Ai, shqiptari i thjeshtë, ende nuk e ka edhe aq fort të qartë se çdo të thotë globalizim. E di që kjo fjalë e rrumbullakët vjen nga larg, nga vende që nuk kanë as anë e as horizont, andej ku Veriu, Jugu, Lindja dhe Perëndimi nuk i duhen askujt, atje ku nata dhe dita bëhen një, pa pasur nevojë t’i lëshojnë vendin njëra-tjetrës, atje ku qielli, toka dhe deti nuk janë gjë tjetër veçse një lëmsh i ngatërruar rrugësh pa fund. Thonë se në ato anë të largëta edhe njerëzit janë të gjithë njësoj, askush më i gjatë apo më i shkurtër se tjetri, madje edhe vishen njësoj, edhe ecin njësoj, edhe hanë të njëjtën gjë.

I mësuar ta ndajë historinë e tij sipas atyre që ka pasur mbi krye, shqiptari i ngratë, i thjeshtë kujton: kohën e turkut, kohën “e Nemces”, Italinë e parë, kohën e Zogut, Italinë e dytë, kohën e gjermanit, kohën e jugosllavit (kësaj më rëndom i thonë edhe koha e Koçit), kohën e rusit, kohën e kinezit, kohën pa kohë të diktaturës në rënie. Për periudhën kohore, në të cilën po jetojmë që nga 1991 e këndej ka një mori me emra. Disa vazhdojnë me këmbëngulje ta quajnë tranzicion, duke pasur parasysh se shumë procese të demokratizimit të vendit nuk mbarojnë vetëm me ndërtimin e ngrehinës së shtetit demokratik, por në këtë rrugë të gjatë, pra në këtë tranzicion të kalimit nga diktatura në demokraci, ndërthuren edhe shumë procese të tjera, që janë ekonomike, shoqërore, psikologjike, kulturore, teknologjike e kështu me radhë. Të tjerë i bien më shkurt. “Koha e demokracisë”, thonë ata, duke harruar se demokracia është një kafshatë shumë e madhe për t’u gëlltitur e tëra njëherësh. Të tjerë akoma kanë nisur ta quajnë, mbase me shumë të drejtë, “koha e internetit”, duke pasur parasysh se si e ka ndryshuar profilin tonë etnopsikologjik bumi i fundit në industrinë e komunikimit dhe të informacionit. Sido që të jetë gjithnjë e më shumë termi globalizim dhe shumë herë më pak antiglobalizim, ka nisur të bëhet gjithnjë e më familjar për shqiptarin e thjeshtë. Ndonëse pa e ditur se si ndodh e se cili është mekanizmi që e sjell këtë ndërveprim gjigant planetar deri në shtëpitë tona, instinkti i vjetër i një populli të vogël e bën atë të besojë se gjërat e mëdha që ndodhin “atje larg” nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të trokasin edhe në portën tonë. A nuk ndodhi kështu me shpërbërjen Perandorisë Osmane? A nuk ndodhi kështu me rënien e komunizmit?

Thonë se globalizimi e ka bërë botën më të vogël e njerëzit më të ngjashëm. Fare e vërtetë, mirëpo shqiptari ynë i thjeshtë, kur kthehet i lodhur nga puna në shtëpi, ka nisur ta ndiejë veten vetëm. Sigurisht që globalizmi nuk është vetëm internet dhe celulari. Ai ka të bëjë në radhë të parë me sundimin e botës nga shumëkombëshet, me ekonominë globale, me uljen e kostove të prodhimit, duke eksportuar teknologji në vende më të prapambetura, me shpërfilljen e mbrojtjes së natyrës dhe njerëzve, me eliminimin e pavarësisë së ekonomive lokale, me sundimin e BB, FMN dhe OBT, me zbehjen deri në fshirje të traditave lokale, e plot gjëra të tjera. Mirëpo shqiptari ynë i thjeshtë e percepton ndryshe. Fëmijët janë shpërndarë nëpër dhoma, kush duke lundruar në internet, një tjetër po bëhet copë në “Facebook” e ka nja dy vjet që nuk nxjerr asnjë fjalë, por vetëm qesh me vete. Hera-herës edhe përlotet me thënë të drejtën. Një tjetër, më i vogël, është duke parë një telenovelë me dashuri, ku disa aktorë të zeshkët me flokët dendur me xhel interpretojnë kunata që shkojnë me kunetërit, baxhanakë që shkojnë me kunatën e shoqes së ngushtë të kunatës, gjyshi që ka dashnore dhe i bën karshillëk gjyshes. I vogli gajaset me këtë lëmsh të ngatërruar që nuk shpërbëhet kurrë. Ai po rritet bashkë me këta kunetër të largët dhe të pacipë. Sapo vjen ora lë detyrat e matematikës dhe dystohet para televizorit me një thes me kokoshka. Këtë të voglin një herë e pat lënë në shkollë. Gabimisht kishte marrë një fëmijë tjetër dhe kishte marrë udhën ngadalë për në shtëpi. Për fat ishte kujtuar në kohë, dhe akoma më për fat, ai djali që kishte marrë gabim kishte qenë i komshiut. Po këta janë bërë të gjithë njësoj! Gruaja, me të cilën tashmë prej vitesh fjalët i ka të pakta, ka shkuar në palestrën e saj të përditshme.

