Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban zhvilloi sot një grevë tre orëshe, ndërsa autobusët e këtyre linjave nuk ofruan shërbimin për qytetarët e kryeqytetit. Ndryshe nga ditët e tjera, kur lëvizja fillon në orën 05:30, ditën e sotme puna ka nisur në orën 08:30. 

Edhe para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin për qytetarët, ndërsa shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. Ndërkohë që, drejtuesit e sindikatës thanë se shoferët dhe faturinot nuk janë paguar prej tre muajsh, për shkak se shoqëritë nuk përballojnë kostot. 

Prej kohësh, Shoqata e Transportit Urban Qytetas ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen kompanitë. Kjo, për shkak të çmimit të rritur të karburantit, investimeve me mjete të reja dhe mossubvencionimit nga qeveria për grupet që udhëtojnë pa pagesë. 

TRANSPORTI URBAN, 3 ORË PROTESTË NË KRYEQYTET 

Ora 07:00 - Njoftimi për zhvillimin e grevës është vendosur në çdo mjet të transportit publik në kryeqytet. "Njoftohen qytetarët se ditën e hënë, datë 16.12.2013, transporti i shërbimit urban të Tiranës do të fillojë në orën 08:30. Nga ora 5:30 deri në orën 8:30, Shoqata e Punonjësve ka shpallur grevë", thuhet në njoftimin e afishuar. Megjithatë, duket se punonjësit e këtij shërbimi janë më pak të informuarit në lidhje me grevën, pasi deklarojnë se askush nuk i ka lajmëruar nëse duhet të grumbullohen diku për të zhvilluar grevën apo thjesht të ofrojnë shërbimin, por jo si zakonisht. 

Nga ana tjetër, administratori i një prej linjave kryesore sqaron se greva do të zhvillohet për shkak të situatës ekonomike me të cilën po përballen këto linja. Sipas tij, janë duke u diskutuar dy kërkesa: E para lidhet me uljen e akcizës së naftës për këto mjete transporti, ndërsa e dyta ka të bëjë me rritjen e çmimit të biletës. 

Qytetarët që janë të detyruar të përdorin transportin publik që në orët e para të mëngjesit duket se nuk e kanë mirëpritur lajmin e grevës. Sipas tyre, kjo do t'ua vështirësojë mjaft aktivitetin, si për të shkuar në punë, ashtu dhe për të shoqëruar fëmijët e tyre nëpër shkolla. Disa prej tyre shprehen se nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të udhëtuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë dakord me rritjen e çmimit të biletës. 

113 Komente

lemeri sot tirana.

pamje e trishtueshme ke rrethrrotullimi i doganes, ku ishte nje turme e madhe njerezish (thashe mos kishte miting) qe pritnin  aty.

Dhe ne ato lagje, nuk ke as shans tja hipesh kembeve smiley

Me sa di une keta i privatizoj Edvin rama ?!

Ka ndonje ketu nga Tirana te na sqaroi pak se si eshte puna e cfare rroge presin keta ?

 

Ja ta them une. Problemi i ketyre eshte qe leket ua vjedhin faturinot dhe shoferet. Faturinot s'japin bileta e robt s'ua kerkojne se s'u plas shume. Ne vend te investojne e te vendosin bileta automatike, kerkojne t'ua fusin popullit. Keta bejne sikur kane humbje... nderkohe qe autobuset jane plot, dhe nuk paguajne faturinot e shoferet. Ata vjelin biletat edhe me fort per vete, e marrin me shume se sa rroga qe u takon. Bileta me shtrenjte se aq behet shume shtrenjte. Plus qe Basha u kishte premtuar rritje ne 500 leke te biletes dhe i genjeu. Te jem une kryetar bashkie i fus nje te nderruar kompanive dhe kerkoj qe te tjerat te vijne me sistem te pakorruptueshem biletash. S'eshte problemi tek privatizimi. 

Shume mire. Ta vendosin sistemin elektronik, pastaj flasim per rritje. Gje pa investim, nuk ka. Keta autobuset cope-cope i mbajne, s'eshte se plasen duke investuar.

FLM per shpjegimin!

Me sa po kuptoj une aty qekan krijuar firma private per transport publik qe nuk duan te paguajne shoferet dhe faturinot apo jo?
 

