Besoj nuk ka shumë vetë që do mohonin se ka një çakordisje mes publikes e privates në Shqipëri. Madje, çakërdisje. Nganjëherë vetë shteti më duket sikur është një biznesmen i madh, burokratik, i keqmanaxhuar dhe inefektiv. Për shembull, jemi krejtësisht të pandjeshëm ndaj një gjëje që quhet Televizioni publik shqiptar. Dëmi emocional, artistik dhe informativ që vuajmë për shkak se i vetmi TV që është vërtet i yni nuk mundet e nuk di të sillet si i tillë, më duket shumë i madh. E pra, TVSh është një institucion i krimbur në para. Se sa, nuk e dimë.

Kush, dhe sa

Është e vështirë të gjykosh për mbarëvajtjen ekonomike të një medie, sepse nuk ka asgjë transparente. Bilancet vjetore të Televizioneve si të gjithë bizneseve do duhej të ishin transparente, dhe jo vetëm për shtetin, por dhe për publikun.

Auditeli, qëpak vetë ndoshta e dinë ka nisur të bëhet. Shifrat mbahen sekrete dhe u shkojnë vetëm atyre që paguajnë për t'i parë. Nuk më interesojnë modalitetet, por do doja t'i shihja dhe unë. Mirë do qe t'i shihte edhe prokuroria. Nëse një program me audiencë të ulët përfiton të ardhura sa shumëfishi i një tjetri me audiencë më të madhe, këtu diçka ka.

Por, mbi të gjitha më intereson të di bilancet dhe audiencën e të vetmit TV që e financoj unë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për fat të keq, marrëdhënia ime me TVSh është thuajse si me Suden. Ne fusim lekë aty dhe nuk marrim asgjë. Për më tepër, nuk dimë as se ç'bëhet me ato para.

TVSh, si punë fajdexhiu

TVSh mbahet me paratë e shtetit e të sponsorave. Madje, kam dëgjuar që Kina derdhka si nja 3 milion dollarë në vit si punë qeraje për ca antena. Krahasuar me privatin që ka vetëm sponsorë dhe fut dorën vazhdimisht në xhepin e pronarit, është një superfuqi televizive nga ana ekonomike.

TVSh është një institucion në të cilin çdo rrogë paguhet prej nesh (dhe Kinës, me sa duket), edhe pse tranzicioni dy dekadash na bëri ta harrojmë një herë e mirë se kemi pushtet ekonomik mbi diçka, edhe kur e kemi. Në këtë pikëpamje, TVSh është si një Sude që merr paratë tona e nuk na jep asgjë.

TVSh-ja rurale

Sot, TVSh-ja është një mjet tërësisht rural. Unë nuk njoh asnjë person në rrethin tim të punës, miqve apo familjes që ta ketë pjesë të telekomandës. Nuk kam lexuar asgjë mbi TVSh e produktet e tij as online e deri as në gazetat bulevardeske. Nuk ka asnjë diskutim a debat publik a mediatike mbi produktet e TVSh-së me përjashtim të Festivalit, që tashmë nuk është i TVSh-së por i Eurovizionit. Edhe nëse ndonjë personazh i TVSh-së shfaqet në ndonjë gazetë rozë, kjo vjen falë investimit personal e jo fuqisë së ekranit.

Është e habitshme sesi keq-menaxhimi (kryesisht me qëllime politike) i këtij institucioni ka prodhuar një produkt kaq mediokër. Nuk flas për njerëzit. Shumë nga këta që shkëlqejnë tek TV-të private vijnë nga TVSh-ja. Flas për produktin final.

Jetojmë në një vend ku të tërë duam të identifikohemi me “qytetarin”. Jetojmë në një kohë ku TV-ja krijon një standard jete që duam ta imitojmë. Në këto kushte një TV rurale nuk i duhet askujt. As njerëzve të provincës.

Numëroni produktet e suksesshme në Shqipëri, që nga Portokallia e deri te Kënga Magjike, nga Zonë e Lirë te Opinion, nga The Voice te Dancing With the Stars, asnjë prej tyre nuk ka logon e TVSh-së.

Me lek, por i varfër

TVSh-ja ose nuk di ose nuk do që të blejë të drejtat televizive të franchise-ve ndërkombëtare. Nuk po u kërkoj Champions League-n. Por, si është e mundur që TV-ja më i pasur në vend nuk ka fuqi të blejë as ndeshjet e kombëtares? Si është e mundur që nuk futet në garë për të blerë programe me sukses botëror, një pjesë prej të cilave kanë përmbajtje mjaft cilësore?

Nuk po them të blejnë Big Brother. Por mund të blejnë plot formate të tjerë të mëdha e cilësorë. Po them edhe që ka mijëra formate simpatikë, më të vegjël,  që përmbajnë argëtim e kulturë, që u drejtohen shtresave të ndryshme, e që një gjigant financiar si TVSh e ka për detyrë t’i blejë.

