Një këndvështrim tjetër mbi triologjinë e Ngjelës

Spartak Ngjela në vitin 2011 ka filluar botimin e jetëshkrimit të tij, që nuk është jetim kronologji e një jete, por shoqërohet me analiza të politikës shqiptare që nga viti 1957. Deri tani janë botuar tri vëllime që arrijnë mbulimin e ngjarjeve kryesore të Shqipërisë nga viti 1957 deri në vitin 1996. Vëllimet mbajnë titullin domethënës gibbonianPërkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare.

Autori e pozicionon veten si dashnor i lirisë e kundërshtar i paepur i tiranisë në përgjithësi dhe të tiranisë shqiptare në veçanti. Sipas trajtimit të tij, tirania shqiptare nuk është thjesht vepër e Hoxhës apo e Berishës, por një dukuri me rrënjë më të thella në historinë e popullit shqiptar, e cila është e pashkëputur nga zhvillimet në historinë e Evropës e të botës. Liria dhe tirania, sipas Ngjelës, janë dy frymë, apo dy logjika që përplasen në historinë e njerëzimit dhe që kanë krijuar e mbështetur sisteme politike të kundërta. Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri është një pjesë e betejës së gjatë dhe të pandërprerë midis këtyre dy logjikave dhe forcave që kanë pasur mishërimet e tyre në gjeopolitikën evropiane e atë botërore.

Në këtë artikull do të merremi pikërisht me këtë premisë themelore të arsyetimit të Ngjelës, me paradigmën e cila gjendet në të gjitha shpjegimet që ai jep për kthesat e politikës shqiptare. Paradigma është shumë e thjeshtë dhe si e tillë përthith gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë në botë, që nga lindja e qytetërimeve të para njerëzore. Me pak fjalë, ajo që thotë Ngjela është kjo: liria është krijim e veti e Perëndimit, ndërsa tirania veti e Lindjes. Perëndimi zhvilloi idenë e individualizmit, ndërsa Lindja atë të kolektivizmit.  Liria në Perëndim kërkonte format e shprehjes në politikë, prandaj kemi demokracinë athinase dhe ligjet romake, kurse Lindja ka synuar për nga “despotizmi oriental” dhe nënshtrimin e popullit ndaj Njëshit. Së bashku me trashëgiminë e antikitetit greko-romak, krishterimi ka qenë, si të thuash, filozofia e lirisë së Perëndimit, ndërsa islami ka përfaqësuar tendencën tiranike të Lindjes.

Kjo linjë e arsyetimit të Ngjelës nuk është aspak origjinale dhe prej kohësh ekziston një kritikë e kësaj ndarjeje me thikë të historisë, qytetërimeve, kulturave etj., në dy pjesë antagoniste që përfaqësojnë Evropën e Azinë, Të Mirën e Të Keqen, përparimin dhe prapambetjen apo lirinë e tiraninë. Kjo formë e të menduarit në kategori binare Perëndim-Lindje është kritikuar si një trajtë e paragjykimeve dhe madje e racizmit perëndimor ndaj pjesëve të tjera të botës dhe si frymëzues e justifikues i imperializmit. Emri që i është dhënë këtij përfytyrimi dhe mënyre të të menduarit nga Eduard Said është “orientalizëm” dhe vepra e tij me titull të njëjtë tashmë është botuar në gjuhën shqipe nga Logos-A.