Vetëm, i lodhur, ulet t’i hedhë një sy gazetës. E lë shpejt, shumë lajme i ka dëgjuar që më parë në radio, shkrimet e tjera duket sikur autorët i kanë shkruar për vete dhe jo për të. Të paktën kështu i duket atij. Atëherë vendos të ndezë televizorin e vetëm që ka mbetur i papushtuar nga fëmija që sheh telenovela. Disa portrete të egërsuara në kulm po shahen e po rrokanisen keqas. Shqiptari i thjeshtë nuk e kupton mirë se përse. Në shumicën e rasteve i duket sikur të dyja palët kanë të drejtë. Përemrat që përdoren janë: unë, ti, ju, ne. Shumë rrallë: ata, ato, ai, ajo. Edhe më i lodhur se në punë, del nga shtëpia. Përmes lagjes së vjetër, e mbetur si oaz mes kullave të larta prej betoni, këmbët e çojnë te klubi i lagjes. Këtu dikur mblidheshin me shokët dhe gajaseshin me njëri-tjetrin. Në lokal, banakieri i ka ngulur sytë në një cep të tavanit që prej shumë kohësh. Aty është një mizë që i ka mbijetuar dimrit. “Ku janë çunat?”, pyet shqiptari i thjeshtë. Banakierit i duket e kotë të flasë. Vetëm bën shenjë me kokë nga krahu tjetër i rrugicës. Andej është një lokal bastesh. “Ta hajë dreqi – mendon shqiptari ynë i thjeshtë – si harrova që sot është ditë ndeshjesh?!”. Dhe kështu mbetet ende vetëm në botën që gëlon nga celularë, internet, rrjete sociale, imazhe virtuale… Mbi kryet e tij, një rrjetë e tërë telash që ngjasojnë shumë me atë të një merimange gjigante, lëshon një gumëzhimë të mbytur. “Ja, nga ky lëmsh vjen globalizimi”, kujtohet shqiptari i thjeshtë dhe kthehet sërish në shtëpi. Për fat, kompjuteri ka mbetur për pak kohë i lirë. Vajza e madhe ka dalë me shoqet “sa për një makiato me qumësht të ftohtë e një cigare, e ke parasysh?”. Rast i mirë për të folur në “Skype” me të vëllain emigrant në Greqi. “Po hë mo si jeni?”, zëri i të vëllait i vjen si i përçudnuar, sikur mbërrin nga fundi i një shpelle të thellë. Pastaj edhe portreti i tij i duket i çuditshëm me atë gojën që herë mbetet hapur e herë të tjera mbyllur, ndonëse zëri i çuditshëm vazhdon të vijë. Qafa e tij se ç’ka një gjë si prej objekti të ngrirë, njësoj si e futur në allçi. Vëllai tani ka nisur t’i shëmbëllejë me një ventrilok. “Si jeni, mirë? Mirë. Shëndeti, puna mirë? Mirë. Gruaja, fëmijët, mirë? Mirë”. Biseda me vëllain ventrilok mbyllet këtu. Nuk kanë më se ç’t’i thonë njëri-tjetrit.

