Edhe ata që nuk e kanë votuar këtë qeveri, kanë pasur shpresën se diçka do të ndryshojë për mirë pas degradimit të qeverisjes së shkuar në 2-3 vitet e fundit. Në një vend në krizë ekonomike, me një sektor privat që mezi mbijeton, pritej që qeveria të inkurajonte rritjen dhe, rrjedhimisht, punësimin. Por shenjat e para janë frikësuese. 

Informacionet e paraqitura në media për politikën e re fiskale të qeverisë tregojnë se fokusi është vënë te sigurimi i përkrahjes afatshkurtër nga shtresat e varfra përmes një politike që tingëllon populiste. Në të kundërt, biznesi vendoset në pozitën e një lope që duhet mjelë deri në shterje. Në mes të krizës. 

Taksat progresive godasin shtresën më aktive, më të shkolluar dhe më sipërmarrëse të popullsisë, sepse kjo është shtresa me rrogat më të larta. Nga ana tjetër, ulja e ndjeshme e rrogave neto për shkak të rritjes së menjëhershme të tatimit mbi fitimin dhe ndoshta edhe e sigurimeve, do të përcillet pashmangshmërisht me presion mbi punëdhënësit, nga të cilët do të kërkohet pjesërisht ose plotësisht kompensim i uljes reale së rrogave. Pra, në një mënyrë ose një tjetër, tatimi progresiv mbi pagat do të bjerë mbi shpatullat e biznesit, i cili edhe pa këto taksa është në pikë të hallit. Dhe që biznesi është në pikë të hallit, këtë e ka thënë mbi të gjitha vetë z. Rama gjatë fushatës, dhe ka pasur të drejtë. 

E kotë të flasim pastaj për aspektin demotivues për të gjithë ata që preken: të kesh një rrogë të lartë në sektorin privat, ndryshe nga sektori shtetëror ku bën namin militantizmi dhe paaftësia, do të thotë të kesh sakrifikuar shumë dhe të jesh duke sakrifikuar shumë. Këtë sakrificë tatimi progresiv e trajton si padrejtësi që duhet ndrequr. Përveçse e pandershme, ky është morali më i keq që u përcillet brezave të rinj: puno më tepër dhe do të mbash mbi shpatulla edhe të tjerët. Kjo nuk është çështje solidariteti. Edhe ajo që quhet taksë e sheshtë, është në fakt progresive në vlerë, sepse 10% i dikujt që fiton 100 000 lekë nuk është njësoj me 10% e atij që fiton 40 000. Tatimi progresiv nuk e krijon solidaritetin, sepse ai ekziston dukshëm edhe me taksën e sheshtë, por e transformon atë në zhvatje të njërit në kurriz të tjetrit. Madje edhe kjo zhvatje kalon nga duart e pista e plotësisht të paragjykueshme të një shteti tranzicional që vjedh sa mundet. Lekët që merren nga ata që fitojnë më shumë, do të mbushin pjesërisht edhe llogaritë bankare në Qipro e vende të tjera, do të harxhohen për “shpenzimet operative” të burokratëve të shtetit dhe vetëm ajo çfarë mbetet do të shkojë tek ata që po fërkojnë duart nga kënaqësia e zhvatjes së “atyre që kanë lekë”. 

Qytetari mesatar nuk mund ta kuptojë efektin ekonomik të politikave të tilla. Ai hutohet pas idesë se ata që kanë lekë i kanë me të padrejtë dhe u duhen marrë. Por qeveria duhet ta kuptojë. Dhe unë besoj se e kupton. Mjafton të mbledhë ca ekonomistë mesatarë dhe të përpiqet të parashikojë pasojat. Qeveria ndoshta do të marrë miratimin e mijëra shqiptarëve që i kënaq varfërimi i shtresave të mesme për ta ndarë fatin me ta, ose edhe falimentimi i bizneseve kur tatimi progresiv të godasë drejtpërdrejt biznesin. Por pyetja është: Sa kohë ka ndër mend të qeverisë qeveria? Çfarë do të ndodhë kur të mbeten për t’u tatuar vetëm bizneset me lidhje politike? 

Ulja e paraqitur e tatimit për bizneset e vogla me 2,5% nuk zgjidh asgjë përballë masakrës që ofrohet me tatimin progresiv, qoftë individual, qoftë për bizneset. Edhe përfitimet elektorale do të ishin tepër afatshkurtra. Ndoshta mijëra votues do të kënaqen përkohësisht me idenë e zhvatjes përmes taksave, por me rënien e zhvillimit ekonomik dhe uljen e punësimit, të njëjtët votues do ta kthejnë gishtin e përgjegjësisë nga qeveria.  
Nga ana e tij, çdo qytetar do të duhet të mendojë pak më thellë se thellësia e xhepit. Ku qëndron dobia e goditjes së sektorit privat? Dhe pastaj pyetja klasike reflektuese: Aa veta punësojnë të varfrit në këtë vend? A është më mirë të presësh lëmoshën e një shteti që i merr paratë privatit dhe i kalon mbetjet në formë lëmoshe qytetarëve në nevojë, apo ia vlen që bizneset t’i mbijetojnë krizës e të hapin vende të reja pune? Natyrisht, është e vështirë të flasësh për dobinë publike të sipërmarrjes private në vendin ku kulakët ende gjallojnë në mendjet e njerëzve në forma moderne. Por këtu nuk është fjala vetëm për një brez. Është fjala për atë që i lihet brezit tjetër. 