Varianti shqiptar i orientalizmit, brenda të cilit kategorizohen edhe shumë shkrime të Ngjelës, është analizuar nga autori i këtij artikulli në librin Arratisje nga Lindja, botimi i tretë e i ripunuar i të cilit ka dalë nga shtypi para disa muajsh. Trilogjia jetëshkrimore e Ngjelës përbën një shembull të mirë të orientalizmit bashkëkohor shqiptar, i cili te pushtimi osman dhe islamizimi në masë i shqiptarëve kërkon shkakun themelor të prirjes tiranike të politikës shqiptare. Kështu, Ngjela ka shkruar se fryma e tiranisë e ka prejardhjen nga perandoria e lashtë perse dhe në mesjetë rishfaqet me islamin dhe kalifatin arab. Meqenëse fryma e tiranisë nuk e duron lirinë individuale, ajo ka dashur ta mbysë atë, prandaj orientalët qysh në lashtësi kanë dashur të pushtojnë Ballkanin, që është djepi i Perëndimit:

“Që nga koha e Sokratit dhe e të gjithë filozofisë greke, skulpturës dhe teatrit, që nga koha e demokracisë klasike greke, bota lindore kishte dashur shembjen e saj. Kjo kërkesë e brendshme e satrapisë orientale, që kishte filluar me persët, erdhi e u mbyll me turqit otomanë… Me urrejtjen orientale shekullore kundër njeriut të lirë, të pavarur dhe të një kulture demokratike, një regjim aziatik islamik, realizoi më në fund shtypjen e popujve të Ballkanit” (Vëll. 3, 2013, f. 163).

Për popullin shqiptar ai pohon se  është perëndimor në thelb, sepse ka qenë në fqinjësi me grekët dhe romakët e lashtë dhe është bërë herët pjesë e botës së krishterë (Vëll. 1, 2011, f. 39). Familja shqiptare, si bërthamë e shoqërisë, ka funksionuar në mënyrë individualiste. Prej këndej lind pyetja, se përse ky tharm ka mbetur në sferën familjare dhe nuk është zhvilluar edhe në jetën publike e në politikë? Përgjigja e Ngjelës është se pushtimi turk dhe islamizimi, si forma historike të logjikës kolektive, nuk e kanë lejuar perëndimorizmin shqiptar të dalë nga sfera e familjes dhe vetëm këtu ai ka mundur të mbijetojë, si “një tharm ilir, epirot apo albanez” (po aty, f. 50). Islamizimi, pjesërisht i kryer me “kolonë të ardhur nga Lindja” (po aty, f. 39) nuk e ka prekur thelbin perëndimor, sepse raca shqiptare është treguar më e fortë, duke e evropianizuar edhe “islamin shqiptar”: “Islamizmi shqiptar pati gjithmonë një trajtë evropiane dhe aspak me ingredientët e kulturës arabe, që mbartte si religjion” (po aty, f. 371-372). Këtu ndeshemi me motivin, aq të përhapur në letrat shqipe, të zbutjes së thepit orientalo-arab të islamit prej racës iliriko-albane shqiptare.

Me gjithë trafikun fetar Perëndim-Lindje, për orientalistët shqiptarë ka rëndësi që të mos kapërcehet vija racore që i ndan shqiptarët e bardhë nga orientalët ezmerë, edhe nëse e pranojnë tezën se ka pasur kolonizim turk në disa zona të Shqipërisë. Madje ndonjëri, si Agron Gjekmarkaj, pedagog i historisë së qytetërimeve në Universitetin e Tiranës, mund të pranojë edhe që bejlerët orientalë – turq apo shqiptar qofshin –  e kanë praktikuar ritin e prima nocta-s me rajanë e tyre!

Për t’u kthyer te tekstet e Ngjelës, karakteristika e politikës në mesin e shqiptarëve ka qenë fryma kolektiviste orientale. Efekti i saj ka qenë pengues për shpalosjen në jetën publike të prirjes individuale dhe familjare të shqiptarëve. Autori na thotë se ndërmjet shqiptarëve ka pasur edhe grupe “periferike” që prireshin nga fryma kolektiviste që e ka ushqyer gjithmonë politika. Prandaj përplasja Perëndim-Lindje është shfaqur në jetën shoqërore e politike shqiptare.

