Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).

58 Komente

ka ndonje informacion se ne ç'gjuhe eshte shkruar..?   dhe mbi ç'materjal eshte shkruar testamenti.. aty thuhet:   ''leter'' derguar shkodraneve..   po ishte  shkruar  vertet ne leter,  apo ne ndonje pllake guri..?smiley

Ky i shkreti mire qe paska vujt nga deliri i madheshtise, po neve si i hame keto thagma kaq kollaj? Jo per gje, por po ta besojme se ky eshte pinjoll i Ilireve, duhet te besojme edhe se qenka edhe i biri i Filipit edhe i biri i Zeusit njekohesisht (dhe thone pastaj qe homoseksualizmi dhe familjet me dy baballare jane fenomene moderne) dhe se paska bere edhe muhabet me henen dhe me diellin. S'e kuptoj pse e quajne te madh, apo ngaqe halucinonte kaq shume ndoshta?

kaq shume tituj  vetem  ''Bajlozi i zi prej detit'',  ( e mban mend?),  Jan-Zhan-Xhon-Ivan, ka pasur..   pushtuesi i tridhjet shteteve, nenshtruesis i 40 kombeve, zoti i 3 kontinenteve, mbreti i gjithesise  etj etj..smiley

Po te kesh ndonjefare ideje nga historia e filozofise Belulo, Epikuri ka pas qene nje plak i mencur qe i gezohej jetes sa me mire qe t'i vinte aty ku gjendej, qofte kjo edhe duke fjetur rrugeve, si halabak, por qe dynjaja e repsektonin pikerisht per mencurine, dhe kur vete Aleksandri aty ke vendi ku ishte Epikuri, diku ne Sicili mos gaboj, deshiron ta takoje, e gjen rreze nje kazani plehrash ku Epikuri kishte kaluar naten dhe sapo po zgjohej, i prezantohet, dhe me siguri do i jete prezantuar si keshtu me siper, se kur i thote Epikurit qe t'i kerkoje cfare t'i doje e bardha zemer sepse ai si zot i botes mund t'ia plotesoje, Epikuri i thote "Te lutem, mos ma zer diellin, se qenka pak ftohte." A thua kishte nge Epikuri te merrej me gjithe delirantet e botes.

e kam lexuar kete dikur, Lulian,  te nje reviste qe ne faqen e fundit  kishte  nje si tip rubrike ''anekdoda historike''.

ore, cudi, se shume nga keta greket e lashte , e kam fjalen per te mencurit dhe famshmit'',   jetonin si ''halabake''..   visheshin keq,  silleshin verdalle rrugeve si lypsare etj..  pse keshtu?  mesazh per shoqerine,  filozofi e jetes, cfare donin te provonin..?

E para njehere, Gucci dhe Armani s'kishin dale akoma atehere smiley Me standardet e sotme keta me xhinse e me t-shirt visheshin. Por kishte edhe te mencur qe ishin pari. Mesuesi i Aleksandrit ishte Aristoteli (kaq te kishte permendur nga kredencialet ky, dhe ja kalon te qenit i biri i Zeusit). Por kishte edhe nga ata qe thua ti. Epikuri psh, ka nje nam kontradiktor, hem si sokrat i vuejtun, hem si derr i kenaqun. Ca e tregojne skllav te kenaqesise, dhe ca si asket urban. Ec e merre vesh. 

Nga e di ti ket belul ?

 

 

si nga e di..?  po me ckemi lexuar posht e larte mo..smiley   megjithate nuk e thashe per te gjithe filozofet e lashte greke,  por disa  goxha te njohur,  si   Sokrati,  qe sic thote Luliani  jetonte si i vuajtur,  apo Diogjeni  qe bente  jete qenismiley    

Belulo, Diogjeni paska qene qe ja dhiu Aleksandrit, jo Epikuri, se lashe nam.