Cmimi i biletes caktohet nga bashkia. Ata thone qe s'u dalin leket per faturinot e shoferetme aq sa eshte bileta ngaqe eshte rritur cmimi i naftes. Genjejne. Mua asnjehere s'me japin bilete faturinot.

cmimi i biletes eshte 30 leke ose 0.2 Euro; nderkohe qe cmimi i naftes eshte sa i europes perendimore mos edhe me i larte e nderkohe cilesia eshte beter duke ndikuar ne demtimin e motorave; autobuzet jane relativisht te rinj me ajer te kondicionuar. Per shkak te rrugeve te ngushta e te tejmbushura me automjete shpejtesia e levizjes se urbaneve eshte shume e ngadalte duke bere qe konsumi i karburantit per njesi te jete edhe me i larte. Cmimi i nje bilete ne perendim shkon aty tek 0.8 - 1.5 Euro. Bashkia nuk i subvencionon. Keta sipermarresa per mua jane heronje. Por si cdo hero ka nje fund dhe keta ne keto kushte nuk mund te punojne dot me. 

PS.: Me nje kanakar bashkie si ky teveqeli luli eshte mese normale te ndodhemi ne nje situate te tille. 

Mire pra, por s'u paguajne stafit rroga si te perendimoreve dhe as ne qytetaret s'kemi rroga si te perendimoreve, dhe as kushtet dhe investimet s'jane si te perendimoreve. Robt ngjeshen neper autobuse, qe tregon se kane me shume pune se perendimoret. Tani te mos kerkojne te fitojne me shume se perendimoret.

Ore Spartak ti flet keshtu me hamendje apo i ke analizuar gjendjen financiare kompanive te transportit. Jo per gje por kete vit te treja kompanite qe i sherbejne tiranes dalin me humbje te ndjeshme, ndersa ti thua qe fitojne por jo aq sa perendimoret. Ke informacion te pasakte ose ja fut vete nga mendja.

Mua s'me ka dhene asnjehere faturinoja bilete. Normale qe s'kane fitime, po jo se s'ka pune. S'ua kam fajin une qe vidhen. Dhe sigurisht qe s'kane rroga perendimore stafi i tyre, ndaj as bileta s'ka pse te jete perendimore. Ca ka per hamendje ketu? Po tall trapin ti tani apo si?

Nje koment me siper the "Tani te mos kerkojne te fitojne me shume se perendimoret.", tani po thua "Normale qe s'kane fitime".  smiley

Ore, merr vesh ti ca them une apo jo? Fitimet i kane, po ua vjedh stafi. Une do t'ua paguaj vjedhjet e stafit atyre? Ai te vere elektroniket, e t'i fuse leket ne xhep. Jo te vere cmime perendimoresgh. lol. Qenke tutkall fare.

mire o vlla mire, por dhe kto elektroniket nuk jane investim i vogel. prape duhen pare.

Po duhen dhe rruge me te hajrit, ti jepet prioriteti transportit publik.

Se sic thone dhe vete, nqs transporti publik nuk eshte me i shpejte se makina, atehere te rrofte , se nuk te duhet gje.  Autobuset ne nje pjese te tiranes nuk jane keq. Tirana e re eshte sh mire. Porcelani me kane thene eshte sh mire. Unaza njefaresoj. Jemi dhe ne milet i keq qe shyqejme sedilje, gjithesesi jane te pranueshem.

Puna eshte qe tja vleje qe tjetri te beje barazpeshen midis 50mije lekeve ne muaj benzine per te shku ne pune brenda qendres se tiranes, dhe 50mije leke abone mujore pastaj ? Dmth do nxitje qe te vije robi ne sistem publik.

Por nga ana tjetr, duhet bere e perballueshme per studentin, pensionistin etj.

Por dhe duhet te merren vesh kompanite e transportit me njera tjetren ne ndarjen e drejte te fitimeve dhe mbajtjen e pergjegjesive te perbashketa, po duhen ligje dhe rregullore te reja, duhet te merren vesh mire me bashkine e cila ka rolin moderator, me ministrine e transporteve, por duhet dhe disipline pune tjeter, e terri verri.

Eshte nje reforme e tere , nje framework ku duhet konceptu dhe zgjidh ne te mire te te gjithe paleve.

