbetet me gungë.

Aktualisht në Shqipëri afro 15 për qind e popullsisë ka nevojë për këtë lloj transferimi të ardhurash nga të pasurit te të varfrit. Por qeveria nuk i ka paratë dhe dukshëm nuk ka as vullnetin të taksojë të pasurit për të ndihmuar të varfrit. Dukshëm qeveritarët tanë mendojnë se e vetmja transfertë e nevojshme për të varfrit është ndonjë thes me miell për t’i blerë votën.

Nuk ka rëndësi nëse je liberal, neoliberal, smithsonian, marksist apo çfarëdolloj ideologjie tjetër. Kjo që po bëhet nuk ka asnjë lidhje me taksën progresive.

Taksimi i sheshtë, mendon ndryshe. Njerëzit, thonë, janë dembelë nga natyra. Tregu është perfekt, kush fiton më shumë, punon më shumë. Shërbimet publike kanë një kosto që duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes përdoruesve. Në teori ngjan e saktë. Vetëm se ajo që u vendos në vitin 2007, nuk qe taksë e sheshtë. Ajo qe taksë me gungë.

Taksë me gungë, do të thotë që të varfrit paguajnë pak ose aspak taksa, të pasurit paguajnë pak ose aspak taksa. Shtresa e mesme ngopet me taksa dhe tarifa të të gjitha llojeve duke e polarizuar shoqërinë në të pasur dhe në të varfër, sepse ky lloj taksimi nuk bën që tjetër veçse vret shtresën e mesme, atë të profesionistëve apo punëtorëve të kualifikuar që janë në gjendje të fitojnë dy apo tre herë më shumë se sa mesatarja kombëtare dhe i realizojnë këto të ardhura me punë apo me biznes të vogël.

Aktualisht shtresa e mesme është më e formalizuar përballë tatimeve se sa të varfrit dhe të pasurit. Të varfrit nuk paguajnë sepse nuk ke çfarë t’i marrësh. Ndonjë cigareshitës në rrugë por nuk kapen nga tatimet sepse nuk ka kuptim. Të pasurit janë njëkohësisht ata që kanë pushtetin dhe rrjedhimisht bëjnë evazion fiskal pa teklif. Jo vetëm që bëjnë evazion fiskal, sepse në fund të fundit, korrupsioni nuk tatohet, milionat e gjykatësve nuk tatohen, ryshfetet e mjekëve, nuk tatohen, por kanë edhe avantazhe të ligjshme nga sistemi fiskal aktual. Psh, ata që kanë mundësi të blejnë një makinë të re, ligjërisht nuk paguajnë taksë për këtë makinë. Ndryshe ndodh për ata që blejnë një makinë të përdorur. Ata duhet të paguajnë më shumë. Të varfrit nuk taksohen sepse nuk kanë makinë.

Shtresa e mesme paguan gjithashtu faturat e dritave, të cilat, të varfrit nuk i paguajnë. Sa i paguajnë të pasurit, nuk e di, por di që një punonjës i CEZ më shpjegonte para do kohësh se si një kryebashkiak dhe një shef policie qe në listat e atyre që nuk e paguanin.

Kjo është situata: vitin e ardhshëm qeveria ka ndër mend të mbledhë mes 176 dhe 212 milionë dollarë taksa më shumë. Pjesa dërrmuese e këtyre taksave do të vijnë nga Bankers Petroleum, rreth 70 milionë dollarë.

Por më shumë do të paguajnë ata që janë në gjendje të pijnë një paketë cigaresh në vend që të pijnë duhan me të dredhur, do të paguajnë ata që mund të përballojnë një gotë birrë apo një shishe verë, ata që janë në gjendje të mbajnë një makinë, ata që mund t’i lejojnë vetes të marrin makinën dhe të shkojnë deri në Durrës për drekë apo ata që mund të shkojnë një fundjavë jashtë Tirane. Të varfrit dhe të pasurit do të vijojnë të mos paguajnë. Thjeshtë dhe pastër se Shqipëria nuk ka një problem fiskal, apo një krizë buxhetore.