 Di o Gjen , me nje fjale smiley

Belul, po ti e ke parasysh qe Lazarati ka qene afer me Greqine dhe s'ka patur roje ne kufij.
 

Rendesi qe ka qe Sicilia paska patur kazana plehrash qe ne ate kohe \;p hahahah

Lene, lene se e bona helaq.

Rêveries du promeneur solitaire smiley...c'te keqe ka nese shkepusim ate qe na intereson dhe ta trumpetojme si tonen & te pakundershtueshme?! Titujt e tjere jane pjelle e lavdise se kohes smiley, por edhe ato kane nje vlere te madhe kanotative

( panvaresisht se Kodra ia ka futur pak si nga pas bregut smiley )

shkurt, falenderoj ACDC1 per kete prurje smiley

O burra ne hipoteke te marrim pjesen. Kjo tapi i hudh ne tuc te tjerat. Une nxitova te kap ndonje cope nga Italia.

po ti je Tirons apo shkodran..?.smiley

Si te eci me mire. Po kur Leksi verteton qe eshte biri i Zeusit, une e kam buke me djathe te dal shkodran.smiley

ooo paske shku ne itali,vendi me i bukur ne bot! me ka marr malli per italine....

have fun

Belul, per ndonje cope det andej nga ju, edhe vlonjat dal, s'e kam shume problem.smiley

deti eshte i xanun derman!smiley

 

p.s   shiko,  po me ndonje cope toke ne Sazan je i kenaqur..?     ketu po, mund te rregullojme dicka se Sazani ska pronar.   e forta eshte se dynjaja  kane  nga  200 apo 2000 ishuj e bejne dicka me to, investojne  per turizem etj...  ndersa Shqiperia nje ishull ka, te vetmin e deres, e zben asgje me te,  rri kot atje..smiley

Ja te shohim mos kapim ndonje repart ushtarak me kete qeverine e re.smiley

Apo sdel nje derr kazinoje ne Sazan. 

Jo kazino....eshte vendosur! mejto ca mund te besh ndonje gje tjeter smiley

paska pas talent per prozy ky rrushi

Ky lajm perkon me viziten e Rames ne Itali...Hmmm, ka dicka ketu. smiley

Duhet te negociojme sa me fort...

Shife kur te dalin nga i njejti vend e ne nje fis me Ilir Meten smiley

E kemi bere gjithe ballkanin ilir! Eshte nje histori e vjeter dhe qe eshte perzhgenjyer. Mediat shqiptare si gjithmone profesionaliste.

 

      perzhgenjyer.??

 barbarizem

pergenju

Firmetaret e Pavaresise se Dursit i gjetem ( ja kish thone nje historian) .Faraonet po dihen se kot nuk i trashegoi MehmetAliu  Kostandinin e zbulum qe ishte nga Cerruja e Tropojes , po bojme perpjekje ti bim eshtrat .  Ky ka fillu nga Dalmacia po nuk e tregon Fshatin , duhet te jete andej nga Bithi Lugjit ...ose Fshati Jozefperckes nga Liburnia . Ka mete vetem Cesari .

Do ja gjejme dhe atij i cope truall per Bust , nen kembet e NMa te Dhimit njatij Afmetjes me emer rruge , bust e prona , qe shkriu gjiF jeten e tij ne Mulin Rouge e sheshin Pigal per te miren e Shqiperise deri sa hengri fiq e diq per Fe e Atme !

Po kjo dreq pse i thote Scutari ndryshe nga Liburnesha Jozefpercke ? 

Me leje, pyetje nga salla. Cfare do me thene 'perzhgenjyer'?

 

sa per temen, hajt mo. Si ato barcaletat me shqiptar kinez amerikan francez ku sigurisht fiton perhere shqiptari. Jo vetem qe jemi pasardhes te aleksandrit, napolonit e nen terezes, po dhe zeusi dora vete nga ne e ka origjinen. 

Po tani ti cfare ke prure dhe cfare ke argumentuar ? 