Besoj se sdo zgjidhin gje po se bene keshtu. Do ishte fatkeqsi nqs rrisin vetem cmimin dhe aq.

Ruzhdije, ai do t'i vere pajisjet elektronike, dhe do te tatohet tamam. Prandaj do te rrise cmimin, se deri tani pervec atyre qe vjedh stafi, fsheh dhe ai te ardhura. Ndaj do dhe ai ta rrise cmimin pa vene elektroniket. Te vere nje here elektroniket, te shohim sa fiton tamam, pastaj flasim. 

do rritet cmimi i biletes, ska zgjidhje tjeter!

çeshtja eshte do behet pesqin apo shtatqin

pesqin

me nje te hypme apo disa  smiley

nje, edhe thuaj flm

varet nga modeli biznesit ceno smiley

 

Hunter thote nje edhe boll eshte ,  ti do edhe stil biznesi  smiley

po c'ke ti, ruzhdja po thote, qe po pati stil biznesi, do bis smiley

ta rrisin qinperqin, e te flejne mendjen per ca kohe..

Ta rrisin, por bilete shumeperdorimeshe me afat 1 ore apo 1 ore e gjys.

Kontroll elektronik ne vend te fatorinove? Sigurisht, pse jo. Po sot eshte veshtire me vjel gjoba nga rob qe s'dihet ku banojne me saktesi.

Do bere gradualisht zevendesimi, p.sh. me hyrje nga shoferi duke i tregu bileten/abonene...

Ca them dhe une, ne s'kemi edukaten me minimale te bashkeudhetimit ne mjete publike. Kta le qe i mbushin autobuzet plot, por s'te lene me zbrit as ata qe duan me hip me zene ndonje vend.

S'i le te hipin me.

Rritja e cmimit te biletes behet me vendim qeverie, gje qe ne fakt eshte budallallek, sepse duhet te ishte ne dore te pushtetit vendor. Nejse, thelbi eshte qe nuk mund te rrisin cmimin nga 300 leke ne 700 leke nqs nuk ja autorizon qeveria me vkm. Te nxjerresh leke me 300 leke bileta eshte e veshtire.

E ka bashkia. Keta kerkesat po ua drejtojne bashkise. Bashkia ka blere autobusat. Para Bashkise dolen ne protesta keta kur fitoi Basha, per ta rritur cmimin qe atehere. 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shoq...

Cfare ka bashkia?
Cmimin e biletes urban e vendos qeveria.

Kërkesa 
Shoqata e Transportit Qytetas, i është rikthyer kërkesës për rritje të biletës ditore deri në 70 lekë. Kërkesë kjo e bërë edhe një vit më parë, por që nuk u mor parasysh nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi ka bërë të ditur se ata kanë zhvilluar edhe një takim me Bashkinë e Tiranës një ditë më parë për këtë çështje, por edhe për problematikat e tjera që ka sot transporti urban në kryeqytet. Veç të tjerave, një problem që haset sot në transportin urban është falsifikimi i aboneve të studentit dhe atyre të përgjithshme.

Kryetari i shoqatës, Ferdinand Ibrahimi:

 "Ne kërkojmë që bileta ditore të shkojë 70 lekë. Shtrenjtimi me 40 lekë është i nevojshëm, se transporti është në kolaps. E kemi diskutuar edhe me Bashkinë e Tiranës kërkesën për rritjen e çmimit. Ditën e martë patëm një takim me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, por nuk arritëm në asnjë përfundim. Nuk gjetëm dot gjuhën e bashkëpunimit", - ka deklaruar Ibrahimi.

 

Bashkia e ben kerkesen ne keshill.

Mjaft citove artikujt. Kontrollo kush vendos per cmimin e biletes. 

p.s. une thashe qe ne fillim, duhet te jete ne dore te pushtetit vendor, por sot nuk eshte kshu.

Bashkia pra e ben kerkesen ne kryeministri dhe kryeministria vendos ta miratoje apo jo, sepse eshte ceshtje vendore. Ke te citoj, surratin tend? lol

ncncnc rob budalla. Ti as e dije kete gje, dhe tani si i zgjuar, po thua vkm me kerkese te bashkise. Por vkm ka vlere ne rang kombetar, prandaj cmimi i biletes urban eshte vkm.