Sipas Ngjelës, edhe brenda komunizmit shqiptar ka pasur një përplasje midis modernizimit perëndimor dhe frymës të prapambetur kolektiviste. Në fazën e parë që shkon deri nga fillimi i viteve 60, regjimi komunist shqiptar ishte reformues dhe është tërësisht faji i Enver Hoxhës që parapëlqeu “komunizmin oriental” nga ai “komunizmi evropian”, për hir të ruajtjes së tiranisë së tij mbi shqiptarët. Enver Hoxha në vitin 1967 “e futi Shqipërinë në neo-osmanizmin e tij, i cili për fat të keq, është ende i pranishëm në shoqërinë shqiptare” (po aty, f.19). Madje Enver Hoxha shkoi përtej stalinizmit me refuzimin që i bëri Perëndimit. Ashtu siç e sheh këtë çështje Ngjela, Stalini, edhe pse e kolektivizoi Rusinë, nuk ndërmori një revolucion kulturor të tipit maoist, sepse në Rusi “evropianizmi” i nisur me Pjetrin e Madh e kishte fituar luftën me “modelin aziatik”. Sa kohë që Shqipëria ishte e lidhur me Moskën, edhe pse dominonte kolektivizmi, gjithsesi “gjithçka zhvillohej në një sens evropian” (po aty: 323). Këtë kufizim të Stalinit e kishte kuptuar edhe Enver Hoxha (përpara Ngjelës!), prandaj ai e imitoi revolucionin kulturor kinez në Shqipëri, që të bënte atë që nuk arriti ta bënte Stalini në Bashkimin Sovjetik: të zëvendësonte kulturën perëndimore në gjenet e shqiptarëve (Vëll. 2, 2012, f. 309-310).

Kështu, komunizmi shqiptar në fazën e tij të dytë, që nga ndarja me revizionistët sovjetikë e deri sa u shemb, dëshmoi se ishte një forcë politike orientale. Nga i buronte kjo prirje orientale Enver Hoxhës, në kundërshti me atë shumicës së popullit shqiptar? Sipas shpjegimit të Ngjelës, prirjen aziatike Enver Hoxha e kishte të kultivuar nga fryma islamike me të cilën ishte rritur në familje dhe nga dështimi që provoi në rininë e tij ku nuk arriti që të shkollohej dhe të pranohej në shoqërinë perëndimore (Vëll. 1, f. 269-270).

Me sa duket, Ngjela aludon se familja e Enverit nuk ishte me gjak shqiptari në origjinë, por orientale, prandaj tharmi gjenetik i udhëheqësit të ashpër komunist ishte kundërperëndimor. Sidoqoftë, meqenëse Enveri ishte i frustruar psikologjikisht, ai te Mao Ce Duni gjeti për ca kohë shpirtin binjak (po aty: 303), por kur ky i fundit filloi ndërrimin e kursit izolacionist të Kinës, orientimi “i natyrshëm i Hoxhës” do të ishte për nga islamistët e Iranit, prej të cilëve priste mbështetje për regjimin e vet kolektivist e të mbyllur ndaj botës:

“Gjithçka duhej mbyllur në Mesjetën e tyre [të Khomeinit dhe të Hoxhës] fetare, pavarësisht nga sloganet e përdorura: marksizëm-leninizmi, lufta e klasave apo Kurani” (Vëll. 2, f. 457). Hoxha pas vdekjes e la pas vetes litarin e Orientit në Shqipëri, ngaqë edhe “brenda [Ramiz] Alisë notonte një tension oriental dhe një urrejtje kundër Perëndimit”. Kjo ka qenë arsyeja primare që Enver Hoxha e kishte zgjedhur si pasardhës” (Vëll. 3, f. 82).

Nga ana e tij, Alia ia la stafetën Berishës, duke bërë që edhe në Shqipërinë e tranzicionit të vazhdonte përplasja midis individualizmit të shoqërisë dhe imponimit kolektivist të politikës: “Koha e tregoi se dy njerëz, Alia dhe Sali Berisha në fakti kishin qenë  përfaqësuesit më të fshehur të parimit oriental të zhvillimit shqiptar” (po aty, f. 89). Ndoshta Ngjela besonte se “tirani” Berisha i viteve 1992-1997 kishte zënë mend nga dështimi për t’iu imponuar shoqërisë shqiptare, prandaj u bashkua pikërisht me të për të ndërtuar qeverisjen e parë oksidentale sui generis në Shqipëri, siç shprehej vetë Ngjela pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.