Nje leter te gjetur ne arkiv , njesoj sikur ta gjeje ne arkivin e Indise per xhunglat krah Brahmaputres ku Aleksandri mori Elefantet , apo ke dash te thuash qe Scutari eshte veper Patriotike e Shkodraneve te Bardhajt ?

Keshtu sic komenton me lart tregon qe je edhe kunder nesh si " Pinjoll te Ilireve " smiley

Jak ne vete pash zotin e mos mermeritni !

Shyqyr qe e tha nje studiuese italiane, se ta thoshte noi shqiptare, do i suleshin te gjithe, ose do e nihilizonin.  Gjurmet e Ilirishtes, jane gjindur deri ne Azine e Vogel, Turqi dhe zonat rreth saj, e deri ne Europe, ne Austri, Hungari, Gjermani, Itali etj vende, keshtu qe ky komb duhej te kete qene i madh dikur.  Sot nje grusht vend, fale drejtuesve, prijsave shqiptare, pasardhes te Ilirve, qe me shume shohin egon e tyre, interesin e tyre personal se ate te pergjithshem apo te kombit.

Maqedonsit, ose Makedonsit, siç edhe thiren, duhet te kene qene trakas, kushurinj te ilirve, ose nje degez e Ilirise. Vete fakti qe epiriotet qe flisnin shqip, nga e cila ishte edhe e jema e Aleksandrit, flisnin pa perkthyes me makedonsit, tregon se ata duhet te kene qene te te njejtit trung, ndoshta te etruskeve. 

Nuk duhen ngateruar makedonsit e sotem qe jane sllavizuar me ata te hershmit.  

Na bjer ca Maqedonas te Hershem , jo nga keta te sllavizuarit .Po munde edhe ca Iliras nga ata te gjindurit deri ne Azi te Vogel , Austri Gjermani etj  sepse  tek VQ nuk jane shtruar  Ide te tilla ! Mbase gjejme ndonje Kusheri te Pasur smiley

Sidomos keta kushurijte do ishin shume Interes !

Idris babaxhani, sllavet, jane te ardhur vone ne Ballkan, nga Rusia e larget. Ne kohen e Aleksandrit, maqedonsit, flisnin tjeter gjuhe, jo sllavisht. 

Mire ja bere Pjer. E kerkoi vete kte pergjigje!!!

teoria qe iliria,epiri dhe maqedonia jane e njejta rrace e popull,tashme ka mbeshtetes te shumte e serioze.  edhe greket e pranojne por me nje hile duke i futur te gjithe nen suazen greke.  zogu ka qene karagjoz,por emertimi i monedhes shqiptare ''lek-aleksander'' me koken e tij  te stampuar,dhe pasardhesve te tij si princ leka, i ka bere vetes nje vend ne histori.

multi-kulti,tani, shqetesohet nga keto lajme,prandaj me vrap ta bejme leken greko-sllav!.  keto te verteta,sikur shqiperia te kishte fuqi,mundesi dhe vullnet per ti mbrojtur do te bere inekziztent edhe pseudo konfliktin greko-sllav per emrin e maqedonise.

Po c'pune kemi me sllavet ne . Une po them ca puro Ilir . Psh emri Deion nuk te ngjall caze pakez mjegullnaje andromede pe Ilirishte  ? Po ce do kete ,  as per kusheri nuk vlen , pasi llafe ke PPU ka  smiley

Une thashe dhe kesha mejtimin per ndonje Mbiemer te trasheguar me prona . Si psh Iliri i lashte nga Fisi  Berisha ! Saliu i Sheqeres , ai kishte gjetur se trashegonte Prona nga Konstandini po fat i keq .Nuk qelluam kusherij te tij !

Pjer Floriri nganjehere me gjithmend nuk e marr vesh se cfare duan te arrijen me keto prurje .Pervec karagjozeve qe ngopen me Luge zbrazet nuk e kuptoj se cfare Kuptimika ILIRI per Sot .