Po pra por keta e duan rritjen per Tiranen, jo ne rang kombetar. Bashkia kerkon qe Tirana ka kushte te tjera, dhe ia ben kerkesen KM dhe KM vendos per Tiranen. S'po kerkohet ne rang kombetar rritja, se ne rrethe me aq sa jane cmimet e s'kane pune. Te ishte ashtu ia kerkonin KM, jo bashkise. Ke ndonje shpjegim se pse ia kerkojne bashkise kete? Le qe, ik o kalama bythe, me ke merrem dhe une. 

e mo ee, e mo tashi po eee. 

hic mos u merr, se s'te pyeti kush

Po c'te merrem. Ti s'e shpjegon pse i drejtohen bashkise. lol Duket qe je kacul internet kafesh.

Ore ti di te lexosh shqip? Une qe ne fillim thashe qe vendimin per rritjen e cmimit te biletes urbanit e vendos qeveria me vkm. Car ka ketu te gabuar, qe trazohesh kaq shume nga kjo? Ku e ke hallin? Apo nqs neser rritet bileta, kjo i faturohet qeverise , per te cilen po te djeg xhani. I drejtohen bashkise, se ajo eshte kontraktuesi por per kerkesa te tilla jane te pranishem edhe perfaqesues te min. transportit, sepse fjalen e fundit e ka qeveria. Pike. 10 komente per te thene njejten gje. 

p.s. ore per kuriozitet. Ti je ai me nick xp?

 Ai qe dikur per borxhin e cez (apo dicka te tille) ndaj kesh e ka qeveria?

Ca thu mo bebush?

Pa dale nga tema : Autobuzat publik jane pjese e qarkullimit rrugor te pergjithshem te tiranes pra nuk mund te rregullosh qarkullimin rrugor te autobuzave pa rregullu dhe pjesen tjeter njekohesisht.

Keto mendime dhe probleme duhet te zgjidheshin me kohe e vakt pa u ndertu baraket 100 katshe prej betoni  dhe jo tani qe njerzve u ka ardhe deri ne fyt sa nuk mban me uje pilafi !

Tirana ka marre fund me kohe, thuajse ne te gjithe aspektet.

Njerezit jetojne nga halli ketu, se ka shkollat e ka edhe mundesi punesimi. Te jetosh ne Tirane eshte torture. Po shyqyr qe do behet lungomare, thuj, e do shkojme naj pesmdhjetditsh atje te bredhim posht e nalt. 

Tirana kjo, kryeqyteti jone! Kush ta prishi bukurine ? smiley 

Ca ishin ata te rinjte sot neper cdo semafor, me bilbile, jeleke jeshile policie e me logon e BE-se? Me pane shtrember kur me kapi e kuqja... qe eshte gje e mire, po jam kureshtar te di ca jane, nese paguhen apo jo, e ca projekti eshte.

Mos jane gjo kamra e fshehte e filip Top - Channelit ?

 

Ishin nga pese per kryqezim, nga nje ose dy per semafor, bashke me policet.

Te rinjte e gjimnazeve se bashku me policine per sensibilizimin e miletit per zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor.

Te ecin robt ne vijat e bardha dhe mos futen ne kryqezim me te kuqe se i perlan makina. smiley

vetem per miletin kembesor apo edeh per ate miletin tjeter qe ecin siper kater rrotave? se keta te fundit jane me te rrezikshmit smiley

 

po pse nuk do ta beje falas transportin publik Rama?!

jo jo do beje falas shendetesine

duke na rrit dhe sigurimet shendetesore meqi ra llafi smiley

 

ishalla po i vje rradha edhe trasportit

të tana falas posi smiley

ate e ka basha

Çthot konsulenca angleze per ket pune?

Atabuza dykatsh si n'londer smiley

Vallai, kur e menoj, do benin sh pune ne tirane, mundesisht te ishin 5katsh fare , te hypje direkt nga ballkoni smiley

Po polici me kalë kur do filloj rrugve te Tironës?

Ska mo pes katç. Po ta pane, te vje qevrrija me tritol ne dore.

mundesisht autobuzin e Harry Potter smiley

Po qi do u rriska dhe taksa e prones smiley

A esht dakort mr. Bamir T me ket?