Kjo që po përjetojmë është një krizë korrupsioni, evazioni fiskal dhe mungese shteti ligjor. Qeveria thotë se ka nja 1 miliardë dollarë fatura të papaguara për biznese e individë, përfshirë punonjësit e shtetit që qëllimisht pushohen “padrejtësisht” nga puna, sepse dihet që do të shkojnë në gjykatë, ku do të ndajnë vjedhjen me gjykatësit.

Nga ana tjetër, vetëm për dritat, popullsia i ka mbi gjysmë miliardi dollarë fatura të papaguara shtetit, të cilat shteti nuk ka ndër mend t’i mbledhë. Dhe të mos mendojë ndokush se këto fatura të papaguara i përkasin të varfërve. Studimet në të shkuarën kanë treguar se pjesa më e varfër e shoqërisë shqiptare, pensionistët, janë paguesit më të rregullt të energjisë.

Në vend që të merret me mbledhjen e taksave, qeveria ka vendosur të taksojë shtresën e mesme. Dhe nuk po i takson që të ndihmojë të varfrit. Prioriteti është shlyerja e faturave të biznesit dhe e rrogave për pushimet nga puna të administratës së mëparshme. Qeveria e vendosi prioritetin e vet. 5 milionë dollarë për të paguar pak familje të pasura te pallati i Lulit. Asnjë lek për të paguar ndihmën ekonomike.

Tani, janë nja 20 mijë vetë në Shqipëri që do të paguajnë më shtrenjtë me sistemin e ri fiskal të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto, pjesa më e madhe punojnë në shtet. Por për këtë shtresë, ekspertët e kryeministrisë mësohet se e kanë shpikur një kleçkë për t’i shpëtuar. Një pjesë punojnë në sektorin privat dhe janë nga të paktit shqiptarë që deklarojnë me të vërtetë të ardhurat e tyre aq sa i kanë.

Kuptohet, pjesa tjetër e shoqërisë do të paguajë më shtrenjtë gjithashtu, përfshirë edhe të varfrit. Pjesa më acaruese është kur një rritje taksash prezantohet si ulje taksash.

Por për shkak se besojnë seriozisht se propaganda do t’i ndihmojë të gënjejnë shqiptarët, kanë nxjerrë lloj-lloj tabelash me të ashtuquajturat “taksim progresiv” apo “taksim i ndershëm”.

Sa për info, matematika dhe shkenca e administrimit fiskal nuk ka zbuluar deri më sot asnjë lloj formule që të meritojë emrin “i ndershëm” apo “e ndershme”. Në thelb, ky është një sistem i ndershëm… vetëm se është pak me barrë.

Diary of Tirana

28 Komente

E morem vesh. Gjergji qenka te shtresa mesme. Tip young professional. Nga ata pra qe jane ne gjendje te fitojne 2-3 here me shume se poplli merhum. Po gjergji sdo te paguaj shume taksa. Le ti paguj i varfri ca. I varfri thot skam le ti paguj i pasuri ca. I pasuri thot hajt ti ndajm te tre. E kshu prap nga fillimi kungulleshka. 

 

Boj icik pushim o gjergj boj se u lodhe. Ktyre dilemave qe ke te carcafi qe ke stis me zorr spo i jep dum bota me artikuj ku e ku me te artikuluar e te sakte ka 2 mije vjet jo ti japesh ti me i konjak redon ordiner perpara. 

Prioriteti është shlyerja e faturave të biznesit dhe e rrogave për pushimet nga puna të administratës së mëparshme.

yes, me aq sa duket , kjo eshte e verte

qofshim gabim

Tani, janë nja 20 mijë vetë në Shqipëri që do të paguajnë më shtrenjtë me sistemin e ri fiskal të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto, pjesa më e madhe punojnë në shtet.

Hera e fundit qe te lexoj

 

Diskutimet mbi taksimin progresiv apo regresiv ne parim jane interesante, por pa pika referimi dhe virtuale jane vrima ne oqean.

Nderkohe qe ne Shqiperi, duhet ti pershtatet pak kultures dhe vendit.

E para: Shqiptaret kane nderruar fene (nga katolike ne mysliman) per te evituar taksat.

E dyta: Kemi shume pak avantazhe per te qene konkurrent ne tregjet rajonale dhe globale, ndaj nje takse e thjeshte dhe e ulet ku duhet te perfshihej edhe TVSH, na lehteson zhvillim te metejshem.