Për të mos folur për produktet e veta, si informacioni.

Informacioni në kohërat e kolerës

Kam patur një përvojë rrënqethëse me një edicion informativ të TVSh-së pak kohë para zgjedhjeve. Nuk mbaj mend sa kohë kisha pa parë diçka aq joprofesionale, dhe aq të pozicionuar (shëmtuar) politikisht. Përveçse 4 lajmet e para ishin si video personale të kreut të Shtetit, të Qeverisë, të Bashkisë Tiranë e të Kuvendit (të tërë në pushtet), ato nuk mbanin fare era lajm. Ishte, si të raportoje që Kryetari i Shtetit lau duart me sapun, si ai tjetri hëngri byrek, si ky foli me komshinjtë.

Kishte një përpjekje po aq fëminore që kohën që mund t’i takonte opozitës së asaj kohe ta shfrytëzonin për ta nxjerrë sa më keq kreun e ish opozitës, sa edhe një fëmijë e kuptonte që montazhi i frazave dhe vetë xhirimet ishin bërë qëllimisht për propagandë negative.

Megjithatë, ne e duam TVSh-në. Më saktë, kemi dëshirë ta duam TVSh-në.

Si e përjetojmë TVSH-në

TVSh-ja është një medium me të cilin akoma shumica prej nesh (për sa kohë të lindurit pas 1997-s do jenë shumicë demografike) ka kujtimet e veta. Spektaklet e vitit të ri, festivalet, mbrëmjet poetike, Krasta i fillimit, ngjitja e Grabockës, ardhja e Gjebresë, fillimi i Fevziut e Xhungës, teatrot e kukullave të dielave, kanë ndodhur në atë medium. Pa dashje, por TVSh do të mbartë përjetësisht një pjesë të historive tona individuale.

Këtë element të jetës sonë na e kanë dhunuar, herë nën rrogoz, herë ashiqare e herë me forcë. Me sa di unë, në Britani çështjet e BBC-së janë të të gjithëve. Po u preke BBC-në, është më keq se t’u prekësh Mbretëreshën. Por, ndryshimi i TVSh-së NUK mund të fillojë nga mënyra sesi ne e shohim TVSh-në. Ndryshimi i TVSh-së nuk besoj se është më as çështje ndërrimi njerëzish.

Një TVSh e re duhet të fillojë me një frymë të re.

Një TVSh e re

Në krye të TVSh-së mund të vihet një vajzë e re ambicioze, ose një djalë i mirë, ose një tip i hedhur, ose një gazetar i njohur, i lidhur me pozitën, ose kushdo tjetër që Kryeministrit mund t’i duket OK për arsyet e veta jo dhe aq të kuptueshme nga ana menaxheriale ose politike. Por, edhe ky do ta ketë vështirë të nxjerrë një princ nga një bretkocë. Jo vetëm ngaqë nuk njoh ndonjë shqiptar që do ulte hundën t’i bënte një nder të tillë një bretku, por dhe se askush nuk po kërkon për bretkosë.

Edhe sikur të ndërrojnë tërë njerëzit që punojnë aty, siç po ndodh në institucionet e tjera, kjo nuk e ç’bën TVSh-në e vjetër. Sepse, nuk është punë njerëzish. Është punë konkurueshmërie.

Si

TVSh-ja është çështje konkurueshmërie. Që të bëhet konkuruese me privatët duhet të ngrejë një sistem konkurimi brenda vetes. TVSH e re duhet t’i japë mundësi kujtdo që ka ide të konkurojë. Si? Është e thjeshtë. TVSh nuk duhet të miratojë programe që janë të mira në letër, apo se moderatori e regjisori janë emra të shquar, apo se i ka qejf drejtori i ri.

Në TVSh nuk duhet të ketë njerëz që rriten e plaken aty duke tundur zinxhirin. TVSh duhet t’u japë mundësi të paguhen mirë atyre që bëjnë gjëra të mira.

TVSh e re duhet të funksionojë me "projekte pilotë", siç funksionon edhe bota. Këta pilotë mund të prodhohen me kosto modeste, dhe TVSh duhet që ato t’ia paraqesë publikut, në web, youtube apo dhe on air. Vetëm emisionet Pilot që marrin miratim nga audienca që i sheh ose i voton duhet të futen në prodhim.

Më duket e vështirë në një shtet që nuk po ngrihet mbi konkurueshmërinë, TVSh-ja të bëjë përjashtim. Sado djalë i mirë të jetë drejtori i ri, sado avantgardë të jetë bordi i ri, në rast se këta nuk zgjidhen as vetë mbi baza konkuruese nuk ka shpresë që do krijojnë shinat e konkurueshmërisë.

Ndaj s’ka pse habitemi do kemi një TVSh që do vazhdojmë ta harrojmë se paguhet me paratë tona. Derisa të shuhet tërësisht edhe lidhja emocionale që kemi me të, çka do të ishte dhe fundi i vet.