Edhe një herë në rrugë. Këtë herë hapi i tij është më i vendosur. Këtë herë e di fare mirë se ku do ta mbysë vetminë e tij: në postë. Rrëmben një kartolinë, ku Tirana duket si Monte Karlo, një pullë dhe nis të shkruajë: Miku im! Me rastin e festave të fundvitit po të dërgoj nga zemra urimet më të mira. Le të jetë viti që vjen koha kur nuk do të mbetesh kurrë vetëm! Fare i kënaqur e vërtit kartolinën në kutinë e zbrazët. Nuk e kishte besuar kurrë se çfarë kënaqësie do të ndiente kur të shihte pas kaq kohësh shkrimin e tij të dorës. Në të kthyer, shqiptari ynë i thjeshtë, edhe më i globalizuar tashmë përmes një kartoline, ecën dhe qesh me vete. Kartolinën ia kishte nisur vetes. Ishte e vetmja adresë shtëpie që mbante mend.

50 Komente

Oh, oh, kur ben edhe Fatos Baxhaku si anti-globalist (anti-globalist eshte dhe moda). Edhe nje nga ata te rinjte qe permend Baxhaku dhe merren me fb e internet do te kishte shkruar me mire per globalizmin. Mesuesi do te ishte kujdesur t'iu thoshte qe krahas efekteve negative, cekni edhe ato pozitive, ne fund jepni konkluzen tuaj.

Baxhaku, Baxhak mbetet. Lexohet ndoshta kur ben ato reportazhet alla-zp per fshatrat e Shqiperise por per globalizmin eshte dyfek i plasur.

Nuk eshte globalizmi fajtor ketu, ose te pakten jo ne ate mase qe i vihet o Baxhak. Shqiperia nuk eshte se ka ndonje shkalle te madhe te globalizimit, ne terma ekonomike, te komunikimit etj., po vjen ngadale, por keto problemet qe thote Baxhaku, jane te lidhura qe me modernitetin, urbanizimin, atomizimin e shoqerise etj.

Ky eshte me shume se gazetar

Shume i bukur artikulli.

Si gjithmone , lexohesh me deshire Baxhak.

baxhakun dhe fisniket mo. dihet. jon nda gjonat.

"....Në lokal, banakieri i ka ngulur sytë në një cep të tavanit që prej shumë kohësh. Aty është një mizë që i ka mbijetuar dimrit..." 

smiley Bukur, me pelqeu, ndonse globalizmi ka shtrire tentakulat e tij kudo, njerzit ndihen gjithnje e me teper te merzitur smiley nderkoh qe pritej e kunderta. 

Duhet te kete qene noj kamariere bythmadhe ajo Pjero qe e ka lone mizen aq kohe te gjalle.

shkrimet e tjera duket sikur autorët i kanë shkruar për vete

shyqyr me ne fund qe mosha e baballareve te ''ronaldinjove'' po reflekton dhe po e kupton qe perbotizmi i tepruar eshte afrikanizem.

heren tjeter na bej nje shkrim per lungomaren dhe pedonalensmiley. ah se harrova edhe multimodalen

smiley Bukur.

me kujtoi pak 'sagen e komunikimit', me thene te drejten (smiley edhe merimangen e sotme)

Shyqyr qe kemi dy gazetare, ne kuptimin e plote te fjales gazetare,qe japin reportazhe te realiteteve te sotme.Marin Mema dhe Baxhaku.Te tjeret prodhojne habere, duke u prallosur ke Bar West

 Ai, shqiptari i thjeshtë, ende nuk e ka edhe aq fort të qartë se çdo të thotë globalizim.

 

kabim Baxhak!  shqiptaret  ndofta jane nga te paktet popuj qe e mesuan  konceptin e globalizmit shume heret, qysh ne vitet 80-te.  urdhero...smiley

- Më falni një çik respekt zotri!

- Globalizmi të dhashtë! 

Po shqiptari e din se çka do me than kjo. Do me thanë, mos me kenë kurr i respektum. Do me thanë, me i ndryshu gjith doket e zakonet e veta. Do me than, me u ç'shqiptarizu. 

 

 

More ti, melun! Leri ato te hamurikit ! Kemi goxha rrenje na!

Shkrim shume I bukur.

 Jo o Baxhak, shqiptari eshte i lumtur qe ja mbriti kesaj dite, kthim ne identitet, atomist nga natyra, kolektiviteti komunist ishte nje aksident. Njeriu me i forte eshte njeriu i vetmuar. Kolektiviteti, komunikimi, nderveprimi jane simptoma te njeriut te dobet.Niqja paska qene shqiptar.