Por iluzionet e tij morën fund shpejt. Ndoshta tiparet orientale e islamike të Berishës do të na i shpjegojë në hollësi Ngjela në vëllimin e ri të kujtimeve që besoj se po shkruan për vitet nga viti 1996 e vijim…. Siç e shohim te shembulli i kujtimeve të Ngjelës, orientalizmi bashkëkohor shqiptar bazohet mbi koncepte binare, homogjene, transcendentale dhe reduktuese, të cilat nuk janë të përshtatshme për të kuptuar dinamikat politike dhe shoqërore në Shqipëri dhe në botë.

Paradigma e orientalizmit shqiptar është e huazuar prej orientalizmit evropian të formuar gjatë periudhës imperialiste prej ligjërimeve të darvinizmit social dhe ideve organiciste mbi hierarkinë e racave, kombeve dhe kulturave. Prej kohësh studiuesit e shkencave shoqërore po përpiqen ta shkëputin diturinë prej perspektivave evrocentriste e koloniale. Orientalizmi në studimet serioze historike, antropologjike, sociologjike, psikologjike etj., konsiderohet tashmë i kapërcyer, dhe termi “orientalist” përdoret rëndom për të kritikuar qasje anakronike ndaj kulturave dhe popujve joperëndimorë, ose për të akuzuar ato raste kur shkenca dhe mendimi vihen në shërbim të projekteve politike neo-imperialiste.

Shumë nga ata që sot e performojnë intelektualin në hapësirën publike shqiptare, kapen fort pas ligjërimeve që intelektualët seriozë në Perëndim e më gjerë i kanë braktisur me kohë dhe që shkenca nuk i konsideron si kritere epistemologjike. Për më tepër, për intelektualët orientalistë bashkëkohorë shqiptarë vlen ajo për të cilën na kujton Eduard Saidi: ata kanë tradhtuar pikërisht atë veçori të mendimit të dallon intelektualin, përpjekjen për të rrokur përvojën njerëzore në larminë dhe tërësinë e saj dhe në përpjekjen për ta drejtuar vetëdijen e shoqërisë për nga vlera dhe ide universale. Duke mos bërë përpjekje për t’u identifikuar me tërë botën, edhe pse globalizimi është një nga termat e preferuar të tyre, duke mos bërë përpjekje për të përfytyruar botëkuptimin dhe gjykimet e “tjetrit”, por përkundrazi, duke i mëshuar çarjeve kulturore ekzistuese apo duke rikrijuar të tilla prej dallimeve dhe larmisë kulturore, orientalistët bashkëkohorë në Shqipëri kanë përqafuar deri islamofobinë dhe racizmin ndaj popujve të tjerë, por edhe ndaj kategorive të caktuara në shoqërinë shqiptare që etiketohen prej tyre  si “lindore” apo “orientale”.

Ligjërimi orientalist synon ta eliminojë larminë kulturore shqiptare, ta spastrojë “trashëgiminë joperëndimore”, në emër të një qenie imagjinare shqiptare  “njëqind për qind evropiane”. Në këtë aspekt orientalizmi i kundërvihet vlerave më themelore të identitetit shqiptar: larmisë së nënkulturave e bashkëjetesës së feve dhe qytetërimeve që historikisht janë takuar dhe kanë bashkëvepruar në mesin e shqiptarëve.

e-zani

47 Komente

Ashtu siç e sheh këtë çështje Ngjela, Stalini, edhe pse e kolektivizoi Rusinë, nuk ndërmori një revolucion kulturor të tipit maoist