Të dhënat gjysmëzyrtare e ndoshta testuese që dalin në media flasin edhe për një nismë tjetër të frikshme: vendosjen e TVSH-së për arsimin. Nëse sektori privat në përgjithësi është në krizë, sektori i arsimit privat është në qendër të saj. Tre vjet më parë Partia Socialiste dhe z. Rama ishin në krye të një beteje të admirueshme për ta bindur qeverinë e Berishës që të hiqte TVSH-në për arsimin. Nëse qeveria vendos të bëjë të kundërtën e asaj për të cilën luftoi, rezultati i thjeshtë do të jetë rrënimi i një sektori, i cili sapo ka nisur të bëjë diferencimin cilësor në gjirin e vet. Do të dëmtohen në radhë të parë shkollat private më cilësore, që kanë edhe shpenzimet më të larta, dhe do të rezistojnë shkollat jocilësore, që nuk investojnë ose fshehin të ardhurat. Teksa e shkruaj këtë, përsëri besoj se kjo nismë është më tepër një provokim gjysmëpolitik e gjysmëmediatik, sepse më duket e vështirë të besoj se qeveria mund të shkojë kaq larg. 

Unë besoj se z. Rama do të donte një Shqipëri të zhvilluar. Por goditja e sektorit privat shkon në sensin e kundërt. Ky vend nuk është zhvilluar nga qeveritë, por nga biznesi. Pas 4 vitesh votuesit do ta kenë harruar çështjen e tatimit progresiv, por do ta gjykojnë qeverinë edhe nga vendet e punës që nuk do të mund të hapin bizneset që mund të goditen sot.

94 Komente

"Kjo nuk është çështje solidariteti. Edhe ajo që quhet taksë e sheshtë, është në fakt progresive në vlerë, sepse 10% i dikujt që fiton 100 000 lekë nuk është njësoj me 10% e atij që fiton 40 000. Tatimi progresiv nuk e krijon solidaritetin, sepse ai ekziston dukshëm edhe me taksën e sheshtë, por e transformon atë në zhvatje të njërit në kurriz të tjetrit."

analize gjakftohte, e thjeshte!!

  Nuk eshte edhe aq e thjeshte . Tani Belul  kush zhvat dhe kush eshte i zhvatur  varet nga cila ane e ekuacionit ndodhesh, dhe sejcila ane  ka analiza "gjakftohta" dhe "te thjeshta" qe Ai eshte i zhvaturi dhe tjetri eshte zhvatesi.

 

dmth ti galile me fjale te tjera  po rikonfirmon qe gjithcka eshte relative..smiley  dakord, ashtu eshte!smiley   nejse, mua mu duk nje shkrim i kthjellet dhe i argumentuar  nga autori  ne pergjithsi.

Hajt se do ta kuptojne me mire kur ta degjojne nga xhepi. smiley

Te ardhurat nga tatimi personal peshojne pak ne perqindje, ne te ardhurat buxhetore, ku pjesen e luanit e kane te ardhurat doganore dhe tvsh. Ndoshta do te kete reduktim te te ardhurave me aplikimin e skemes progresive, sdq mendoj qe mund te perballohet pa shume problem nje tkurrje e tille. Mjafton te ashpersojne kontrollin ne dogana dhe biznese ku ka plot evazioni fiskal.

Sa per tvsh per arsimin, kjo nuk eshte gje tjeter vecse aplikim i rregullave te tregut, qe vete autori deshiron te mbroje. Arsimi jo-publik jane biznese private, dhe si te tilla duhen taksuar si cdo biznes tjeter. Perse nje ushqimore, nje firme ndertimi, nje biznes tregtar duhet te paguaje tvsh 20% dhe universitetet private qe jane biznes po ashtu, duhen favorizuar ne krahasim me to dhe nuk paguajne? Mund te thuhet qe arsimi (privat a publik) luan rol pozitiv ne shoqeri prandaj duhet favorizuar, por kjo mbetet e debatueshme.

Eshte e debatueshme qe arsimi luan rol pozitiv ne shoqeri?

Nejse, une bie dakord me ti por per arsyen se ne shqiperi shkollat privat Jane ne pergjithesi te organizuara per fitim, ndryshe nga vende te tjera ku Jane non-profit. 

E kisha fjalen, eshte e debatueshme, qe mqs arsimi (publik apo privat) ka pergjithesisht rol pozitiv ne shoqeri, atehere mund te diskutohet nese vlen te kete lehtesira fiskale ose jo.
 

As ushqimorja e as shkolla private nuk do paguaje gje. Do e paguajne robt ke cmimi ose tek cilesia. 

Hasimja ka gjimnaz privat.

Thone qe e ka dhe te mire madje.

Tani,mbreme nigjova Edin teksa bente demek muhabet me ca kalamaj.

Me sa duket kta kalamajt e kishin pyt per taksen progresive (megjithese nuk dukeshin ne moshe per pune). E ky qe po fliste njelloj si per armet : Ju kane disinformuar. Ato tabela qe kane jave qe qarkullojne nuk jane nga burime te besueshme. Mos u ndikoni. etj etj

Por , megjithate, nqs duam shendetesi me te mire, arsim me te mire, e derr derr , kuptohet qe ... edhe se si e mbylli fjaline.

Edhe une njelloj si kalamajt ngela gojehapur, se smora vesh asgje, pervecse : taksat do ju rriten dhe do ju rriten mire, se na duhen me shume leke. Se qysh e si do rriten nuk jua thomi. Po ato qe flasin ja fusin kot.

Tani, une se mor vesh, ngado ta rrotulloj, pse nuk u parainformoka njerezia, ekspertet, administrata, ku di une, se si do jete tabela e taksave ?????

 

 

Po ndoshta dhe vete nuk e kane ende te qarte? Si armet

Moj derre migjeniane...