Per pronat e dyta, vetem. Nese ke dy shtepi, per te dyten do te paguash me shume. Une jam dakord, per vete. Jane bere politikanet me shtepi ne qytetin prej nga vijne, shtepi ne Tirane, shtepi ne durres, nje ne jug, nje vile andej nga kodrat e farkes ne lagjet alla amerikane, e nje ne dajt. Ka nga ata me shtepi ne greqi e itali. Te paguajne e mire ua bejne.

Kjo thot ndryshe:

Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur të rrisë taksën e shtëpive, për të gjithë pronarët që kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1993. Aktualisht në Tiranë dhe qytetet e mëdha ky tatim ishte 15 lekë/ m2, dhe nga 1 janari bëhet 30 lekë/m2. Ndryshimi prek të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Një apartament prej 70 m2 në Tiranë paguante 1050 lekë në vit si taksë për ndërtesë. Nga 1 janari do të paguajë 2100 lekë në vit, pra dyfishin. Nga ana tjetër, kush ka një shtëpi të dytë, do të paguajë dyfishin e asaj që paguan aktualisht. Ndërsa për shtëpitë në zonat turistike taksa nga 200 lekë/ m2 shkon në 400 lekë/m2. 

Fiqo, duhen bere ato kanalet e ujrave te zeza ne zonat turistike. Si thu ti ? Se edhe zona turistike edhe ujra te zeza qe derdhen ne det sikur nuk shko.

Mire qe po i shkon mendja dikujt me e kry kete pune se ai loqja qe iku ishte mesu me hale ne fund te baces e nuk i bente shume pershtypje kjo.

Po mepatjeter qi duhen bo, ska dyshim. 

Po kto shpiat e para 93shit, besoj se zotrohen edhe nga pensioniste e te papune apo jo? 1 milion mo, shancet jane dmth.

me intereson pjesa e par e muhabetit. Pa shtepijave te dyta ja gjejne anen ustallaret me familje te zgjerume.

Po keshtu ka qene e keshtu do jete. Do paguajne pensionistet qe kane shtepi te para 93` e keta te rinjte e Bathores mire qe kane zene tokat e nuk paguajne as drita e uje, po as taksa lokale.

Keshtu qe me paret e ketyre pensionisteve dhe te papuneve qe paguajne taksa duhet me u urbanizuar keto te Bathores. Ca t`i besh tani.

Nuk e di si eshte atje ke ju, po ketu te ne taksa e pastrimit eshte me e madhe se kjo e prones. E sikur ta paguanin te gjithe kete te pastrimit me mire do ishte.

Dmth 1 milion shuplaka #rilindase paskan qene qe te vazhdoje ashtu sic ka qene, e te kete diskriminim ndermjet pronareve te shtepive?

Ndoshta e keni sistem tjeter atje ne Shqiperi, po ketu ku jam une s'e kam degjuar asnjehere qe shtepite me te vjetra se 20 vjet paguajne takse, kurse ato me te rejat jo.

Kush te tha qe te rejat jo? Ore, me bythe i lexoni lajmet ketu ju qe te gjithe? hahaha

Po ti si e lexon kete?

Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur të rrisë taksën e shtëpive, për të gjithë pronarët që kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1993.

I bie te te shpjegoj ABC-n. S'di nga t'ia nis. lol

Po ti provoje njehere, per ne gjindjen pa shkolle.

Zonja Gjemba ! Me ndjefte perendia serish, po me duket nuk e ke marre vesh fare ate qe kam thene une.

Jeni shtuar shume ju.

Jane plakur, me duket. Bejne dhe si te zgjuar, pale.

Po ku merresh vesh ti moj shoqja koth, je shume e felle...

Ca eshte kjo?

nga 10 mije leke te vjetra ne vit per apartament 2+1 70 m2 behet 20 mije leke te vjetra ne vit. hall i madh shume, ne fakt.

Ne rast se opinioni im kishte vlere, taksa e shtepise ka me shume kuptim per bashkine sesa per qeverine qendrore.
 

Me sa po lexoj ketu : rilindje me rritje taksash e izolim anadollak social e me borxhe te reja po paguen borxhet e vjetra smiley

Me ato autobuzat 2 katsh keni te drejt se nuk e shef aq kollaj plerat e rrugve dhe pabukist e mjere !