Liria dhe tirania, si dy fryme, qe historikisht kane kundershtuar njera tjetren apo me mire e dyta ka mohuar te paren, kane karakter historik dhe jo natyre pozicionale- gjeografike.Mjafton te analizohet historia e frymes amerikane te lirise, rruges se ndjekur prej saj dhe gjithkush mund te bindej.
Trajtimi prej avokatit eshte i bazuar ne historine tone si shtet, gje qe autoria e refleksioneve nuk e stigmatizon sakte.Mirepo edhe vet miku im ka teperimet e veta, gje qe fale jetes se tij , kendveshtrimit te tij dhe rrethanave i duhen mirkuptuar disa gjera.

po mire, po ezani c'ben, fotografon aksionet e avokatit?

Tirania shqiptare mendoj se rrenjet i ka ne tribalizmin shqiptare dhe jo ne Otomanizem. Ne pergjithesi hapsira shqipfolese ben perjashtim dhe ka specifikat e veta vis a vis primitivitetit tribal ballkanik. Tribalizmi lulezon ose mbijeton aty ku mungon pushteti qendrore. (Mua nuk me hyn ne pune besa jote ne momentin qe ka pushtet qendrore qe garanton zbatimin e kontratave.) Otomanet nuk e sollen tribalizmin por e gjeten ate te institucionalizuar ne hapsiren Shqiptare. Kjo per arsye se hapsira shqiptare historikisht qe prej ndarjes se Per Romake eshte gjendur ne periferite reciproke te Bizantit dhe Romes. Por qe prej depertimit te perendorise Venedikase ne bregdetin shqiptare qytete si Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha dhe Durresi qeveriseshin me statute ligjore qe ishin kopje te kushtetutes venedikase. Otomanet duke shbere ket kulture qeverisese mundesuan rikthimin dhe dominim e kultures tribale. Otomanet nuk i zevendesuan kurre praktikat qeverisese qe ata zhbene. Tribalizmi shqiptare perdori decentralizimin e perandorise Otomane per tu rikthyer ne qendra urbane nga te cilat kish shekuj qe ish zbythur.  

nuk e di c'ka ngjela qe ngaterrohet me kesi punesh. 

ke jetuar ne bllok, or mik, dhe di gjera qe ne te tjeret s'i shikonim dot. bujrum, ndaji me ne, se kemi kuriozitet e te degjojme. keto muhabetet e tjera pastaj, duan tjeter kaliber dhe pergatitje. se nuk jan me qejf ca gjona.

shiko, mendja me e suksesshme shqiptare, ismaili, prodhoi nje fende te ftohte kur erdh puna per te persiatur mbi shqiptarllekun, tek ai libri i shume-trumbetuar 'mosmarrveshja'. dhe te mos harrojme qe ishte nje lloj sprove e lire, e? e bere nga ndoshta njeriu me adapt qe shkruan shqip, per ate pune.

me habit guximi i njerzve. kam frike se eshte guximi i injorantit. e kam shume seriozisht kete.

njerezit marrin guxime te marra. shkruan ai kokezbathuri i opinionit per enver hoxhen. se u be deti kos. shkruan ai i socialistes per voskopojen.

dua te perifrazoj heretikun e te them: mosni pioniere, mosni pioniere.

dua te perifrazoj heretikun e te them: mosni pioniere, mosni pioniere.

smiley

Hik ere dreq!!!

smiley

po thoshte driteroi nje here, qe cdo gje ka tertipin e vet. edhe kur do me pi nji kafe, kur s'e njef tjetrin, i thu do kisha kenaqsi te pinim nje kafe bashke. kur e ke shok, i thu a pime nje kafe? kur je dore e vjeter i thua hec e pim i kafe tani. por nuk mund te thuash kurre "perpara shoke, te pime nje kafe". edhe me avokatin, ok kur ben muabet ne studio ose ne kafenene "tek gota", ka lezet kur thua "fmn nuk eshte folklor, zotni, fmn do te thote amerike"... dhe e thu pak si i nevrikos, sikur ta kan bo borxh... duke shtu "aaa, te lutem, te lutem shume... zoteri". por kur merr penden dhe do shkrush liber, sorry man, no go.