Nje sqarim me Belulin: Ju thoni qe taksa e sheshte, ne fakt eshte progresive?Ja ta shikojme:
Nje zyrtar i larte merr 120.000 leke .Me taksen e sheshte atij i ndale 12.000 leke
Me progresiven e cila mundet te jete jo me 10 perqind por 20 perqind, atij do ti ndaleshin 24.000 leke..Si qenka njesoj o Belul?
Nga kjo menyre taksimi perfitojne 160.000 vete.Taksohen me shume 26.000 vete.Ne total buxheti perfiton rreth 5 milion euro, krahesuar me taksimin e sheshte....

Ne fakt % me e lart nuk futet me nje here. Pra paguan 10% tek 200,000 e pare, dhe 20% tek ajo qe eshte mbi 200,000.

nuk paguan asgje deri te 30mije, pastaj deri 100mije dif. paguan 15%, me pas, siper 100mije eshte 20% e kshu me radhe. 

Per si e shikoj une, ne kete menyre nuk godet 1% por middle class. 

Poshte sistemi kapitalist!

Në litar kulakët e rinj. Por më përpara ti zhvasim ca napolona dhe stofin kontrabandë*

* Politika fiskale e qeverisë for dummies.

Duam leket tona ! smiley

Pergatituni te ndaheni me to. Te pakten kishit ca kohe me qit madhin. smiley

Po normal qe Hasimja nuk do ta mbeshteste taksimin progresiv, pasi ai eshte ideatori, se bashku me liberalet e rinj, Çili, Sejamini, apoNurellari &Co, te takses se sheshhte.... Dhe po kaq argumenta qe ka ky kunder, po kaq kane argumenta pro ata ta tjeret... çeshtje botkuptimi dhe filozofie...eshte kjo.

Ajo qe me shqeteson mua, nuk eshte ndryshimi i nivelit te taksave dhe tatimeve por njoftimi qe duhet te beje qeveria te interesuarve (ne rastin konkret bizneseve dhe punonjesve) minimalisht 6 muaj ne advence. Kemi kritikuar dhe mallkuar qeverine e kriminelit per ndryshimet e herepashereshme qe i bente taksave te ndryshme disa here brenda vitit dhe pa i lene bizneseve nje kohe te caktuar per te axhustuar keto ndryshime me planet e tyre. Nese keta ndryshimet ne nivelin e taksave dhe tatimeve do ti anoncojne tani ne mes te Dhjetorit dhe do ti fusin ne fuqi ne fillim te Janarit pa i lene kohe bizneseve te axhustojne stoqet apo porosite e paguara dhe akoma pa zhdoganuar, atehere tregon se nuk po dine te ndryshojne nga banda e saliut. 

vonesat ne hartimin e buxhetit ndikon negativisht  ne te gjithe sektoret.Ka krijuar nje zhgenjim qe sa po vjen dhe po thellohet.Pritshmerite per te sjelle ndryshimin e kane patur te gjithe si ato qe e kane votuar kete qeveri po ashtu edhe ato qe nuk e kane votuar.Kjo vjen pasi cdo ndryshim duhet te sjelle dicka te mire ,ka forca te reja ,mentalitet te ri ,pune me shume .Po vazhduan keshtu jo vetem ka filluar ne disa faza  zhgenjimi,

se pari eshte habia se si po sillet qeveria

se dyti  eshte paqartesia qe po shperndan per prespektiven askush nuk di si do te vazhdoje 

se treti eshte filluar me shkaterrimin dhe jo me ndertimin dhe kjo do te thote se kemi luksin qe te shkaterrojme sepse jemi te pasur

se katerti me perngjan me teorine e cekut te bardhe ne fillimin e viteve 90 ku nuk u mor ne konsiderate ajo pasuri publike qe trasheguam por e shkaterruar teresisht dhe pasojat e kesaj politike i vujatem me vone.

Duhet te ndjekim shembullin e Gjermanise kur u be bashkimi .Gjermania lindore nuk u shkaterrua por u menaxhua me kujdesin me te madh .

Per kete aresye duhet qe drejtimi ekonomik qe sot ka qeveria te fokusohet te ndertimi ,edhe ne ato raste ku jane pa leje te sekuestrohen ,te perdoren nga qeveria per te zgjidhur shume halle per te pa strehe ose te ngjashme dhe ne kohe te dyte te prishen por per dicka te bukur dhe madhore.Mesazhi qe i jepet atij qe nderton pa leje eshte humbja e prones dhe kjo prone te shfrytezohet nga qeveria ne te mire te komunitetit

 

Dikush nga ju mund te me konfirmoje zerat qe ka nje projektvendim te qeverise per rritjen e moshes se pensioneve 65 per femrat dhe 66 per meshkujt.?

Nuk mund ta konfirmoj por me duket diçka e besueshme duke pasur parasysh se qeveria po ben marreveshje me FMN-ne dhe nje nder gjerat qe kjo organizate ka keshilluar eshte rritja e moshes se pensionit.

http://opozita.com/2013/12/09/na-genjyen...

 

TIRANE-Në draftin për pa ketën e re fiskale, Ministria e Financave propozon rritje të moshës së pensioneve si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, gjë që parashikohet të sigurojë kursime në buxhetin e shtetit. Zyrtarizohet mashtimi i PS. Premtuan ulje por po e cojnë moshën e pensionit. Ndërsa në Francë dhe cdo shtet europian priten me protesta vendime të tilla në Shqipëri populli hesht. Në draft specifikohet se mosha e pensioneve do të rritet në 66 vjeç për meshkujt, në 65 vjeç për femrat dhe 60 vjeç për deputetët. Ndërkaq, ministria vëren në draft se është e pamundur të përllogaritet saktë shifra që do të kursehet në buxhet nga zgjatja e moshës së daljes në pension, pasi nevojitet një studim i detajuar i skemës. “Nuk janë të llogaritshme, pasi duhet përgatitur projekti me opsione”, shpjegohet në draftin e Ministrisë së Financave. Ndërsa nuk jep të dhëna mbi rritjen e pensioneve në qytet, ministria parashikon që pensionet e fshatit nuk do të shënojnë rritje reale, por vetëm do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit prej 2%. “Jo rritje reale e pensionit minimal të fshatit, vetëm indeksim 2% si detyrim ligjor”, specifikohet në draft. /opozota.com/

 

Kuptohet ky lajm vjen nga nje burim jo fort i besueshem.