Oliveret pas Shmit ky smiley
 

"Njeriu me i forte eshte njeriu i vetmuar"

Cne keto ide kapitaliste Doc tani qe e mori Rilindja ? smiley

ca Rilindje o Brad.Rilindja eshte o Mete per vete smiley

Ahhh...si te mos e besoj kur e degjoj nga ty? smiley

smiley  smiley

  smiley

Po globalizmi ben te mundur edhe anti-globalizmin. Eshte mundesia per tu lidhur, mesuar e kontaktuar me anen tjeter te botes qe ben te qene edhe zerat e argumentat kunder globalizmit se po te mos ishte ky interaktivitet, shqiptaret si muziken dikur ne komunizem qe e merrnin me vonese, edhe debatet per keto ceshtje do ti mesonin kur te tjeret ti kishin lene. Globalizmi mundeson qe nje levizje si ajo per te pushtuar wall street te kete jehone e ndoshta inspirim dhe ne Shqiperi etj. Po Baxhaku or ti, ka degjuar se globalizmi eshte i keq dhe i bie pse shqiptaret jane te vetmuar, kur kjo s'ka lidhje me globalizmin drejtperdrejt, ka lidhje me ato gjerat e tjera qe permenda ne fillim.

Duhen ndaluar me ligj brockullitje te tilla.

Duhen ndaluar me ligj brockullitje te tilla

ndinjo, a si ta kesh: vetem ne epoken e gurit kishte "ligje" te tilla...e nuk jane ricikluar me ne historine e njerezimit, ne  formen e tyre te kulluar...sic e ke sjelle ti ketu

Ohu, per mua globalizimi eshte value-neutral. As i keq e as i mire, nje fenomen me shume arsye si per shembull urbanizimi. Nuk sjelle as dominimin e korporatave, as dominimin e FMN-se, e as zhdukjen e kultures. Perkundrazi, ne lidhje me kulturen, sjelle pikerisht te kunderten. Nuk sjelle as vetmine... te pakten jo me shume se pjese te tjera te shoqerise moderne si puna e i jetuari ne qytet.

Pastaj ky procesi eshte aq i vjeter sa njerezimi, globalizim nuk do te thote me shume se inter-connection, lidhje midis njerezeve/komuniteteve te ndryshem, thjesht ne 100 vitet e fundit teknollogjia ka rritur nivelin e ketyre lidhjeve duke ulur rolin e pengesave gjeografike/kohore.  Solla si shembull urbanizimin sepse gjithashtu eshte nje fenomen i vjeter sa njerezimi, ishpejtesuar nga teknologjia dhe value-neutral. .
 

E çfar eshte mire e çfare keq ne kete situate?

Se nuk merret vesh as nga shkrimi, e as nga komentet.

Apo nuk ka as mire e as keq ne bote, ka vetem vlera neutrale.

 

Ky është nga ato shkrime që vërtet ska mirë apo keq. Shokët e kolektivit pasi e lexojnë, i shtrëngojnë dorën, i rrahin shpatullat, dhe riprodhojnë besnikërinë e tyre emocionale ndaj gazetarit në fjalë. 

Tek e fundit, pa qënë mirë apo keq,- it sounds good i thotë sektari anglo-sakson i kthyer në amerikan. 

 

  Ja ku e shpreh, ndonese nen ze (thone ..), autori qendrimin :

Thonë se globalizimi e ka bërë botën më të vogël e njerëzit më të ngjashëm. Fare e vërtetë, mirëpo shqiptari ynë i thjeshtë, kur kthehet i lodhur nga puna në shtëpi, ka nisur ta ndiejë veten vetëm. Sigurisht që globalizmi nuk është vetëm internet dhe celulari. Ai ka të bëjë në radhë të parë me sundimin e botës nga shumëkombëshet, me ekonominë globale, me uljen e kostove të prodhimit, duke eksportuar teknologji në vende më të prapambetura, me shpërfilljen e mbrojtjes së natyrës dhe njerëzve, me eliminimin e pavarësisë së ekonomive lokale, me sundimin e BB, FMN dhe OBT, me zbehjen deri në fshirje të traditave lokale, e plot gjëra të tjera.

Kurse shqiptar eshte pertej te mires dhe te keqes. Amor fati.