Ore a e kupto qe tjetri shkru 612 faqe liber dhe ne bibliografi ve 12 burime? Nderkohe qe per nje 5 faqe ese ne universitet (bachelors) te kerkojne te pakten 5 burime akademike.

Metodologjiaaaaa o Cimo!!!

Rono, po lene mo tani, kalojm n'tem tjeter!

tjetri shkru 612 faqe liber dhe ne bibliografi ve 12 burime?

Libri i Ngjeles?  

Vellimi i pare i librit te Ngjeles ka 40 burime. I dyti ka 12.

Lind pyetja, shpresoj me pergjigje jo te trishte: Nga e di?  Ose burimi per kete informacion smiley

Eshte dhe koha e "last minute c-mass shopping" (aman ky avaz per vit) dhe imagjino te jesh ne librari per ndonje dhurate.  Dhe te fanepset triologjia perpara.  Duhet me pas gati nje liste tjeter pervec "naughty & nice."  

E di sepse ne kete moment qe po flasim vellimin 1 dhe vellimin 2 nuk i kam me larg se 3 metra.

E mor Ron, prandaj ke ca vrejtje per ndonje liber shkencor tina.

O emigrant, akoma nuk beson se rrefenja me "mosni pionere" eshte histori e vertete, dmth qe ke perifrazuar Paçramin, jo heretikun.

Opo nuk eshte hic model shqiptar.Nuk mundet qe te sunduarit te shtypurit vete perbejne model per tirani.Ja kam thene, por ja fut kot, prej inatit me ....Ate...Kur i them ,zbertheje pake emrin tiran,.....nxefet...

Thashe ta lexoja per pak Said-izem te Sulstaroves, me gjithe rezervat e tjera (psh kopertina e librit.) 

E lashe ketu:

Autori e pozicionon veten si dashnor i lirisë e kundërshtar i paepur i tiranisë në përgjithësi.

 

Pse monda u lodhe?

Grava, mos me pyet te lutem se meqe e ke mik tjetrin s'do te te pelqeje pergjigja.  

Pranaj i thashe edhe Ronit...Kalojme ke tema te tjera.Tiranine e qujme te kapercyme...Te kuptova

Kollaj edhe ajo.

Por ketu jemi te gjithe barinj a baresha.  

bast qe ty s'te pelqe ai gishti i mendimtarit tek tembthi i avokatit.

Kështu, komunizmi shqiptar në fazën e tij të dytë, që nga ndarja me revizionistët sovjetikë e deri sa u shemb, dëshmoi se ishte një forcë politike orientale. Nga i buronte kjo prirje orientale Enver Hoxhës, në kundërshti me atë shumicës së popullit shqiptar? Sipas shpjegimit të Ngjelës, prirjen aziatike Enver Hoxha e kishte të kultivuar nga fryma islamike me të cilën ishte rritur në familje dhe nga dështimi që provoi në rininë e tij ku nuk arriti që të shkollohej dhe të pranohej në shoqërinë perëndimore

..thnx z.Ngjela per ket analize brilante dhe shkencore ne perkufizimin e komunizmit primitiv shqiptar dhe ne vecanti portretizimin e figures se diktatorit E.Hoxha. Koha do provoje dhe vleresoje keto profeci gjeniale te avokatit . 

dështimi që provoi në rininë e tij ku nuk arriti që të shkollohej

Interesant, dhe per Hitlerin thone qe anti-semitizmi dhe inati me boten i lindi kur nuk e pranuan ne liceun artistike per pikture! Nji menje paskan kto diktatoret o kapo! Amon mo se mos ti ngelet ndonji deshire pa plotsu se menjihere i vejne shkrepsen botes! Kapricoza!