Lere e vertete eshte.

Jam ne merak. Disa anetare te ketij forumi nuk e paskan kuptue kete punen e taksave. smiley

A cope a cope ! smiley

Jo me, vec njoni eshte, po vje me shume nike. smiley

smiley Me duket se vine nga e njejta fabrike... Kallepi duket pak i demtuar, pranej dhe koket isoj rafsh mrapa dhe me cep. smiley

Kallupi i ra nga dora nje punetores se turnit te trete, pranej eshte pak i shtyp. Nuk ka nevoje me e bo kaq te madhe.

imogjinoni nje mesuese 65 vjece me 40 nxenes maturante sa ja degjojne mesimin dhe eshte ne gjendje ti  beje zap

vari trapin formules se taksave....vere si te dush, vetem mblidhi

ka hapesira sa te duash per te rritur te ardhurat edhe pa ndryshuar asnje takse vetem kerkon pune te perkushtuar  te administrates tatimore  qe te mos mbedhe taksa per vete por per shtetin .

Me llogjiken qe po flitet ketu i bie qe Gjermanet, Austriaket, Danezet, Suedezet, Britaniket dhe madje edhe vete SHBA-te jane shtetet me kriminele qe taksojne progresivisht dhe madje rendshem fare. Liria e vertete qenka ne Rusi e Bjellorusi, Bosnje dhe Mal te Zi ecetera ecetera... Ky mbreti ukrahines e paska pas me te drejte qe iku nga BE.. Po cjane keta zhvates te ndyre keshtu dhe hiqen si demokraci... Poshte BE me taksa progresive te zhvatjes se me te mireve ne kurriz te me te keqijve dhe rrofte Rusia me gjithe takse te sheshte.. atje ku ka liri vlla jo dokrra...   

 +10 smiley

e mire, po kur te arrish nivelin e Gjermanise, Austrise, Suedise  Britanise etj,  atehere  bujrum,  fute edhe ti taksen progresive ne Albanistan..smiley

Belul nuk po replikoj nese eshte apo jo e drejte taksa progresive, por replikoj nese eshte apo jo zhvatje. Gje qe mbeshtetet qartesisht ketu dhe fryma me te cilen po mbarsen njerezit qe shihen si lope ende. Takse komuniste, takse marksiste, taksa e zhvatjes... Ajo qe po them eshte se nuk eshte keshtu. 3/4 e botes mes te cileve vendet me te zhvilluara dhe me te hershme ne demokraci qe prej kohes se Smithit  (i cili e favorizon si model) e aplikojne dhe e quaj fair.. te ndershme...Tani une mund edhe te kem mendim pro te sheshtes ta zeme se bindem prej faktit se sjena pjek ala...apo ku di une shume gjera te tjera, por ta shesesh kete me terma kaq te fryre e te tilla ideologjizma eshte shume e dobet.nuk eshte as argumentimi qe duhet pro apo kunder dhe ka njemilion arsye qe mund te gjenden... 

 

Pertej kesaj mendoj qe pikerisht se nuk jemi gjermania deri ke 20 perqindeshi e kane vene.. atje shkon diku te 45 me duket????? 

po ti cdo ketu? Ti mire ishe me kronikat nga fshati.

Smithi nuk ka favorizuar takse progresive, por taksimin proporcional, ka nje dallim ketu qe ti s'e kupton dot se po ben papagallin e Rames qe eshte me injorant se ti ne ekonomi e financa.

Taksim proporcional eshte taksa e sheshte. Taksimi progresiv eshte dicka tjeter dhe taksimi progresiv eshte fiks marksist, te pakten kete thote vete Marksi.

Keto llafet e Rames me takse te ndershme, jane llafe te Rames se ne fakt kjo ligjerisht e teknikisht quhet takse progresive, por realisht eshte vjedhje me ligj.

Edhe pse ne baze te kushtetutes ne duhet te jemi te barabarte perpara ligjit, qeveria ate qe merr 1 milion apo 900 mije leke te vjetra nuk e trajton si te barabarte, e vjedh me ligj.

Adam Smith Institute ne Angli ka bere nje studim brilant ku i kerkon qeverise britanike te beje pikerisht ate qe Berishe gjakpiresi i popullit ka bere ne Shqiperi me taksen e sheshte.

Ou te shqetesova. qe kur kjo "ketu" eshte hapesira jote. Te ma kishe dhene me heret nuk te bija ne qafe. Nga ana tjeter rrofsh qe i lexon kronikat e mia nga fshati. Pertej faktit qe jam papagall i Rames, pse nuk me thua keta Gjermanet e Merkelit kaq te ndyre jane sa te vene ne jete vjedhje te tilla me ligj... 

 

From Book 5 concerning taxation: (Freemarket fundamentalists read Smith's Bible of Capitalism as selectively as Christian fundamentalists read the Holy Bible. Below, Smith makes an argument for progressive taxation, which American conservatives typically oppose [e.g. "flat tax."])

The necessaries [necessities] of life occasion the great expense of the poor. They find it difficult to get food, and the greater part of their little revenue is spent in getting it. The luxuries and vanities of life occasion the principal expense of the rich, and a magnificent house embellishes and sets off to the best advantage all the other luxuries and vanities which they possess. A tax upon house-rents, therefore, would in general fall heaviest upon the rich; and in this sort of inequality there would not, perhaps, be anything very unreasonable. It is not very unreasonable that the rich should contribute to the public expense, not only in proportion to their revenue, but something more than in that proportion.