Cfar qendrimi Spiritus se nuk e marr vesh? Kjo ankese nuk eshte vetem shqiptare, e ndegjoj vazhdimisht edhe kendej.

Pastaj te ndjerit vetem nuk varet (ose varet pak) nga sistemi dhe rrethanat. Se i bi qe ndjeheshim mire ne shoqeri me qente e kufirit.

 

Nemesis, pavarsisht nga shkrimi dhe komentet, globalizmi souds good, apo sounds bad? Apo tingellime neutrale.

Për kë, për mua? Sepse ke identifikuar subjektin (globalizmin), por jo objektin. 

Për mua sounds good - globalizmi. 

Për ndonjë tjetër keq. 

Për Baxhakun, tingëllon fatale. 

Ndonëse pa e ditur se si ndodh e se cili është mekanizmi që e sjell këtë ndërveprim gjigant planetar deri në shtëpitë tona, instinkti i vjetër i një populli të vogël e bën atë të besojë se gjërat e mëdha që ndodhin “atje larg” nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të trokasin edhe në portën tonë. A nuk ndodhi kështu me shpërbërjen Perandorisë Osmane? A nuk ndodhi kështu me rënien e komunizmit?

Nem., po ja nisem me tingellima, e sigurte qe ketu do te rreshtohen tere ngjyrat e ylberit. Eshte njesoj si me hap temen: "A te pelqen marmalata?".

Puna eshte me dhene ndonje argument racional nisur nga ndonje premise, ndryshe behet nje remuje pa kuptim.

Konkretisht Spiritus, ti dhe Baxhaku (s'po i fus shoket e tjere anti-Tos, se na nxehen si lule mos me prek), megjithse me qiellzen majtas, jipni gjykime kontradiktore per marmalaten globale.

 

pa na i thuaj pak ate ngjyren tende, o hero i herezise.

Une vuaj nga daltonizmi.

 

ti po ti, aristokrat i madh si konica ti. na hiqesh si italo-francez, ti.

Ndryshe sinjora Bertini me kallom nuk ta var fare.

 

Po mirë, sta prish unë ty. 

Me mendim majtas, unë kam bindjen që globalizmi e të tjera salltanete që vijnë prej kaurhanes që e quajnë Evropë e madje dhe Amerikë, këto gjëra pra, duhen mësuar ashtu si mësohej shkrim e këndim, në kohën kur përsëri kishte shtet. Kjo është gjëja, e majtë e duhur që duhet bërë. 

Shqiptari mesatar, që mua gjithashtu më përkthehet edhe mesoburrë, besoj se fatkeqësisht është i paaftë për të jetuar në këtë epokën e re. Nuk e di "si do i vejë halli" kësaj pune. 

Nga ana sociologjike më pas, më bën përshtypje që vetmia e tij, është e një lloji tjetër ndryshe nga ajo e njohura e vjetër. Vetminë besoj se e ndjen ngaqë nuk bën dot gjëra interesante, që përndryshe së paku duket se i bëjnë fidanët e rinj të familjes - gruaja përfshirë. 

 

Ki parasysh qe prej kaurhanes kane ardhur dhe vazhdojne te vijne edhe salltanete te kunderta me globalizmin. Globalizmi vjen prej istitucionit BE, qe eshte nje entitet pak ndryshe nga Evrope.

Meqe ma shpjegove poziten tende, po pate mundesi ma shpjego misterin:

Si shpjegohet qe shume te tjere me mendim te majte (edhe ne blog), mendojne te kunderten tende?

Dhe misterin akoma me te madh:

Si shpjegohet qe shume te tjere me mendim te djathte, mendojne pak a shume si ty?

E vërtetë. Shumë e vërtetë. Të majtët tradicionalë, do vënë dorën mbi Zhizhek, edhe ky produkt i kaurhanes është, ashtu si fëmija vë dorën e gjithnjë zgjedh ngjyrën e kuqe. Nëse ka kontradita mendimesh, më ngelet të bind racën time. Psh, këtu sado tërthorazi, ceket tema e patriarkalizmit. Patriarku shqiptar, thuhet dhe lexoj unë si i majtë, ndër të tjera, pak a shumë e ka humbur autoritetin e vet brenda familjes. Nuk besoj se duhet të ketë të majtë që të mos e vënë këtë re... Nëse nuk e bëjnë, atëherë janë hipokritë. Gjithashtu di, se globalizmi sjell fraktura të thekshme sociale, nga ajo pjesë e shoqërisë që i reziston humbjes së autoritetit patriarkal (një numër i konsiderueshëm konfliktesh në Shqipëri, buron prej kësaj gjendjeje). 