Po mo po, por ai e bllokoi ndertimin duke mos u dhene leke per punet. Pa leke dine te ndertojne te gjithe. Neve na i la peshqesh.

spartak ato firma ndertimi e dine shume mire se si behen punet ne shqiperi pra ju futen vete rrezikut duke i dit muhabetet shume mire dhe nuk kane pse ankohen tani ! ky eshte mendimi im

mesa po lexoj online kohe te veshtire po i vine shqiptarve !

Po si mo te fituake tendera nga qeveria paskerka rrezik te mos marresh parate, sikur po punon me mafian? Qeveria s'ka ku shkon, me e shumta ia rras qeverise tjeter, kur s'ka piken e turpit. Gjykatat aty jane.

sipas teorise dhe ligjeve je ne rregull por sipas  praktikes dhe realitetit ne Tirane e dinin ata shume mire se si bohen tenderat smiley

 

Po s'ka lidhje tenderi. Edhe ata qe i kane fituar tenderat me miq, s'jane paguar nga miqte e tyre ne qeveri? Qeveria u ka thene te shtrojne filan rruge, e ka peruruar, s'u ka dhene leket. Kontrata eshte aty dhe do t'i marrin nje me nje, dihet ajo. S'ka ku mbytet qeveria. E shumta ia vonon dhe i shtohet kamata. Edhe PD te ishte, do t'ua paguante keq e keq, por s'do t'ua paguante tani. PD ua mbyllte gojen se u jepte tendera te tjera, shtohej borxhi. Ndersa PS do t'i heqe qafe e te fuse te vetet.

Ndersa PS do t'i heqe qafe e te fuse te vetet.

Zakoni i vjeter qe dihet tashme por ishalla te bejne ndonje gje te hajrit qe ti vlej Shqiperise e popullit !

Po prandaj behet rotacion qeverish ne gjithe boten, qe te hane te gjitha kompanite me radhe, perndryshe plas sherri. Puna eshte te shtohet ekonomia per en qe s'kemi lidhje me ata e te rritet raporti rroge cmime. Kete duam, te tjerat dihen, ashtu jane gjithandej.

Po prandaj behet rotacion qeverish ne gjithe boten, qe te hane te gjitha kompanite me radhe

smiley  Pikerisht ky eshte thelbi i sistemit demokratik. Faleminderit per sqarimin! smiley

Ti as ke per ta marre vesh ndonjehere. Jeton ne boten tende. Po te mos ishte ashtu, nuk financoheshin fushatat nga kompanite private.

Shqetesimi me keta robt e transportit urban, ka dy kahje. 

Nga ana e urbaneve, rreth 50% e parave vidhet nga vete fatorinot, shoferet, dhe menaxheret e tyre, se i ndajne bashke, dhe kur vjen puna per te derdh paret dorezohen aq sa kerkon pronari, ne menyre qe fatorinot te mos pagujne nga xhepi, pra me i llaf, edhe keta fatorinot e kane nji norme  per te derdh paret....e po keshtu edhe karburanti, nje pjese e vjedhin shoferet.... Ky eshte nje problem i zgjidhshem, duke vendosur biletat elektronike, qe nuk se eshte ndonje kosto kushedi se çfare, si dhe sigurisht duke shtuar numrin e urbaneve, pasi ne mengjes, vazhdon ajo saga e vuajtjeve me hyp n''atobus... e me u shty kush o ma i forti... se te iken koromanja.... Ketu e kan fajin privatet te cilet nuk jane te zote me mbledh paret e tyre....

Pjesa tjeter dhe ajo me e bukura vjen nga shteti dhe nga bashkia. Se pari nga abonete... nuk dihet se kush i merr paret e aboneve, bashkia apo transporti.... se dyti nga personat qe udhetojne falas... edhe keta, nuk dihet se kush ua pagu dhe sa duhet t'ju  paguaj per ta, dhe se fundmi, ende nuk dihet se sa eshte ajo shtrese, veteranesh, invalidesh, apo te tjeret qe duhet te perfitojne nga ky sherbim, pasi jo rrralle here kemi ndjekur neper autobuza debate dhe sherre mes nje "veterani" 60 vjeçar, apo invalide me skarpina dhe dy gisht te kuq buzesh me fatorinot...