25 Komente

Koloreto eshte duke aplikuar gje per tu punesuar ne TVSH-se? Nqs po, s'ja del dot pa nje studim fizibiliteti nga Zaloshnja smiley

Shifni sa me shum TVSh çuna se ska per tju ardh mo rasti kur tbohet 4 ore ne dite tre edicione lajmesh me arritje 105% smiley

Thone qe do ta bejne dhe bardhe e zi. smiley

Fiqo, sapo e  kujtova  te tema tjeter,  pas ringjalljes se EH,  do ringjallin edhe Petritin qe jepte kohen me monotonine e tij karakteristike..smiley     ''era do te fryj e lehte dhe mesatare nga veriperendimi..   parashikohet nje mot vende vende me diell dhe vende vende me shi..smiley    temperaturat me te uleta dhe me te larta do te jene.........''smiley

smiley

Ska gjo te pakten do lujme prape me kasketa.

Nderime Petritit (rahmet paste). Gjithmone kishte nje shprehje te bute e babaxhane ne fytyre.
 

faleminderit alke..smiley   Petriti rrezaton miresi..smiley  

 

e kam thene edhe njeher me duket, por po e them prape, meqense kujtuam Petritin..    shprehja e dashur, por shume relative e Petritit ishte:  parashikimet e motit per diten  e neserme: '''vende do kete diell, vende vende do te kete vranesira dhe shi''..smiley

tashi,  te revista  ''hosteni'' kishte nje rubrike qe kapte thenie karakteristike te artisteve apo te spikerve te TVSH  dhe  benin bejte e batuta humoristike me to..   kishin kapur edhe  kete batuten e Petrit.. dhe  me poshte kishin shkruar:   

o Petrit per koken tende,
qofte edhe me hamendje,
thuaj,  nga bien keto vende.
.. smiley

ka qen revista me e mirsmiley .gjynof qe sot ska popullaritet

 patjeter!  une mezi e prisja Hostenin.smiley   kishte humor, karikatura te lezetshme, pastaj kishte edhe autoritet shume te forte Hosteni, ndofta me te fortin pas ''zeri i popullit''.   me nje llaf, nese ndonje  zyrtari, apo funksionari i dilte emri per keq te Hosteni,  e merrte perrupiasmiley,  e pesonte direkt!    bile ka pas qene edhe shprehje urbane:   iku, e morri Hosteni..

 

p.s  megjithate, po te pyesesh  keta letraret e peshkut,  do thone qe revista me e mire ishte ''Nentori''.smiley   ndersa  ne shtepine time  ishim abonuar te ''Sporti popullor'', ''Hosteni'',  ''Nentori'' dhe natyrisht... ''Zeri i popullit''..smiley

un mezi e prisja per vete.si dhe teatrin n'televizor.smiley 

Petriti rrezaton miresi.

uu tashi e pashe alken qe e paska postuar me lart.

me e bukur kjo fotoja jotesmiley

Sa gallate belul, po e lexoja ne koke tekstin tend me zerin e Petritit.smiley

Mirmir po a i keni rujt çentrot?

Edhe centrot, edhe varakun. Ti e ke ruajtur grupin dhe antenen "dallendyshe?"

Çi do? Qevrria do na japi telekomanda me nji buton smiley

 Sot, TVSh-ja është një mjet tërësisht rural

 

po mire mer Koloreto,  ça te keqe ka TV rurale?   shiko sa te  lumtur ndihen  banoret  e zonave rurale,  ne emisionin e Marash Mirashit, ''hapersire e blerte''...smiley

TVSH-ja duhet te jete si kenga magjike... Konkurueshmeria e Sandrit dhe e Koloretos qe punon per te. 

ej mire e mire do na duket Tirona si Juvja e Bonjekut, bardh e zi.

Vazhdon me Hapesire e Blerte?

po spati program tvsh-ja, as bretkoca ska me ja hedh syte. 

Se marr dot seriozisht kte tip me kte emer qe ka. Shkurt me siguri i thone kolo. Ik vrit vetrn me mire

Koloreto mbetesh idiot fare a derr - bardhë. Televizioni publik shqiptar është një vlerë e padiskutueshme e Shqipërisë, tv-të e fëlliquara si Top qeni, Klani i Kabulit dhe Vizioni i mashtrimit kombëtar mbahen në sajë të ''shkollimit'' të gazetarëve të tyre pikërisht nga ky TV i keqpërdorur nga politika tash 20 vite. Unë mendoj se TVSH i ka të gjitha mundësitë me një staf të pavarur dhe me një riformatim të programeve të saj të bëhet një RAI-uno apo TF1 shqiptare..

Auditeli...... c'do me thene??? ..ahhhhh po "Audi i teli", gazetare koktope, lere  ca them une duket gazetari qe nga emri "Koloreto" na hapet barkun qe ne pike mengjezit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).