The subjects of every state ought to contribute towards the support of the government, as nearly as possible, in proportion to their respective abilities; that is, in proportion to the revenue which they respectively enjoy under the protection of the state. The expense of government to the individuals of a great nation is like the expense of management to the joint tenants of a great estate, who are all obliged to contribute in proportion to their respective interests in the estate. In the observation or neglect of this maxim consists what is called the equality or inequality of taxation.

Po sigurisht do e lexosh si te duash. Ps. Po imagjinoj cfare poezie mund te dale prej dikujt qe beson dr varferia eshte status i merituar i atij qe e ka... Po me mire nuk po e vras metej mendjen me kete... 

 

Ato vendet qe permend kane goxha dhjame sidomos shtresa qe taksohet me shume, dhe nuk i dhemb shume kur i heq ca. Tek ne nga lekura shkon drejt e ne kocke. Kurse per te medhenjte s'ka problem se dine si t'i fshehin. Kjo per teksat mbi te ardhurat. Kurse tvsh-ne te larte apo te ulet e paguan gjithmone konsumatori.  Sidoqofte, poshte kapitalistet e poshter! Ekonomine e ben partia. 

Ho me dhe jju, mos ja fusni kot fare, po kot amo... Ne Shqiperi ne nje vend ku rreth 80% e te punesuarve marrin me pak se 1 milion leke, dhe nuk humbasin prej taksimit, dhe perfitojne, e nese humbasin 20% e te punesuarve qe ne skemen e pagave marrin mbi 1.5 milion leke dhe nga kjo shume do pagugan 200 deri ne 600 mije ata qe marrin mbi 4 milion leke, e ku eshte thika ne palce ketu...??? flisni ore me kembe ne toke , flisni me baza dhe me llogari e jo keshtu ne tym...apo fol, e denigro se keshtu thote partia...

Pyet ata qe do paguajne. Po qe per barazi kishim socializmin real. Po se c'pati ca probleme te vogla. Se ajo 20%shi e con ekonomine perpara, dhe hap vende pune dhe per 80%shin. Hajt se do ja shifni hajrin, e do shofim kush i ka komet ne toke. Partia ime eshte amerika, ju e keni fatin t'i gezoni partite. 

Po pra ti koke e modhe, i papaprin ngjarjeve ti... paske hum kot fare atje ne USA ti.....smiley e ku e njef ti socializmin real...??? apo e ke pa nder filma...

Mire, faji im, qe s'perseritet me. Shnet.

Ajo qe them ska te beje fare me kete. Ka te beje me menyren si po shihet. Kur jemi duke fol per zhvatje, thelbi i ceshtjes eshte qe nuk ka zhvatje ketu. Tjeter histori sa na vlen, a ja vlen etj. Thjeshte rrethrrotullimi dhe kjo menyre e te parit te gjerave eshte gabim... Kaq

Te dyja jane efektive  edhe taksa e sheshte edhe progresive por varen nga kushtet ku ndodhet ekonomia per te favorizuar njeren apo tjetren.

Ekonomia e tregut  nuk ka asnje lidhje me logjiken e te  barazimit ne te ardhura .

Po nuk pati te pasur te investojne si do te mbahet shteti ,si do te sigurohen vende pune.

Te ne sot 80% e ekonomise eshte ne duart e privatit dhe shteti ka vetem sherbimet buxhetore , mjeksine  dhe arsimin qe nuk siguron shtese vlere por vetem konsumon.

Po te tregohesh dashakeqes ndaj bisnesit atehere mirupafshim rritje ekonomike.Edhe  ato ke kane bere 2 leke ikin dhe shofim pastaj tatepjete .

Shume e sakte.Don maturi !

nuk jan efektive te dyja ,nese flet si ekspert, nuk mund te kontibojne per shoqerine njesoje ai qe fiton 30.000 leke/muj me dike qe fiton 100.000lek/muaj. thjesht sa zgjerojn hendekun socilal te shtresave.

smiley

pas 23 vitesh kaosi te shfrenuar ne tatime sot ka ardhur koha (eshte sh urgjente) qe qeverria te filloj te taksoj çdo biznes e çdo individ ,ne menyre progresive akoma me mire do jet.

Ja ketu ke fol drejte Alto... nese do shtet me financa te shendosha rregullo administatraten tatimore...

dhe mblidhi paret ne çdo cep te Shqiperise.... po kjo po qe do bythe, kjo do pune.. kjo do vullnet politik, ndryshe, do vazhdoje perseri sindroma pagu i ndershmi edhe per abuzuesin...

psh ne Suedi edhe gjobat per kundravajte paguhen progresivisht, individ qe ka te ardhura 15.000€/muaj (as ja ndjen atij per nje gjob 90€) nuk e pagun njesoj me ate qe ka 2.000€/muaj. 

ai kaos ekonomik ne Republiken e shoqnise dhe kusareve  vjen kryesisht nga mos mbledhja e taxave.

Cfare thua ti. Berluskoni e ka marre per shembull te mire taksapagimin shqiptar. smiley

De facto Shqiperia mbledh me pak taksa ne te gjithe ballkanin, lere me ne Evrope.

E di si eshte kjo puna e taksave, thene me pak fjale?

Po i kerkohet shtreses se mesme te subvencionoje parellinjte e vertete te Shqiperise, te cilet paguajne 0 taksa tani e do paguajne 0 taksa dhe ne te ardhmen. 

smiley

..dhe problemi krysor eshte se shtresa e mesme eshte ajo percakton e ndryshon nivelin e consumit ne nje vend,konsumi i te varferve eshte konstant ,buke e djathe se iken shoket ..plus qe politikisht ben armike nje pjese te konsiderushme te shoqerise. 