Muhabeti u hap teper si vaji ne uthull me patriarkalizmin dhe "rolin e gruas ne shoqeri". Prit e prit mos thoshe ndonje gje per muhabetin tone te vjeter te postmodernit dhe absurdit, por s'te doli zeri hiç.

Megjithate nuk prish pune sepse qe nga kohe e Sokratit njerzit e kane te veshtire te argumentojne sipas kritere dhe premisa se perse ju pelqen ose nuk u pelqen marmalata. Gje qe ne temen tjeter shqiperohet se perse ju pelqen ose nuk u pelqen Konica, qe nga komentet eshte kriteri i peshqeve (por jo vetem) pse u pelqen e majta ose e djathta (perveç faktit sepse ju jep te hane marmalate pozita perkatese).

Kohe te keqija po jetojme, sa shume marmalate dhe sa pak logjike, dmth sa shume absurd dhe sa pak vertetsi.

 

Unë të kam thënë tashmë për atë çështje, dhe ja e shtjellojmë po deshe në këtë kontekst të ri global. Ideja ime është që, ashtu si njerëzit u alfabetizuan kur thamë se kishte shtet, kështu sot do të duhet të bëhen të aftë për tu globalizuar. 

Shenjat për këtë gjendje, duken në horizont. Psh, ka një tjetër kuptim analfabeti sot, me atë që mund të kishte dje. Sot psh dëgjon termin "analfabet funksional", apo përkufizimin post-modernist po deshe se: analfabet (tashmë) është dikush që nuk mundet të përftojë dije prej gjërave që lexon. Dmth nuk është i aftë të nxjerrë konkluzione. Shokët e majtë, akoma po luftojnë t'i japin të drejta proletarit, kur, do të duhej që të luftonin për ta ç'proletarizuar proletarin. Ta bënin të aftë të kishte dije dhe nivel procesimi të të dhënave që të mund të jetonte mirë. Masa për këtë, psh për mua do të ishin, rivendosja e shërbimit ushtarak të detyruar, qoftë i reduktuar në kohë - 6 muaj psh, dhe nacionalizimi i dy-tre degëve të ekonomisë, që do të mund të përballonin fluksin nga jashtë të ndikimeve të  ndryshme, duke subvencionuar institucione vendase. Ndërtimi i një "arke të Noes", më duket mit goxha funksional. 

Të majta duken këto reforma, apo jo? 

Ajo qe ke cituar nuk eshte shprehje e fatalitetit por terheq vemendjen per pasivitetin proverbial te shqiptarit historik.Rendjen pas ngjarjeve dhe jo vetem pas por edhe anash tyre nganjehere.Ideja  eshte se nuk jemi ne qe percaktojme trendet e kohes (as fanar ndricues jo e jo) ama duhet te dime te ecim me keto trende. Globalizmi eshte konkurence.  "O sa mire me qene globalist, tash pime coca-cola dhe vishemi me xhins" eshte kenga e globalsiteve lokaliste por problemi eshte se me cfare po konkurojme ne tregun e perbashket dhe cfare eksportojme? Emigrante, prostituta,hashash dhe brain drain. Se preshi te vjen nga Maqedoni, pulat nga Hungaria, vezet nga Arabia.

Vetmia vjen prej alienizimit dhe individualizmit neoliberal ekstrem. Ka qendra banimi por nuk ka me komunitete. Problemi nuk eshte thjesht tek brezi mesem qe nuk shijon dot avantazhet e shoqerise se hapur Problemi eshte tek   brez te ri,  qe kapardiset kafeneve duke shijuar ne pasivitet avantazhet infrastrukturore te globalizmit, pa perspektive, pa shanse per intregim ne tregun e punes.Per me teper ne nje vend qe nuk prodhon por konsumon.
 

Po tek e fundit, nuk e bëmë kot introduktën më lart, në të cilën e thamë tashmë që ky shkrim nuk është të thuash as mirë as keq. Thjesht sounds good. 