Sllavet dihen qe kane ardhe Vone ,kane kryer pushtime , kane zaptuar Toka e Troje dhe kane lene VETEN te perfaqesuar .

Ne dihet qe kemi qene , na kane pushtuar na kane shuar e vrare dhe kemi mbijetuar......

Tani ne se Iliri ka deri ne Azi te vOgel ,Turqi e Ind ose deri ku u shtri Perandori BOTES Aleksandri cfare do vertetosh me kete ? Qe ai eshte i biri Sheqeres dhe kunati Jozefines prej Shkodre ?

Kam merak se mos studimet na e nxjerrin ndonje katrapes Gjysheror te Deionit dhe ketu ...Terhiqem ! Ja vlen mik me Deionin per ndonje cope Dhurim ishulli ne Greqi ose fundja edhe ndonje Tapi ne Kroaci !

Dihet Idriso, se nga ana politike e kadastrale, nuk ka ndonje vlere te madhe, por, por, por nga ana historike, ka vlere shum-shume te madhe. 

thik e brisk me idrisin sot. mos ka te drejte Roni per at muhabetin e bregdetit??? 

Emigrant i dashur, me Idrisin flas qete e shtruar se eshte njeri i kenduar (siç i thone nga jugu per nje qe ka studiuar/lexuar shume). S'ka fare thik e brisk, apo tension, hiç fare. 

Po ky muhabeti i bregdetit ç'a eshte. Aaa, oooo, tani u kujtova smiley mos do te thuash per takimin me Bradin smiley Te njejtin takim kam bere dhe me Graven qe anon nga e majta. Kam bere edhe me Alidean, qe eshte ne mes, asnjanese/neutrale/apolitike.  Neser do puqemi ndoshta edhe bashke smiley e do pijme noi birre jo buze detit, por ne det smiley ku do mesosh edhe per shtyllen e trete te ekonomise, ate te ujrave. 

Te lutem shume emigrant mos me ngatarro me njerez qe nuk kane piken e kultures, edukimit, dhe sjellje qytetarie!

P.s. e lexove pergjigjen qe i kish dhene alidemsit? Turp! Ka ngrene e ka pire me te. Dhe tani i flet si halabak!

Roniii, pergjigjia, nuk ishte per Alidemsin. Kjo eshte e keqja jote, se ti i sheh ndeshjet nga nje pozicion ters, nga bodrumi, ndersa une i shoh nga tarraca, siç filmon kamera. Nuk them kot une se ke nevoje per syzet e mendjes. 

Eh mer Pjer cfare ironie, edhe ta dish qe Roni e ka pas shpine ke pallati i dyte me i larte ne Tirone pas pesmekacit.

Po na i shpjego pak kete Anen Historike se atje tek VQ , te thashe sikur nuk e kam lexuar te parashtruar si IDE .

Se mu me duket qe i gjithe sherri m'ato vakte deri sot per te shtuar Kadastrat " Pak Tutje " eshte bere . Me vone dolen kronikanet dhe  kalemxhijte dhe i vune emrin Histori .

Ti emigrant ku e dallon Thiken dhe Shpatat ne kete dialog Interesant mbi Historine dhe Trojet midis meje dhe Kolosit Pjer ? Jam i bindur qe po ruan....Ishalla nxehet Deioni  dhe shpalos ...." Po jam ster ster ster Nipi Aleksandrit dhe Trashegoj Epirin , Maqedonine dhe Gjysmat  e Ishujve te Greqise " me gjasa po te fal ndonje Ishull .

Hyr drejt dhe jo me dredhurira e hedhurira , gjasme do vetem pakez copez toke pe Bregdeti dhe Jo ishuj te tere smiley .Tani edhe ti mund ta dredhesh dhe te thuash me mjafton Lufta e Qorbelase dhe Dervisheve qe na dhuruan Baba Tomorrin !