Mire e ka me dinamitin e me burgje. C'ngaterrohet kot me ekonomi. 

Nga nje llogaritje qe pashe une.. Jek e jek dhe te fituar dilnin 96 perqind e atyre qe deklarojne te ardhura.. 4 perqind eshte shtresa e mesme ne shqiperi??? 

E para, ajo llogaritje qe mund te kesh pare ti eshte vetem per tatimin mbi te ardhurat ku dhe njehere parellinjte e vertete nuk taksohen fare se nuk deklarojne te ardhura. Dmth ata 4% jane ne fakt pikerisht nje lloj shtrese e mesme profesionistesh te rregullt, aspak biznesmenet e medhenj te vendit. 

E dyta, qellimi i paketes se re eshte te ngrej 18 miliard leke me shume dhe kete e ben kryesisht nepermjet TVSH e akcizave, qe gjithmone percillen nga shitesit drej konsumatorit me te fundit. 

Kshuqe po, barra i ngelet shtreses se mesme. 

Ore nje gje nuk po kuptoj une, nga tere ky diskutim... pjesa derrmuese e komentuesve, jane te jashtem... perse nuk sjellin eksperiencen e tyre ketu, nga çdo vend, por bejne te qutin duke u tall e me vendin tone...??? Perse nuk sjellin modelin e vendit ku jetojne.. dhe parimisht te tregojne te mirat e te keqijat e ketij sistemi, duke analizuar vendet ku jetojne, por flasin apriori... dhe me tifozllik...??? Mua personalisht me pelqen shume,mua dhe rrethit tim familjar, se pjesa me e madhe perfitojne nga ky sistem taksimi, se do pagujne me pak.. ja ky eshte thelbi... do me vije keq per disa qe marrin nga 4 milion leke, pasi do pagujne me shume, por atyre nuk u preket menyra e jeteses... ata do tu mbetet sigurisht me pak para ne arken e kursimit, por ama perseri do tu shtohet, ndonese me rritme me te vogla, kurse pjesa derrmuese e rrogtareve do te kene perfitim, pasi do te kene me shume para per te shpenzzuar... 

dhe se fundmi, e ç'prisni ju nga nje vend ne krize dhe me thesarin bosh...??? Te gjitha shtetet qe paten kete fat, po keto masa moren per te dale nga kriza, mos harroni Greqine, mos harroni Italine, Portugaline e po ashtu edhe vendet e tjera evropiane, te cilat edhe pse nuk u preken direkt nga kriza, morenmasat preventive, si rritja e taksave apo ulje pagash apo pensionesh ... e tj, e tj, e tj...

rritja e taksave per tatimin e pagave  prek vetem ato qe kane paga te larta dhe efekti ne buxhet eshte aq i pa perfillshem sa nuk ja vlen te vendoset .Per rritjen e te ardhurave behet fjale per rritjen e tatimit mbi fitimin mbi bisnesin nga 10% ne 15% dhe 20% per shoqerite koncensionare .

Pra behet fjale qe fitimi i kompanive te mos mbetet per investime per rritjen e punesimit por te paguhen sot se duhen per buxhetin.Kjo mund te jete zgjidhje momentale por demton shume vijimesine .

 

o esperto, ke kristali e ke mor daplomen ene ti?

Si specialist i fushes qe je, i ke ra pikes. Nga tatimet mbi te ardhurta, qe po bohen nomi ketu tek PPU-ja dhe ne opinion, shteti fut ne buxhet vetem 2-3% te te ardhurave, pra nuk ka efekt fare ne buxhet, thjesht po ndihmon shtresat e varfera qe te kene ca te ardhura me shume ne buxhetin familjar, si te gjitha qeverite e majta ne bote. Kurse per tatimin e biznesit, po ketu eshte pika e dobet, se varet se sa mba biznesi ketu tek ne....

Impakti ne buxhet i Tap eshte i ulet. Vetem 10% ardhurave jane nga tatimet personale, ndaj mund te perballohet lehte. Per mendimin tim, tatimi progresiv, nqs nuk ndiqet me lufte ndaj evazionit fiskal, do te reduktoje te ardhurat ne buxhet. Ama qeveria ka plot mundesi te tjera ku te peshkoje peshq. Nga ana tjeter, reduktimin i te ardhurave tatimore nga ky lloj sistemi, do te mundohen ta kompensojne ne menyren me te thjeshte dhe me te dhimbshme, jo duke luftuar evazionin, por duke rritur akcizen e karburantit, duhanit, alkoolit dhe duke rritur moshen e pensionit.

Alidemso, a nuk beson se niveli i demokracise dhe ligj-zbatimit ne shtete si Gjermania, Franca, USA, apo UK ben qe eksperienca e tyre te jete komplet e pavlefshme per shtete si Shqiperia?

Po kjo nuk eshte zgjidhje mer daj... se eshte njesoj si te thush se meqe ne Albanie aksidentet automobilistike jane me te medhate ne Evrope, eshte me mire qe te mos kena makina fare.... a e kupto...???

Jo mer daj, do me thene qe shteti para se te kerkoje te mbledhe e te administroje aq taksa sa Gjermania te provoje qe di ta bej me kaq pak se mbledhim ne. Kur ta provoj qe eshte i afte per me shume atehere ta bej ate hap. 

smileysmileysmiley

Ekom per ate Postin me lart me Gjermani , Usa , Ballkan , Rajon me gjere e me Gjate .Keshtu flitet jo si Alidemsi qe ka ne shtepi te prekshme .Le te mesoje .Vazhdo Pyete akoma , dermoje !