 Koha do provoje dhe vleresoje keto profeci gjeniale te avokatit . 

kapo, provecite parshikojne te ardhmen, kurse avokati po shpjegon te shkuaren. 

smiley

 

e bukra eshte se avukati ka bo profeci edhe per Salen, po ato s'jon gjeniale. 

Prophecy is a process in which one or more messages that have been communicated to a prophet[dmth Avokati ] are then communicated to others.  smiley

 

smiley

je i modh me kto citimet.

ma mylli gojen!

e perplasi citatin si gure dominoje ne tavoline. 

me shume me ate emotikonin ne fund, them un.

nje shembull kjo teme ku eshte me mire te lexohen komentet perpara prurjes.

 

 

Ndofta Taku ben lojen e "orientaleve" sino-vietnameze te cilet flasin per 'socializem tregu' nderkohe qe tregu i ketushem eshte gjeja më tiranike qe me kane zene syte deri me sot !! 

O Taku, o agjent i dyfishte smiley

ceshte ky treg tiranik o zoteri. Adam Smithi na ka thene qe tregu dhe tirania jane si vaji me uthullen, nuk perzihen.

True .

Sorry paska edhe me keq .

po thoshte driteroi nje here, qe cdo gje ka tertipin e vet

Mos u merr me thashetheme shoqja Shege se do ta pesosh smiley

Dhe qe per mendimin timin e kemi domosdoshmeri jetike nje liber te tille, qe te analizoje sagllam gjenezen e ca gjeneve shkaterruese nder shqiptaret.

P.S. Fundjave te mbare, ose e thene turkce Hallall Pazar.

konfondimi i strktures fetare te nje individi apo shoqerie me strukturen kulturore e arsimore, e sidomos ne nje shoqeri qe toleranca fetare ka qene dukshem mbizoteruese ne edukaten shpirterore te shoqerise, tregon jo vetem nje shterpesi te argumentit dhe mosnjohje te reallitetit, por edhe nje megallomani delirante... prej "piktori" nga seksioni i teto Sofkes...

Shprehja e fundit e ketij "avukati" .... pse do na e jape statusin Evropa me keta kalamaj ne drejtim.... flet me se miri per  "tiranine" e tij te mendimit, se vetem ai (dhe soji i tij) mund ti zgjidhe gjerat....

Shqiptaret ne pergjithesi, i marrin gjerat statike, ne menyre te palevizeshme, po keshtu edhe avokati i nderuar, sheh te kaluaren e individit shqiptar (lider ose jo)  sheh te kaluaren e shoqerise, shtetit formave te saja te kaluara, dhe harron se ky individ, kjo shoqeri, ky shtet, keto marrdhenie, hecin, levizin, pesojne ndryshim, dhe njerzit marrin e japin nga njeri-tjetri. Dikur vishnin opinga, dhe me ardhjen e socializmit filluan te vishnin kepuce, e me ardhjen e tranziscionit filluan te vishnin atlete. Dikur udhehiqeshin nga zakonet patriarkale, e me ardhjen e socializmit, filluan te udhehiqeshin nga rregulla e ligje si ne perendim. Dikur leviznin me pushke e pisqolle ne dore nga te donin, e me ardhjen e socializmit duhej te viheshin ne rresht (pa pushke e pisqolle) per pune dhe shkolle, njesoj si ne perendim, veç se ne perendim ishin me te bindur dhe te disiplinuar dhe viheshin vete ne rresht, ndersa ne Ballkan e Lindje duhej ti shtyje per ti futur ne rresht.  

Ngjela e humbi shansin e vet.

Ishte ne krye te komisionit per te hetuar ngjarjet e 1996 - 1997. Sic dhe jeni vete deshmitare nuk u be asgje.

Rrjedhimisht kemi nje sharlatan me shume qe duhet ta kesh frike kur te vjn afer se mos ka ndonje çimke e ta transmeton biseden live ne TV, ta themi ne tv Agon.