E treta: Taksat e larta demtojne konkurrencen, pasi bizneset dhe njerezit e lidhur me pushtetin nuk kane paguar dhe nuk kane per te paguar as ne te ardhmen. Ndaj nese taksa do te ishte ne nivele te ulta, do te minimizohej mundesia per formimin e monopoleve dhe te forteve ne treg.

Te taksosh nje rroge 200 mije lek te reja me 23% duke trumpetuar se eshte takse e ndershme, eshte nje krim ndaj klases se mesme, nderkohe qe dekurajon levizjne e klasave drejt mireqenjes ekonomike.

Dhe se fundmi, me e keqja e te keqijave eshte qe ne ende nuk dime se cilat jane idete dhe kollonat e zhvillimit te administrates se re per te pakten kater vitet e ardhshme, qe te pakten te jemi ne paqe me faktin qe mire se do rriten taksat, por ku do kanalizohen!

Me degjo mua nje gjys fjale se mbase dhe ndryshon mendim :

Ne Shqiperi jane te regjistruara ne zyrat tatimore 200 000 biznese.

Paga mbi 130 000 leke ne muaj, te regjistruar ne sistemin e pagimit te taksave, jane vetem 11000 persona.

Shpresoj shume mos jesh zonje.

Ky eshte shteti qe ngriti  Sali Sheqere Vicidoli.

Flm per informacionin, komentues. Me siguri punoke tek zyra e Tatimeve. Po e marr te vertete ate qe the qe vetem 11000 persona paskan page mbi 130000 leke ne muaj. Cfare s'me duket se ke kuptuar eshte qe taksat nuk vilen vec mbi nje page qe ka dikush por mbi gjithe te ardhurat.  Pra mund te kete persona qe kane 2 ose dhe me shume pune ku marrin me pak se 130000 leke ne muaj nga njera page, por kur i mbledh bashke, behen 130000 e me shume.

Dhe nje pyetje: Mund te te pyes nga te buron kjo mizogjini kaq e forte? Jo per gje po nqs punon tek Tatimet, e ke pak si pisk punen me drejtoreshen... .

Zoti me ndjefte por kam pershtypjen qe nuk e kuptove ate qe shkrova une e nese eshte keshtu merr titullin zonje.*

Sepse une evidentova qe ne sistemin tone kapitalist afro 190 000 biznese drejtohen nga menaxhere te pergjithshem qe e kane pagen e tyre me te vogel se 900 euro ne muaj. Mbase ky eshte niveli ose kemi informalitet te papare.

* Perdor kete fjale qe te gaboj administraten.

Sepse une evidentova qe ne sistemin tone kapitalist afro 190 000 biznese drejtohen nga menaxhere te pergjithshem qe e kane pagen e tyre me te vogel se 900 euro ne muaj.

Ku e evidentove? Ate qe thashe une qe mund te kete njerez qe punojne me shume se 1 pune a e lexove?

Mire. Te me falesh tani se do shkoj tek tetoja se e kemi pak si pa qef.

Aaah, tani po e shoh qe ti e paske veshur si gjerman qe te dukej si partizan. Qerratenj jeni ju nipcet. Ti po ben deduksionin qe menaxheret e 190000 bizneseve paskan rroge 900 euro. Nderkohe qe s'tregon prove qe te ai 11 mijeshi nuk ka vetem te punesuar ne biznese private. Ju si punonjes i Tatimeve e dini me mire nivelin e rrogave. Di gje njeri nese ka rroga "shteti" qe jane mbi 130000 leke ne muaj?

Por me e rendesishmja: cfare lidhje ka sa menaxhere bejne 900 euro ne muaj me ate cfare u tha, e me ate qe thashe une qe tatimi eshte mbi te gjithe te ardhurat e jo vec nje rroge?

Ju kerkoj ndjese paraprakisht qe ju shqetesova z. profesor doktor si gjindje pa shkolle qe jam.