Keto jane problemet qe duhen zgjidhur, pa çmimi i biletes eshte fiks fare... Eshte njesoj si rritja e çmimit te dritave apo ujit, qe ata qe paguajne, paguajne edhe per ata qe nuk paguajne ....

patrioto, kur do lirohen imobiliaret ne tiron? kur te shkojne 100$ m2 na thuj, se aq esht vlera reale e tyne. do jet dyfsh gezim me ble, se edhe s'po ta hudh njeri, edhe paret e pista do ken maru riciklimin.

na maj ne korent. jasha maduri! lavdi Altin Gunges!

ej, e di se kur do et lirohen imobiliaret ketu ne Albanie...??? vetem atehere kur te shtohen taksat e shtepive te dyta e treta apo te n-ta... se vetem kur tu djege xhepin ndertuesve se duhet te pagjujne per shtepitte qe nuk ua ulin çmimin me hir, atehere do te jene te detyruar qe ta ulin me pahir.... atehere çmimet e apartamenteve do te jene reale.... atehere do te shtohet geziimi edhe juve.....

na pine gjakun ushujzat kapitaliste.

edhe s'kemi thone.

nuk u ngopen. nji shpi ne tiron, nji ne theth, nji ne qeparo, nji ne dajt. nji jet ka robi mer, iu eshte bo turini si lek bixhozi te zhubravit e te rras shuk ke xhepi mbrapem, tek kuleta me faux leather e Cecos... smiley

 

"prona eshte vjedhje"!  smiley

smiley

Keshtu fillohet Emo. Kolektivizohen plazhet dhe prishen ndertimet private. Pastaj kolektivizohet transporti dhe penalizohen makinat. (Autobusi eshte "shfaqje komunizmi"). 

Pastaj ndalohet prona private, dhe kolektivizohen grate dhe kalamajte.

O Alidemso po na e bone privatin si me qen shteti i saliut. Fatorinot i vjedhin, shoferet i vjedhin, menaxheret i vjedhin. Po atehere ca na duhet biznesi privat? Nuk eshte keshtu si thu ti. Puna eshte se situata financiare e kompanive te transportit urban erdhi duke u renduar pasi bashkia e lulit nuk i ka mbeshtetur dhe arriten deri aty sa te mos i paguajne fatorinot dhe shoferet por rane dakort me keta te fundit qe ti marin si te thuash me qira mjetet e transportit dhe pastaj te mbijetonin nese mundeshin. Pra, pronaret e kane nda mendjen qe kjo pune ka morr fund dhe ta shtyjne sa ta shtyjne derisa satat te ngordhin e bashke me to edhe transporti publik ne tirone. E do fillojne te lulezojne prape furgonat. Kjo eshte filozofia e lulit, e kanakarit tone, e ketij debili te lig, e ketij hajvani qe duhet hequr sa me shpejt nga drejtimi i qytetit tone.   

Fatorinot i vjedhin, shoferet i vjedhin, menaxheret i vjedhin.

opo qe i vjedhin, i vjedhin, dhe i vjedhin rendshem fare.

nipat e kushurinjte e vet qe vejne manaxhere i vjedhin, i kerrdisin fare

Nese vene nipat e kusherinjve te vet, tregon qe e bejne per te shmangur taksat, edhe nese s'i vjedhin. Ata duan sistemin elektronik e t'ua vendose bashkia me paret e veta. Do t'ia nxjerre bashkia fitimet me taksa shume shpejt.

alidemsi; "....Ketu e kan fajin privatet te cilet nuk jane te zote me mbledh paret e tyre...." 

 

 Para ca viteve thuhej se fajin e ka shteti qe nuk i mbledh dot paret e veta, sot thuhet se e ka fajin privati. Ehh, sa te drejte paskam pas kur e kam trajtu kete çeshtje tek VQ, shteterore dhe private, dhe kam pas thone se si shteterore, si private, probleme te tilla shfaqen dhe do te shfaqen, persa kohe ti nuk u vendos skanerin e tyre, qe jo vetem i kontrrollon por edhe i zhvillon.  Lexo a derzi VQ, te mesosh me shume. 

Eshte per tu admiruar kultura demokratike ne bashkine Tirane. Mund te protestosh i lire te besh greve, ne kete metropol Evropjan te zbukuruar me shije per festat e fundvitit.