Meqe ra fjala, di gje njeri ku i gjen parate ai televizion? Ka blere dhe kanalin ku transmetohej Eurosporti.

Me disa kolaudime, komentues, keni plotesisht te drejte.Taku e mbrojti direkt sepse anashkaloi prova te shumta.Por ....paten dore ....edhe te tjera forca...Sa ka historia !

I lexuam volumet  e  "famshme" te Ngjeles, shto uje e shto miell, perseritje e te njejtave  gjera  over and over nga nje kapitull te tjetri.  Gjetem aty  edhe "perpjekje" te  autorit  per te  kuptuar (dhe jo permbysur)  sistemin e  diktatures from within sic  thote Cocker ne nje kenge  te Cohen. Sidomos kur rrefen  per  pushimet  familjare, diku ne Varna,  ku  Ngjela 15  vjecar  pas  bisedave me  gjyshen e vet kish "kuptuar"  thelbin filozofik te tiranise komuniste  zorret na erdhen fyt. Pordhe me rigon  nga nje njeri  qe  jo vetem "di'  gjithcka, por  edhe  "dinte"  gjithcka mbi  esencen  e  institucionit  te  Tiranise qekur  ishte  me biberon ne goje. Per te mos folur pastaj per  shqyrtimin "anglosakson"  te  ngjarjeve ne Kinen e larget. Nje delir madheshtie  qe  nuk ia kane  lejuar vetes as  poeti yne periferik diten kur e shpallen qendror dhe as ish mblesi  diten kur mundi ne  domino  doracin tone  te mirenjohur.

jane shkruar nje cike ne retrospektive ato kujtime,pershtypja ime nga ato pak qe kam lexuar.psh si eshte e mundur te burgosurit ne burg te burrelit te mbyllur si zogjte ne kuvli te analizonin ngjarjet ne kine me saktesi kur popullsia e lire perfshire edhe ata me poste e informacion nuk e kishin haberin se c'po ndodhte.

Dhe  po ashtu  edhe fakti  qe  ky "trim"  i qelive  te  burgjeve  te  llahtarshme komuniste  kercenonte, tallte, ironizonte hetuesit  e  tij  xhahile  dhe  jo  vetem qe nuk ia hoqen koken  si  shume te tjereve, por biles  as  tortura nuk  iu bene. Kjo tingellon  qesharake  duke pasur  parasysh  se  Enver Hataja nuk kurseu  as  kunatin e tij e jo me cunin e  Kico  Ngjeles. Dicka  nuk  shkon ne kete  histori. Hije  e madhe dyshimi  bie  mbi  Ngjelen ne kete rast. Nuk ka as  edhe nje rast  te vetem ne  tere  volumet e  librit  te  tij ku te permendet  fjala  "torture" ndaj tij.

Nga ana tjeter, per te qene  objektive, sipas  Fatos  Lubonjes  te  "Ridenimi"  Ngjela  ishte treguar hero i vertete ndaj  torturave  qe  i ishin bere.

Nuk e ka torturu as nje hetues.Nuk eshte bere ndaj tij asnje torture ....edhe kur refuzoi te punonte.Lubonja ja fut katundit per efekte letersue burgjesh!
Te dhenat per Kinen, i ka nga bisedat e gjata me Kicon ne burg , ne te njejten qeli.Kico ka qene i derguar shume shpesh ne Kine per problemet e furnizimeve me produktet.Kico pati miqesi me disa udheheqes te rangut te larte te Kines, ne momentet e kthesave te medhaja ..,atje.Pra shume perfundime dhe abstragime te Takut, jane ne fakt te Kicos.Por...babe e bir, kurre nuk u puqen, per te qene, si te themi, te nje partie.Bilez kur nje dite ne burg e pyeti i jati birin; " Do ishe ne te njejten parti me mua ? " ai ju pergjigj.
Kurre! Ja pse Taku, mbeti tere jeten.....Parti me vehte !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).