Ky informacion Komentueso, na orienton. Nese 190 mij manaxhere apo me sakte 189 mij manaxhere, marrin 900 euro ne muaj, dhe pjesa tjeter 11 mij manaxhere, merr mbi 1000 euro, kjo tregon se qeveria ka akoma pune per te bere tek pjesa e luanit, ajo e 189 mijve, te cileve duhet t'u shtohet edhe nja 2-3-4% me shume taksa, qe t'uafrohen pakez atyre te 11 mijshit. 

Ajo qe me habiti tek ky artikull smiley i Erebares, ishte gjuha e ashper ndaj qeverise se re, gjithmon duke menduar se Erebara do te ishte noi socialist apo simpatizant i PS, mirpo siç duken bathet Gjergji qenka neutral, si shumica e komentatorve apo shqiptarve ne pergjithesi, dhe me vjen mire per kete gje smiley

 Nuk kam pare anal-ist me medioker se ky erebara. Kush ja boton aman keta artikuj letyre ? se mire shvejku qe i sjell per t'u engledisur peshqit e papune. Nje person qe ka page 140 000 leke, me sistemin progresiv paguan vetem 1600 leke me shume krahasuar me taksen e sheshte. 1600 leke!! Ku eshte ketu gunga qe po i hyn ne kulete shtreses se mesme? I vetmi problem mbetet informaliteti, evazioni fiskal, manovrimi me dy bilance i biznesit.Te tjerat jane llomotitje alfabetesh funksionale ne ceshtjet ekonomike.

shvejku strikes again! ah, the humanity! smiley

 

Edhe 0.5 leke me shume, sikur prape me shume eshte dhe krijon gunge, apo jo? Ndoshta e kam gabim por Erebar po flet per gunge ne grafik, jo ne kulete apo ne xhep apo vend tjeter.

Nuk kam pare koment me te hidhur se ky i yti ne kete postim Spiritus! Ule pak  vrerin  burre i dheut, ndonje here nuk te ben keq. 

Rrilindja, te mos spekulloje vete me taksimin progresiv por te ndermarre nje  fushate informuese. Taksimi progresiv dhe cdo lloj taksimi pik se pari duhet te bazohet ne infrastrukture! Ne Albanistanin tone kemi njerez qe nuk jane tatuar asnjehere, sikurse kemi fatkeqet qe edhe pse kane kohe qe kane falimentuar rezultojne akoma si tatimpagues. Por si zakonisht ne  na pelqen te pjekim buke ne mikrovale me ligje te pa implementueshme,  per arsye nga me te ndryshmet dhe absurdet por mbi te gjitha per arsye te babezise se nje minorance ndaj nje shumice!

Keta jane BASHKE. Kete e tregon dhe menyra se si po shohim pseudo denoncime dhe se si mbrohen me reagime te tipit: Mos harro se dhe ti ke bo kte, kshuqe mu nuk ke pse m'denon!

Te tjerat jane llomotitje alfabetesh funksionale ne ceshtjet ekonomike.

Ti psh duhet ti njohesh mire keta tipat. 

spiritus, pse eshte medioker, pse te shau partine mo. 

Lexova diskutimin dhe dje mbi taksa, e per mua ky sistem me duket goxha i mire e i llogjikshem.

E para, Rama e kishte premtuar kete gjate zgjedhjeve, nuk eshte as surprize as kapricioze.

E dyta, sistemi me duket i llogjikshem.

Disa flisnin per padrejtesine, pse tek 1200-1300 te paguash 13%, por po vajte tek 1300-1400, te paguash me shume. Well, eshte nje bright line rule qe duhej vene diku e kudo qe te vihej do dilte me kete rezultat. Eshte si nje necessary evil tek sistemi progresiv.

Lexova qe njerezit qe paguhen me shume se 1300 jane diku rreth 6000 - 20000 e popullsise (i bie besoj diku midis 2-5% te punusuarve?), pra ne perberjen e punuesve te pergjithsem nje numer i vogel e i paguar mire ne krahasim me te tjeret. 23% gjithashtu nuk eshte diference e madhe.

Nje person qe paguhet 1500, me sistemin e vjeter paguante 150, kurse tani do paguaj 156, pra perseri jo nje ndryshim i madhe. Njerezit per te cilet do kete ndryshime te medhaja paguhen shume me lart, per shembull tek 2000, ku me perpara paguaje 200, e tani do paguash $291.