Te kane lene dhe syte se mendja po e po. Gjynof smiley

Ore nje gje nuk po kuptoj une, nga tere ky diskutim... pjesa derrmuese e komentuesve, jane te jashtem... perse nuk sjellin eksperiencen e tyre ketu, nga çdo vend, por bejne te qutin duke u tall e me vendin tone...???

po Vlera nuk ben pjese ne grupime, eshte rast i pervecem

do eksperienc prej knej grave? une i paguj shtetit zhabarr 73% t'fitimit.ankohem gjith diten po se rru trapin njeri.

alidems, nuk nigjojne mire ata te Kanades, per te thene cila takse zbatohet atje.Nji po te them une nje shembull.Njeriu im merr 130.000 Canadian dollare ne vit.Mbi 40 perqind ja mbajne taksa.Burri vet merr 80.000 dhe i mbajne veten 16 perqind....

modeli anglez osht qi shqiptaret na i han taksat ene ktu alidemso....s'na u nda atdheu mer burr, ku do qe ikim...atdheu ne zemer, xhep dhe brime te thumes

Po pse po ankohen cunat e djathte per taksen progresive? Ka qejf Rama te aplikoje taksen progresive, le ta beje. Nderkohe qe nuk ka lek te paguaje rrogat, eshte zhytur ne borxh, po paralajmeron edhe vete se eshte ne buze te gremines, ky e zbyth biznesin dhe kapitalin dhe 95% mundesite jane qe te deshtoje, duke cuar shtetin ne faliment si ne Greqi.

Taksa progresive eshte vjedhje me ligj, por kjo eshte njera ane, tjetra eshte se taksa progresive e nxit ne menyre marramendese evazionin. E ben kete ne Amerike, kur dihet cfare shteti eshte, duke shfrytezuar vrimat e ligjit, ne Shqiperi njerezit i bien shkurt, nuk merren me vrima ligji, fshehin te ardhurat dhe fitimet duke i deklaruar me te vogla.

Plus qe i hiqen shume milione nga te ardhurat per arken e shtetit.

o alidemso,  po nuk puqet niveli i vendeve ku jetojme ne, me Shqiperine... dmth nuk ha asnje lloj krahasimi.     eshte njelloj sikur  nxenesit  mbetes  me rezultate shume te dobeta,  ti kerkosh qe ne vend te synoje noten kaluese 5 apo 6,  te marri nota te  larta  9 dhe 10-ta sic bejne nxenesit e mire , madje te shkelqyer , Gjermania, Hollanda, Suedia etj..   po kjo nuk eshte  e natyrshme..smiley   he per he, do ti kerkojme te rrise rezultatet, por brenda kapacitetit qe ka..   kjo vlen per Shqiperine ne rastin e  takses.. prioritet eshte te mbledhi taksat  pa e komplikuar shume.. pra te  bej sistemin me eficent..smiley

 

ndersa shembullin Hasimja ta ka dhene mjaft te sakte!   nese taksa eshte ,bie llafi, 10%  per te gjithe,  ai qe fiton 4 million leke, paguan me shume taksa se ai qe fiton 2 milion, apo 1 milion etj..

ndersa nje efekt  negativ qe mund te sjelle taksa progresive,   eshte se taksapaguesit   qe  ketej e tutje do te duhet te paguajne me shume,  do te perpiqen  me menyra kreative   te  bejne qe   te ardhurat e tyre te duken ''me te vogla''  se  cfare jane ne vertet... 

Per mendimin tim jemi ne nje situate te tille qe nga njera ane duhet te rriten te ardhurat dhe nga ana tjeter kemi disa mendime si mund te arrihet kjo .

Per mendimin tim rritja e te ardhurave duhet te vije nga keto faktore:

-te rritet baza e perfshirjes ne skemen e tatimit te tatim paguesve sepse ka abuzime te pa fund ne kete drejtim ,pra te luftohet informaliteti se ka bisnese qe nuk jane ne skeme .

-te luftohet informaliteti i bisnesit te rregjistruar ne raport me xhirot e deklaruara duke vene ne eficense kasat fiskale me gjendjen e mallrave prane bisneseve dhe deklarimeve te tyre.

-Te hiqet referenca ne dogana dhe te formalizohen cmimet reale se ka diferenca ne mes cmimeve ne dogane dhe cmimeve ne treg .Kjo do te clironte edhe gjenjet e tvsh ne ulje te saj 

Ka edhe shume faktore te tjere ..............................

jo jo, urime qeverise belge, them une..smiley

ky eshte fryt i projektit qe ka nisur ambasadori yn ne Bruksel Ilir Tepelena,qe ne 2011.

kshuqe kto urimet nuk i takojn ketij çapaçuli ,sa u bo miniser  beri merveshje direk

Po edhe qeverise tone te re,,them une, se fjala vjen pse nuk u realizu kjo marveshje me perpara smiley

se  fjala vjen , nuk behen keto pune brenda 1 dite, 1 jave apo 1 muaji por  behen negociata e me  pas  ka procedura dhe standarte qe duan kohen e tyre per tu plotesuar.  ta ka spjeguar alto me siper..smiley

me ter mend kjo eshte gje e mire per ato qe kthehen 

duhen bere prioritet vendet kryesore te emigrimit: italia, greqia, amerika, gjermania, anglia etj

duhet lexuar marrveshja, se nuk e di nese transferohen gjithe kontributet apo nje pjese e tyre - dhe kuptohet qe kontributet e nje viti ne belgjike mund te jene sa kontributet e 10 viteve ne shqiperi. dhe si llogariten nga qeveria shqiptare.