Tek VQ flitet shum pak per historine e lashte, por kjo nuk e zbeh faktin, se popujt e Ballkanit, deri siper saj e poshte saj, flisnin nje gjuhe. 

Te te sjell nje fakt, ne dukje i rendomte.  Kam punuar ne nje dyqan peshku ketu ne Antwerpen nja ca vite, dhe nigjojsha pronarin e dyqanit kur thoshte gjithmon; Zaj, zaj. U bona kurioz, dhe ne javet pasues, hapsha veshet me mire per te kuptuar se ç'do te thonte. Ai e kishte fjalen se; Ajo gjeja (nje diçka) ishte e saja, saj, zaj. Ne gjuhen zyrtare, eshte zij-ajo (zej, shqiptohet) por qe keta e perdorin edhe per Saj, Saja.  Dhe po te hapesh fjalorin hollandisht-shqip, she se afro 30% e fjaleve jane njesoj, ose me pak ndryshim. Keta thone; Boll af , qe do te thote Boll, Mjaft, Stop.  

Tani lind pyetja, se;  ç'eshte ky afrimitet ndermjet shqipes dhe hollandishtes, apo edhe dialekteve te saja.   

Ndaje menjen tani. O kemi ardh nga aleksandri madh qe ymer i paft shpirti aty ku o ishalla o kemi ardh nga keta hollandezet fytyrlije qe martohen dhe me kafshet edepsezet

Tani lind pyetja, se;  ç'eshte ky afrimitet ndermjet shqipes dhe hollandishtes, apo edhe dialekteve te saja.   

Ne ke kellqe idris pergjigju ksaj pyetje!!!

Po gjuhe jane i nderuat Pjer dhe ne shqiptimin e llafeve ne nuk e gjejme dot perse Aleksander ne Ilirishte , jo me te gjejme Zaj ...Po Zaj Fundo nga rrjedh ?

Me shqipen e sotme ne mund te shpjegojme se te gjitha rruget te cojne ne Bugjejovice smiley Po puna ishte kush eshte me i Lashte  qe Emigranti akoma nuk e ka shpjeguar emrin Tomor ???

Baba Tomorri apo Aleksandri ? Dhe ai fshihet mjeshterisht prapa kesaj duke na perplasur ne emerin e Ilirise apo te Greqise . Me fal se tani e pashe ka rreshtyar pas vetes edhe nje Luftetar te dashurise per Hollandezet z,Roni . A do harrijne gje duke futur pyka ne kohen qe ne duam te pranohemi ne BE si Shqiperi ? ?

Me qe ra llafi perse zihen Greqerit me Maqedonine ? Di gje ? Mire ata ( maqedonsit ) pa e shpjeguar e dine qe vijne prej Mbiemrit te Aleksandrit po GREQI nga vjen ?

E keshtu i nderuar Pjer ......emerto Cfare Hahet Pihet dhe Frymemerret nga popullsia ose para se qenia  Humane e Europes te fillonte te komunikonte me fiset po themi Sahili smiley te Afrikes ( qe sic dihet rrjedh emri i Lashte SALIH ) , pastaj ja fusim ke pronoret qe vijne nga nevojat "Kadastrale " jo Histroike si 

IMJA e SAJ apo e ATIJ smiley Dhe kjo imja ngaterron shume Pune pastaj sepse lindi Marksin e Engelsin . Ka nonjete dhene ...a lidhen ata me Ilirine ?

Dmth kur thua ILIRI thua shume..Po kur thua qe A.Madh ishte  nga fisi i Sheqere Berishes ( ka nderru mbiemrin pas martese ) sipas Historianit te te njejtit Fis Sali Berisha , atehere me te vertete ngazellehemi , mbajme syte nga Deioni .... dhe kerkojme Pronat ...

Duam Pronat TONA!

 

akelsander ,vjen nga pelazgjishtja qe dmth  a ke le si ne anderr

smiley

Si gjithmone kosmopolitet dhe sigurimsat,si puna e Idrizit,ja arriten ta degjenerojne muhabetin.