Nuk me duket sikur kjo denon ose eliminon klasen e mesme. Ne fakt mendoj se ka nje mundesi reale qe ky system nuk do mbledhi me shume para se sistemi i vjeter pasi nga 0-1300 paguan me pak, e kjo eshte shumica dermuese e popullsise. Por ne fakt nuk kam statistikat per ta ditur kete gje tamam.

Vetekuptohet, me te pasurit nuk do kene efekt nga kjo taksa, si ku do, pasi paraja e tyre nuk vjen nga paga por nga investimet, capital gains, e te tilla gjithnje taksohen me pak pasi 1) kane mundesi humbje dhe 2) duam ty shtyjme ti investojne keto para ekstra. Ky eshte nje fenomen kudo. Besoj se dhe ne shqiperi ka nje exception te tille apo jo?

Nuk kuptoj ne rast se taksa eshte ne baze te te ardhurave familjare apo individuale?

Gjithashtu, nuk kuptoj ndryshimin midis takses per biznesin e madhe e te vogel. Ne rast se dikush eshte i vetepunusuar, taksoje sikur me pag me sistemin 0-13-23; ne rast se dikush ka biznes taksoje njesoj pa rendesi ne rast se e ka te madhe ose te vogel. Ndryshimi ne taksa do me shtyj mua nje biznesmen i "madhe" me 4 restorante per shembull, ta beje cdo restorant biznes te vecante qe te taksohem tek 7.5% e jo tek 15%. Me duket populiste; plus, qe biznesi i madhe sjelle pozitive externalities keshtu qe ja vlen te taksohet sa me pak. Ne fund te dites pronaret e punonjesit taksohen perseri ne te ardhura individuale.

 

 

ideja eshte qe nje biznes i madh nqs taksohet shume atehere ai biznes investon me shume (makineri, teknologji) ne menyre qe fitimet mos ti shkojne per taksa. dhe po ashtu nqs do te taksohej me pak atehere keto fitime nuk do perktheheshin direkt ne investime por thjesht do akumoloheshin si pasuri dhe humbisnin nga e mira e pergjithshme.

Eh, nuk jam shume i bindur nga kjo pune. Taksa mbi fitimet individuale te jepe ate incentive anyway. Gjithashtu, dhe ne rast se kjo funksionon per kompani te vjetra e qe jane te detyruara te rrine ne shqiperi, nuk funksionon per sipermarrje te reja apo te huaja. Ne pergjithesi vende me taksa te uleta jane treguar me te mira ne terheqjen e investimeve nga vende me taksa te larta.

Muhametal, tere taksat jane nje vrime e madhe ne uje. Nga thjesht keshtu back of the envelope calculations, ne nje buxhet rreth 4 miliard dollare, sjellin 1-2 milion me shume.... at best. 

Kur te dalin akcizat e TVSH-te e reja te henen, hajde flasim. Taksat jane vetem qe te dali Rama e te bej icik heroin me fjalim 30minutesh perseri e te thote se 97% e njerezve paguajne me pak. 

Te besoj... ne rast se sjellin rritje, rritja do jete minimale. Vetem nje pyetje, ne rast se rrisin TVSH, a nuk do jete kjo nje takse regresive?

Exactly 

Varet muho. Sdq ne mars jane hequr taksat per rrogat nen 300mije. Jane 200-220 mije njerez, qe kane perfituar nga kjo ulje taksash. Kjo kategori njerezish nuk ka asnje perfitim direkt nga paketa e re fiskale, perkundrazi per duhanxhite ose qejflite e kafes o rakise, do te duhen ti rrallojne nese duan te mbesin brenda buxhetit te familjes e te mos kene sherr me grate smiley

Grate te organizohen si ne vende te tjera, e te bejne nje no sex po nuk le cigaren.

Deritashi kjo ka qen nji qeverri e prohibicjonit dhe e tritolit.

Te shofim kabinetin e ri ne Janar.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehet shumë e shqetësuar për informacionet kontradiktore dhe mungesën në përgjithësi të informacionit, si dhe ndikimin që mund të ketë kjo paketë fiskale për biznesin shqiptar dhe vendimet e ardhshme për investime.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).