Është interesant subjekti që merr përsipër të vëzhgojë Baxhaku, gjithsesi. Mesoburri shqiptar mesatar. Po nuk besoj se para 10 vjetësh psh, po ky njeri nuk ndihej më pak vetëm. Supozojmë se të vëllanë përsëri e kishte në Greqi, dhe takohej me të dy tre herë në vit, sa vinte ai për festa. Paradoksi është, se tashmë me Skype, mund të kuvendojë e virtualisht ta takojë përditë, e veçanta është se ka zbuluar tashmë që nuk ka çfarë t'i thotë. Këtu merr tjetër kuptim vetmia. Mund të ndodhesh në një shesh mbushur me njerëz e prapë të ndihesh vetëm. Po kështu, në lidhje me familjen, para 10 vjetësh, gjëja më interesante që familja e tij mund të bënte, ishte ajo çka mund t'i ofronte ai. Mund t'i çonte për pushime, për vizita etj, dhe ishte ai që e bënte - pater famiglia. Tashmë pjestarët e familjes, gjërat më interesante i bëjnë pa të. Vetmia e tij, kësisoj, merr kuptim cilësor të ndryshëm, sasia nuk ka ndryshuar. 

Interesant është gjithashtu dhe fakti, shumë pikant ndër të tjera, i leximit të gazetës që ofron Baxhaku. Shkrimet thotë, nuk i shkruajnë për të. Lajmi se Tuna ka nxjerrë zogun, nuk është për të. As ajo që përsëri sektarët anglo-saksonë i thonë "concept" i gazetës a revistës, përsëri nuk është për të. 

Sigurisht që ai është problemi, nga ana tjetër -ai i dukjes se brezi i ri, bën gjëra më interesante. Unë e kam shkruajtur më lart "duket se". E përsëri këtu hyn shteti e shoqëria civile e më the të thashë. Të majtët duhet të krruanin kokën për t'iu përgjigjur këtyre problemeve, apo jo?

Për punën e fatalizmit, më pas, mua më duket se "globalizmi vjen", ashtu si në kohët e hershme mund të vinte një mik, të cilin nuk e kishe në plan të të vinte, derisa e shihje të mbinte në derë. Dhe kështu e fusje brenda, e qerasje e më the të thashë. Por ka fatalizëm këtu, pa dyshim. Kur duhet të kishte marrë-dhënie. Apo kuptim, NJOHJE. 

 

Nuk eshte problem brezash ky i Baxhakut, jooooo! Baxhaku mund thjesht te jete i pjekur mjaftueshem si moshe per te folur per kete pune, por nuk e thjeshton dot ne krize mesoburrash kete qe thote. We're plugged in and churned out. Te gjithe. Dhe po humbasim empatine, po humbasim njerezillekun, dhe gjithcka qe na perkufizon mund te shkruhet ne 120 germa ne twitter.

Ti Lulian nuk duhet të ankohesh, se kam marrë vesh që kohët e fundit po i hedh njerëzit në kosha plehrash. smiley.

 

Spiro, kolektiviteti socialist na zhberi edhe ate ndjenje komunitare e solidaritet qe kishim, kshu qe mos u bej shume nostalgjik per sistemin qe iku. Perpara se te vinte komunizmi, shqiptaret kishin afrimitet me nj-tj, solidaritet dhe ndjenje komunitare, jo fallco e hipokrizi, por te rrenjosur thelle ne traditen e tyre. Erdhi komunizmi dhe e prishi kete tradite, na dha dhunshem nje gjoja solidaritet tjeter, ate per partine dhe idealet komuniste, por keto ngaqe ishin fallco dhe asnjehere nuk zune vend tek shqiptaret, mezi pritem te heqim pas cdo ndjenje komunitare, edhe ato te tradites.

"Shokët e majtë, akoma po luftojnë t'i japin të drejta proletarit, kur, do të duhej që të luftonin për ta ç'proletarizuar proletarin. Ta bënin të aftë të kishte dije dhe nivel procesimi të të dhënave që të mund të jetonte mirë. Masa për këtë, psh për mua do të ishin, rivendosja e shërbimit ushtarak të detyruar, qoftë i reduktuar në kohë - 6 muaj psh"

Paske shku per lesh Julo. Nuk e di ca trapin lexon, por s'te paska mbetur asnje mase kritike ndaj cfare lexon. Shkurt muhabeti, po me tingellon si analfabet funksional.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).