Kjo zgjidhet kollaj. Eleminoji fare fatorinot. Vendos kontroll me grupe 2-3 veta si ne perendim qe hipin ne autobuse ne menyre te papritur e gjobisin shtetasit qe udhetojne pa bilete. Biletat qe udhetojne ne nje kah te vlejne per 120 min. Kaq e thjeshte eshte. Se kuptoj pse nuk e bejne. 

Cmimi nuk duhet ngritur edhe te pakten nje vit.

Shteti te heqe tatimin mbi fitimin per keto kompani me kushtin qe te bejne investimin per bileta lehtesisht me te kontrollueshme. Ka modele plot. 

Duhet te jene me fitim se ne rast te kundert duhet te ishin mbyllur . 3 vjet mund te punosh me humbje. smiley

 

Ka modele plot

plot, sa te duash...nje model qe e ben investimin  per bileta  me te kontrollueshem e gjen ketu ( 2:16 )

Ja per kaqi gjo kane dhe shtetet afrikane qe luftojne ketu e 20 vjet.

Ne ps shteti Banditeve te Saliut . Ha Muco e pi Muco s'ka me . Vullnet Politik e zbatim Ligji .Ta mesojne cfare eshte Kapitalizmi . Jo po duan kapitalizem socialo-komunist ku dhe te ta Fusin dhe te ndiesh Lezet smiley

Sipas shembullit te Peskaras per mu bileta e autobusit duhet ta kete cmimin Peseqin !

http://youtu.be/D1742uhM3Nc

Ej, a nuk do ishte mire ti debatonte keto gjera km i vendit ne kuvend ne kohen e paraqitjes se buxhetit?

Pse? Ata kane shume firo e s'i paguajne taksat tamam. Cfare rritjeje duan pa vene bashkia biletat elektronike e te shihet sa fitojne vertet?

Po pra, keto ceshtje mire eshte te diskutohen tani qe eshte buxheti, dhe mire do ishte qe km i vendit te ishte ne salle ti debatonte. 

C'lidhje ka buxheti, dhe nje here?

Ja nje psh

Prej kohësh, Shoqata e Transportit Urban Qytetas ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen kompanitë. Kjo, për shkak të çmimit të rritur të karburantit, investimeve me mjete të reja dhe mossubvencionimit nga qeveria për grupet që udhëtojnë pa pagesë. 

Ore c'pune ka buxheti i shtetit me ca matrapaze te autobusat, po te pyes. Dhe eshte vetem per Tiranen. C'ne i gjithe buxheti i shtetit te merret me ca autobusa te Tiranes.

..po cfare buxheti mund te presin shqiptaret kur Kryetar i Komisionit te Ekonomise  ne Kuvend qenka Erjon Bracja i Zenepes nga kombinati, nje militant medioker qe ka mbaruar fakultetin e ekonimikut me te gjitha 5-sa dhe nuk ka punuar asnje dite si ekonomiste.

Nuk eshte halli se nuk ka eksperience pune; ideja osht se a di te shaje mire ne parlament. smiley

E hudhi i gure per rrathe ....smiley

Ej, a nuk do ishte mire ....

Hopa dhe Grande Kaka nje gur tjeter ....smiley

po cfare buxheti mund te presin shqiptaret ....nga Erioni smiley

te jape doreheqjen Edi!!!

Ka nje firm urbane apo disa? Ne rast se ka disa, me mire ta bejne nje monopol, sidomos kur bashkia ka aq fuqi sa te caktoj cmimin e biletes. Dhe ne rast se eshte monopol, atehere nuk duhet te kete shume llogjik tek teoria e vjedhjes nga faturinot pasi ne rast se ajo vjedhja qe shume e madhe, pronaret vete do kishin instaluar nje sistem elektronik.

Kete po e kopjoj nga nje koment i dikujt ne Facebook. Meqe komenti eshte publik, po e sjell ketu. I kerkoj falje komentuesit.

Kontrata qe kompanite kane bere ne kohen kur Rama ishte kryetar, siguronte rimbursimin per abone, studente dhe invalide dhe gjithashtu nje fare jetegjatesie qe te shlyeshin keto investime... asnje rimbursim nuk eshte bere prej me shume se 8 vjetesh...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).