Nderkohe qe studiuesja italiane qe ka bere gjithe ate pune,as qe nuk permendet fare ne diskutimet e tyre.

Tjetra ka gjetur nje leter qe ju drejtohet banoreve te Shkodres,nga Aleksanderi i Madh,juve vazhdoni ironite.

 

Je aq i trishte ne varferine mendore , sa pervec ...meshiroje o zot ....nuk mund te thuash asgje tjeter per ty ACDC !! Ajo studiuesja Italiane ka bere Pune po ti nuk e shpjegon perse i duhet kjo Pune ? Per ti thene Jozefines ne nje menyre tjeter ala Duce " Shqiperia eshte ule ne zemren time Galic "

Kujt banoreve te Shkodres u drejtohet ? Te kujt Shteti ? Te kujt Peranadorie ? ...Flij fletsh te madhen ne shtrat budallejsh ,  se as per mesues i Plotoreve ne vitet 47-50 nuk je .Te pakten ata e kufizonin Krenarine shqiptare deri tek Skenderbeu .....deri sa nuk do dilte Shm...ti Jot i ketij varianti me Shkoder . Sa me shume Gure Injorante aq me e Forte Kalaja e Urra Patrioteve te trashegimtarit te Kostandinit..... Sali Sheqere Berisha !

A te marrte purtha shalet ishalla !

Vetem aleksandri sna ngrof. Ate e kena ne xhep. Dum dhe jul cezarin, luigjin e xvi dhe mbretin Tudor l Henryn masnej flasim. 

Thuhet qe dhe hëna eshte shqiptare, pasi emri Hëna vjen nga shqipja Hë na!

Legjenda thote qe nje fshatar pellazg sa here dilte ne oborr naten, e gjente henen aty mbi avlli. Me ate fytyre njeriu ne ate koken bullafiqe, i dukej si nje njeri qe i kerkonte buke sa here e shihte. Dhe ashtu i nxehur, nje nate i hodhi nje cope buke dhe i tha : Hë na! (Haje dmth). Dhe keshtu i ngeli emri Hëna.

Thone qe kur shkoi Armstrongu ne Hene, e gjeti atje copen e bukes, po nuk tregoi. E verteta do merret vesh 50 vjet pas zbritjes, kur te hapen arkivat. Edhe pak vjet kan ngel.

luigji i XIV eshte  stergjyshi i çajupit ,i cili me von do ti thurte vjersha terthorazi dhe komedi 14 vjeç mbret smiley

~~

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj

Kjo duhet depozituar prane komisionit te kthimit te pronavesmiley

Tallu tallu ti zonja Alba .Po po ta marresh seriozisht kete Dokument Historia duhet kthyer Mbrapsht e Rishkruajtur .

Del se Europa eshte krijuar nga Aleksandri qe e ka zaptuar teresisht njehere . Dhe ajo ka qene Unike .

Tani c'ne melazem ne ti Lutemi Europes kur dihet qe Historiani rishkruarjeve , famemadhi Sali Sheqere Berisha ka zbuluar se edhe Bota e Kostandinit e ka prejardhjen prej Nesh ? A nuk del se duhet te jete e Kunderta ? Historia do Rishkruar !

Europa duhet te na Lutet ta pranojme dhe ...he he he ...mos ti drejtohemi Srrasburgut per ti kerkuar Pronat kush u ka hyre ne HAK Scutarianeve Jozefperciane , gjate gjith Bregu Dalmat e deri ne Peloponez .....per pronat Tona !

Atehere dhe Europa do flase NDRYSHE ! Jo me ca birbo Hollandeze qe edhe kur shkelqyen nga nje Ballkanas dolen ne Drite ! Perme teper nha nje KOVAC qe ne kishim per sarac Fshati per mbathje kuajsh !

 Sandri duke qene pinjoll Shkodre i bi te ket qene denokratikas!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).