Nga 162 vepra arti që Galeria Kombëtare iu ka dhënë institucioneve të ndryshme, paraprakisht të paktën 25 dyshohet të jenë zhdukur! Hija e skandalit rëndon më tepër, kur kemi parasysh se fatkeqësisht, të gjitha kanë humbur në institucionet më të larta shtetërore. Ajo çka e bën më të vështirë identifikimin e fajtorëve për mosgjetjen e kësaj trashëgimie është fakti që pikturat u janë dhënë dikastereve të ndryshme para 20 e 30 vitesh. Nga dokumentacionet që “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë në Galeri rezulton se 10 vepra janë zhdukur nga Kryeministria, 2 nga ish-muzeu “Enver Hoxha” tek Piramida (më tej Qendra Ndërkombëtare e Kulturës), 7 kanë mbetur në Egjipt pas një ekspozite të vetë GKA atje, 2 mungojnë në një procesverbal të Foto Bixhës, 3 skulptura mungojnë nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike (tek 21 dhjetori) dhe 1 pikturë e ka përpirë dheu në Ministrinë e Kulturës.
 
Këto informacione bazohen në procesverbale të vetë GKA, sipas të cilave, dyshime nëse janë ose jo ka vetëm për 10 veprat dhënë Kryeministrisë, ndërsa 15 të tjerat tanimë i kanë humbur përfundimisht gjurmët.
 
Nisma e Artan Shabanit është seriozisht për t’u vlerësuar, por është tejet e vonuar. Sa administrata, drejtorë, ministra e kryeministra janë ndërruar në këto institucione për 23 vite? Nëse në fund të procesit të kthimit të veprave, numri i pikturave dhe skulpturave të zhdukura do të jetë ende më i madh se kaq, atëherë përmasat e skandalit do të jenë të paimagjinueshme. Nuk bëhet fjalë për emra piktorësh e skulptorësh anonimë, por për Sadik Kacelin, Ismail Lulanin, Guri Madhin, Sali Shijakun, Zef Shoshin, Kristaq Ramën, Lumturi Blloshmin, Kujtim Buzën etj. 

Në fakt, vit pas viti, pinjollët e tyre a vetë ata, janë rropatur e kanë ngritur zërin për veprat e zhdukura nëpër institucione. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, e tani mbase mund të jetë vonë.

9 Komente

Eh mer Ron... po pse nuk e ke pas dit ti se keta te PD kan pas qen te marum pas artit, e sidomos atij figurativ...??? Me ka pas than baba mueeee....

Alidemos, sic i vura ne dukje dhe Ronit tek tema tjeter ku kishte sjelle vec nje fjali, mos harro te lexosh kete:

pikturat u janë dhënë dikastereve të ndryshme para 20 e 30 vitesh.

Vazhdoni tani e me thoni qe une gjithmone shfajesoj e mbroj Berishen.

Saliu e ka fajin edhe tani qe Edi ka nja 4 muaj qe ka marre celesat e godines.

Paska qene supermen Berisha,vjedh edhe  kur ska celsa.

Po t'i kishte lene Sala kamerat e te mos i zhdukte per 21 janar... smiley

Pjer ka te drejte, o Roni, deri tek mesi i muhabetit...smiley

Ajo qe me cudit tek shkrimi me siper eshte se shumica e tyre u dikan me procesverbal se ku dhe si u ka "humbur" filli ...pervec asaj qe e ka perpire dheu smiley...ja ta lexoj edhe njehere, se mos ndoshta e kam lexuar gabim lajmin, heren e pare smiley

Nuk bëhet fjalë për emra piktorësh e skulptorësh anonimë, por për ... Kristaq Ramën

kriminelin!!!

shume mire qe i zhduken veprat. duhen zhduk edhe ato qe jane. asnje shenje te mos mbese nga sherbetoret e gjakpiresve kuqalashe dhe kelyshve te tyre! 

.

shume e thjeshte. kush ka vene firmen i fundit kur i ka marre keto ne dorezim dhe i ka ne inventar, eshte pergjegjesi. ne momentin qe cakto fajtorin, fajtori me gjasme nxjerr te vertetin. perfundimi: gjendet vepra. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).