+1

Po edhe pa u bo kjo marrveshje, emigrantet shqiptare e marrin pensionin ketu, biles kan filluar ta marrin edhe ata qe nuk kan futur nje dite pune ne Belgjike dhe nuk e kane deklaruar se sa vite kane punuar ne Shqiperi. Kam pershtypjen se marrveshja eshte ne disfavorin e Shqiperise, se duhet te kontriboje ca tani ne buxhetin e Belgjikes smiley

 kjo eshte ne favorin e qytetarit europian shqiptar, i cili ka kontribuar ne jeten e tij me taksat, shqiperia (qeveria) duhet te mendohet mire, taksat e qytetareve te saj do te kontribujne per pensionin ne propocione perkatese, ne bas te kontributit te pageses apo jo, nuk besoj se eshte ne disfavor! Shqiperia (qeveria) me kete rast do te permisoje punen e vet per eleminimin e evazionit fiskal ne sitemin e taksave, do te rrise me shume kontrollin ndaj subjeketeve, punedhenese, per kotributin e taksave se perndryshe do te gjobitet! Kjo eshte pjesa e "disvavorshme" 

Poshte taksa e sheshte dhe taksimi proporcional!

rrofte mbreti i pashpallur Edvin Rama, Lindita Rama dhe Mrika Kodheli!

Ke harru Rrnofte Krishti .....Poeto smiley dhe mami LeftGOPEJA smiley

Xake ka per tu shpall mbret vertete, me propozim te Mesiles! Pse ate hallvaxhiun, nuk e shpalli mbret nje karvanar prej Skrapari ?Po ky e ka hake se ka pak gjak" mbretror" me qe gjyshja ka qene hysmeceshe e mbretit....!

Pjer, ja hudhet Ju te Belgjikes.Qeverria... e nenshkroi marrveshjen per pensionet.Perfitojne 35.000 te punsu si juve...Nuk me kujtohet, ke kontribu ne kete drejtim?Por esht merite e kesaj qeverrie.Urime!

se pari duhet te numerojne robt qe te dihet kush ka le e kush ka dek, kush ka ikur kush eshte ende atje.pastaj ti pajisin me numra sigurimesh shoqerore .pa pasur nje inventar te sakte te popullsise asnje lloj taksimi nuk do te jete efektiv.

Po te kete vullnete, te gjitha jane te zgjidhshme alba

Ish-shefi i IT, Renald Rista, i thirrur për herë të dytë në Prokurori nga grupi i hetimit, mësohet se ka dorëzuar dje pamjet e kamerave të brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Burimet nga hetimi thanë se pamjet janë dorëzuar me procesverbal nga Renald Riska, i cili ka dhënë edhe shpjegimet e mëtejshme në lidhje me mënyrën si i ka marrë ato.

Prokuroria e Tiranës, e cila po heton zhdukjen e të dhënave të 4-5 viteve të fundit në regjistrin e Tatimeve, kishte kërkuar një javë më parë që pamjet e kamerave të sigurisë të viheshin në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  Ndërsa ky institucion nuk i ka dorëzuar materialet filmike në Prokurori, grupi i hetimit i ka marrë ato në dorëzim nga ish-shefi i sektorit të IT, i cili më 21 nëntor 2013 u arrestua nga policia me urdhër të drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.

Gjatë dorëzimit të pamjeve filmike në Prokurori, ishshefi i IT ka pretenduar se në to duken qartë njerëzit që kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë fshirë të dhënat nga regjistri elektronik i Tatimeve, që doli jashtë funksioni për mëse tri javë..smiley

.. zbulohen barinjte nga Skraparit,Terbaci, Kurveleshi e Tepelena, nuk e dishin qe mund te kishte ene kamera te fshehta smiley

Hahaha. Ky Rista i papare eshte.. si shpjegohet qe ne marrjen ne pyetje ne prokurori ka mbajt qendrime te tjera... Hajde se avash avash do merret vesh kush dhe si u fshine (ups me gjase as nuk jane fshire.. po javash javash ) smiley

Nuk e lexova artikullin, se nuk eshte muhabet i ri ky. Por te vjen keq qe pseudodjathtizmi ketu ngelet akoma tek aksioma "tatimi i sheshte eshte tatim progresiv se 10% i 100 eshte me shume se 10% i 50", dhe "tatim progresiv eshte takse marksistleninist". 

Cfare te mirash ka sjelle taksa e sheshte per biznesin??? Nje m... te madh.

Eshte i tmerrshem absurditeti qe sundon ne argumentat. Byk qe serviret per buke.

Nga pikepamja e buxhetit problemi nr 1 i taksave eshte informaliteti. Sepse pothuajse te gjithe bejne evazion fiskal. Shume te pakta jane bizneset ku rrogat dhe te ardhurat deklarohen 100%.

Nga pikepamja e biznesit, taksa/tatimi i marre vecmas eshte krejt pa vlere pa u shoqeruar "ne pakete". Qe e para ne liste eshte heqja e sistemit te taksidarit te kohes bizantine. Dmth me Inspektore Tatimore qe dalin njehere ne aq kohe per fushate mjelje/korrjeje. Dhe heqja e monopoleve.

Nga pikepamja e humneres ekonomike, problemi nr 1 eshte punesimi. Ne Shqiperi mbizoterues eshte sektori tregtar ne nje kohe qe prioritet i duhet dhene sektorit te prodhim/sherbimit qe eshte sektori qe puneson njerez, rrit ekonomine dhe rrit mireqenien.  Dhe ne keto sektore taksat nuk jane problemi primar. Ndryshe do ishim permbytur nga bizneset prodhuese.

 

Dhe problemi me i madh, eshte qe megjithese keto (dhe shume te tjera) dihen shume mire, perseri bombardimi me absurditete eshte i pandalshem. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).