Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se të gjithë njohin përparimin e bërë. Ndërsa shumica e tyre janë në favor, burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se pesë shtete anëtare Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme një ndryshim në tekstin e projekt përfundimeve, ku kërkojnë që Statusi të jepet qershorin e ardhshëm.
 
“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë. Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014, në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian, me kusht që Shqipëria ta vazhdojë përparimin inkurajues të arritur deri tani”, lexohet në tekstin e propozuar nga 5 shtetet anëtare ku janë dhe ato me peshën me të madhe në Bashkimin Europian.
 
Ajo që bie në sy në këtë propozim është se kërkohet edhe që Komisioni europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për cështjen e Statusit.

“Këshilli do të shqyrtojë, mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”, përfundon teksti i propozuar, i cili parashikohet të shoqërohet me debate gjatë mbledhjes së pasdites së sotme dhe komplikon dukshëm situatën.

Javën e shkuar tetë vende anëtare, përmes një letre drejtuar presidencës lituaneze të BE-së dhe Përfaqësues së lartë për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën në favor të Statusit për Shqipërinë duke vlerësuar se ajo i kishte përmbushur detyrimet e saj.
 
Vendimi përfundimtar duhet të merret nga Këshilli Europian, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare, por që pritet të pasqyrojë të njëjtat qëndrime të ministrave të jashtëm.

509 Komente

Ja po presim c'pergjigje do ti kthej Inglizi zotrulesit. 

E tham pra mo, der ne qershor me feta. Nderkohe te shohim mos i prishim menjen kinezve se ata se kan doren e rond si kta bucet e evropes po rrehen me pak (e ke parasysh barcaleten ...he se kinezin e hodha me cant sporti)

Zotrulsi eshte midis nesh ..Partia ja kuptoi rrolin si Komunist Fanatik i "infiltruar " dhe e demaskoi . Shoket te kene kujdes , se Tani po ben perpjekje per tu reabilituar duke u derguar letra Qeverive " dyshuese " per hapjen e NegoXiatave per Pranim ne EU .Ka arritur te Infiltroje si Antikomunist me qellim qe te krijoje Kushte kur te vije Luldashkurbani Bashkise ne krye , te merret dhe Statusi .

Nga pergjigjete letrave qe i dergojne ka te dhena qe .....

Statusi mor Statusi smiley

Po dojepet o PF kur te dune e kur ta gjykojne ata . As Sali Vroma, as Luldelja as Ed Rama smiley Ne per vete ne Europe jemi .Cfaredo mo .

Kufij shpirterore nuk ka mo . Levizje e Lire Derstila me kapacitet te Plote . Ca Statusi do zotrote ! Ka detyra Qeverie ? Le te fillojne te Arrsetojne Klanin Bandit Politiko-Biologjik te Berishajve dhe mrena e kemi smiley Fillojeni dreqin nga Reforma ne Drejtesi . Shtrydhuni MIRE . Aty paguni konsulente sic pagun Hollandezet Lul Bashen per Kosoven !!!!

Ligj bertisni nga Mengjezi ne Darke .Bini Qenerve qe e kane cqyer e bere Cope e Kocke Shqiperine dhe akoma Lehin ne Podiume dhe "na kem fejsin e bukit or tie "

Mu me cudit se deri tani thoshin "s'na e japin se nuk do Ed Rama". Po tashti qe edhe Edi do!!!

...fatin e gjen si ta kerkosh thote populli ....mgja kancelarja e gjermanise Merkel duket sikur nuk i ka shume per qef modelet ekonomike si ato te Grekut me FMN asistence te cilen duket se Rama ka vendos te ndjek.

Hej kalamoja supozoni per nje cas sikur Shqyperise ti jepej statusi i vendit kandidat. Cfare do kishte thene krimineli sali?

Prandaj bene mire qe nuk na e dhane ne menyre qe te mos na ngrifej si k.. krimineli.

EU Enlargement Commissioner Stefan Füle said after the presentation that Greece planned to schedule the first intergovernmental conference between the EU and Serbia for January 21, during that country's presidency of the EU. "This is a historic moment for Serbia," Serbia's Prime Minister Ivica Dacic told state television.

The EU granted Serbia candidate status in March 2012. In April 2013, the Commission recommended opening negotiations on accession, once the country had “met the key priority of taking steps towards a visible and sustainable improvement of relations with Kosovo”.

The main challenges that Serbia faces, beside Kosovo, are the rule of law, especially judicial reform, the fight against corruption and organized crime, public administration reform, the independence of key institutions, freedom of the media, countering discrimination and protection of minorities.

burimi

Lexoni me kujdes paragrafin e fundit mesiper dhe tani degjoni se cfare motivesh jep parlamentarja hollandeze Marietje SCHAAKE mbi arsyet e shtyrjes se afatit per ne qershor.

http://www.youtube.com/watch?v=KtYvv_RDoqc

 

Nuk hyni dot ne BE po nuk hoqet dore nga krimi  i organizuar , nga kungulli i madh deri te fara

Mos do ngeli Bamiri pa ngrene fara ...

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).